You are on page 1of 16

Ky projekt financohet

nga Bashkimi Evropian Bashkia Korçë Empowered lives.


R

Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor financohet nga Bashkimi Evropian dhe
zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

S T U D I M E MPIR I K

PROMOVIMI I PËRFAQËSIMIT
D H E PJ E S Ë M A R R J E S S Ë G R AV E
RURALE NË VENDIMARRJEN
LOKALE.

K orçë , dh j e to r 201 9
“Ky material është publikuar për projektin “Fuqizimi i rolit të gruas

drejt politikave zhvillimore ruarale.” në kuadër të "Programi Rajonal

për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)", i cili

financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i

Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Përmbajtja e këtij

publikimi, si dhe gjetjet e paraqitura në të, janë përgjegjësi e

Shoqatës Qëndistarët dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht

pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose Programit të Kombeve të

Bashkuara për Zhvillim (UNDP)”

Qytetarët e 12 bashkive partnere (por jo vetëm) do të përfitojnë nga

zbatimi i rreth 60 projekteve të OShC-ve të cilat do të zbatohen

brenda projektit ReLOaD gjatë një periudhe trevjeçare (2017-2020).

Studim empirik i realizuar në njësitë administrative


Vithkuq, Drenovë, Voskop dhe rajoni 3 Korçë, në kuadër
të implementimit të projektit “Fuqizimi I rolit të gruas
drejt politikave zhvillimore ruarale”; Ky projekt zhvillohet
në kuadër të projektit ReLOaD në bashkëpunim me
Bashkinë Korcë.
Studimi është realizuar duke u bazuar në vezhgime të
ndryshme në terren, biseda të lira me aktorë të
rëndësishëm të pushteti vendor, zonja dhe vajza që kanë
qënë njëkohesisht objekt dhe subjekt i këtij studimi.
Një anketim i gjerë është realizuar në terren nga ku është
përzgjedhur më pas një kampion më i limituar për të
realizuar intervista gjysëm të strukturuara për të përftuar
një opinion dhe ide më të detajuar.
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrsit
e këtij studimi, që mundësuan analizën e rolit të gruas në
vendimarrje dhe në jetën aktive. Vlerësohet
maksimalisht gadishmëria e tyre për të kontribuar në
këtë studim.
PROMOVIMI I PËRFAQËSIMIT
D H E PJ E S Ë M A R R J E S S Ë G R AV E
RURALE NË VENDIMARRJEN
LOKALE.
Barazia gjinore apo vëmendja Këto tre përparësi duhet të
e njëjtë që u jepet roleve të ndikojnë fuqishëm në sigurimin e
grave dhe burrave në shoqëri, standarteve të larta në fushën e
ka fituar rëndësi të veçantë dhe punësimit, prodhimit dhe
vizibilitet në nivelin kohezioni social në Evropë dhe
ndërkombëtar dhe evropian. në Shtetet Anëtare .
Në veçanti, roli i grave në Bashkimi Evropian, veçanërisht
bujqësi, zhvillimin rural ose në përmes mekanizmit të fondit
sigurinë ushqimore, e gjejmë strukturor specifik, mbështet rolin
të pranishme rregullisht në e grave në zhvillimin rural dhe
raportet ndërkombëtare. Nga barazinë e grave dhe burrave në
ku nevojitet një aksesi politikat zhvillimore.
barabartë në të ardhura dhe Në vendet anëtare të Bashkimit
vlerësimi i kontributit të dhënë Evropian, barazia midis grave dhe
nga gratë. burrave është përmirësuar falë
Në Evropë, ky rol kyç në impulsit të fortë të dhënë nga
sigurinë ushqimore, zhvillimin Evropa.
e qëndrueshme dhe Zhvillimet decentralizuese pas
gjithëpërfshirëse në zonat periudhës tranzitore dhe në vitet
rurale është i lidhur me 2000, inkuadrimi i vendit tonë
aktivitetin bujqësor familjar. nga një sërë direktivash në
Strategjia e zhvillimit që fushën e zhvillimit rural të
Bashkimi Evropian ka miratuar ndërmarra në nivel evropian,
për dhjetë vitet në vazhdim, përbëjnë tregues të rëndësishëm
Evropa 2020, parashikon një të demokratizimit të vendit dhe
ekonomi inteligjente, të politikave gjithëpërfshirëse.
qëndrueshme dhe
gjithëpërfshirëse.
Nëpërmjet promovimit të qeverisjes lokale, decentralizimi, qasjes
së politikave gjithpërfshirse evropjane, synohet materializimi i
politikave qëndrore në nivel lokal. Pjesëmarrja dhe përfshirja e
qytetarëve në debatet për zhvillimin ekonomik lokal dhe
planifikimin e hapësirave publike synojnë forcimin e dialogut
territorial dhe rritjen e kontributit në përforcimin e demokracisë
lokale.
Duke qënë se të mësuarit e demokracisë nuk është një proces i
lehtë, gratë dhe të rinjtë janë shpesh qytetarë më të
marxhinalizuar, sepse ata përjashtohen nga qarqet
vendimmarrëse.

