You are on page 1of 2

Kondensatori 

ose kapacitori është një element që përbëhet prej dy pllakave përçuese të veçuara
me një jopërçues që quhet dielektrik. Nëse këto pllaka përçuese kanë potenciale të ndryshme, në
mes tyre do të grumbullohet një sasi elektriciteti. Numri i elektroneve, ose sasia e elektricitetit që
mund të mbajë kondensatori nën një tension elektrik në mes pllakave, quhet kapaciteti i
kondensatori. Kondensatorët kryesisht punohen në formë të cilindrit, ku dy pllakat përçuese në
formë të folies mbështillen së bashku me një shtresë dielektriku në mes. Ekzistojnë tri grupe
kondensatorësh: kondensatorët qeramikë, me kapacitet 1 pF deri 1µF, kondensatorë
elektronik me kapacitete më shumë se 1µF deri disa µF, dhe kondensatorët tataliumë që kanë
kapacitete mesatarisht të mëdha deri në disa qindra µF. Kondesatorët njehësohen me farad mirëpo
pasi faradi është njësi tepër e madhe përdoren pikofaradi, milifaradi, nanofaradi etj.

Përmbajtja

 1Histori
 2Kondensatorët elektrikë
 3Lidhja e kondensatorëve
 4Shiko edhe këtë
 5Lidhje të jashtme

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përshkrimi i kondesatorit të parë të von Kleistit.

Në tetor të 1745, Ewald Georg von Kleist në Gjermani zbuloi kondesatorin e parë: mori një kavanoz i


qelqit me ujë brenda ndësa një pjatë ishte vendosur në pjatën tjetër. Një përçes në gojë
të shishes pranonte ngarkesa nga makina elektrike, dhe e realizoi si një shkëndijë.
Në të njëjtin vit, fizikani holandez Pieter van Musschenbroek pavarësisht zbuloi një kondensator të
njëjtë. Ai e emëroi zbulimin e tij e quajti kavanozi i Leydenit, pasi që universiteti ku studionte
Musschenbroek quhej Universiteti i Leyden-it. Daniel Gralath ishte i pari që i kombinoj disa kavanoza
paraleleisht në një "bateri" që të ngre ruajtjen e ngarkesës së kapcitetit.
Benjamin Franklin hulumtoj kavanozin e Leyden-it, dhe dëshmoi se ngarkesa ishte vendosur në
qelq, e jo në ujë siç të tjerët pandehnin. Elementi i parë i kapacitetit ishte "kavanozi", ekuvalent me
afër 1 nanofarad.
Emri i hershëm i "kapacitorëve" ishte njohur si kondesator, term që përoret në shumë gjuhë (edhe
në shqip). Ky emër ishte vënë nga Alessandro Volta më 1782 (zbuluar nga gjuha
italiane condesatore), me referncën se ai kondesaon, akumulon, mbledh energjinë elektrike.

Kondensatorët elektrikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diagrami i plakave paralele të kondensatorit

Kondensatorët elektrikë janë vegla të cilat shërbejnë për grumbullimin e sasisë së vogël të
elektricitetit. Në njëfarë mënyre këta janë të ngjashëm me bateritë që mbushen. Kondensatorët
mund të pranojnë ngarkesa elektrike, t’i deponojnë ato dhe pastaj sipas nevojës t’i kthejnë prapa.
Çdo kondensator përbëhet nga dy pllaka të ngarkuara me lloje të kundërta të elektricitetit dhe të
ndara ndërmjet vete me një izolator. Zakonisht si izolator ndërmjet pllakave mund të
jenë: qelqi, ajri, letra, parafina, ebaniti etj. Kondensatori me pllaka përbëhet nga pllaka pozitive e
lidhur për polin pozitiv dhe pllaka negative e lidhur me polin negativ afër tjetrës. Afërsia e pllakave të
kondensatorit bën që nëpërmjet influencës të ndikohet në rënien e tensionit, gjë që shton aftësinë e
kondensatorit për të pranuar sasi më të madhe të ngarkesës elektrike për të arritur tensionin fillestar.
Me matje të shumta është konstatuar se sa më madhe të jetë sipërfaqja e pllakave, aq më shumë
ngarkesë elektrike mund të sjellim në pllaka, pra për aq është kapaciteti i kondensatorit më i madh.
Kapaciteti i kondensatorit varet edhe nga vetitë e izolatorit ndërmjet pllakave. Kapacitetin më të
vogël e kanë kondensatorët kur ndërmjet pllakave gjendet vakuumi (boshllëku) ose ajri. Mirëpo, kur
ndërmjet pllakave gjendet ndonjë dielektrik tjetër me konstantë të ndryshme dielektrike, atëherë
kapaciteti i kondensatorit zmadhohet për 2, 5 herë, etj. Kapaciteti i kondensatorit varet edhe nga
largësia ndërmjet pllakave. Sa më e vogël të jetë largësia ndërmjet pllakave të kondensatorit, për aq
kapaciteti i tij është më i madh.

Kapaciteti i kondensatorit me pllaka është në përpjesëtim të drejtë me konstantën dielektrike,


madhësinë e sipërfaqes së pllakave, dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me largësinë ndërmjet tyre.
lidhja ndërmjet këtyre madhësive mund të shprehet me këtë formulë:

You might also like