Professional Documents
Culture Documents
Crthapacitors
Crthapacitors
ose kapacitori është një element që përbëhet prej dy pllakave përçuese të veçuara
me një jopërçues që quhet dielektrik. Nëse këto pllaka përçuese kanë potenciale të ndryshme, në
mes tyre do të grumbullohet një sasi elektriciteti. Numri i elektroneve, ose sasia e elektricitetit që
mund të mbajë kondensatori nën një tension elektrik në mes pllakave, quhet kapaciteti i
kondensatori. Kondensatorët kryesisht punohen në formë të cilindrit, ku dy pllakat përçuese në
formë të folies mbështillen së bashku me një shtresë dielektriku në mes. Ekzistojnë tri grupe
kondensatorësh: kondensatorët qeramikë, me kapacitet 1 pF deri 1µF, kondensatorë
elektronik me kapacitete më shumë se 1µF deri disa µF, dhe kondensatorët tataliumë që kanë
kapacitete mesatarisht të mëdha deri në disa qindra µF. Kondesatorët njehësohen me farad mirëpo
pasi faradi është njësi tepër e madhe përdoren pikofaradi, milifaradi, nanofaradi etj.
Përmbajtja
1Histori
2Kondensatorët elektrikë
3Lidhja e kondensatorëve
4Shiko edhe këtë
5Lidhje të jashtme
Kondensatorët elektrikë janë vegla të cilat shërbejnë për grumbullimin e sasisë së vogël të
elektricitetit. Në njëfarë mënyre këta janë të ngjashëm me bateritë që mbushen. Kondensatorët
mund të pranojnë ngarkesa elektrike, t’i deponojnë ato dhe pastaj sipas nevojës t’i kthejnë prapa.
Çdo kondensator përbëhet nga dy pllaka të ngarkuara me lloje të kundërta të elektricitetit dhe të
ndara ndërmjet vete me një izolator. Zakonisht si izolator ndërmjet pllakave mund të
jenë: qelqi, ajri, letra, parafina, ebaniti etj. Kondensatori me pllaka përbëhet nga pllaka pozitive e
lidhur për polin pozitiv dhe pllaka negative e lidhur me polin negativ afër tjetrës. Afërsia e pllakave të
kondensatorit bën që nëpërmjet influencës të ndikohet në rënien e tensionit, gjë që shton aftësinë e
kondensatorit për të pranuar sasi më të madhe të ngarkesës elektrike për të arritur tensionin fillestar.
Me matje të shumta është konstatuar se sa më madhe të jetë sipërfaqja e pllakave, aq më shumë
ngarkesë elektrike mund të sjellim në pllaka, pra për aq është kapaciteti i kondensatorit më i madh.
Kapaciteti i kondensatorit varet edhe nga vetitë e izolatorit ndërmjet pllakave. Kapacitetin më të
vogël e kanë kondensatorët kur ndërmjet pllakave gjendet vakuumi (boshllëku) ose ajri. Mirëpo, kur
ndërmjet pllakave gjendet ndonjë dielektrik tjetër me konstantë të ndryshme dielektrike, atëherë
kapaciteti i kondensatorit zmadhohet për 2, 5 herë, etj. Kapaciteti i kondensatorit varet edhe nga
largësia ndërmjet pllakave. Sa më e vogël të jetë largësia ndërmjet pllakave të kondensatorit, për aq
kapaciteti i tij është më i madh.