You are on page 1of 10

njefjale.

com -

METODAT DHE TEKNIKAT NE SOCIOLOGJI


Sociologji
Posted by:
_MD_POSTEDON2008/12/16 17:28:11

Qëllimi i secilës shkencë është që të arri të njohurit objektiv te lëndës së studimit të saj. Çdo shkencë
tjetër,qoft natyrore apo shoqërore këtë mund ta arri vetëm përmes metodës së saj shkencore. Lënda
e sociologjis,për dallim nga lëndët e shkencave natyrore është më e komplikuar. Ki komplikim i
lëndës së saj e bënë më pak të mundur,studimin e saj, përmes metodës shkencore. Metodat
shkencore janë më të aplikuar,në shkencat natyrore por gjithashtu për doren edhe për studimin e
shoqëris në sociologji. Sociologjia në një far mënyre i ka huazuar kto metoda dhe i´a ka adaptuar
vetes. Në sociologji përdoren termet metod dhe teknik ,por egziston dallimi mes tyre...

PËRMBAJTJA

1.HYRJE
2.MBI KONCEPTIN E METODËS
3.METODAT NË SOCIOLOGJI
4.METODAT HULUMTUESE TË SOCIOLOGJIS
5.TË VËREJTURIT(opservacioni)
6.METODA STATISTIKORE
7.EKSPERIMENTI NË SOCIOLOGJI
8.ANKETA
9.INTERVISTA
10.METODA HISTORIKE
11.METODA SOCIOMETRIKE
12.METODA DEMOGRAFIKE
13.METODA KOMPARATIVE(krahasuese)
14.RËNDËSIA E METODAVE SOCIOLOGJIKE

http://njefjale.com 2011/2/4 4:39:27 - 1


HYRJE

Qëllimi i secilës shkencë është që të arri të njohurit objektiv te lëndës së studimit të saj. Çdo shkencë
tjetër,qoft natyrore apo shoqërore këtë mund ta arri vetëm përmes metodës së saj shkencore. Lënda
e sociologjis,për dallim nga lëndët e shkencave natyrore është më e komplikuar. Ki komplikim i
lëndës së saj e bënë më pak të mundur,studimin e saj, përmes metodës shkencore. Metodat
shkencore janë më të aplikuar,në shkencat natyrore por gjithashtu për doren edhe për studimin e
shoqëris në sociologji. Sociologjia në një far mënyre i ka huazuar kto metoda dhe i´a ka adaptuar
vetes. Në sociologji përdoren termet metod dhe teknik ,por egziston dallimi mes tyre.
Metoda ka të bëjë me mënyrën e përgjithshme të hulumtimit të dukuris së caktuar,kurse teknika me
procedurën e specifike që shfritëzohet me vet rastin e hulumtimit. Po këto në sociologji thirren si një
emër i vetem,pra si metoda sociologjike. Metodat dhe teknika,edhe pse jo gjithmon janë të
sukseshme por megjithatë ato,kanë përdorim të gjërë në shkencën e sociologjis.

MBI KONCEPTIN E METODËS

Çdo lëmi shkencore caktohet prej subjektit dhe prej metodës së vetë.Metoda është një ndër
elementet teje me rëndësi të çdo shkence. Me konceptin e metodës në shkencë kuptohet rruga ose
mënyra e studimit të asaj shkence për njohjen e ligjshmërive të cilat vlejnë dhe të cilat ajo i studjon.
Metoda shkencërisht,është mëse e nevojshme për procesin e hulumtimit.Në kuptimin leksikor fjala
metodë rrjedh prej gjuhes greke methodos që në përkthim do të thotë mënyrë,rrugë,veprim,qëndrim
që përdoret për arritjen e një qëllimi të caktuar,për të ardhur gjerë te të njohurit,për ta zbuluar ose
ekspozuar të vërtetën. Në analizën e problematikës së një shkence metodës i takon vendi kryesor.
Me metodën shkencore mund të kuptohet ”grumbullimi i parimeve kryesore të cilat caktojnë qarkun
analitikë të një shkence,së bashku me të gjitha mënyrat hulumtuese me ndihmën e të cilave shkenca
orvatet të zgjidhë probleme të cilat para saj parashtrohen”. Nga ana tjetër ”me metodën shkencore”
mund të interpretohet grumbullimi i parimeve të cilat e caktojnë natyrën e shkencës dhe mjetet e të
njohurit shkencor. Rruga,rrespektivisht mënyra për të arritur gjerë te e vërteta shkencore quhet
metod, ndërsa shkenca mbi metodat, metodologji.Pra, koncepti i metodës përdoret në kuptime të
ndryshme.Pos tjerash, ajo do me thën mënyr e prgjithëshme e të afruarit të dukurive në rastin
konkret në lëmin e shkencave shoqërore, paraqet mënyrën e përgjithshme të hulumtimit në faza të
ndryshme të tij.Çdo shkencë i ka metodat e veta të veçanta në të afruarit e dukurive të cilat i
hulumton. Metodat janë pjesë përbërse, të pandara të shkencës.Është fakt që vetë metodat nuk janë
vetëm si mjete dhe rrugë për të arritur gjerë te të njohurit, por metoda përfaqëson edhe vetë të
njohurit, rrespektivishtë aftësit për të arritur gjerë te e vërteta. Pra.metodat janë pjesë integrale të
shkencës edhe për atë, sepse janë zhvilluar dhe evoluar si të pandara me zhvillimin e shkencës.

