You are on page 1of 57

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI
 
LIGJ
Nr.10 198, datë 10.12.2009
 
PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE
 
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
 
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
 
SEKSIONI 1
OBJEKTI DHE ZBATIMI
 
Neni 1
Objekti
 
Ky ligj ka për qëllim të rregullojë:
a) kushtet dhe kriteret për themelimin, regjistrimin dhe funksionimin e sipërmarrjeve të investimeve
kolektive, si dhe të shoqërive administruese;
b) emetimin dhe shitjen e kuotave dhe të aksioneve;
c) shlyerjen e kuotave;
ç) marketimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
d) veprimtaritë e kryera nga palët e treta, për llogari të sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
dh) realizimin e mbikëqyrjes, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të veprimtarisë së
sipërmarrjeve të investimeve kolektive, të shoqërive administruese, depozitarëve dhe të personave të
përfshirë në shitjen e kuotave e të aksioneve, që duhet të mbikëqyren, sipas këtij ligji;
e) veprimtarinë e sipërmarrjeve të huaja të investimeve kolektive dhe të shoqërive administruese të
huaja në Republikën e Shqipërisë;
ë) funksionimin e drejtë të tregut të kapitaleve dhe nxitjen e lëvizjes së lirë të tyre, nëpërmjet
vendosjes së rregullave.
 
Neni 2
Përkufizime
 
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1.”Sipërmarrje investimesh kolektive, SIK” është personi juridik ose bashkimi i posaçëm i
aseteve të investitorëve, themelimi dhe organizimi i së cilës përcaktohet në këtë ligj. Kjo sipërmarrje
funksionon në njërën nga format e mëposhtme:
a) si “Fond investimi”, që është sipërmarrja me pjesëmarrje të hapur, e krijuar në bazë të një
kontrate, nëpërmjet ofertës publike të kuotave, në përputhje me konceptin e përshkruar në nenin
54 dhe dispozitat e tjera të këtij ligji;
b) si “Shoqëri investimi”, që është sipërmarrja me pjesëmarrje të mbyllur, e themeluar si shoqëri
aksionare, në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë, e cila mund të jetë me ofertë
publike ose me ofertë private dhe veprimi i vetëm tregtar i së cilës është kryerja e investimeve, në
përputhje me konceptin e përshkruar në nenin 58 dhe në dispozitat e tjera këtij ligji.
8225
 
2. “Aksionar ndikues” është personi, që ushtron të drejta ose ka kontroll efektiv mbi
aksionet, të cilat përfaqësojnë 5 për qind ose më shumë të kapitalit themeltar të shoqërisë ose që do
t’i jepnin atij 5 për qind ose më shumë të numrit të përgjithshëm të aksioneve, me të drejtë vote në
shoqëri.
3. “AMF” ose “Autoriteti” është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i krijuar në përputhje
me ligjin nr.9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.
4. “Asete” janë titujt, instrumentet e tregut të parasë, instrumentet derivative, para dhe
pasuri të tjera, në pronësi të sipërmarrjes së investimeve kolektive, të shoqërisë administruese apo
depozitarit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
5. “Bursë titujsh” është një bursë titujsh e licencuar nga AMF-ja.
6. “Depozitar” është një bankë e licencuar, e nivelit të dytë, e caktuar nga shoqëria
administruese, e cila, në bazë të një marrëveshjeje me shoqërinë administruese dhe me porosi të saj,
kryen veprimtarinë si depozitar në mënyrën e parashikuar nga ky ligj. Për qëllime të këtij ligji,
depozitari ka të njëjtin kuptim me kujdestarin e përcaktuar në ligjin nr.9879, datë 21.2.2008 “Për
titujt”.
7. “Fond furnizues” është fondi që investon vetëm nëpërmjet një fondi tjetër, që është fondi
kryesor. Kuotat shiten tek investitorët, nëpërmjet një fondi furnizues, por investohen nëpërmjet
fondit kryesor.
8. “Fond ombrellë” është fondi i investimeve kolektive, që ka në pronësi portofole të
veçanta asetesh, përfshirë nënfonde ose seri të ndara.
9. “Institucione financiare” janë shoqëritë e administrimit të portofolit dhe shoqëritë e
sigurimit të jetës.
10. “Investitor” është subjekti, që ka në pronësi kuota në një fond investimi ose aksione në
një shoqëri investimesh.
11. “Këshilli i administrimit”, duke iu referuar themelimit dhe funksionimit të shoqërive
administruese, është këshilli administrativ i shoqërisë, të organizuar si shoqëri tregtare me një nivel,
sipas ligjit për shoqëritë tregtare.
12. “Këshilltar investimi” është subjekti i licencuar për të kryer veprimtarinë e këshilltarit të
investimit, në përputhje me ligjin nr.9879, datë 21.2.2008 “Për titujt” dhe aktet nënligjore të dala në
zbatim të tij.
13. “Kontrollues kryesor” është çdo person, që ushtron ndikim mbi të licencuarin,
drejtpërdrejt ose nëpërmjet një pale të tretë. Këtu përfshihet, pa kufizim, çdo person, që përcakton
veprimet e drejtuesve të shoqërisë së rregulluar nga ky ligj, mendimet e të cilëve ndikojnë në
procesin e vendimmarrjes së të licencuarit.
14. “Kuota” janë të drejtat ose interesat e investitorëve në një fond investimi.
15. “Kuota akumulimi” janë kuotat e një fondi, për të cilat të ardhurat nga investimi
riinvestohen automatikisht dhe përfitimi tek investitorët vjen prej akumulimit të vlerës së këtyre
kuotave.
16. “Kuota të ardhurash” janë kuotat e një fondi, për të cilat të ardhurat nga investimi u
shpërndahen periodikisht mbajtësve të kuotave.
17. “Ligji për shoqëritë tregtare” është ligji nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe
shoqëritë tregtare”.
18. “Mbajtës kuotash” është çdo person fizik apo juridik, i cili ka marrë në zotërim kuota në
një fond investimi, në bazë të dispozitave të këtij ligji.
19. “Ofertë private” është emetimi i aksioneve dhe ftesa për t’i nënshkruar ato, që u
drejtohet vetëm investitorëve institucionalë, aksionarëve ose punonjësve të një shoqërie, por jo më
shumë se 100 investitorëve të jashtëm, të cilët janë kontaktuar drejtpërdrejt nga emetuesi. Termat
“Investitorë institucionalë” dhe “investitorë të jashtëm” kanë kuptimin e përcaktuar në ligjin
nr.9879, datë 21.2.2008 “Për titujt”.
20. “Ofertë publike” është ftesa për të nënshkruar tituj, e cila i drejtohet një numri të
papërcaktuar personash, nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv.

8226
21. “Palë e lidhur” është personi fizik ose juridik që është i lidhur me shoqërinë
administruese apo shoqërinë e investimit, në rrethanat kur personi fizik ose drejtuesi i personit
juridik është:
a) anëtar i këshillit të mbikëqyrjes, i këshillit të administrimit ose punonjës i shoqërisë;
b) anëtar i komitetit të kontrollit të shoqërisë;
c) aksionar ndikues i shoqërisë;
ç) bashkëshort ose i afërm deri në shkallën e tretë të lidhjes së gjakut i një anëtari të këshillit
të mbikëqyrjes, të administrimit ose të komitetit të kontrollit, punonjës i shoqërisë, aksionar ndikues
i shoqërisë, kontrollues kryesor i shoqërisë;
d) person, i cili ka të drejtë të marrë vendime ose të ndikojë në vendimet e shoqërisë, në
bazë të një kontrate ndërmjet palëve ose për çfarëdolloj arsye tjetër.
22. “Marketim” është marketimi në publik, nëpërmjet dhënies së ofertave, shpërndarjes së
formularëve të aplikimit apo fletushkave ose përdorimi i materialeve të tjera promocionale, në
mënyrën e përshkruar në këtë ligj.
23. “Prospekt” është dokumenti i bërë publik, që përmban informacionin për sipërmarrjen e
investimeve kolektive, nëpërmjet të cilit ftohet publiku për të nënshkruar ose blerë kuotat apo
aksionet në sipërmarrjen përkatëse të investimeve kolektive.
24. “Rregullat e fondit” janë dokumentet kryesore, që rregullojnë krijimin e fondit të
investimeve, ku përfshihen marrëveshja e administrimit dhe marrëveshja me depozitarin, që, në
rastin e shoqërisë së investimit, nënkuptojnë statutin e shoqërisë së investimit.
25. “Shoqëri administruese” është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit në
fuqi në Republikën e Shqipërisë, veprimtaria tregtare e vetme dhe e vazhdueshme e së cilës është
themelimi dhe/ose administrimi i fondeve të investimit dhe të shoqërive të investimit, në përputhje
me këtë ligj.
26. “SNRF” janë “Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar”.
27. “Shoqëria prind” është shoqëria tregtare, që ka në pronësi ose nën kontroll një apo disa
shoqëri të tjera tregtare.
28. “Tituj” ose “Letra me vlerë” janë titujt sipas përcaktimeve të ligjit nr.9879, datë
21.2.2008 “Për titujt”.
29. “Treg i rregulluar” është çdo bursë, treg mbi banak ose çdo treg tjetër i organizuar i
titujve, që vepron rregullisht, është i hapur për publikun dhe është i njohur zyrtarisht nga AMF-ja.
30. “Shtet i Bashkimit Europian” është një shtet anëtar i Bashkimit Europian.
31. “Shtet i lejuar” është një shtet, përveç Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të
Bashkimit Europian, që ofron kushte dhe regjim të ngjashëm për mbikëqyrjen e sipërmarrjeve të
investimeve kolektive dhe që është i njohur si i tillë nga AMF-ja.
32. “Vlera neto e aseteve” është vlera neto e pasurive të sipërmarrjes së investimeve
kolektive pas zbritjes së:
a) çdo detyrimi të papaguar, qoftë ose jo menjëherë i ripagueshëm;
b) çdo shume të papaguar të kredive të garantuara me hipotekë mbi pasuri të paluajtshme.

Neni 3
Sipërmarrjet e investimeve kolektive

1. Në kuptim të këtij ligji, çdo person juridik ose bashkim asetesh konsiderohet sipërmarrje
investimesh kolektive, pavarësisht formës ligjore, kur pjesëmarrja nëpërmjet aksioneve, kuotave ose
të drejtave të tjera ofrohet për qëllime të rritjes së pjesëmarrjes në para dhe, në mënyrë të shprehur,
synon të investojë mbi 60 për qind të kësaj pjesëmarrjeje në portofol titujsh, depozita dhe në të
gjitha llojet e tjera të aseteve, ku investitorët nuk mbikëqyrin përditë marrjen e vendimeve për
investimet dhe ku objektiv parësor është nxjerrja e përfitimeve për investitorët nga investimet e tyre,
si në formë fitimi ashtu edhe në ndonjë formë tjetër.
2. Nuk janë sipërmarrje investimesh kolektive, sipas këtij ligji:
a) bankat e licencuara nga Banka e Shqipërisë për kryerjen e veprimtarisë përkatëse në
Republikën e Shqipërisë;
8227
b) fondet e pensionit, të licencuara nga AMF-ja, për kryerjen e veprimtarisë përkatëse në
Republikën e Shqipërisë;
c) shoqëritë e sigurimit, të licencuara nga AMF-ja, për kryerjen e veprimtarisë përkatëse në
Republikën e Shqipërisë;
ç) personat juridikë, që investojnë fondet e veta;
d) pjesëtarët e familjes, që bëjnë investime të përbashkëta, jo të tilla që kanë lidhje me këtë
ligj;
dh) personat e tjerë, të përjashtuar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë ose
marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë;
e) sipërmarrjet e investimeve kolektive që e rrisin kapitalin pa promovim të shitjes së
kuotave/aksioneve të tyre ndaj publikut.
3. Përcaktimet e dhëna në pikën 2 të këtij neni nuk prekin të drejtat e personave të
përmendur në këtë pikë, që kanë fituar ose fitojnë sipas ligjeve, rregulloreve ose marrëveshjeve
ndërkombëtare.

Neni 4
Ndalimi i ofertimit, administrimit dhe tregtimit pa autorizimin e AMF-së

1. Asnjë subjekt, i themeluar për të kryer veprimtaritë, që parashikohen nga ky ligj, nuk
mund t’i kryejë ato pa autorizimin përkatës të AMF-së.
2. Kryerja e veprimtarisë së themelimit dhe/ose administrimit të sipërmarrjes së investimeve
kolektive, që parashikohet në nenin 3 të këtij ligji, pa miratimin e AMF-së, ose kryerja e
shërbimeve të ndërmjetësimit në tregtimin e kuotave apo të aksioneve të sipërmarrjes së investimeve
kolektive, në ose nga territori i Republikës së Shqipërisë, përbën vepër penale dhe dënohet sipas
dispozitave të neneve 131 e 132 të këtij ligji.

Neni 5
Regjimi fiskal për fondin e investimit

1. Administrata tatimore në Republikën e Shqipërisë, me kërkesë të shoqërisë administruese


dhe për qëllime tatimi, lëshon certifikatë, që vërteton klasifikimin tatimor për sipërmarrjen e
investimeve kolektive në Republikën e Shqipërisë.
2. Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga legjislacioni tatimor, sipërmarrja e
investimeve kolektive, për qëllime tatimi, konsiderohet si pronari i titujve ose i të gjitha aseteve të
fondit, si dhe personi i fundit, që përfiton prej saj.

Neni 6
Ligji i zbatueshëm

1. Funksionimi i shoqërive administruese dhe veprimtaria e administrimit të sipërmarrjeve të


investimeve kolektive u nënshtrohen dispozitave të ligjit nr.9879, datë 21.2.2008 “Për titujt”, dhe
dispozitave të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, përveç rasteve
kur parashikohet ndryshe nga ky ligj ose aktet nënligjore, të miratuara në përputhje me të.
2. Në rast konflikti të ligjeve për çështjet e mësipërme, dispozitat e këtij ligji kanë epërsi
ndaj dispozitave të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

SEKSIONI 2
REGJISTRI I SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE

Neni 7
Regjistri i fondeve

1. Sipërmarrjet e investimeve kolektive regjistrohen në Regjistrin e Fondeve të Republikës


së Shqipërisë.
8228
2. Regjistri i Fondeve mbahet nga AMF-ja dhe është i hapur për publikun.
3. Regjistri i Fondeve duhet të përmbajë informacion të përditësuar, sidomos për llojin e
sipërmarrjes së investimeve kolektive, objektin e saj, qëllimin e investimit, strukturën organizative
dhe çdo ndryshim të strukturës së saj ligjore dhe/ose organizative. Kërkesat specifike për
përmbajtjen përcaktohen me rregullore të AMF-së.
4. AMF-ja mban dhe përditëson Regjistrin e Fondeve në përputhje me rregulloret përkatëse
të tij, duke siguruar uniformitetin e informacionit dhe duke pasr parasysh faktet dhe legjislacionin në
fuqi.

Neni 8
Regjistrimi në Regjistrin e Fondeve

1. Regjistrimi i sipërmarrjeve të investimeve kolektive në Regjistrin e Fondeve bëhet vetëm


pas dhënies së licencës nga AMF-ja për themelimin dhe funksionimin e sipërmarrjes.
2. Në çastin e dhënies së licencës nga AMF-ja dhe të regjistrimit në Regjistrin e Fondeve, i
cili është uniform, i pandryshueshëm dhe unik, çdo sipërmarrjeje të investimeve kolektive i jepet një
numër identifikimi.

Neni 9
Njoftimi i regjistrimit

Vendimi për regjistrimin në Regjistrin e Fondeve botohet në buletinin zyrtar të AMF-së.

KREU II
SHOQËRITË ADMINISTRUESE, KRIJIMI DHE FUNKSIONIMI

Neni 10
Objekti i shoqërisë administruese

1. Shoqëria administruese është shoqëri aksionare, me afat të pacaktuar, në të cilën të paktën


51 për qind të aksioneve ose të së drejtës së votës janë në pronësi të bankave apo të institucioneve
financiare. Shoqëria administruese regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, me objekt
kryesor veprimtarinë e themelimit dhe/ose administrimit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive
dhe veprimtari të tjera, që parashikohen në këtë ligj.
2. Organizimi i shoqërisë administruese bëhet sipas modelit me një nivel drejtimi.

Neni 11
Emërtimi i shoqërisë administruese

1. Termat “shoqëri e administrimit të fondit”, “shoqëri investimi”, “këshilli i administrimit


të fondit”, “investitor”, “investim” ose “për të investuar”, veçmas ose së bashku me termat e tjera,
mund të përdoren në emërtimin e shoqërisë ose në shtojcën e emërtimit të saj vetëm nga shoqëritë
administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive për paraqitjen e objektit të veprimtarisë
tregtare të shoqërisë dhe për qëllime marketimi.
2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet për shoqëritë, që përdorin termat “administrim fondesh”,
“investim”, “investitor” ose “për të investuar” në një kontekst që nuk nënkupton se objekti i
veprimtarisë tregtare të shoqërisë është themelimi dhe/ose administrimi i sipërmarrjeve kolektive të
investimeve, që do të thotë investimi i aseteve në emër dhe për llogari të mbajtësve të kuotave në një
fond investimi ose në emër dhe për llogari të aksionarëve të shoqërisë së investimit.

8229
Neni 12
Kapitali i regjistruar i shoqërisë administruese dhe burimet e tij

1. Vlera minimale e kapitalit themeltar të regjistruar të shoqërisë administruese është 15 625


000 lekë. Në rast se vlera neto e aseteve të SIK-ve që administron shoqëria administruese tejkalon
shumën prej 31 250 000 000 lekësh, kapitali themeltar i regjistruar i shoqërisë administruese
zmadhohet me të paktën 0,02 për qind, e llogaritur kjo mbi shumën e vlerës neto të aseteve të SIK-
ve të administruara që tejkalon pragun prej 31 250 000 000 lekësh. Në këtë rast, shuma totale e
kapitalit themeltar të regjistruar të shoqërisë administruese nuk duhet të tejkalojë shumën maksimale
prej 1 250 000 000 lekësh.
2. Kapitali themeltar i pjesëmarrjes për themelimin e shoqërisë administruese nuk mund të
jetë hua, kredi ose paradhënie nga persona të tretë.
3. Forma, llogaritja dhe shuma e kapitalit, që duhet të kenë detyrimisht shoqëritë
administruese, përcaktohen me rregullore të AMF-së.

Neni 13
Objekti i veprimtarisë tregtare të shoqërisë administruese

1. Shoqëritë administruese kryejnë vetëm veprimtari për themelimin dhe/ose administrimin e


sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike, përveç rasteve kur AMF-ja jep licencën
ose autorizimin me shkrim për kryerjen edhe të ndonjë veprimtarie tjetër. Objekti i veprimtarisë së
tyre përfshin:
a) administrimin e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive;
b) marketimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shitjen e kuotave në fondet e
investimit ose të aksioneve në shoqëritë e investimit;
c) kryerjen e detyrave administrative, që përfshijnë, ndër të tjera:
i) mbajtjen e librave të llogarive kontabël dhe përgatitjen e raporteve financiare;
ii) përcaktimin e vlerës neto të aseteve dhe llogaritjen e çmimit të kuotave ose të aksioneve;
iii) përputhshmërinë e veprimtarisë së shoqërisë administruese me ligjet dhe rregulloret
përkatëse;
iv) publikimet dhe raportimet tek aksionarët dhe mbajtësit e kuotave;
v) pagesat për aksionarët ose mbajtësit e kuotave nga asetet apo fitimi i fondit;
vi) emetimin dhe shlyerjen e kuotave në një fond investimi dhe emetimin dhe shlyerjen e
aksioneve në shoqëritë e investimit me ofertë publike;
vii) mbajtjen e regjistrit të mbajtësve të kuotave ose të aksionarëve;
viii) mbajtjen e të dhënave në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
ix) detyra të tjera të natyrës administrative, të miratuara nga AMF-ja.
2. Shoqëritë administruese nuk mund të licencohen nga AMF-ja për të kryer vetëm
shërbimet e parashikuara në shkronjat “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij neni, pa qenë të licencuara
edhe për shërbimin e parashikuar në shkronjën “a” të po kësaj pike.
3. Shoqëritë administruese mund të licencohen nga AMF-ja për të kryer, përveç
administrimit të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, edhe administrimin e fondeve të
pensioneve apo të portofoleve individuale. Në këto raste, AMF-ja ka të drejtë të vendosë kushte
shtesë për shoqëritë administruese, që duan të administrojnë këto veprimtari të tjera.

Neni 14
Zhvillimi i veprimtarisë tregtare të shoqërisë administruese

1. Shoqëria administruese, gjatë kryerjes së veprimtarisë së saj tregtare:


a) vepron me ndershmëri dhe paanësi, në interesin më të mirë të investitorëve dhe të
integritetit të tregut;
b) vepron me aftësinë dhe kujdesin e duhur, duke zbatuar rregullat profesionale, praktikën e
mirë tregtare dhe aktet ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;
8230
c) duhet të jetë në gjendje të shlyejë në kohën e duhur dhe në mënyrë të vazhdueshme të
gjitha detyrimet monetare, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për shoqëritë tregtare;
ç) duhet të jetë përgjegjëse për ushtrimin e duhur, në kohë dhe me efiçencë të të gjitha të
drejtave dhe të detyrimeve të parashikuara në këtë ligj, në prospektin dhe/ose rregullat e fondit,
pavarësisht nëse ndonjëra prej tyre u është deleguar palëve të treta;
d) garanton ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave të shoqërisë administruese për aksionarët,
mbajtësit e kuotave, gjendjen e kuotave të fondit, shlyerjet dhe riblerjet, të dhëna, të cilat mund të
jepen vetëm në bazë të një vendimi ose urdhri të gjykatës, të një marrëveshjeje mirëkuptimi për
shkëmbim informacioni, që garanton ruajtjen e ndërsjellë të sekretit, të kërkesës individuale të një
mbajtësi kuotash ose aksionari, si dhe të depozitarit;
dh) garanton se të gjitha dokumentet, komunikimet dhe njoftimet promocionale, që u bëhen
aksionarëve ose mbajtësve të kuotave, qoftë të adresuara drejtpërdrejt ose të publikuara në shtyp apo
nëpërmjet mjeteve elektronike të komunikimit publik, janë të qarta, të sakta, jomashtruese dhe në
përputhje me ligjin dhe kërkesat e AMF-së;
e) organizon shitjen e kuotave të fondeve të investimit ose të aksioneve të shoqërisë së
investimit vetëm nëpërmjet personave të parashikuar në nenin 92 të këtij ligji;
ë) blen asetet, në emër dhe për llogari të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, që ajo
administron, duke i depozituar ato te një depozitar, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga
AMF-ja;
f) i dërgon depozitarit një kopje të të gjitha dokumenteve origjinale për transaksionet, që
përfshijnë asetet e fondeve të investimit dhe/ose të shoqërisë së investimit, menjëherë pas përgatitjes
së këtyre dokumenteve ose pas marrjes së tyre;
g) ruan të dhënat e transaksioneve, që lidhen me asetet e fondeve të investimit ose të
shoqërive të investimit, veçmas nga llogaritë e veta dhe dokumentet e evidencave, që lidhen me
fonde të tjera, dhe i pasqyron ato në periudha të rregullta kohore, në llogaritë e depozitarit;
gj) raporton për fondet dhe shoqëritë e investimit, që ajo administron, si dhe për vetë
shoqërinë administruese, në përputhje me ligjin dhe rregulloret e AMF-së;
h) depoziton në AMF raporte periodike, siç është parashikuar në këtë ligj dhe rregulloret e
AMF-së;
i) mban marrëdhënie të ndershme dhe të drejta me AMF-në;
j) i raporton AMF-së çdo ndryshim për anëtarët e këshillit të administrimit, anëtarët e
komitetit të kontrollit, strukturën e aksionarëve dhe kapitalin e regjistruar, si dhe çdo ndryshim tjetër
për kushtet e miratuara më parë nga AMF-ja;
k) lejon AMF-në të inspektojë të dhënat e ruajtura nga shoqëria administruese dhe i bën ato
të disponueshme në kohën e duhur, si dhe lejon takime dhe intervista me çdo person, që kryen një
veprimtari të caktuar në shoqërinë administruese;
l) nuk lidh kontrata me qëllim kufizimin ose ndryshimin e përgjegjësive dhe të detyrimeve të
parashikuara në këtë ligj. Çdo marrëveshje e tillë konsiderohet e pavlefshme;
ll) siguron që punonjësit e saj dhe çdo subjekt tjetër, me të cilin është lidhur një kontratë për
shitjen e aksioneve të shoqërisë së investimit ose kuotat e fondit të investimit, veprojnë në përputhje
me këtë ligj dhe rregulloret përkatëse në fuqi;
m) cakton të paktën dy anëtarë joekzekutivë të këshillit të administrimit në komitetin e
kontrollit, për të garantuar përputhshmërinë e veprimeve të shoqërisë administruese me dispozitat e
këtij ligji dhe me çdo rregullore tjetër, si dhe për mbajtjen e kontakteve të rregullta me AMF-në;
n) administron SIK-të në përputhje me objektivat e investimit të çdo fondi apo shoqërie
investimi, që ka në administrim;
nj) nxjerr urdhra të qartë dhe të kuptueshëm për depozitarin, në mënyrë që ai të ushtrojë të
drejtat, që lidhen me asetet e SIK-së
o) garanton që llogaritja e vlerës së SIK-ve është e saktë dhe se çmimi i kuotës ose i aksionit
është përcaktuar si duhet.
2. AMF-ja miraton rregullore të veçantë për kodin e sjelljes, e cila është e detyrueshme të
zbatohet në çdo kohë nga shoqëria administruese.

8231
Neni 15
Delegimi i funksioneve

1. Shoqëria administruese, në bazë të një marrëveshjeje me shkrim, mund t’ia delegojë


administrimin e një pjese të portofolit të SIK-së, me qëllim kryerjen më efikase të veprimtarisë, një
subjekti, që kryen veprimtari si shoqëri komisionere, por vetëm pas miratimit të shprehur me shkrim
nga AMF-ja. AMF-ja miraton kushtet dhe kriteret e kësaj marrëveshjeje dhe monitoron efektivisht,
në çdo kohë, veprimtarinë e shoqërisë administruese. Detyrimet e parashikuara në këtë pikë nuk
pengojnë shoqërinë administruese për të vepruar ose sipërmarrjen e investimit kolektiv për t’u
menaxhuar në interesin më të mirë të investitorëve të saj.
2. Shoqëria administruese nuk mund ta delegojë administrimin e shoqërisë.
3. Lidhja e marrëveshjeve të parashikuara në këtë nen nga shoqëria administruese nuk e
çliron atë nga përgjegjësia e përcaktuar në nenin 34 të këtij ligji, kundrejt mbajtësve të kuotave ose
të aksionarëve të shoqërisë investuese.
4. Shoqëria administruese është përgjegjëse kundrejt mbajtësve të kuotave ose aksionarëve të
një shoqërie investimi për çdo mospërmbushje ose përmbushje të parregullt të marrëveshjeve të
përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, bashkërisht ose veçmas me subjektin, me të cilin janë lidhur
këto marrëveshje, përveçse kur dëmi vjen si pasojë e rrethanave, për të cilat ky subjekt nuk është
përgjegjës. Në çdo rast, shoqëria administruese mbetet përgjegjëse kryesore ndaj mbajtësve të
kuotave ose të aksionarëve të shoqërisë investuese.
5. Shoqëria administruese nuk duhet t’ia delegojë administrimin e një portofoli fondi
investimesh ose të një shoqërie investimi ose të një pjese të tij një depozitari të fondeve dhe/ose
shoqërisë së investimit apo ndonjë subjekti tjetër, interesat e të cilit mund të bien ndesh me ata të
shoqërisë administruese, të mbajtësve të kuotave ose aksionarëve të shoqërisë investuese.

