You are on page 1of 20

UNIVERZITETI I PRIZRENIT

‘’UKSHIN HOTI’’
FAKULTETI EKONOMIK
LENDA : Mjedisi nderkombtar i Biznesit
TEMA : Mjedisi Kulturor I Kines

Pranoi: Punoi:
Drita Krasniqi Sylejman Rama
Hyrja……………………………………………………………………………..3
1.2 Mirsevini ne Kine……………………….…………………………….4
1.3 Kultura Kineze…………………………….…………………………...6
1.4 Gjeografia………………………………………………………………..7
1.5 Letersia dhe Arti……………………….…….……………………..10
1.6 Feja……………….……………………………………………….………12
1.7 Gjuha…………………………………………………………….….……13
1.8 Ushqimet Tradicionale………..…….……….…………..…..…18
1.9 Tradita dhe Zakonet……………….……………………..……...20
Literatura…………………………………………………………………..21

Hyrja
Kultura ështe tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzimit në fushën e
prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor. Kultura,si qëndrim i vecantë i
njeriut ndaj mjedisit rrethues ,dallohet nga karakteri krijues dhe simbolika. Ajo
është tipar dallues vetëm i njeriut të të gjitha epokave,qysh nga fillimet e procesit
të hominzimit. "...njeriu fillon të behët i tillë ,ne dallim nga kafshet e tjera,pikërisht
sepse koncepton botën në mënyrë simbolike" Kultura mund të ndahet në disa
mënyra, sipas kohës, vendit dhe sipas grupimeve të njerëzimit.

Kultura botërore
Kultura kombëtare
Kultura e lashtë (mesjetare)
Kultura perëndimore
Kultura lindore
Ky punim përbën një riprodhim për Kinen të studimit ndërkulturor të
dimensioneve të kulturëskombëtare. Punimi nisë me një shqyrtim teorik të
kulturës, duke u lëshuar në paraqitjen vendit tëstudimeve ndërkulturore në teorinë
e menaxhmentit. Pastaj do te flasim per kulturen Kineze qe I ben at ate dallohe nga
popujt e tjere . Cdo popull dallojn nga tradita kultura veshjet.
1.2 Mirsevini ne Kine
Republika Popullore e Kinës, më thjeshtë Kina (kinezçe: 中 华 人 民 共 和 国 ),
ndodhet në pjesën lindore të kontinentit të Azisë, në bregun perendimor të Oqeanit
Paqësor. Me sipërfaqe e tokësore rreth 9 milionë e 600 mijë kilometra katërore.
Kina është vendi më i madh në Azi dhe vendi i tretë i madh në botë, duke u
rradhitur pas Rusisë dhe Kanadasë.

Territori i Kinës fillon nga veriu në mes të lumit Heilungjan në veri të lumit Mohë
(në paralelin 53 gradë e 30 ‘) vazhdon në jug deri në Zëmansha në skajin e
arqipelakut Nansha(4 gradë e paralelit verior), duke kaluar 49 gradë me një
distancë prej 5500 kilometrash. Nga lindja fillon nga kryqezimin e lumit
Heilungjan me lumin Usuri (në 135 gradë 05’ të milidianit lindor) e vazhdon në
perendim deri në rafshnatën Pamis (73 gradë e 40’ të milidianit lindor), duke
kaluar më se 60 gradë me një gjatësi rreth 5000 kilometrash.

Gjatësia e përgjithshme e vijes kufitare është 22 mijë e 800 kilometra Në lindje ka


kufi me Korenë, në veri me Mongolinë, në verilindje me Rusinë, në veriperendim
me Kazakistanin, Kiskistanin, Tagjikistanin, në perendim dhe në jugperendim ka
kufi me Afganistanin, Pakistanin, Indinë, Nepalin, Butani, kurse në jug me
Birmaninë, Laosin dhe Vietnamin. Pertej detit lindor dhe juglidor ndodhen
Republika e Koresë, Japonia, Filipinet, Brunei, Malajzia dhe Indonezia

1.3 Kultura Kineze


Në kulturën tradicionale kineze ka disa tabu, të cilat të huajt duhet ti dinë kryesisht
nëse duan tu bëjnë dhurata miqve të tyre kineze. Dhurata të shumta shkëmbehen në
Kinë dhe në komunitetet kineze jashtë saj me rastin e Festës së Pranverës apo viti
të ri kinez. Nëse nuk duam të krijojmë keqkuptime duhet të dimë se çfarë objektesh
nuk duhet ti dhurojmë një kinezi, që mund të jetë supersticioz dhe të ruajë traditën
e dhuratave dhe simbolet e tyre.