METODAT SOCIOLOGJIKE

Në përpjekje të ndryshme për themelimin e shkencës mbi jetën shoqërore, si në të kaluarën ashtu
edhe në shoqrinë bashkëkohore, ndër problemet mjaftë komplekse që shfaqet është çështja e vënies
së metodës dhe teknikës së hulumtimeve , sepse, kjo rrjedhë, me që vetitë e dukurive shoqërore
janë mjaftë komplekse dhe shfaqen në forma të ndryshme, prandaj në hulumtimin e tyre verifikimi
teorikë dhe praktikë haset në mjaftë pengesa. Por nevojat praktike, lypin medoemos metodën e
suksesshme hulumtuese. Ndër sociologët e parë, i cili i ka kushtuar kujdes të veçntë çështjes së
metodës në sociologji, ka qenë pa dyshim sociologu më i madhë francez, Emil Dyrkemi. Problemin e
metodës Dyrkemi e ka shquar mjaftë. Natyrishtë, edhe pas tij, pjesërisht edhe para Dyrkemit,

http://njefjale.com 2011/2/4 4:39:27 - 2


sociologët e tjerë gjithashtu i kanë kushtuar deri-diku kujdes zhvillimit të metodës në hulumtimin e
dukurive sociale dhe të jetës shoqërore.Meqë sociologjia si shkencë niset nga hulumtimi i
fenomeneve konkrete shoqërore, dhe se shkon më tutje kahë përgjithsimi i tyre në kategori më të
gjëra, edhe çështja e ndarjes së metodave në sociologji është çështje mjaftë e diskutueshme. Sepse
sociologjia është shkencë edhe praktike – eksperimentale, edhe teorike-sistematike
njëkohësishtë.Duke marrë parasyshë karakterin e lëndës së sociologjisë , unitetin e saj si shkencë
empirike dhe teorike, edhe metodologjia e sajë është një unitet i metodave mbledhëse – diskriptive
dhe eksplikative , d.m.th unitet i metodave induktive-deduktive.Metodat e hulumtimit empirik në
shkencat shoqërore burojnë nga shkencat natyrore. Në procesin e transplantimit të metodave
natyrore-matematike në domenin e hulumtimit të fenomeneve shoqërore u shfaqën tedenca të
veçanta kontradiktore, të cilët silleshin prej përvetsimit jo kritik të metodave, të shkencave natyrore
deri te mohimi i plot i vlers së tyre, në domenin e hulumtimit të fenomeneve shoqërore. Përvetësimi
jo kritik i metodave të shkencave natyrore nga shkencat shoqrore është karakteristikë për zhvillimin
fillestarë të sociologjisë, kur ajo konsiderohej si variantë i vaçantë i shkencave natyrore ( shkolla
mekaniciste, biologjike,etj.). Mendohej se qëllim shkencor në shkencat natyrore mundë të arrihet me
të njejtat metoda shkencore që përdoreshin në fizik dhe biologji bile me të njejtat instrumente
teknike.Sikurse nuk merrej parasysh sa duhet për dallimin e fenomeneve natyrore dhe shoqërore, po
kështu mendohej se me metodat shkencore dhe teknikën e hulumtimit që përdorej në domenin e
shkencave natyrore, mund të njihet ligjsia edhe në fenomenet shoqërore. Ashtu, si u tha, çdo
shkencë shfrytëzon disa metoda të përgjithshme shkencore të cilat pakë a shumë ia adaptonë
nevojave të veta.Asnjë shkenc nuk ka metodën e vetë,e cila do të ishte krejtësisht specifike për
studimin e çështjeve në aët lëmi.Rasti i njejtë është edhe me sociologjinë që edhe ajo shërbehet me
metodat e përgjithshme shkencore, duke ia adaptuar pjesërisht vetës.Metodat që i përdor sociologjia
ne do ti paraqesim në këtë mënyr:
Metoda themelore ( eksplikon shënime empirike)
Metoda e veçantë shkencore ( komperativo-krahasuese)
3. Metoda dhe teknikat ndihmse (mbledh shënime empirike)

