You are on page 1of 10

CIKLI I TË MËSUARIT I KOLBIT DHE ROLI I TRAJNUESIT

NË TË

Ma. Pranvera KRAJA


Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Hyrje

Çdo trajnim kalon në etapat e ciklit të të nxënit dhe çdo pjesëmarrës përvëtëson
materialet e trajnimit sipas mënyrës së tij, pra sipas stilit të tij të të nxënit.
E përzgjodha këtë temë pasi mendoj se për mësuesit, pedagogët dhe trajnuesit është e
rëndësishme të njohin stilet e të nxënit të të rriturve dhe preferencat individuale të tyre në
mënyrë që t’i ndihmojë ata për t’u bërë kompetent në të gjithë stadet e proçesit të të
nxënit. Punimi paraqet shkurtimisht përkufizimet mbi stilet e të nxënit të bërë nga
teoricentët dhe zbuluesit e tyre; rrugët praktike se si mund të gjejmë praktikisht stilet e të
nxënit të nxënësve apo pjesëmarrësve në një trajnim.
Në mënyrë më të zgjeruar do trajtoj karakteristikat e stileve të të nxënit sipas teorisë të të
nxënit të përvojës; katër fazat e të mësuarit ciklik të Kolbit dhe karakteristikat kryesore të
tyre; hapat e të nxënit dhe rolin e trajnuesit sipas fazave të të nxënit në të cilat kalon çdo
person kur mëson diçka të re.

I. Përkufizimet e stileve të të nxënit

Pavarësisht se stilet e të nxënit mund të përkufizohen thjesht si mënyra ose rruga se si


njerëzit e kuptojnë dhe e mbajnë mend informacionin, literatura tregon për variante më
kompleksë të kësaj teme. Le të shikojmë disa nga përkufizimet që teoricentët e edukimit,
i kanë bërë stileve të të nxënit:
Kështu, James dhe Gardner (1995) i përkufizojnë stilet e të nxënit si “mënyra
komplekse në të cilën dhe nën të cilën, nxënësit në mënyrën më efektive dhe më
frutdhënëse, përceptojnë, përpunojnë, ruajnë dhe e rikujtojnë çfarë ato përpiqen për të
nxënë”(fq.20).
Ndërsa Marriam dhe Caffarela (1991) prezantuan përkufizimin e stileve të të nxënit të
Smith, e cila është e njohur në edukimin e të rriturve si “mënyra karakteristike
individuale e përceptimit të informacionit, ndjenjave dhe sjelljes në situatat e të nxënit”
(fq 176).
Swanson (1995) paraqet referencat e Richmanit për stilet e të nxënit si “një vendosje e
veçantë e sjelljeve dhe pikëpamjeve që lidhet me përmbajtjen e të nxënit”, po ashtu ai
prezantoi përkufizimin e Keefe si “faktor kognitiv, afektiv dhe psikologjik që shërbejnë si
tregues relativisht të qëndrueshëm të asaj që nxënësit përceptojnë, bashkëveprojnë me,
dhe i përgjigjen ngjarjes të të nxënit” (fq 2).
Ndërsa Kolb (1984, fq. 41) e përshkruan të nxënit si: “procesi në të cilin njohuritë
krijohen përmes transformimit të eksperiencës, përvojës. Njohuritë janë rezultat i
kombinimit të kuptimit dhe transformimit të përvojës”.
Dunn & Dunn (1993) i përshkruajnë stilet e të nxënit si mënyra individuale e përceptimit
dhe e interpretimit të realitetit dhe të organizimit të informacionit. Për shekuj me rradhë,
njerëzit instiktivisht e kanë ditur ekzistencën e mënyrave të ndryshme të lidhjes dhe
mardhënieve të tyre me botën. Duke folur më gjërë, katër aspektet e stileve të të nxënit,
përceptiv, kognitiv, afektiv dhe sjellor, shpesh jane thjeshtuar në: pamorë, të menduar,
ndjenja dhe të bërit (aktiviteti).
Në këtë shekull, një sistem i dhënë i stileve të të nxënit mund të lidhet me përceptimet
njerëzore (si psh. të parit, të dëgjuarit), aktivitetet (psh. të menduarit, të bërit), me
emocionet (ndjenjat) ose me kombinime të ndryshme të këtyre tre dimensioneve. Më e
rëndësishmja është se çdo individ mendohet të ketë stilin e tij dominues të të nxënit, dhe
gjithashtu mund të jetë i ndikuar nga një ose disa stile të tjera.
Megjithëse zbuluesit e këtyre stileve të të nxënit japin secili mendimin e tyre personal,
ato kanë rënë dakort për këto cilësi të përbashkëta të tyre:

