You are on page 1of 37

Vepra në gjuhën greke për Shqipërinë dhe shqiptarët,

shkruar prej grekësh dhe shqiptarësh. Vështrim i përgjithshëm

Dhori Q. Qirjazi
Universiteti i Selanikut
kyrdoris@lit.auth.gr

A mund të konsiderohet se i takon letërsisë a gramatologjisë shqipe një vepër


në tjetër gjuhë, që ka në qendër Shqipërinë dhe shqiptarët dhe është shkruar nga
shqiptarë apo të huaj? Në një kuptim të ngushtë, kriteri i gjuhës është kriteri bazë mbi
të cilin mbështetemi për të radhitur një vepër në këtë apo atë letërsi. Letërsia –logo-
techn-ia– arti i fjalës është arti i përdorimit të gjuhës, është, thënë ndryshe, përdorimi i
gjuhës për qëllime estetike (tej atyre njohëse). Në këtë kuptim pra, nuk mund të ketë
letërsi shqipe të shkruar në një gjuhë tjetër, ashtu sikurse nuk mund të ketë, fjala vjen,
letërsi greke të shkruar në shqip, anglisht e kështu me radhë.
Megjithatë, nëse e zgjerojmë këndvështrimin dhe flasim jo thjesht për letërsi,
por për gramatologji, pra për vepra që shkruhen kryesisht për të bartur informacion,
aty kriteret mund të jenë më elastike e kësisoj të mundemi të flasim për vepra të
shkruara në një gjuhë tjetër, por që trajtojnë problematika që lidhen me Shqipërinë e
shqiptarët, e si të tilla nuk mund të mos merren parasysh si pjesë e produktit
intelektual të kësaj fushe.
Në gjuhën greke kemi një sërë veprash që mund të përfshihen në kategorinë e
lartpërmendur, duke filluar së paku nga shek. XVII e duke ardhur deri në ditët tona. I
takojnë një game të gjerë e nuk janë vetëm vepra mirëfilli letrare. Ato janë studiuar
pak e përciptazi, kurse një pjesë mbeten ende të panjohura. Lind pra nevoja të
ndërmerret një studim i posaçëm e përgjithësues i kësaj krijimtarie, çka do të thotë se
duhen nxjerrë në dritë veprat e veçanta e mandej të kalohet në një trajtim sintetizues të
tyre. Takimet e dy popujve, fqinjë dhe bujtës shekullorë të njëri-tjetrit, kanë lënë
gjurmë në etnopsikologjinë e tyre, njohja e të cilave na vjen në ndihmë për të kuptuar
më mirë të shkuarën e të sotmen, si dhe për të ndërtuar të ardhmen mbi baza më
solide.
Duke u rrekur të rrahim këtë problematikë interesante, do të ndalemi
shkurtimisht në disa syresh, që do t’i paraqesim në rend kronologjik e do t’i grupojmë
mandej në fusha të caktuara tematike.
a) Vepra e parë që do të deshëm të paraqesim mban titullin «Περί των αξίων
και ενδόξων κατορθωμάτων Γεωργίου του Κρόγια, ελληνικά Καστριώτου, του
επιλεγομένου Σκενδέρμπεη, Αυθέντου και Ηγεμόνος Αλβανίας τε και Ηπείρου»
[“Rreth bëmave të vlershme e të lavdishme të Gjergj Krojës, greqisht Kastriotit, Zot
dhe Prijës i Shqipërisë e i Epirit”].

[1]
Është një dorëshkrim ende i pabotuar dhe pak i njohur nga lexuesi i gjerë.
Përbëhet prej rreth 70 faqesh dhe datohet (mbase) në shek. XVII. U hartua nga savanti
kostandinopolit i shek. XVIII Nikólaos Karaxás, për jetën e të cilit njohim pak gjëra1.
Në faqet - të dsh jepen burimet e përdoruara nga Karaxas-i, ku përmenden
patriarku Dhositheos dhe libri IX i veprës së tij kushtuar patriarkëve të Jeruzalemit
(botuar më 1715); një dorëshkrim më i hershëm; “Gjeografia” e kryepeshkopit të
Athinës Meletios (1728), “Udhërrëfimet” e Anastas Maqedonasit prej Nause, si dhe
“Kronika” e historianit Georgios Franxis.
Njoftimet e para për ekzistencën, të dhënat teknike dhe burimet e dsh na i jep
studiuesja M. Paizi-Apostolopoúlou2, e cila iu përgjigj me fisnikëri propozimit tonë
për botimin e tij, shoqëruar me përkthimin shqip, në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes
së Skënderbeut.

1
Lindi në fillim të shek. XVIII dhe vdiq rreth v. 1785. Shih Μάχη Παΐζη-Αποστολοπούλου, Έλληνες
λόγιοι του 18ου αιώνα, αφανείς, άσημοι και διάσημοι, σε διασταυρούμενες τροχιές· Βαρνάβας ο Κύπριος,
Δημήτριος Ραμαδάνης, Καισάριος Δαπόντες, Νικόλαος Καρατζάς, Athinë 2007, 6 -65.
2
Μάχη Παΐζη-Αποστολοπούλου, «Γνωστά και άγνωστα έργα της Τουρκοκρατίας σε χειρόγραφο
κώδικα του Νικόλαου Καρατζά». Ο Ερανιστής 28 (2011) 193-210.

[2]
Vepra e lartpërmendur është njëra prej të shumtave që u shkruan në greqisht
për Gjergj Krujën - Kastriotin dhe për të cilat disponojmë monografinë e njohur të
kolegut Titos Johalas3. Përkthimi i kësaj monografie në shqip, mbase me rastin e
përvjetorit të zënë ngoje më sipër, do t’i bënte nder historisë dhe shkencës shqiptare.
b) «Ιστορία της Μαρκάδας εβραιοπούλας και του αρβανίτου Δήμου» [“Histori
e çifutkës Markadha dhe e shqiptarit Dhimo”], me autor anonim. Siç na njofton E.
Legrand-i4,

botimi i poemthit prej 772 vargjesh daton pas çdo gjase më 1668 dhe u krye në
Venedik. U rishtyp më 168 , 180 , 1858 e 186 , por ka patur, me sa duket, edhe
botime të tjera.
3
Τ.Π. Γιοχάλα, Ο Γεώργιος Καστριώτης-Σκεντέρμπεης εις την νεοελληνικήν ιστοριαογραφίαν και
λογοτεχνίαν, Selanik 1975.
4
Recueil de poëmes historiques en grec vulgaire relatives a la Turquie et aux principautés
danubiennes, publiés, traduits et annotés par Émile Legrand, Paris 1877, 129-189.

[3]
Titulli i plotë i veprës, sipas zakonit të kohës, i stërgjatur, përkthyer në shqip,
është

“Histori e çifutkës Markadha, të cilën, një i ri shqiptar me emrin Dhimo, në motin


1667, më 15 të korrikut, e rrëmbeu fshehtazi prej prindërve të saj, që banonin në
Kostandinopojë në lagjen e quajtur Fanari, dhe, pasi shkoi në Hungarovllahí, u prit
me nderime të mëdha nga i pari i vendit, dhe ky ia dha për grua. Venedik, 1668. Con
licenza de’ Superiori”.

Një vepër, me heronj një vashëz çifute që i rrëmben zemrën një shqiptari
bukurosh e me një shqiptar që e rrëmben çifutkën prej prindërve, ngjarjet e së cilës
vendosen në Stambollin multietnik, botohet në Venedikun e shtypshkronjave të
famshme. E “papritura” e këndshme e saj është se autori ushqen një simpati të
dukshme për shqiptarët, e cila, në njëfarë mënyre, përcjell imazhin e përgjithshëm të
tyre. Nga ana tjetër, është evident qëndrimi refraktar, shoqëruar me nota fetare, ndaj
çifutëve “të pafé”, sipas frymës antisemite të kohës. Po citojmë për ilustrim disa
vargje.

Σε μια πόρτα της Πόλεως, που κράζεται Φανάρι,


ευγενικόν και άξιον έστεκε παλληκάρι·
Δήμον τόνε ’νομάζασιν, εις όλους γνωρισμένος,
απ’ άρχοντας και τους πτωχούς περίσσ’ αγαπημένος·
ήτον από την Ήπειρον, το γένος Αρβανίτης,
και στην αρτοπωλητικήν ’πιδέξιος τεχνίτης.
[Në lagje të Stambollit, që i thonë Fanar,
jetonte një djalosh fisnik, me të vërtetë bujar;
Dhimo e kish emrin, i njohur nga të gjithë,
të kamur e të varfër e kishin mik për shpirt;

[4]
vendlindje kish Epirë, nga fara qe shqiptar,
furrxhi e kish zananë, mjeshtër duarartë.] (1-6)

Është momenti kur Dhimoja, i ndihmuar nga kushëriri Gjino dhe të tjerë rioshë
shqiptarë (Αρβανιτάδες) bëhen gati për të rrëmbyer Markadhën:

Αρβανιτάδες όλοι τους, νέοι χαριτωμένοι,


του πολέμου και του σπαθιού περίσσια μαθημένοι.
[Të gjithë arvanitë, djelmosha të gëzuar,
të pushkës e të shpatës, me luftën të mësuar.] (277-278)

Pas rrëmbimit të Markadhës,

Kαι πάραυτα σκορπίστηκεν η φήμη εις την Πόλι


Πως οι Οβροί οι άθεοι εντροπιασθήκαν όλοι·
[Dhe fjala mori dhenë, Stambolli e dëgjuan
Çifutët e pafé të gjith’ u turpëruan.] (583-584)
[…]
και το πλέον χειρότερον οπού τους εσυνέβη,
ήτον ότι κανείς τωνε τη σκάλα να καταίβη
ουδεποσώς εδύνετο, γιατί τους επειράζαν,
και «αρναούτ καριλέρί» με γέλοια τους εκράζαν·
[E keqja më e madhe atyre që u ndodhi,
ish se në rrugë nuk dilnin më, mileti i ngacmonin,
dhe ‘arnaut karileri’ me qoka i thumbonin.] (587-590)

Vepra i ka shpëtuar vëmendjes së studiuesve shqiptarë, edhe pse E. Legrand-i,


helenist i shquar, është veç të tjerash autor i një bibliografie të studimeve shqiptare.
Mbi të gjitha, ky rast tregon nevojën e një “krehjeje” sistematike të prodhimit
intelektual në gjuhën greke, sidomos të shek. XIX, kur intensifikohen proceset e
“fermentimit” etnik dhe të “osmozës” gjuhësore-kulturore në Ballkan. Shtojmë se
“Historia e Markadhës” është bërë objekt studimi i helenistëve edhe për sa u përket
gjuhës dhe autorësisë së saj5.
Me pikënisje këtë vepër, mund të radhisim në të njëjtin bosht tematik një sërë
krijimesh të tjera që kanë parë dritën e botimit kryesisht gjatë shekullit XIX dhe XX
dhe për të cilat do të flitet shkurtimisht në vazhdim.
c) «Αληπασιάδα» (“Alipashiada”) e delvinjotit Haxhi Shehr(et)i a Shehrani
mund të themi se është me interes në disa këndvështrime. E ruajtur në trajtë

5
Shih f.v. Anna Zimbone, Note critiche alla Ιστορία Εβραιοπούλας της Μαρκάδας, në Neogreca Medii
Aevi. Le origini della Letteratura neogreca. Atti del III Congresso Internazionale (Venezia, 7-11
novembre 1991), a cura di Nikòlaos Panagiotakis,Venezia 199 , II, 6 9-658; Anna Zimbone, Nota
sulle redazioni della Storia di Markada, in Κανίσκιν. Studi in onore di Giuseppe Spadaro, a cura di A.
Di Benedetto Zimbone e F. Rizzo Nervo, Rubbettino [Medioevo Romanzo e Orientale. Studi 12],
Soveria Mannelli 2002, 271-279.

[5]
dorëshkrimesh herë më të plota e herë të cunguara6, ajo u botua së pari më 1870 nga
historiani K.Sáthas7 dhe u përdor gjerësisht si burim të dhënash historike nga Spíros
Aravandinósi gjatë punës për botimin e Historisë së Ali Pashës më 18958, mbi bazën e
lëndës së grumbulluar nga i ati, historiani Panajótis Aravandinós. K.Sathasi9 dhe
S.Aravandinosi10 janë të një mendjeje për rëndësinë e “Alipashiadës” si burim të
dhënash historike për epokën dhe figurën e Ali Pashës. “Monument me shumë vlerë
nga këndvështrime të shumta e të ndryshme” e quan i pari, “Ka rëndësi të madhe si
burim historik”, pohon i dyti.

Siç është vënë në dukje edhe nga bilbili i Epirit, poeti Kóstas Kristális,
dashamir i shqiptarëve dhe autor i tregimit të famshëm “Ikona”, ku revokohet figura
heroike e Skënderbeut11, “Alipashiada” bart vlera të padiskutueshme historike,
artistike e gjuhësore, të cilat mund t’i kapte më mirë një njeri lerë e rritur në Epir,

6
Ky është një problem më vete i botimit të veprës së Shehretit. Ndërsa Sathas (f. 126, shih më poshtë)
konsideron se dorëshkrimi i përdorur prej tij pasqyron ngjarjet deri pak më pas shkatërrimit të
Kardhiqit (1812), në një kohë që dsh i Leake-ut përfundon me nënshtrimin e Sulit (180 ), poeti
K.Kristalis (shih në vijim) ka në duar një dsh që përshkruan çastet e vdekjes së Aliut. Është mbase
nevoja të ndërmerret një botim i ri, më i plotë dhe më i përditësuar, i “Alipashiadës” e mandej të
kalohet në një përkthim të ri të saj në gjuhën shqipe, a më saktë në një motërzim të ri, të plotësuar e të
rishikuar, të përkthimit të I.Koçollarit (“Alipashaida”, Onufri 1997), i cili ka meritën e të ngjallurit së
harruarish të kësaj vepre të shquar. Brenda këtij kuadri lind edhe domosdoja e përvijimit më të imtë të
biografisë së Shehretit.
7
Κ.Ν.Σάθας, Η Αληπασιάς του τουρκαλβανού Χατζή Σεχρέτη. Ιστορικαί διατριβαί. Athinë 1870.
8
Σπ.Π. Αραβαντινού, Ιστορία Αλή Πασά του Τεπελενλή, συγγραφείσα επί τῃ βάσει ανέκδοτου έργου
του Π. Αραβαντινού, Athinë 1895.
9
Κ.Ν. Σάθας, op.cit. 128.
10
Σπ.Π. Αραβαντινού, op.cit. λδ΄.
11
Shih Τ.Π. Γιοχάλα, op.cit. 118-132.