1.Metodat themelore shkencore-kjo metodë shërben si fije drejtuese në eksplikimin e materialeve të


mbledhra dhe të sistematizuara. Në këtë metodë egzistojnë pesë faza kryesore në mënyrën e të
njohurit shkencorë; 1) Subjekti i hulumtimit, 2) Vënja e hipotezave nisëse, 3)Grumbullimi i fakteve,
4)Shpjegimi shkencor, 5) Verifikimi,

2.Metoda e
veçantë shkencore- në sociologji shërben për sistematizimin e komparacioneve, si dhe për eksplikim
të pjesërishëm të shënimeve empirike për socologjinë rëndsi ka sidomos; komparacioni
historikë,etnologjik, etnografik dhe statistikorë. Sepse nuk mundemi të bëjm një studim sociologjikë
bie fjala, sistemin politik të shtetve gjatë periudhave të ndryshme pa u shrbyer me komparacionin
historik të zhvillimit të sistemeve politike gjatë historisë njerzore.

3.Metodat dhe teknikat ndihmëse- janë metoda që shërbejnë për mbledhjen e shënimeve empirike
konkrete , dhe për diskripcionin e tyre, qoft kur është fjala për metodat e studimit intenziv apo të
studimit ekstenziv, bashkë me instrumentet teknike që u përgjigjen. Kategoritë e metodave ndihmëse
teknike mund ti ndajmë në dy lloje;
1) Metoda ndihmëse teknike- në të cilat, para segjithash duhet të përfshimë të vrejturit sociologjikë,
eksperimentinë, kërkimet e autobiografive dhe monografive.

http://njefjale.com 2011/2/4 4:39:27 - 3


2) Instrumentet teknike- që përdoren gjatë hulumtimit me anë të metodave sociologjike të vrejturit
dhe eksperimenti ku përfshihen: instrumente të ndryshme të bisedës si p.sh: anketa, mosra ,
metodat statastikore dhe sociometrike.

METODAT HULUMTUESE TË SOCIOLOGJISË

Në grupin e metodave hulumtuese bëjn pjesë të gjitha metodat dhe teknikat që, ndihmojnë si në
procesin e mbledhjes së të dhënave shkencore ashtu edhe të analizës së tyre. Në këtë grup hynë
këto metoda:

TË VËREJTURIT (observacioni)
METODA STATISTIKORE
EKSPERIMENTI N SOCIOLOGJI
ANKETA
INTERVISTA
METODA HISTORIKE
METODA SOCIOMETRIKE
METODA DEMOGRAFIKE
9) METODA KOMPARATIVE (krahasuese)
TË VËRËJTURIT(opservacioni)

Me metodën e të vërejturit ose opservacionit në sociologji në kuptimin shkencor kuptohet përfshirja