Ora në gjuhën kineze shqiptohet " Zhong" dhe kjo nënkupton edhe "fundin". Sipas
kulturës tradicionale kineze nëse dikush të dhuron një orë do të thotë se "të ka
ardhur fundi i jetës". Në asnjë mënyrë nuk u duhen dhuruar orë sidomos të
moshuarve. Nëse dëshironi ti dhuroni një orë të kushtueshme apo të bukur dikujt
atëhere ai vetë duhet ta zgjedhë dhe ju ta paguani këtë dhuratë. Në këtë rast
bestytnia nuk interpretohet si fatkeqe.

Çadra shqiptohet "San" kurse çift shqiptohet "Li" në kinezisht, por të dyja fjalët
bashkë kanë kuptimin "ndarje".Për këtë arsye nuk është mirë që një çifti të
dashuruarish në Kinë ti dhuroni çadër, pasi do të interpretohet sikur ju doni ndarjen
e tyre.Kjo bestytni nuk ka lidhje vetëm me çiftet e dashuruar por edhe me miqtë,
pasi dhurimi i një çadre nuk është simbol i një miqësie të mirë. Përjashtohet rasti
kur në një ditë me shi ju i dhuroni dikujt një çadër, që të mos laget.

Kapelet nuk konsideroheshin dhuratë e mirë në Kinën e lashtë, pasi me to lidhen


dy gjëra jo të mira. Përshembull kur një i moshuar ndërron jetë, pasardhësit e tij
vendosnin një lloj kapeleje për zi. Në mënyrë të veçantë kapelet jeshile për burrat
konsiderohen si jo fatsjellëse.Në kinezisht një burrë që mban një kapele jeshile
nënkupton se e tradhëton e shoqja, gjë që konsiderohet një fyerje e madhe për një
bashkëshort

Ti japësh dikujt ilaçe në formë dhurate shpjegohet me bestytninë se ti dëshiron që


ai të sëmuret. Madje edhe prodhime të ndryshme kozmetike nuk përdoreshin si
dhuratë në Kinën e lashtë, veçanërisht në raste kur personat që u jepni dhuratën
nuk janë të afërm apo miqtë tuaj.

Këpucë në kinezisht shqiptohet "Xie" dhe është sinonim I djallit, ndaj konsiderohet
e papërshtatshme të dhurosh këpucë. Nëse këpucët që i dhuroni dikujt janë në
numër më të vogël se masa e tij, kjo interpretohet sikur ju po i uroni halle dhe
problem këtij njeriu. Krahasuar me vrasjen që të shkaktojnë këpucët e vogla edhe
kjo ka interpretimin e saj të ngjashëm kur dhurojmë këpucë.

Në kulturën kineze ngjyra e bardhë dhe ajo e zezë përdoren gjatë ceremonive të
varrimit ose në raste fatkeqësish, ndaj konsiderohen si ngjyra ters. Ndaj kur bëni
një dhuratë asnjëherë mos e paketoni me letër të bardhë apo të zezë, nëse personi
që e merr është kinez. Zakonisht dhuratat në Kinë paketohen me letër të kuqe, pasi
është një ngjyrë që simbolizon lumturinë dhe harmoninë.

Nëse nuk dini se çfarë dhurate ti bëni të afërmve apo miqve me rastin e Vitit të ri
kinez, një i ashtuquajtur "zarf i kuq" mund të jetë një dhuratë e pranueshme nga të
gjithë. Zarfet e kuq praktikohen shumë si dhurata në Kinë, pasi brenda tyre futen
para. Kur vizitoni të afërmit apo miqtë me rastin e vitit të ri kinez fëmijëve të tyre
është mirë ti dhuroni zarfa të kuq me para, si një mënyrë për të shprehur urimin e
festës.