[6]
sikurse qe Kristalis. Po japim këtu të plotë konsideratën e tij për Shehretin: “Ajo çka
tërheq vemendjen dhe interesin tonë është gjenialiteti poetik i veçantë dhe tejet
origjinal i tij. Veprat poetike të tij sikur tregojnë se ka lexuar a më mirë ka studiuar
vetë Homerin. Por mos vallë nuk ngjajnë me eposet homerike dhe nuk kanë vlerën e
tyre ato këngë të famshme të poetëve anonimë të popullit? Ndër këta poetë të
pavdekshëm, edhe pse të panjohur, mund të rreshtohet edhe Haxhi Shehreti. Vjershat
e tij nuk kanë sigurisht artin e poetit Erotokritos, por janë shumë më popullore se ai.
Gjuha, shprehjet, stili, vargëzimi, gjithçka te Haxhi Shehreti ndjek modelin e
admirueshëm të këngëve popullore të Greqisë. Shfletojeni dhe shikojeni. Lini mënjanë
vetëm fjalët shqiptaroturke, të cilat hasen nevojisht për shkaqe të natyrshme, ngaqë
janë fjalë të së folmes vendore të poetit”12.
Sa për greqishten e përdorur prej Shehretit, historiani Sathas shkruan se ai
“njihte vetëm të folmen lokale greqisht të Shqipërisë dhe të rajonit më të gjerë, pa
qenë ulur asnjë çast në bankat e një shkolle greqisht, e për më tepër duke mos qenë në
gjendje të shkruante as edhe vargjet e veta. Prandaj edhe poema është një pasqyrë e
mirë e së folmes së përbashkët të atyre viseve”13. Në këtë kuptim, greqishtja e
përdorur prej Shehretit mund të konsiderohet se përbën një dokument të hershëm e të
plotë të së folmes greqisht të Delvinës e të rrethinave të saj në kapërcyellin e shekujve
XVIII dhe XIX.
Në këtë hulli radhiten edhe një sërë veprash të tjera, shkruar gjatë gjithë shek.
XIX por edhe më pas14. Ato presin të mblidhen e të studiohen për ta ndriçuar në
mënyrë sa më të plotë figurën e Aliut, “luanit të Epirit”, këtij shqiptari kaçak e burrë
shteti, mizor e madhështor, i cili me bëmat dhe zulmën e tij ka arritur të “zhvasë”
pjesën e luanit ndër letrat greke që merren me shqiptarët, duke filluar nga këngët
popullore e gjer në studimet e mirëfillta shkencore. Deri edhe gazetë me titullin «Αλή
Πασσάς Τεπελενλής» botohej në Athinën e viteve 1870, e cila kishte bërë moto të
vetën shprehjen shqip “ashtu dua u”!

12
Κ. Κρυστάλλη, Άπαντα. τ. Στ΄, Μέρμηγκας, Athinë, pa vit botimi, 230-31. U botua për herë të parë
në gazetën «Φωνή της Ηπείρου» të Athinës, janar 189 .
13
Κ. Σάθα, op.cit. 125.
14
Shih, p.sh. , veprën e poetëve Α. Βαλαωρίτης (1824-1879) dhe I. Τυπάλδος (1814-1883), që të dy
prej Heptanezit.

[7]
Kur para plot 120 vjetësh shtyposej në Athinë “Historia e Ali Pashës” e
Aravandinonjve, atit e birit, Spiroja e mbyllte veprën me frazën “Historia e Aliut është
pa dyshim faqe e historisë sonë”15. E kishte fjalën për historinë e Greqisë. Shënojmë
se një shprehje të ngjashme, por në kah tjetër, e dëgjuam edhe nga prof. Vasílis
Panajotópoulos, kreu i grupit të historianëve grekë që botuan tani së fundi (2007,
2009) tri vëllimet me dokumente nga arkivat e Ali Pashës (një tjetër vëllim ndodhet
në proces botimi) shtuar vëllimin me suplementin bibliografik, glosarët dhe treguesit
përkatës, si dhe studimin hyrës16. Në një kumtim gojor Panajotopoulos na theksoi se
vepra në fjalë ka të bëjë në radhë të parë me historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve.
Megjithatë, deri më sot nuk kemi parë të jetë ndërmarrë në Shqipëri ndonjë punim për
Arkivat e Ali Pashës, ndonëse ato mbeten të hapura e grishëse për studiues të shumë
fushave.

15
«Η δε ιστορία του Αλή αποτελεί αναντιρρήτως σελίδα της ημετέρας». Σπ. Αραβαντινός, op.cit. 521.
16
Ινστιτούτο Νεοελληνικών Ερευνών Εθνικού Ιδρύματος Ερευνών. ΑΡΧΕΙΟ ΑΛΗ ΠΑΣΑ
(Γενναδείου Βιβλιοθήκης). Έκδοση – Σχολιασμός – Ευρετήρια Β. Παναγιωτόπουλος με τη συνεργασία
των Δ. Δημητρόπουλου, Π. Μιχαηλάρη. Τ.: Α΄ (17 7-1808), Β΄ (1809-1817), Γ΄ (1818-1821) Αθήνα
2007, Δ΄ Εισαγωγή – Ευρετήρια – Γλωσσάρι. Αθήνα 2009. [Instituti i Kërkimeve Neohelenike i
Fondacionit Kombëtar të Kërkimeve. ARKIVI I ALI PASHËS (i Bibliotekës Gennadeios). Botimi –
Komentet – Treguesit nga V. Panajotopulos në bashkëpunim me D. Dimitropulos, P. Mihailaris. Vëll.:
I (1747-1808), II (1809-1817), III (1818-1821) Athinë 2007, IV Hyrja – Treguesit – Fjalorthi. Athinë
2009].

[8]
ç) Edhe pse shekulli XIX është shekulli i zgjimit të interesimit për shqiptarët
dhe viset e tyre, në të vërtetë, të dhëna më të hershme për historinë dhe gjeografinë e
trojeve shqiptare na jep Jeórjios Dhimitríu (shek. XVIII), një savant i shquar prej
Gjirokastre. Në shkresën shoqëruese të një raporti hartuar prej J. Dhimitriu-t
posaçërisht për perandorin Jozef II të Austrohungarisë, këshilltari Nekrep, drejtor i
Akademisë Perandorake të Gjuhëve të Lindjes, e cilëson atë si “greku i njohur
Jeorjios Dhimitriu, nga Gjirokastra e Epirit”. Dhimitriu është i njohur në
gramatologjinë greke për hartimin e një gramatike të latinishtes me shpjegime
greqisht, e cila u botua në Vjenë më 1785. Dokumenti i parë, që po paraqesim këtu,
është më i hershëm dhe daton më 178 . Siç shkruan studiuesi dhe zbuluesi i tij, J.
Láios, “Ky dokument historik, origjinali i të cilit nuk u gjet në arkivat austriake, është Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Πλάγια
burim më i hershëm dhe më autentik krahasuar me përshkrimet e Shqipërisë prej
Pouqueville, Hughes, Leake e të tjerë, sepse Dhimitriu pat qenë bir i atyre viseve, që
na përshkruan, dhe ngaqë na flet më së shumti për njerëz dhe ngjarje të kohës së
vet”17. Për fat të keq, është ruajtur vetëm përkthimi gjermanisht i dokumentit, të cilin
Laios e përktheu sërish në gjuhën greke, ndërsa ne po përkthejmë në shqip pjesët që
paraqesin interes për temën tonë.

PËRSHKRIM I MAQEDONISË VERIORE DHE I EPIRIT


“Në disa anë, e sidomos në Toskëri [të Tepelenës], Arbëri [Labëri], Rrëzë, Himarë
dhe Kolonjë, kanë zakonin e mëposhtëm: Kur ndonjëri nga burrat ndërron jetë si
gjithë vdekatarët, vijnë vajtojcat (që paguhen për t’i qarë) dhe thonë se nuk mund të

17
Γ. Λαΐου [J. Laiu], Περιγραφή της βόρειας Αλβανίας και της Ηπείρου από το Γ. Δημητρίου εξ
Αργυροκάστρου (178 ) [Përshkrim i Shqipërisë veriore dhe i Epirit], prej J. Dhimitriut nga Gjirokastra
(178 )], botuar ne rev. "Ηπειρωτική Εστία" [Vatra Epirote], nr. 5, viti 1956, f. 642.

[9]
thurin lavde për dikë që nuk e humbi jetën me armë në dorë, edhe sikur më parë të
ketë shkuar në luftë. Por, po qe se ka rënë në ndeshje me armikun, ahere i ngrenë
lavde pa kufi, e rendisin ndër heronjtë dhe këndojnë gjithë bëmat e jetës së tij. Në disa
qytete e kanë zakon të nderojnë me këngë të ngjashme edhe të plagosurit rëndë, para
se të vdesin. Këto lavde i bëjnë jo pse duan të stërzmadhojnë bëmat e tyre, sesa ngaqë
luftuan për liri e për Atdhe. Nuk i lëvdojnë si martirë, por vetëm çmojnë lart
heroizmin e tyre, që të nxisin me kësi fjalësh burrat e tjerë dhe më të rinjtë për të
shpërfillur vdekjen dhe për t’u hedhur në sulm pa u tutur. Prandaj i quajnë të padenjë
e frikacakë ata që vdesin nga mosha dhe jo në shesh të luftës. E kanë zakon të thonë:
“duhet të përpiqemi të gjejmë një vdekje më të mirë” dhe e kanë fjalën për vdekjen në
shesh të burrave. Kjo mendësi me të cilën rriten qysh të vegjël, i bën të patrembur dhe
shpërfillës të rrezikut jo vetëm kur mbrojnë lirinë dhe mëmëdhenë e vet, por edhe kur
është fjala për gjëra pa rëndësi.
Banorët e të gjitha krahinave, që përmendëm, e veçanërisht të anëve të
Maqedonisë e të Epirit, janë punëdashës e të përkorë, sidomos në rast fushatash
ushtarake. S’duan t’ia dinë as për gjellë e as për verë, as për shtrat e as për tesha.
Mbahen me bukë e me ujë, nuk e kanë mendjen te gratë dhe i dënojnë me vdekje
pederastët. Janë hakmarrës, të etur për para e lavdi, mendjemprehtë, të përkushtuar
ndaj eprorëve dhe nuk e harrojnë të mirën që u bëri dikush.
Shumë rrallë të zë syri ndonjë fukara që lyp bukë apo para.
Mbajnë pushkë e shpata dhe në brez pisqolla. Disa kanë dy pisqolla, të tjerë
vetëm një thikë të madhe. Më të shumtët, kur nuk mbajnë shpatë, kanë pisqolla dhe
thikë. Shkodranët janë më te shkathët në shpatë, epirotët në dyfek. Kujdesen të kenë
armë të bukura e të praruara. Veshja e tyre është greke dhe pak ndryshon prej veshjes
së grekëve të lashtë. Turqit i mbajnë për popullin më frikacak, tallen me veshjen e tyre
dhe i quajnë ikanakë, kurvarë dhe të trashë.
Anëve që zumë ngoje më lart, qëllon shpesh që prindërit t’u mësojnë fëmijëve
fare pak gjëra nga lëmi i dijeve, por bëjnë çmos dhe përdorin gjithfarë mjetesh për
t’iu selitur guximin dhe burrërinë, shpërfilljen e rrezikut dhe të vdekjes, sidomos kur
bëhet fjalë për lirinë e vet dhe për Atdhe, e madje pas mënyrës së mëposhtme: (Kjo,
që do të paraqes, ndodh në Gjirokastër, në krahinat e Dropulllit, Lunxhërisë, në
Pogonianinë e lashtë dhe në qytetin e Delvinës, ndonëse jo nga të gjithë prindërit. Por
në anët e tjera gjithë fëmijët, nga dhjetë vjeç e lart, i mësojnë të shenjojnë me dyfek e
me pisqollë).
Gjatë gjithë muajve të verës e pandërprerë, e kanë zakon të mblidhen bashkë
djemtë e moshës nga 10 deri 18 vjeç. Ndahen në grupe dhe ndeshen mes tyre në prani
të prindërve, me gurë, me drurë a me hobe. Shpeshherë goditen fort, gjakosen shumë
e madje sakatosen. Po qe se në ndonjërën prej këtyre kacafytjeve vdes ky apo ai
djelmosh, heqin dorë nga “loja” për pak ditë dhe mandej zënë dhe përleshen nga e
para. Sa më shumë përbuzet prej sehirxhinjve grupi i të mundurve, aq më të mëdha
janë lëvdatat që u thuren fituesve. Nëse dikush nga rioshët ka marrë plagë të lehta a
të rënda, ai dëftohet burrë i vërtetë kur ia del ta mposhtë e të mos e tregojë aspak
dhembjen. Shumë nga këta djelmosha mbajnë me vete fshehtazi pisqolla; bile edhe kur
bëhen faqe të rriturve kësilloj përleshje rioshësh, pra në kacafytje e sipër, dëgjohet