ndijore në nëmënyrë të planifikuar dhe sistematike e fakteve,ku hulumtuesit merr qëndrim aktiv dhe
perceptive ndaj objekteve hulumtuese.Të vërejturit është metod që perdoret gati në të gjitha
shkencat, sin në ato natyrore ashtu edhe në ato shoqërore.Prandaj mund të themi se është një ndër
metodat e përgjithshme në shkencë.Por, mënyra e perdorimit të kësaj metode në shkencat e
ndyshme-ndryshon,d.m.th.se çdo shkencë përpunon teknikën e vet të veçantë të të vërejturit.Me
këtë, vështrim dallon teknika e të vërejturit në sociologji nga teknikat e të vërejturit në shkencat
natyrore .Sikurse në çdo shkencë edhe në sociologji qëllimi kryesor i të vërejturit është konstatimi i
rregullave të caktuara dhe përsëritje në soazat e një dukurie shoqërore,e cila hulumtohet. Me anë të
metodes së të vërejturit duhet të vërehet,të konstatohet dhe të përshkruhet fenomeni i caktuar
shoqëror,i cili studjohet.Pasi të gjitha fenomenet shoqërore janë të lidhura reciprokisht,që në fazën e
te vërejturit ne e drejtojm vëmendjen jo në të gjitha fenomenet,por vetëm në fenomenet e
caktuara.Këtu është fjala jo për të vërejturit e zakonshëm,por për të vërejturit e tillë,I cili orjentohet
nga një hipotezë e caktuar,pandaj dallojm të vërjeturit e zakonshëm,natyral apo anekdotik nga të
vërejturit sistematik sociologjik,i cili udhëhiqet nga aspekti i caktuar shkencor dhe mund të
kontrollohet.Metoda e të vërejturit është shumë e zhvilluar dhe e degezuar në shkencën e
sociologjisë,veçmas në sociologjinë bashkëkohore.Disa teorik dallojn disa forma të të vërejturit
sociologjik,siç janë:1)të vërejturit sintetik,2)të vërejturit direkt,3)të vërejturit me pjesëmarrje,4)të
vërejturit masovik,5)të vërejturit e rasteve të vecanta etj.Mirpo duke i lanë anësh shumë forma të të
vërejturit,si më kryesore janë:të vërejturit tërthor(indirekt)dhe të vërejturit direkt ose të drejtpërdrejt.
Në sociologjin e re me të vërejturit e drejpërdrejt ose direkt nënkuptohet,forma e ndryshme e punës
hulumtuese që krihet në terren me kontaktin direkt të hulumtuesit,me njëmendësin shoqërore,ku me
anë të ndieve dhe të menduarit,hulumtohet dhe studjohet manefestimi i cakuar i një dukurie e cila
është e dhënë në mënyre të drejtpërdrejtë.P.sh kjo metod përdoret kur vërehet puntorët gjatë kohës
së punës në një fabrik.konsiderohet që të vërejturit e drejtpërdrejt sot është një ndër metodat më të
sigurta në hulumtimin e dukurive shoqërore .
Pastaj,në kuadër të metodës së të vërejturit është metoda e të vërejturit indirekt,tërthoras,në

http://njefjale.com 2011/2/4 4:39:27 - 4


studimin e dukurive shoqërore.Këtë metod hulumtuesit e përdorin atëherë kur kan manifestime të
caktuara shoqërorë të cilat i hulumtojnë,por ato nuk janë të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejt ose i
takojnë së kaluarës dhe në këtë mënyrë shërbehen me dokomente të ndryshme historike,kur është
rasti me të kaluarën që shërbehet me materjale te të cilat kanë ardhur shkencëtarët e tjerë me
hulumtimin e tyre në mënyrë te drejtpërdrejt me anë të vërejturit indirekt.Në këtë mënyrë dhe
mënyrën indirekte,arrinë gjer te shëmimet e dëshiruara si një aspekt i të vërejturit indirekt
rrespektivisht zhvillohet analiza e dokomenteve,librave, gazetave,të filmave të emisioneve të radios
etj.Në fund të cekim se kjo medotë hulumtuese jep mundësin që të mblidhen informime të ndryshme
për ,,jetën”e punën e fenomeneve të ndryshme.Kjo metod ka rëndësi të madhe për zhvillimin e më
tejshëm të shkencës sociologjike,meqë një pjesë e konsiderueshme e vlersimeve dhe studimeve
sociologjike varet prej kualitetit teorik dhe shkenco

