You are on page 1of 9

Lahuta e Malsisë

GJERGJ FISHTA

Adem Abdullau | Shënime për kryeveprën e Gjergj Fishtës | 10/26/2020


Në letërsinë shqipe Gjergj Fishta zë vend të rëndësishëm,
krijimtaria e tij e stili I shkrimit unikat vazhdojnë të jenë të tilla
edhe sot. Që në moshë të re, ai u frymëzua nga figurat qendrore
patriotike, që luftuan për të drejtat e popullit shqiptar, dhe jo
vetëm nga ta por, edhe nga legjendat e gojëdhënat popullore me
të cilat u rrit e i pati për burim reference gjatë jetës e punës
krijuese.

Gjergj Fishta, në veprën letrare "Lahuta e Malësisë" pasqyron qartë


botën shqiptare, mitin dhe realitetin, shpresën e dëshirën e një
populli të vogël etnikë në zemër të Evropës që përpiqej që me çdo
kusht ta fitonte lirinë e mohuar shumëshekullore.

Natyraliteti specifik i vargut, poetika e gjuha e veprës, figurat


stilistike, semantika e ndërtimi i karakterit e bëjnë të dallueshme
"Lahutën... "jo vetëm si shkrim por, edhe si ndjesi e emocion.
"Lahuta e Malësisë", dhe natyra e shkrimit e gërshetuar fort me
letërsinë popullore bashkë, si një unazë qarkore e japin qartë
pejsazhin humanë të një bote jo shumë larg nesh, e cila na vjen e
freskët e saktë, pa e humbur kuptim e saj megjithatë edhe sot. Kjo
trashëgimi letrare e kulturore, ky cikël shkrimor që brenda gjirit
të saj ngërthen 15.613 vargje, e ndarë në tridhjetë këngë, e
krahasuar shumëherë me "Iliadën" e Homerit, mbetet akoma
burim studimi për ne e për breza që do vijnë më pas. Ndonëse
vepra pati karakter letrar e historik ,në qendër luftën dhe ngjarjet
e veçanta historike që lidheshin kryesisht me Shqipërinë e veriut
të viteve 1858 /1913, ajo u ndalua nga regjimi komunist i asaj kohë.
Vepra ribotohet pas ndalimit fillimisht në Romë, në vitin 1958, në
Lubjanë më 1990, dhe sërish në Romë më 1991. Pas rënies së
komunizmit "Lahuta e Malësisë", merr gjithë vëmendjen
shkencore e letrare , duke u radhitur

PAGE 1
kështu si një vepër monumentale e rëndësisë së veçantë, pas
viteve 90 vepra ribotohet pa ndalesën e vetme në Kosovë e
Shqipëri. Gjergj Fishta u bë i njohur që në rininë e tij si poet,
prozator e përkthyes, edhe pse I veshur me petkun e një prifti
katolik, ai nuk u shqua për këtë të fundit.

Veprimtaria e tij qe nëshërbim të popullit shqiptar e të çështjes


kombëtare, traditës e kulturës në përgjithësi.

Fishta themeloi të përmuajshmen françeskane "Hylli i Dritës", një


revistë kulturore që luajti rëndësi të jashtëzakonshme në vitet e
para menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912
në Vlorë, e cila iu kushtua letërsisë, politikës ,folklorit dhe
historisë, ndërsa më 1916/1018 del gazeta tjetër kulturore "Posta e
Shqypniës", një gazetë tjetër politike e kulturore e udhëhequr po
ashtu nga Fishta.

Gjergj Fishta qe mësimdhënës e hartues i alfabetit shqip, ndonëse


ky alfabet nuk u jetësua asnjëherë, për arsye politike e teknike,
megjithatë ai e ndihmoj këtë proces me idenë, që të gjithë
shqiptarët ta kenë një gjuhë të përbashkët e një alfabet të
përbashkët shqip, që të shërbeheshin me të përtej çdo dialekti a
besimi fetar.

Gjergj Fishta, është autor i gjithsej tridhjeteshtatë botimeve


letrare, emri i tij lidhet kryesisht me veprën "Lahuta e Malësisë",
ky emër e kjo vepër është e njohur gjithandej në botën kulturore
brenda e jashtë Shqipërisë edhe për një arsye tjetër, sepse mu kjo
vepër e ky autor qenë propozuar për çmimin Nobel, dhe Fishta
mbetet si autori i parë në gjithë historinë e

PAGE 2
Lahuta e Malcis, kryevepra e Gjergj Fishtës

“Lahuta e Malcis” (1937) është vepër monumentale jo vetëm për


letërsinë shqipe por,edhe për kulturën e historinë e saj
përgjithësisht.

