You are on page 1of 5

KODIFIKIMI I SË DREJTË S NDË RKOMBË TARE

E DREJTA NDË RKOMBË TARE KA NJË SË RË DEGË SH si psh: e drejta detare, e drejta
humanitare, e drejta e luftës, prandaj është e pamundur që të kemi një kod të përgjithshëm,
që të rregullojë të gjitha cështjet. Krijimi Kodit të përgjithshëm u mënjanua si ide, autorët
hoqën dorë për këtë gjë, sepse ishte praktikisht e pamundur.

Kuptimi i kodifikimit në aspektin e ngushtë.

Kodifikimi në kuptimin e ngushtë nënkupton krijimin e normave të së drejtës


ndërkombëtare për secilën fushë, disiplinimi me akte të përgjithshme apo me konventa për
cdo fushe dhe në këtë aspekt rëndësi të madhe patën Konventat e Hagës për zgjidhjen e
mosmarëveshjeve në mënyrë paqësor, ashtu edhe për luftën. Në aspektin e Kodifikimit një
rol të rëndësishëm ka luajtur Lidhja e Kombeve dhe OKB. Në Lidhjen e Kombeve Asambleja
e Lidhjes vendosi ne 1924 që të krijonte një komitet ekspertësh që të trajtonte cështje të
kodifikimit. Detyra që iu vu këtij komiteti ishe kodifikimi i cështjeve që kishin rëndësi për
kohën, pra përcaktimi i ujrave territoriale, imunitetet dhe privilegjet diplomatike,
shfrytëzimi i zonës detare, etj. Në kuadër të Lidhjes së Kombeve u hartuan një sërë
konventash, megjithatë nuk pati një kodifikim në kuptimin e mirëfilltë. Këtë proces e
vazhdoi më tej OKB. Në vetë Kartën e Kombeve të Bashkuara i vihet si detyrë Asamblesë së
Përgjithshme; kodifikimi i të drejtës ndërkombëtare.

Komisioni që u krijua kishte si detyrë kryesoren kodifikimin e normave ndërkombëtare.


Cështja e parë që u shtrua në Komisionin e të Drejtës Ndërkombëtare ishte Kodifikimi i të
drejtës së traktateve, pra krijimi i një traktati për traktatet. Për mënyrën e funksionimit,
lidhjes apo zbatimit të tyre.

Konventa e Vjenës për të drejtën e Traktateve. Në të njëjtën formë mund të përmendim


edhe konventa të tjera për të cilat është dashur shumë vite për tu hartuar. Në drejtim të
Kontributit, qoftë Lidhja e Kombeve qoftë OKB kanë dhënë në aspektin e kodifikimitË p.sh
Regjistrimi i traktateve si kusht vlefshmërie dhe ofrim ndihme nga OKB në rast shkelje të
këtij traktati.
RAPORTI I TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE ME TË DREJTËN E BRENDSHME.

Egyistojnë dy teori:

1. Teoria dualiste-këta autorë përkrahin edhe konceptin e sovranitetit shtetëror, e


drejta ndërkombëtare dhe e drejta e brendshme janë dy rende juridike paralele dhe
të pavarura që nuk bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Pra për shkak të ndryshimeve
që kanë këto dy rende qoftë në burimet e tyre, qoftë në marrëdhëniet që rregullojnë,
këto janë rende të pavarura dhe nuk kanë pse të bashkëveprojnë me njëra tjetrën.
Kjo krijon një problematikë të vazhdueshme në drejtim të zbatimit të së drejtës
ndërkombëtare, për sa kohë që këta autorë nuk shikojnë një mundësi që të
transmetohet në të drejtën e brendshme. Normat e së drejtës ndërkombëtare duke
qenë se i përkasin një rendi tjetër juridik, kërkon që këto norma të vishen nga një
akt juridik kombëtar që e bën të drejtën ndërkombëtare të zbatueshme në të drejtën
e brendshme.
2. Teoria moniste-parashikon që e drejta egziston në unitet, pra si unitet normash
juridike dhe në këtë unitet egziston edhe e drejta ndërkombëtare edhe e drejta e
brendshme. Këto dy të drejta bashkëveprojnë vazhdimisht me njëra-tjetrën,
pavarësisht subjekteve që mund të kenë apo burimeve që ata mund të kenë. Sipas
kësaj teorie kemi një korpus të përgjithshëm normash, të cilat mund të kenë
specifikat e tyre, por kjo nuk do të thotë se ato veprojnë në mënyrë të pavarur nga
njëra tjetra. HANS KELZEN-doktrina e normës bazë dhe e hiearkisë së normave. Pa
normën e të drejtës ndërkombëtare do të kishim anarki, kaos në arenën
ndërkombëtare. Autorët e kësaj teorie i japin një lloj epërsie të drejtës
ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare inkorporohet në të drejtën e brendshme.