EKSPERIMENTI NË SOCIOLOGJI

Me eksperiment në sociologji kuptohet krijimi artificial i situatave të caktuara të kundruar se si njerëzit


në situate të reja artificiale shprehin sjelljet e tyre.
Esenca e eksperimentit qëndron aty që me anën e tij dhe me ndihmën e eksperimentit në rrethana
më te mira mund të vërehen dukurit të cilat studjohen.
Eksperimenti në shkallën e sotme të zhvillimit të metodave shkencore në hulumtimet
empirike,konsiderohet si metodë më efikase,si mënyrë më depërtuese në njohjen e botës reale.
Si mënyrë gjurmuese,eksperimenti bën të mundur që të konstatohen në mënyrë egzakte dhe te plot
mardhënje shkakore të dokurive te cilat gjurmohen.
Eksperimenti si mënyrë e të njorit të një mendësis është aplikuar në shkencat natyrore para shumë
kohëve nga ana e shkencëtarëve më të shquar që i kan kontribuar zhvillimit të shkencës,veçmas të
shkencave natyrore.
Kështu Galile Galileu, pastaj Bekoni dhe të tjerë, eksperimentin e kanë përvetsuar si mënyrë
sistematike të hulumtimit shkencor.
Eksperimeti është një ndër metodat më precise në lëmin e shkencës.Sipas disa shkencëtarëve dobia
që pritet prej eksperimentit në sociologji kryesisht përbehet prej mundësive te kontrollës ndaj
njëmendësis eksperimentale.
Sot me të drejt konsiderohet që eksperimenti në sociologji qëndron në at që nëpërmejt të tij në
rrethana të përshtatshme shoqërore mund të kondrojë dhe mund të realizojë dukuritë në shoqëri.
Shembull:nëse duam të masim prodhimin e punës në organizatën prodhuese ne duhet ti
eksperimentojm dhe ti masim ndryshimet e produktivitetit të punës në te dy grupet e punës dhe të dy
grupet e puntorëve,që te mësojm shkakun që jep ta kuptojm ndryshimin në produktivitetin e punës.
Nëse ato dy grupe puntorësh e kanë lëndën e parë të njejtë,strukturën kualifikuese po ashtu të njejtë
origjinën sociale të puntorëve të njejtë kushtet e punës përafërsisht të njejta,tregojn rezultate të
ndryshme në produktivitetin e punës.
Në atë organizat kur raporti ndërmejt prodhuesve dhe byrokracis,si dhe organeve egzekutive është
në nivel të duhur,aty nuk mungojn rezultatet në produktivitetin e punës.
Zakonisht mendohet se eksperimentet janë të mundshme në shkencat natyrore e të pa mundura në
ato shoqerore.Ngase në mardhënjet dhe dukurit shoqërore has në pengesa të ndryshme,si bie
fjala,është e pamundur për të për kurorzimin e dy personave vetëm eksprimentalisht,duke kundruar
si këta dy bashkeshortë kanë për tu sjell në mes veti.Po ashtu nuk mund të kryhet ndonjë revulucion
shoqëror,ndonjë gjak derdhje ku eksperimentuesi në fushën e shoqëris do ti kundronte rezultatet e
eksperimentit,gjë që do të kishte pasur pasoja të hatashme.Megjithatë zbatimi i eksperimentit në
sociologji është I mundshëm.Ky zbatim mund të bëhet në mikrosociologji e më pak në
makrosociologji.Mikrosociologjia merret me studimin e grupeve të vogla,të
familjes,klasës,indivitdit,shtresës etj.Kurse makrosociologjia merret me studimin e

http://njefjale.com 2011/2/4 4:39:27 - 5


shtetit,kombeve,klasave etj.

ANKETA

Sa i përket anketës ka mendime të ndryshme kontradiktore se çështë ajo,metod apo teknik e të


hulumtuarit.Në një anë mbretëron mendimi se anketa është mjaft relevante për hulumtimin e
dukurive shoqërore.
Anketa përdoret më së tepërmi në sferën e psikologjis sociale për hulumtimin e
sjelljeve,qëndrimeve,mendimeve apo vlerave njerëzore e cila më von huazohet edhe nga ana e
socilogjisë.
Anketa si metod teknike për mbledhjen e materjalit fakotgrafik është një kombinim i vacant i metodës
statistikore të mostrave ose me metodën e intervistës apo të pyetësorit.
Një anket mund të kryhet ose me metodën e mostrave ose në mënyrë që të përfshijë masën
statistikore,d.m.th. të gjitha rastet e një fenomeni të caktuar shoqëror,të llojit që dëshirojmë ti
studjojmë.
Anketa e bazuar në zgjedhjen statistikore ka të bëj vetëm me një numër të caktuar të njësive
satistikore që i takojn masës statistikore apo masës statistike.
Shembull:nëse me anket i përfshin të gjith antarët e kshillave puntore të një republike apo të tër
vendit ,atëher ajo ajo bazohet në masën e statistikore,kurse po të anketojmë çdo të pestin,të
dhjetin,të pesëmbëdhjetin antar të kshillave të puntorëvë atëher kjo është anket me metodën e
mostrave.
Metodën e mostrës statistikore apo të masës statistikore,krejt një,vet anketa mund ta kryej,ose me
anë të intervistës ose me anë të përgjigjeve me shkrim,që kerkon të hartohet përpara pyetsorit.
Prandaj intervista dhe anketa si metoda teknike janë shumë të afërta ndërmjet veti dhe të lidhura
ngusht,dhe përbëjn forma specifike të komunikimit shoqëror.