Neni 16
Licencimi i shoqërisë administruese

1. Shoqëria administruese nuk mund të kryejë marketimin, tregtimin, si dhe nuk mund të
bëjë ofertë për shitjen e ndonjë kuote apo aksioni të një sipërmarrjeje investimi kolektiv pa qenë e
licencuar nga AMF-ja.
2. Kërkesa për t’u pajisur me licencë për kryerjen e veprimtarisë së administrimit të
sipërmarrjeve të investimeve kolektive shoqërohet me:
a) dokumente, që vërtetojnë se subjekti është shoqëri aksionare, e themeluar dhe e
regjistruar në përputhje me ligjin për shoqëritë tregtare, përfshirë statutin, dokumente, që provojnë
se kapitali minimal i kërkuar është shlyer plotësisht në para dhe dokumente, që vërtetojnë burimin e
tij, dokumente, të cilat duhet të provojnë se themeluesi ose blerësi e ka paguar kapitalin themeltar
apo atë për blerjen e aksioneve me të ardhura të ligjshme;
b) dokumente, që vërtetojnë se aksionarët ndikues të shoqërisë, anëtarët e këshillit të
administrimit, drejtuesit ekzekutivë dhe kontrollori i brendshëm janë, si veçmas ashtu edhe
bashkërisht, subjekte të përshtatshme dhe të duhura për të drejtuar veprimtari tregtare. Dokumentet,
që nevojiten për të përcaktuar nëse këta persona plotësojnë kërkesën për të qenë të përshtatshëm dhe
të duhur, siç parashikohet në nenin 18 të këtij ligji, përfshijnë diplomat, certifikatat dhe dokumentet
e tjera përkatëse, që vërtetojnë formimin profesional, japin biografinë e plotë të personave,
paraqesin përvojën e tyre profesionale dhe përmbajnë, gjithashtu, emrat dhe të dhënat e kontaktit të
personave, që mund të vërtetojnë saktësinë e të dhënave biografike, një deklaratë, të nënshkruar dhe
të noterizuar, nga secili person, nëse është në proces hetimi për kryerjen e veprave penale;
c) planin e biznesit për shoqërinë administruese, i planifikuar për një minimum prej tre
vjetësh, ku jepen një përshkrim i veprimtarisë tregtare, që subjekti ka qëllim të kryejë, mënyra e
përmbushjes së kërkesave për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe perspektivat e zhvillimit të projektit.
Plani i biznesit përmban përshkrime të hollësishme për:
i) mënyrën e organizimit të shoqërisë, përfshirë informacionin për madhësinë e parashikuar
të fondeve, që kjo shoqëri synon të ofrojë;
8232
ii) planin e marketingut të shoqërisë;
iii) planin operacional të shoqërisë, përfshirë dhe mënyrën e raportimit, si së brendshmi, tek
administrimi i saj, ashtu dhe së jashtmi, tek AMF-ja;
iv) planin financiar, përfshirë dhe përshkrimin se si do të mbulohet kostoja e fillimit të
veprimtarisë dhe si do të respektohet kërkesa për mjaftueshmërinë e kapitalit;
v) analizimin e risqeve, përfshirë dhe një përshkrim se si aplikanti do të adresojë riskun
operacional, riskun e kreditit, riskun e përputhshmërisë me bazën ligjore dhe riskun e reputacionit;
ç) një përshkrim të strukturës organizative, ku jepen:
i) funksioni i kontrollit të brendshëm, përfshirë dhe emrat e personave përgjegjës për këtë
funksion;
ii) funksioni i administrimit të riskut, përfshirë dhe emrat e personave përgjegjës për këtë
funksion;
iii) informacion për sistemet teknologjike, që do të përdoren, përfshirë një deklaratë nga
eksperti kontabël i jashtëm, që vërteton se sistemi i informimit të shoqërisë administruese është i
përshtatshëm për të siguruar informacionin e kërkuar, sipas këtij ligji.
d) marrëveshjen paraprake ndërmjet shoqërisë administruese dhe një depozitari, që vërteton
se depozitari do të ofrojë shërbime kujdestarie për këtë shoqëri;
dh) listën e aksionarëve të shoqërisë administruese, emrat dhe mbiemrat e tyre, adresën ose
emrin e shoqërisë aksionare dhe selinë e regjistruar, vlerën nominale të aksioneve dhe përqindjen e
aksioneve të mbajtura nga çdo aksionar;
e) listën e personave të lidhur me shoqërinë administruese, nëse ka;
ë) dokumentet, që vërtetojnë përmbushjen e kërkesës “i duhur dhe i përshtatshëm” ashtu siç
është parashikuar në nenin 18 të këtij ligji;
f) kontratën e punës/shërbimit me këshilltar/ë investimi, nëse ka;
g) kontratat e delegimit, nëse ka;
gj) rregullat për parandalimin dhe menaxhimin e çdo konflikti interesash;
h) rregullat për ndarjen e administrimit të fondit të investimit nga të gjitha veprimtaritë e
tjera, në të cilat është angazhuar shoqëria administruese e fondit të investimit;
i) rregullat për ndarjen e funksioneve të brendshme në veprimtarinë e shoqërisë, sipas
strukturës së saj;
j) rregullat për përgjegjësitë e vendimmarrjes;
k) rregullat për konfidencialitetin;
l) rregullat për mënyrat e komunikimit, në bazë të së cilave investitorët kontaktojnë
shoqërinë administruese të SIK-së.
3. AMF-ja mund të miratojë rregullore me kërkesa shtesë në lidhje me përmbajtjen dhe
formën që mund të ketë aplikimi për marrjen e autorizimit.
4. AMF-ja e shqyrton aplikimin brenda nëntëdhjetë ditëve kalendarike nga data, që
konfirmon marrjen e aplikimit të plotë. Nëse AMF-ja nuk jep një përgjigje brenda kufirit kohor të
caktuar, atëherë licenca konsiderohet se është dhënë. Në rast se aplikimi refuzohet, duhet të jepen
shkaqet e këtij refuzimi, në përputhje me kërkesat procedurale administrative.

Neni 17
Kualifikimet

1. Të paktën dy anëtarë ekzekutivë të këshillit të administrimit të shoqërisë administruese


duhet të kenë njohurinë profesionale dhe përvojën e duhur për administrimin e veprimtarive të
shoqërisë administruese. Këta anëtarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) të kenë zotësi të plotë juridike për të kryer transaksione me efekt ligjor;
b) të mos jenë shpallur fajtorë për kryerje veprash penale;
c) të jenë personat e duhur dhe të përshtatshëm për këtë pozicion, në bazë të nenit 18 të këtij
ligji;
ç) të kenë të paktën tre vjet përvojë pune në një pozicion, profesional, drejtues ose të
pavarur në një institucion financiar, si dhe të kenë qenë anëtarë të organeve drejtuese të këtyre
8233
institucioneve ose të jenë të licencuar apo të miratuar nga AMF-ja, për të ushtruar profesionin e
këshilltarit të investimit në Republikën e Shqipërisë;
d) të kenë kualifikime dhe certifikata në programe profesionale të njohura nga AMF-ja ose
institucione të tjera homologe, që të vërtetojnë aftësinë profesionale në fushën e administrimit të
fondeve të investimeve dhe të portofoleve;
dh) t’i nënshtrohen testimit për njohuritë e fushës dhe legjislacionit, sipas rregullave të
përcaktuara nga AMF-ja.
2. Çdo anëtar tjetër i këshillit të administrimit të një shoqërie administruese duhet të
plotësojë kriteret e parashikuara në shkronjat “a” deri “c” të pikës 1 të këtij neni.

Neni 18
Kërkesa për të qenë i duhur dhe i përshtatshëm

1. Çdo person, i cili është ose do të bëhet aksionar ndikues, anëtar i këshillit të
administrimit ose kontrollit në një shoqëri administruese, duhet të jetë i duhur dhe i përshtatshëm
për të mbajtur këtë pozicion të caktuar.
2. Për të përcaktuar nëse një person është i duhur dhe i përshtatshëm për të mbajtur një
pozicion të caktuar merren parasysh:
a) integriteti, ndershmëria, kujdesi dhe përkushtimi për të përmbushur përgjegjësitë, që
lidhen me atë pozicion;
b) kompetenca, aftësitë profesionale dhe logjika e gjykimit, për përmbushjen e
përgjegjësive, që lidhen me atë pozicion;
c) fakti që interesat e klientëve të subjektit të licencuar ose të subjektit të propozuar për t’u
licencuar, nuk duhet të cenohen nga një konflikt interesi, që buron nga personi, i cili mban atë
pozicion.
3. Përveç dispozitave të sipërpërmendura, në përgjithësi, vlerësohen edhe sjelljet dhe
veprimtaritë e mëparshme në biznes ose çështje financiare të personit në fjalë, dhe, në veçanti, duhet
të kryhen hetime të posaçme, nëse ekziston ndonjë provë se personi ka qenë:
a) i dënuar për një vepër penale;
b) i përfshirë ose i lidhur me një humbje financiare, që ka ndodhur për shkak të
pandershmërisë, paaftësisë ose praktikës jo të mirë në sigurimin e shërbimeve financiare apo në
administrimin e shoqërive të tjera;
c) i përfshirë në ndonjë praktikë biznesi, përfshirë dhe evazionin fiskal, që autoriteti e
konsideron si vepër mashtruese apo të rëndë, ose, në përgjithësi, e vlerëson si një vepër të
parregullt, qoftë ose jo e ligjshme, apo si ndonjë vepër, e cila vë në dyshim përqasjen e kryerjes së
shërbimeve financiare apo të veprimtarive të tjera tregtare nga ky person.
4. Personat, që janë shpallur fajtorë për kryerjen e një vepre penale, nuk mund të mbajnë
ose të jenë përfitues të një pakete kontrolluese, të jenë administratorë ose të mbajnë një pozicion
drejtues në shoqërinë administruese. “Paketë kontrolluese”, për qëllime të kësaj pike, është:
a) pronësia e mbi 30 për qind të një klase titujsh, me të drejtë vote;
b) mundësia për të zgjedhur shumicën e administratorëve të këshillit ose administratorët e
çdo organi politikëbërës;
c) ushtrimi i një ndikimi kontrollues mbi administrimin ose politikat e një shoqërie
administruese.
5. Një aksionar ndikues, drejtor, drejtues ekzekutiv ose administrator i një shoqërie
administruese nuk mund të jetë aksionar ndikues, drejtor, drejtues ekzekutiv ose administrator i një
depozitari, që ruan asetet e sipërmarrjeve të investimeve kolektive të shoqërisë administruese, ose të
një personi të lidhur me depozitarin.
6. AMF-ja miraton një rregullore për të përshkruar me hollësi përkufizimin e kërkesës për
të qenë i duhur dhe i përshtatshëm.

8234
Neni 19
Funksioni i kontrollit të brendshëm dhe i administrimit të riskut

1. Shoqëria administruese ka një funksion të kontrollit të brendshëm financiar dhe një


funksion të administrimit të riskut, me madhësi dhe kapacitet të përshtatshëm për veprimtarinë
tregtare, të kryer nga kjo shoqëri administruese.
2. Personat, që kryejnë funksionin e kontrollit të brendshëm financiar dhe të administrimit të
riskut, janë të pavarur dhe i raportojnë drejtpërdrejt këshillit të administrimit të shoqërisë
administruese.
3. Kontrolli i brendshëm ka këto funksione:
a) kontrollon nëse shoqëria administruese është e organizuar në mënyrë të tillë që të nxisë
administrimin efektiv dhe të kujdesshëm të biznesit, si dhe monitoron këshillin për përmbushjen e
kësaj cilësie administrimi;
b) kontrollon zbatimin e parimeve e të qeverisjes së shoqërive, përcaktimin e politikave dhe
të strategjive për respektimin e këtyre parimeve, si dhe konstaton çdo vit zbatimin e këtyre
politikave e strategjive. Parimet e qeverisjes së shoqërive duhet të përfshijnë standarde të sjelljes
gjatë kryerjes së veprimtarisë tregtare dhe të sjelljes etike të drejtorëve, administratorëve dhe të çdo
punonjësi tjetër, politika për transaksionet personale dhe praktika të tjera transaksionesh me një
natyrë, që i përmbahet parimit të trajtimit të njëjtë, pa kushte favorizuese;
c) mbikëqyr veprimtarinë e shoqërisë administruese dhe jep orientime të përditshme, për të
garantuar se ai subjekt përputhet me objektivat dhe politikat e miratuara nga këshilli i administrimit,
si dhe me legjislacionin përkatës;
ç) i bën rekomandime këshillit të administrimit për shqyrtim dhe miratim prej tij, për
objektivat, strategjinë, planet e biznesit dhe politikat kryesore, që rregullojnë veprimtarinë e
institucionit;
d) i jep këshillit të administrimit informacionin e nevojshëm e të hollësishëm, për t’i
mundësuar shqyrtimin e objektivave, të strategjisë dhe të politikave të biznesit, si dhe mbajtjen nga
administratorët të përgjegjësive për veprimtarinë e shoqërisë.
4. Funksioni i administrimit të riskut ka këto përgjegjësi:
a) krijimin dhe sugjerimin, te këshilli i administrimit, të miratimit të një sistemi për
administrimin e riskut në sipërmarrjen e investimeve kolektive, që përfshin monitorimin e politikave
të vendosura, në mënyrë që të identifikohen, maten, monitorohen dhe kontrollohen, në mënyrë të
vazhdueshme, të gjitha rreziqet kryesore;
b) krijimin e sistemit të administrimit të riskut, që monitoron rreziqet, që i kanosen
shoqërisë, përfshirë rrezikun e tregut, të kreditit, atë operacional, të emrit të mirë ligjor dhe atë që
lidhet me veprimet e administratorëve në kundërshtim me interesat e mbajtësve të kuotave dhe të
aksionarëve;
c) mbikëqyrjen e veprimtarisë së shoqërisë administruese dhe të mënyrës së saj të
administrimit e të sipërmarrjes së investimeve kolektive, si dhe dhënien e orientimeve të përditshme
për të garantuar se kjo shoqëri, individualisht dhe gjatë administrimit të sipërmarrjes së investimeve
kolektive, vepron brenda kufijve të risqeve, të përcaktuara nga këshilli i administrimit, të
parashikuara në prospektin dhe rregullat e fondit;
ç) përcaktimin e saktë dhe të pavarur të vlerës së derivativëve financiare, të tregtuara në
tregje të tjera të rregulluara. Shoqëria administruese, në përputhje me rregullat e përshkruara nga
AMF-ja, i raporton kësaj të fundit, për çdo sipërmarrje individuale të investimeve kolektive, në
lidhje me llojet e derivativëve financiarë në portofolin e sipërmarrjes së investimeve kolektive, risqet
që lidhen me to, kufijtë sasiorë dhe metodologjinë e zbatuar për matjen e risqeve, të rrjedhura nga
pozicionet dhe transaksionet, që përfshijnë këta derivativë. Kur titujt ose instrumentet e tregut të
parasë kanë derivativë të lidhura me ta, këta duhet të merren parasysh kur të llogaritet ekspozimi
ndaj rrezikut të sipërmarrjes së investimeve kolektive, që parashikohet në këtë nen.

8235
Neni 20
Kërkesat për kontabilitetin dhe kontrollin e jashtëm financiar

1. Shoqëria administruese duhet:


a) të mbajë vazhdimisht regjistra kontabël, të plotë dhe të rregullt, të përditësuar çdo muaj;
b) të përgatisë çdo vit pasqyrat financiare për vitin financiar të shoqërisë administruese, në
përputhje me standardet e pranuara të SNRF-së (Standardet Ndërkombëtare të Raportimeve
Financiare), që pasqyrojnë, me hollësi, pozicionin financiar të biznesit në ditën e fundit të vitit
financiar, rezultatin financiar të veprimtarisë dhe pasqyrën e rrjedhës së parasë për atë periudhë.
Pasqyrat financiare duhet të paraqesin si duhet situatën e veprimtarisë tregtare të shoqërisë
administruese e duhet të trajtojnë çdo çështje, e cila ka ndikuar ose ka mundësi të ndikojë në situatën
financiare të shoqërisë;
c) të paraqesë, kur është shoqëri e kontrolluar, të dyja grupet e pasqyrave financiare vjetore,
të kontrolluara, atë individuale dhe atë të konsoliduar.
2. Shoqëria administruese duhet të bëjë të mundur që pasqyrat e parashikuara në pikën 1 të
këtij neni të kontrollohen çdo vit nga një ekspert kontabël i regjistruar, i caktuar nga shoqëria
administruese, në mënyrë që të përgatitet:
a) bilanci i audituar, përfshirë edhe shënimet, komentet, mendimet dhe dokumentet
bashkëngjitur;
b) një pasqyrë e audituar të ardhurash dhe shpenzimesh, përfshirë edhe shënimet, komentet,
opinionet dhe dokumentet bashkëngjitur;
c) një pasqyrë e audituar e rrjedhës së parave;
ç) eksperti kontabël i autorizuar duhet të kryejë kontrollin financiar në përputhje me
standardet ndërkombëtare.
3. AMF-ja ka të drejtë që, me shpenzimet e saj, të kryejë kontroll financiar në çdo periudhë
të vitit që e gjykon të nevojshme.

Neni 21
Regjistrimet kontabël

1. Shoqëria administruese duhet të mbajë në çdo kohë regjistrimet kontabël, që nevojiten për
të paraqitur qartë dhe saktë gjendjen e veprimtarisë tregtare, për të shpjeguar transaksionet dhe
pozicionin financiar dhe për të bërë të mundur që AMF-ja të përcaktojë, nëse ka vepruar në
përputhje me dispozitat e ligjit.
2. Regjistrimet kontabël të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të ruhen, për të
paktën, pesë vjet.
3. Regjistrimet kontabël duhet të jenë të tilla, që të mund të riprodhohen në formë të
lexueshme sa herë që kjo gjë kërkohet.

Neni 22
Ekspertët kontabël të regjistruar

1. Jo më vonë se dy muaj pas licencimit, sipas këtij ligji, shoqëria administruese duhet të
caktojë një ekspert kontabël të regjistruar, për të audituar pasqyrat e saj financiare.
2. AMF-ja mund të miratojë kritere shtesë për ekspertët kontabël të autorizuar, që mund të
certifikohen brenda fondeve të investimit.
3. Shoqëria administruese nuk mund të emërojë si ekspert të saj kontabël subjektin, ku njëri
nga drejtorët, administratorët, ortakët ose zyrtarët e lartë të saj ka një interes financiar në shoqërinë
administruese dhe në ndonjë nga veprimtaritë e veta tregtare. Për qëllime të këtij neni, mbajtësi i
kuotave dhe/ose aksionari në një sipërmarrje të investimeve kolektive nuk konsiderohet se ka interes
financiar në shoqërinë administruese.
4. Nëse emërimi i një eksperti kontabël të regjistruar përfundon për çfarëdo lloj arsyeje, ai i
paraqet AMF-së një deklaratë, ku shpjegon shkaqet që ai mendon se kanë shkaktuar këtë përfundim
8236
dhe informon AMF-në me shkrim për çdo çështje lidhur me veprimtaritë e shoqërisë administruese,
për të cilat eksperti kontabël i autorizuar është vënë në dijeni gjatë përmbushjes së funksionit të tij
dhe që, sipas mendimit të këtij eksperti, mund të dëmtojnë aftësinë e shoqërisë administruese për të
zbatuar kërkesat e këtij ligji.

Neni 23
Ndryshimi i kontrollit

1. Aksionar ndikues i shoqërisë administruese nuk bëhet asnjë person nëse:


a) nuk ka njoftuar më parë me shkrim autoritetin për qëllimin e tij;
b) autoriteti nuk e ka njoftuar me shkrim se nuk ka asnjë kundërshtim që ai të bëhet aksionar
ndikues ose kontrollues kryesor.
2. Kur AMF-ja njofton subjektin, sipas pikës 1 të këtij neni, se nuk ka asnjë kundërshtim që
ai të bëhet aksionar ndikues ose të zmadhojë pjesëmarrjen e tij financiare në shoqërinë
administruese, në mënyrë që të bëhet aksionar ndikues, mund të specifikojë pjesëmarrjen maksimale
financiare që subjekti lejohet të arrijë.
3. AMF-ja mund:
a) të nxjerrë rregulla për informacionin, që duhet të përmbajë njoftimi i përmendur në
shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni;
b) t’i kërkojë, kur e sheh të nevojshme, informacion dhe dokumente të mëtejshme subjektit,
që aplikon për aksionar ndikues.
4. Kur AMF-ja jep miratimin që një subjekt të bëhet aksionar ndikues, ajo duhet të vlerësojë
nëse subjekti është i duhur dhe i përshtatshëm.
5. AMF-ja i kthen përgjigje subjektit, që aplikon për t’u bërë aksionar ndikues i një shoqërie
administruese, jo më vonë se 3 muaj nga data e marrjes së njoftimit nga kërkuesi.
6. Miratimi i dhënë nga AMF-ja për t’u bërë aksionar ndikues, sipas pikës 1 të këtij neni,
humbet vlefshmërinë, nëse personi nuk është bërë aksionar ndikues, brenda një viti nga data e
dhënies së miratimit.

Neni 24
Kundërshtimet për aksionarët ndikues ekzistues

1. Kur AMF-ja vlerëson se subjekti, që është aksionar ndikues i një shoqërie administruese,
nuk përmbush kërkesat për të qenë i duhur dhe i përshtatshëm, ajo njofton, me shkrim, subjektin për
mospërmbushjen, duke dhënë edhe arsyet përkatëse.
2. AMF-ja nuk i përfshin arsyet përkatëse në njoftimin, sipas pikës 1 të këtij neni, kur e
gjykon se kjo sjell përhapjen e informacionit konfidencial, i cili është i dëmshëm për një palë të
tretë.
3. Para paraqitjes së njoftimit, sipas pikës 1 të këtij neni, AMF-ja i jep aksionarit ndikues
njoftimin paraprak, me arsyet përse e vlerëson personin si jo të duhur dhe të përshtatshëm për të
qenë aksionar ndikues i shoqërisë administruese.
4. Personi, i cili ka marrë njoftimin, sipas pikës 3 të këtij neni, ka në dispozicion një
periudhë prej 20 ditësh pune për të kthyer përgjigje me shkrim dhe për të kundërshtuar vlerësimin e
AMF-së, e cila duhet të marrë parasysh çdo dokument me shkrim, të paraqitur nga aksionari
ndikues. AMF-ja duhet të përgjigjet brenda 25 ditësh pune nga data e marrjes së përgjigjes me
shkrim nga aksionari ndikues, nëse ajo vlerëson se ky aksionar vazhdon të mos jetë apo nuk është
më person i duhur dhe i përshtatshëm për të qenë aksionar ndikues.

Neni 25
Rastet kur aksionari ndikues nuk është i duhur dhe i përshtatshëm

1. Kur një person është bërë ose vazhdon të jetë aksionar ndikues, pa marrë miratimin e
kërkuar nga AMF-ja dhe kur AMF-ja vlerëson se ky person nuk është më i duhur dhe i përshtatshëm
8237
për të qenë aksionar ndikues, ajo mund të urdhërojë që aksionet specifike, për të cilat zbatohet ky
nen, deri në një njoftim të mëtejshëm, t’i nënshtrohen ndonjërit ose disa kufizimeve të mëposhtme:
a) pezullimit të çdo transferimi ose marrëveshjeje transferimi të aksioneve të aksionarit
ndikues;
b) ndalimit të ushtrimit të së drejtës së votës së lidhur me aksionet;
c) ndalimit të kryerjes së pagesave në favor të aksionarit kryesor nga çfarëdo lloj shume, që
rezulton nga pronësia mbi aksionet apo diçka tjetër e shoqërisë administruese.
2. AMF-ja mund të njoftojë shoqërinë administruese se nuk plotëson më kërkesat për
licencën, për shkak se njëri nga aksionarët e saj ndikues nuk është më person i duhur dhe i
përshtatshëm, dhe se licenca e saj mund të hiqet në përputhje me shkronjën “d” të pikës 1 të nenit
32 të këtij ligji, përveç rastit kur aksionari ndikues e humbet këtë status nëpërmjet shitjes të së gjitha
ose të një pjesë të aksioneve.

Neni 26
Përthithja dhe bashkimi

1. Një shoqëri administruese mund t’i blejë dhe t’i mbajë aksionet e një shoqërie tjetër
administruese, me kusht që ajo t’i blejë dhe mbajë të gjitha aksionet e asaj shoqërie administruese të
përthithur. Blerja nga shoqëria administruese e të gjitha aksioneve të një shoqërie tjetër
administruese kërkon miratimin paraprak, me shkrim, të AMF-së.
2, Shoqëritë administruese mund të bashkohen vetëm pas miratimit me shkrim të AMF-së.
3. Nëse bashkimi i shoqërisë administruese sjell likuidimin e shoqërisë, para mbylljes së
veprimtarisë tregtare ajo:
a) duhet të informojë të gjithë mbajtësit e kuotave dhe/ose aksionarët e shoqërisë investuese
se do ta ndërpresë veprimtarinë e saj tregtare dhe do t’u lërë mbajtësve të kuotave dhe/ose
aksionarëve tre muaj kohë për të ushtruar të drejtën për të transferuar investimet e tyre në një
sipërmarrje tjetër të investimeve kolektive nën administrimin e shoqërisë administruese, të zgjedhur
prej vetë atyre;
b) mund t’u ofrojë mbajtësve të kuotave dhe/ose aksionarëve të shoqërisë investuese lidhjen
e një kontrate të re administrimi me shoqërinë administruese, që del nga bashkimi, por, në këtë rast,
mbajtësit e kuotave dhe/ose aksionarët e shoqërisë investuese duhet të njoftohen, gjithashtu, në
mënyrë korrekte, për të drejtën e tyre për të zgjedhur një shoqëri tjetër administruese apo për të
kërkuar shlyerjen e kuotave dhe/ose të aksioneve të tyre.