1.4 Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Kinës është 9.596.960 km², prej së cilës 270.550 km²
janë të mbuluara me ujë. Shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35° 00' V, 105°
00' L. Kina është një vijë bregdetare të gjatë 14.500 km. Vija e përgjithshme
kufitare tokësore e saj është 22.117 km. Kina në pjesën veriore kufizohet me
Mongolin (4.677 km) dhe Rusin në veri lindje (3.605 km) deri në lindje kur fillon
kufiri i gjatë 1.416 km me Korenë Veriore, pastaj vije bregdeti deri te kufiri në jug
me Vietnamin (Vietnam 1.281 km) që vazhdon me Laosin (423 km), Birmaninë
(2.185 km), në jug-perëndim me Butanin (470 km), Nepalin (1.236 km) e Indin
(3.380 km) duke kaluar në perëndim me Pakistanin (523 km), Afganistani (76 km),
Kirgistanin (858 km) e Kazakistanin (1.533 km) në fund të së cilit fillon kufiri veri
perëndimor me Rusin (40 km). Ajo del ne Oq. Paqësor në lindje ndërsa në anën
tjetër hyn thelle në Azinë Qendrore.

Klima. Për shkak të sipërfaqes së madhe edhe nuk është i mundshëm përshkrimi
me pak fjalë i lloj-llojshmërisë të motit që sundon në pjesë të ndryshme. Ne
perëndim dhe veri klima është kontinentale,ne jug klima musonike. Pllaja e Kines
veriore ka klime musonike ku dimri musonik eshte i thate, i gjate dhe i veshtire.
Kina Qendrore dhe ajo Jugore kane dimer me te shkurter e me pak te ashper sepse
mbrohen nga vargje malore me drejtim lindje-perendim, si dhe shtrihen prane
ujerave te ngrohta te Detit të Kines se Jugut.

Relievi në pjesën më të madhe malorë, me rrafshnalta. Në perëndim dominojnë


shkretëtirat ndërsa pjesa tjetër janë hapësira të rrafshëta me pellgje që përmbyllen
me bjeshkë në lindje. Pika më e lartë ndodhet në lartësinë mbidetare 8.850 në Mont
Everest. Ndërsa pika më e ulët -154 m n.n. e detit në vendin e quajtur Turpan Pendi

Si pasuri natyrore më të përhapura, thuhet se janë qymyri, xehja e hekurit, derivatet


e naftës, gazi natyrorë, merkuri [Hg], kallaji [Sn], tungsteni [W], stibiumi [Sb],
mangani [Mn], molibdeni [Mo], vadiumi [V], magnetitet [Fe3O4], alumini [Al],
plumbi [Pb], zinku [Zn], urani [U], si dhe prurjen më të madhe të ujit në botë.Për
sipërfaqe të punueshme të tokës, në vitin 2005 thuhej që të ishte 14,86 % të së
përgjithshmes, ndërsa të mbledhura gjithnjë vetëm 1,27 %, të përvetësuara dhe të
ujitura 545.960 km².

1.5 Letersia dhe Arti


Letërsia kineze filloi me vepra të natyrës fetare dhe filozofike, duke u shfaqur
në shekullin e X dhe të V para K. me të ashtuquajturit Pesë Klasikët: Li-Ki-u,
përmbledhje ritualesh dhe zakonesh që u zgjeruan më vonë, duke u lidhur në qind
vëllime; King-u i I, manual parashikimi i bazuar në domethënien e tetë trigramave,
i atribuar perandorit mitik Fu Xi; Shu-king-u, kronikë e shkruar në një gjuhë
formale dhe ceremoniale që do të ishte tipike e prodhimit letrar kinez; Shi King-u
(Klasiku i poezisë), përmbledhje poemash; dhe Ch'uen-tsieu, kronika e parë e
datuar (722-481 vjet para K.). Rreth shekullit të V para K. u krijuan veprat
kryesore të mendimit kinez, përmbledhje të mëdha të filozofisë dhe moralit: Lùn
Yǔ-ja (Përmbledhje letrare) të Konfucit dhe Tao te king-ut (Libri i Tao-s) të Lao
Tse-së. Pati shumë jehonë edhe Arti i Luftës së Sun Tzu-së. Në epokën Han u
shfaq një zhanër i ri, që qe poezia me karakter didaktik të ndërlidhur me një
kompozim muzikor, ndërkohë që në prozë u dallua She-ki-u(Kujtimet historike) të
Ssê Ma-ts'ien-it[109].