Gjendja e Mungesa e grave në


hapësirën publike në
njohurive rajonin e Korçës është
një konstatim i thjeshtë,
në terren. por në realitet?

Për të dalë në konkluzine të bazuara, është relizuar një studim terreni,


ku janë angazhuar aktorë të ndryshëm që ndikojnë në mënyrë të
drejtpërdrejtë apo të tërthortë në nivelin e pjesëmarrjes së gruas në
jetën publike.
Për të analizuar situatën hipotetike të lartpërmendur dhe për të arritur
në konkluzione të bazuara përgjatë këtij studimi u realizuan biseda me
aktorë kyç lidhur me fenomenin, vëzhgime, anketime si edhe intervista
gjysëm të strukturuara.
Nëpërmjet këtij studimi të realizuar në terren, lidhur me përjashtimin e
grave në vendimarrjen lokale, janë identifikuar:
- Niveli i angazhimit të grave rurale në vendimarrjen e politikës lokale
- Kapacitete e disponueshme në analizë dhe veprim të grave lidera
- Vizibiliteti dhe strukturimi i organizatave feministe në aksionin politik
lokal
- Koliktivitet lokale dhe vullnetarizmi, kapaciteti dhe mjetet e
nevojshme për të trajtuar çështje të kësaj natyre.
- Barrierat eventuale nga një nivel i ulët arsimor tek grate rurale
- Analizimi i mekanizmave të mundshëm për rritjen e pjesëmarrjes së
gruas në hapësirën publike

Çka u evidentua nga analiza


e terrenit.

Për të përballur situatën hipotetike


të ngritur në rajonin e Korçës, është
realizuar një anketim në Njësia
administrative nr 3 Korçë, në njësinë
administrative Vithkuq, Voskop dhe Drenovë.
Përgjatë anketimit është synuar të merret një informacion I
përgjithshëm mbi stratifikimin socio-kulturor të fukus grupeve, atë
profesional si edhe perceptimin mbi rolin e gruas në vendimarrje.
Në anketim janë përfshirë 116 subjekte, prej të cilëve 113 i përkisnin gjinisë
femërore dhe 3 gjinisë mashkullore. Mosha e të anketuarve qëndron në
një segment që fillon me moshën e maturimit (18 vjeç) dhe deri në
moshën 65 +.
Arsimi i të anketuarve varjon nga mungesa totale në disa subjekte deri
tek ata me arsim të lartë. Nga kampioni i marrë në studim rezultojnë 98
individë me arsim 8/9 vjeçar dhe të mesëm si edhe 18 të tjerë me arsim
të lartë.
Profesionet kanë tipologji të ndryshme kryesisht të lidhur
me degët e ekonomisë lokale si edhe aktivitetet shtëpiake,
por pa përjashtuar edhe rastet e papunësisë. Në këtë
kontekst vlen për tu veçuar ndikimi i drejtpërdrejtë i
shkallës së arsimimit në profesionin e personave të pyetur.