Neni 27
Transferimi i veprimtarisë administruese një shoqërie tjetër administruese

1. Shoqëria administruese ka të drejtë t’ia transferojë veprimtaritë e fondit të investimit një


shoqërie tjetër administruese, të licencuar nga AMF-ja, në përputhje me procedurën e përcaktuar
prej saj dhe, në rastin e një shoqërie investimi me ofertë publike, pas miratimit të asamblesë së
përgjithshme të saj, në përputhje me përcaktimet e bëra në nenin 70 të këtij ligji.
2. Shoqëria administruese duhet të njoftojë, të paktën tre muaj para transferimit, të gjithë
mbajtësit e kuotave në atë fond, për transferimin e administrimit. Shoqëria administruese nuk duhet
të llogarisë dhe të ngarkojë tarifë largimi për mbajtësit e kuotave, të cilët gjatë kësaj periudhe
dëshirojnë të largohen nga fondi.
3. Shoqëria administruese, që ia transferon administrimin një shoqërie tjetër të licencuar,
duhet të lidhë një kontratë për transferimin e administrimit, e cila duhet të përmbajë:
a) përshkrimin specifik të të gjitha procedurave dhe të veprimeve, që do të ndërmerren nga
të dyja shoqëritë për transferimin e administrimit;
b) kufirin kohor, që duhet të jetë jo më pak se tre muaj, i llogaritur nga data e publikimit të
njoftimit për transferimin e administrimit, brenda të cilit shoqëritë do të kryejnë transferimin e
administrimit.

8238
Neni 28
Konflikti i interesit dhe ndalimet

1. Shoqëria administruese nuk duhet të ketë pjesëmarrje ndikuese ose kontrolluese në një
shoqëri komisionere apo në një bankë të autorizuar për të kryer transaksione, që përfshijnë tregtimin
e titujve.
2. Shoqëria administruese duhet të marrë miratimin e AMF-së, përpara se të krijojë një filial
në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj.
3. Shoqëria administruese nuk merr pjesë në veprimtarinë tregtare të depozitarit.
Veprimtaritë organizuese, drejtuese dhe administruese të depozitarit dhe të shoqërisë administruese
nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në këto detyra nuk ngarkohen të njëjtët persona.
4. Nuk mund të jenë aksionarë të shoqërisë administruese ose anëtarë të këshillit të
administrimit personat:
a) të cilët, tre vjet para se të kenë marrë pjesë në shoqërinë administruese, kanë pasur të
paktën 10 për qind pronësi në kapitalin e regjistruar të shoqërisë administruese, të bankës së
licencuar për kryerjen e detyrave të depozitarit, të shoqërisë investuese, shoqërisë komisionere ose
të një banke të licencuar për tregtimin e titujve, apo të një fondi pensioni, në çastin kur u është
hequr licenca e veprimtarisë tregtare;
b) të cilët kanë humbur anëtarësinë në një shoqatë profesionale për shkak të shkeljes së
rregullave të shoqatës ose kundër të cilëve AMF-ja apo një autoritet tjetër përgjegjës ka vendosur
heqjen e licencës për kryerjen e veprimtarive, që lidhen me titujt;
c) e dënuar për një vepër penale, pesë vjet pas datës së marrjes së vendimit të formës së
prerë, ku nuk përfshihet koha e vuajtjes së dënimit;
ç) e dënuar për vepra penale dhe/ose shkelje administrative, sipas ligjit “Për titujt”;
d) të cilët kanë një licencë të vlefshme nga AMF-ja, domethënë një komisioner ose këshilltar
investimesh, që kryen efektivisht këto detyra si punonjës i një shoqërie komisionere ose i një banke
të autorizuar për transaksionet me tituj;
dh) të cilët, aktualisht, mbajnë një post në shërbimin publik.

Neni 29
Dhënia e informacionit për konfliktin e interesit

1. Drejtori ose administratori i shoqërisë administruese, i cili:


a) është palë në një kontratë ose propozim-kontratë me shoqërinë administruese për
sipërmarrjen e investimeve kolektive;
b) është drejtor ose administrator i një subjekti, që është palë në një kontratë ose propozim-
kontratë me shoqërinë administruese për sipërmarrjen e investimeve kolektive;
c) ka pjesëmarrje pasurore në një subjekt, që është palë në një kontratë ose propozim-
kontratë me shoqërinë administruese për sipërmarrjen e investimeve kolektive,
duhet të japë një përshkrim të plotë, me shkrim, për marrëdhënien e tij me subjektin, me të
cilin shoqëria administruese është duke vlerësuar mundësinë ose është duke lidhur një kontratë. Ai
duhet, gjithashtu, të sigurohet se ky përshkrim është pasqyruar në procesverbalet e takimeve të
administratorëve dhe është përfshirë në raportet për mbajtësit e kuotave dhe/ose aksionarët, së
bashku me raportimet e vlerës neto të aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive, në përputhje
me nenin 128 të këtij ligji.
2. Informacioni i kërkuar, sipas pikës 1 të këtij neni, jepet në rastin e një drejtori, në
mbledhjen e administratorëve, gjatë së cilës vlerësohet për herë të parë kontrata e propozuar, nëse:
a) administratori nuk ka qenë në atë kohë i interesuar për kontratën, në mbledhjen e parë,
pasi ai të ketë shfaqur interes;
b) administratori shfaq interes pas lidhjes së kontratës, në mbledhjen e parë, pasi ai të ketë
shfaqur interes;
c) personi, i cili është i interesuar në një kontratë, më vonë bëhet administrator, në takimin e
parë pasi personi të jetë bërë administrator.
8239
3. Dhënia e informacionit të kërkuar, sipas pikës 1 të këtij neni, në rastin e një
administratori, që nuk ka funksionin e drejtorit, bëhet:
a) menjëherë, pasi ai të jetë vënë në dijeni se do të vlerësohet një kontratë e propozuar ose
se është vlerësuar një kontratë në mbledhjen e administratorëve;
b) pasi të jetë lidhur kontrata, menjëherë pasi administratori të ketë shfaqur interes;
c) nëse personi, i cili ka interes në një kontratë, më vonë bëhet administrator, menjëherë
pasi personi të jetë bërë administrator.

Neni 30
Kërkesat për mosmarrjen pjesë

1. Në rast se zbatohet pika 1 e nenit 29 të këtij ligji, për një administrator të lidhur me një
kontratë, administratori nuk duhet të jetë i pranishëm në mbledhjen e administratorëve, gjatë së cilës
është duke u vlerësuar ose votuar kontrata.
2. Çdo drejtor, i cili shkel përcaktimin e pikës 1 të këtij neni, humbet postin si administrator
dhe, për një periudhë prej 5 vjetësh, pas datës kur ka ndodhur shkelja, nuk do të ketë mundësi të
zgjidhet ose emërohet si administratori i një institucioni të mbikëqyrur nga autoriteti.

Neni 31
Transanksionet e palëve të lidhura

1. Shoqëria administruese për sipërmarrjen e investimeve kolektive, që ajo administron, nuk


duhet të japë kushte favorizuese për ndonjë palë të lidhur me të.
2. Për qëllime të këtij neni, “dhënie e kushteve favorizuese” nënkupton:
a) kryerjen e një veprimtarie tregtare, e cila për nga natyra, qëllimi, karakteristikat ose risku
nuk do të kryhej nga kjo shoqëri me klientë të tjerë;
b) arkëtimin e interesave, të tarifave ose të detyrimeve të tjera apo pranimin e garancive, të
cilat janë më të ulëta se ato që kërkohen për klientë të tjerë, pagimin e interesave a pagimin e
interesave më të larta se ato që kërkohen për klientë të tjerë.
3. Asetet e sipërmarrjes së investimeve kolektive nuk duhet të shiten, huazohen ose përdoren
për të garantuar një detyrim në dobi të:
a) shoqërisë administruese, që administron asetet e saj ose të depozitarit, që i ruan këto
asete;
b) çdo subjekti, i cili është palë e lidhur me secilin nga subjektet e përmendura në shkronjën
“a” të kësaj pike.
4. Shoqëria administruese nuk duhet të përdorë asetet e sipërmarrjes së investimeve
kolektive, që ajo administron, për të blerë ndonjë aset të dhënë hua ose për të marrë përsipër ndonjë
detyrim, në favor të subjekteve të renditura në pikën 3 të këtij neni.

Neni 32
Heqja e licencës

1. AMF-ja ka të drejtë t’ia heqë licencën shoqërisë administruese në rastet kur:


a) shoqëria administruese nuk ka arritur të fillojë veprimtari tregtare brenda një viti pas
datës së dhënies së licencës;
b) shoqëria administruese ka hequr dorë vullnetarisht nga licenca;
c) shoqëria administruese pushon së kryeri veprimtarinë e themelimit dhe/ose të
administrimit të fondit të investimit për gjashtë muaj radhazi, në përputhje me këtë ligj;
ç) licenca është dhënë në bazë të informacionit të pavërtetë, çorientues ose në çdo lloj
mënyre të parregullt;
d) shoqëria nuk i përmbush më kushtet, në bazë të së cilave është dhënë licenca;
dh) shoqëria kryen shkelje të rënda ose sistematike të dispozitave të këtij ligji;

8240
e) kapitali themeltar i regjistruar i shoqërisë administruese bie nën nivelin minimal të
kërkuar.
2. Rregullat e hollësishme për kushtet kur mund të hiqet licenca përcaktohen në një
rregullore të veçantë të AMF-së.

Neni 33
Mbyllja vullnetare e veprimtarisë së shoqërisë administruese

Shoqëria administruese mund ta mbyllë veprimtarinë e saj të regjistruar në rastet e


mëposhtme:
1. Të paktën gjashtëdhjetë ditë para datës së përfundimit të veprimtarisë administruese, ajo i
dërgon njoftim me shkrim depozitarit, kur ka përdorur shërbimet e depozitarit dhe AMF-së, nëse
shoqëria administruese administron fond investimi, ose këshillit të administrimit të shoqërisë së
investimit dhe AMF-së, nëse ajo administron një shoqëri investimi me ofertë publike.
2. Nëse krijohen rrethana të tilla, që tregojnë qartë se shoqëria administruese nuk është dhe
as nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet, ajo njofton menjëherë AMF-në, nëse
administron një fond investimi, ose këshillin e administrimit dhe AMF-në, nëse administron një
shoqëri investimi me ofertë publike.
3. Nëse shoqëria administruese, që administron fondin e investimit, nuk ka arritur të zbatojë
procedurën e transferimit të administrimit një shoqërie tjetër të licencuar administruese, në përputhje
me këtë nen, jo më vonë se gjashtëdhjetë ditë pas datës së dërgimit të njoftimit, parashikuar në pikat
1 dhe 2 të këtij neni dhe nëse po kjo nuk është zbatuar nga këshilli mbikëqyrës në rastin e një
shoqërie investimi me ofertë publike, atëherë fillon procedura e likuidimit të fondit, në përputhje me
dispozitat e kreut VIII të këtij ligji.

Neni 34
Përgjegjësia e shoqërisë administruese

1. Në rast se shoqëria administruese nuk ka kryer ose nuk ka arritur të kryejë, plotësisht ose
pjesërisht, si dhe nëse ajo i ka kryer jo si duhet veprimtaritë dhe detyrat e parashikuara nga ky ligj,
nga rregullat e fondit ose prospekti i fondit, atëherë kjo shoqëri administruese është përgjegjëse para
mbajtësve të kuotave ose aksionarëve të shoqërisë së investimit për mungesën e kujdesit të duhur në
zhvillimin e veprimtarisë tregtare, siç është parashikuar nga ky ligj, nga rregullorja e AMF-së, nga
rregullat e prospekti i fondit, si dhe nga marrëveshja e administrimit. Kufizimi në çfarëdolloj
mënyre i përgjegjësisë vlerësohet nul dhe i pavlefshëm.
2. Heqja dorë ose kufizimi i përgjegjësisë, si pasojë e delegimit të ndonjërës prej
funksioneve të shoqërisë administruese te një palë e tretë, nuk ka efekte ligjore.

KREU III
VEPRIMTARITË JASHTË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE VEPRIMTARITË E
SIPËRMARRJEVE TË HUAJA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

SEKSIONI 1
VEPRIMTARITË E ADMINISTRIMIT TË SIPËRMARRJES SË INVESTIMEVE KOLEKTIVE
JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Neni 35
Mënyra e ushtrimit të veprimtarisë nga shoqëria administruese

Shoqëria administruese mund të kryejë veprimtari jashtë Republikës së Shqipërisë


drejtpërdrejt ose nëpërmjet themelimit dhe funksionimit të një dege, në përputhje me aktet ligjore të
vendit përkatës.

8241
Neni 36
Themelimi i degëve në shtetet e Bashkimit Europian dhe në ato të lejuara nga AMF-ja

1. Shoqëria administruese, që kërkon të themelojë një degë në një shtet të Bashkimit


Europian ose në një shtet tjetër jashtë Bashkimit Europian, nëse është lejuar nga AMF-ja, njofton
për këtë AMF-në, duke treguar shtetin e Bashkimit Europian ose shtetin tjetër të lejuar, në të cilin
ajo ka qëllim të themelojë një degë.
2. Njoftimi shoqërohet me të dhënat e mëposhtme:
a) informacionin e përgjithshëm për degën, që përmban:
i) objektin e veprimtarisë së degës;
ii) emrat e personave të autorizuar për të përfaqësuar degën;
iii) emërtimin dhe selinë e regjistruar të degës, ku mund të merret i gjithë informacioni për
veprimtarinë e degës;
b) informacionin për sipërmarrjen e investimeve kolektive të administruar nga shoqëria,
informacionin për kuotat ose aksionet, të cilat shoqëria administruese planifikon t’i ofrojë për
nënshkrim publik, nëpërmjet degës në shtetin e Bashkimit Europian ose në shtetin tjetër të lejuar, që
përmban:
i) përshkrimin e saktë të veprimtarive të planifikuara të biznesit, të cilat shoqëria
administruese ka qëllim të kryejë, për shitjen e kuotave ose të aksioneve të sipërmarrjes së
investimeve kolektive;
ii) për çdo sipërmarrje të investimeve kolektive, prospektin e saj dhe/ose rregullat e fondit,
si dhe raportin financiar për vitin paraardhës të biznesit.
3. Njoftimin e autoritetit përkatës për qëllimin e saj për themelimin e degës. AMF-ja, jo më
vonë se tre muaj pas datës së marrjes së njoftimit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe datës së
marrjes së një kërkese nga autoriteti përkatës i shtetit të Bashkimit Europian ose shtetit të lejuar, i
dërgon autoritetit njoftimin, së bashku me dokumentet shtesë dhe njofton për këtë shoqërinë
administruese.
4. Edhe këto të dhëna:
a) informacion për shumën e kapitalit të regjistruar të shoqërisë administruese;
b) deklaratë se çdo sipërmarrje e investimeve kolektive, me të cilën lidhet njoftimi i
parashikuar në pikën 1 të këtij neni, përmbush kërkesat ligjore për fondet e investimit me ofertë
publike dhe për shoqërinë e investimit me ofertë publike.
5. Pavarësisht nga dispozitat e pikës 2 të këtij neni, AMF-ja nuk i dërgon autoritetit përkatës
të një shteti të Bashkimit Europian ose të një shteti të lejuar, njoftimin për themelimin e degës, nëse,
në bazë të informacionit të paraqitur, parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe në bazë të objektit të
propozuar të veprimtarisë tregtare, ajo ka arritur në përfundimin se ekziston dyshimi i arsyeshëm
për organizimin dhe administrimin e veprimtarive të degës, domethënë kapacitetin financiar të
shoqërisë administruese për kryerjen e veprimtarisë tregtare në shtetin e Bashkimit Europian ose në
shtetin e lejuar, për të cilin AMF-ja duhet të marrë një vendim. AMF-ja, gjithashtu, nuk e dërgon
njoftimin ose nuk e miraton këtë veprimtari, nëse ajo konsideron se kjo ka një efekt të dëmshëm në
veprimtarinë tregtare të shoqërisë administruese në Republikën e Shqipërisë.
6. Shoqëria administruese duhet të njoftojë me shkrim AMF-në për çdo ndryshim në të
dhënat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, të paktën një muaj para zbatimit të ndryshimeve të
planifikuara.

8242
SEKSIONI 2
VEPRIMTARITË E ADMINISTRIMIT TË SIPËRMARRJES SË INVESTIMEVE KOLEKTIVE
NGA SHOQËRI ADMINISTRUESE, ME SELI TË REGJISTRUARA JASHTË TERRITORIT TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Neni 37
Dhënia e licencës për sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike,
të krijuara nga shoqëri të huaja administruese

1. Sipërmarrja e themeluar në bazë të licencës së lëshuar nga autoriteti përkatës në një shtet
të Bashkimit Europian dhe/ose në një shtet, i cili është miratuar specifikisht nga AMF-ja, që
përmbush kushtet e parashikuara në dispozitat e këtij ligji, që rregullon funksionimin e
sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike dhe që dëshiron të tregtojë kuotat dhe/ose
aksionet e saj në Republikën e Shqipërisë, duhet t’i paraqesë AMF-së dokumentet e mëposhtme:
a) vërtetimin se sipërmarrja është e autorizuar nga autoriteti përkatës i shtetit të Bashkimit
Europian dhe/ose i shtetit të lejuar dhe se plotëson kushtet e parashikuara për të kryer veprimtaritë
përkatëse;
b) rregullat e fondit ose dokumente të tjera të përshtatshme të sipërmarrjes;
c) prospektin e plotë dhe prospektin e thjeshtëzuar;
ç) raportet financiare vjetore dhe atë të gjashtëmujorit të fundit;
d) të dhënat për metodën e tregtimit të kuotave në Republikën e Shqipërisë;
dh) të dhëna të hollësishme për shtetin, ku investitorët shqiptarë mund të marrin kopje të
prospektit, të rregullave e fondit, raporteve dhe të të dhënave të tjera për sipërmarrjen, në gjuhën
shqipe, si dhe të dhëna të hollësishme për shtetin, ku investitorët shqiptarë do të jenë në gjendje të
blejnë dhe shesin kuotat apo aksionet.
Të gjitha njoftimet dhe raportimet e parashikuara në këtë pikë duhet të jenë edhe në gjuhën
shqipe.
2. Nëse AMF-ja nuk e ka rrëzuar aplikimin brenda dy muajve, në bazë të
mospërputhshmërisë së sipërmarrjes me kërkesat e parashikuara të shtetit të Bashkimit Europian
dhe/ose të shtetit të lejuar apo me rregullore të tjera të Republikës së Shqipërisë, fondi mund të
fillojë veprimtarinë, në përputhje me këtë ligj.
3. Ndalohet ofrimi i kuotave apo i aksioneve të një sipërmarrjeje të huaj në Shqipëri pa
autorizimin e AMF-së.

Neni 38
Subjekte të këtij ligji

Sipërmarrja e parashikuar në pikën 1 të nenit 37 të këtij ligji u nënshtrohet dispozitave të


këtij ligji në rastin e kryerjes së veprimtarive në Republikën e Shqipërisë.

Neni 39
Akte nënligjore

AMF-ja miraton një rregullore për dhënien e licencave, veprimtarinë tregtare, ofertën
publike dhe kërkesat e raportimit për sa u përket të dhënave për sipërmarrjen e investimit kolektiv,
parashikuar në pikën 1 të nenit 37 të këtij ligji, në Republikën e Shqipërisë.

Neni 40
Dega e shoqërisë së huaj administruese

1. Shoqëria administruese, me seli të regjistruar në një shtet të Bashkimit Europian dhe/ose


në një shtet të njohur, të lejuar dhe miratuar shprehimisht nga AMF-ja, që dëshiron të themelojë një
degë në Republikën e Shqipërisë, duhet të njoftojë autoritetin përkatës në shtetin e Bashkimit
Europian ose në shtetin e lejuar.
8243
2. Shoqëria administruese duhet, gjithashtu, t’i paraqesë AMF-së të gjitha vërtetimet se
është e autorizuar nga autoriteti përkatës i shtetit të Bashkimit Europian dhe/ose shtetit të lejuar, se
plotëson kushtet e parashikuara dhe është e autorizuar të kryejë veprimtarinë përkatëse. Ajo i
paraqet më tej AMF-së:
a) informacionin e përgjithshëm për degën, i cili përfshin:
i) objektin e veprimtarisë së degës;
ii) emrat e personave të autorizuar për të përfaqësuar degën;
iii) emërtimin dhe selinë e regjistruar të degës, ku merren të gjitha informacionet për
veprimtarinë e saj;
b) informacionin për fondet e administruara nga shoqëria, për kuotat dhe aksionet, që
shoqëria administruese planifikon të nxjerrë në ofertë publike, nëpërmjet degës në Republikën e
Shqipërisë, si:
i) përshkrimin e saktë të veprimtarive të planifikuara të biznesit, të cilat shoqëria
administruese ka qëllim t’i kryejë për shitjen e kuotave ose të aksioneve;
ii) për çdo fond, prospektin e tij dhe/ose rregullat e fondit, si dhe raportin më të fundit
financiar.
3. Shoqëria administruese kërkon dhe bën të gjitha përpjekjet e mundshme që autoriteti
përkatës në shtetin e Bashkimit Europian ose në shtetin e lejuar t’i dërgojë AMF-së njoftimet e
parashikuara në pikën 1 të këtij neni, së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme bashkëngjitur.
4. Bashkë me njoftimin e parashikuar në pikën 2 të këtij neni, shoqëria administruese bën të
gjitha përpjekjet e mundshme që autoriteti përkatës në shtetin e Bashkimit Europian ose në shtetin e
lejuar, t’i japë AMF-së të dhënat si më poshtë:
a) informacion për shumën e kapitalit të regjistruar të shoqërisë administruese;
b) deklaratë se çdo fond apo shoqëri investimi, me të cilin lidhet njoftimi i parashikuar në
pikën 1 të këtij neni, plotëson kërkesat e vendosura prej këtij autoriteti.
5. AMF-ja bën të gjitha kërkimet e nevojshme për të përcaktuar nëse shoqëria aplikante
administruese, në këtë rast, është një biznes, që funksionon në përputhje me kërkesat e këtij ligji.
6. Shoqëria administruese duhet të njoftojë autoritetin përkatës në shtetin e Bashkimit
Europian ose në shtetin e lejuar për çdo ndryshim në rregullat e fondit, të paktën një muaj para
zbatimit të këtyre ndryshimeve.

Neni 41
Miratimi për fillimin e veprimtarisë

1. Jo më vonë se dy muaj pas datës së marrjes së informacionit për propozimin për të hapur
një degë të shoqërisë administruese të një shteti të Bashkimit Europian ose të një shteti të lejuar,
AMF-ja duhet të njoftojë shoqërinë administruese për të gjitha përgjegjësitë ligjore, që lindin nga
kryerja e veprimtarisë tregtare në Republikën e Shqipërisë.
2. Vetëm pas marrjes së njoftimit, si dhe pas kalimit të kufirit kohor të parashikuar në pikën
1 të këtij neni dhe në rast se njoftimi nuk merret brenda këtij kufiri kohor, shoqëria administruese
mund ta fillojë dhe ta zhvillojë veprimtarinë tregtare në përputhje me këtë ligj dhe me rregulloret e
AMF-së.

KREU IV
ROLI DHE VEPRIMTARIA E DEPOZITARIT

Neni 42
Emërimi i depozitarit

1. Çdo sipërmarrje e investimeve kolektive, për të cilën kërkohet licencë, emëron një
depozitar, i cili duhet të jetë i licencuar nga AMF-ja për të vepruar si depozitari i saj. AMF-ja
miraton një rregullore, që përcakton procedurat dhe kërkesat shtesë për licencimin e depozitarit.

8244
2. Emërimi i depozitarit dhe çdo ndryshim në emërimin e tij i nënshtrohen miratimit
paraprak nga AMF-ja. Kontrata e lidhur ndërmjet depozitarit dhe shoqërisë administruese, si dhe
ndryshimet e mëpasshme hyjnë në fuqi vetëm në datën e miratimit të tyre nga AMF-ja.

Neni 43
Depozitari

1. Depozitar është një bankë e nivelit të dytë, e cila kryen, për nevoja të sipërmarrjeve të
investimeve kolektive, veprimtarinë për ruajtjen e sigurt të grupimeve të aseteve, administrimin e
llogarive të posaçme për asetet dhe veçimin e aseteve të çdo SIK-je individuale nga asetet e SIK-ve
të tjera, si dhe kryen veprimtari të tjera, të parashikuara në këtë ligj për depozitarin.
2. Vetëm një bankë ose degë e një banke të huaj, me seli të regjistruar në Republikën e
Shqipërisë, e miratuar nga Banka e Shqipërisë për të qenë edhe depozitar, mund të veprojë si
depozitar i sipërmarrjes së investimeve kolektive në Republikën e Shqipërisë.
3. Veprimtaria e depozitarit, sipas këtij ligji, rregullohet nga ky ligj dhe rregulloret e nxjerra
në zbatim të tij. AMF-ja ka përparësi në mbikëqyrjen e veprimtarisë së depozitarit.

Neni 44
Karakteristikat bazë të veprimtarisë së depozitarit

1. Sipërmarrja e investimeve kolektive, e themeluar në përputhje me këtë ligj dhe që kryen


veprimtari tregtare brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, duhet të ketë një depozitar për
asetet e saj.
2. Dispozitat e detyrueshme të këtij ligji, të cilat rregullojnë detyrimet e sipërmarrjeve të
investimeve kolektive dhe të shoqërive administruese për përdorimin e shërbimeve të depozitarit,
zbatohen për të gjitha sipërmarrjet e investimeve kolektive dhe shoqëritë administruese, që i
administrojnë ato.
3. Veprimtaria e mbajtjes së aseteve dhe veprimtari të tjera, të zhvilluara nga depozitari, për
shoqërinë administruese, për sa i përket strukturës organizative, duhet të veçohen nga veprimtaria e
shoqërisë administruese.
4. Asetet e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, përfshirë llogaritë bankare dhe asete të
tjera, ruhen dhe mbahen nga depozitari në një llogari të posaçme për çdo SIK, për të cilën ajo kryen
veprimtarinë e depozitarit.
5. Depozitari nuk mund t’i përdorë asetet e sipërmarrjes së investimeve kolektive as
drejtpërdrejt, as në mënyrë të tërthortë për kryerjen e transaksioneve për llogari të tij, ose për të
marrë ndonjë përfitim për veten a punonjësit e tij, apo për qëllime të tjera, përveç përfitimit të
aksionarëve a mbajtësve të kuotave.
6. Asetet e SIK-ve, që mbahen nga depozitari, kanë të drejtën e veçimit, si dhe nuk
përfshihen në asetet e depozitarit, në procedurat e likuidimit ose të falimentimit, të nisura sipas
legjislacionit shqiptar dhe as për zbatimin e pretendimeve ndaj depozitarit.

Neni 45
Veprimi në interes të investitorëve

Depozitari vepron vetëm në interes të mbajtësve të kuotave të fondeve dhe aksionarëve të


shoqërive të investimit, për të cilët ai kryen veprimtarinë si depozitar.