[10]
kur e kur edhe ndonjë e shtënë pisqolle. Por në rast se dikush nga të rinjtë plagoset a
vritet qoftë edhe nga pakujdesia, ahere kush pikaset se mbante pisqollë, dënohet me
vdekje”18.
Me interes janë edhe shënimet që shoqërojnë relacionin, nga të cilat
përzgjodhëm disa syresh, që po i paraqesim më poshtë:
1. Shqiptarët: Sipas mendimit të disa shkrimtarëve, ky popull e ka origjinën
nga Iliria e lashtë. Pas opinionit të një pale tjetër e kanë origjinën nga ata Albanë të
Azisë, që ndodheshin në malin Alba (Άλβα). Rollin-i na rrëfen se perandori Titos, pasi
dërrmoi Sirinë, vuajti shumë prej Gjeorgjianëve dhe Albanëve. Megjithatë ka nga ata
që thonë se [shqiptarët] janë të një rrënje me Keltët, ngaqë mbërritën prej qytetit
Japygia në Durrës dhe në vazhdim iu drejtuan Maqedonisë veriore e madje u
hapërdanë edhe brenda Epirit.
5. Gjirokastra: Ky qytet quhej qëmoti Antigonea (Αντιγόνεια), sipas emrit të
themeluesit të saj, Antigonit (Αντίγονος). Tani quhet Gjirokastër. Ndodhet afër
kryeqytetit të lashtë të Epirit, Molosisë (Μολοσσία), që e mori emrin prej Molosit
(Μολοσσός), të birit të Pirros, birit të Akilit (Αχιλλέας). Është kryeqendër e krahinës
së Drinupolit, që e përshkon lumi Drinos. Në afërsi të Gjirokastrës ndodhet
Pogoniania e vjetër, Zagoria, Lunxhëria, dhe një pjesë e Shqipërisë, që shqiptarët e
quajnë Alvanon (Άλβανον). Të gjithë banorët e atyre viseve janë luftëtarë të sprovuar,
përjashto Lunxhërinë, burrat e së cilës udhëtojnë shpesh në Kostandinopojë. Duke
lënë mënjanë një pjesë të Pogonianisë së vjetër, nuk mund të gjesh aty askënd që të
mos jetë i armatosur; edhe zejtarët edhe bujqërit ia kanë marrë dorën luftës. Në këtë
qytet lidhën dikur besën e përbashkët populli i Epirit dhe mbretërit e tij: populli, se do
t’i mbetet besnik mbretit të vet dhe mbreti, se do të mbrojë, do t’i prijë e do të kujdeset
për popullin. Në viset që përmenda gjenden 50 mijë ushtarë.
Paria e këtij qyteti quhen spahinj. Këtë ofiq e kanë të pasurit jo vetëm në
Janinë, por edhe në qytetet e tjera. Popullsia e Janinës është 20 mijë. Prej këtyre, 8
mijë janë në shërbimin ushtarak apo në shërbime të tjera.
Pjesa më e madhe e turqve s’don t’ia dijë për besimin e vendasve dhe
tregohen mospërfillës ndaj liturgjisë së tyre. Thuajse gjithë krahinat janë të
përkushtuara ndaj besimit të krishterë ortodoks, me përjashtime të rralla, ku
myslimanë e të krishterë janë të përzier, ngaqë kështu rrodhën gjërat nga nevoja e
tregtisë.
Gjirokastra mban nga Korfuzi rreth 10 orë. Rruga shkon mes maleve
Akrokeraune, që tanimë quhen Sopot, por nga ana e detit duhen 20 orë gjer në Vlorë.
Rruga është e drejtë dhe kalon nga Polina (Πολλίνα) [Bolena], vendlindja e Alibeut.
7. Toskët [e Tepelenës]: Toskët e respektojnë Aliun [Pashën] jashtë mase,
ngaqë i ka rrënjët nga njëra prej dyerve më të fisme. E mbajnë për prijësin e tyre më
të madh, përderisa kjo nuk iu sjell ndonjë dëm, por vetëm pak syresh tregohen të
bindur ndaj tij. Ushtria e tij arrin në së paku 15 mijë vetë. Thuajse të gjithë, oficerë

18
Γ. Λαΐου, op.cit. 647-648:

[11]
dhe këmbësorë, janë kaq mirë të stërvitur në të rendur, saqë, edhe kur kanë kuaj, nuk i
përdorin.
Janë të shumta krahinat që, së bashku me viset e Epirit, nuk kanë asnjë
autoritet administrues dhe as ligje të shkruara. Sepse qysh në moshë të njomë, kur
sapo i kanë shkelur të tetat, në zemrën e çdokujt është rrënjosur çfarë lejohet dhe
çfarë ndalohet të bëjë. Kaq trima janë Toskët, saqë kur lind nevoja rrokin armët deri
edhe gratë. Janë të gjithë të detyruar t’i ofrojnë shërbime Aliut, sa herë rrezikon nga
dikush. Në luftërat e tjera, që i nis vetë Aliu, një pjesë nxiton e shkon nga dashuria për
të, të tjerë mobilizohen si mercenarë dhe nëse kërkohen edhe më, ahere shkojnë edhe
sa kanë mbetur. Por i ndihin vetëm në ndeshjet që bëhen me Epirotët a Maqedonët.
Kundër armiqve të huaj nuk ngrenë armë as për hatër të Sulltanit. Bëhen më tepër se
35 vjet që nuk i paguajnë asgjë Portës së Lartë. Këto popullsi morën më pas emrin e
Toskëve. Banojnë në afërsi të lumit Aóo (Αώος) që tani quhet Vjosë. Shumë syresh
banojnë po ashtu në katunde.
8. Banorët e Rrëzës: Ata banojnë përballë Molosisë dhe në Gjirokastër, jo
larg Lunxhërisë, që është krahinë e Gjirokastrës. Në mes ndodhet një fushë e madhe,
që përshkohet prej Drinosit, i cili derdhet në lumin Vjosa. Janë 6 fshatra. Më i
rëndësishmi është Hormova. Të gjithë janë të krishterë ortodoksë përzier me pak
myslimanë, që banojnë aty. Tani i kanë dëbuar myslimanët, ngaqë kuptuan se janë
spiunë. Banorët e Rrëzës janë të dyfekut dhe bëhen gjithë gjithë 3000 ushtarë. Kanë
një aristokraci të llojit të veçantë. Çmohet më shumë fisi që ka numrin më të madh të
frymëve. Nëse dikush ka për t’u dënuar për një faj, e dënojnë të gjithë, sikurse e
lëvdojnë të gjithë kur është për t’u lëvduar. E zëmë se dikush ka kryer një vrasje. Ky
dorëzohet te njerëzit më të afërm te të vrarit, që kanë të drejtën ta lënë të lirë a ta
vrasin. Nëse vrasësi është arratisur në tjetër krahinë, ahere bashkëfshatarët i marrin
shtëpinë dhe katandinë dhe ua japin njerëzve të të vrarit. Po qe se vrasësi kthehet në
fshat të vet, ka çdonjëri të drejtën ta vrasë. Në të njëjtën mënyrë dënojnë edhe
tradhtarët e vendit, qofshin këta edhe nga ajka e parisë. Në të tilla kushte dënohen
edhe fajet më të vogla, për disa prej të cilave parashikohen dënime të caktuara.
Përgjithësisht, njerëzit janë të detyruar të ruajnë ligjet. Por kur ndodhin paudhësira
dhe mbeten pa u dënuar, ahere bëhet luftë, mynxyrë e madhe dhe çthurje në popull.
Ligj të shkruar nuk kanë, por ligjet janë të ngulitur prej kohësh në shpirtrat e tyre.
Pothuaj të njëjtat ligje të pashkruara kanë anë të ndryshme të Toskërisë, të Himarës
dhe të Arbërisë (që është krahinë e Gjirokastrës, me shumë fshatra dhe me kryefshat
Molosinë). Nevoja i imponon këtij populli kësi ligjesh, dhe padija e tyre është shkaku
që nuk arrijnë t’i bëjnë më të mira. Fshatra, që kanë vajtje-ardhje me të tjerë, kanë
ligje të ngjashme. Kur dalin për luftë, kanë prijës dhe komandantë sipas një hierarkie,
për të shmangur çdo të keqe, që buron prej anarkisë, ndërsa në fshatin e tyre nuk
kanë asnjë komandant apo të parë dhe këtë e bëjnë që të shmangin smirën dhe zilinë.
10. Himara: E gjithë krahina e Himarës, më së shumti nga ana e detit, që
ndodhet kundruall Korfuzit, banohet prej të quajturve myslimano-kristianë (apo
gjysmëmyslimanë e gjysmëkristianë). Më thellë, në brendësi, ka fshatra më të mëdha,
sikurse Nivica, Shën Vasili, Lëkursi dhe të tjera më të vogla. Në të gjitha këto banojnë
të krishterë ortodoksë apo grekë. Ka më se 30 vjet që himarjotët kanë pashallarët e

[12]
vet dhe jo turq. Domethënë janë të lirë sikurse banorët e Rrëzës. I paguajnë pakogjë
pashait të Delvinës, edhe këtë kur iu teket, për 5 a 6 vjet.
Po kështu, në shën. , f. 26 , jepen të dhëna për Gjergj Kastriotin
Skënderbenë, ndërsa në f. 1 -15 (shën. 6) thuhet: “Rreth lashtësisë dhe zulmës së
Molosisë bëjnë fjalë Tukididi, Plini, Livi, Straboni dhe gjeografë të tjerë, të cilët
përshkruajnë mbretërit-strategë me emër të saj dhe fushatat e ndërmarra prej tyre.
Plutarku dhe Gustini rrëfejnë mjeshtërisht, dhe të thënat e tyre dalin të vërteta jo
vetëm prej kështjellave dhe fortesave që ruhen aty gjer më sot, ndonëse kthyer më të
shumtat në rrënoja, por edhe nga zakonet e bëmat e motmoçme të saj, si dhe nga
shpirti heroik e luftarak i banorëve të vendit, ruajtur po aq i gjallë edhe sot e kësaj
dite. Edhe pse kanë humbur shumë prej selitjes dhe rregullit të atyre moteve, ky
boshllëk plotësohet sot me rritjen e forcës së armëve dhe me numrin e madh të
banorëve; [vendi] është tani më i aftë e më i gatshëm për luftë dhe ka më shumë
burra nga sa kish qëmoti, si dhe është i banuar jo vetëm në fusha e kodra, por edhe
në male, zbukuruar me shtëpi kulla. Feja e vendit është e ashtuquajtura Lindorja e
Krishtit, dhe ajo e Mohamedit, besime që ushtrohen të dyja në liri të plotë dhe pa
pengesa. Gjindjet janë dy, e grekëve dhe e shqiptarëve, dhe kjo duket ngaqë aq e aq
gjindje të huajsh iu vërsulën atyre, e disa syresh qëndruan jo pak në këto vise, e
megjithatë nuk ia dolën mbanë të ndryshonin jetën dhe zakonet prej epirotësh të
vendasve, ose, që ta themi ndryshe, ata vetë ndërruan zakonë dhe u bënë si vendasit;
kemi sakaq shqiptarët që mbetën po ata. Ngaqë njohim jetën e zakonet e tyre të
qëmoçme, dhe pa lënë mënjanë ato çka bënin së lashti molosët dhe epirotët, fare
thjesht, duke u nisur nga veprat, dhe nga fushatat ushtarake, d.m.th edhe nga emrat e
prijësve, si dhe nga kujtimi i mbretërve të hershëm të Epirit, shtjellimin e të cilave
s’do të desha ta bëja tani, dalim në përfundimin se shqiptarët u lindën epirotë, dhe jo
epirotët shqiptarë. Të dyja këto gjindje ndjekin besimet e përmendura më sipër dhe
njëra flet gjuhën e tjetrës, pra shqiptarët greqishten popullore, dhe grekët shqipen.
Lidhur me këtë vend [Molosinë] dhe ndarjet e tashme të tij do të flasim sërish, kur të
qëllojë të bëjmë fjalë rreth Shqipërisë në përgjithësi, në pikën dhe në kohën e
volitshme”.
Konsiderata të ngjashme, ndonëse më të përmbledhura, gjejmë edhe në veprën
e J. Dhimitriu-t, që mban titullin Γραμματική Ελληνολατινίς [Gramatikë Grekolatine]
(Vjenë 1785)19, dhe është një kompilim njohurish për gramatikën e latinishtes, marrë
prej librash të ngjashëm, për të plotësuar një nevojë të ndjeshme të njerëzve

19
Γραμματική Ελληνολατινίς εκ διαφόρων συλλεχθείσα, / παρά Γεωργίου, του Δημητρίου του Προσκ.
Κυρ. Ευπατρίδους του εξ Αργυροκάστρου της Ευρωπαίας Αλβανίας, παρ' ου ιδίοις παρατηρήσεσι, και
σημειώσεσιν, Επιστολαίς, Αποφθέγμασι, Ελληνο-λατινικοίς, Ενδόξων τινων Ανδρών βίοις, και
Επιστημών Ορισμοίς πλουτισθείσα. Νυν πρώτον οικείοις αυτού αναλώμασιν εκδοθείσα, και
σεβασμίως προσφωνηθείσα τω γαληνοτάτω, και εκλαμπροτάτω ηγεμόνι πάσης Μολδοβλαχίας, κυρίω
κυρίω Αλεξάνδρω Ιωάννου τω Μαυροκορδάτω. Εν Βιέννη της Αουστρίας: παρά Ιωσήπω του
Βαουμαϋστέρου, 1785. [Gramatikë Grekolatine e kompiluar me lëndë të autorëve të ndryshëm, hartuar
nga Jorgos Dhimitriu, fisnik nga Gjirokastra e Shqipërisë Europiane, me vërejtje të tijat, dhe e
pasuruar me shënime, letra, thënie greko-latine, jetë burrash të shquar dhe përkufizime të shkencave.
Botuar së pari tani me shpenzime të vetat, dhe drejtuar me respekt princit fort të paqëm dhe të
shkëlqyer të mbarë Moldovllahisë, zotit Aleksandros Joanis Mavrokordhatos. Në Vjenë të Austrisë,
Shtypshkronja Baumayster, 1785.]