Në lidhje me njohuritë e të anketuarve, për strukturat e


qeverisjen vendore përgjigjet variojnë nga më
specifikueset mbi të, tek një shumicë që ka njohuri
sipërfaqësore mbi çështjen. Përgjithësisht të anketuarit
me arsim të lartë zotërojnë njohur më të sakta.
Për sa i takon numrin të punonjëseve gra në administratë,
marzhi i gabimit është shumë i ulët. Pothuajse të gjithë të
anketuarit kanë informacion të saktë në lidhje më numrin
e punonjëseve femra të njësisë administrative.
79% e të anketuarve përgjigjet pozitivisht në lidhje me
faktin nëse kanë asistuar ose jo në dëgjesa ku trajtohen
vendime me rëndësi strategjike për zonën.

Veçojmë faktin se shumica e të


anketuarve kanë asistuar në dëgjesa
të tilla gjatë fushatave elektorale.
83% e të anketuarve përgjigjet
pozitivisht në lidhje me shërbimet që
ofrohen në njësinë administrative
edhe pse, paradoksalisht në disa
raste nuk i njohin strukturat
qeverisëse që i ofrojnë ato.
80% e të anketuarve shpreh
mendim pozitiv në lidhje me
aksesin e banorëve ne
shërbimet administrative të
Vlerësimi i vlerës së votës në raport me
ofruara në nivel vendor. Për
përkatësinë gjinore është në
sa i përket pjesëmarrjes në
shumicën e përgjigjeve i barabartë,
votime, dhe ushtrimit të të
fakt ky që thekson rolin jo vetëm
drejtës së votës për organet
vendimarrës së votimit, por edhe
vendore përgjigjet janë
kuptimin e tij si një akt barazie
unanimisht aprovuese.
ndërgjinore.
87% që i përgjigjen pozitivisht pyetjes
nëse kanë menduar të ushtrojnë një
funksion drejtues në strukturat lokale i
përkasin arsimit të mesëm dhe të
lartë. Përgjigjen negativisht ata që i
përkasin arsimit 8/9 vjeçar.

Të anketuarit që pyeten rreth shkallës


së mundësive që femrat kanë për të
drejtuar njësinë vendore përgjigjen
pozitivisht kur i përkasin grupit me
arsim të lartë dhe të mesëm dhe
negativisht ata të grupit 8/9 vjeçar.
70% e personave me arsim të mesëm
dhe të lartë e ndjejnë veten të aftë për
të qenë në pozita drejtuese pranë
njësisë administrative ndërsa individët
me arsim 8/9 vjeçar përgjigjen në
mënyrë jo unanime.
KAPACITETI SOCIO-EKONOMIK
DHE ROLI I GRUAS NË
VENDIMARRJE.

Nga studimet e mëparshme verehet se ka një korrelacion të


forte midis nivelit ekonomik dhe pozicionimit të gruas në
komunitet.
Përgjithësisht të anketuarit përcaktojnë tre degë si bazë të
aktivitetit ekonomik në zonën e tyre, të cilat janë: bujqësia,
blegtoria dhe remitancat.
Në lidhje me situatën e zhvillimit ekonomik të zones, 90% e
të anketuarve japin një përgjigje negative. E thënë ndryshe
shumica e të anketuarve mendon se gjëndja ekonomike
është jo e kënaqshme.
Në vazhdimësi të pyetjes së dytë, për sa i takon kapacitetit
që ofron zona e tyre, të anketuarit besojnë se ka vend për
zhvillim të mëtejshëm në sektorë të ndryshëm të
ekonomisë lokale.
Në lidhje me rolin e gruas në sipërmarrje, 85% e të
anketuarve i përgjigjet duke evidentuar rolin periferik të saj.
Përsa i përket shanseve të njëjta
ose jo ndërmjet dy gjinive, të
anketuarit i përgjigjen duke
evidentuar ndryshueshmërinë e
këtyre shanseve në favor të
meshkujve.
Opinioni i përgjithshëm për
ripozicionimin e gruas në shoqëri
orientohet drejt mbeshtetjes
konkrete nëpërmjet politikave të
ndryshme dhe nxitjen e
kualifikimit arsimor ose
profeional të saj.
Në lidhje me konsiderimin e rolit
të grave në realizimin e politikave
mbi sipërmarrjen dhe aktivitetin Pjesëmarrja ose jo në
bujqësor përgjigja e 78% e të diskutime, trajnime dhe
anketuarve është pozitive. workshop të anketuarit i
përgjigjen në 95% të rasteve në
mënyrë negative. Evidentohet
fakti se shumica e përgjigjeve
pozitive vjen nga të anketuarit
me arsim të lartë.
Në shumicën e rasteve të
anketuarit (në vazhdimësi të
pyetjes së mëparëshme)
përgjigjen negativisht në lidhje
me njohjen e një forme
alternative të zhvillimit social.
85% e të anketuarve nuk kanë
qënë pjesë e programeve që
kanë patur si qëllim zhvillimin
social të zonës së tyre.
Deduktim i fukus grupit,
ide më konkrete.

