You are on page 1of 1

Falenderimet dhe lavdatat qofshin për Allahun xh.sh.

, Atë e
falënderojmë dhe vetem prej Tij ndihmë dhe falje kerkojmë.
Falenderimet e sinqerta ja dedikojmë Allahut qe na dha mundësinë
e arritjes së ramazanit, shfrytëzimit të tij dhe përfundimit të tij.
Dëshmojmë se nuk meriton të adhurohet askush pos
ALLAHUT dhe këtë e themi me plot bindje nga zemrat tona.
Dhe dëshmojmë se Muhamedi a.s është rob dhe i derguari i
tij i fundit. Paqa, meshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi të,
familjen e tij, shokët e tij, si dhe mbi t'gjithë ata që e ndjekin rrugën
e tij deri në ditën e gjykimit.

Sot festojmë Fitër Bajramin, këtë festë që vjen pas një muaji
plot adhurim e sakrificë, angazhim e vetkontroll, dinjitet e
përkushtim, solidaritet e mirënjohje, afërsi e unitet… të gjitha këto
e shumë vepra të mira tjera na bëjnë që sot të festojmë. E si të
mos jetë festë ku dihet se Allahu i shpërblen vepërmirët.

Në ajetin e 9-të të sures Hixhr thuhet kështu: Ne me


madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi
mbrojtës të tij”

Muhammedi a.s. në formën e miratimi të të gjitha këtyre që përmendëm ka thënë se


“Fjalët më të drejta janë fjalët e
Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i
Muhammedit”.

You might also like