Neni 46
Detyrat e depozitarit

1. Përveç ruajtjes së një grupimi të veçuar të aseteve të SIK-ve, mbajtjes së llogarive të


veçanta për asetet e çdo SIK-je individuale dhe veçimit të aseteve të çdo sipërmarrjeje të tillë nga
asetet e SIK-ve të tjera, depozitari kryen edhe veprimtaritë e mëposhtme:
8245
a) në rastin e një fondi investimi, garanton, që shitja, emetimi, riblerja, shlyerja dhe anulimi
i kuotave të realizuara për llogari të fondit të investimit të shoqërisë administruese, janë kryer në
përputhje me ligjin dhe rregullat e fondit;
b) bë rastin e një fondi investimi, riblen, shlyen kuotat dhe bën pagesa në favor të mbajtësve
të kuotave në fondin e investimit nga asetet e fondit;
c) garanton që llogaritja e vlerës neto të aseteve të aksioneve ose të kuotave në fond është
shpallur në përputhje me ligjin, rregulloret përkatëse të AMF-së, prospektin dhe rregullat e fondit;
ç) zbaton urdhrat e shoqërisë administruese për transaksionet, që përfshijnë titujt dhe asetet e
tjera që përbëjnë portofolin, me kusht që ato të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj, me rregulloret
e AMF-së, prospektin dhe/ose rregullat e fondit dhe bën të mundur realizimin dhe kryerjen e
transaksioneve me titujt, që do të thotë se detyrimet monetare janë arkëtuar brenda kufijve kohorë,
ligjorë ose kufijve kohorë të miratuar nga palët;
d) i raporton shoqërisë administruese për veprimet e shoqërisë për asetet e SIK-ve, të cilat i
ruan në formë të shkruar ose elektronike dhe, në vijim, zbaton urdhrat e saj;
dh) arkëton të ardhurat dhe përfitimet e tjera përkatëse në dobi të SIK-së dhe që u
bashkëngjiten aseteve të tij;
e) siguron se fitimi i SIK-së përdoret në përputhje me këtë ligj, me prospektin dhe/ose
rregullat e fondit dhe se të gjitha kostot e paguara nga SIK-ja janë në përputhje me kushtet e
përcaktuara në prospekt dhe/ose rregullat e fondit;
ë) kryen veprimtari të tjera profesionale ose administrative, sipas parashikimeve në
kontratën ndërmjet tij dhe shoqërisë administruese ose këshillit të administrimit;
f) mban, për çdo SIK të veçantë, evidenca dhe regjistrime për kryerjen e veprimtarisë si
depozitar dhe i rakordon këto të dhëna me të dhënat e evidencave dhe të regjistrimeve të shoqërisë
administruese;
g) i raporton AMF-së për çdo shkelje të këtij ligji dhe të kontratës nga shoqëria
administruese, në rast se kjo shoqëri refuzon të pranojë kërkesën e tij për ndërprerjen e kësaj
shkeljeje;
gj) u siguron akses në të dhënat dhe llogaritë kontabël, që lidhen me fondin dhe asetet e tij,
ekspertëve kontabël të autorizuar dhe personave të tjerë të autorizuar për kontroll, përfshirë dhe
AMF-në;
h) me kërkesë të AMF-së, siguron çdo lloj informacioni për asetet, që mban për një
sipërmarrje kolektive investimi, përfshirë, por pa u kufizuar, të dhëna, që provojnë ekzistencën e
aseteve.
2. AMF-ja miraton një rregullore për të përshkruar metodën e zbatimit të dispozitave të
parashikuara në pikën 1 të këtij neni.
Neni 47
Përgjegjësia e depozitarit

Depozitari është përgjegjës para shoqërisë administruese, mbajtësve të kuotave në fondet e


investimit dhe aksionarëve në shoqëritë e investimit për dëmet e shkaktuara, nëse ai nuk ka arritur të
kryejë ose i ka kryer në mënyrë të parregullt veprimtaritë e parashikuara në marrëveshjen e
nënshkruar nga shoqëria administruese dhe depozitari ose në këtë ligj, si dhe kur ai ua ka besuar
veprimtaritë e tij, plotësisht ose pjesërisht, palëve të treta.

Neni 48
Marrëveshja ndërmjet depozitarit dhe shoqërisë administruese

1. Depozitari dhe shoqëria administruese lidhin një marrëveshje me shkrim, e cila


nënshkruhet nga të dyja palët para noterit.
2. Marrëveshja hartohet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë
dhe përmban të gjitha detyrimet thelbësore të secilës palë, në përputhje me këtë ligj, ose bën
referenca të posaçme ndaj detyrimeve, të përcaktuara në këtë ligj, si dhe është në përputhje me të
gjitha rregulloret përkatëse të AMF-së.
8246
Neni 49
Konflikti i interesit për depozitarin dhe shoqërinë administruese

1. Depozitari duhet të veprojë vetëm në interes të mbajtësve të kuotave apo aksionarëve, për
të cilët ai kryen veprimtari si depozitar.
2. Siç parashikohet edhe në pikën 3 të nenit 28 të këtij ligji, shoqëria administruese nuk
merr pjesë në veprimtarinë tregtare të një depozitari. Veprimtaritë organizuese, drejtuese dhe
administruese të depozitarit dhe të shoqërisë administruese nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në këto
detyra nuk përfshihen të njëjtët persona. Shoqëria administruese nuk duhet të jetë një shoqëri e
kontrolluar nga depozitari.

Neni 50
Mbyllja e veprimtarisë së depozitarit

1. Shoqërisë administruese nuk i lejohet ta zëvendësojë depozitarin pa miratimin paraprak të


AMF-së.
2. Depozitari, që ka për qëllim të mbyllë veprimtarinë si depozitar ose të zgjidhë
marrëveshjen për shërbimet depozitare, të lidhura me një ose disa sipërmarrje të veçanta të
investimeve kolektive, duhet t’u dërgojë, jo më pak se 60 ditë kalendarike përpara datës së dhënies
së njoftimit të mbylljes së veprimtarisë ose njoftimit për zgjidhjen e kontratës, një njoftim, me
shkrim, për qëllimin e tij, AMF-së, këshillit të administrimit të çdo shoqërie investimi dhe shoqërisë
administruese të fondit të investimit, për të cilin ai kryen veprimtarinë e depozitarit.
3. Në rast se shoqëria administruese e fondit të investimit ose këshilli i administrimit i një
shoqërie investimi nuk arrin të lidhë marrëveshje me një depozitar tjetër, brenda 60 ditëve
kalendarike, pas marrjes së njoftimit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, depozitari, nëse është në
gjendje, vazhdon të sigurojë shërbime depozitare edhe për një periudhë tjetër prej 30 ditësh
kalendarike.
4. Në përputhje me pikën 3 të këtij neni, nëse një depozitar ndërpret veprimtarinë e tij si
depozitar dhe nuk është lidhur ende një marrëveshje me një depozitar tjetër, fondet e investimit dhe
shoqëria e investimit, të cilave depozitari u ka siguruar shërbime depozitare, likuidohen, në
përputhje me dispozitat e këtij ligji.
5. Shoqëria administruese e fondit të investimit ose këshilli i administrimit i një shoqërie
investimi mund ta zëvendësojnë depozitarin me një depozitar tjetër. Depozitari i mëparshëm, jo më
vonë se 3 ditë pune pas marrjes së njoftimit, njofton AMF-në, se nuk ka dijeni për shkelje në fuqi
apo të pazgjidhura të ligjit ose rregulloreve.
6. Në rast të zgjidhjes së marrëveshjes, depozitari ia transferon të gjitha asetet e fondeve të
investimit dhe/ose të shoqërive të investimit, që ka në ruajtje, një depozitari tjetër, të caktuar për
ruajtjen e aseteve, me të cilin shoqëria administruese ose këshilli i administrimit kanë lidhur
marrëveshje depozitimi. Depozitari, gjithashtu, i dorëzon depozitarit tjetër librat e llogarive dhe të
gjitha regjistrimet, dokumentet dhe materialet e tjera të rëndësishme për kryerjen e veprimtarisë së
SIK-ve, për të cilat ai më parë siguronte shërbimet e depozitarit, në formë të shkruar ose
elektronike, në varësi të metodës së ruajtjes së të dhënave të mësipërme.

Neni 51
Ndryshimi i adresës

Depozitari njofton AMF-në, me shkrim, të paktën një muaj para, për qëllimin e ndryshimit
të adresës së selisë së regjistruar të tij ose të shtetit të përhershëm, ku ushtron veprimtarinë në
Republikën e Shqipërisë.

8247
Neni 52
Regjistri i investitorëve

Depozitari krijon dhe mban një regjistër të investitorëve të çdo sipërmarrjeje të investimeve
kolektive, forma dhe përmbajtja e të cilit përcaktohen nga AMF-ja. Depozitari, pas miratimit
paraprak të AMF-së, mund të caktojë një person tjetër, për të krijuar dhe mbajtur regjistrin për
llogari të tij. Regjistri është dokumenti përmbledhës për personat, të cilëve u janë dhënë
respektivisht të drejtat për kuotat apo aksionet, që janë në emër të tyre.

Neni 53
Njoftimi për shkeljet

1. Depozitari duhet të njoftojë AMF-në me shkrim, menjëherë pasi vihet në dijeni për
faktin, mospërmbushjen, veprimin ose mosveprimin e shoqërisë administruese a të shoqërisë së
investimit, që përbën një shkelje ose cenim të ndonjërës prej dispozitave të këtij ligji apo të
prospektit dhe/ose rregullave të fondit, dhe për hapat e ndërmarrë nga ai, për të mundësuar që
shkelja ose cenimi të ndreqet sa më shpejt që të jetë e mundur.
2. Depozitari zbaton të gjitha udhëzimet e shoqërisë administruese ose të shoqërisë së
investimit, përveçse kur ka shkaqe të arsyeshme për të besuar se, nëse do të vepronte në këtë
mënyrë, do të shkelte dispozitat e këtij ligji.

KREU V
SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE ME OFERTË PUBLIKE

SEKSIONI 1
THEMELIMI DHE FUNKSIONIMI I FONDIT TË INVESTIMIT

Neni 54
Fondi i investimit

1. Fondi i investimit është një grupim i veçantë asetesh i paregjistruar si person juridik, i
krijuar në bazë të një kontrate, pas licencimit nga AMF-ja, dhe i administruar nga një shoqëri
administruese, për grumbullimin e aseteve monetare ose të ngjashme, nëpërmjet ofertës publike të
kuotave në fond, asetet e të cilit investohen sipas parimit të diversifikimit të rreziqeve në përputhje
me këtë ligj dhe mbajtësit e kuotave të të cilit kanë të drejtën, jo vetëm të marrin pjesë
proporcionalisht në fitimet e fondit, por, gjithashtu, të kërkojnë, në çdo kohë, shlyerjen e kuotave të
tyre. Në këtë mënyrë, kuotat anulohen sipas ligjit.
2. Blerja e kuotave nëpërmjet një oferte publike kryhet vetëm nëpërmjet pagesës së aseteve
monetare ku blerësi, pas blerjes së kuotave, hyn në një marrëdhënie kontraktuale me shoqërinë
administruese, e cila është e detyruar të administrojë asetet e paguara si pjesë të aseteve kolektive,
në përputhje me kushtet dhe kriteret e treguara në prospekt.
3. Pavarësisht përcaktimit të pikës 2 të këtij neni, blerja e kuotave mund të kryhet edhe duke
shpërndarë kuota të reja në bazë të shpërndarjes së pjesës në fitim, domethënë kur vlera e kuotave
zvogëlohet në bazë të dhënies së kuotave të reja, ose në çdo rast tjetër, të parashikuar nga
rregulloret që miraton AMF-ja.
4. Mbajtësit e kuotave janë përgjegjës për detyrimet e fondit të investimit deri në shumën e
pjesëmarrjes së tyre në fond.

Neni 55
Krijimi i fondit të investimit

1. Fondi i investimit mund të krijohet vetëm nga një shoqëri administruese e licencuar, pasi
të jetë marrë licenca përkatëse nga AMF-ja.
8248
2. Shoqëria administruese është organi drejtues i fondit të investimit, e cila e administron
dhe e përfaqëson atë në lidhje me palët e treta.
3. Vetëm një fond investimi, i krijuar sipas këtij ligji, mund dhe duhet të përdorë shprehjen
“Fond investimi” a ndonjë shkurtim të kësaj shprehjeje, në emërtimin e tij, reklamimet ose materiale
të tjera reklamuese a promocionale, apo për qëllime të përshkrimit të veprimtarisë së tij tregtare.
4. Aplikimi për licencë dhe aplikimi për regjistrimin e fondit të investimit në Regjistrin e
Fondeve, i cili i paraqitet AMF-së nga shoqëria administruese, në emër të fondit, përmban këto të
dhëna:
a) emrin e shoqërisë administruese, informacion për licencën, që i është dhënë shoqërisë
administruese nga AMF-ja, si dhe emrin e mbiemrin e personit të autorizuar për të qenë
përfaqësues, adresën, numrin telefonit e të faksit, si dhe adresën e e-mail-it të shoqërisë
administruese;
b) dokumentet, që vërtetojnë licencën e dhënë nga AMF-ja shoqërisë, si shoqëri
administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
c) emërtimin e fondit dhe objektivat e investimit;
ç) prospektin e fondit;
d) rregullat e fondit;
dh) kontratën e lidhur ndërmjet shoqërisë administruese dhe depozitarit, së bashku me
shtojcat, që përfshijnë licencën e Bankës së Shqipërisë, me anë të së cilës i jepet autorizimi
depozitarit, për të vepruar si i tillë;
e) emrin e ekspertit kontabël të regjistruar, të emëruar pas miratimit nga AMF-ja, në
përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në rregulloren e AMF-së.
5. AMF-ja shqyrton aplikimin e paraqitur dhe jep vendimin jo më vonë se 3 muaj nga data e
marrjes së aplikimit të plotë.
6. AMF-ja mund të miratojë rregullore, ku përcaktohen me hollësi kërkesat për lëshimin e
licencës, përmbajtjen e detyrueshme të prospektit të fondit të investimit, si dhe të dhëna shtesë, nëse
kjo është e nevojshme, për mbrojtjen e interesave të investitorëve.

Neni 56
Fondet ombrellë dhe fondet furnizuese

1. Një fond investimesh mund të funksionojë si fond ombrellë, kur ka një numër fondesh të
ndërvarura, që, veçanërisht, mund të zbatojnë politika të ndryshme investimi. Fondet e ndërvarura
kanë karakteristikat e mëposhtme:
a) nuk janë të regjistruara si person juridik;
b) kufijtë e investimit, rregullat për marrjen dhe dhënien hua të titujve të parashikuar në këtë
ligj zbatohen për çdo fond të ndërvarur më vete;
c) portofoli i investimit të fondit të ndërvarur nuk përfshin kuotat e një fondi tjetër të
ndërvarur të të njëjtit fond ombrellë;
ç) asetet e të gjitha fondeve të ndërvarura vlerësohen me të njëjtën shpeshtësi dhe të njëjtat
mënyra vlerësimi;
d) fondi ombrellë është i detyruar të përgatisë pasqyra financiare të konsoliduara vjetore dhe
gjashtëmujore, që mbulojnë të gjitha fondet e ndërvarura, si dhe pasqyra financiare vjetore dhe
gjashtëmujore për secilin fond të ndërvarur.
2. Fondi i investimit mund t’i investojë të gjitha asetet në një fond të vetëm investimi dhe të
licencohet si fond furnizues, me kusht që:
a) fondit kryesor të investimeve t’i jetë dhënë licenca nga AMF-ja;
b) rregullat e fondit të përcaktojnë se fondi i investimit është një fond furnizues i fondit
kryesor;
c) borxhi i marrë nga fondi furnizues nuk mund të tejkalojë 10 për qind të vlerës neto të
aseteve të veta dhe kufizohet vetëm për të lehtësuar shlyerjen e kuotave ose për të paguar
shpenzimet operative.

8249
Neni 57
Selia

Selia dhe adresa e fondit të investimeve është ajo e shoqërisë administruese.

SEKSIONI 2
THEMELIMI DHE FUNKSIONIMI I SHOQËRISË SË INVESTIMIT
ME OFERTË PUBLIKE

Neni 58
Shoqëria e investimit

1. Shoqëria e investimit me ofertë publike është shoqëri aksionare, me seli në Republikën e


Shqipërisë, e themeluar nga shoqëria e administrimit, në përputhje me ligjin për shoqëritë tregtare,
vetëm pas miratimit paraprak nga AMF-ja. Objekti i veprimtarisë së saj tregtare është investimi i
fondeve në tituj dhe asete të tjera, për shpërndarjen e rreziqeve të investimit dhe dhënien
aksionarëve të saj të përfitimit të rezultateve të administrimit të këtyre fondeve, ku të drejtat e
investitorëve përfaqësohen nga aksionet e kësaj shoqërie.
2. Shoqëria e investimit mund të themelohet me afat ose pa afat.
3. Në rregullat e fondit të shoqërisë së investimit përcaktohen edhe objektivat e investimit.
4. Shoqëria e investimit nuk mund të angazhohet në veprimtari të ndryshme nga ato të
parashikuara në pikën 1 të këtij neni dhe as nuk mund të transformohet në një shoqëri holding ose në
forma të tjera të ngjashme shoqërish.

Neni 59
Themelimi i shoqërisë së investimit

1. Aplikimi për licencim dhe aplikimi për regjistrimin e shoqërisë së investimit në Regjistrin
e Fondeve, i cili i paraqitet AMF-së nga shoqëria administruese, duhet të përmbajë:
a) emërtimin e shoqërisë administruese, informacionin për autorizimin, që i është dhënë
shoqërisë administruese nga AMF-ja, si dhe emrin e mbiemrin e personit të autorizuar për të qenë
përfaqësues, adresën, numrat e telefonit dhe të faksit, si dhe adresën e e-mail-it të shoqërisë
administruese;
b) dokumentin, që vërteton se kjo shoqëri formohet në përputhje me sistemin e administrimit
me dy nivele, sipas ligjit për shoqëritë tregtare;
c) emërtimin e shoqërisë së investimit;
ç) objektivat e investimit të shoqërisë së investimit;
d) emrin e mbiemrin, adresën, numrin e telefonit e të faksit, adresën e e-mail-it të anëtarëve,
që marrin pjesë në mbledhjen e këshillit mbikëqyrës të shoqërisë së investimit;
dh) rregullat e fondit që, në këtë rast, përbëjnë statutin e shoqërisë së investimit;
e) prospektin e shoqërisë së investimit;
ë) vendimin për emërimin e anëtarëve të këshillit të parë mbikëqyrës dhe deklarimet e tyre,
me shkrim, për pranimin e emërimit;
f) projektmarrëveshjen ndërmjet këshillit mbikëqyrës të shoqërisë së investimit dhe shoqërisë
administruese;
g) kontratën e përfunduar ndërmjet shoqërisë administruese dhe depozitarit, së bashku me
shtojcat, përfshirë edhe licencën e Bankës së Shqipërisë, me anë të së cilës i jepet autorizimi
depozitarit për të vepruar si i tillë;
gj) emrin e ekspertit kontabël të regjistruar, kërkesat dhe kriteret e sakta për të cilin
përcaktohen në rregulloren e AMF-së. Caktimi i ekspertit kontabël të regjistruar bëhet nga shoqëria
administruese, emërimi i të cilit miratohet nga AMF-ja;
h) aplikimin për pranimin e aksioneve të shoqërisë së investimit në listimet zyrtare në bursë
ose në një treg tjetër të rregulluar, të hapur për publikun, si dhe një konfirmim me shkrim për
8250
bursën përkatëse se aksionet e shoqërisë së investimit, duke u nisur nga aplikimi, i përmbushin
kërkesat e listimit.
2. AMF-ja shqyrton aplikimin e paraqitur dhe jep vendim jo më vonë se 3 muaj nga data e
marrjes së aplikimit të plotë.
3. AMF-ja miraton një rregullore, ku përcaktohen me hollësi kërkesat për përmbajtjen e
detyrueshme të aplikimit, rregullat e fondit, prospektet dhe kontratat e shoqërisë së investimit, si dhe
të dhëna shtesë, nëse kjo është e nevojshme, për mbrojtjen e interesave të investitorëve.

Neni 60
Kapitali i regjistruar dhe aksionet e shoqërisë së investimit

1. Shuma minimale e kapitalit të regjistruar duhet të jetë të paktën 40 000 000 lekë.
2. Aksionet e shoqërisë së investimit paguhen plotësisht para regjistrimit të shoqërisë së
investimit në Regjistrin e Fondeve dhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ose përpara
regjistrimit të zmadhimit të kapitalit të regjistruar.
3. Aksionet e zakonshme të shoqërisë së investimit janë aksione të regjistruara, që u japin
aksionarëve të drejta të barabarta, siç parashikohet nga ligji, prospekti dhe rregullat e fondit.
4. Shoqëria e investimit nuk duhet të emetojë lloje të tjera titujsh, përveç aksioneve të
parashikuara në pikën 3 të këtij neni.
5. Aksionet e një shoqërie investimi pranohen në listimet zyrtare të bursës ose të tregut
tjetër, të rregulluar e të hapur për publikun, të njohur e të miratuar nga AMF-ja.

Neni 61
Kostot e shoqërisë së investimit

1. Kostot dhe pagesat e lidhura me themelimin e shoqërisë së investimit mund të shlyhen


duke debituar asetet e shoqërisë së investimit, vetëm nëse kjo është përcaktuar në prospekt dhe
rregullat e fondit. Shuma maksimale e kostove dhe e pagesave të themelimit, që do të shlyhen
nëpërmjet debitimit të aseteve të shoqërisë së investimit, shprehen në prospekt si përqindje e aseteve
monetare të paguara në shoqërinë e investimit me themelimin e saj. Çdo kosto dhe pagesë tjetër e
lidhur me themelimin, që tejkalon përqindjen e përcaktuar në këtë mënyrë, merret përsipër nga
shoqëria administruese ose këshilli i mbikëqyrjes, që i ka kryer.
2. Nëse shoqëria e investimit nuk arrin vlerën minimale të kapitalit të regjistruar, kostot e
pagesat për themelimin u ngarkohen themeluesve, që kanë miratuar rregullat e fondit dhe
pjesëmarrjet, monetare ose të ngjashme, u kthehen të plota investitorëve.
3. Kostot dhe pagesat e lidhura me themelimin, të cilat shlyhen nga asetet e shoqërisë së
investimit, nuk mund të tejkalojnë 3,5 për qind të totalit të aseteve të mbledhura, duke emetuar
aksione.
4. Për sa u përket kostove të tjera, vetëm kostot e mëposhtme mund të paguhen nga asetet e
shoqërisë së investimit:
a) tarifa e shoqërisë administruese, e cila do të jetë si përqindje e vlerës neto mesatare
vjetore të aseteve të shoqërisë së investimit dhe do të pasqyrohet në kontratën ndërmjet shoqërisë së
investimit e shoqërisë administruese e në prospektin e shoqërisë së investimit, e mund të zbritet si
kosto vjetore nga asetet e shoqërisë së investimit, si dhe do të llogaritet në çdo llogaritje të vlerës
neto të aseteve të shoqërisë së investimit;
b) tarifa për depozitarin;
c) tarifat dhe kostot e këshillit mbikëqyrës;
ç) kostot, komisionet ose pagesat, që lidhen drejtpërdrejt me blerjen ose shitjen e aseteve të
shoqërisë së investimit;
d) kostot e pranimit për listim në bursë ose në një treg tjetër të rregulluar;
dh) kostot e ekspertëve kontabël të autorizuar dhe të avokatëve, të bëra gjatë kryerjes së
veprimtarisë së shoqërisë së investimit;

8251
e) kostot e përgatitjes, shtypjes dhe tarifave postare për publikimin dhe dërgimin e raporteve
që, në përputhje me këtë ligj, u dërgohen aksionarëve;
ë) kostot e mbajtjes së asamblesë së përgjithshme, përveç rastit kur shoqëria administruese
thërret asamblenë e përgjithshme të jashtëzakonshme dhe, në këtë rast, kostot përballohen nga kjo
shoqëri;
f) të gjitha tarifat dhe pagesat e parashikuara, që i janë paguar AMF-së, për dhënien e
licencës shoqërisë së investimit;
g) kostot e pranimit në listën zyrtare të bursës ose të një tregu të rregulluar publik;
gj) tatimi mbi asetet dhe/ose fitimin e vendosur për shoqërinë e investimit;
h) koston e reklamimit, por vetëm kur kjo është e detyrueshme për shoqërinë e investimit,
në bazë të këtij ligji;
i) kosto të tjera, siç janë parashikuar nga ligje të posaçme.
5. Tarifa e shoqërisë administruese, parashikuar në shkronjën “a” të pikës 4 të këtij neni,
nuk duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që ajo të varet nga efektiviteti i veprimtarisë së shoqërisë
së investimit.
6. Vetëm kostot e përcaktuara nga prospekti i shoqërisë së investimit mund të paguhen, duke
debituar asetet e shoqërisë së investimit.
7. Shuma totale e të gjitha kostove të pasqyruara në libra, duke debituar shoqërinë e
investimit, shprehet si një vlerë totale shpenzimi dhe llogaritet për çdo vit të mëparshëm në mënyrën
e mëposhtme:

(Tarifa totale e administrimit + shuma totale e të gjitha


kostove të tjera, parashikuar në këtë nen, minus kostot
e parashikuara në pikën 4 shkronjat “g” dhe “h” të këtij neni)
___________________________________________________ × 100
Vlera neto mesatare vjetore e aseteve

Kjo shumë publikohet në pasqyrat e audituara financiare të shoqërisë së investimit.


8. Vlera totale e kostove të shoqërisë së investimit nuk mund të tejkalojë 3,5 për qind të
vlerës neto mesatare vjetore të shoqërisë së investimit. Pas kalimit të periudhës vjetore financiare,
AMF-ja publikon, çdo vit, një përmbledhje krahasimore të vlerave totale të kostove për të gjitha
shoqëritë e investimit.
9. Të gjitha kostot e ndeshura, të cilat në një vit të veçantë tejkalojnë vlerën totale të lejuar
të shpenzimeve prej 3,5 për qind, merren përsipër nga shoqëria administruese.

Neni 62
Këshilli mbikëqyrës

1. Këshilli mbikëqyrës i një shoqërie investimi duhet të ketë të paktën 5 anëtarë.


2. Një maksimum prej 40 për qind të numrit të plotë të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të
një shoqërie investimi mund të jenë punonjës ose persona të lidhur me shoqërinë administruese apo
persona, të cilët, në dy vitet e fundit, kanë lidhur një kontratë për sigurimin e shërbimeve me
shoqërinë e investimit, përfshirë dhe ekspertët kontabël të autorizuar, avokatët dhe noterët.
3. Anëtarët e tjerë të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë së investimit me ofertë publike duhet
jenë të pavarur, pra ata nuk mund të jenë:
a) të punësuar në shoqërinë administruese, depozitarë, ekspertë kontabël ose persona, të
cilëve u është dhënë një licencë e vlefshme nga AMF-ja, për të qenë komisionerë ose këshilltarë
investimi dhe që, efektivisht, kryejnë këto veprimtari si punonjës të një shoqërie komisionere ose të
një banke të autorizuar për transaksionet me titujt, apo persona, të cilët, në dy vitet e fundit, kanë
lidhur një kontratë për ofrimin e shërbimeve me çdonjërin prej tyre;
b) të punësuar te subjektet, që janë të lidhur me personat e parashikuar në shkronjën “a” të
pikës 3 të këtij neni, ose me personat e afërt të tyre.