Vepra tejkalon përmasat e një projekti të rëndomtë nacional,


autori me mjeshtri të jashtëzakonshme frymon shqip mbi gjithë
vargjet e tij, edhe kur bekon a mallkon fatin nacional,pa hezituar
se rima e ritmi i vargut do ta humbasin melodinë e shpirtit poetik
herë herë .

"Gjergj Fishta zgjodhi për subjekt atë çka njihte më mirë: kulturën
heroike të vendlindjes, malësisë shqiptare të veriut."1Vepra është
ndërtuar nga 30 këngë, dhe ka 15.6132 vargje. E cilësuar shumë
herë nga studiues shqiptarë e ndërkombëtar si vepra e fundit me
karakter folklorik apo edhe si një pamflet kombëtar i frymëzuar
nga gojëdhëna e i mbështetur në luftërat e njëpasnjëshme të
popullit shqiptar për liri e pavarësi. "Lahuta e Malcís"
karakterizohet si një korpus figurativ i mendësisë së botës
malësore, identifikimi i së cilës është i kollajshëm përmes figurave
nacionale e mitologjike që veprojnë të pandara njëra me tjetrën.

"Nga studiues të ndryshëm, shqiptarë e të huaj, është cilësuar me


të drejtë si “Iliada” shqiptare. Në të vërtetë, ky tekst letrar, si vepër
e fundit e romantizmit europian, nga studiuesi Maximilian
Labertz është vlerësuar si vepra më e rëndësishmee letërsisë
shqiptare, për të shtuar se në këtë tekst narrativ, autori paraqet
qenësinë dhe zhvillimin e popullit shqiptar."3

Anatomia e veprës është një strategji në vete, ngjarjet zhvillohen e


rriten brenda qarkut kombëtar, jo vetëm territorial por, edhe atij
fizik, që nënkupton se protagonist i gjithë ndodhive fillimisht

PAGE 3
është populli martir shqiptar që vepron si "trup i vetëm", me idenë
e vetme e dëshirën e vetme, se liria e fryma e saj është e saj, dhe se
kjo liri po cenohet nga armiqtë shekullor në mënyrë të
vazhdueshme e të padrejtë ndaj një populli autokton, që më
shumë se jetën, e do

lirinë e vendit të vetë:

"Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!

Pesëqind vjet kishin kalue

Çëse të buk’rën ketë Shqypni

Turku e mbate në robnì,

krejt tu’ e là t’ mjerën në gjak,

frymën tue ia xanun njak

kurr të keqen pa ia dà:

rrihe e mos e lèn me kjà:

me iu dhimbtë, po, minit n’ murë,

me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!"

(marrë nga kënga: Cubat.)

PAGE 4
Në epopenë"Lahuta e Malcis", Gjergj Fishta peotizon në 30 këngë
historinë e popullit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit e deri tek
pavarësia e Shqipërisë më 1912.

Tema e cila shtjellohet artistikisht në këtë vepër është temë e


rëndësishme kombëtare, është temë ekzistenciale e kombit. Me
gjerësi dhe forcë të rrallë epike, duke u mbështetur në kodin
poetik popullor, në këtë vepër Fishta këndon luftën e popullit
shqiptar për pavarësi të zhvilluar në dy drejtime:

kundër Perandorisë Osmane në periudhën e shthurjes së saj, si


dhe luftën kundër coptimit të

truallit etnik shqiptar nga Mlai i Zi dhe nga Serbia.11 (Jeta e re


1989.)

Mirëpo, temën sa heroike aq edhe tragjike për fatin historik të


popullit shqiptar, në mënyrë të plotë dhe nivel të lartë arstistik e
ka realizuar, e ka ngritur në art për herë të parë në letërsinë
shqiptare Gjergj Fishta. Kjo vepër është epopeja e parë në letërsinë
shqiptare në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Po ashtu, për ta
kuptuar si duhet këtë epopeduhet njohur mirë të gjitha format e
krijimtarisë gojore epike, duhet njohur mirë strukturën artistike të
eposit heroic popullor, sepse ajo është ndërtuar dhe ngritur mbi
këtë traditë të këndimit epik shqiptar.12(Jeta

e re, 1990)

Në Lahutën e Malcis, malësori njihte vendin, këndonte trimnitë e


veta dhe të të parëve, tregonte luftat dhe njihte fitoret,
madhëronte armët dhe lartësonte burrninë, nderin, besën e fjalën,
kanunin, mbi të cilat edhe në fillimin e shekullit XXI mbështetej
dhe cilësohej fizionomia e kombit shqiptar - malësori e fshatari,
edhe pse analfabet, këngët e Lahutës i bënte të vetat, I ndjente të

PAGE 5
tilla dhe i mësonte përmendësh me qindra vargje duke i ndjerë si
të vetme.