INTERVISTA

Intervista paraqet një ndër format kryesore të komunikimit shoqëror,me anë e së cilis hulumtuesi i
bën pytje të ndryshme individit mbi dukurit të caktuara shoqërore gojarisht ose me shkrim.Intervista
bëhet në atë menyrë ku studjuesi shtron pyetje të shumta mbi disa dukuri për të cilat përgjigjet ai me
të cilin bëhet intervista.
Intervista është form e bisedës gojore por mund të bëhet edhe me anë të shkrimit.
Me njeriun me të cilin bëhet intervista mosmedeomos duhet treguar vullnet dhe dëshirë të mirë për ti
kuptuar dhe pastja më detalisht duhet menduar para se të përgjijgjet.
Kështu me intervist kuptohet qdo mënyrë e të mledhurit e të të dhënave në mënyr të të shprehurit
gojor,me qëllim që të dhënat e marra të aplikohen për nevoja shkencore.
Intervista ndryshon para se gjithash për nga qëllimi që ka nga çdo form e bisedës në jetën e
përditshme.
Ajo ndryshon edhe nga bisedat e specializuara,p.sh nga biseda klinike,si mjet diagnostik apo
psikoterapiotik,nga të marrit në pyetje në procesin e heuteusis në praktikën gjygjësore,të bisedës
personale me rastin e pranimit në mardhënje pune apo të rasteve tjera,siç intervista për shtyp etj.
Së kendejmi,intervista është metod kërkimore shkencore që mudëson ti mbledhim informacionet për
të kaluarën si dhe për provojat dhe qëndrimet e tashme lidhur me çështjet e ndryshme të njriut dhe të
instuticioneve të ndryshme.

http://njefjale.com 2011/2/4 4:39:27 - 6


Roli i intervistës po ashtu qëndron në shpejtësin e mbledhjeve të shënimeve të kërkuar qe është me
rëndësi të veçant të atyre dukurive të cilat ndryshojn për një koh të shpejt,bie fjala reagimi i njerzve
ne ndonjë çështje aktuale politike me rëndësi.
Mirëpo,nga ana tjëtër dobësia e intervistës qendoron aty,mëqe me atë përher fitohen shënime
objektive ndaj dukurive të cilen e hulumtojn veçmas pyetsi,respektivisht i pyeturi mund të jet në
ndikimin e ndonjë rrethane apo të gjendjes së ty subjektive.

METODA HISTORIKE

Çështja e metodës historike është një ndër problemet kryesore të shkencave shoqërore e veçmas në
sociologji.
Prej orjentimit në këtë metodë varet mjaft edhe orjentimi në shumë probleme dhe në zgjidhjen e tyre
në lëmin e shoqëris.Metoda historike ka qëllim të vetin që çdo dukuri të jetës shoqërore duhet ta
shqirtoj ashtu sikurse janë shfaqur ato njëra prej tjetrës dhe të lidhura në mes veti.
Kjo metod,dukurit shoqërore dhe ekonomike i studjon në zhillimin e tyre historik.
Metoda historike në të interpretuarit e një zhvillimi të këtillë të shoqëris nërpër formacione
shoqërore,has në pengesa të ndryshme dhe të shumta.
Deri para do kohe metoda historike në shkenca sociologjike ka qenë gati e lënë pas dore.
Ishte metod diskutabile në qarqet sociologjike dhe është konsideruar si metod jo e suksesshme sipas
prentendimeve teorike shkencore.
Njohja e gjendjes së shoqëris në të kaluarën dhe specifitetet historike të vendeve në veçanti,po
ashtu të historis në tërësi,ka treguar që në rrafshin historik sillen rrezultate pozitive shkencore.
Prandaj në mënyrë imperative parashtrohet kërkesa e zbatimit të metodës historike në sociologji.
Sot konsiderohet që kjo metod e ka vlerën e vet,meqe e bën të mundshem interpretimin tërsor
historik të zhvillimit të dukurive historike dhe shoqërore.
Në bazë të asaj që u tha,metoda historike do të thot kundrimi historik i zhvillimit të shoqërisë dhe të
dukurive të saja. Kjo metod me të vertet është e pandashme e metodës së përgjithshmë sociologjike.