Muzika kineze është pentatonike (me pesë nota), në të kundërt të sistemit


heptatonik perëndimor (me shtatë nota). Nga periudha paradinastike ka prezencë të
instrumenteve të ndryshme, si ch'ing-u (guri i zëshëm), hsüan-i (flauti), ku-ja
(tamburi) dhe chun-i(zilja). Nga epoka Shang është Shih Ching-u (Libri i këngëve),
që përmbledh krijime muzikore që nga 1600 deri në 600 para K. Gjatë dinastisë
Zhou u vendosën bazat e muzikës tradicionale kineze, të përmbledhura në Lü Shih
Ch'un Ch'iu(Analet e Z. Lü) të Lü Buwei-t (239 vjet para K.): mbi një “ton bazë”
(huang chung) nga një kallam bambuje, rrodhën tone më akut duke shkurtuar një të
tretën e tubit të mëparshëm, duke nxjerr pesë nota: king, shang, chiao, chih, yü.
Instrumentet kryesore ishin: pien-ch'ing-u (carillon me gurë nefriti), pien-chung-u
(zilkat), sheng-u (organo tub bambuje), p'ai-hsiao (flauti i panit ose siringa) dhe
ch'in-i (citara)[110].

Arti kinez pati një evoluim më uniform se ai perëndimor, me një nuancë


kulturore dhe estetike të përbashkët në etapat pasuese artistike, të shenjuara nga
dinastitë e tij mbretëruese. Si shumica e artit oriental ka një ngarkesë të
rëndësishme religjoze (kryesisht taoizmi, konfucianizmi dhe budizmi) dhe një
përbashkim me natyrën. Në të kundërt të atij në Perëndim, kinezët vlerësonin
njëlloj si kaligrafinë, qeramikën, mëndafshin ose porcelanin, ashtu dhe
arkitekturën, pikturën ose skulpturën, ndërkohë që është plotësisht i integruar në
filosofí dhe kulturë.

Dinastia Shang (1600-1046 para K.): vihet në dukje për objektet dhe skulpturat
në bronx, veçanërisht vazot e dekoruara me relieve dhe maskat si dhe statujat
antropomorfike, si gjetjen e zbuluara në zonën e Chengdu-së, në rrjedhën e
sipërme të Jangce-së, rreth 1200 vjet para K. Janë gjetur mbetje arkeologjike të
qyteteve të ndryshme në zonën e Henan-it, me mure dhe me një rrjetë drejtkëndore,
si në Zhengzhou dhe Anyang. Në këto vendbanime janë gjetur gjithashtu varre me
pjesë të pasura armësh, stoli dhe vegla të ndryshme në bronx, nefrite, fildish dhe
materiale të tjera.

Dinastia Zhou (1045-256 vjet para K.): duke evoluar deri në artin Shang,
Zhou-të krijuan një stil dekorativ dhe ornamental figurash të stilizuara dhe
dinamike, duke e vazhduar punën në bakër. Një pushtim nomad në vitin 771 para
K. fragmentoi perandorinë në mbretëri të vogla, periudhë në të cilën lulëzoi
bujqësia dhe metalurgjia, duke shfaqur stile artistike vendore të ndryshme në të
ashtuquajturën Periudha e mbretërive luftuese. U shfaq taoizmi dhe konfucianizmi,
që e influencuan së tepërmi artin. Dallohet punimi i nefritit, të dekoruar me relieve
si dhe u shfaq llaku.

