You are on page 1of 2

Çfarë është Lorem Ipsum?

Lorem Ipsum është një tekst shabllon i industrisë së printimit dhe shtypshkronjave.
Lorem Ipsum ka qenë teksti shabllon i industrisë që nga vitet 1500, kur një shtypës i
panjohur morri një galeri shkrimesh dhe i ngatërroi për të krijuar një libër mostër.
Teksti i ka mbijetuar jo vetëm pesë shekujve, por edhe kalimit në shtypshkrimin
elektronik, duke ndenjur në thelb i pandryshuar. U bë i njohur në vitet 1960 me
lëshimin e letrave 'Letraset' që përmbanin tekstin Lorem Ipsum, e në kohët e fundit
me aplikacione publikimi si Aldus PageMaker që përmbajnë versione të Lorem Ipsum.
Pse e përdorim?
Është një fakt gjerësisht i njohur që lexuesi do të hutohet nga përmbajtja e një faqeje
gjatë kohës që shikon dizenjimin. Arsyeja e përdorimit të Lorem Ipsum është sepse ka
pak a shumë distribucion normal të gërmave, ndryshe nga përdorimi i 'Përmbajtja
këtu, përmbajtja këtu', që e bën të ngjajë me një gjuhë të lexueshme. Shumë
aplikacione publikimi dhe editorë tani përdorin Lorem Ipsum si tektin e tyre bazë, dhe
një kërkim 'lorem ipsum' do të shfaqë shumë faqe interneti të pambaruara që në vend
të përmbajtjes kanë pikërisht tekstin Lorem Ipsum. Shumë versione kanë evoluar
gjatë viteve, disa në mënyë kazuale, disa me qëllim (humor dhe gjëra të ngjashme).

Nga vjen?
Ndryshe nga mendimi popullor, Lorem Ipsum nuk është tekst çfarëdo. Rrënjët i ka në
një pjesë të letërsisë klasike Latine të viteve 45 BC, duke e bërë më shumë se 2000 vjet
të lashtë. Richard McClintock, një profesor Latin ne Hampden -Sydney College në
Virginia, kërkoi për një nga fjalët më të çuditshme të tekstit, consectetur dhe duke parë
citimet e fjalës në letërsinë klasike zbuloi pa dyshim burimin. Lorem Ipsum vjen nga
seksionet 1.10.32 dhe 1.10.33 të "de Finibus Bonorum et Malorum" (Ekstremet e të
Mirës e të Keqes) nga Cicero, shkruar në vitin 45 BC. Libri është një traktat mbi teorine
e etikës, shumë i famshëm gjatë Rilindjes. Rreshti i parë i Lorem Ipsum, "Lorem ipsum
dolor sit amet.." vjen nga seksioni 1.10.32.

Pjesa standarte e Lorem Ipsum e përdorur që në vitet 1500 riprodhohet më poshtë


për të interesuarit. Seksionet 1.10.32 dhe 1.10.33 të "de Finibus Bonorum et Malorum"
nga Cicero janë gjithashtu të riprodhuara në formën origjinale të shoqëruara nga
versionet e përkthyera në anglisht të vitit 1914 nga H. Rackham.

Ku mund ta gjej?
Ka shumë variacione të tekstit Lorem Ipsum, por pjesa më e madhe kanë pësuar
ndryshime, duke shtuar humor ose duke i ngatërruar fjalët të cilat nuk duken më të
besueshme. Nëse do të përdorni tekstin Lorem Ipsum, sigurohuni që në tekst nuk
është fshehur ndonjë shkrim i turpshëm. Të gjithë gjeneruesit Lorem Ipsum në
internet priren të përsërisin fragmente të caktuara, duke e bërë këtë gjeneruesin e
parë të vërtetë në internet. Gjeneruesi përdor një fjalor me më shumë se 2000 f jalë
Latine, i kombinuar me struktura fjalishë për të gjeneruar Lorem Ipsum që duket i
arsyeshëm. Teksti i gjeneruar është kështu gjithmonë i pa përsëritur, pa humor të
fshehur ose fjalë jo karakteristike, etj

You might also like