[13]
dijedashës të kohës. Ky libër meriton një studim të veçantë jo aq për pjesën kryesore
të tij, e cila e ka gjithsesi një vlerë, sesa për fjalën hyrëse dhe shënimet e autorit në
fund të faqeve, ku ai merr shkas nga figura dhe ngjarje të ndryshme historike për ta
nxjerrë lexuesin në shtigje të papritura. Të krijohet përshtypja se gramatika është
hartuar enkas për të shkruar Dhimitriu ato çka dashur të shkruante. Ai e shfaq
origjinën e vet qysh në ballinën e librit: εξ Αργυροκάστρου της Ευρωπαίας Αλβανίας
/ Argyrocastrense ex Europea Albania, pra “prej Gjirokastre të Shqipërisë Europiane”
(shih ballinën greqisht dhe faqen e brendshme latinisht të librit). Nga fjala hyrëse
mësojmë se libri u shkrua gjatë qëndrimit të autorit në Jash të Moldavisë, princit të së
cilës, Alexandros Ioannis Maurocordatos, ia dedikon librin.
Është vendi të theksojmë këtu se deri më sot nuk kemi patur një studim të
thelluar e të plotë të lidhjeve historike të anëve të Gjirokastrës me principatat e
Danubit, lidhje të cilat kanë lozur rol të jashtëzakonshëm në historinë e atyre anëve.
Ekzistonte një rrugë e rrahur qëmoti në të cilën vejevinin në ato vise njerëz si
Dhimitriu ynë, Gjikajt e Dora d’Istrias, Zhapajt e Labovës, Arsaqët e Hotohovës e sa e
sa të tjerë. Manastiret e luginës së Drinosit zotëronin prona në tokat e begata rreth
Danubit dhe aty shkolloheshin djem të nisur nga këto anë. Përshkrimet e hollësishme
të Dhimitriu-t për vetitë kuruese të mjaft bimëve mjekësore (përse vallë kanë hyrë si
shënime në një libër gramatike?!), tregojnë se ky, ashtu si edhe Zhapa, ka qenë njohës
i mirë i mjekësisë popullore, ushtrimi i së cilës lidhej pikërisht me florën e pasur të
viseve të Epirit20.
Cilësimi i Shqipërisë si “europiane”, në mos është një sqarim i nevojshëm për
ta dalluar atë nga Albania e Kaukazit, mund të shihet edhe si një pozicionim dhe
opsion pa ekuivoke i autorit, i cili e fton lexuesin të mësojë latinishten dhe gjuhët bija
të saj, dhe njëkohësisht vë në dukje lidhjet, sipas tij të ngushta, të kësaj gjuhe me
greqishten. Lexuesi ka rastin të lexojë në fusnotat çfarë janë shkencat e ndryshme si
medicina, logjika, fizika, retorika etj. si dhe njerëzit që janë marrë me lëvrimin e tyre
qëmoti e në kohë të tij. Ai mëson gjithashtu për vende të ndryshme e mbi të gjitha
mëson për historinë dhe gjeografinë e vendorigjinës. Për të dhënë një shembull, po
ndalemi në shën. 6 të f. 266.
“Albania, Shqipëri europiane është pjesa qëmoti perëndimore e Maqedonisë,
një numër qytetesh të Ilirisë së Vjetër, përfshirë aty edhe Epirin e Ri e të Vjetër, e cila
ndahet në vija të përgjithshme prej lumit Shkumbin në Shqipëri të epërme e të
poshtme, e ndarë mandej në principata të ndryshme, dhe që kufizohet nga perëndimi
me detin Adriatik dhe detin Jon, në jug me Livadhjanë, në lindje me Thesalinë, dhe në
skajin verior me Bosnjën dhe Dalmacinë”.

Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 10
pt, Αλβανικά
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 10
pt, Αλβανικά
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 10
20
Në anët e Gjirokastrës ka qenë përdorur fjala pathúa –ói ‘mjek popullor’ (< gr. παθός), të cilën e pt, Αλβανικά
kemi gjetur edhe në një këngë popullore të Himarës në togun emëror mendje pathoi. Μορφοποιήθηκε: Αλβανικά

[14]
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά:
(Προεπιλεγμένη) Times New Roman, 12
pt, Μοτίβο: Διαφανές (Λευκό)

Gjatë shek. XIX, tek zgjohet interesimi iluminist për njohjen e popujve fqinjë,
shfaqen në greqisht edhe veprat e para përshkruese të shqiptarëve dhe të viseve ku ata
banojnë. Njëra syresh, ndoshta më përfaqësuesja e këtij grupi, mban titullin
«Γεωγραφία Αλβανίας και Ηπείρου» (“Gjeografi e Shqipërisë dhe e Epirit”) dhe u
hartua prej iluministëve grekë Athanásios Psalídhas dhe Kozmás Thesprotós. Savanti
Qirícis Kótras (±1780-1852), i quajtur më pas Kozmás Thesprotós, prej fshatit
Jorgucat të Dropullit, shkolluar në Janinë pranë mësuesit të dëgjuar Athanásios
Psalídhas (1767-1829), la në dorëshkrim një vepër me titullin e mësipërm, hartuar
rreth viteve 18 0 dhe botuar në Janinë në vitin 196 . Ai plotëson dhe shtjellon më tej
shënimet që ka mbajtur nga mësuesi i vet Psalidhas për anët e Shqipërisë dhe të Epirit.
Po shënojmë në parantezë se Psalidhasi, sipas indikacionesh që burojnë nga vetë
shkrimet e tij, në vitin 1815 pat qenë ngarkuar prej Ali Pashës për të kryer një census
të territoreve dhe të banorëve të pashallëkut të Janinës. Ai i ka shëtitur pëllëmbë për
pëllëmbë viset e banuara prej shqiptarësh dhe duket qartë se i njeh mirë gjuhën,
traditat dhe psikologjinë e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për nxënësin dhe
pasuesin e tij, Thesprotos. Në këtë vepër, do të gjejmë të regjistruara qysh para dy
shekujsh, ndoshta për herë të parë, këngët e njohura “Do marr çiften do dal për
gjah...”, por edhe “Trandafili qesh e lot, o qesh e lot,/ Ç’ke nuse që qan me lot, o qan
me lot...”, do të mësojmë se ndër shqiptarë qarkullonte shprehja “shqip t’ Elbasanit,
greqisht t’ Ajaninës, turqisht t’ Estambollit, bullgarçe t’ Etikfesit” etj.
Rreshtat e veprës kushtuar shqiptarëve përshkohen nga realizmi, por edhe nga
bindja se ata –sikurse edhe grekët– mund të përparojnë nëse braktisin injorancën dhe i
futen udhës së dijes: “të rinjtë e Epirit, kur të marrin dritat e dijes, do të dalin nga
errësira dhe labirinti i injorancës dhe i barbarisë” .
Vepra në fjalë, që po e përkthejmë në shqip, tregon qartë mënyrën si shiheshin
shqiptarët prej iluministëve grekë gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të shek. XIX. Ajo

[15]
mbetet një provë e pakontestueshme –dhe tejet aktuale– e frymës pa paragjykime për
“tjetrin” që mbizotëronte në Ballkan në fillimet e shek. XIX.21

Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά:
(Προεπιλεγμένη) Times New Roman, 12
pt

Në vazhdim, meqenëse përmendëm mësuesin e Thesprotosit, iluministin


Athanásios Psalídhas, e shohim me vend të japim të përkthyer një fragment prej një
vepre pak (ose aspak) të njohur të tij, që mban titullin “Turqia në fillimet e shekullit
XIX”22, ku përshkruhen viset dhe popujt e pjesës europiane të Perandorisë Otomane,
përfshi Shqipërinë dhe shqiptarët23. (Me interes është gjithashtu edhe një shkrim tjetër
i tij, i titulluar “Arkeologji e shqiptarëve”24).
“E nënta ndarje [e Turqisë Europiane] është Shqipëria [η Αρβανιτιά], e cila
përbëhej qëmoti prej dy pjesësh, Iliricum-it (Ιλλυρικόν) dhe Epirit (Ήπειρος).
Kufizohet nga lindja me Maqedoninë e poshtme dhe Thesalinë, nga veriu me Bosnjen
dhe Serbinë, në perëndim me detin Jon dhe në jug me gjirin e Ambrakisë. Vargu i
maleve të lartë çprej Raguze e deri në Zitun shërben si kufi i saj në steré, kufi mjaft i
përsosur dhe i pakalueshëm si Muri i gjatë kinez. Territori i saj është thuajse i gjithi
malor, por ka edhe fusha mjaft pjellore, sikurse ajo e Myzeqesë, e Frarit, rreth liqenit
Akeron, që nxjerr shumë oriz, e Delvinës, e Gjirokastrës, e Korçës, e Elbasanit, e
Tiranës, e Shkodrës dhe e Dibrës. Ky vend do të kish drithëra të bollshme, nëse do të
punohej i gjithi e me merak. Vendi ka edhe tufa të mëdha dhënsh, kurse Myzeqeja
shquhet për kuajt. Shqiptarët mbahen përgjithësisht për ushtarë të sprovuar, vetëm se

21
Sa u thanë deri këtu për Thesprotos-in janë përfshirë edhe në kumtesën tonë me titull “Përshkënditje
të hershme të rilindjes kombëtare shqiptare dhe iluminizmi grek”, mbajtur në Gjirokastër në maj 201 .
Shih edhe vëllimin Një Rilindje para Rilindjes, Konferencë shkencore ndërkombëtare albanologjike,
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër 201 , f. 22 -224.
22
Α. Ψαλίδας, Η Τουρκία κατά τας αρχάς του 19ου αιώνος. Ηπειρωτικά Χρονικά, 6, 1931, 38–74.
23
Për një paraqitje më të detajuar shih edhe shkrimin tonë “Why Gypsies and Albanians do not have
their own letters”. Greek attitudes towards neighbouring languages during the 19th century, botuar në
rev. Slavia Meridionalis 15/2015, i disponueshëm edhe në trajtë elektronike.
24
Α. Ψαλιδας, Αρχαιολογία των Αρβανιτών, Ηπειρωτικά Χρονικά, 16, 1941, 220–225.

[16]
janë të pashkollë e të pazanat dhe thuajse askush syresh nuk merret me tregti e
prandaj janë fukarenj e vendi ka pak frymë. I vetmi zanat i tyre është dyfeku, por edhe
këtë e përdorin pa ustallëk. Megjithatë janë të guximshëm, të pagdhendur e të paepur
qysh në mote që s’mbahen mend. Shqiptarët flasin gjuhën e vjetër ilire dhe një pjesë e
tyre janë të krishterë ortodoksë, një pakicë e vogël adhurojnë Papën dhe quhen latinë
dhe mirditas, kurse të tjerët janë muhamedanë. Në Shqipërinë e jugut ka edhe grekë,
që banojnë në krahina të tëra. Ka edhe shumë fshatra të banuara prej vllehësh,
sidomos nëpër male”.
Një tjetër nxënës i iluministit Psalidhas është edhe Jeórjios Gazís (1795-
1854). I lindur në Delvinaq, punoi edhe vetë si mësues i greqishtes fillimisht në
Gjirokastër e më pas në Greqinë e lirë ku shërbeu si sekretar i heroit të 1821-së
Karaiskaqis. Ka shkrojtur veprën “Fjalor i Kryengritjes së Grekëve”, e cila u hartua
më 18 7 dhe u botua në vitin 1971, me rastin e 150-vjetorit të shpërthimit të
Kryengritjes çlirimtare greke, pjesëtar aktiv i së cilës pati qenë epiroti Gazis.

Vepra përbën një burim të pasur të dhënash, shkruar nga një njeri që njohu nga
afër njerëzit dhe mori pjesë direkt në ngjarjet që përshkruan. Libri, për vetë tematikën
që rreh, përmban përshkrime me interes për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kështu, p.sh.,
pena e Gazis-it na ka lënë këtë vlerësim për Ali Pashën, duke e përshkruar me një
realizëm që do ta kishin patur zili edhe historianë të sprovuar:
“Zulmëmadhi Ali Pasha pat qenë prej Tepelene të Epirit, nip i Muço Hysit me
famë, i cili, thonë, sulmoi dhe desh pushtoi Korfuzin. Yllin e Ali Pashës e pat
parashikuar Shën Kozmai që tha se ai kish për t’u bërë pushtetar i madh e i
tmerrshëm e se do të bëhej zot i mjaft tokave e se pushteti i tij do të mbante e do të
lulëzonte plot 33 vjet, gjë që ndodhi me të vërtetë. Pikërisht në motin e 33-të, i
shpallur firmanlli dhe rebel i Turqisë, u shkatërrua pas një rrethimi të gjatë. Nga ana

[17]
tjetër, rebelimi i Ali Pashës detyroi [Filiqi] Eterinë dhe Ipsilantin ta nisnin
Kryengritjen para kohe, meqë kushtet qenë pjekur. Sepse rrethimi i Ali Pashës në
Janinë i lidhi Turqisë duar e këmbë dhe prandaj kjo nuk arriti të përgatitet e t’i zërë
frymën me kohë Greqisë kryengritëse. Kështu pra, lufta e zgjatur e Ali Pashës dhe
rrethimi i tij nga ana e Portës së Lartë u bënë shkaqe të Ringjalljes së grekëve, ndërsa
vdekja e tij i dha jetë Greqisë! Sepse, po ta kish falur Sulltani Ali Pashën dhe ta
caktonte kryekomandant kundër Greqisë, Kryengritja e grekëve do të shuhej sa hap e
mbyll sytë. Edhe pse si tiran bëri shumë të këqia, Ali Pasha u kthye në një vegël të
Providencës hyjnore për të bërë edhe shumë të mira, ngase tirania e tij zgjoi mendjet
e fjetura, bashkoi myslimanë e të krishterë, siguroi rend të përgjithshëm në shtet, u
dha fund poliarkisë dhe anarkisë së mëparshme dhe ndaloi hasmëritë, i detyroi
vasalët e vet të shkonin kurbetllinj e të njihnin botën, të çelnin sytë e të pasuroheshin,
të shkolloheshin në kombet e ndriçuara e të nxënin artet dhe shkencat, për t’u bërë të
ditur e të lavdishëm, [u ndihu] të kuptonin në çfarë zgjedhe ndodheshin dhe
pasardhësit e kujt qenë, e kësisoj të bëheshin pararendësit e Rilindjes Greke, për të
cilën përgatiti edhe strategë (pa e ditur edhe ai vetë)dhe ushtri të madhe kundër
Turqisë. Në të vërtetë, ai e pësoi si mbreti Agisilaos me banorët e Tebës, ngaqë
detyroi shumë të krishterë të bëhen luftëtarë të sprovuar. Ai, d.m.th. Ali Pasha, stërviti
(pa e dashur) ushtarakisht hormovitët, himariotët, niviciotët dhe Bregdetin, suliotët,
epirotët, trimat e Olimpit e të Greqisë qendrore dhe gjithë martallozët e kapitenët, të
cilët do të bëheshin, në mënyrë hyjnore, sikurse edhe u bënë, bastionet e pathyeshme
të Greqisë…”.25
Panajótis Aravandinósi, njëri prej historianëve më të rëndësishëm të Epirit
në mesin e shek. XIX26, vepra e të cilit përmban të dhëna të çmuara për Shqipërinë27
dhe viset jugore të saj, mbetet ende më së shumti i panjohur për lexuesin shqiptar e
shpeshherë i keqkuptuar. “Kronografi e Epirit dhe e viseve helenike dhe ilirike
përreth” (1856), në dy vëllime28, “Përshkrim i Epirit në tri pjesë” (198 ), me tri
vëllime29, “Koleksion biografik i savantëve të periudhës së pushtimit turk” (1960)30,
“Histori e arsimit grek ndër grekë” (1986)31, etj., janë libra që sjellin të dhëna të
rëndësishme edhe për historinë e Shqipërisë dhe do të guxonim t’i krahasonim me një
enciklopedi të vogël grekoshqiptare të shek. XIX e më herët.