Dinastia Qin (221-206 vjet para K.): Kina e bashkuar nën mbretërimin e Qin
Shi Huang, për të shmangur pushtimet e jashtme ndërtoi Murin e Madh, me 2.400
kilometa gjatësi dhe një mesatare prej 9 metrash lartësi, me kulla roje prej 12
metrash lartësi. Bie në sy gjetja e madhe arkeologjike e Ushtrisë prej terrakote të
Xian-it (210 vjet para K.), e vendosur në brendësi të Mauzoleut të Qin Shi Huang-
ut. Është e përbërë nga qindra statuja terrakote luftëtarësh në përmasa natyrore,
duke përfshirë kuaj dhe qerre të ndryshme, me natyralizëm dhe saktësi të lartë në
fizionomi dhe detaje.

Dinastia Han (206 vjet para K.-220 pas K.): epoka e paqes dhe prosperitetit, u
fut budizmi që pati një përhapje të ngadaltë por përparuese. U dallua për kapelat
funerare, me statuja me flatra dhe luanë, tigra dhe kuaj. Piktura u përqendrua në
temat e oborrit perandorak, fisnikëve dhe funksionarëve me një shije konfucianiste
të solemnitetit dhe virtytit moral. Janë gjithashtu për tu veçuar relievët në tempujt
dhe dhomat e ofertave, përgjithësisht të dedikuara motiveve konfucianiste, në një
stil linear me thjeshtësi të madhe.
1.6 Feja
Kina është e njohur për fetë e shumta që ekzistojnë në vendin e saj. Katolicizmi,
Islamizmi, Budizmi, protestantizmi dhe Taoism kanë zhvilluar në fusha të
ndryshme që gjenden në zonat e saj rurale dhe urbane. qytetarët e saj janë të lirë
për të zgjedhur se çfarë lloj të besimit fetar ata janë duke shkuar për të ndjekur për
shkak se ajo nuk është kundër në politikat e tyre qeveritare dhe disa aktivitete
fetare janë pranuar mirë nga kushtetuta e saj.

Krishterimi në Kinë

Në 635 fillim, katolicizmi tashmë ka filluar rrugën e saj në Kinë dhe në vitin 1840,
ajo filloi të përhapet me shpejtësi në të gjithë komunitetin kinez. Themelimi i
katolike kineze ka marrë rrugën e vetë-administrimit dhe pavarësisë në Kinë. Sot,
ka 3.3 milion e katolikëve ekzistuese në Kinë. Katolicizmi bëhet e
pakontrollueshme në Kinë që shpejt përhapet në zona të ndryshme të vendit.

Islamizmi në Kinë

Islami është përhapur në Kinë 1,300 vjet më parë nga vendet arabe. Sot, ka një
numër total prej 14 milionë ndjekësve të gjetur në Kinë në mesin e grupeve etnike
si Tatar, Banan, Hui, Dongxiang Sala, Yugur, Ozbek, Hebraisht dhe Kirgiz. Nuk
janë një shumë e bashkësive islame gjenden në çdo City në Kinë.

Budizmi në Kinë

Budizmi është përhapur në Kinë rreth 2,000 vjet më parë. Budizmi në Kinë mund
të klasifikohen në varësi të gjuhëve që gjenden në tri komuniteteve të cilat janë në
tibetian, Bali dhe Mandarin që e bën budizmin si fe më e madhe gjendet në Kinë.
Ajo ka luajtur një rol dinamik në historinë e fesë së saj në Kinë. Budizmi formë
kulturën e kineze në fusha të tilla si politika, filozofia, artet, letërsinë dhe madje
edhe në mjekësi.

Protestantizmit në Kinë
Protestantizmi apo edhe i njohur si krishterimit të ri është disi e ngjashme me
katolicizmin romak që ka ardhur në Kinë në 19th shekullit. Sondazhet kanë thënë
se ka një të përafërt të 40 milion e protestantëve që jetojnë në Kinë.

Taoism në Kinë

Taoism ka qenë feja amtare që ka jetuar në Kinë për më shumë se 1,700 vjet. Lao
Tzu ishte themeluesi i saj dhe doktrinat e tij janë të bazuara në mësimin Tao dhe
bazuar në shkrimet e tij. Taoism ka qenë feja më me ndikim në Kinë në mënyrë të
veçantë në zonat rurale ku Han kineze banon. Kjo është një traditë politike, etike
dhe filozofike në Kinë që do të thotë mënyrë, rrugë apo parime. Ajo tërhoqi
nocione të ndryshme bazuar nga parimet e yin dhe yang.