Pastaj, pa ndërruar varg e pa kapërcyer fjalë, i përcillte gojë më


gojë, lahutë më lahutë, darkëmë darkë, festë më festë, dasmë më
dasmë porsi pasuri të nxjërra nga thesari i një kulture mijëvjeçare
të ruajtur më fort në zemër e shpirt, sesa në letër.

Për shkak të okupatorëve, Lahuta e Malcis fshehtas qarkullonte


nga dora në dorë, nga familja në familje, sepse ishte rreptësisht e
ndaluar. Të gjithë e dinin në çdo kohë se ku gjendej libri, sepse
fshatarët si sekret e mbanin nga një javë në shtëpi.

Edhe pse pesë shekuj nën robërinë e Perandorisë Osmane të cilat


rrënuan gjithçka, por nuk arritën të depërtojnë ne shpirtin e
shqiptarit dhe të shlyejnë vlerat kombëtare, me të cilat u rritën
dhe ushqyen shpirtin.Fishta nuk e ka krijuar tipin e një heroi të ri
shqiptar. Heroin e tij ai e nxori nga Eposi

Historik. Ky është një trim, individualisht krenar, armët i bartë në


brez gjithnjë të gatshme, I gatshëm të derdhë gjakun po e preke
në nderin individual apo në nderin familjar, në nderin e fisit a të
kombit, po e preke në ndjenjat e tija patriotike, në besë e në fe, po
e preke në besën e të parëve e në Kanun, i gatshëm të bëjë luftën
më dëshpëruese e më të çmendur: një me një ushtri, një me një
mbretëri, malësor krenar e i varfër, por që lirinë e vet nuk pranon
ta ndërrojë

as me kamjen e princit e të mbretit, njeri tepër krenar për lirinë e


tij, serioz e aspak avanturier. Këto janë tiparet e heroit shqiptar
dhe të njëjtin trim e ndeshim ne çdo këngë e në çdo vend,

dallojnë shkaqet e betejes dhe mënyrat e zhvillimit të saj. Ky pra


është heroi i Lahutës së Malcis. Fishta i nxorri këta heronj nga

PAGE 6
periudhat historike dhe i bashkoi në këtë vepër duke I bërë ata të
bashkuar në një kullë a në ndonjë betejë.

Lahuta e Malcis është vepra e cila pikturon çdo cep të tokave


shqiptare, pikturon shpirtin e shqiptarit trim, të urtë e të matur,
bjeshkët në të cilat ndërtojnë foletë e tyre Zanat, Orët e
Shtojzavallet, mrizet ku kullotin bagëtinë barinjtë e Shqipeve,
kreshnikët trupmdhenjë me gjogun e tyre të fuqishëm, lumejtë e
kulluar e vashat e bukura, të ndershme e trimëresha që mbrojnë
nderin e tyre e të familjes, këngëtarin popullor sesi i këndon
trimnisë në bishtin e lahutës, pikturon plakun e urtë e
këshillëdhënës, nënat që rrisin djem sokola, ninulla që u
këndohen fëmijëve në djep, këngë elegjiake, por pa vajin e babës
që i dha Shqipnisë për lirinë e saj, zakonet e jetës sipas Kanunit.
Është kushtrim që i këndohet Shqipërisë së lashtë e të lavdishme.

Me të drejtë quhet epope e gjallë e letërsisë shqipe, të cilën vetëm


Fishta mendjeartë e penëmprehtë diti ta thurr për atdheun e tij.

Nëse dikush dëshiron ta shohë Shqipërinë ndër vite, mjafton ta


marrë në dorë Lahutën e Malcis. E tërë historia e saj është
gdhendur me shkronja të arta me plot peshë në këtë poemë,e tërë
dashuria për atdheun, e tërë trimëria e flijimi për një ditë të lirë, e
tërë përpjekja e tyre për ta parë vendin e tyre tek lulëzon pa
okupator.

Lahuta e Malcis është himni më i bukur i Shqipërisë!

PAGE 7
PAGE 8

You might also like