8252
Neni 63
Personat që nuk mund të jenë anëtarë të këshillit mbikëqyrës

Nuk mund të jenë anëtarë të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë së investimit:


a) anëtarët e këshillit administrativ ose të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë administruese, të
depozitarit, shoqërisë komisionere ose të një banke të autorizuar për transaksionet e kuotave,
shoqërisë së sigurimit, fondit privat të pensioneve, të cilët e kanë mbajtur pozicionin në kohën kur
këtyre shoqërive u është hequr licenca edhe deri në tre vjet pas heqjes së licencës;
b) personat, që kanë humbur statusin e anëtarit në një shoqatë profesionale, për shkak të
shkeljes së rregullave të shoqatës, ose të cilëve AMF-ja u ka hequr licencën e transaksioneve me
titujt;
c) personat e shpallur fajtorë me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një
vepre penale kundër pronës, sigurisë së veprimit të transaksioneve të pagesave ose falsifikimit të
dokumenteve, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, një vit pas marrjes formë të
prerë të vendimit, ku nuk llogaritet koha e vuajtjes së dënimit;
ç) personat e shpallur fajtorë me vendim gjyqësor të formës së prerë, për përdorimin e
paautorizuar dhe përhapjen e informacionit sekret, manipulimin e çmimeve dhe shpërndarjen e
informacionit të rremë, pasqyrimin e të dhënave të rreme në prospekt dhe shpërndarjen e
paautorizuar të tij, listimin e paautorizuar të titujve, fshehjen e informacionit për pronësinë dhe
tregtimin e paautorizuar të titujve, siç është parashikuar në ligjin “Për titujt”, një vit pasi vendimi të
ketë marrë formë të prerë, ku nuk llogaritet koha e vuajtjes së dënimit;
d) personat e shpallur fajtorë me vendim gjyqësor të formës së prerë, për një vepër të
parashikuar nga ligji “Për titujt”, për një vit pasi vendimi të ketë marrë formë të prerë;
dh) personat nën masa sigurimi, të cilat i ndalojnë të kryejnë veprimtarinë tregtare, që është,
tërësisht ose pjesërisht, pjesë e objektit të veprimtarisë së shoqërisë së investimit/shoqërisë
administruese, për periudhën gjatë së cilës është në fuqi ndalimi;
e) çdo person që nuk ka zotësi juridike për të vepruar;
ë)personat, të cilët aktualisht mbajnë një post në shërbimin publik dhe janë nëpunës
qeveritarë ose nëpunës të autoriteteve qeverisëse, vendore a rajonale, apo të autoriteteve përgjegjëse
para Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose Kuvendit të Shqipërisë.

Neni 64
Afati i emërimit të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës

Anëtarët e këshillit mbikëqyrës të një shoqërie investimi emërohen për një periudhë
maksimale prej katër vjetësh, me të drejtë riemërimi.

Neni 65
Shpërblimi i anëtarëve të këshillit mbikëqyrës

Shuma totale e shpërblimit dhe kostot e paguara për anëtarët e këshillit mbikëqyrës, si dhe
numri dhe vlera e të gjitha aksioneve në shoqërinë e investimit, të mbajtura nga një anëtar i caktuar i
këshillit mbikëqyrës, pasqyrohen në raportin vjetor financiar të shoqërisë së investimit. Anëtarët e
këshillit mbikëqyrës nuk lejohen të marrin ndonjë shpërblim nga emetuesit e titujve, në të cilët
shoqëria e investimit investon asetet e saj, përveç shpërblimit që u takon në bazë të kontratës së
punës/marrëveshjes së shërbimit.
Neni 66
Kompetencat e këshillit mbikëqyrës
Anëtarët e këshillit mbikëqyrës të shoqërisë së investimit me ofertë publike, përveç
kompetencave të këshillit mbikëqyrës, dhënë në bazë të ligjit për shoqëritë tregtare, përfaqësojnë
bashkërisht shoqërinë e investimit në lidhje me shoqërinë administruese. Përveç kësaj, këshilli
mbikëqyrës është përgjegjës për sa më poshtë:
8253
a) dhënien e miratimit për lidhjen e një kontrate me personat, që sigurojnë shërbime për
shoqërinë e investimit. Këto kontrata nuk mund të lidhen për një periudhë më të gjatë se tre vjet;
b) mbikëqyrjen e zbatimit të kontratës, parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 1 të këtij
neni, ku këshilli mbikëqyrës ka të drejtë ta zgjidhë kontratën në rast të një mospërmbushjeje të saj,
rast në të cilin asnjëra nga pagesat, të cilat duhet të shlyhen si rezultat i kësaj zgjidhjeje, nuk mund
të tejkalojnë shumën e tre muajve shpërblim, të parashikuar nga kontrata e zgjidhur;
c) mbikëqyrjen e përputhshmërisë së veprimtarisë tregtare me dispozitat e këtij ligji,
prospektin e shoqërisë së investimit, si dhe me objektivat e kufizimet e investimit të shoqërisë së
investimit;
ç) dhënien e miratimit për vendimin, që do të propozohet për shlyerjen e aksioneve,
emetimin e aksioneve dhe ristrukturimin e shoqërisë së investimit në asamblenë e përgjithshme të
shoqërisë së investimit;
d) njoftimin e AMF-së për çdo moszbatim të këtij ligji dhe të rregulloreve përkatëse nga
shoqëria administruese dhe depozitari;
dh) përcaktimin e raporteve financiare të shoqërisë së investimit, me propozimin e shoqërisë
administruese.

Neni 67
Rasti i heqjes së licencës së shoqërisë administruese dhe depozitarit

1. Në rastin e heqjes së licencës së shoqërisë administruese ose në rast se ndodh ndonjë


rrethanë tjetër, që ndalon kryerjen e vazhdueshme të veprimtarive të administrimit të një shoqërie
investimi, këshilli mbikëqyrës, jo më vonë se 60 ditë kalendarike pas shfaqjes së këtyre rrethanave,
duhet të nënshkruajë një marrëveshje me një shoqëri tjetër administrimi, në përputhje me
parashikimin e nenit 68 të këtij ligji. Në të kundërt, këshilli mbikëqyrës thërret asamblenë e
përgjithshme të shoqërisë së investimit.
2. Në rast të heqjes së autorizimit të depozitarit të shoqërisë së investimit ose në rast se
ndodh ndonjë rrethanë tjetër, që ndalon vazhdimësinë e veprimtarive kontraktuale, këshilli
mbikëqyrës, jo më vonë se 60 ditë kalendarike pas shfaqjes së këtyre rrethanave, nënshkruan një
marrëveshje me një depozitar tjetër. Në të kundërt, këshilli mbikëqyrës thërret asamblenë e
përgjithshme të shoqërisë.

Neni 68
Administrimi i shoqërisë së investimit me ofertë publike

1. Këshilli i administrimit i shoqërisë administruese ka autoritet, caktohet e vepron si këshill


i administrimit të shoqërisë së investimit, si dhe e administron fondin në përputhje me marrëveshjen
e lidhur ndërmjet shoqërisë administruese dhe shoqërisë së investimit, që përfaqësohet nga këshilli i
saj mbikëqyrës, mbështetur në dispozitat e këtij ligji dhe rregulloret përkatëse.
2. AMF-ja miraton një rregullore, ku përcaktohet me hollësi përmbajtja e detyrueshme e
marrëveshjes, që do të lidhet ndërmjet shoqërisë administruese dhe shoqërisë së investimit,
parashikuar në pikën 1 të këtij neni.
3. Shoqëria administruese është përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër
sipas marrëveshjes, parashikuar në pikat 1 e 2 të këtij neni, pavarësisht nëse ajo i përmbush këto
detyrime, drejtpërdrejt ose me anë të një pale të tretë, siç është e lejuar në bazë të dispozitave të
këtij ligji.

Neni 69
Politika e investimit

Dispozitat e seksionit 6 të kreut V të këtij ligji për politikat e investimit janë të zbatueshme
për të gjitha shoqëritë e investimit me ofertë publike, duke marrë parasysh ndryshimet e nevojshme
të bëra.
8254
Neni 70
Asambleja e përgjithshme

1. Për kompetencat, mbledhjen dhe mbajtjen e asamblesë së përgjithshme zbatohen


dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare.
2. Asambleja e përgjithshme mund të marrë vendime të vlefshme, vetëm nëse janë të
pranishëm aksionarët, që zotërojnë të paktën 3/10 e kapitalit të regjistruar të shoqërisë së investimit,
me të drejtë vote.
3. Asambleja e përgjithshme, në bazë të votave, që përfaqësojnë të paktën 3/4 e kapitalit të
regjistruar, me të drejtë vote, të aksionarëve të pranishëm, miraton vendimet e mëposhtme:
a) zmadhimin e tarifës vjetore të shoqërisë administruese përtej shumës së përcaktuar në
prospektin në fuqi;
b) ndryshimin në objektivat e investimit të shoqërisë së investimit, krahasuar me objektivat e
pasqyruar në prospekt;
c) blerjen e aksioneve të shoqërisë së investimit, me qëllim shlyerjen e tyre;
ç) nëse shoqëria e investimit është themeluar për një periudhë të përcaktuar kohe, zgjatjen e
veprimtarisë së shoqërisë së investimit përtej periudhës së pasqyruar në prospekt;
d) bashkimin dhe shkrirjen në një fond tjetër ose ndarjen e shoqërisë së investimit.

SEKSIONI 3
PROSPEKTI I SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE
ME OFERTË PUBLIKE

Neni 71
Prospekti i sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike

1. Ky seksion zbatohet njëlloj për të gjitha sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë


publike.
2. Prospekti i sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike konsiderohet ftesë për
blerjen e kuotave në një fond investimi ose të aksioneve në një shoqëri investimi.

Neni 72
Parimi i saktësisë

Informacioni i pasqyruar në prospekt duhet të jetë i saktë dhe i plotë.

Neni 73
Përmbajtja e prospektit

1. Prospekti duhet të përmbajë informacionin e nevojshëm, në mënyrë që investitorët të jenë


në gjendje të bëjnë vlerësimin e duhur të sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe, në veçanti, të
rreziqeve që lidhen me të.
2. Prospekti i sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike duhet të përmbajë të
paktën informacionin e mëposhtëm:
A. Informacionin për sipërmarrjen si më poshtë:
a) emërtimin e sipërmarrjes së investimeve kolektive, duke treguar llojin e sipërmarrjes së
investimeve kolektive, si dhe emrat dhe një biografi të shkurtër të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës,
në rastin e një shoqërie investimi;
b) datën e themelimit të sipërmarrjes dhe kohëzgjatjen, nëse është me afat;
c) deklarimin e vendit se ku mund të përftohen raportet gjashtëmujore dhe vjetore, si dhe ku
mund të merret një kopje e rregullave të fondit, prospekti i plotë ose informacione shtesë për
sipërmarrjen e investimeve kolektive;

8255
ç) shumën minimale të aseteve, që pritet të grumbullohen dhe veprimtaritë që do të kryhen,
nëse nuk është arritur shuma minimale e aseteve;
d) emrin e ekspertit kontabël të autorizuar të sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe të
ofruesve të tjerë të shërbimeve për sipërmarrjen e investimeve kolektive;
dh) të drejtat, që lidhen me kuotat ose aksionet e sipërmarrjes së investimeve kolektive, si:
i) e drejta e votës në asamblenë e përgjithshme të shoqërisë së investimit;
ii) e drejta e informacionit (raportet gjashtëmujore dhe vjetore);
iii) e drejta për dividendë ose pjesë të fitimit;
iv) e drejta për shlyerjen e kuotave në fondin e investimit;
v) e drejta për të përfituar pagesë nga pjesa e mbetur e pasurisë nga procesi i likuidimit ose
falimentimit të sipërmarrjes së investimeve kolektive;
e) rrethanat, në të cilat mund të vendoset mbyllja dhe procedura e mbylljes së sipërmarrjes
së investimeve kolektive;
ë) në rastin e një shoqërie investimi, të dhëna për bursën ose bursat, ku do të listohen
aksionet e shoqërisë së investimit;
f) llojet e aseteve, ku sipërmarrjes së investimeve kolektive i lejohet të bëjë investime;
g) përshkrimin e objektivave të investimit dhe strukturën e planifikuar të portofolit të
sipërmarrjes së investimeve kolektive, mënyrën e arritjes së objektivave të kësaj sipërmarrjeje të
investimeve kolektive dhe rreziqet, që lidhen me investimet dhe strukturat e sipërmarrjes së
investimeve kolektive, shpjegimi i të cilave (rreziqeve) është i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm;
gj) deklaratën, nëse i lejohet të investojë në kontrata të së ardhmes (futures) dhe kontrata
mundësie (opsione), si dhe instrumente të tjera financiare derivative dhe, në rast se ky lloj investimi
është i lejuar, duhet të përmendet nëse këto transaksione do të kryhen për shmangien e rreziqeve apo
për arritjen e objektivave të investimit, si dhe cili është efekti i këtyre transaksioneve në nivelin e
rrezikut të sipërmarrjes së investimeve kolektive;
h) listën e shteteve, të njësive të qeverisjes vendore ose të organizatave ndërkombëtare, në
titujt dhe instrumentet e tregut të parasë të të cilave mund të investohen më shumë se 35 për qind të
aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive;
i) deklaratën se objektivi i investimit është replikimi i një indeksi, në rast se sipërmarrja e
investimeve kolektive ka qëllim të replikojë një indeks aksionesh ose instrumentesh borxhi;
j) shumën minimale të investimeve të veçanta të sipërmarrjes së investimeve kolektive,
mënyrën e nënshkrimit të aksioneve ose kuotave dhe për fondin e investimit me ofertë publike,
mënyrën dhe kushtet e shlyerjes së kuotave;
k) metodën dhe kohën e vlerësimit të aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive;
l) nëse vlera neto e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive do të jetë shumë e
paqëndrueshme dhe e luhatshme për sa i përket përbërjes së portofolit të sipërmarrjes së investimeve
kolektive, për shkak të teknikave të administrimit të aseteve të kësaj sipërmarrjeje, deklaratën që
tregon këto karakteristika të aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive;
ll) në rastin e një fondi investimi, kohën, metodën dhe frekuencën e llogaritjes së çmimit për
shitjen e kuotave të reja ose shlyerjen e atyre ekzistuese dhe mjetet e publikimit të këtyre çmimeve,
rrethanat në të cilat emetimi ose shlyerja mund të pezullohen, përshkrimin e shumës dhe frekuencën
e pagesës së tarifave dhe të kostove të lejuara për emetimin dhe shlyerjen e kuotave;
m) në rastin e një shoqërie investimi, shumën, llojin dhe kufijtë e kostove të themelimit për
t’u paguar nga shoqëria e investimit;
n) në rastin e çdo sipërmarrjeje të investimeve kolektive, tarifat vjetore dhe kostot e
administrimit e kostot operative, që mund t’i ngarkohen sipërmarrjes dhe përshkrimin e efektit të
tyre në të ardhurat e investitorëve në të ardhmen;
nj) të dhëna për mënyrën e përllogaritjes, mjetet dhe frekuencën e shpërndarjes së pjesës së
fitimit ose të dividendëve të sipërmarrjes së investimeve kolektive tek aksionarët ose mbajtësit e
kuotave;
o) sqarim të shkurtër për taksat, që aplikohen për sipërmarrjen e investimeve kolektive;
p) performancën në të kaluarën të sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe profilin e
investitorit tipik, të cilit i adresohet sipërmarrja e investimeve kolektive;
8256
q) datën e përfundimit të vitit fiskal;
r) datën e publikimit të prospektit.
B. Informacionin për shoqërinë administruese si më poshtë:
a) emërtimin e shoqërisë dhe formën ligjore, selinë e regjistruar dhe zyrën qendrore, nëse
është e ndryshme nga selia e regjistruar, numrin e licencës të dhënë nga AMF-ja, si dhe datën e
themelimit e të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit;
b) nëse shoqëria administruese administron sipërmarrje të tjera të investimeve kolektive me
ofertë publike, një listë të tyre;
c) emrat e anëtarëve të këshillit të administrimit, biografitë e tyre të shkurtra dhe të dhëna
treguese, nëse kanë, në ndonjë mënyrë, lidhje me njëri-tjetrin;
ç) shumën e kapitalit të regjistruar të shoqërisë administruese dhe emrat e aksionarëve të
shoqërisë administruese, formën ligjore dhe pjesëmarrjen e aksionarëve në kapitalin e regjistruar.
C. Emrat, format ligjore, datat e themelimit dhe të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të
Regjistrimit dhe tek AMF-ja, si dhe rolin e shoqërive, që veprojnë si këshilltarë investimi të
sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe emrin e kryetarit të këshillit të administrimit ose të
personave të tjerë përgjegjës në këto shoqëri.
Ç. Në rastin e një fondi investimi, parashikuar në nenin 37 të këtij ligji, në prospekt duhet të
përmendet vendi në Republikën e Shqipërisë, ku investitorët vendas mund të pajisen me informacion
dhe ku mund të blejnë apo të shesin kuotat ose aksionet e sipërmarrjes përkatëse të investimeve
kolektive. Ky informacion duhet të publikohet në gjuhën shqipe.
D. Informacion për depozitarin, që përfshin emërtimin e shoqërisë, formën ligjore, selinë
dhe adresën e këshillit të administrimit të depozitarit, si dhe numrat dhe të dhënat për licencat e
lëshuara nga Banka e Shqipërisë dhe AMF-ja, për kryerjen e veprimtarisë si i tillë.
DH. Informacion lidhur me konfliktin e interesave, i cili i është dhënë AMF-së.

Neni 74
Miratimi dhe publikimi i prospektit

1. Gjatë periudhës së shqyrtimit të aplikimit, sipas dispozitave përkatëse të këtij ligji, pas
paraqitjes së aplikimit, AMF-ja duhet të miratojë çdo prospekt të sipërmarrjes së investimeve
kolektive me ofertë publike, para fillimit të ofertës publike për nënshkrimin e aksioneve ose të
kuotave, si dhe duhet të miratojë, paraprakisht, ndryshimet në prospektet ekzistuese, të cilat janë
bërë për shkak të ndryshimeve thelbësore. Nëse brenda periudhës së parashikuar, AMF-ja nuk arrin
të marrë vendimin për miratimin e aplikimit të prospektit, ky i fundit ose ndryshimet e tij
konsiderohen të miratuara.
2. Nuk lejohet tregtimi nëpërmjet një oferte publike i aksioneve ose i kuotave në
sipërmarrjen e investimeve kolektive me ofertë publike, para miratimit nga AMF-ja të prospektit të
sipërmarrjes së investimeve kolektive.
3. Shoqëria administruese, jo më vonë se 7 ditë kalendarike, nga data e miratimit nga AMF-
ja, publikon prospektin në gazetat e përditshme, të shitura në të gjithë territorin e Republikës së
Shqipërisë.
4. AMF-ja mund ta miratojë përgatitjen dhe shpërndarjen e prospektit në një formë të
thjeshtuar (prospekt i thjeshtëzuar) vetëm për nevoja të një fondi investimi, me kusht që të bëhet një
deklaratë e qartë dhe e hollësishme për ekzistencën e prospektit të plotë, i cili mund të sigurohet pas
një kërkese.
5. Kushtet dhe kriteret e përcaktuara në prospektin e thjeshtëzuar nuk duhet të ndryshojnë
nga kushtet dhe kriteret e përmbajtura në prospektin e plotë. Prospekti i thjeshtëzuar duhet të
shkruhet në një mënyrë që të kuptohet lehtë nga investitori i zakonshëm. Kërkesat e detyrueshme të
prospektit të thjeshtëzuar mund të përcaktohen me një rregullore të AMF-së.
6. Elementet thelbësore të prospektit të plotë dhe atij të thjeshtëzuar përditësohen rregullisht.
7. Prospekti i plotë dhe ai i thjeshtëzuar publikohen, minimalisht, në gjuhën shqipe dhe i
shpërndahen falas investitorëve aktualë dhe/ose atyre potencialë.

8257
Neni 75
Shpeshtësia e publikimit të prospektit

1. Në rastin e një shoqërie investimi, prospekti përgatitet dhe i paraqitet AMF-së për
miratim në çastin e emetimit fillestar të aksioneve dhe më tej për çdo emetim vijues.
2. Në rastin e një fondi investimi, çdo prospekt i ri përgatitet dhe i paraqitet për miratim
AMF-së, si dhe sa herë që ka ndryshime thelbësore në prospekt, siç është parashikuar në pikat 1 e 2
të nenit 76 të këtij ligji dhe në raste të tjera, të parashikuara nga ky ligj.
3. AMF-ja mund të miratojë rregulla për përmbajtjen, publikimin dhe miratimin e
prospekteve të plota dhe të thjeshtëzuara.

Neni 76
Ndryshimet në prospektin e një fondi investimi

1. Ndryshimet në prospektet e fondeve të investimit propozohen me qëllim:


a) zmadhimin e tarifave të hyrjes, të tarifave vjetore të administrimit ose tarifave të largimit;
b) ndryshimin e objektivave të investimit të fondit dhe për risqet e lidhura me investimet e
parashikuara të fondit të investimit;
c) ndryshimin në politikën e shpërndarjes së fitimit;
ç) shkrirjen dhe bashkimin në një fond tjetër investimi ose ndarjen e fondit, të cilat u
nënshtrohen miratimit paraprak nga AMF-ja dhe kërkesave të mëposhtme:
i) njoftimi për ndryshimet e propozuara duhet t’u dërgohet drejtpërdrejt, me postë, të gjithë
mbajtësve të kuotave dhe publikohet në një gazetë të përditshme, që shitet në të gjithë territorin e
Republikës së Shqipërisë, të paktën një herë në dy javë, gjatë një periudhe dymujore, para datës së
zbatimit të ndryshimeve;
ii) të gjithë mbajtësit e kuotave duhet të njoftohen për faktin se ata kanë të drejtë të kërkojnë
nga fondi një shlyerje të kuotave të tyre, pa zbritur ndonjë tarifë largimi, që zbatohet normalisht
para zbatimit të ndryshimeve, së bashku me një njoftim për datën e shlyerjes;
iii) shlyerja e të gjitha kuotave, sipas kërkesës së marrë, kryhet para hyrjes në fuqi të
ndryshimeve në prospekt.
2. Përveç ndryshimeve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, edhe ndryshimet, që lidhen
me anëtarët e këshillit të administrimit të shoqërisë administruese, depozitarin ose ekspertët kontabël
të autorizuar të fondit të investimit, i nënshtrohen miratimit paraprak nga AMF-ja.

SEKSIONI 4
RREGULLAT E FONDIT PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE
KOLEKTIVE ME OFERTË PUBLIKE

Neni 77
Përkufizimi i rregullave të fondit

1. Rregullat e fondit të sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike rregullojnë


marrëdhëniet ligjore ndërmjet shoqërisë administruese dhe mbajtësve të kuotave/aksioneve.
2. Rregullat e fondit i bashkëngjiten prospektit të sipërmarrjes dhe janë pjesë përbërëse e tij.
3. Nuk është e nevojshme që rregullat e fondit t’i bashkëngjiten prospektit, kur prospekti
parashikon se mbajtësit e kuotave ose të aksioneve pajisen me rregullat e fondit, pas bërjes së një
kërkese, ose kur ai specifikon vendin se ku mund të sigurohen për shqyrtim rregullat e fondit.
4. Informacioni i dhënë në rregullat e fondit duhet të jetë i saktë dhe i plotë.