Kina ka një sistem të integruar të praktikave të tyre feve dhe besimeve. Ata nuk
janë të organizuar dhe nuk kanë themeluesit apo udhëheqësit. Edhe selinë apo
kishat janë gjetur shpesh në komunitetin e saj. Tempujt janë gjetur kryesisht në
zonat e tyre, por ato janë gjithashtu të pakta në numër. Feja kineze përshkruan
ndërveprimin e traditat e tij fetare që është me ndikim në vend të Kinës. qytetarët e
saj janë të lirë për të zgjedhur llojin e fesë që ata do të ndjekin dhe respektojnë
besimet dhe praktikat e secilit që është një shembull i mirë i marrëdhënieve të mira
në mes të qytetarëve të saj.
1.7 Gjuha
Gjuha kineze sot flitet nga rreth 1'200'000 folës, shumica e të cilëve janë
banorë nga Kina dhe Republika Kineze, kurse një numër i vogël i folësve të
kinezishtes jetojnë jashtë këtyre shteteve. Forma standarde e gjuhës Kineze është
Mandarin. Një folës i dialektit veri-lindor vështirë se mund të kuptohet me një
folës të dialektit jug-perëndimor, për këtë arsye është pranuar dialekti Mandarinë si
gjuha Kineze standarde.

Emri Fjala shqipe "mandarin" (nga Portugalishtja mandarim, nga Malajzishtja


menteri, nga Hindi mantri, nga Sanskrishtja mantrin, do të thotë "ministër ose
këshilltar"), në origjinal do të thoshte zyrtar i perandorisë Kineze.

Gjuha kineze ka shumë dialekte dhe forma të ndryshme të të folurit të cilët kanë
shkrim të njejtë. Dialekti i cili përdorët si gjuhë zyrtare e Gjuhës Kineze është
Mandarin (kinezçe: 官话; gjuha tradicionale: 官話; pinyin: Guānhuà)

1.8 Ushqimet Tradicionale


Në kulturën tradicionale kineze, ushqimit i është kushtuar gjithmonë një rëndësi e
veçantë .
- Për ta gatimet janë pjesë e historisë së tyre mijëvjeçare dhe për këtë ata ndihen
krenarë. Gatimi, sipas këtij stili, është i shkëlqyer, sepse ushqimet gatuhen shpejt
dhe pjesa më e madhe e vlerës së tyre ushqyese ruhet.
- Kuzhina kineze është një kuzhinë e shëndetshme, me perime të servirura thuajse
të gjalla për të ruajtur vlerat, mishin e prerë në copa të vogla për ta përtypur
lehtësisht, peshkun dhe orizin e zier në vend të bukës.
 Menyja kineze është një lloj kombinimi i yin(te ftofta) dhe yang(te nxehta), një
lloj përzierje shijesh, përgatitjesh dhe energjie në çdo lloj ushqimi.

* Perdorimi I ushqimit tradicional kinez ne Mjekësi

 -Për kinezët, ushqimi është edhe mënyra më e mirë për ta mbajtur larg mjekun.
Në mjekësinë e tyre tradicionale pothuajse çdo lloj ushqimi i atribuohet nga një
vlerë e caktuar.
-Shijet e ushqimeve ndikojnë në mënyra të ndryshme në organizëm. Për shembull,
ushqimi i athët ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në çlirimin e energjisë jetike.
Për ta, edhe stinët kanë lidhje të ngushtë me ushqimin.
Vera ka lidhje me zemrën, vjeshta me mushkëritë dhe pranvera me mëlçinë.
Kështu, meqë zemra nga natyra është e nxehtë, është e këshillueshme që të hahet
ushqim i ftohtë dhe i hidhur në verë.
-Po ashtu, sipas mjekësisë tradicionale kineze, gështenjat janë nga natyra të ëmbla
e pak të ngrohta dhe janë ushqim i mirë për mushkëritë e veshkat.
Ato ndihmojnë gjithashtu në qarkullimin e gjakut e forcojnë funksionet
riprodhuese.

*Të gjitha ushqimet Kineze kanë një domethënie !