METODA SOCIOMETRIKE

Kjo metodë që shërben për të matur dallime sociale është e përbërë prej dy nocioneve: njëri latin
socius-shok, dhe nocionit grek metros-matje. Sociometri ia dha emrin Jakob Moreni si themelues i
saj, me të cilën ai kupton të maturit e afërsisë dhe largësisë sociale ndërmjet njërëzve ndërmjet
grupeve të vogla shoqërore dhe strukturës së atyre grupeve.
Me metodën sociometrike pasqyrohen katër elemente themelore në anlizën e mardhënjëve të
mbrendshme vetiake.Ato elemente janë:

1)Të kuptuarit e njeriut (antropologjia filozofike)


2)Të kuptuarit e shoqërisë (teorija sociologjike)
3)Propozimi për ndërrimin e mardhënieve të mbrendshme personale(terija sociale)

http://njefjale.com 2011/2/4 4:39:27 - 7


Matja sociometrike përfshin edhe metodat tjera,që perdoren edhe në këtë metod,e ato
janë:sociodrama,psikodrama,testi sociometrik,testi i ekspanzionit afekti,testi i takimit të parë ,testi i
rolit etj.
Sociodrama është ajo form e lojës në të cilën marrin pjesë të gjithë pjestarët e grupit,ndërsa grupi
tjetër përfaqëson publikun. Në lojë hynë i tërë një grup para të cilit duke luajtur role të caktuara sa
është e mundur në mënyrë reale,sikurse për shembull.rolin e punëdhënësit,burrit dhe të gruas etj.
Publiku përjeton në rolet përkatëse dhe fillon të marrë pjesë me reaksione spontane.
Psikodrama ndryshon prej sociodramës në bazë të asaj që ka më tepër kujdes për individin se sa për
grupin. Psikodrama është eksperiment sociometrik në të cilën individëve të caktuar u jipet të luajnë
ndonjë rol në përputhje me rolet e tyre në jetën e rëndomtë. Metoda sociometrike nuk është e
mjaftueshme për interpretimin e dukurive shoqërore.Për këtë në qarqet sociologjike nuk çmohet aq
shumë karakteri shkencor i metodës sociometrike dhe se natyra e metodës sociometrike është
konzervative.

METODA DEMOGRAFIKE

Kjo medotë bën pjes ne grupin e metodave më të rëndësishme sociologjike dhe si e tillë është mëse
e domosodshme për njohjen dhe studimi e shoqërisë.
Kjo metod mbledh të dhënat për popullin:mosha,gjinia,venbanimi,firtiliteti,mos fertiliteti etj. Natyrish
se këto të dhëna statistikore për analizën sociologjike janë burim shkencor, të analizuar e të njohura
nga te tjerët.
Si çdo metodë tjetër edhe kjo i ka anët positive, po edhe negative. Anët positive të saj janë që kjo si
e tillë mund ti eliminojë për gjithsimet jo mir të informuara,të bëra për grupe të caktuara sociale,apo
të shtoj më mirë se përpjekjet e tjera vizione me te qarta për kushtet njerzore.
Nga ana tjetër edhe kjo metodë i ka lidhimet e veta. Ndër lëshimet më të medha është se duku i
hulumtuar të dhënat, ta zëmë për fertilitetin apo diçka tjetër,ajo humb individin dhe për individin ne
jemi të detyruar të gjikojmë ne bazë të kumtimeve dhe të dhënave të ndryshme. Sido që të flitet për
këtë metodë,kjo ka rëndësi shum të madhe për kërkime sociologjike, pa përdorimin e së cilës nuk ka
analiz të mirfillltë shkencore sociologjike.

