You are on page 1of 1

“Ai më tha që nuk kishte shanse të ndodhte një gjë e tillë”, tha Hawking.

“Mund të shitet mirë tek akademikët dhe studentet, por një libër i tillë nuk mund të hyjë në
territorin e librave bestseller.”

Disa vite më vonë, “Historia e shkurtër e kohës” e Stephen Hawking-ut sfidoi të gjitha
pritshmëritë.

Në fillim u shit në SHBA dhe pastaj libri 200 e më shumë faqesh i origjinës dhe fatit të
universit u shit me shpejtësi në mbarë botën.

Ky libër kaloi 147 javë në listën e New York Times si bestseller dhe një rekord prej 237
javësh në listën e librave bestseller të Times of London.

Deri më tani, më shumë se 10 milionë kopje janë shitur dhe libri është përkthyer në shumë
gjuhë të ndryshme.

Çfarë ishte pikërisht ajo që i dha këtij libri një popullaritet kaq tërheqës?

“Ai u pajtua se  libri, Historia e Shkurtër e Kohës, ndoshta ishte libri me së paku i lexuar, dhe
libri më i shitur ndonjëherë’, tha Leonard Mlodinow, një fizicient në California Institute of
Technology.

Hawking, i njohur për sensin e tij të humorit dhe gatishmërinë për të pranuar një shaka, tha
se ishte i sigurte se kjo ishte e vërtetë për disa njerëz.

Ai tha se ishte i kënaqur që magazina Independent e krahasoi librin e tij me Kultin Klasik të
Zen dhe Artin e Mirëmbajtjes së Motoçikletave.

“Shpresoj se , ashtu siç Zen, ky libër u jep njerëzve ndjenjën se ata nuk duhet të jenë larg
pyetjeve të mëdha intelektuale dhe filozofike”, shkroi ai.

“Edhe tani”, shtoi ai, “marr një


grumbull letrash çdo ditë, shumë prej
tyre duke bërë pyetje  ose duke bërë
komente të hollësishme  që tregon se
shkrimtarët e kanë lexuar librin, edhe
nëse nuk e kanë kuptuar atë
plotësisht”.

You might also like