-  Në Kinë gatimi ka edhe një tjetër simbolikë, gjë që vihet re gjatë festave të
ndryshme të vitit. Çdo gjë që shtrohet në tryezë ka një domethënie.
-Portokajtë e pulat, për të uruar fat; peshku, pasuri; gështenjat, të ardhura më të
larta.
- Të sapomartuarit hanë oriz, me shpresën se martesa e tyre do të jetë e ëmbël dhe
harmonike, mbi shtratin bashkëshortor ditën e dasmës ata gjejnë arra, hurma arabe,
karamele dhe portokaj të lënë nga prindërit, që lidhet me urimin e këtyre të fundit
që të sapomartuarit të lindin sa më shpejt një djalë.
- Kur një foshnjë mbush një muaj, së ëmës i jepen vezë të ziera të ngjyera në të
kuqe.
- Kjo do të thotë që ajo është tashmë e pastër e mund të shkojë të lutet në tempull.

*Ndarja e kuzhinës Kineze,sipas traditës Kineze

- Kuzhina kineze përbëhet kryesisht nga 8 lloje, ku përfshihet ajo e provincës


Shandong, Sëçuan, Guandong, Fugjie, Gjiansu, i Xhegjian, Hunan dhe asaj Anhui.
Formimi i një lloji kuzhine dhe historia e saj e lashtë nuk mund të ndahen nga
karakteristikat e gatimit të saj të veçantë, që ndikohet nga pozita gjeografike,
kushtet klimaterike, burimet natyrore dhe zakoni i ushqimit. Nga këto 8 kuzhina,
ajo e provincës Sëçuan është më e përhapura në Kinë. Me një histori të gjatë dhe
shije të veçantë, ajo është e njohur si brenda ashtu edhe jashtë Kinës. Kuzhina e
provincës Sëçuan kërko-n ushqime me shije të mirë, me ngjyrë të theksuar, me
aromë dhe me forma të fiksuara. Në përgjithësi këto gjellë kanë 7 shije, si djegëse,
të kripura, të ëmbla, të hidhura, të këndshme.
  Thonë se secila gjellë ka shijen e saj dhe njëqind gjellë të Sëçuanit kanë njëqind
shije. Për gatimin e tyre duhet të ketë patjetër speca, piper të kuq dhe të zi. Këtij të
fundit i kushtohet një rëndësi e veçantë dhe mund të përdoret si përbërës kryesor
apo shtesë, madje në shumë raste përdoret si salcë. Kuzhina e Fujianit është e
njohur për supat dhe midhjet, ndërsa ajo e Jiangsu dhe Zhejiang është e njohur për
peshqit, gaforret dhe për një pjatë shumë të veçantë: gjuhët e patave të pjekura në
zgarë. Shijet e ushqimeve për ta ndryshojnë sipas stinëve. Në dimër e në pranverë,
kur klima është e ftohtë, shijet duhet të jenë pak më djegëse, ndërsa në verë e
vjeshtë, kur klima është pak e thatë, shija djegëse duhet të zbutet. Kuzhina Sëçuan
zakonisht është e athët, djegëse, e freskët dhe e shijshme. Kuzhina Sëçuan është
kuzhina e parë ndër 8 kuzhinat kryesore të Kinës.

1.9 Tradita dhe Zakonet


1. Shkopinjtë me të cilët hani, nuk duhen vendosur kurrë vertikalisht në
tasin me oriz.
Kurrë mos i lini të ngritur lart shkopinjtë. Kjo kujton një ritual që bëhet për t’ua
ofruar ushqimin të vdekurve. Gjithashtu, nuk duhet t’i mbani në dorë kur bëni
gjeste.

2. Gromësima konsiderohet shenjë mirënjohjeje


Në Kinë, gromësima konsiderohet si shenjë që ke mbetur i kënaqur me ushqimin
dhe si kompliment ndaj shefit, kështu që mos u habisni kur të ndodhë në tavolinë,
gjatë një darke.

3. Filxhanët e çajit mbushen vazhdimisht


Kjo traditë njihet me emrin goditja e çajit. I zoti i shtëpisë sigurohet vazhdimisht
që filxhanët e çajit nuk janë bosh dhe, kur ata mbushin filxhanët, personi të cilit i
shërbehet, duhet të godasë tavolinën për të falënderuar.