25
Γ. Γαζή, Λεξικόν της Επαναστάσεως, Janinë 1971, f. 17. Μορφοποιήθηκε: Διάστιχο: μονό
26
Për veprën e Aravandinosit ka interes të shihet artikulli Μελέται επί της αρχαίας χωρογραφίας και
ιστορίας της Ηπείρου, shkruar nga Aλέξιος Πάλλης dhe botuar në rev. Πανδώρα, 15.07.1858, 177-185.
27
Në po të njëjtat vite del në dritë edhe vepra e Nicolaus Georgii Nikokles, De Albanensium sive
Schkipitar origine et prosapia, Dissertatio Inauguralis, Gottingae, 1855.
28
Π. Αραβαντινού, Χρονογραφία της Ηπείρου των τε ομόρων ελληνικών και ιλλυρικών χωρών
διατρέχουσα κατά σειράν τα εν αυταίς συμβάντα από του σωτηρίου έτους μέχρι του 1854 περιέχουσα και
τοπογραφικόν πίνακα πάσης της Ηπείρου, τόμοι Α και Β, Athinë 1856.
29
Π. Αραβαντινού, Περιγραφή της Ηπείρου εις μέρη τρία, Janinë 198 .
30
Π. Αραβαντινού, Βιογραφική συλλογή λογίων της τουρκοκρατίας, Janinë 1960.
31
Π. Αραβαντινού, Iστορία της ελληνικής παιδείας παρ’ 'Ελλησιν, Janinë 1986.

[18]
Fakti se autori i këtyre librave pati shkruar në “Kronografinë e Epirit” (vëll. II,
f. 113) se Vithkuqi banohet prej vllehësh, gjë që e kundërshtoi në vazhdim Th.
Mitkoja32, nuk duhet parë si përpjekje për shtrembërim të të dhënave demografike të
asaj qyteze, dhe as duhet të shërbejë si provë për t’i veshur këtij mësuesi iluminist të
“Zosimesë” kostumin e ithtarit të “Megali Idesë”. Nëse do t’ish ashtu, si ta
shpjegojmë përshkrimin objektiv të gjendjes demografike dhe gjuhësore në viset që ai
përshkruan? Kështu, kur bën fjalë për zonën e Korçës, ai thotë se “Gjuhë
mbizotëruese e atyre anëve është shqipja, ngaqë ajo farë [shqiptarja] përbën
shumicën dërrmuese; flitet edhe vllahishtja sidomos nga banorët e Voskopojës, të
Shipskës dhe të pak qytezave e fshatrave përreth; gjuhën bullgare e flasin banorët e
Boboshticës, të Drenovës, dhe të pjesës matanë Zvezdës së Devollit. Burrat e këtyre
tri farëve njohin pak a shumë edhe gjuhën greke për shkak të marrëdhënieve që kanë
me grekët e Epirit dhe të Maqedonisë”33. Lexuesit nuk i mbetet veçse të shohë sa
shkruan Aravandinosi në kreun XIII të vëll. III të “Përshkrim i Epirit”, me titull
“Gjithçka që ngjall kureshtje rreth elementit shqiptar me banim në Epir”, ku, fjala
vjen, autori, pasi parashtron teoritë e ndryshme, duket se i përmbahet tezës ilire të
prejardhjes së shqiptarëve (f. 358).
Përkthimi dhe botimi i pjesëve të zgjedhura nga vepra e Aravandinosit do ta
ndihmonte lexuesin shqiptar për t’u orientuar më drejt e më kthjellët në labirintet
shpesh të errëta të bibliografisë së shek. XIX.

32
Th. Mitko, Vepra, Tiranë 1981, 5 7.
33
Π. Αραβαντινού, Περιγραφή … Α 109.

[19]
Në këto labirinte, e posaçërisht për gjeografinë dhe historinë e krahinës së
Korçës, do të shfaqen nga fundi i shek. XIX edhe dy monografi të shkurtra, shkruar në
gjuhën greke përkatësisht nga Harallamb Karmici34 dhe Ilia Dasareti35.

Μορφοποιήθηκε: Εσοχή: Πρώτη


γραμμή: 1,27 εκ.
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Έντονα
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Έντονα
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Έντονα
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Έντονα
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
Kalojmë tani në një tjetër nëngrup të autorëve që përshkruajnë gjeografinë apo pt, Αλβανικά
shkruajnë historinë e viseve shqiptare dhe greke në Epir. Janë savantët vepra e të Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
cilëve ka një rreze lokale, pa nënkuptuar kjo se janë më pak të rëndësishëm. Njëri pt, Όχι Έντονα, Αλβανικά
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
syresh është Vasílios Zótos Molosós (1837-1912). U lind në Dhrovjan të Delvinës pt, Αλβανικά
dhe u shkollua në Kostandinopojë e Athinë. Njihet kryesisht për udhëpërshkrimet e Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
tij, prej të cilave po shkëputim këtu disa fragmente nga libri “Udhëpërshkrim i pt, Αλβανικά

Gadishullit Helenik [=ballkanik] (arkeologjik, historik, gjeografik, ushtarak, Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12


pt, Αλβανικά
statistikor dhe tregtar)”, vëll. IV, fashikulli I, të inkuadruar në serinë Studime Epirote,
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
dhe botuar në Athinë më 187836. pt, Αλβανικά
Duke folur për Gjirokastrën (f. 80), ai thotë se gratë e këtij qyteti “janë bërë të Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αγγλικά (Η.Π.Α.)
njohura për vajet ndaj të vdekurve, të cilët i qajnë 40 ditë papushuar; për vitin në
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
vazhdim, një herë në javë, të shtunave, sipas traditës së krishterë; dhe në 4 vitet që pt, Πλάγια
pasojnë, një herë në muaj, të shtunën e fundit”. Sa u përket “dokeve dhe zakoneve të Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
gjirokastritëve, si dhe të krahinës përballë të Lunxhërisë, me të cilën kanë lidhje pt, Πλάγια
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
farefisnore, ato dallojnë për lashtësinë e tyre, shto këtu edhe veshjet”. “Myslimanët e pt, Πλάγια
gjithë Epirit, vazhdon më poshtë autori, jetojnë sipas mënyrës së grekëve të lashtë. Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Πλάγια
34 Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
Χ. Καρμίτσης, Γεωγραφία της Κορυτσάς και της περιοικίδος προς χρήσιν των κατώτερων τάξεων του pt, Πλάγια
αστικού σχολείου των αρρένων και του παρθεναγωγείου της πόλεως, Selanik 1888. [“Gjeografi e Korçës
dhe e rrethinave për klasat e ulëta të shkollës qytetëse të djemve dhe të shkollës femërore të qytetit]. Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
35 pt, Πλάγια
H. Δασαρήτου, Περί της Κορυτσάς. Τοπογραφική θέσις της Κορυτσάς, εθνολογική θέσις, γραφή του
ονόματος, ιστορία εκκλησιαστικής διοικήσεως μετά επισκοπικού καταλόγου. [Rreth Korçës. Pozita Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά:
topografike e Korçës, pozita etnologjike, shkrimi i emrit, historia e dioqezës kishtare me katalogun e (Προεπιλεγμένη) Times New Roman
mitropolitëve], Athinë 1900. Μορφοποιήθηκε: Πλήρης
36
Β. Δ. Ζώτου Μολοσσού, Ηπειρωτικαί Μελέται (τόμος Δ΄, τεύχος Α΄). Δρομολόγιον της Ελληνικής Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά:
Χερσονήσου (αρχαιολογικόν, ιστορικόν, γεωγραφικόν, στρατιωτικόν, στατιστικόν και εμπορικόν). Athinë (Προεπιλεγμένη) Times New Roman,
1878. Όχι Εκθέτης/ Δείκτης

[20]
Kanë nga një grua dhe janë familje mikpritëse, pa fanatizëm mysliman; sillen me
fisnikëri ndaj të krishterëve dhe i quajnë vëllezër, siç e thotë edhe shprehja
proverbiale ‘veçan besës jemi vëllezër’”. Ai vëren gjithashtu se lebërit “kanë një të Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Πλάγια
folme të vetën, të ndryshme nga toskërishtja fqinjë, matanë Vjosës, dhe nga e folmja e
fisit çam, që banon në brigjet e lumit Thyamis (a Kalamas)”. Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αγγλικά (Η.Π.Α.)
Për Ohrin (f. 126) vëren se “banorët janë të detyruar të flasin 5 gjuhë;
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
greqishten si gjuhë shkrimi të kishës e të shkollave, turqishten si gjuhë të autoriteteve, pt, Πλάγια
serbishten si gjuhë të grave, shqipen dhe vllahishten si gjuhë të tregut”. Në Prizren Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά
(f. 156) “ka shumë punishte hekuri në të cilat gegët prodhojnë armë të cilësisë së
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
lartë, që konkurrojnë me më të mirat e Europës”. Veç kësaj, “gegët e këtushëm janë pt, Πλάγια
më të butë sesa toskët dhe lebërit, janë më punëdashës dhe merren me zejtari; Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
prodhojnë lloje të shumta cohe, shirita dhe gajtane të leshta e prej mëndafshi, si dhe pt, Πλάγια

basma të ndryshme, që nuk dallojnë nga ato të Shkodrës dhe të njohura si shkodrane,
[që i shesin] në shumë tregje të Europës”.
Në rastin e Molosos-it është me interes gjithashtu njoftimi i v. 1882, sipas të
cilit ai kishte ndërmend të botonte një libër me titull «Γλωσσολογία των τεσσάρων
Αλβανικών διαλέκτων» / “Përshkrim gjuhësor i katër dialekteve të shqipes”37, për
fatin e të cilit nuk dimë gjë e prandaj duhen kryer kërkime.
Krahas Zoto Molosos-it, duhen përmendur edhe savantët Nikólaos
Mistaqídhis dhe Athanásios Petrídhis, të dy nga Dhrovjani i Delvinës, që u shquan,
i pari për studimin e historisë kishtare, dhe i dyti për studime filologjike e historike38.

37
Ηπειρωτικαί Μελέται, τόμος Δ΄, τεύχος Β΄, Δρομολόγιον της Ελληνικής Χερσονήσου, Athinë 1882,
faqja e brendshme e kopertinës.
38
Shkrimet e tyre janë të shpërndara në shtypin grek të kohës, të Athinës e më rrallë të
Kostandinopojës. Shih p.sh. gazetat «Φωνή της Ηπείρου» dhe «Απόλλων», që botoheshin përkatësisht
në Athinë dhe Pire.

[21]
d) Poema «Ο αληθής πόθος των Σκυπετάρων» (“Dëshira e vërtetë e
shqiptarëve”) e Naim Frashërit zë një vend të veçantë në shtjellimin tonë për shkak të
historisë së botimit (fillimisht greqisht, pastaj e përkthyer shqip) dhe të lidhjeve
ndërtekstore të saj në kuadër të letërsisë greke. Nga ana tjetër, “Dëshira” (1886)
integrohet natyrshëm në veprat kushtuar Shqipërisë e shqiptarëve, gjë që s’mund ta
pohojmë për ciklin poetik «Ο Έρως» të Naimit (1895), një cikël që i takon plotësisht
shkollës fanariote të letërsisë greke39.
Naimi e boton “Dëshirën” të shkruar greqisht. Po pse greqisht? Disa thonë se
ka dashur t’iu drejtohet grekëve, por vargu i parë i saj fillon me fjalët Ω τέκνα της
πατρίδος μου… (O bij të mëmëdheut...). “Dëshira” (1886), për sa u përket përmbajtjes
dhe synimit pse shkruhet, ngjan me “Apologjinë” e J. Vretos (1878)40 dhe me
“Ankimet shqiptare” të Th. Prandit (1880)41.
Duke u vënë tërësisht në shërbim të shqiptarizmës, savantët shqiptarë do të
shkruajnë në gjuhën e fqinjëve të tyre grekë, për t’iu bërë të qarta pikëpamjet e
shqiptarëve lidhur me një varg çështjesh që kërkojnë përgjigje e zgjidhje. Është me
interes të vihet në dukje se, sipas vëzhgimeve tona, “Dëshira...” përbën në thelb një
dialog të Naimit me sa premtonte dhe ideonte për popujt e Ballkanit në fund të shek.
XVIII iluministi grek Rigas Fereos. Veç kësaj, ajo ngjan në disa elemente vjershërimi
me poezinë “Thúrios” (Marsh) të Fereosit, por edhe me “Alipashiadën” e Shehretit.
Lidhje ndërtekstore konstatojmë gjithashtu edhe midis veprës “Ankime
shqiptare” të Prandit dhe trashëgimisë arkivore të Mitkos, ku kemi gjetur një pamflet-
polemikë të këtij me historianin grek Paparigopulos. Teksti i shkruar prej Mitkos -dhe
për këtë nuk kemi asnjë dyshim-, nuk dihet se si, duket i përfshirë integralisht në
“Ankimet” e Prandit, aty ku ky debaton për origjinën etnike të Skënderbeut.

dh) Tradita e botimeve dygjuhëshe greqisht shqip është e gjatë dhe e pasur në
gramatologjinë shqiptare. Shembull klasik janë përkthimet e Dhjatës së Re më 1827,

39
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për krijimet poetike të zosimeas-it tjetër, Abedin Dinos, i cili shkroi
lirika të ndjera, që nuk lidhen me problematikën shqiptare.
40
Ι. Βρέτου, Απολογία εις το Η κοιτίς του Ελληνισμού Ήπειρος Αλβανία, εν Κωνσταντινουπόλει 1878.
41
Αλβανικά παράπονα , υπό Ευθυμίου Στ. Πράντη, εν Αθήναις 1880.