Pas procesit të anketimit, janë realizuar intervista


gjysëm të strukturuara me qëllim për të
identifikuar më konkretisht rolin dhe pozicionin e
gruas në shoqëri dhe kryesisht në zonat rurale.
Pjesë e intervistave u bënë rreth 20 subjekte, nga
Njësia administrative nr 3 Korçë, nga njësia
administrative Vithkuq, Voskop dhe Drenovë.
Në lidhje me pjesëmarrjen e grave në
vendimarrje, 80% e të intervistuarve ju është
përgjigjur duke e përkufizuar atë si kryesisht
numerike dhe jo reale. Në pikën ku kërkohet një
përcaktim vlerësues, në lidhje me barazinë ose jo
të aftësive ndërmjet dy gjinive, 75% e të
intervistuarve ju është përgjigjur pozitivisht,
megjithatë ekzistojnë edhe raste që diferencojnë
aftësitë e burrave dhe të grave.
Në lidhje me vlerësimin, nëse
pjesëmarrja duhet të jetë thjesht
numerike apo reale, 88% përgjigjet
se pjesëmarrja nuk duhet të ketë
vetëm vlera sasiore por cilësore. Duke
argumentuar përgjigjen të pyeturve
vlerësojnë se gruaja në shoqëri i
zotëron cilësitë e nevojshme për të
mos u vlerësuar thjesht si numër. Në
pjesën ku kërkohet një argumentim,
se pse është e nevojshme përfshirja e
grave në vendimarrje, 75% e tyre
argumenton mbi vlera sasiore, duke
përdorur si element kryesor fakstin se
gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë.

Në rubrikën që ka objekt aktivitetet


ekonomike të zonës, 90% e të
intervistuarve, evidenton tre
aktivitete bazë bujqësinë, blegtorinë
dhe turizmin. Ekzistojnë edhe raste,
ku aktivitete të tipit fason ekzistojnë
në tregun e punës së zonës. Në rastin
ku kërkohet një evidentim i gjendjes
së bujqësisë dhe sipërmarrjes,
përgjigjia dominuese është se këto të
fundit kanë karakter kryesisht
familjar.
Analiza e të ardhmes së ekonomisë dhe
të vlerësimit të perspektivës në një kuadër
afatgjatë, përgjigjia që shfaqet më së
shumti dhe që na jep një pasqyrë të
perceptimit kolektiv, është se e ardhmja
do të jetë e orientuar drej sektorit të
turizmit. Argumentimi i kësaj përgjigjie
lidhet edhe me hovin që ka marrë së
fundmi turizmi në qendrat urbane dhe
rurale të zonës.

Kur kërkohet të thellohemi mbi


evidentimin e rolit të gruas në ekonominë
e zonës, në 85% të përgjigjeve të të
dhënave është vlerësuese ndaj rolit të
kësaj të fundit. Vlerësohet se gruaja
përfaqëson një pikë dinamike në
zhvillimin ekonomik të zonës në të trija
degët e ekonomisë të lart përmendura.
Përgjatë analizës së peshës specifike të gruas në
ekonominë komunitare. Përgjigjet në lidhje me këtë
çështje janë të ndryshme dhe mund të ndahen në
disa kategori :

1 kritike, të cilat
sasiore ku bëhet
një vlerësim në 2 vlerësojnë peshën
aktuale të gruas jo të
bazë përqindjejei përshkruese ku
të intervistuarit mirë dhe propozojnë
rolit specifik të
përpiqen të një fuqizim të këtij
gruas
përshkruajnë roli
rolin e gruas në
ekonomi
3

