Çfarë Ishte Pikërisht Ajo Që I Dha Këtij Libri Një Popullaritet Kaq Tërheqës?

You might also like

You are on page 1of 2

“Ai u pajtua se 

libri, Historia e Shkurtër e Kohës, ndoshta ishte libri me së paku i lexuar, dhe
libri më i shitur ndonjëherë’, tha Leonard Mlodinow, një fizicient në California Institute of
Technology.

Hawking, i njohur për sensin e tij të humorit dhe gatishmërinë për të pranuar një shaka, tha
se ishte i sigurte se kjo ishte e vërtetë për disa njerëz.

Ai tha se ishte i kënaqur që magazina Independent e krahasoi librin e tij me Kultin Klasik të
Zen dhe Artin e Mirëmbajtjes së Motoçikletave.

“Shpresoj se , ashtu siç Zen, ky libër u jep njerëzve ndjenjën se ata nuk duhet të jenë larg
pyetjeve të mëdha intelektuale dhe filozofike”, shkroi ai.

“Edhe tani”, shtoi ai, “marr një grumbull letrash çdo ditë, shumë prej tyre duke bërë pyetje 
ose duke bërë komente të hollësishme  që tregon se shkrimtarët e kanë lexuar librin, edhe
nëse nuk e kanë kuptuar atë plotësisht”./ OxygenShow

Qëllimi i Hawking ishte që të “shpjegonte sa kemi arritur të kuptojmë universin” dhe se


si njerëzimi mund të jetë afër gjetjes së një teorie të unifikuar të kozmosit.

Hawking donte lexuesit.

Ai kontaktoi një agjent letrar dhe tha se shpresonte të shkruante ” atë lloj libri që do të
shitej në libraritë e aeroporteve.”

“Ai më tha që nuk kishte shanse të ndodhte një gjë e tillë”, tha Hawking.

“Mund të shitet mirë tek akademikët dhe studentet, por një libër i tillë nuk mund të hyjë në
territorin e librave bestseller.”

Disa vite më vonë, “Historia e shkurtër e kohës” e Stephen Hawking-ut sfidoi të gjitha
pritshmëritë.

Në fillim u shit në SHBA dhe pastaj libri 200 e më shumë faqesh i origjinës dhe fatit të
universit u shit me shpejtësi në mbarë botën.

Ky libër kaloi 147 javë në listën e New York Times si bestseller dhe një rekord prej 237
javësh në listën e librave bestseller të Times of London.

Deri më tani, më shumë se 10 milionë kopje janë shitur dhe libri është përkthyer në shumë
gjuhë të ndryshme.

Çfarë ishte pikërisht ajo që i dha këtij libri një popullaritet kaq tërheqës?

Mënyra se si Hawking shpjegoi koncepte komplekse në fizikën teorike, duke përdorur


mënyrën e tij të humorit dhe analogjisë, fitoi shumë lexues të cilët mund të kishin gjetur
veten të frikësuar nga një material i tillë.
Pas botimit, New York Times e quajti veprën e Hawking-ut ” një libër të vogël dhe absolutisht
të qartë” që ndan idetë e tij rreth universit “më të gjithë ata që do ta lexojnë”.

Vendimet redaktuese nga Hawking dhe botuesi i tij duket se kanë ndihmuar në tërheqjen e
një audience të gjerë.

Në ditarin e tij, Hawking rikujtoi se si redaktoret e tij e bënë atë të rishkruante raund pas
raundi, duke i dërguar atij lista të gjata me kundërshtime dhe pyetje.

Ata gjithashtu e kufizuan atë në një ekuacion matematike të vetëm, E-mc 2 e famshme të
Albert Einstein-it, duke i thënë se çdo formulë shtesë do të zvogëlonte shitjet.

Një redaktor, i quajtur Peter Guzzardi nga Bantam Books,  shtyu Hawking-un të bënte
rishkrime të shumta për ta bërë librin e tij më të kapshëm për jo-shkencëtarët.

Një vendim tjetër i rëndësishëm erdhi gjatë fazës së korrektimit.

Hawking konsideroi heqjen e asaj që është bërë thënia më e famshme e këtij libri: nëse
njerëzimi mund të krijojë një teori unifikuese të universit, ” do ta njohim mendjen e Zotit”.

“Sikur ta kisha lënë atë thënie jashtë, “shitjet do të ishin përgjysmuar”, shkroi Hawking.

Lufta personale e Hawking-ut me sklerozën laterale amitrofike mund ti ketë tërhequr lexuesit.

Sëmundja e tij që pothuajse e la atë plotësisht të paralizaur për pjesën më të madhe të jetës,
ka ndikim shumë të vogël në librin e tij.

Por për disa lexues nënteksti i “Historia e shkurtër e kohës” ishte një histori që ka krijuar
interesim mbi gjeniun që mposhti aftësinë e tij të kufizuar.

Hawking dhe të tjerët kanë bërë humor mbi  atë që shumë njerëz kanë blerë librin e tij që të
duken më të zgjuar, por që kurr nuk e kanë lexuar atë.

You might also like