 Shumë individë mund të mësojnë.


 Ambjentet instruktive, mjetet, burimet dhe drejtimet orjentuese i përgjigjen
fuqisë së stileve të ndryshme të të nxënit.
 Çdo njeri ka aftësinë e vet, por njerëz të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme.
 Preferencat individuale të orjentimit ekzistojnë dhe mund të maten.
 Shumë mësues (dhe këshillues) mund të mësojnë të përdorin stilet e të nxënit
si një gur themeli i mësimdhënies (apo i këshillimit) të tyre. (Dunn & Dunn
1993, fq. 6).

Këto përkufizime që paraqita janë variante të kuptueshme dhe tentojnë të reflektojnë


prespektivën e zbulimeve të stileve të të nxënit.

II. Stilet e të nxënit sipas teorisë së përvojës.

Teoria e të nxënit të përvojës u formua në shekullin XX si rezultat i punës së teoricentëve


Xhon Dju, Kurt Levin, Zhan Piazhe, Uilljam Xheims, Karl Jang, Paolo Freire, Karl
Roxhers dhe zhvillimeve të tjera.
Në këtë teori mbështetet David Kolb, i cili krijoi modelin ciklik të të nxënit me katër
ciklet e tij, po ashtu krijoi edhe instrumentin matës të stileve të të nxënit, ku përshkruan
mënyrën në të cilën ne mësojmë dhe reagojmë me idetë tona në situatat e përditshme të
jetës.
Koncepti i stileve të të nxënit përshkruan ndryshimet individuale të të nxënit tek secili
prej nesh, ndryshime këto që varen nga preferencat tona. Për shkak të cilësive tona të
trashëguara, eksperiencave tona të veçanta të jetës si dhe kërkesave tona të tanishme, ne

2
zhvillojmë mënyrën e preferuar të zgjedhjes së stilit tonë të të nxënit. Kështu ne zgjidhim
kontraditat ndërmjet të qënit konkret apo abstrakt, të qënit aktiv apo reflektiv.
Këto stile janë të rëndësishëm për t’u njohur nga trajnuesit, pasi i ndihmojnë ata për të
planifikuar veprimtaritë, metodat dhe mjetet e nevojshme të trajnimit, në mënyrë që të
përfshijnë sa më efektivisht dhe aktivisht pjesëmarrësit në trajnim.
Sipas kërkimeve të bëra në këtë fushë, janë përcaktuar katër stile të të nxënit:

1. Stili divergjent
2. Stili përvetësues
3. Stili konvergues
4. Stili përshtatës

Le të shikojmë disa karakteristika kryesore të secilit prej këtyre stileve të të nxënit, të


cilat i kam përzgjedhur nga Kolb (1984) dhe Swanson (1995):

1. Personat që i përkasin stilit divergjent të të nxënit e perceptojnë informacionin


konkretisht dhe e përpunojnë atë në mënyrë reflektive. Quhen divergjentë sepse
janë të aftë të japin në situata konkrete pikëpamje të ndryshme të të njëjtit
problem. Kështu ato janë të zotë në përgjithësimin e ideve si psh., në proçesin e
brainstorming, kanë interesa kulturore, janë imagjinues dhe emocionalë. Gjatë të
mësuarit, preferojnë të punojnë në grup, të dëgjojnë me vëmendje të gjithë pikat e
ndryshme të këndvështrimit të një situate apo problemi duke bërë kështu një
feedback personal (analizë personale).