ZBATIMI I TË DREJTË S NDË RKOMBË TARE NË TË DREJTË N E BRENDSHME

Ajo mund të jetë e vetëzbatueshme, në ato raste kur shteti anëtarësohet në një traktat
ndërkombëtar ajo bëhet automatikisht pjesë e sistemit ligjor të brendshëm.

Por ka edhe raste kur DN nuk është e vetëzbatueshme dhe pavarësisht procesit të
ratifikimit të traktatit mund të kërkohet nxjerrja e akteve të tjera nga organet legjislative në
mënyrë që ajo të bëhet pjesë e të drejtës së brendshme. Kjo në fakt varet nga parashikimet
ligjore që kanë shtetet për këtë cështje, sepse mund të ndodhë që shtetet të përdorin
sistemet hibrite, të tipit: disa kategori marrëveshjesh ndërkombëtare parashikojnë që ato
nuk janë të vetëzbatueshme ndërkohë që mund të kenë marrëveshje të tjera të cilat janë të
vetëzbatueshme. Kjo varet edhe nga organi që mund të realizojë ratifikimin, nëse ratfikimi
bëhet nga parlamenti nënkuptohet që automatikisht është marrë pëlqimi i tij. Por ratifikimi
mund të bëhet edhe nga organe me natyrë ekzekutive, varet se si e ka parashikuar shteti
cështjen e lidhjes së marrëveshjeve për ti ratifikuar.
Një shtet tipik dualist në lidhje me zbatimin e normave ndërkombëtare është Mbretëria e
Bashkuar. COMMON LAW. Kërkohet domosdoshmërisht një akt juridik i brendshëm në
mënyrë që të zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare që ky shtet është pjesë.

Ka edhe një dallim midis marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara dhe normave të së


drejtës zakonore sepse janë të pashkruara. Në fakt normat e së drejtës zakonore në vendet
common law, qëndron parimi se: e drejta ndërkombëtare zakonore është e inkorporuar në
të drejtën e brendshme. Pra, vetë e drejta e brendshme është e ndërtuar në atë mënyrë që i
pasqyron parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare në të drejtën e brendshme.

SHBA-Zbatimi i normave_sistem

Në SHBA ka një ndryshim midis marrëveshjeve ndërkombëtare thelbësore me dispozita të


karakterit politik ekonomik-kërkohet pëlqimi nga ana e Senatit. Marrëveshjet me natyrë
ekzekutive kërkohet vetëm pëlqimi i Presidentit dh.

Ka një diferencim midis marrëveshjeve me natyrë ekonomike dhe politike dhe atyrre
marrëveshjeve që krijojnë të drejta për individët, sepse në të gjitha marrëveshjet që kanë
natyrë ekonomike politike, duhet domosdoshmërisht një akt i brendshëm që i japin
zbatueshmëri, pra nuk janë të vetëzbatueshme. Ndërsa në raste të tjera kur kemi traktate,
marrëveshje, konventa që mund të prodhojnë të drejta për individët themi që janë të
vetëzbatueshme.

Shtetet që përdorin sistemin monist janë shtete që të drejtën ndërkombëtare e kanë të


vetëzbatueshme. Marrëveshja ndërkombëtare bëhet pjesë e sistemin të brendshëm dhe ka
vetëzbatueshmëri. Koncepti vetëzbatueshmëri lidhet me efektin e drejtëpërdrejtë. Ky efekt
nënkupton që shtetasit e atij shteti mund t’i drejtohen gjykatave të brendshme dhe të
kërkojnë zbatimin e një të drejte të tyre që rrjedh nga një traktat ndërkombëtar. Normat e
BE zbatohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë në territorin e të gjitha shteteve anëtare.