[22]
por edhe ato që do të realizojë më pas Kristoforidhi, me përmbajtje kryesisht fetare.
Mitkoja dhe vepra e tij folklorike mund të themi se përbën një rast unikal të
konceptimit dhe të realizimit të veprës në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, duke iu
përmbajtur asaj që ka shpallur në ballinën e “Bletës” më 1878: Σύγγραμμα
αλβανοελληνικόν [Libër shqip-greqisht]. Pavarësisht faktit se burimet e kufizuara
ekonomike nuk ia lejuan realizimin e plotë të atij qëllimi, Mitkoja ka lënë një shënim
interesant, ku shtjellon arsyet e shoqërimit me përkthimin greqisht të përrallave
shqiptare:
Αλβανικά Παραμύθια / [Përralla Shqiptare]
Οδηγία / [Udhëzim]
Ως προς την μετάφρασιν αυτών, καίτοι μη δυνάμενοι να μεταφράσωμεν κατά
λέξιν, ακολουθούμεν όμως όσον το δυνατόν τας φράσεις του αλβανικού κειμένου. Εις
τας υποσημειώσεις εξηγούμεν αλβανιστί τας ενιαχού απαντώσας ξενικάς λέξεις,
πολλάκις δε προσθέτομεν και άλλας ως εκ περισσού συνωνύμους μόνον και μόνον
χάριν των αλβανολόγων.
[Sa i përket përkthimit të tyre, edhe pse nuk ia dolëm të përkthejmë fjalë për
fjalë, iu përmbahemi ndërkaq, për aq sa është e mundur, shprehjeve të tekstit shqip.
Në shënimet shpjegojmë shqip fjalët e huaja që hasen aty këtu në tekst, shpesh
shtojmë edhe të tjera, sinonime plotësuese, vetëm e vetëm për hir të albanologëve.]
Këtu duhet përmendur edhe rasti i veçantë i përdorimit të greqishtes si
metagjuhë në fjalorët shpjegues të shqipes, sikurse është ai i K. Kristoforidhit (Athinë
1904)42, por edhe Fjalëtorja shqip-gërqisht e Th. Mitkos, e hartuar në pothuaj të
njëjtën kohë me Fjalorin e Kristoforidhit dhe e botuar së fundi (2014)43, shto edhe
Gramatikën e toskërishtes të K. Kristoforidhit (1882)44.

42
K. Xριστοφορίδης, Λεξικόν της αλβανικής γλώσσης, Athinë 1904.
43
Th. Mitko, Fjalëtore Shqip-Gërqisht / Gërqisht-Shqip dhe ndihmesa të tjera leksikografike. Përgatitja
e dorëshkrimeve për botim & studimi hyrës nga Dhori Q. Qirjazi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë,
Tiranë 201 , 780 f.
44
Κ. Χριστοφορίδου, Γραμματική της Αλβανικής Γλώσσης κατά την τοσκικήν διάλεκτον,
Kostandinopojë 1882.

[23]
e) Një kategori më vete përbëjnë veprat mirëfilli shkencore të shkrojtura në
greqisht, sikurse janë p.sh. ato të P. Kupitorit45, të P. Furiqit46 dhe të E. Kurillës47.

ë) Jánis Vilarás (1771-1823) dhe Jánis Berátis (1904-1968) – dy


këndvështrime të ndryshme për shqiptarin. Ndonëse jetuan në kohë të ndryshme, i
pari në kapërcyell të shek. XVIII-XIX, i dyti në shek. XX, menduam t’i paraqesim së
bashku, ngaqë përfaqësojnë dy raste karakteristike të dritëhijeve brenda të cilave
projektohen shqiptarët në letrat greke. Vilaras-i, mjek dhe poet, nga anët e Janinës,
njeri përparimtar për kohën dhe përkrahës i greqishtes popullore, shkruan në fillimet e
shek. XIX një vjershë me titull «Αρβανίτης» (Shqiptari), e cila të befason me Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά
cilësimet që iu vishen shqiptarëve. Është për t’u shënuar se Vilaras-i shërbeu për një
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
kohë si mjek i të birit të Ali Pashës, Veliut, dhe kishte patur rastin t’i njihte nga afër pt, Αλβανικά
shqiptarët.

Μόνε είπες Αρβανίτη, “Shqipëtar”, sapo të thuash Μορφοποιήθηκε: Διάστημα Μετά: 0


στ.
σαν να λέγεις κλεισοσπίτη· prishader’ ësht’ pak ta quash
Είδε βιό αυτό τ’ αγρίμι; Syt’ i zun’ gjësend k’saj bishe?
Όρνιο τρέχει στο ψοφίμι. Kërmës shpejt t’i sulet, prite.
Άλλο τόσο είναι φίλος, Mik për kokë, fort i çmuar,
όσο ο λυσσασμένος σκύλος. Aq sa qeni i tërbuar.
Τ’ Αρβανίτη πρώτη χάρη, E shqiptarit pun’ e parë
ό,τι έχεις να στο πάρει. Laçka plaçka të t’i marrë.
Που σταθεί και που περάσει, Kudo shkon e ngado shkel

45
Π. Κουπιτώρης, Αλβανικαί Μελέται – Πραγματεία ιστορική και φιλολογική περί της γλώσσης και του
έθνους των Αλβανών, Athinë 1879.
46
Π. Φουρίκης, «Πόθεν το εθνικόν Αρβανίτης», Αθηνά 43 (1931) 3-37.
47
Ε. Κουρίλα Λαυριώτη, Αλβανικαί Μελέται. Η μετάφρασις της Κ.Διαθήκης εις το αλβανικόν, Selanik
1933.

[24]
ό,τι βρει, θα το χαλάσει. Prish e shprish çdo gjë që gjen.
Όλο όλο η τιμή του Sedërli e namus-hollë,
κρέμεται οχ την…πορδή του! Nder’ i tij mban sa...një pordhë!
Πάστρα λέει με το στόμα Zhul i gjithi, pis e kromë.
Κι είναι ακέριος όλο βρόμα. Si un’, thot’, s’ka pastërtor.
Προκοπή σαν τ’ άγριο γίδι, Prokopi – sa cjap’ i egër,
στην κακία τέλειο φίδι. Ligësi – si gjarpr’ i verbër.
Άντα θέλει να ευγενίσει, Me të mir’ kur don të t’ marrë,
πρώτος λόγος θα σε βρίσει. Far’ e fis s’t’i lë pa sharë.
Ως και τους διακοναρέους Lypsave me dorën shtrirë
τους μετράει νοικοκυραίους. Na u thënka nikoqirë.
Τ’ αλλουνού λιανό φτονάει. Gjës’ së tjetrit i vë synë
Δε χορταίνει, όλο πεινάει. S’ka të ngopur, s’ka të fryrë.
Στο καλύβι που φωλιάζει, Në koliben ku shkon natën,
κάνα είδος δεν ποτάζει. S’ka veç bar e pakëz kashtë.
Κιαπέ μόνε απέκει βγήκε, Edhe pse q’ andej u nis,
σ’ αρχοντιές αυτός εμπήκε. Shihe tash në mes t’ paris’.
Είναι ο Σκέντος του Σκεντέρη,Është Skëndua i Skënderit,
πρέπει ο κόσμος να τον ξέρει. Gjith’ dynjaja t’ia dij’ emrin.
Σαν θελήσεις Të urresh,
να μισήσεις në daç, or lalë,
τη ζωή σου/και τιμή σου, Jetën tate, nderin tat,
ν’ αρνηθείς και βιο και σπίτι, Të mohosh vatër e farë,
πιάσε φίλο Αρβανίτη!48 Bëhu mik me shqipëtarë!

Vilaras-i duket se i zbut tonet në epigramin që, pas shumë gjasash49, shkroi për
kalanë e Panormit me rastin e ndërtimit të saj prej Ali Pashës, të cilin edhe e lëvdon.
Po japim më poshtë tekstin greqisht, me konvencionet ortografike të kohës50, dhe
përkthimin shqip të tij, realizuar prej poetit Llambro Ruci51.

Στρήψτε τες πλώρες άφοβα, θαλασσοπόροι ξένει,


Θάλασσα μεσ’ στο Πάνορμο, θημός ανέμου σβένη
Κι’ αφτό που τώρα βλέπετε στη μπάλα52 σαν άστρο
Ήνε της νίκης τρόπεο, αστραποβόλο κάστρο,
Νηφάδες χημαριότησες τ’ανάστηκαν με ζήλο,
Άφηλο προς άφηλους, κε προς τους φήλους φήλο.
Μ’εγνόρισ’ ο Φαέθοντας, μ’ήχε παληούθ’ ο Πήρος.
Αλής ο πρώτος με κρατάϊ, Τεπελενιότης ήρος.

48
Ι. Βηλαράς, Ο Αρβανίτης, Άπαντα, Αθήνα 1935, 108-109.
49
Shih Δ. Σαλαμάγκας, Το Γιαννιώτικο στιχοπλάκι και οι παράγοντές του, «Ηπειρωτική Εστία» ,
1955.
50
Sipas Λ.Σπύρου (Βουνιώτη), Η Χειμάρρα (τοπωνύμια –λαογραφία – ιστορία), Athinë 1966, 217.
51
Ll. Ruci, Himara, Zëra e Akrokerauneve, Ombra GVG, Tiranë 2011, 1 9.
52
Fjala μπάλα, huazim dialektor i greqishtes nga shq. ballë, tregon se autori është nga anët e Epirit.

[25]
Αφέντης πληρεξούσιος στης Ήπειρος τα μέρη,
Κε στρατηγός ασήγκρητος με το σπαθή στο χέρη,
Πέντε μηριάδες στράτευμα κρατάϊ στον ορισμό του,
Άγρυπνος πάντα κ’ άφοβος, ενάντια στον οχτρό του,
Στα Γιάνην’ αναπαύετε, τ’αντριότατο λιοντάρη,
Της Αθηνάς το γένημα, κι’ ανάθρεμα του Άρη.

1814 τες 5 Φλεβαρίου.

Ktheni ploret pa frikë, o detarë të huaj


Në detin mes Panormos mërinë e erës shuaj,
Dhe këtë që tani shihni në ballin tim si yll
Është trofe fitoreje kala që shkrepëtin,
Më ngritën me zell nuse himarjote,
armike ndaj armiqve dhe ndaj miqve shoqe.
Më njohu Faetonti, më kishte Pirroja nakar,
Më mban heroi tepelenas Aliu i Parë,
Në vendet e Epirit i plotfuqishëm Zot
Dhe me shpatë në dorë gjeneral i pashoq,
Nën urdhër ushtarë ka pesëdhjetë mijë
Pa gjumë dhe pa frikë kundër armikut të tij.
Në Janinë prehet luani i trimëruar
Pjellë e Athinasë, nga Aresi mëkuar53.

Ndryshe nga Vilaras-i, shkrimtari J. Beratis54, që i pati njohur shqiptarët në


kohën e Luftës italo-greke, shkroi librin «Το πλατύ ποτάμι» (Lumi i Gjerë), ku ka Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά
gdhendur me realizëm e mjeshtëri portretin e shqiptarit Rahit, mjaft njerëzor dhe krejt
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
të ndryshëm nga sa skicohet ai në vjershën e Vilaras-it. pt, Αλβανικά
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
Rahiti pt, Αλβανικά
Jashtë zu të erret. Qëndronim të gjithë si t’i ishim bërë barrë njëri-tjetrit dhe Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά
as që nxirrnim fjalë nga goja. Për fat, atë çast u dha tek porta Rahiti.
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
Ishte një burrë me kryet deri aty lart, i fortë, me shtat të hijshëm, rreth të pt, Αλβανικά
dyzetepesave. Me mustaqe të mëdha në ngjyrë të korbit e me sy të zinj. Kishte veshur
kilotat e trasha shqiptare prej shajaku blu të errët dhe një si xhaketë të shkurtër nga e
njëjta copë, që e shkopsitur e gjitha përpara linte të dukej këmisha dhe brezi i hirtë,
shkuar disa herë rreth mesit. Mbante në kokë diçka si kapele të vogël e të zezë, vënë
53
Po japim këtu edhe përkthimin e mësuesit nga Qeparoi, Janko Palit: Ktheni ploret o detarë hyni në
liman pa frikë / këtu në Panormë zhurma e stuhive është fikë / dhe mua që më shihni në qiell të çaj retë
/ jam e fitores një trofe kështjelle që shkrep rrufetë. / Nuset e himarjotëve më ngritën me kujdes /
armike për armiqtë, për miqtë mike për besë! / Zili më pat Faethoni dhe Pirrua nakar / i Tepelenës më
sundon hero Aliu i Parë / i plotfuqishëm është zot në të Epirit vënde / dhe gjeneral Asirian [sic] me
shpatë dhe me mënde. / Plot pesëdhjetë mijëra nën urdhëra ka ushtarë / pa frikë dhe me plot guxim
armiuqve ju bën ballë. / Tash në Janinë prehet luani i pa frikë / prej Athinasë lindur dhe prej Marsit
rritë! (Cituar sipas Ll. Ruci, Himara … 1 6).
54
Mbiemri na jep të drejtën të mendojmë për rrënjë të shkrimtarit prej Beratit shqiptar.