2. Ndërsa përsonat që i përkasin stilit përvetësues e përceptojnë informacionin në


mënyrë abstrakte dhe e përpunojnë atë vazhdimisht. Ata janë të fokusuar më
shumë në ide dhe koncepte abstrakte se sa në vlerat praktike të një teorie.
Preferojnë të lexojnë, leksionet, të zbulojnë modele analitike, dhe të kenë kohë
për të menduar për to. Janë gjithashtu të aftë në zgjidhjen e problemeve.

3. Konverguesit e përceptojnë informacionin në mënyrë abstrakte dhe e ruajnë atë


në mënyrë reflektive. Ato mësojnë në bazë të të menduarit sekuencor dhe janë
shumë të kujdesshëm tek detajet. Janë të aftë të gjejnë zgjidhje dhe përdorime
praktike për ide dhe teori, të marrin vendime të bazuar në zgjidhjen e problemeve.
Pëlqejnë të eksperimentojnë ide të reja dhe të bëjnë zbatime praktike.

4. Personat, të cilët i përkasin stilit të përshtatësit e përceptojnë informacionin


konkretisht dhe e përpunojnë atë në mënyrë aktive. Janë shumë dinamikë,
pëlqejnë ndryshimet, vështirësitë dhe janë fleksibël. Preferojnë të punojnë së
bashku me të tjerët për të realizuar detyrat, për të arritur qëllimet dhe objektivat.

III. Metoda të thjeshta për identifikimin e stileve të të nxënit

3
Shtrohet pyetja: - Si është e mundur që një mësues apo trajnues të njohë stilet e të nxënit
të nxënësve të tij apo të pjesëmarrësve në trajnimin e tij?
Ekzistojnë variante të thjeshta për të vlerësuar dhe për të gjetur llojin e stilit të të nxënit.
Kështu një mënyrë e shpejtë, e bukur dhe intuitive është mbajtja e një topi tenisi lart dhe
pyetja e pjesëmarrësve:
- “Kush do ta kapë topin?”
Pas një momenti (ju mund të merrni ose jo një përgjigje të menjëhershme), apo mund të
bëni pyetje të tjera si:
 Sa vetë nga ju ishin të gatshëm për ta kapur topin? (Kur duart e tyre të
ngrihen, mund ti hedhësh topin njërit).
 Sa vetë nga ju ishit të shqetësuar dhe menduat: “Të lutem, MOS ma hidh mua
topin!”
 Sa vetë nga ju menduat: “Çfarë është duke bërë ai/ajo?
 Sa vetë nga ju ishin të ulur, po më shikonit mua dhe atë pjesë të grupit që po
reagonte?

Një metodë tjetër më e sofistikuar për të identifikuar stilin dominues të të nxënit, është
sugjeruar nga Gail Wood (1998) i cili jep këto hapa:
 Në një copë letër (në të majtë të saj), shkruaj një listë të të gjithë gjërave
(përfshi punët, aktivitetet, kohën e lirë, etj.) që pëlqeni të bëni, do dëshironi t’i
bëni ose i bëni shumë mirë;
 Në të djathtë të kësaj liste, bëni një tabelë të ndarë në pesë kolona dhe emëro
çdo kolonë me fjalët: sytë (të lexuarit), veshët (të dëgjuarit), rregulli (të
organizuarit), imazhet (të përfytyruarit) dhe të bërit (aktivitetet/lëvizjet).
 Kaloji të gjithë gjërat që ke shkruar në të majtë të letrës, në tabelën që bëre,
duke i klasifikuar ato sipas kolonave që vizatove.
 Në fund, numëro të gjithë gjërat e shkruara në secilën kolonë. Kolona më e
gjatë e vlerave, është stili yt dominues i të nxënit.