Zvicra-shtet tipik me sistem monist, traktatet kanë efekt të drejtëpërdrejtë.

RASTI I KOSOVËS-kushtetuta akti më i lartë në vend. Lidh marrëveshje, mund të kalojë


kompetenca, Ratfikimi me 2/3. Kategori me e ngushte në krahasim me Kushtetutën tonë.
Presidenti i Kosovës ratifikon të gjitha ato marrëveshje që nuk përmenden për Kuvendin.
Zbatimi i kësaj të drejte, pjesë e sistemit juridik të brendshëm, kanë epërsi mbi ligjet e
Kosovës. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare kanë epërsi mbi ligjet RKS dhe
miratohen me 2 /3. Marrrëveshjet ndërkombëtare dhe instrumentet e tjera , të drejtat dhe
liritë zbatohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga R.Kosovës, kanë epërsi ndaj ligjeve apo
akteve të tjera.
Krijimi i Gjykatave Speciale- për luftën në Kosovë. Cdo person i akuzuar për krime nga
dhoma e specialuzuar paraburgoset apo transferohet apo jashtë territorit të Kosovës. Këto
akte në përputhje me t dr. Ndërkombëtare. Dhomat e specializuara veprojnë mbi bazën e të
drejtës zakonore ndërkombëtare, të cilës i është dhënë përparësi në krahasim me të
drejtën e brendshme.

RAPORTI I TË DR/BRENDSHME me të DR/NDËRKOMBËTARE.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i rezervon një pozicion goxha të privilegjuar. Neni 5


I Kushtetutës së RSH parashikon: Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare
të detyrueshme për të. Të drejtë ndërkombëtare të detyrueshme konsiderojmë jo vetëm
marrëveshjet e ratifikuara por edhe norma të së drejtës ndërkombëtare (ius cogens).
Marrëveshjet ndërkombëtare mund të jenë të ratifikuara ose të miratuara. Normat ius
cogens qëndrojnë në krye të piramidës, prandaj duhen zbatuar patjetër.

Neni 116

1. Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë:

a) Kushtetuta;

b) marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara;

c) ligjet;

ç) aktet normative të Këshillit të Ministrave. Etj.

Renditje hiearkike. KEDNJ-akt që lidhet me pëlqimin e të gjitha shteteteve.

Neni 17

1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të

vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.

Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast

nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e

Njeriut.
Neni 122

2. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk
pajtohen me të.

3. Normat e nxjerra prej një organizate ndërkombëtare kanë epërsi, në rast konflikti, mbi të
drejtën e vendit, kur në marrëveshjen e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë për
pjesëmarrjen në atë organizatë, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i
normave të nxjerra prej asaj.

Marrëveshjet të cilat nuk i nënshtrohen ratifikimet, të cilat janë marrëveshje të lidhura nga
Këshilli i Ministrave, kuvendi thjesht njoftohet.

Statusi i tyre juridik-nuk mund të kenë të njëjtin status si marrëveshjet e ratifikuara nga
Kuvendi.

Neni 123

1. Republika e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, u delegon

organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore për çështje të caktuara.

32

2. Ligji me të cilin ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, siç parashikohet në

paragrafin 1 të këtij neni, miratohet me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

3. Kuvendi mund të vendosë që ratifikimi i një marrëveshjeje të tillë të bëhet me

referendum.

Kjo nënkupton nxjerrjen e akteve të detyrueshme. Qëllimi i këtij ligji ka qenë për të
ardhmen, nqs do të jemi pjesë e BE.

Për marrëveshjet e miratuara nga qeveria, nuk ka ndonjë normë që parashikon këtë
cështje. Praktikisht cështja zgjidhet, sepse para miratimit shqyrtohet si marrëveshje.

SISTEMI i Shqipërisë-MONIST.

You might also like