[26]
shtrembazi. Në duar shtrëngonte një tabaka të vogël prej argjendi me katër filxhanë
kafe. Vuri buzën në gaz dhe çapiti për nga unë që isha ulur poshtë dritares, mu
kundruall derës.
Duhet ta falim, thoshte me një greqishte rënga-zhdrënga, që u vonua kaq
shumë e nuk erdhi më shpejt të na thotë bujrum, por qe i zënë me punë dhe s’ka dy
minuta që i thanë se mbërritëm në shtëpi të tij. Ta falim që s’iu ndodh gjë tjetër më e
sojme për të na bujtur, po kanë pllakosur mote të sëkëlldisura. Ndaj edhe u ngjit ta
pijë kafen me ne e të na thotë mirëseardhjen.
Ma afroi tabakanë mua, Politopullosit, Ananiut, e mbështeti mandej në raftin e
vatrës dhe mori në duar filxhanin e vet. Sa herë që na zgjaste filxhanin e kafes, bënte
një lloj përuljeje të thellë, shtrinte pëllëmbën afër gjoksit dhe mërmëriste një fjalë që
s’arrija ta kapja dot.
Rrinte para meje në këmbë, i fuqishëm e shtatmadh siç ishte, dhe çdo herë që
afronte te buzët filxhanin e strukur në pëllëmbën hekur të tij, e ngrinte dhe thosh “Is
ijìan”.
Dy të tjerët dukeshin të lodhur dhe Rahiti më drejtohej po mua:
Jo, qir-Kapetanje, zotrote nuk e di ç’mote të vështira janë këto që po kalojmë.
Herë italianët, herë ju. Nuk thom, ushtri janë, luftë është. Kudo që shkelin vëndi
mbetet erimì –e ç’tjetër të presësh, do më thuaç. Por jo, mos më shkojë në mënd se atë
e ha fort meraku për gjënë e tij, që e mori lumi –bagëtinë, kuajt e mushkat, gjalpët,
djathët e grurët, që motit mbushnin qilarët e tri shtëpive, dy këtu e tjetra në një fshat
më lart. Kur bie murtaj’ e luftës, ç’të bëjë njeri-ziu. Po për të birin, një goxha djalë
gjer atje lart edhe ai, si të mos i digjet xhani e t’i dhembë shpirti? E patën marrë
italianët rekrut, në Vlorë, dhe qyshkur erdhëm ne këtu, s’ka asnjë haber prej tij. Si
mendoj unë – ndodhet akoma në Vlorë apo e kanë dërguar në Front?
Një mëndje, Rahit, ma thotë se është akoma në Vlorë. (Ç’të thuash në ca çaste
si këto?). Meqë, siç thua ti, ishte rekrut, mbase nuk e ka mbaruar akoma stërvitjen,
përgatitjen e tij, dhe kështu duhet të jetë në Vlorë. Ç’t’i duan në front ushtarët që
s’kanë haber nga lufta, Rahit?
Rahiti ngriti sy e duar nga qielli dhe rënkoi thellë. Nga goja jote në vesh të
Perëndisë, qir-Kapetanje, tha.
-Je Mohamedan, ti Rahit, hë? e pyeta.
-Po, qir-Kapetanje, por Zoti është një për të gjithë.
-Po, Rahit, një është. (Ka shumë të drejtë).
Qëndronim të heshtur, unë i ulur pranë dritares, dhe ai ende në këmbë para
meje. I thashë disa herë të rrinte, por nuk pranoi. Ndoshta nuk i dukej e drejtë të ulej
përbri të huajve që kishin bujtur në derë të tij.
Ka edhe një djalë tjetër, më të vogël. Ai është këtu. Ja, tek ajo shtëpia atje tej,
ku janë mbledhur ai, Rahiti, dhe gjithë familja e tij –mbesat, vajzat e të bijave,
kallaballëk i madh, qir-Kapetanje, qysh ahere që i morën shtëpitë e tjera. Janë
ngushtë aty brënda, ngjeshur e ngucur, ajo ishte më e vogla e shtëpive të tij, janë njëri
mbi tjetrin– po ç’t’i bësh, njeriu i duruaka të gjitha. Këto dy-tri ditë që mbajti kohë e
mirë, mundi më në fund edhe djali i tij i vogël të lërë shtratin. Gjithë dimrit dhanë e
muarën ta shpëtojnë nga thonjtë e vdekjes –dhe në daç të diç të vërtetën nga Rahiti: ai

[27]
vetë i kish humbur shpresat. Askush s’mundej t’i jepte karar nga se vuante djali, por
zjarrmia e mundonte nga e gdhira në të ngrysur, tre muaj rrumbullak, as më shumë as
më pak. A! Është edhe ky që ç’të të them, djalë për kokën e djalit –allasua nga i
madhi, gjithë mbi libra e shkon ditën. Dhe po të më dojë zemra, të urdhëroj në shtëpi
të tyre, ta njoh e të më njohë. Do të kënaqen shumë edhe ai edhe i biri. Dhe do
llafosemi italisht, meqë thua se e di; sa për gërqishten, e! Nuk e sheh? Mbodhisemi
nga pak. Si të të them, qir-Kapetanje mu. Djali im ka mbaruar shkollën italiane.
Kushedi si e katranos unë gërqishten -e, Kapetanje?
Rahiti qeshte. Fytyra e tij e grunjtë dukej si arë e lëruar thellë. Kafen e kishim
pirë. Pati mbledhur ai vetë gjithë filxhanët, duke u përulur si herën e parë në çastin
që i merrte, dhe i kishte lënë mbi oxhak. Jashtë qe bërë errësirë e plotë dhe brenda
dhomës së zbrazët qe përhapur një ngjyrë hiri në të verdhë, si e ngurosur.
Paskëtaj Rahiti, që vazhdonte të rrinte në këmbë përpara meje, rrëmoi diçka
nëpër brez, diku përmbi gjoks, nxori një qelqkë gjatoshe dhe një shishkë të vockël, me
një lëng qelibar, mbushi gotën dhe ma zgjati. Është nga rakia ime, ballë kazani, jo si
ato që mbase provuam në Përmet apo edhe në Korçë. Ktheje gotën, qir-Kapetanje, të
shoç. Por ç’e do që s’ka shumë. Pak i ka mbetur dhe e ruan për sebepe –dhe meqë i
madhi Zot na dërgoi në shtëpi të tij...
Zinxhiri i dollive filloi edhe një herë nga e para, në gjysmerrësirë. Piva me
fund për shëndetin e të zot të shtëpisë, ia dhashë gotën, e mbushi dhe e rrëkëlleu vetë,
pastaj shkoi te Politopullosi dhe tek Ananiu, dhe pas çdonjërit prej tyre pinte edhe ai
duke bërë të njëjtat përulje të thella, e duke mërmëritur sërish atë fjalën e
pakuptueshme.
Tanimë ndihej shumë i kënaqur. U kthye prapë përballë meje dhe qëndronte
buzagaz.
Qysh sot është mik me qir-Kapetanjon. Nesër-pasnesër do të ikim. Dhe mbase
s’kemi për t’u parë më kurrë. Por është gjë e mirë që u bëmë miq. Dhe ngase sheh që
rakinë na e do mideja, do na dërgojë tani një shishe me të nipin. Natën e mirë, atij i
duhet të shkojë se e presin.
Ngjeshi përsëri brezit gotën dhe faqoren, mori tabakanë e lënë mbi oxhak, na
tha prapë një “mir’ se ardhët në shtëpi të tij” dhe i rëndë, i papërkulur, i stërmadh,
doli sërish nga porta.55

55
Γ. Μπεράτη, Το πλατύ ποτάμι, (botim i dytë me shënime ditari të pabotuara), Athinë 1978, f.175-178.

[28]
Prej veprave kushtuar Luftës italo-greke, përveç romanit klasik të Beratis-it,
është botuar para disa vitesh në Athinë edhe libri me kujtime «Οπλίτης στο αλβανικό
μέτωπο» / “Luftëtar në frontin shqiptar” me autor Dhimitris Lukatos, profesor për
shumë vite i folklorit në Universitetin e Athinës.

ëª) Nga pikëpamja e kohës, para se të mbërrijmë në vitet e Luftës italo-greke,


një tjetër periudhë historike e shoqëruar me një densitet të rritur veprash janë vitet e
para të shek. XX, kur Shqipëria ndodhet në prag të shpalljes së pavarësisë.
Në vitin 2012, plot një shekull nga çlirimi i Selanikut, u botua në këtë qytet
libri me titull «Οι τρεις ταφές του Χασάν Ταχσίν Πασά» [“Tri varrimet e Hasan
Tahsin Pashait”]. Në qendër të këtij libri me përmbajtje historike ndodhet figura pak e
njohur dhe shpesh e keqkuptuar e shqiptarit Hasan Mesareja, komandant i forcave
turke të Selanikut, i cili, me maturi të rrallë e humanizëm të pashoq, pranoi t’i vinte
njollë karrierës së vet ushtarake e ta dorëzonte qytetin pa bërë luftë. Gjykata ushtarake
turke e dënoi me vdekje në mungesë, kurse historia e ngre lart e më lart aktin e tij. Ka
qenë një vendim jo i lehtë, që ende ngjall pikëpyetje në radhët e historianëve, aq sa

[29]
njëri syresh shtron nevojën e njohjes më të mirë të ideologjisë nacionaliste dhe
ushtarake të shqiptarëve. Por gjërat kthjellohen mjaft kur mendojmë se Hasan
Mesareja u rrit në një fshat të Epirit, aty ku takohe(shi)n qëmoti e sot shqiptarë e
grekë, dhe se u ul në bankat e “Zosimesë”, gjë që e përmendte me krenari.
Përfundimisht, përveç faktit se kjo figurë meriton nderim më të madh nga
qyteti i Selanikut, ajo çka mbetet për t’u ftilluar në këtë rast është heshtja e plotë dhe e
zgjatur e historianëve shqiptarë.

Një tjetër vepër, që bën fjalë për të njëjtën periudhë, është botuar në Athinë më
1972 dhe mban titullin «Χασάν Οδυσσέας ο Αργυροκαστρίτης». Aty përshkruhet
gjirokastriti Hasan, i cili kalon në anën e trupave greke dhe merr pjesë në betejën e
ashpër të Bizanit, që shënoi çlirimin e Janinës nga zgjedha turke. Një veçori e romanit
është gjuha e tij, me praninë e shpeshtë të fjalëve e të shprehjeve të shqipes, që i japin
veprës një kolorit të vecantë.
f) «Ν’ ακούω καλά τ’ όνομά σου» (“Të dëgjofsha zën’ e mirë”) Athinë 199 ;
«Μιρουπάφσιμ» (“Mirupafshim”) Athinë 2000. Me dy titujt e mësipërm kemi hyrë në
fazën më të re të takimeve masive të grekëve me shqiptarët, fill pas hapjes së kufijve
të vitit 1990. Titulli i parë është një roman i prozatorit të suksesshëm Sotíris
Dhimitríu, me banim në Athinë dhe origjinë nga një fshat pranë kufirit greko-
shqiptar, ndërsa i dyti është lënda “bruto” e skenarit të filmit me te njëjtin titull të
kineastëve Krístos Vúpuras dhe Jórgos Kóras. Libri i dytë është përfshirë në kolanën
me titullin domethënës «Μαρτυρίες» (“Dëshmi”) të shtëpisë botuese «Εστία», titull i
cili do t’i shkonte për shtat kësaj lloj letërsie që mori hov të ri në Greqinë e pas viteve
1990. Heronjtë e të dy librave janë emigrantë shqiptarë (dhe grekë të Shqipërisë) në
Greqi dhe jeta e tyre është pjesë e jetës së emigrantit në përgjithësi, bartës i kujtimeve
të së shkuarës, i halleve të së sotmes, i shqetësimeve për të nesërmen.

[30]
g) Letërsia e pakicës etnike greke në Shqipëri do të mund të karakterizohej si
“letërsi kufijsh” dhe këtu nuk është fjala vetëm për kufijtë politikë, por edhe për ata
socialë, për mënyrën si përthyhet mentaliteti i shumicës në trupin e brishtë të pakicës.
Pas shpërthimit të kufijve në vitin 1990, kjo letërsi po provon sfidën e rikapjes së fillit
dikur të këputur, pra të riintegrimit në shtratin e gjerë të letërsisë moderne greke.
Përballimi i kësaj sfide i ka imponuar ruajtjen e fizionomisë së saj si letërsi kufijsh.
Në fund të fundit kjo është edhe nota origjinale që ajo mund t’i shtojë polifonisë
letrare greke. Romanet «Τα εφτά παράθυρα» (“Shtatë dritaret”) dhe «Η απέναντι
όχθη» (“Bregu matanë”), por edhe pothuaj e gjithë vepra e shkrimtarit Τηλέμαχος
Κώτσιας (Telemak Koça), me origjinë nga Dropulli dhe banues sot në Athinë, janë
përpjekje e suksesshme e autorit për t’i paraqitur lexuesit grek realitetin shqiptar të
para viteve 1990. Në këtë linjë mund të përmenden edhe vepra të tjera letrare të
shkruara nga autorë me origjinë nga pakica etnike greke e Shqipërisë, të cilët banojnë
aktualisht në Shqipëri apo jashtë saj.

gj) E fundit për nga radha, por jo nga rëndësia, është edhe letërsia në gjuhën
greke që mban firmën e emigrantëve shqiptarë të pas viteve 1990, pak e njohur në

[31]
Shqipëri dhe po ashtu pak e studiuar. Autori më i njohur i kësaj letërsie, i përkthyer
madje nga greqishtja në gjuhë të huaja –por jo në shqip– është Gazmend Kapllani. I
lindur në Lushnje më 1967, ai e kaloi kufirin si shumë emigrantë të tjerë shqiptarë
dhe arriti, si pak prej tyre, të kapërcejë kufij e barriera të tjera të shumta, të bëhet
mbrojtës i të drejtave të emigrantëve dhe “gërricës” i opinionit publik grek me
mesazhet e tij antiraciste. Njohës i mirë i greqishtes –u diplomua në fakultetin e
Filologjisë të Universitetit të Athinës dhe doktoroi në po atë universitet– Kapllani ka
qenë për disa vite kolumnist në njërën nga gazetat qendrore të Athinës prej nga ndiqte
dhe analizonte dritëhijet e kësaj faqeje të dhimbshme dhe interesante të realitetit grek.
Krijimet e tij, libërthi «Η εξομολόγηση ενός ξενιτεμένου» (“Rrëfimi i një të
mërguari”) 1999, dhe pastaj librat «Μικρό ημερολόγιο συνόρων» (“Ditar i vogël
kufijsh”) 2006, «Με λένε Ευρώπη» (“Më quajnë Europë”) 2010, dhe «Η τελευταία
σελίδα» (“Faqja e fundit”) 201 , janë rrëfime artistike të jetës/jetëve të emigrantit, të
së vërtetës së hidhur se “... Edhe kur e kapërcen ‘kufirin’ e gjuhës, ndonëse ‘përpiqet
dëshpërimisht’, megjithëse ‘ka ndryshuar’, emigranti ‘ndihet i huaj’, ‘pa rrënjë’, ‘as
këtu as aty’, ‘në mes të asgjëkundit’”56.

h) Një grup më vete përbëjnë veprat e shkruara në greqisht, për ekzistencën e


të cilave kemi indikacione dhe që a) konsiderohen të humbura (shih Gramatikën e
shqipes të V. Meksit), apo b) nuk ka qenë e mundur, për arsye specifike, t’i shohim
nga afër (Gramatika e arvanitishtes e Niqifor Sinaitit prej Hidre, e shek. XVIII). Këtu
bëjnë pjesë edhe vepra që qenë shpallur se do të botoheshin e sot nuk dimë cili pat
qenë fati i tyre (Shih T. Papatheoháris, Αγγελία, Molosos Γλωσσολογία των τεσσάρων
αλβανικών διαλέκτων).

