You are on page 1of 2

Lënda: Matematikë Klasa: VII

Test kontrolli i ndërmjetëm nr 3

Emri mbiemri: ________________________ Grupi: B

1. Në një rrjet koordinativ:


a) ndërtoni një drejtkëndësh me kulme në pikat A(3;5),
B(-3;5), C(-3;2) D(3;2).
b) Gjeni ekuacionin e drejtëzës që kalon nga pikat A dhe D.

c) Gjeni ekuacionin e drejtëzës që kalon nga pikat D dhe C.

d) Shkruani ekuacionin e drejtëzave të simetrisë së


drejtkëndëshit. 5 pikë

2. Pa e ndërtuar grafikun, tregoni se cilat nga pikat e dhëna ndodhet në grafikun e funksionit y = -3x
A(1;3) B(-2;-6) C(1;-4) D(22; -66). Argumentoni përgjigjen. 4 pikë

3. Shkruani raportet e mëposhtme në formën më të thjeshtë. 3 pikë


4:8 32 : 8 27 : 15

4. Drita dhe Genti blenë një pikturë 440 euro. Drita pagoi 110 euro, ndërsa Genti 330 euro.

a) Shkruani raportin e sasisë së parave që pagoi secili në formën më të thjeshtë.

b) Dhjetë vjet më vonë ata e shitën pikturën 800 euro. Si do ti ndajmë ata paratë?
4 pikë
5. Anisa paguhet 95 euro për 10 orë pune. Sa fiton ajo kur punon 5 orë? Po 14 orë? 2 pikë

6. Treni niset në orën 9 : 25 të paradites dhe arrin në stacion në orën 4 38 të pasdites. Gjeni sa zgjat rruga me tren?
2 pikë

7. Vizatoni një bosht numerik. Vendosni probabilitetet e mëposhtme në rendin e duhur.

A. Nesër do të bjerë shi 75 %. B. Skuadra ime do të fitojë 20% . C. Do të marr 10 në provim 0,5.

E. Treni do të arrijë me vonesë sot 2/5 . 3 pikë

8. Çdo gërmë e fjalës dritare është shkruar në një fletë të veçantë. D R I T A R E

Joni zgjedh rastësisht një letër. Sa është probabilitetiqë gërma e shënuar në letër të jetë:

a) R b) E C) zanore 5 pikë

d) Shkronjë e alfabetit kinez. e) shkronjë

9. Një kuti përmban një sferë të bardhë, një sferë të zezë dhe disa të kuqe. Bardhi nxori nga kutia rastësisht një sferë.
Mbajti shënim ngjyrën e saj dhe e vendosi sërish atë në kuti. Ai e bëri këtë veprim 50 herë dhe përfundimet i
vendosi në tabelë.
Rezultati e bardhë e zezë e kuqe gjithsej
Përdorni rezultatet e eksperimentit për të gjetur:
Denduria 8 10 32 50
a) probabilitetin që të nxirret një sferë me ngjyrë të
bardhë

b) probabilitetin që të nxirret një sferë me ngjyrë të zezë

c) probabilitetin që të nxirret një sferë me ngjyrë të bardhë ose të zezë

d) probabilitetin që të nxirret një sferë e gjelbër. 4 pikë

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikë 0-8 9-12 13-17 18 - 21 22-25 26-29 30-32

You might also like