Kur kërkohet të evidentohet profili dominues profesional i grave në


zonën respektive, 90% e të intervistuarve i përgjigjet se gratë janë të
impenjuara në rolin e shtëpiakes ose në sektorin bujqësor,
megjithatë të tjera arguemtime e lidhin përgatitjen arsimore dhe
profeionale me një kontekst gjeografik duke theksuar se në zonat
apo periferitë urbane, vajzat me arsim të lartë janë më të shumta se
në zonat e thella.
Përgjatë vlerësit me notë nga 1-10 për të përcaktuar ndikimin e
gruas në shoqëri. Shumca e vlerësimeve qëndron në fraksionin nga
6-9.
Gjithashtu do të evidentohet niveli I trajnimeve që kanë si synim
zhvillimin dhe emancipimin e gruas në shoqëri, 70% e të anketuarve
janë përgjigjur pozitivisht madje duke dhënë edhe shembuj
konkretë pjesëmarrjesh në trajnime të kësaj natyre.
Autoritet vendore
dhe kohezioni social

Funksionet dhe roli i pushtetit


vendor, pyetjes nësë të
intervistuarit i njohin
Pika e cila kërkon të vlerësojë
funksionet dhe kompetencat
fuqinë e pushtetit vendor në
e këtij të fundit janë përgjigjur
lidhje me promovimin e gruas
në tërësinë e tyre pozitivisht.
dhe fuqizimin e rolit të saj në
Vlerësimi i rolit të votës si një
shoqëri 80% e të intervistuarve
mjet barazues ndërgjinor,
i është përgjigjur duke vlerë-
tërësia e të intervistuarve i
suar maksimalisht këtë rol, si
është përgjigjur pozitivisht
një institucion jo vetëm
duke shfaqur bindjen se vota
punëdhënës por me kapacite-
përfaqëson një “gur”
te gjithëpërfshirëse, promo-
ekuilibrues ndërmjet dy
vuese dhe përcaktuese për
gjinive dhe peshave të tyre
rolin e gruas në vendimarrje.
specifike në shoqëri.
Në përgjigjet e të intervistuar-
ve pushteti lokal shihet si një
promovues i shembujve poziti-
vë të grave të susksesshme në
vendimarrje.
Konkluzion

Përgjatë këtij studimi që synonte të identifikonte nivelin e rolit


të gruas në vendimarrje dhe në jetën publike në komunitet,
hipoteza e ngritur u vertetua pjesërisht pasi janë identifikuar
një sërë elemetësh positivë mbi pjesëmarrjen e gruas në
vendimarrje.
• Pjesmarrja e grave të këyre zonave të marra në studim në
trajnime me synim emancipimin e mentalitetit të tyre është
një element pozitiv, i cili reflektohet edhe në idenë e
shembujve positive të grave të suksesshme.
• Një tjetër arritje positive do të cilësohej, përkufizimi I
pushtetit lokal si një promovues i disa shembujve positive të
grave të suksesshme.

Do të rekomandohej :
• Një vëmendje më e madhe e sektorit publik , jofitimprurës
pse jo edhe atij privat për shfrytëzimin më efektiv të
kapaciteteve natyrore në zonën e Korçës
• Nevojë për më tepër trajnime dhe workshop-e që synojnë
shtresat më pak të arsimuara
• Më tepër mbështetje konnjitive dhe financiare në fushën e
buqësisë, blektorisë dhe promovimit të produkteve organike
• Trajnime për ngritjen e kapaciteteve në sektorin bujqësor,
blektoral, menaxherial dhe marketues.
• Ofrimi i trajnimeve për mirëmenaxhimin e aftësive drejtuese.
Si të paraqiteni në publik? Si ta kapërcejmë frikën? Si të
konfirmojnë legjitimitetin e tyre? Çfarë është advokimi? Si t'i
bashkojmë forcat për të vepruar?
NA KONTAKTONI:
Shoqata “Qëndistaret”
Korçë

shoqataqendistaret@gmail.com

You might also like