56
Δ. Κ. Κυριαζής, «Γλώσσα των συνόρων και σύνορα της γλώσσας» [“Gjuha e kufijve dhe kufijtë e
gjuhës”], në: «Ταυτότητες στον ελληνικό κόσμο (από το 120 έως σήμερα)», Πρακτικά του Δ΄
Συνεδρίου της Ευρωπαϊκής Εταιρείας Νεοελληνικών Σπουδών (Γρανάδα, 9-12 Σεπτεμβρίου 2010),
τόμος Γ΄, f. 250, Athinë 2011, www.eens.org

[32]
NJOFTIM
Nën titullin SHQIPËRIA shkrova një libër ku bëhet fjalë për gjendjen morale
dhe intelektuale të shqiptarëve si dhe për karakterin e tyre, me qëllim që të tregoj
njëjtësinë e racës shqiptare me atë greke.
Mungesa e një libri të tillë aq të nevojshëm, mosdija dhe ideja e gabuar e
shumë prej tanëve për origjinën e shqiptarëve, … synimet e huaja djallëzore për t’i
larguar nga Helenizmi, të gjitha këto më detyruan t’iu drejtohem moteve të shkuara, e
prej gjithë sosh të mbështes mendimin tim të lartpërmendur.
Librin e ndava në dy pjesë; në të parën shtjellohen arsyet për të cilat mbështes
mendimin tim, epoka e Gjergj Kastriotit, emigrimi i njëqind mijë shqiptarëve në Itali
dhe peripecitë që hasën për ruajtjen e etnisë e të besimit; në të dytën bëhet përshkrimi
shumëplanësh i Shqipërisë dhe i një pjese të Maqedonisë; herë pas here flitet edhe
për intrigat e pansllavistëve, të vllahistëve dhe të propagandës së perëndimit.
Libri përbëhet prej 10 fletësh tipografike kurse çmimi i tij u caktua 15 groshë.

BOTUESI
TAQIS PAPATHEOHARIS

Përfundime
-Nga veprat e përmendura më sipër, secila paraqet veçori që lidhen me autorin
(anonim, shqiptar, joshqiptar), kohën kur u shkruan dhe receptimin e tyre nga ana e
lexuesit, synimet, shkallën e njohjes (e njohur, më pak e njohur, e panjohur), shkallën
e letrarësisë, me kthimin e tyre në shqip (të përkthyera, të papërkthyera, të
përkthyeshme, të papërkthyeshme), etj.
-Tematika e tyre është e larmishme dhe vërtitet rreth figurave të rëndësishme
të historisë shqiptare (Skënderbeut, Ali Pashë Tepelenës etj.) apo rreth epokave të
ndryshme të saj (shih, p.sh., periudhën e Rilindjes, luftën italo-greke apo emigracionin
shqiptar në Greqi pas viteve 1990 etj.).
-Në studimin e kësaj prodhimtarie të begatë, kriter bazë nuk mund e s’duhet të
jetë letrarësia e atyre veprave sesa begatia e informacionit që na sjellin për Shqipërinë
dhe shqiptarët. Po ashtu, kriter nuk mund të jetë as numri i faqeve të secilës, përderisa,

[33]
sikurse e pamë e do ta shohim, ndodh që një shkrim fjalëkursyer të na zbulojë “perla”
të vërteta, që ndodhen të zhytura në thellësitë e kohës e që presin dorën e studiuesit57.
-Një vërejtje tjetër që mund të bëhet është se, në përgjithësi, të dhëna për
Shqipërinë e shqiptarët gjejmë edhe në vepra shtegtarësh a visepërshkruesish që, në
shikim të parë, janë shkruar posaçërisht për Greqinë e grekët. Fragmenti i mëposhtëm
është mjaft bindës për sa u tha më lart dhe ne e gjetëm në një antologji për Selanikun:
Popullsia është e përzier. Kur të kesh lënë mënjanë shtresat më të varfra,
veshja nuk të ndihmon edhe aq që të kuptosh i ç’kombi është njëri dhe tjetri. Të gjithë
flasin greqisht dhe shumica njohin turqishten. Por duhet të vëresh me kujdes tiparet,
syrin, të ecurit, të sjellurit në përgjithësi, që të dallosh nëse njeriu që ke përballë është
turk, grek, armen, bullgar apo çifut. Syri dhelpërak zbulon armenin, ngrefosja dhe
shprehja e përunjët tregojnë grekun, syçeltësia e qetë nxjerr në shesh çifutin. Janë të
gjithë nënshtetas turq dhe të detyruar të mbajnë feste.
Por ka edhe burra që bien në sy, shtatlartë, të zeshkët e me pamje krenare.
Janë shqiptarë, me fustanellë të bardhë, kësulë të zezë, pallto të stolisur me fije
argjendi dhe me një çift pisqollash shkuar brezit. Janë tmerri i turqve. Bëjnë pjesë në
Perandorinë Otomane, por nuk e njohin pushtetin osman. Bëjnë atë që u pëlqen.
Paguajnë taksat që i zgjedhin ata vetë. Po qe se një shqiptar vret një turk, turku u bë
sebep. Autoritetet turke do të bëjnë çmos që të qetësojne shqiptarët58.
-Faqe mjaft interesante, që nuk arritëm ta cekim këtu, përbën pasqyrimi i
shqiptarëve dhe i viseve të tyre në artet figurative dhe në veprat kinematografike-
teatrale greke, sidomos gjatë dekadave të fundit. Mbetet një desideratum për të cilin
kemi mbledhur e po mbledhim material e që mund ta paraqesim me një rast tjetër.
Megjithatë, nuk po i shmangemi tundimit dhe po ju tregojmë një tablo të vitit 1811,
me autor të panjohur, por me simbolikë të veçantë dhe titull Valle shqiptare në
Tempullin e Tezeut, Athinë, në ditën e dytë të Pashkëve, 16 prill.

57
Si shembull bindës do të sillja shtypin grek të shek. XIX dhe të fillimeve të shek. XX, i
disponueshëm tashmë në masë të madhe edhe në internet, që përbën një fushë ende të palëruar. Nga një
vështrim i shpejtë dhe joshterues kemi arritur të gjejmë f.v. dhjetëra artikuj për Dora d’ Istrian ose të
Dora d’Istrias vetë, apo të nxjerrim në dritë kritikën dashamirëse të orientalistit Jordhanis Karolidhis
për vëllimin poetik “Telajlulat” të Naimit, botuar në Kostandinopojë më 1885. (Shih rev. “Perla”, viti
XX 2015 Nr. 3-4 (73) f. 5-16).
58
John Foster Fraser, Pictures from the Balkans, 1907, në: Η Θεσσαλονίκη των περιηγητών 1430-1930,
ΕΜΣ 2008, f. 200.

[34]
Inscribed in graphite at top left: “Tanz der Albanesen am Theseus Temple / den zweiten
Osterfeiertag den 16 April 1811”. Inscription Translation “Albanian dance at the Theseion / the
second day of Easter 16th April 1811”. Athens, Graphite with watercolour. British Museum.

Tabloja e dytë i takon piktorit popullor grek Theófilos Haximihaíl (1870?-


1934) dhe mban titullin «Οι Αλβανοί χορεύοντες» / “Shqiptarët në valle” (1932). Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά

Një fragment i shkëputur nga një përshkrim i poetit epirot Kostas Kristalis («Το
πανηγύρι της Καστρίτσας» / Panairi i Kastricës, 1892), edhe pse i shkruar 0 vjet më
parë nga realizimi i kësaj pikture, do të ishte ilustrim ideal i kompozimit të piktorit

[35]
Theofilos, për të cilin thonë se qarkullonte i veshur me fustanellë, ngaqë admironte
heronjtë e Kryengritjes së 1821-së!

“Pas darke, mish të pjekur ftuje kërthinjë, dolëm edhe ne jashtë në avlli. Në
qendër të saj përhidheshin flakët e zjarrit bubulak ku digjeshin pareshtur ashkla të
mëdha pishe që derdhnin përreth një dritë të pashoqe dhe një erë të rëndë dhe e
mbushnin ajrin me re tymi të zi e të dendur. Të ardhurit në panair, si të mos mjaftonin
të panumërtit që kishim gjetur aty, vazhdonin të mblidheshin akoma bylykë bylykë,
veshur çdonjëri si për festë. Aty nga mesi i natës u zu vallja, e madhe dhe e shtruar
përqark zjarrit. E hiqnin tre pojakë shqiptarë, nga ata që nuk mungojnë kurrë në
panairet dhe dasmat e fshatrave ku shërbejnë, ngarkuar me guna të rënda, me
gjerdanë dyfishë fishekësh kryqosur në gjoks, si ata që mbanin qëmoti kaçakët, me
nga dy pisqolla të praruara në brez e me dyfeqe martini, të reja fringo, në supe. Pas
tyre shkonin, zënë për dore, djelmuria e fshatrave, trimosha të burrëruar e faqekuq,
që ia thonin këngës; sepse shqipot nuk dinin t’ia merrnin grekçe, prandaj edhe vallen
që hiqnin, e hiqnin edhe atë avdallçe dhe si t’iu vinte për mbarë. Herë pas here, nga
dora në dorë e nga goja në gojë, sillej vërdallë plloska e verës, thua se lozte valle
adhe ajo mes gazmorësh. Gjer që ardhën në qejf shqipot e zunë të thonë pa droje
këngët e tyre, s’prish punë se nga sehirxhinjtë përreth vetëm pak i kuptonin. Asnjë
fjalkë nuk arrita të kapja edhe unë e ta ngulitja në mend përveç disave që i thonin një
e i thonin dy; “Gjoleka, mor Gjoleka” dhe “o bir, o bir, Ali pasha”. Dhe si nuk
mbaheshin dot në këmbë, u tërhoqën nga vallja të tre, kalldisur e gjithë djersë, dhe
tani u ardhi radha djemkave të fshatit, që ftonin në valle, njërën pas tjetrës, edhe
shumë nga gratë e tyre. Këngët që këndonin qenë të gjitha këngë të jetës së vet, të
arës, të stanit, të kasolles, të punës dhe të sevdasë e herë herë ndonjë e kurbetit. Sa
për këngë kaçakësh, nuk dëgjova as edhe njëzë. Por edhe vallja e tyre nuk qe ajo
vallja me shumë rrathë dhe aq e gjallë që shihja në fshatrat e malit. Valle e zvarritur,
e marrë shtruar shtruar, e ngadaltë, që ngjante me një tufë varkëzash në lundrim, ku
detarët, me lopatat e tyre, i shtyjnë tri herë përpara dhe një herë i kthejnë pas. Fëmijë
të vegjël, këmbëzbathur e kokëzbuluar, kërcenin në mes të rrethit të hapur të valles,
sipas ritmit dhe melodisë së këngës, dhe kohë pas kohe i hidhnin drunj zjarrit
bubulak”59.

Po e mbyllim kumtesën me një përshkrim drithërues, tejet njerëzor e befasues, Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Όχι Έντονα
që e hasëm rastësisht disa kohë më parë, duke shfletuar revistën letraroartistike greke
«Νέα Εστία». Autori i shkrimit sjell në vëmendje të lexuesit informacionin e vjelë nga Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά
një artikull i studiuesit arvanitas, të ndjerit Vangjel Lapis, ku flitet për gratë arvanite
Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
të një fshati të ishullit të Salaminës, që i bënë adetet e radhës, pra vajtuan rreth trupit pt, Αλβανικά
të pajetë të një fatziu, nxjerrë nga deti në breg të katundit të tyre! Kjo ngjarje ndodhi Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά: 12
pt, Αλβανικά
në fillimet e shek. XX. I panjohuri pat qenë poeti grek Periklís Janópulos, i cili i dha
fund jetës në mënyrë tragjike. Të mbledhura rreth trupit të të vdekurit, këto gra
shamizeza i ngjanin korit të tragjedive antike greke, me ndryshimin e vetëm se nuk

59
K. Κρυστάλλη, Άπαντα, vëll. Β΄, f. 92-93, Μέρμηγκας, Athinë, pa vit botimi.

[36]
flitnin dorisht, por arvanitisht-arbërisht, për t’i thënë dy fjalë prej nëne a motre Njeriut
që po ikte nga kjo jetë i papërcjellë nga të tijtë!

Na than se di e këndon, Μορφοποιήθηκε: Γραμματοσειρά:


Πλάγια
ke shkruor e për kajmon.
Ç’kajmo ish ai ç’keshe
e të ronje nuk e deshe?
Sa ç s’ke këtu gjëri,
do të t’sellm neve qiri,
bashk do jemi këtë nat
për t’kemi për urat.
Hajde, or’ e mir, re trim,
ng’ ata vënde ç’ i dim.
Ashtu e bëre si e deshe
Ashtu shpirtin e keshe.
Shih se mëma të vajton,
kio rrugë s’të rëndon.60

Siç shkruan V. Lapis, këto vargje vajtimi i pati thurur zonja Vasilikúla Tas Ilía.
Studiuesi i mori nga e bija e saj dhe në vazhdim ia ktheu shoqëruar me përkthimin
greqisht, të cilin po e japim edhe në shqip, për të lehtësuar lexuesin.

Na thanë se shkruaje këngë, / dhe për brengat pate shkruar. / Ç’helm të mundonte, o
djalë, / e jetën nuk e deshe?/ Sa s’ke këtu gjëri / ne do të t’ ndezim qiri. / Bashk’ do
jemi këtë nat’ / e për të mirë na dalt’. / Hajde, udha mbar’, o trim, / nëpër viset që i
dim’. / Bëre ti atë që deshe / se dhe shpirtin k’shtu e keshe. / Shih si mëma të vajton, /
rrug’ e varrit s’të rëndon.

60
Β.Λιάπης, «Περικλής Γιαννόπουλος και Ελευσίνα», rev. Τρουπίτης, τχ. 91, Μάρτιος 200 . Sipas Σ.
Ζουμπουλάκης, «Το μοιρολόγι του Περικλή Γιαννόπουλου», Νέα Εστία, τχ. 1770, Σεπτέμβριος 200 ,
f. 331-333.

[37]

You might also like