METODA KOMPARATIVE (krahasuese)

Të afruarit komparativ,krahasues,i problemeve çështjeve dhe zgjidhjes së tyre nuk është dukuri e re
në shkenca shoqërore, dhe më pak në lëmin e shkencave natyrore.Metoda komparative po si
metodë shkencore i ka rrënjet e veta në kërkimet e lashta shkencore,pikërishtë në periudhën e të
menduarit kritik për fenomenet shoqërore të njërës apo shoqërise tjetër. Natyrisht se kto krahasime
nuk kan qenë në nivel të lart shkencor,sepse edhe niveli shkencor i shkencave shoqërore nuk ka
qenë aq i lartë.
Më vonë interisimi është shtuar edhe më tepër përdorimin e metodës comparative,veçmas me

http://njefjale.com 2011/2/4 4:39:27 - 8


aktualitetin e sociologjise si shkencë për srudimin e shoqër dhe fenomeneve të saj,me që është
vërtetuar se me anën e kësaj metode,me anën e këtijë interpretimin,sociologjija mund të ketë sukses
në ndriçimine ngjarjeve shoqërore bashkëkohore.
Metoda komparative përbëhet prej konstatimit të ngjajshmërisë dhe ndryshimit në mes të dukurive të
ndryshme,qoftë në natyr, në raste konkret fjala është për ngjajshmërinë dhe ndryshimin e dukurive
shoqërore qoftë,pershembull,te kuptohet dhe të interptetohet më mirë,shteti,kombi,populli,familja dhe
kategorit e tjera sociologjike.
Metoda comparative zbatohet në sociologji pas verifikimit në shkenca të tjera shoqërore ,siç është
historia,etnologjia,entografia etj.
Metoda e komparacionit ka rëndësi të posacme në procesin të njohurit në tërsi e vec mas ne
procesin e të njohurit dhe zbulimit të vetive të dokurive dhe jetës shoqërore por ajo po ashtu ka edhe
vlerën e vet praktike,sepse duke krahasuar dukuritë e ndryshme institucionete ndryshme shoqërore
dhe duke zbuluar vetitë dhe anët e njejta të dukurive të tjera qe kan te njejtat veti,konsatohet
ngjajshmëria dhe ndryshimi në mes tyre.

RËNDËSIA E METODAVE SOCIOLOGJIKE

Në bazë të atyre që u tha gjer tani në lidhje me metodat në sociologji,llojet e


metodave,rolin,rëndësinë dhe të metat e tyre,mund të konstatohet se të gjitha mënyrat metodologjike
të hulumtimeve empirike janë të domosdoshme dhe mëse të nevojshme për kryerjen e suksesshme
të hulumtimeve të ndryshme në këtë lëmi.
Mirpo,që gjurmimet të kenë sukses të duhur,herherë këto metoda të përmendura më lartë zbatohen
në mënyrë të kombinuar.
Që të zhvillohet më tejë sociologjia dhe të zgjidhen disa probleme,të cilat i takojnë dhe përfshihen
prej suazave të sociologjisë,është mëse i domosdoshëm zhvillimi i mëtejshëm i metodologjisë së
sociologjisë.
Metoda shkencore në sociologji u bën të mundshme për të hulumtuar,kuptuar dhe mbikqyr çështjet e
ndryshme shoqërore.
Metodologjia e sociologjisë jep shikim tërsor të dukurive shoqërore dhe shoqërisë.
Për ndryshim prej shumë shkencave të veçanta,të cilat hulumtojnë një lëmi në shoqëri,sociologjia në
suazat e veta hulumton shqërinë në tërsi.
Një interpretim të këtillë kanë dhënë themeluesit e sociologjisë duke u bazuar në esencën e
mendimit shoqërorë paraprak,duke përvetësuar prej tyre atë çka është racionale.Pra pëkëpamja
sociologjike është praktika shoqërore.

LITETERATURA E PËRDORUR

1. ,,Bazët e sociologjis së përgjithshme”-dr.Ante Fiamengo

http://njefjale.com 2011/2/4 4:39:27 - 9


2. ,,Metodologjia e sociologjis”-Libër univerzitar

3. ,,Fillët e sociologjis”-prof.dr.Ali Dida

4. ,,Sociologjia”-prof.dr.Gjergj Rrapi

5. ,,Sociologjia”dr.Dimitar Mirçev, Dr.Maria Tasheva, Dr.Jovan Korabin, Mr.Melko Stojanovski

http://njefjale.com 2011/2/4 4:39:27 - 10

You might also like