IV. Cikli i të mësuarit i Kolbit dhe roli i trajnuesit në të


Çdo trajnim kalon në të gjitha etapat e ciklit të të nxënit. Njohja e këtij cikli merr rëndësi
të madhe për trajnuesin, pasi e ndihmon atë të gjejë rregullin e paraqitjes së njohurive,
aftësive, shprehive dhe sjelljeve gjatë një trajnimi, si dhe e ndihmon të përcaktojë
metodat më të përshtatshme për të realizuar me sukses objektivat e trajnimit.
- Si veproni ju kur doni të mësoni diçka të re?
Në qoftë se ju jepet një program i ri i kompjuterit për ta mësuar, do lexonit më parë
manualin? Apo do preferonit ta zbulonit atë menjëherë duke punuar vetë në kompjutër?
Apo do pëlqenit ta shikoni të demostruar më parë nga një ekspert?
Lloji që ju preferoni kur mësoni, është stili yt i të mësuarit.
David Kolb ishte ai që krijoi modelin ciklik të të nxënit, nëpër të cilin përfshihet çdo i
rritur gjatë nxënies. Në këtë mënyrë, ai gjeti rrugën e proçesit të të mësuarit tek të rriturit,
të cilën e quajti “Cikli i të nxënit të përvojës”.

4
Kështu Kolb e përshkruan të nxënit si proçes me anë të të cilit ne lëvizim nga
eksperiencat konkrete drejt vëzhgimit reflektiv, më pas drejt konceptualizmit abstrakt dhe
në fund drejt eksperimentimit aktiv (Swanson 1995).
Të nxënët e përvojës është një proçes i ndërtimit të njohurive që përfshin një tension të
krijuar ndërmjet katër fazave të të nxënit. Ky proçes është dhënë në formë rrethi, ku ai që
mëson “prek të gjitha bazat„ – përvojën, reflektimin, të menduarin dhe të vepruarit në një
proçes që përsëritet dhe që është përgjegjës për çfarë po mësohet. Sipas Kolbit (1984) të
nxënët është konceptuar një proçes i ndërtimit të njohurive në formë rrethi që përbëhet
nga katër faza të të nxënit:

1. Përvojës së drejtpërdrejtë
2. Reflektimit mbi përvojën
3. Përgjithsimit të përvojës
4. Zbatimit të përvojës

Ose e paraqitur grafikisht:

Eksperienca
(Përvoja e

Zbatimi
(Zbatimi i përvojës) Reflektimi
R (Reflektim mbi

Përgjithësimi
(Përgjithësim

Fig. 1 Ciklet e të mësuarit të Kolbit

E thënë më thjesht: Në fillim personi që mëson duhet të provojë diçka drejtëpërdrejtë -


përvoja konkrete. Më pas të reflektojë mbi përvojën që mori, duke krahasuar me atë çfarë
ai/ajo mësoi - reflektimi mbi përvojën. Personi tashmë mendon rreth vëzhgimit të tij/saj
dhe zhvillon disa ide të reja se si gjërat punojnë - përgjithësimi i përvojës. Dhe së fundi,
personi që po mëson, zbaton atë çfarë ai/ajo vëzhgoi dhe mendoi deri tani - zbatimi i
përvojës. Stadi i zbatimit të përvojës bëhet kështu baza për të mësuarin në të ardhmen
(Kolb, David and Fry, 1975).
Të nxënët e plotë ndodh atëherë kur personi kalon të katër fazat e mësipërme dhe për të
realizuar këtë lloj të nxëni, pjesëmarrësit në trajnim, duhet të përfshihen aktivisht në
proçesin e të nxënit.
Roli parësor i trajnuesit gjatë gjithë këtij proçesi, është t’iu vijë në ndihmë
pjesëmarrësve. Për këtë, trajnuesi duhet të jetë i aftë profesionalisht në mënyrë që të

5
kuptojë se çfarë ndodh në secilën fazë dhe cilat duhet të jenë veprimtaritë më të
përshtatshme për të realizuar me sukses këto faza.
Le t’i analizojmë me radhe për të parë se ç’ndodh me hollësi në secilën fazë:

1. Përvoja e drejtpërdrejtë
Është faza e parë e të nxënit, ku pjesëmarrësit marrin informacionin e ri përmes rasteve
studimore, leksioneve etj.
Trajnuesi në këtë fazë, si detyrë parësore ka ristrukturimin e të nxënit. Kështu ai duhet të
paraqesë së pari objektivat që do të arrihen, të qartësojë rregullat dhe kufinjtë kohorë për
secilën veprimtari.
Informacioni që paraqet para pjesëmarrësve, duhet të jetë në përputhje me nivelin dhe
kërkesat e tyre. Po ashtu trajnuesi duhet të planifikojë edhe mjetet didaktike që do
përdorë, që të nxisë dhe motivojë interesin e pjesëmarrësve, si psh., mjete pamore, filma,
diapozitivë, fotografi etj.
Pjesëmarrësit mund të zhvillojnë gjatë kësaj faze zgjidhje ushtrimesh, problemash, raste
studimore, lojë me role, detyra grupi etj.
Nëse trajnuesi zgjedh si veprimtari punën me grupe, ai duhet të këtë përgatitur që më parë
detyrat e punës për çdo grup në formë të shkruar apo të skedave me zgjedhje; të sqarojë
rregullat e punës në grup; minutazhin e kohës në dispozicion; të drejtojë pyetje që të
lehtësojë këtë proçes dhe në këtë mënyrë të kuptojë nëse kjo punë po ecën normalisht apo
jo. Disa nga pyetjet që mund të bëhen:

- A ka ndonjë gjë të paqartë?


- Si po shkon puna?
- A mund të jeni më konçiz në këtë përfundim?
- Si mendoni, mund të ketë ndonjë alternativë tjetër?
- Edhe sa kohë ju duhet për të mbaruar? etj.

2. Reflektimi mbi përvojën


Është faza e dytë e të nxënit dhe pjesëmarrësit përzgjedhin informacionin e marrë në
fazën e parë. Në fillim duhet analizuar përvoja e mëparshme dhe më pas do gjenden
mësimet kyçe të cilat mund të realizohen gjatë këtyre veprimtarive:

 Puna në grupe të vogla


 Diskutime dhe situata problemore
 Studime të pjesëmarrësve, etj.

Detyra e trajnuesit është t’i drejtojë ata në pikat kyçe, për të bërë përmbledhjen e asaj që
mësuan gjatë fazës së parë. Për këtë ai duhet të ketë të qartë në kokën e tij këto pyetje:

- Pse duan ta bëjnë këtë veprimtari?


- Cilat janë fushat që do veprojnë?
- Po qëllimet që i kanë vënë vetes, cilat janë?
- A do përfitojnë nga kjo punë e bërë?

6
- Sa kohë do të zgjasë? etj.

Po ashtu, trajnuesi duhet të tregohet i kujdesshëm që çëshjet kryesore të mos lihen


mënjanë, që pjesëmarrësit të ndajnë idetë e tyre me njëri-tjetrin dhe të përqëndrohen në
përvojën që ato kanë. Gjatë kësaj faze, mund të drejtohen këto pyetje:

 A vutë re ndonjë të veçantë?


 Çfarë ndodhi?
 A jeni dakort me atë që u tha këtu?
 Kush mendon ndryshe?
 A u çuditët me atë që ndodhi?
 A ishte kjo sipas parashikimeve që bëtë?
 Çfarë kishte të mistershme?
 A keni ndonjë gjë për të shtuar?

3. Përgjithësimi i njohurive
Gjatë kësaj faze të tretë të proçesit të të nxënit, pjesëmarrësit duhet të interpretojnë atë që
diskutuan në fazën e dytë, me qëllim që të arrijnë mësime nga përvoja që patën, pra të
gjejnë parimet që dalin nga kjo përvojë. Veprimtaritë që mund të realizojë trajnuesi për
pjesëmarrësit, janë:

 Diskutime në grupe të mëdha


 Leksione
 Demostrime
 Detyra grupi etj.