4. Një dhuratë refuzohet disa herë para se të pranohet


Mos u ofendoni nëse ju bëni një dhuratë dhe refuzohet, pasi në Kinë është zakon
që herën e parë, të refuzosh. Nganjëherë, etiketa e kërkon të refuzohet tre herë,
megjithëse kjo ndodh rrallë. Në përgjithësi, pritet që një dhuratë, edhe sikur të jetë
e dëshiruar, të refuzohet me mirësjellje dhe të pranohet pas nja dy tentativave.

5. Është e zakonshme të pështysh në publik


Nuk është befasuese të shohësh njerëz që pështyjnë në publik. Janë bërë përpjekje
për të eliminuar këtë praktikë, por atje nuk konsiderohet e paedukatë të pështysh
ndërkohë që je duke ecur në rrugë, ose rrotull të tjerëve, bile edhe në transportet
publike dhe nganjëherë, edhe në mjedise të mbyllura.

6. Policia nganjëherë përdor patat në vend të qenve roje


Në disa vende të Kinës, si në krahinën e Xinjiangut, forcat e rendit përdorin patat e
stërvitura. Sipas autoriteteve kineze, ato kanë shikim të mprehtë, bëjnë zhurmë dhe
mund të jenë agresive. Për këtë arsye, ato përdoren në vend të qenve roje.

7. Tregimi me gisht mund të konsiderohet mungesë edukate


Në disa zona rrotull Tibetit, Jiuzhaiguo dhe vendet me popullsi tibetiane, tregimi
me gisht mund të konsiderohet një gjest i pasjellshëm. Në vend që të përdorni
gishtat për të treguar një person, apo një objekt, zakoni e do që të përdoret e gjithë
dora, me pëllëmbë të drejtuar lart dhe gishta të shtrirë.

8. Komplimentet nuk duhen pranuar menjëherë


Megjithëse duket e çuditshme të refuzosh një kompliment, është diçka e
zakonshme të refuzosh komplimentet në Kinë që në fillim, sepse kjo mund të duket
si mburrje.

9. Bakshishi mund të merret për fyerje


Ndërkohë që bakshishi mund të jetë diçka e zakonshme në restorantet e ndryshme,
në përgjithësi, ai është i panevojshëm, bile mund të merret për fyerje në Kinë.
Bakshishet jepen vetëm gjatë tureve turistike, ose në hotele.

10.Mund t’ju kërkohet të bëni foto me vendasit


Nganjëherë, grupe ose familje me vendas mund të kërkojnë të bëjnë një foto me ju,
sidomos në vendet publike. Shpesh, ata do të përpiqen që kjo të jetë reciproke,
duke ju pyetur nëse edhe ju doni një foto me ta.

11.Në vend të pampersave përdoren pantallonat e çara


Pantallonat e çara përdoren shpesh në Kinë në vend të pampersave, duke u
mundësuar fëmijëve ta bëjnë aty ku u vjen për ta bërë!

12.Nganjëherë përdoret maskë në plazh


Meqë lëkura e bardhë është vlerësuar për shekuj me radhë në kulturën kineze,
kohët e fundit është futur në modë facekini, një maskë që mbulon gjithë fytyrën,
për ta mbrojtur nga dielli dhe nga kandilët e detit. Këto maska kanë filluar të
mbahen në qytetin bregdetar të Qingdaos dhe janë bërë popullore për disa gra në
Kinë.

13.Njerëzit flenë në publik


Siesta është një aktivitet i zakonshëm në Kinë dhe ju shpesh do të shihni njerëz të
flenë në tren, autobus, makinë, ose në rrugë. Ky aktivitet është kaq i njohur, sa
është hapur një faqe interneti, Sleeping Chinese, me foto të njerëzve që flenë në
vende të pazakonta.
Literatura:
Te huazuara nga:

http://albanian.cri.cn/1301/2015/02/26/182s139527.htm

https://sq.wikipedia.org/wiki/Kina#Gjeografia

http://thechinamagazine.com/sq/religion-in-china/

http://www.advantour.com/china/traditions.htm
FUND

Faleminderit per vemendje

You might also like