Neni 78
Përmbajtja e rregullave të fondit

Përveç rastit kur të dhënat e parashikuara në këtë nen janë pasqyruar tashmë në prospektin e
sipërmarrjes së investimeve kolektive, rregullat e fondit duhet të përmbajnë, minimalisht, edhe të
dhënat e mëposhtme:
8258
a) emrin e sipërmarrjes së investimeve kolektive, si dhe llojin e sipërmarrjes;
b) datën e themelimit të sipërmarrjes dhe kohëzgjatjen, kur ajo është themeluar për një
periudhë të caktuar kohore;
c) vendin, ku mund të sigurohen raportet gjashtëmujore ose vjetore dhe ku mund të merret
një kopje e prospektit ose çdo informacion tjetër shtesë për sipërmarrjen;
ç) shumën minimale dhe maksimale të aseteve monetare, që synohet të grumbullohet dhe
veprimet, që do të ndërmerren në rast se nuk arrihet shuma e caktuar minimale;
d) deklaratën e kujdestarisë ku shprehet se:
i) pasuria e sipërmarrjes së investimeve kolektive, përveç shumave që mbahen në llogarinë e
parave për t’u shpërndarë, ruhet nga depozitari për llogari të investitorëve, duke respektuar parimin
e barazisë, në përputhje me numrin e aksioneve ose të kuotave që zotëron çdo investitor, ose në
rastin kur ekzistojnë njëkohësisht si kuota të ardhurash, ashtu edhe kuota akumulimi, në përputhje
me pjesën individuale në pasurinë e sipërmarrjes, e llogaritur në bazë të kuotave të zotëruara nga
çdo investitor;
ii) shumat, që ndodhen në llogarinë e parave për t’u shpërndarë, mbahen nga depozitari
vetëm për qëllime shpërndarjeje;
iii) cila është monedha bazë e fondit;
iv) datat në vitin kalendarik, në të cilin fillon dhe mbaron viti financiar, i cili, në rastin e një
fondi ombrellë, duhet të jetë i njëjtë për të gjitha fondet e ndërvarura përbërëse;
v) data në vitin kalendarik, që është jo më vonë se dy muaj pas datës, në të cilën mbaron
periudha paraardhëse e kontabilitetit vjetor dhe që është data e deklarimit të shpërndarjes të së
ardhurave vjetore që, në rastin e një fondi ombrellë, është e njëjtë për të gjitha nënfondet përbërëse;
dh) të drejtat, që burojnë nga kuotat ose aksionet, si:
i) e drejta për të votuar në asamblenë e përgjithshme të një shoqërie investimi;
ii) e drejta për informacion (raportet gjashtëmujore dhe vjetore);
iii) e drejta për dividend ose pjesë në fitimin e shoqërisë;
iv) e drejta për të shitur aksionet ose kuotat te sipërmarrja dhe detyrimi i kësaj të fundit për
të shlyer kuotën apo për të blerë aksionin;
v) e drejta për t’u paguar nga pjesa, që ka mbetur nga asetet pas likuidimit ose falimentimit;
e) në rastin e një shoqërie investimi, informacionin për bursën/bursat, në të cilat do të
tregtohen aksionet;
ë) përshkrimin e objektivave të investimit të sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë
publike dhe natyrën e portofoleve të sugjeruara ose ekzistuese, duke specifikuar sektorët e
ekonomisë, mënyrën me të cilën mund të arrihen këta objektiva, dhe rreziqet, që lidhen me
investimet dhe strukturat e sipërmarrjes së investimeve kolektive;
f) nëse ndonjëri nga objektivat e sipërmarrjes është një investim me natyrë specifike,
deklarimin e këtij fakti dhe karakteristikat e kësaj natyre specifike;
g) shumën minimale, që mund të investohet nga çdo investitor, mënyrën e shlyerjes së
kuotave dhe informacionin për mënyrën e llogaritjes dhe shpeshtësinë e shpërndarjes së fitimit të
fondit të investimit te mbajtësit e kuotave;
gj) deklaratën se objektivi i investimit është replikimi i një indeksi, në rast se sipërmarrja e
investimeve kolektive ka qëllim të replikojë një indeks aksionesh ose instrumentesh borxhi;
h) në rastin e një fondi investimesh: tarifat vjetore, kostot e administrimit dhe kostot
operative, që mund t’i ngarkohen fondit, si dhe përshkrimin e efektit të tyre në të ardhurat e
investitorëve në të ardhmen;
i) në rastin e fondeve ombrellë, në lidhje me vendosjen e tarifës për shkëmbimin e kuotave,
një deklaratë, që autorizon shoqërinë administruese të një fondi ombrellë për të vendosur një tarifë
fikse për shkëmbimin e kuotave ndërmjet fondeve të ndërvarura (përveç këmbimit të parë, të bërë
nga një investitor në secilin vit financiar) dhe specifikimin se cili është maksimumi i kësaj tarife;
j) informacionin për mënyrën e llogaritjes, si dhe mënyrën e frekuencën e shpërndarjes së
dividendëve në një shoqëri investimi tek aksionarët e shoqërisë;
k) sqarim të shkurtër për tatimet dhe taksat, që vendosen për sipërmarrjen e investimeve
kolektive;
8259
l) kohëzgjatjen e vitit financiar;
ll) datën e publikimit të rregullave të fondit;
m) të dhënat për shoqërinë administruese si më poshtë:
i) emërtimin e shoqërisë, formën ligjore, selinë e regjistruar dhe zyrën qendrore, nëse është
e ndryshme nga selia e regjistruar, numrin e licencës të dhënë nga AMF-ja, si dhe datën e
themelimit dhe të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit;
ii) në rast se shoqëria administruese administron sipërmarrje të tjera të investimeve kolektive
me ofertë publike, listën e këtyre sipërmarrjeve;
iii) emrat e anëtarëve të këshillit të administrimit, biografitë e tyre të shkurtra dhe të dhëna
treguese, nëse ata kanë, në ndonjë mënyrë, lidhje me njëri-tjetrin;
iv) shumën e kapitalit të regjistruar të shoqërisë administruese dhe emrat e aksionarëve të
shoqërisë administruese, formën ligjore dhe treguesin e pjesëmarrjes së aksionarëve në kapitalin e
regjistruar;
v) emërtimet, format ligjore, datat e themelimit dhe të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të
Regjistrimit dhe tek AMF-ja, si dhe rolin e shoqërive, që veprojnë si këshilltarë investimi të
sipërmarrjes së investimeve kolektive dhe emrin e kryetarit të këshillit të administrimit ose të
personave të tjerë përgjegjës në këto shoqëri.
n) në rastin e një fondi investimi, parashikuar në nenin 37 të këtij ligji, në prospekt duhet të
përmendet vendi në Republikën e Shqipërisë, ku investitorët vendas mund të pajisen me informacion
dhe ku mund të blejnë apo të shesin kuotat ose aksionet e sipërmarrjes përkatëse të investimeve
kolektive. Ky informacion duhet të publikohet në gjuhën shqipe;
nj) informacionin për depozitarin, që përfshin emërtimin e shoqërisë, formën ligjore, selinë
dhe adresën e këshillit të administrimit të depozitarit, si dhe numrat dhe informacionet për licencat e
dhëna nga Banka e Shqipërisë dhe AMF-ja, për kryerjen e veprimtarisë si i tillë.

SEKSIONI 5
PROMOVIMI I SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE
ME OFERTË PUBLIKE

Neni 79
E drejta për të promovuar sipërmarrjen e investimeve kolektive me ofertë publike

Veprimtaritë promocionale të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, të administruara nga


shoqëritë administruese, mund të ndërmerren dhe të kryhen vetëm nga:
a) një shoqëri administruese e licencuar, me seli të regjistruar në Republikën e Shqipërisë;
b) një shoqëri administruese e licencuar, me seli të regjistruar në një shtet të Bashkimit
Europian ose në një shtet të lejuar nga AMF-ja.

Neni 80
Parimi i saktësisë

1. Para se të publikohet, i gjithë informacioni promocional për sipërmarrjet e investimeve


kolektive me ofertë publike dhe shoqëritë, që i administrojnë ato, kryesisht, që lidhet me kuotat apo
aksionet, operacionet financiare dhe të drejtat e mbajtësve të kuotave dhe/ose të aksionarëve të
shoqërisë së investimit, i paraqitet për miratim AMF-së.
2. Shoqëria administruese është përgjegjëse për integritetin dhe saktësinë e informacionit të
publikuar për qëllime të promovimit të fondit të investimit.
3. Këshilli mbikëqyrës i shoqërisë së investimit dhe këshilli i administrimit i shoqërisë
administruese janë bashkërisht dhe veçmas përgjegjës për integritetin dhe saktësinë e informacionit
të publikuar për qëllime promovimi të shoqërisë së investimit.

8260
Neni 81
Kushtet e promovimit dhe publikimi i të dhënave

Informacioni promocional për sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike mund


t’u komunikohet personave të tretë nëpërmjet shtypit, reklamave në radio dhe televizion, me anë të
takimit personalisht të personave, komunikimit telefonik, internetit dhe medias elektronike, si dhe
nëpërmjet televizionit interaktiv, ku në mjetet e mundshme të komunikimit të medias përfshihen,
gjithashtu:
a) broshurat;
b) reklamat në gazeta dhe revista, në radio, televizion dhe internet;
c) posta e rregullt ose elektronike, mesazhet me faks ose forma të tjera të dërgimit të postës;
ç) tregtimi përmes telefonit, përfshirë përdorimin e një ofruesi të specializuar të shërbimeve
të tregtimit telefonik në bazë të një marrëveshjeje të lidhur me shoqërinë administruese;
d) letrat, komunikimet telefonike ose kontaktet personale;
dh) mjetet e promocionit të shitjeve me elemente të stimujve financiarë;
e) publikime investimi ose publikime të tjera, që ofrojnë rekomandime të përgjithshme
investimi, përfshirë dhe blerjet, pjesëmarrjen ose shitjet e investimeve;
ë) paraqitja në një grup të madh njerëzish (20 ose më shumë);
f) metodat ose mjetet e tjera të komunikimit, të cilat personat juridikë ose fizikë në
Republikën e Shqipërisë mund t’i lexojnë, t’i shohin ose t’i marrin.

Neni 82
Ruajtja e kopjeve të materialeve promocionale

1. I gjithë informacioni promocional për sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë


publike miratohet nga personat e autorizuar, për të përfaqësuar shoqëritë administruese.
2. Shoqëritë administruese mbajnë një kopje të çdo materiali promocional të publikuar, si
dhe burimet e të dhënave, që mbështesin referencat e pasqyruara në këto publikime, të cilat duhet të
jenë të disponueshme për inspektim nga AMF-ja.

Neni 83
Mënyra e promovimit

Në rastin kur shpërndahet informacion promocional për sipërmarrjet e investimeve kolektive


me ofertë publike dhe shoqëritë e tyre administruese:
a) nuk duhet të fshihet ose të paraqitet në mënyrë false qëllimi i tyre promocional;
b) duhet të jepet një përshkrim i saktë dhe i vërtetë i sipërmarrjes së investimeve kolektive
me ofertë publike, që po promovohet, si dhe i detyrimeve të pritshme dhe i rreziqeve, që lidhen me
to;
c) duhet që faktet dhe citimet e dhëna të jenë të plota, të qarta, të vërteta dhe të kuptueshme,
në datën në të cilën jepen, si dhe nuk duhet të jenë çorientuese dhe çdo fakt i dhënë të jetë i
provueshëm;
ç) duhet që çdo opinion i dhënë të jetë i plotë dhe i qartë dhe të përmendet se për përdorimin
e mëtejshëm të tij është marrë miratimi nga shoqëria administruese;
d) duhet që çdo krahasim i bërë të bazohet në fakte, të cilat janë të sakta dhe të përditësuara
ose që përfundimet e tyre kryesore janë dhënë në mënyrë të qartë dhe se çdo krahasim i tillë është
dhënë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, i cili, në asnjë mënyrë, nuk është çorientues dhe
bazohet në të gjithë faktorët kyç për një krahasim të këtij lloji;
dh) nuk duhet të jepet asnjë shtrembërim, në veçanti, për sa i përket ekspertizës profesionale
të personave përgjegjës, aseteve, qëllimit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe veprimtarisë
tregtare të shoqërisë administruese e numrit të aksioneve apo të kuotave, që ajo zotëron në
sipërmarrjen e investimeve kolektive;

8261
e) duhet siguruar që paraqitja, përmbajtja ose forma e informacionit promocional nuk
shtrembëron, fsheh ose pakëson rëndësinë e ndonjë deklarate, paralajmërimi ose reference, që duhet
të jepet sipas këtij ligji apo akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
ë) duhet siguruar që nuk mund të citohet asnjë licencë e dhënë nga organi përgjegjës, pa
lejen e AMF-së ose të organit tjetër përgjegjës dhe se asnjë personi të tretë nuk do t’i lihet të besojë
se licenca e dhënë nga AMF-ja ka një kuptim të ndryshëm nga vërtetimi, që provon se firma e dhënë
ka përmbushur të gjitha kushtet për përfitimin e statusit ligjor të treguar në licencë;
f) nuk mund të hiqet asnjë e dhënë, nëse kjo heqje do ta bënte informacionin promocional të
pasaktë, të pavërtetë, të paqartë ose çorientues (që çon në gjykime të gabuara);
g) duhet të jepet një përshkrim i saktë dhe i vërtetë i sipërmarrjes së investimit kolektiv me
ofertë publike, detyrimet e parashikuara dhe rreziqet që lidhen me to.

Neni 84
Paraqitja e rezultateve

Paraqitja e rezultateve të biznesit të sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike:


a) nuk duhet të përbëjë garanci ose premtim;
b) nuk duhet të bëhet në formën e vlerësimeve të përafërta;
c) duhet të reflektojë performancën e veprimtarisë së investimit nga çasti i themelimit të tij
deri në ditën e paraqitjes, ose performancën në pesë vitet e fundit, cilado nga të dy periudhat qoftë
më e afërta;
ç) duhet të bëhet në bazë të të dhënave më të fundit, të disponuara në çastin e paraqitjes së
rezultateve;
d) duhet të hartohet në mënyrë të normalizuar për sa i përket periudhave të mbuluara, me
përfshirjen ose përjashtimin e faktorëve të caktuar, që prekin këto rezultate (si për shembull bazën
për çmimin, kostot, taksat, dividendët);
dh) nuk duhet të bëhet në një mënyrë që mund të interpretohet si parashikim për rezultatet e
mundshme të veprimtarisë në të ardhmen.

Neni 85
Rregulloret e AMF-së

AMF-ja miraton një rregullore për përmbajtjen dhe mënyrat e paraqitjes së rezultateve të
biznesit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike.
AMF-ja miraton një rregullore për përmbajtjen, kufijtë kohorë, dhënien dhe modifikimet e
informacionit marketues për sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike.

Neni 86
Përjashtime në zbatimin e kushteve të promovimit
dhe publikimit të të dhënave

Komunikimet, që përjashtohen nga zbatimi i dispozitave të këtij ligji, për sa u përket


kushteve të promovimit dhe të publikimit të informacionit promocional për fondet e investimit me
ofertë publike, janë:
a) komunikimet ndërmjet shoqërisë administruese dhe çdo subjekti tjetër të licencuar, për të
kryer një veprimtari financiare në Republikën e Shqipërisë;
b) njoftimet e shkurtra, ekskluzivisht faktike, në radio, televizion, shtyp ose media
elektronike për sipërmarrjen dhe/ose shoqërinë administruese dhe të dhënat kryesore të kontaktit;
c) letrat dhe materialet e shkruara, që u adresohen individualisht personave të tretë për
kërkesat e tyre specifike, të cilat nuk bien në kategorinë e reklamimit masiv postar;
ç) raportet vjetore të biznesit dhe raportet financiare të sipërmarrjes së investimeve kolektive
ose të shoqërisë së tij administruese.

8262
SEKSIONI 6
POLITIKAT E INVESTIMIT PËR SIPËRMARRJEN E INVESTIMEVE KOLEKTIVE ME
OFERTË PUBLIKE

Neni 87
Investimet e lejuara

1. Në një sipërmarrje të investimeve kolektive me ofertë publike, të paktën, 90 për qind e


portofolit duhet të përbëhet nga:
a) tituj të transferueshëm dhe instrumente të tregut të parasë, që tregtohen në tregje të
rregulluara ose në një bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë, në një shtet të Bashkimit Europian
apo në një shtet tjetër të lejuar nga AMF-ja;
b) kuota e fondeve të investimit apo aksione të shoqërive të investimit, të licencuara sipas
këtij ligji, si dhe nga kuota ose aksione të sipërmarrjeve kolektive të investimit, të licencuara në
përputhje me standardet e Bashkimit Europian;
c) depozita në institucione kreditimi, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, në një nga
shtetet anëtare të BE-së ose në një shtet të lejuar nga AMF-ja, të cilat mund të tërhiqen menjëherë
ose që kanë afat maturimi jo më shumë se 12 muaj;
ç) instrumente financiare derivativë;
d) instrumente të tregut të parasë, përveç atyre të tregtuara në një treg të rregulluar.
2. Një sipërmarje e investimeve kolektive mund të investojë jo më shumë se 10 për qind të
aseteve të veta në tituj të transferueshëm dhe në instrumente të tregut të parasë, të ndryshme nga ato
të përmendura më sipër.
3. Një sipërmarrje e investimeve kolektive me ofertë publike nuk duhet të zotërojë metale të
çmuara ose certifikata, që përfaqësojnë këto metale.
4. Një shoqëri investimi mund të zotërojë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, që janë
thelbësore për kryerjen e drejtpërdrejtë të veprimtarisë tregtare.
5. Sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike mund të mbajnë asete likuide për
qëllime dytësore.
6. Një sipërmarrje e investimeve kolektive me ofertë publike, si pjesë të politikës së saj të
investimit për administrim efektiv të portofolit, mund të përdorë instrumente financiare derivative.
Megjithatë shoqëria administruese duhet të ketë një proces dhe teknika efektive të menaxhimit të
riskut për administrimin efiçent të portofolit apo për t’u ruajtur nga ndryshimi i kursit të monedhës,
të cilat ia komunikon rregullisht AMF-së. AMF-ja mund të hartojë dhe të miratojë rregulla në lidhje
me detyrimet e parashikuara në këtë pikë.

Neni 88
Kufizimet e investimit

1. Sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike nuk mund të investojë më shumë


se 5 për qind të aseteve të saj në tituj dhe instrumente të tregut të parasë të një emetuesi të vetëm.
2. Sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike nuk mund të investojë më shumë
se 20 për qind të aseteve të saj në depozita në të njëjtin institucion depozitues.
3. Kufiri 5 për qind, sipas pikës 1 të këtij neni:
a) mund të rritet deri në 10 për qind. Në këtë rast, vlera totale e titujve ose instrumenteve të
tregut të parasë, që mban një sipërmarrje e investimeve kolektive me ofertë publike te disa emetues,
ku për secilin ka investuar mbi 5 për qind të aseteve të fondit, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të
vlerës totale të aseteve të fondit;
b) mund të rritet deri në 35 për qind në rastin e titujve dhe të instrumenteve të tregut të
parasë, të emetuara ose të garantuara nga qeveria dhe autoritetet vendore të Republikës së
Shqipërisë, shteteve të Bashkimit Europian, shteteve të tjera të lejuara nga AMF-ja, ose nga
organizma publikë ndërkombëtarë, në të cilët bëjnë pjesë një ose më shumë shtete të Bashkimit
Europian;
8263
c) kufizimi i parashikuar në shkronjën “b” të pikës 3 të këtij neni mund të rritet deri në 100
për qind me miratimin e AMF-së, në rast se plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme:
i) prospekti dhe rregullat e fondit përmendin shprehimisht shtetet, autoritetet qendrore a
vendore ose organizmat publikë ndërkombëtarë, në të cilët sipërmarrja e investimeve kolektive ka
qëllim të investojë më shumë se 35 për qind të aseteve të saj;
ii) asetet e sipërmarrjes së investimeve kolektive përbëhen nga të paktën 6 tituj ose
instrumente të tregut të parasë, të llojeve të ndryshme;
iii) vlera e asnjë lloj titulli apo instrumenti të parasë, të përmendur në shkronjën “b” të pikës
3 të këtij neni, nuk tejkalon 30 për qind të aseteve të SIK-së;
ç) mund të rritet deri në 25 për qind në rastin e disa obligacioneve të veçanta, të emetuara
nga institucionet kredituese të licencuara, të cilat e kanë selinë e regjistruar në Republikën e
Shqipërisë, apo në një shtet të Bashkimit Europian apo të lejuara nga AMF-ja. Kur SIK-ja investon
më shumë se 5 për qind të aseteve të saj në këto lloj obligacionesh të emetuara nga një emetues i
vetëm, atëherë vlera totale e këtij investimi nuk tejkalon 80 për qind të vlerës totale të aseteve të
sipërmarrjes kolektive me ofertë publike;
d) për titujt e transferueshëm dhe instrumentet e tregut të parasë, të parashikuara në
shkronjat “b” dhe “ç” të kësaj pike, nuk aplikohet limiti prej 40 për qind, referuar në shkronjën “a”
të kësaj pike.
4. Ekspozimi ndaj rreziqeve të palës tjetër i një sipërmarrjeje të investimeve kolektive në
një transaksion me instrumente derivativ në një treg të rregulluar nuk tejkalon:
a) 10 për qind të aseteve të tij, kur pala tjetër është një institucion i licencuar kreditimi;
b) 5 për qind të aseteve të tij, në rastet e tjera.
5. Kufiri i kombinuar i investimeve, depozitimeve dhe ekspozimeve që lindin nga derivativët
me një emetues të vetëm, së bashku, të parashikuara në shkronjën “a” të pikës 3 të këtij neni, nuk
mund të tejkalojnë 20 për qind të aseteve.
Titujt e transferueshëm dhe instrumentet e tregut të parasë, të emetuara nga një emetues i
vetëm, si dhe depozitat e bëra në të njëjtin institucion (emetuesi), të parashikuara në pikat 1 e 2 dhe
në shkronjat “a”, “b” dhe “ç” të pikës 3 të këtij neni, nuk tejkalojnë 35 për qind të vlerës totale të
aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive.
6. Nëse sipërmarrja e investimeve kolektive përpiqet që të replikojë një indeks aksionesh ose
indeks instrumentesh borxhi, AMF-ja mund të lejojë që deri në 20 për qind të aseteve të fondit të
investohet në aksione ose instrumente borxhi të një emetuesi të vetëm. Kufiri mund të lejohet nga
AMF-ja deri në 35 për qind në një emetues të vetëm në kushte të jashtëzakonshme të tregut,
veçanërisht kur tituj ose instrumente të caktuara të tregut të parasë janë me peshë të madhe në
indeks.
7. Sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike mund të marrë në zotërim kuota
ose aksione të një sipërmarrjeje tjetër të investimeve kolektive, me kusht që jo më shumë se 10 për
qind e aseteve të saj janë investuar te një SIK tjetër e vetme.
a) Në total, një SIK mund të investojë deri në 30 për qind të aseteve të saj në kuota apo
aksione të një forme tjetër të sipërmarrjeve të investimeve kolektive. Kur SIK-ja merr në zotërim
kuota ose aksione të një SIK-je tjetër, asetet e tyre nuk bashkohen, me qëllim llogaritjen e limiteve
të përcaktuara në pikat 1 - 6 të këtij neni.
b) Sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike duhet ta pasqyrojë në prospektin
ose rregullat e fondit faktin, kur ajo ka synim të investojë një pjesë thelbësore të aseteve të saj në
tituj/aksione në një formë tjetër sipërmarrjeje të investimit kolektiv me ofertë publike.
c) Kur sipërmarrja e investimeve kolektive me ofertë publike ka të përbashkët, drejtpërdrejt
ose tërthorazi, një shoqëri administruese me një sipërmarrje tjetër të investimeve kolektive me ofertë
publike, në të cilën ajo investon, shoqëria administruese nuk vendos tarifa hyrjeje ose largimi për
mbajtësit e kuotave ose aksionarët për investimet në kuotat apo aksionet e sipërmarrjeve të tjera të
investimeve kolektive me ofertë publike.
8. Pikat 1 deri në 7 të këtij neni nuk zbatohen për fondin ombrellë, njësoj sikur ai të ishte
fond i vetëm titujsh, por zbatohen për çdo fond të ndërvarur të fondit ombrellë, njësoj sikur çdo
fond i veçantë të ishte një fond i vetëm investimi.
8264
9. Kufizimi i pikës 8 të këtij neni nuk përfshin investimin total të përbashkët nga fondet e
ndërvarura në çfarëdolloj klase të titujve të emetuar nga cilido emetues, nëse ai nuk tejkalon 10 për
qind të vlerës së aseteve të të gjitha fondeve të ndërvarura, të marra si një e tërë.

Neni 89
Huamarrja dhe huadhënia

1. AMF-ja, pas kërkesës së një sipërmarrjeje të investimeve kolektive, mund të japë


miratimin për marrjen hua, përkohësisht:
a) deri në 10 për qind të aseteve/kuotave të sipërmarrjes së investimeve kolektive;
b) deri në 10 për qind të aseteve të shoqërisë së investimit, kur ajo merr hua për të bërë të
mundur blerjen e pronës së paluajtshme për kryerjen e drejtpërdrejtë të biznesit.
2. Për shoqërinë e investimit, huamarrja, për arsyet e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b”
të pikës së mësipërme, nuk mund të kalojë në total 15 për qind të aseteve të saj.
3. Ndalohet huadhënia për llogari të një sipërmarrjeje të investimeve kolektive, si dhe këto
sipërmarrje nuk mund të përdoren për të siguruar apo garantuar ndonjë hua.

Neni 90
Kostot, që lidhen me fondin e investimit

1. Tarifat, që u ngarkohen mbajtësve të kuotave e fondit të investimit, kufizohen në:


a) tarifën e hyrjes, e cila i shtohet shumës së pagesës në kohën e shitjes së kuotave;
b) tarifën e largimit, e cila zbritet nga vlera neto e aseteve të fondit, për çdo kuotë në kohën
e shlyerjes;
c) tarifa e administrimit, e cila llogaritet ditë për ditë, në bazë të vlerës neto të aseteve të
fondit, sipas formulës së mëposhtme:
1
Tarifa vjetore e raportuar e administrimit × -------- .
365
2. Kostot operative të shoqërisë administruese dhe të shërbimeve, të cilat ajo i siguron për
fondet e investimit, përveç tarifave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, nuk duhet t’i faturohen
fondit, ku përjashtim i vetëm është nënshkrimi i kuotave nga mbajtësit e kuotave, në rastin kur ky
shërbim sigurohet nga shoqëria administruese.
3. Nuk lejohet vendosja e tarifave për rezultatet e veprimtarisë së fondit.
4. Kostot e tjera, që mund të regjistrohen drejtpërdrejt, duke debituar mbajtësit e kuotave
janë si më poshtë:
a) tarifat dhe kostot, që i paguhen depozitarit;
b) kostot, komisionet ose shpërblimet për shitblerjen e aseteve;
c) kostot e mbajtjes së regjistrit të kuotave, përfshirë dhe kostot e lëshimit të vërtetimeve të
transaksioneve ose vërtetimet e balancës së kuotave, nëse është e nevojshme, si dhe kostot e
shpërndarjes së fitimeve;
ç) kostot e auditimit vjetor;
d) kostot e përgatitjes, të shtypjes dhe tarifat postare për raportet gjashtëmujore dhe vjetore
për mbajtësit e kuotave;
dh) të gjitha tarifat dhe shpërblimet e parashikuara, që i paguhen AMF-së, për dhënien e
licencës për fondin;
e) taksat, që paguhen nga fondi për asetet ose fitimin e tij;
ë) kostot e komunikimit të ndryshimeve në prospekt dhe komunikimet e tjera të
parashikuara;
f) kostot e tjera, siç është parashikuar nga ligje të veçanta.
5. Asnjë kosto e vetme nuk paguhet nga asetet e fondit të investimit, përveç kur ajo është
parashikuar si kosto në prospektin e fondit.

8265
6. Asnjë tarifë ose shpërblim nuk i ngarkohet fondit të investimit, për reklamimin apo
promocionin e kuotave të fondit dhe të shpërblimeve të përfaqësuesve të fondit për shitjet. Shoqëria
administruese i paguan këto kosto nga të ardhurat e fituara, në bazë të tarifave të administrimit të
hyrjes dhe largimit.
7. Shuma totale e të gjitha kostove të pasqyruara në librat kontabël, duke debituar fondet e
investimit, shprehet si raport i shpenzimeve totale dhe mënyra e llogaritjes është e përcaktuar dhe e
specifikuar në rregullat dhe prospektin e fondit, si dhe publikohet në raportin vjetor financiar, të
audituar.
8. Raporti i shpenzimeve totale të fondit të investimit nuk duhet të tejkalojë 3,5 për qind të
vlerës neto të aseteve të fondit. Me mbylljen e periudhës vjetore të kontabilitetit, AMF-ja publikon,
çdo vit, një përmbledhje krahasimore të vlerave totale të shpenzimit, për të gjitha fondet e
investimit.
9. Të gjitha kostot, të cilat në një vit të veçantë tejkalojnë maksimumin e lejuar të vlerës
totale të shpenzimeve prej 3,5 për qind, merren përsipër nga shoqëria administruese.

Neni 91
Llogaritja e tarifave dhe kostove

Shuma totale e të gjitha kostove të pasqyruara në librat kontabël, duke debituar fondin e
investimit, shprehet si raport i shpenzimeve totale dhe llogaritet për çdo vit paraardhës në mënyrën e
mëposhtme:

Tarifa totale e administrimit + shuma totale e të gjitha kostove të tjera,


parashikuar në nenin 90 të këtij ligji, minus kostot e parashikuara
në pikën 4, shkronjat “a”, “b”, “e” dhe “f” të nenit 90
_________________________________________________× 100
Vlera mesatare neto e aseteve

Kjo shumë publikohet në raportin financiar vjetor të audituar.

KREU VI
SHOQËRIA E INVESTIMIT ME OFERTË PRIVATE

Neni 92
Shoqëria e investimit me ofertë private

Shoqëria e investimit me ofertë private është një shoqëri aksionare, me seli të regjistruar në
Republikën e Shqipërisë, e cila themelohet në përputhje me ligjin për shoqëritë tregtare dhe vetëm
pas miratimit të AMF-së. Objekti i veprimtarisë tregtare të kësaj shoqërie është investimi i fondeve,
me qëllim shpërndarjen e riskut të investimit, duke u dhënë investitorëve të saj, të afruar përmes
ofertës private, përfitimin e rezultateve të administrimit të atyre fondeve. Të drejtat e investitorëve
përfaqësohen nga aksionet në atë shoqëri.

Neni 93
Themelimi i shoqërisë së investimit me ofertë private

1. Shoqëria e investimit me ofertë private mund të themelohet për një periudhë të caktuar
ose të pacaktuar kohe.
2. Aksionet e shoqërisë së investimit me ofertë private emetohen nëpërmjet një oferte
private vetëm në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjin nr.9879, datë 21.2.2008 “Për titujt” dhe
në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.
3. Në rregullat e fondit dhe prospektin e shoqërisë së investimit me ofertë private
përcaktohen edhe objektivat e saj të investimit.
8266
4. Shoqëria e investimit me ofertë private mund t’i ofrojë aksionet e veta vetëm pas
regjistrimit në Regjistrin e Fondeve.
5. AMF-ja miraton një rregullore për të përcaktuar kërkesat e sakta të aplikimit për
miratimin e shoqërisë së investimit me ofertë private.

Neni 94
Prospekti i shoqërisë së investimit me ofertë private

1. Prospekti i shoqërisë së investimit me ofertë private përbën një ftesë për blerje aksionesh,
që i adresohet ekskluzivisht një personi të caktuar ose një grupi të kufizuar investitorësh, që
përmbushin kërkesat e përcaktuara në ligjin nr.9879, datë 21.2.2008 “Për titujt” dhe në aktet
nënligjore të dala në zbatim të tij.
2. Informacioni i dhënë në prospekt duhet të jetë i saktë dhe i plotë.

Neni 95
Ndalimet për promovimin e shoqërisë së investimit me ofertë private

1. Shoqëria e investimit me ofertë private nuk duhet të angazhohet në fushata publike për
promovimin e investimit, që ajo administron. Shpërndarja publike e materialeve prezantuese, të
cilat, përveç dhënies së informacionit për emërtimin dhe veprimtarinë e shoqërisë së investimit,
orienton investitorët potencialë të përshtatshëm për këtë lloj shoqërie, në shoqërinë e investimit me
ofertë private, nuk konsiderohet promocion publik.
2. Të gjitha të dhënat për paraqitjen e shoqërisë së investimit me ofertë private duhet të
autorizohen nga anëtarët e këshillit të administrimit dhe duhet të jenë të plota, të qarta, të vërteta dhe
të sakta dhe nuk duhet të jenë çorientuese, në veçanti, për sa i përket risqeve dhe tarifave.

Neni 96
Kushtet e paraqitjes së rezultateve dhe publikimi i të dhënave

Çdo paraqitje e rezultateve të biznesit të një shoqërie investimi me ofertë private:


a) përbëhet nga të dhënat më të fundit, të disponueshme në çastin e paraqitjes së rezultateve
të biznesit;
b) hartohet në mënyrë të njëtrajtshme, për sa u përket periudhave të mbuluara, me
përfshirjen ose përjashtimin e faktorëve të veçantë, të cilët ndikojnë në këto rezultate, p.sh. bazat
për çmimin, kostot, taksat, dividentët etj.

Neni 97
Politika e investimit të një shoqërie investimi me ofertë private

Kërkesat, ndalimet dhe kufizimet e sakta për politikën e investimit të një shoqërie investimi
me ofertë private përcaktohen me rregullore të veçantë të AMF-së.

KREU VII
SHITJA E AKSIONEVE OSE E KUOTAVE NË SIPËRMARRJET
E INVESTIMEVE KOLEKTIVE

Neni 98
Subjektet e lejuara

1. Shitja e aksioneve ose e kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë


publike kryhet nga shoqëritë administruese.

8267
2. Përveç sa parashikohet në pikën 1 të këtij neni, shitja e aksioneve ose e kuotave në
sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike mund të realizohet nga subjektet e
mëposhtme ligjore, të cilat kanë lidhur një kontratë me shoqërinë administruese dhe që janë të
autorizuara për të vepruar në Republikën e Shqipërisë:
a) bankat;
b) shoqëritë e sigurimit;
c) shoqëritë komisionere;
ç) persona të tjerë juridikë, që kryejnë transanksione shitjeje për shoqërinë administruese, në
bazë të një kontrate bashkëpunimi ndërmjet palëve.

Neni 99
Veprimtaria si agjent i shoqërisë administruese dhe investitorëve

1. Në shitjen e aksioneve ose të kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë


publike, bankat ose shoqëritë e sigurimit dhe personat e tjerë juridikë, të parashikuar në shkronjën
“ç” të pikës 2 të nenit 98 të këtij ligji, veprojnë si agjentë të shoqërisë administruese, në bazë të një
kontrate me shkrim, të përfunduar me këtë shoqëri.
2. Në shitjen e aksioneve ose kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë
publike, shoqëritë komisionere dhe bankat e licencuara, për të kryer veprime me titujt, veprojnë si
agjentë të klientëve në blerjen e aksioneve ose të kuotave për llogari të tyre, bazuar në një kontratë
të lidhur me ta.

Neni 100
Njoftimi i pezullimit të licencave

1. Subjektet e përmendura në nenin 99 të këtij ligji nuk do të përfshihen në transaksionet e


shitjeve, që përfshijnë kuota ose aksione në sipërmarrjen e investimeve kolektive me ofertë publike,
gjatë periudhës në të cilën autoriteti përgjegjës ka pezulluar përkohësisht licencat e tyre.
2. Ata kanë detyrimin të njoftojnë menjëherë shoqëritë administruese, me të cilat kanë
përfunduar një kontratë për kryerjen e transaksioneve të shitjeve, për çdo pezullim të licencës së
tyre.
3. AMF-ja miraton një rregullore të veçantë, që rregullon kushtet, mënyrën e marrjes së
autorizimit për shitjen e aksioneve ose të kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive për të
gjithë individët e punësuar nga një person juridik dhe individët e tjerë, që kryejnë këto transaksione
për shoqërinë administruese, sipas një kontrate të veçantë.

Neni 101
Mënyra dhe kushtet e shitjes

Subjektet e parashikuara në nenin 99 të këtij ligji, të autorizuara për shitjen e aksioneve ose
të kuotave në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike, kanë detyrimin:
a) t’u garantojnë investitorëve disponueshmërinë e të gjitha dokumenteve dhe të të dhënave
përkatëse, kryesisht prospektin, raportet, çmimet etj.;
b) të kontrollojnë, nëse kërkesat për blerjen dhe shlyerjen janë përfunduar në mënyrë të
rregullt;
c) t’i dërgojnë rregullisht shoqërisë administruese kërkesat për shitje dhe shlyerje;
ç) në promovimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike ose dhënien e
të dhënave për shoqëritë e investimit me ofertë private, të përdorin vetëm prospektin, raportet dhe
materialet promocionale ose prezantuese, të miratuara nga një shoqëri e licencuar administruese;
d) të mos japin ndonjë informacion të rremë ose informacion, që mund të jetë çorientues për
investitorët për gjendjen e sipërmarrjes apo ndonjë deklaratë false rreth sipërmarrjes, objektivave të
saj të investimit, risqet e lidhura me to, çmimet, rendimentin e investimit a ndonjë çështje ose
informacion tjetër për sipërmarrjen apo shoqërinë administruese të licencuar, ose ndonjë deklaratë
8268
tjetër, e cila bie në kundërshtim me përmbajtjen e prospektit të fondit, rregullat e fondit ose raportet
e tij;
dh) të mbajnë përgjegjësi para shoqërisë së administrimit për çdo gabim ose pakujdesi të
punonjësve të tyre dhe për çdo mospërputhshmëri me këtë ligj dhe rregullore të tjera;
e) t’i bëjnë të ditur investitorit potencial shumën e komisionit të paguar për angazhimin e
tyre në shitjen e aksioneve ose kuotave, të llogaritura si përqindje e tarifës së hyrjes, tarifës vjetore
të administrimit ose tarifës së largimit;
ë) t’i bëjnë të ditur investitorit potencial faktin se cilën shoqëri administruese ai përfaqëson
dhe nëse ai ofron për shitje vetëm produktet e asaj apo të më shumë shoqërive;
f) të sigurohen se sipërmarrja apo sipërmarrjet e investimeve kolektive të propozuara
plotësojnë nevojat e palës së interesuar;
g) të veprojnë në çdo kohë në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret përkatëse.

Neni 102
Dhënia e rekomandimeve

Në rastin kur shoqëritë komisionere japin rekomandime për blerje ose shitje të aksioneve ose
të kuotave në një fond, ato janë të detyruara të zbatojnë dispozitat e nenit 101 të këtij ligji, me
përjashtim të shkronjave “dh” dhe “e” të pikës 1 të atij neni.

Neni 103
Shpërblimi për shitjet

Subjektet e parashikuara në nenin 99 të këtij ligji e marrin shpërblimin për punën e tyre
vetëm nga shoqëria administruese, e cila e përballon nga tarifat hyrëse të administrimit ose të
largimit, të arkëtuara nga investitorët.

Neni 104
Shitja e aksioneve në shoqëritë e investimit me ofertë private

1. Shitja e aksioneve në shoqëritë e investimit me ofertë private kryhet vetëm nga shoqëria
administruese.
2. AMF-ja miraton rregullore, që përcakton personat e autorizuar për shitjen ose
promovimin e shitjes së aksioneve, duke vendosur kushte për mënyrën e operimit të tyre, si dhe
kërkesa për raportimin.

KREU VIII
BASHKIMI DHE MBYLLJA E SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE

Neni 105
Bashkimi dhe mbyllja e shoqërive të investimit me ofertë publike dhe private

Bashkimi dhe mbyllja e shoqërisë së investimit me ofertë publike dhe private realizohet në
përputhje me dispozitat e ligjit nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Neni 106
Bashkimi dhe mbyllja e fondeve të investimit

1. Dy fonde investimi mund të bashkohen vetëm në rast të miratimit paraprak nga AMF-ja.
Procedura, kushtet dhe mënyra e bashkimit përshkruhen në një rregullore të nxjerrë nga AMF-ja për
këtë qëllim.
2. Mbyllja e një fondi investimi realizohet nga shoqëria administruese, që administron
fondin, përveç rasteve kur kjo shoqëri i është nënshtruar procedurave të falimentimit ose kur AMF-
8269
ja ka pezulluar përkohësisht ose ka hequr në mënyrë të përhershme licencën e shoqërisë
administruese.
3. Në rastin kur nuk është e mundur mbyllja e fondit të investimit nga shoqëria
administruese, për shkak të arsyeve të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, mbyllja realizohet nga
depozitari i fondit. Nëse depozitari është duke iu nënshtruar procedurave të falimentimit ose kur
licenca e tij si depozitar apo si bankë është pezulluar përkohësisht apo është hequr në mënyrë të
përhershme, mbyllja e fondit realizohet nga një likuidues fondi, i caktuar nga AMF-ja.
4. AMF-ja është e detyruar të caktojë pa vonesë likuiduesin e fondit të investimit, të
parashikuar në pikën 3 të këtij neni dhe në caktimin e tij duhet të veprojë me kujdesin maksimal,
duke u siguruar se ai do të marrë parasysh të drejtat dhe interesat e mbajtësve të kuotave në fondin e
investimit. AMF-ja është përgjegjëse para mbajtësve të kuotave për çdo vonesë të pajustifikuar ose
hezitim në caktimin e likuiduesit të fondit të investimit ose për çdo sjellje, e cila është në
kundërshtim me parimin e kujdesit maksimal dhe që i ka shkaktuar ndonjë dëm mbajtësit të kuotave.

Neni 107
Të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e likuiduesit

1. Likuiduesi është i detyruar të informojë AMF-në dhe të gjithë investitorët e fondit për
mbylljen e fondit, jo më vonë se 7 ditë nga data e marrjes së vendimit për mbylljen, ose nga data e
emërimit të tij si likuidues.
2. Pas marrjes së vendimit për mbyllje, çdo shitje e mëtejshme ose shlyerje e kuotave në
fondin e investimit është e ndaluar, përveçse në rastet e kërkesave të marra pas përcaktimit më të
fundit të çmimit dhe para marrjes së vendimit për mbyllje.
3. Nga data e marrjes së vendimit për mbyllje, nuk ngarkohet asnjë tarifë mbi fondin e
investimit përveç tarifave për depozitarin, kostot e lidhura me procedurën e mbylljes dhe shqyrtimin
e saj, si dhe kostot për përgatitjen dhe paraqitjen tek investitorët e fondit të raporteve të audituara
gjashtëmujore ose vjetore, gjatë procedurës së mbylljes së fondit të investimit.
4. Likuiduesi është i detyruar t’i paraqesë AMF-së raportet për ecurinë dhe raporte
përfundimtare të mbylljes, si dhe është përgjegjës për përgatitjen e raporteve të kërkuara.

Neni 108
Përfundimi i procedurës së mbylljes së fondit të investimit

1. Gjatë procedurës së mbylljes shiten të gjitha asetet e fondit, si dhe paguhen detyrimet e
fondit, të kërkueshme deri në datën e marrjes së vendimit për mbyllje.
2. Pjesa e mbetur e vlerës neto të aseteve të fondit u shpërndahet mbajtësve të kuotave në
përpjesëtim me pjesën e tyre në fond.
3. AMF-ja miraton një rregullore për procedurën, kostot dhe kufijtë kohorë për prishjen e
fondeve të investimit.

KREU IX
PËRCAKTIMI I VLERËS SË ASETEVE DHE I ÇMIMIT TË AKSIONEVE
E TË KUOTAVE TË SIPËRMARRJEVE TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE

Neni 109
Frekuenca e llogaritjes së vlerës

Shoqëria administruese duhet të përcaktojë vlerën e aseteve të fondit të investimeve dhe të të


gjitha detyrimeve e tarifave të saj, para se të llogarisë vlerën neto të aseteve për çdo kuotë apo
çmimin për çdo kuotë.
a) Vlera neto e aseteve të një fondi investimi llogaritet ditë për ditë, në kohën e treguar në
prospekt. Shoqëria administruese njofton AMF-në ditën tjetër të punës për vlerën e aseteve të fondit
të investimit, detyrimet dhe tarifat e tij, si dhe për çmimin e kuotave të fondit të investimit, siç janë
në datën e llogaritjes.
8270
b) Vlera neto e aseteve të një shoqërie investimi llogaritet të paktën një herë në muaj, në
kohën e treguar në prospekt.
c) AMF-ja miraton një rregullore të posaçme, duke specifikuar frekuenca të ndryshme, për
përcaktimin e vlerës neto të aseteve.

Neni 110
Përgjegjësia për llogaritjen e vlerës së sipërmarrjes së investimeve kolektive
dhe të çmimit të kuotave dhe aksioneve

1. Vlera e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive me ofertë publike dhe çmimi i


kuotave në një fond investimi llogariten nga shoqëria administruese.
2. Llogaritja e vlerave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni i nënshtrohet kontrollit dhe
verifikimit nga depozitari, i cili, në këtë rast, është përgjegjës për saktësinë e llogaritjes. Depozitari
nënshkruan dokumentin, që përmban përcaktimin e vlerës së aseteve dhe mban një kopje në dosjen e
vet, e cila i vihet në dispozicion AMF-së për inspektim, sipas kërkesës.
3. Eksperti kontabël i jashtëm i sipërmarrjes së investimeve kolektive është i detyruar të bëjë
kontrolle të rastësishme gjatë auditimit vjetor, për t’u siguruar se janë respektuar parimet e
specifikuara në aktet nënligjore, për përcaktimin e vlerës, që çmimet e aksioneve ose të kuotave, të
llogaritura në bazë të parimeve, janë të sakta dhe se tarifa e administrimit dhe tarifat apo kostot e
tjera, të parashikuara në akte nënligjore, prospekt ose rregullat e fondit nuk tejkalojnë shumat e
lejuara.

Neni 111
Parimet dhe mënyra e përcaktimit të vlerës së portofolit
të sipërmarrjes së investimeve kolektive

1. Llogaritja e vlerës së portofolit duhet të sigurojë trajtim të njëjtë për të gjithë investitorët
në sipërmarrjen e investimeve kolektive, pavarësisht llojit të sipërmarrjes ose faktit nëse kjo është
një sipërmarrje me ofertë publike apo private.
2. Në rastin e titujve, përfshirë aksionet e shoqërive të investimit, përcaktimi i vlerës së
aseteve bazohet në çmimin e tregut, që zbatohet në tregjet e organizuara dhe të rregulluara.
3. Në rastin kur nuk kemi çmim tregu, sipas pikës 2 të këtij neni, çmimi i transaksionit të
fundit, të përfunduar për atë titull, ose rendimenti nga transaksioni i fundit, në rastin e titujve të
borxhit, përdoret si bazë për llogaritjen e vlerës së aseteve, përveç se kur AMF-ja miraton një
rregu4.
4. Në rastin e depozitave dhe llogarive rrjedhëse ose ekuivalentëve të tyre monetarë,
pretendimeve dhe detyrimeve afatshkurtra dhe të të ardhurave e shpenzimeve të ardhshme, vlera
nominale e përdorur zmadhohet me interesin e akumuluar, nëse nuk është parashikuar ndryshe nga
AMF-ja.
5. Për të përcaktuar vlerën e transaksioneve të kontratave të së ardhmes dhe të mundësisë e
të derivativëve, për të cilat nuk është e mundur të përcaktohet çmimi i tregut, AMF-ja miraton një
rregullore specifike, duke përcaktuar mënyrat e përllogaritjes së vlerës së këtyre aseteve.
6. Në rastin e një fondi investimi përdoret çmimi i kuotës, nëse nuk është parashikuar
ndryshe nga AMF-ja.
7. Vlera e aseteve në monedhë të huaj llogaritet në monedhën e Republikës së Shqipërisë,
duke përdorur kursin e fundit të disponueshëm të këmbimit përpara përcaktimit të vlerës së aseteve,
në përputhje me rregulloret e nxjerra nga AMF-ja.
8. Në rastin e formave të tjera të aseteve, të cilat nuk kanë çmim tregu, vlerësohet vlera e
drejtë dhe e arsyeshme e këtyre aseteve. Procedurat për përcaktimin e vlerës së drejtë dhe të
arsyeshme të aseteve përfshijnë vlerën kohore, duke skontuar rrjedhën e parave, krahasimet me
asetet e ngjashme me çmim të njohur në treg, metodat e vlerësimit me opsione dhe mënyrat e tjera,
të parashikuara nga AMF-ja.

8271
9. Baza për përcaktimin e vlerës së aseteve specifikohet në prospektin dhe rregullat e fondit
dhe zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme për çdo llogaritje të vlerës së aseteve të fondit.
10. AMF-ja miraton një rregullore për bazën e detyrueshme të llogaritjes për sipërmarrjet e
investimeve kolektive, në lidhje me përcaktimin e vlerës së aseteve, përfshirë si titujt, edhe asetet
likuide apo gatilikuide, monedhën vendase dhe atë të huaj, kontratat e së ardhmes (futures) dhe
mundësive (opsionit), derivativët, pronën e paluajtshme, si dhe kriteret për tregjet e rregulluara e të
organizuara sipas kushteve, të përcaktuara nga ky ligj, si dhe kërkesat e likuiditetit për përcaktimin e
duhur të çmimeve të tregut dhe kërkesat për vendosjen në kohë të këtyre çmimeve, ndërsa mbahen
parasysh mënyrat e ndryshme të vlerësimit, në varësi të specifikave të fondeve.

Neni 112
Vlera neto e aseteve dhe vlera për çdo aksion ose kuotë

1. Në rastin e një fondi investimi, vlera neto e aseteve është vlera e aseteve të fondit, pra
investimet afatgjata, të shtuara me asetet afatshkurtra, minus të gjitha detyrimet e tij. Vlera neto për
kuotë është vlera neto e aseteve të fondit, e pjesëtuar me numrin e kuotave të fondit në çastin e
llogaritjes së vlerës neto të aseteve të fondit.
2. Vlera neto e aseteve të një shoqërie investimi është vlera e aseteve të shoqërisë së
investimit, pra investimet afatgjata, të shtuara me asetet afatshkurtra, minus të gjitha detyrimet e saj.
Vlera neto e aseteve për çdo aksion është vlera neto e aseteve të fondit, e shpërndarë në mënyrë të
barabartë ndërmjet aksioneve të emetuara të fondit në çastin e llogaritjes së vlerës neto të aseteve të
fondit.
3. AMF-ja miraton një rregullore, që përcakton asetet dhe detyrimet e sipërmarrjeve
kolektive të investimit, si dhe bazën, mënyrën dhe kufijtë kohorë për llogaritjen e vlerës neto të
aseteve dhe të vlerës neto të aseteve për kuotë apo aksion.

Neni 113
Oferta fillestare dhe përcaktimi i çmimit të kuotave ose aksioneve të fondit

1. Periudha për ofertën fillestare të kuotave në një fond investimi ose aksionet në një shoqëri
investimi duhet të jetë jo më shumë se 30 ditë. Gjatë kësaj periudhe kohore, shuma totale e aseteve
monetare të mbledhura mbahet si depozitë dhe nuk investohet derisa fondi të ketë tejkaluar pragun
ligjor më të ulët të vlerës së aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive.
2. Asetet monetare të mbledhura nuk mund të investohen, përveç në formën e depozitës,
para kalimit të periudhës së ofertës.
3. Çmimi i emetimit fillestar ose të parë të shoqërisë së investimit është çmimi nominal i çdo
aksioni. Çmimi i emetimeve të mëpasshme është çmimi i tregut i çdo aksioni dhe kjo nuk duhet të
bjerë ndesh me të drejtën e aksionarëve ekzistues për të marrë oferta për aksione shtesë, në
përpjesëtim me aksionet e tyre aktuale në shoqëri.
4. Në ofertën fillestare ose ofertën e parë të fondit të investimit, çmimi i emetimit
përcaktohet nga shoqëria administruese dhe pasqyrohet në prospektin e fondit. Pas ofertës fillestare,
çmimi i kuotës së fondit të investimit është një çmim uniform, i barabartë me vlerën neto të aseteve
për kuotë, i llogaritur në bazë të çmimit të tregut për të gjitha asetet e portofolit të fondit.

Neni 114
Çmimi i kuotave në fondin e investimit

1. Shitja dhe shlyerja e kuotave në një fond investimi realizohet në një ditë të caktuar, me
një çmim të llogaritur në përputhje me ligjin, rregulloret dhe prospektin e fondit, si dhe publikohet,
sipas përcaktimeve të këtij ligji. Vetëm pas caktimit në këtë mënyrë të çmimit është e mundur
llogaritja dhe vendosja e tarifave të hyrjes dhe largimit.
2. Nuk lejohet shitja ose shlyerja e kuotave në një fond investimi me një çmim poshtë ose
sipër çmimit uniform të zbatuar aktualisht (vlera neto e aseteve) për një kuotë. Çmimi i kuotës mund
8272
të luhatet në varësi të ndryshimeve në vlerën neto të aseteve, të llogaritur në përputhje me një
formulë, që mund të ndryshohet nga AMF-ja.
3. Çmimi i kuotës në një fond investimi llogaritet në përputhje me formulën e mëposhtme:
Vlera neto e aseteve të fondit e pjesëtuar me numrin e kuotave të emetuara, duke pasur
parasysh që:
a) vlera neto e aseteve llogaritet në përputhje me dispozitat e nenit 112 të këtij ligji;
b) numri i kuotave të emetuara, i barabartë me numrin e kuotave në çastin e llogaritjes së
çmimit, duke pasur parasysh çdo shitje ose shlyerje të bërë nga çasti i llogaritjes së fundit të çmimit
deri në çastin e llogaritjes së re të çmimit.

Neni 115
Këmbimi dhe shitja e kuotave në fondet e investimit

1. Mbajtësi i kuotave në një fond investimi mund të këmbejë kuotat e veta me kuota në një
fond tjetër, të administruar nga e njëjta shoqëri administrimi.
2. Shitja e kuotave në një fond investimi bëhet me çmimin e zbatueshëm, në përputhje me
prospektin dhe rregulloret e fondit, në çastin e bërjes së pagesës për llogari të fondit, duke shtuar
edhe shumën e tarifës së hyrjes, në rastin kur vendoset një tarifë e tillë.
3. Çdo pagesë për fondin e investimit bëhet në asete monetare dhe, vetëm në rrethana të
veçanta, të parashikuara nga një rregullore e AMF-së, në tituj apo asete të tjera, me një kusht që
titujt apo asetet e tjera të jenë të tregtuara në tregje të organizuara ose të rregulluara, kur është i
mundur të përcaktohet çmimi i tyre i saktë.

Neni 116
Shlyerja e kuotave në fondet e investimit

1. Shlyerja e kuotave në një fond investimi bëhet me një çmim të zbatueshëm, në bazë të
prospektit të fondit dhe rregulloreve të AMF-së, në kohën e marrjes së kërkesës së vlefshme për
shitje, duke zbritur shumën e tarifës së largimit, në rast se është vendosur një tarifë e tillë.
2. Shlyerja e kuotave, duke përdorur asete të fondit, ose shlyerja me anë të transferimit të
një përqindjeje përkatëse të çdo lloji asetesh të fondit me një vlerë, e cila barazon vlerën e kuotave
për t’u shlyer në këtë mënyrë, lejohet në rastet kur shitja e aseteve të fondit, e nevojshme për të
plotësuar kërkesat për shlyerjen në vlera të mëdha, mund të komprometojë pozicionin e investitorëve
të përhershëm në fond, me kusht që rregullat e fondit dhe prospekti i tij të përshkruajnë mënyrën e
shlyerjes së kuotave në këtë formë. Shlyerja me asete mund të bëhet vetëm duke transferuar atë
pjesë të çdo lloji asetesh të fondit, e cila është në përpjesëtim me numrin e kuotave të investitorëve,
që kërkojnë shlyerjen dhe vlerën totale të aseteve të fondit.

Neni 117
Certifikata e blerjes së kuotave dhe kushtet e pagesës në rastin e shlyerjes

1. Certifikata e blerjes së kuotave lëshohet pas kërkesës së bërë nga investitorët jo më vonë
se 7 ditë kalendarike nga data e marrjes së pagesës së bërë në fond.
2. Certifikata e blerjes së kuotave përmban:
a) datën e blerjes së kuotave;
b) emërtimin e fondit, emrin dhe selinë e regjistruar të shoqërisë administruese;
c) numrin e kuotave të fondit, të cilat përfaqëson;
ç) emrin dhe mbiemrin e mbajtësit të kuotave;
d) vendin dhe datën e lëshimit të certifikatës;
dh) nënshkrimin e personit të autorizuar të shoqërisë administruese. Nënshkrimet mund të
fiksohen me mënyra mekanike shumëfishimi.
3. Paratë e kuotave të shlyera të një fondi investimi i transferohen mbajtësit të kuotave të
shlyera jo më vonë se 7 ditë kalendarike nga data e marrjes së një kërkese të vlefshme për shitje.
8273
Neni 118
Llogaritja e pasaktë e çmimit të kuotave në fondin e investimit

Në rastin e llogaritjes së pasaktë të çmimit të një kuote në një fond investimi me mbi 1 për
qind, krahasuar me vlerën e llogaritur nëpërmjet zbatimit të metodologjisë së përcaktuar në nenin
111 të këtij ligji, AMF-ja është e autorizuar të instruktojë shoqërinë administruese dhe depozitarin
përgjegjës për këtë llogaritje të pasaktë që:
a)në rastin kur çmimi i llogaritur për kuotën është më i ulët se vlera korrekte, e përcaktuar
sipas kësaj metodologjie:
i) të kompensojë çdo mbajtës të kuotave për çdo diferencë në shumën e marrë nga kuotat e
shlyera;
ii) të kompensojë dëmet, duke paguar diferencën e duhur në fond;
b) në rastin kur çmimi i llogaritur për kuotën është më i lartë se vlera korrekte, e përcaktuar
sipas kësaj metodologjie:
i) të kompensojë, duke vlerësuar dhe caktuar një numër proporcional të kuotave shtesë, çdo
dëm të shkaktuar secilit investitor, të cilit i është ngarkuar çmimi më i lartë në blerjen e kuotave;
ii) të kompensojë dëmet, duke paguar diferencën në fond.

Neni 119
Tarifa e hyrjes dhe largimit të fondeve të investimit

1. Përveç çmimit të kuotave dhe tarifave të hyrjes dhe largimit, nuk ngarkohet asnjë tarifë
tjetër për blerjen ose shlyerjen e kuotave në një fond investimi.
2. Tarifat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni janë të ndara nga çmimi i kuotave dhe
mbahen nga shoqëria administruese, por ato mund të përfshihen edhe në të ardhurat e fondit.
3. Nuk ngarkohet asnjë tarifë hyrjeje ose largimi, në rast të mbylljes së një fondi investimi,
për mosarritje të shumës minimale të fondit gjatë periudhës së ofrimit fillestar ose të parë, në
përputhje me rregulloret e zbatueshme të AMF-së ose prospektin e rregullat e fondit.
4. Nuk ngarkohet asnjë tarifë largimi në rast të mbylljes së fondit, cilido qoftë shkaku i
mbylljes.
5. Çdo rritje në tarifën e largimit hyn në fuqi vetëm pas miratimit nga AMF-ja të
ndryshimeve përkatëse në prospekt.
6. Nuk ngarkohet asnjë tarifë hyrjeje ose largimi gjatë transformimit të një fondi investimi.
7. Nuk vendoset asnjë tarifë largimi gjatë shkrirjes ose bashkimit të fondit të investimit me
një fond tjetër ose gjatë ndarjes së fondit.
8. Vendimi i shoqërisë administruese për mospagesën e tarifave të hyrjes dhe/ose largimit
pasqyrohet, në mënyrë të qartë, në prospektin e fondit, ku përshkruhen edhe rrethanat, në të cilat
mund të bëhet kjo gjë.
9. Tarifat e hyrjes ose të largimit në një fond investimi mund të zvogëlohen, krahasuar me
tarifat e treguara në prospektin e fondit, vetëm në rastet e transaksioneve të mëdha dhe në përputhje
me klasifikimin e përcaktuar në mënyrë të detyrueshme në prospektin e fondit, publikuar e
shpërndarë agjentëve të shitjes së shoqërisë administruese, me një shënim për parashikimin, kur
ndalohet zvogëlimi i tyre.

Neni 120
Pezullimi i shlyerjes së kuotave të fondit të investimit

1. Shlyerja e kuotave në një fond investimi mund të pezullohet vetëm kur shoqëria
administruese dhe depozitari vlerësojnë se në bazë të rrethanave të jashtëzakonshme nuk është i
mundur të përcaktohet çmimi i saktë i aseteve në portofolin e fondit dhe se ka arsye të forta e të
justifikuara, për pezullimin e shlyerjes, në interes të mbajtësve ekzistues të kuotave ose të mbajtësve
potencialë.

8274
2. Çdo pezullim i shlyerjes duhet të njoftohet menjëherë në AMF. Informacioni për
rrethanat që lidhen me pezullimin e shlyerjes së kuotave në një fond investimi publikohet në një
gazetë të përditshme, me qarkullim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. AMF-ja mund
të urdhërojë shlyerjen e kuotave në një fond investimi me ofertë publike, nëse kjo është në interes të
publikut ose në interes të investitorëve në fond.
3.AMF-ja mund të udhëzojë shoqërinë administruese dhe depozitarin për të pezulluar
përkohësisht shitjen dhe shlyerjen e kuotave, nëse beson, në mënyrë të arsyeshme, se investitorëve u
është shkaktuar dëm, për shkak të llogaritjes së pasaktë të çmimit të kuotave të fondit.
4. Pezullimi i shlyerjes së kuotave të parashikuar në këtë nen duhet të mbarojë sa më shpejt
që të jetë e mundur, pasi shoqëria administruese dhe depozitari të kenë vendosur se është e mundur
të përcaktohet çmimi i saktë i aseteve në portofolin e fondit dhe jo më vonë se 28 ditë nga fillimi i
pezullimit, përveçse nëse AMF-ja jep miratimin me shkrim për zgjatjen e kufirit të dhënë kohor.
Rifillimi i veprimtarisë tregtare në një fond investimi publikohet në një gazetë të përditshme, në
qarkullim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
5. Gjatë pezullimit të shlyerjes dhe shitjes së kuotave, shoqëria administruese dhe agjentët e
saj të shitjes mund të vazhdojnë të marrin kërkesa për shitjen ose shlyerjen e kuotave, që do të
ekzekutohen menjëherë pasi të jenë llogaritur çmimet e tjera të shlyerjes dhe shitjes, por palëve
porositëse u bëhet e qartë se porositë e tyre nuk do të përmbushen brenda kufijve kohorë, të
përshkruar në prospektin dhe rregullat e fondit.
6. AMF-ja miraton një rregullore për bazën, përbërësit, mënyrën dhe kufijtë kohorë të
llogaritjes, për përcaktimin e vlerës dhe të çmimit të fondeve të investimit, përbërësit, kufizimet,
mënyrën e llogaritjes, mbledhjen dhe publikimin e tarifave për kuotat në fondin e investimeve,
kohëzgjatjen dhe kushtet e periudhës së parashikuar të ofertës, procedurën, kufijtë kohorë dhe
ekzekutimin e shitjes e të shlyerjes së kuotave, si dhe pezullimin e rifillimin e shitjes dhe të
shlyerjes, shlyerjen në formën aktuale, si dhe zëvendësimin e kuotave në një fond me kuota në fonde
të tjera, të administruara nga e njëjta shoqëri administrimi.

KREU X
MBIKËQYRJA NGA AMF-JA

SEKSIONI 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 121
Roli i AMF-së

1. AMF-ja merr masa për të garantuar një mbikëqyrje efektive, në përputhje me ligjin nr.
9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.
2. AMF-ja mund të lidhë marrëveshje me mbikëqyrës të tjerë vendas, të huaj (përfshirë ata
ndërkombëtarë), të sektorit financiar, agjenci të zbatimit të ligjit ose të luftës kundër pastrimit të
parave, për të ndarë dhe shkëmbyer informacionin e nevojshëm të mbikëqyrjes apo për të
bashkëpunuar për kryerjen e veprimtarisë së mbikëqyrjes, ashtu siç është përcaktuar në këtë ligj.
3. AMF-ja mund të shkëmbejë me një mbikëqyrës tjetër, vendas ose të huaj:
a) informacionin e nevojshëm të mbikëqyrjes, përfshirë dhe informacionin specifik, të
kërkuar dhe të mbledhur nga një entitet i mbikëqyrur;
b) të dhënat përkatëse financiare;
c) informacionin për individët, që mbajnë pozicione me përgjegjësi në këto entitete.
4. AMF-ja duhet të ndërmarrë masa të arsyeshme, për të garantuar se çdo informacion i
dhënë te një mbikëqyrës tjetër do të trajtohet si konfidencial dhe do të përdoret vetëm për qëllime
mbikëqyrjeje.
5. AMF-ja duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të garantuar se mbikëqyrësi, që
merr informacionin, do të këshillohet me të para ndërmarrjes së veprimit, në bazë të evidencave e të
informacionit të marrë nga AMF-ja.
8275
Neni 122
Imuniteti dhe dëmshpërblimi i personelit të AMF-së

1. Bordi i AMF-së dhe punonjësit e saj nuk mund të paditen në gjykatë për asnjë veprim a
mosveprim të kryer në ushtrimin apo realizimin e ndonjë kompetence ose detyre të dhënë a të
vendosur nga ky ligj, përveç nëse ky veprim ose mosveprim provohet se është bërë në keqbesim.
2. AMF-ja zhdëmton bordin dhe punonjësit e vet për çdo kosto ligjore, të ndeshur për
mbrojtjen ndaj ndonjë procesi ligjor, të ndërmarrë kundër këtyre personave, në lidhje me kryerjen
ose kryerjen e planifikuar të funksioneve zyrtare, brenda qëllimit të punësimit ose angazhimit të
tyre, sipas këtij ligji, me kusht që ky person të ketë vepruar në mirëbesim.

Neni 123
Konfidencialiteti

1.AMF-ja mund të shpjegojë publikisht objektivat e politikave që ndjek, të raportojë për


veprimtaritë dhe efektivitetin në ndjekjen e objektivave, duke përfshirë edhe informacionin e
siguruar publikisht, për problemet institucionale dhe veprimet e ndërmarra.
2. Çdo informacion tjetër, i siguruar nga AMF-ja gjatë kryerjes së funksioneve të saj, nga i
cili mund të identifikohet një person ose subjekt, nuk duhet të ekspozohet publikisht nga AMF-ja,
nga anëtarët e këshillit ose punonjësit e saj.
3. Informacioni i parashikuar në pikat e mësipërme mund të jepet publikisht, me miratimin e
çdo personi dhe të çdo subjekti, që mund të identifikohet nga ai informacion.
4. AMF-ja, kur e shikon të nevojshme, mund të japë informacion pa lejen e personit ose të
subjektit, që preket nga informacioni në fjalë, në rastet e mëposhtme:
a) kur i mundëson AMF-së realizimin e ndonjë prej funksioneve të saj;
b) për qëllime të parandalimit ose zbulimit të një krimi;
c) për plotësimin e ndonjë detyrimi ndërkombëtar;
ç) për të asistuar ndonjë autoritet mbikëqyrës, vendas ose të huaj, që ushtron funksione, që
korrespondojnë me ndonjë nga funksionet e AMF-së.
5. AMF-ja nuk duhet ta japë informacionin e marrë nga autoritetet mbikëqyrëse të huaja dhe
kujdeset që informacioni konfidencial të ruhet gjatë të gjithë kohës, që konsiderohet i tillë.

SEKSIONI 2
MBIKËQYRJA

Neni 124
Qëllimi i mbikëqyrjes

1. AMF-ja është përgjegjëse për mbikëqyrjen e veprimtarisë së sipërmarrjeve të investimeve


kolektive, shoqërive administruese, depozitarëve, si dhe çdo subjekti tjetër, që vepron si i tillë pa
miratimin e shprehur të AMF-së dhe të dhënë në përputhje me kërkesat e këtij ligji.
2. Veprimtaria mbikëqyrëse e ndërmarrë nga AMF-ja realizohet me anë të:
a) inspektimeve në vend të çdo dokumenti, që lidhet me objektin e veprimtarisë të subjektit.
Ky inspektim realizohet me ose pa njoftimin paraprak të subjektit të mbikëqyrur;
b) marrjes dhe analizimit të raportimeve, siç është parashikuar në këtë ligj;
c) zbatimit të masave të ndërmarra, siç është parashikuar në këtë ligj.

Neni 125
Inspektimi në vend

1. AMF-ja mund të kryejë inspektime në vend për çdo shoqëri administruese ose depozitar,
për përcaktimin nëse i licencuari ka respektuar dispozitat e këtij ligji, aktet nënligjore të dala në
zbatim të tij dhe rregullat e fondit apo kërkesat, sipas licencës së dhënë.
8276
2. Për qëllime inspektimi, përveç dispozitës përkatëse të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006 “Për
Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, AMF-ja mund t’i kërkojë shoqërisë administruese ose
depozitarit:
a) të sigurojë informacione të tilla, përgjigje ndaj pyetjeve dhe akses në dokumente, libra,
regjistra, dëftesa, arkë, tituj dhe çdo informacion tjetër të një subjekti të licencuar, ashtu siç e
vlerëson të nevojshme AMF-ja, për të përcaktuar nëse ky subjekt e ka respektuar këtë ligj dhe aktet
nënligjore të dala në zbatim të tij;
b) të paraqitet para autoritetit në vendin dhe orën e caktuar dhe t’u përgjigjet pyetjeve ose të
japë informacionin, që AMF-së i duket me rëndësi për hetimin.
3. Inspektimi në vend realizohet vetëm gjatë orëve të punës dhe në ndonjërin nga mjediset e
shoqërisë, që i nënshtrohet inspektimit.
4. Shoqëria administruese dhe/ose depozitari garantojnë se punonjësit dhe përfaqësuesit e
caktuar prej tyre i lejojnë autoritetit akses në mjediset e biznesit.
5. Inspektimet në vend mund të realizohen në ndonjë ose në të gjitha mjediset, ku kryhet
veprimtaria ose ku mbahen regjistrat nga shoqëria administruese dhe depozitari.

Neni 126
Autoriteti për të emëruar ekspertë

Për qëllime të inspektimit në vend, AMF-ja mund të emërojë një ose disa specialistë apo një
a disa ekspertë të jashtëm, të cilët veprojnë në përputhje me kompetencat e përcaktuara në aktin e
emërimit. Këta persona duhet të jenë të kualifikuar profesionalisht për të ekzaminuar, shqyrtuar dhe
raportuar, në përgjithësi ose në lidhje me një çështje specifike, asetet dhe detyrimet e shoqërisë
administruese dhe/ose depozitarit, librat e tyre kontabël, llogaritë dhe dokumentet e tjera të
evidencave për paratë, titujt ose llojet e tjera të pasurive, të mbajtura për llogari të një personi tjetër,
ose çdo çështje tjetër, që AMF-së i duket e rëndësishme për funksionet e subjektit të licencuar.

Neni 127
Detyrimi për të dhënë informacion

1. Shoqëria administruese dhe depozitari janë të detyruar t’i japin menjëherë autoritetit çdo
informacion që kanë në posedim, në rastin kur shoqëria administruese ose depozitari janë në dijeni
apo kanë arsye të besojnë se:
a) informacioni është i rëndësishëm për ushtrimin, sipas këtij ligji, të funksioneve të AMF-
së për shoqërinë administruese ose depozitarin;
b) mosdhënia e informacionit ka të ngjarë të sjellë si pasojë mashtrimin e AMF-së për
ndonjë çështje, e cila është me rëndësi thelbësore për ushtrimin e atyre funksioneve, që lidhen me
shoqërinë administruese ose depozitarin.
2. Shoqëria e administrimit dhe eksperti kontabël i jashtëm i shoqërisë administruese kanë
detyrimin të informojnë menjëherë AMF-në për çdo çështje, kur ata kanë shkaqe të arsyeshme të
besojnë se:
a) shoqëria administruese nuk është në gjendje ose ekziston rreziku që ajo të mos përmbushë
detyrimet financiare në kohën e duhur ose që detyrimet e saj kapërcejnë asetet;
b) shoqëria administruese nuk është në gjendje të përmbushë kërkesën për mjaftueshmërinë e
kapitalit, të përcaktuara në këtë ligj ose në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij;
c) gjendja ekzistuese e punëve ose ajo e propozuar mund të rrezikojë thelbësisht të drejtat e
mbajtësve të kuotave/aksionarëve të sipërmarrjeve të administruara nga shoqëria administruese.
ç) eksperti kontabël i jashtëm, në lidhje me auditimin, ka për qëllim të bëjë një kualifikim
thelbësor në raportin e tij, drejtuar mbajtësve të kuotave/aksionarëve për sipërmarrjen e investimeve
kolektive ose shoqërinë administruese.

8277
Neni 128
Raportimet

1. Shoqëria administruese dhe depozitari janë të detyruar t’i paraqesin rregullisht AMF-së
raportime për veprimtarinë e tyre. Shoqëritë administruese paraqesin raporte për veprimtarinë e tyre
të brendshme, si dhe për administrimin e sipërmarrjes së investimeve kolektive.
2. AMF-ja miraton një rregullore, ku përcaktohen përmbajtja e raportimeve dhe kufiri
kohor, brenda të cilit duhet t’u paraqiten raportimet për sipërmarrjet e investimeve kolektive,
shoqërive administruese dhe depozitarëve.
3. Raportimet e veprimtarisë së shoqërisë administruese dhe depozitarit, referuar në pikën 1
të këtij neni, janë tremujore, gjashtëmujore, vjetore dhe më të shpeshta, nëse konsiderohen të
nevojshme nga AMF-ja.

Neni 129
Likuidimi dhe falimentimi i shoqërisë administruese

1. Likuidimi i shoqërisë administruese rregullohet nga dispozitat e ligjit “Për tregtarët dhe
shoqëritë tregtare”.
2. Falimentimi i shoqërive administruese rregullohet nga ligji nr.8901, datë 23.5.2002 “Për
procedurat e falimentimit”.
3. Në rastin e falimentimit, asetet e sipërmarrjes së investimeve kolektive, të cilat zotërohen
nga mbajtësit e kuotave/aksionarët, trajtohen si çdo pasuri tjetër, që është objekt i së drejtës së
ndarjes, siç parashikohet në ligjin nr.8901, datë 23.5.2002 “Për procedurat e falimentimit”.

KREU XI
KUNDËRVAJTJET PENALE DHE MASAT NDËSHKIMORE

SEKSIONI 1
SHKELJET DHE MASAT NDËSHKIMORE

Neni 130
Shkeljet dhe masat ndëshkimore

1. Nëse ndodh ndonjë nga rastet e mëposhtme:


a) shkelje e rëndë dhe/ose sistematike e dispozitave të këtij ligji nga shoqëria administruese
ose depozitari;
b) shoqëria e administron sipërmarrjen e investimeve kolektive në kundërshtim me rregullat
e fondit, prospektin e tij ose kontratën për administrimin, të lidhur me sipërmarrjen e investimeve
kolektive;
c) banka, që shërben si depozitar për sipërmarrjen e investimeve kolektive, vepron në
kundërshtim me kontratën e lidhur me shoqërinë administruese;
ç) shoqëria e administrimit ka paraqitur të dhëna false për themelimin e sipërmarrjes së
investimeve kolektive;
d) shoqëria ka paraqitur të dhëna false për themelimin e saj si shoqëri administruese;
dh) banka ka paraqitur të dhëna false për licencimin si depozitar;
e) shoqëria nuk arrin t’i paraqesë AMF-së raportimet, brenda kufirit kohor të parashikuar
nga ligji, aktet nënligjore dhe me përmbajtjen e kërkuar;
AMF-ja merr, të paktën, njërën nga masat e mëposhtme:
i) udhëzon shoqërinë administruese dhe/ose depozitarin të marrin masa të veçanta për të
ndrequr shkeljen, në mënyrë që administrimi i sipërmarrjeve të investimit kolektiv/shërbimi si
depozitar të përputhet me kërkesat ligjore dhe/ose rregullat e fondit;
ii) vendos gjoba, sipas dispozitave të këtij ligji;

8278
iii) pezullon ose heq licencën e sipërmarrjes së investimeve kolektive, të shoqërisë
administruese dhe/ose depozitarit;
iv) urdhëron pagimin e shpenzimeve të arsyeshme, që kryhen nga ekspertë të caktuar nga
AMF-ja, për hetimin e shkeljeve, prej subjekteve që hetohen, kur hetimi provon këto shkelje;
v) urdhëron subjektet e licencuara për të shkarkuar punonjësit me funksione ekzekutive,
përfshirë kontrollorin e brendshëm, ose urdhëron marrjen e masave disiplinore për punonjësit e
tjerë;
vi) urdhëron organet përkatëse të subjekteve të licencuara të thërrasin mbledhjen e organeve
më të larta vendimore, për të diskutuar çështje të rendit të ditës, të përcaktuara nga AMF-ja;
vii) urdhëron një emetues, ofertues ose aksionar, me pjesëmarrje të paktën 5 për qind, të
japë informacion specifik;
viii) urdhëron shoqërinë administruese t’ia kalojë detyrimet kontraktore të papërmbushura
një subjekti tjetër, të përcaktuar nga AMF-ja;
ix) cakton një përfaqësues të AMF-së të ndjekë nga afër veprimtarinë e përditshme të
shoqërisë administruese;
x) ndalon, kufizon, cakton kushte për shoqëritë administruese për:
- çdo pagesë dividenti të bërë;
- çdo pagesë të bërë për një punonjës me detyrë ekzekutive;
- dhënien e çdo kredie ose transaksioni të ngjashëm për shoqëri, në të cilat secili nga
aksionarët ose punonjësit në detyra ekzekutive ka një interes;
- zgjatjen e afatit të marrëveshjeve të huave ose kredive të nënshkruara;
- hapjen e degëve të reja, të cilat ushtrojnë shërbime dhe veprimtari të reja;
xi) urdhëron shoqëritë administruese që:
- të hartojnë rregullore të reja të brendshme ose të rishikojnë apo të aplikojnë rregulloret
ekzistuese, sipas udhëzimeve specifike;
- të sigurojnë trajnime për punonjësit në detyra ekzekutive ose të punësojnë punonjës në
detyra ekzekutive me përvojë dhe njohuritë e duhura;
- të pakësojnë shpenzimet operacionale;
- të mbajnë mënjanë rezervat e duhura.
2. Në rastet e parashikuara në shkronjën “ç” të pikës 1 të këtij neni, AMF-ja shpall ftesën
për paraqitjen e ofertave dhe të aplikimeve për administrimin/shërbimin si depozitar të një
sipërmarrjeje të caktuar të investimeve kolektive te shoqëri të tjera administrimi të sipërmarrjeve të
investimeve kolektive dhe/ose depozitarë të tjerë.

Neni 131
Themelimi i paautorizuar dhe/ose administrimi i sipërmarrjeve
të investimeve kolektive

1. Çdo person, i cili me dashje angazhohet në një themelim dhe/ose administrim të


sipërmarrjes së investimeve kolektive, pa u licencuar nga AMF-ja, ndëshkohet me gjobë nga 250
000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) deri në 800 000 (tetëqind mijë) në lekë. Personi përgjegjës për këtë
vepër dënohet me burgim deri në një vit.
2. Nëse, si rezultat i veprës së parashikuar në pikën 1 të këtij neni, subjekti i veprës ka
përvetësuar fitime të konsiderueshme ekonomike, ai ndëshkohet me gjobë nga 500 000 (pesëqind
mijë) deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. Personi përgjegjës për këtë vepër dënohet me burgim deri
në dy vjet.

Neni 132
Veprimtaria e palicencuar si depozitar i një sipërmarrjeje
të investimeve kolektive

1. Çdo person, që kryen veprimtarinë e një depozitari të një sipërmarrjeje të investimeve


kolektive, i palicencuar nga autoriteti, ndëshkohet me gjobë nga 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë)
8279
deri në 800 000 (tetëqind mijë) lekë. Personi përgjegjës për këtë vepër dënohet me burgim deri në
një vit.
2. Nëse, si rezultat i veprës së parashikuar në pikën 1 të këtij neni, subjekti i veprës ka
përfituar vlera të konsiderueshme ekonomike, ai ndëshkohet me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë)
deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. Personi përgjegjës për këtë vepër dënohet me burgim deri në dy
vjet.

SEKSIONI 2
MASAT PARANDALUESE

Neni 133
Ndalimi i kryerjes së veprimtarisë tregtare ose transaksioneve
për shoqërinë administruese

1. Ndaj shoqërisë administruese ose depozitarit, që kryen një shkelje sipas këtij ligji, përveç
sanksioneve të tjera, të vendosura për të, mund të merret dhe një masë parandaluese, për ta ndaluar
atë të përfshihet në veprimtaritë e themelimit dhe të administrimit/depozitarit të sipërmarrjeve të
investimeve kolektive për një periudhë deri në 2 vjet.
2. Për çdo përsëritje të së njëjtës shkelje, të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, autoriteti
vendos një masë parandaluese në ngarkim të shoqërisë, për t’i ndaluar asaj kryerjen e veprimtarive
të themelimit dhe administrimit ose të depozitarit të një sipërmarrjeje të investimeve kolektive, për
një periudhë deri në 5 vjet.

Neni 134
Ndalimi për të kryer veprimtarinë tregtare ose transaksionet për personin përgjegjës në
shoqërinë administruese

1. Kundër personit përgjegjës të shoqërisë administruese, i cili ka kryer njërën nga veprat e
parashikuara në nenet 131 e 132 të këtij ligji, mund të merret një masë parandaluese, për ta ndaluar
të veprojë si person përgjegjës në një shoqëri administrimi të sipërmarrjes së investimeve kolektive,
për një periudhë deri në 1 vit.
2. Për çdo përsëritje të shkeljes së përmendur në pikën 1 të këtij neni, AMF-ja vendos një
masë parandaluese në ngarkim të personit përgjegjës të shoqërive të administrimit të sipërmarrjeve
të investimeve kolektive, që e ndalon atë të ushtrojë detyrën si person përgjegjës, për një periudhë
prej 5 vjetësh.

KREU XII
ANKIMI ADMINISTRATIV DHE GJYQËSOR

Neni 135
Parashkrimi

Afati i parashkrimit për shkeljet e përcaktuara në këtë ligj është 5 vjet nga data e kryerjes së
shkeljes.

Neni 136
Ankimi

Vendimet e autoritetit janë objekt ankimimi në gjykatë. Ankimi në rrugë gjyqësore nuk e
pengon ekzekutimin e vendimeve të marra nga autoriteti, në zbatim të këtij ligji.

8280
KREU XIII
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 137
Dispozita kalimtare

1. Personat juridikë, të krijuar sipas ligjit nr.7979, datë 26.7.1995 “Për fondet e
investimit”, brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet t’i paraqesin AMF-së një
aplikim për rilicencim, një deklaratë të hollësishme për numrin e investitorëve të përfshirë, një
deklaratë për administrimin, marrëveshjet më të rëndësishme, një deklaratë për investimet e kryera,
vlerat e tyre përkatëse, objektivat e investimit dhe informacione të tjera, që mund të kërkojë AMF-
ja.
2. Ligji nr.7979, datë 26.7.1995 “Për fondet e investimit”, shfuqizohet.
3. AMF-ja nxjerr aktet nënligjore për fondet e investimeve, të krijuara në përputhje me
dispozitat e ligjit nr.7979, datë 26.7.1995 “Për fondet e investimeve”.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha bonot e privatizimit të investuara në fondet e
investimit, të krijuara me ligjin nr.7979, datë 26.7.1995 “Për fondet e investimeve”, u
rishpërndahen individëve. Ministri i Financave me udhëzim rregullon procedurat dhe afatet e
rishpërndarjes.

Neni 138
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6368, datë 29.12.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,


Bamir Topi

8281

You might also like