Në këtë fazë trajnuesi udhëzon pjesëmarrësit mbi proçedurën që do të ndiqet, mënyrën e


organizimit të veprimtarive. Patjetër ai duhet të këtë njohuri të plota në fushën që po
punon, të dijë të drejtojë me kujdes çdo të papritur që mund të ndodhë, të dije të fitojë
besimin e atyre që po trajnohen si figurë që është kompetent në atë fushë etj. Po ashtu, ai
duhet të jetë lehtësues i diskutimit. Ja disa nga pyetjet që mund të bëjë trajnuesi gjatë
kësaj faze:

 A fituat ndonjë njohuri të re?


 Çfarë domethënie ka kjo për ju?
 A mund të përmblidhni disa nga konceptet kryesore që u trajtuan këtu?
 Çfarë mendoni konkretisht ju?
 A mendoni se do ju vlejnë në punën tuaj këto njohuri?

4. Zbatimi i përvojës
Është faza e fundit e proçesit të të nxënit dhe më e rëndësishmja e gjithë e këtij proçesi,
sepse çdo gjë e përftuar në të tri fazat e mëparshme n.q.s. nuk gjen zbatim në praktikë,
ato nuk vlejnë për asgjë dhe gjithë trajnimi nuk është i frytshëm.

7
Gjatë kësaj faze zbatohen parimet e të menduarit kritik si dhe pjesëmarrësit përgatiten për
t’i zbatuar aftësitë e marra në praktikën e punës. Për këtë ata duhet të bëjnë lidhjen mes
informacionit të marrë dhe realitetit në jetën e përditshme në vendin e tyre të punës.
Veprimtaritë që mund të realizohen në fazën e zbatimit janë:

 Hartimi i planeve të punës për veprim


 Diskutime
 Eksperimente dhe punë praktike
 Ekskursione në natyrë
 Vizita në institucione

Roli i trajnuesit në këtë fazë është t’i udhëheqë pjesëmarrësit, t’i këshillojë dhe t’i nxisë
ata edhe përmes zhvillimit të këtyre pyetjeve:

 Si mund ta zbatoni në praktikë?


 A mendoni se është e pamundur për t’u zbatuar në vendin tyaj të punës?
 A keni ndonjë pyetje për të bërë?
 Si mendoni se do ta organizoni punën sipas këtyre njohurive që mësuam? etj.

Këto ishin katër fazat e të nxënit me karakteristikat e tyre kryesore.

V. Hapat e të nxënit

Gjatë ciklit të të nxënit, përveç fazave të mësipërme, duhet të mbahet parasysh se kalohet
edhe në këto 4 hapa, të cilat mund të përmblidhen si në tabelën e mëposhtme:

4
3 Nuk je i

1 2 Je i
ndërgjgjshëm
për atë që
ndërgjgjshëm zotëron
Je i për aftësitë që
Nuk je i ndërgjgjshëm
ndërgjegjshëm zotëron
për mungesën
për mungesën e aftësive
e aftësive

Fig. 2 Hapat e të nxënit

Në hapin e parë “ Nuk je i ndërgjegjshëm për mungesën e aftësive”, mund ta themi


ndryshe: “Nuk e di se çfarë nuk di„.

8
Në hapin e dytë, pasi kemi rënë në kontakt me njohuritë, çdo njeri fillon të
ndërgjegjësohet për çfarë nuk di, duke arritur në përfundimin: “E di se çfarë nuk di„, pra
në hapin e dytë rritet shkalla e ndërgjegjësimit dhe e njohjes se paska shumë njohuri që
unë nuk i ditkam.
Në hapin e tretë, njeriu mund të thotë: “Unë e di se çfarë di„. Ndërsa në hapin e fundit,
aftësia e fituar bëhet pjesë e vetvetes dhe njeriu kthehet në stadin ku thotë dhe ndjen:
“Unë nuk e di se çfarë di„. Pra aftësia kthehet në shprehi krejt pa u menduar.
N.q.s. mund ta shprehim ndryshe, të nxënët është krijimi i njohurive, aftësive dhe
shprehive përmes eksperiencës sonë dhe kjo mund të jepet në formën e një trekëndëshi ku
baza do të ishin njohuritë, më pas do vinin aftësitë dhe maja e trekëndëshit do të ishin
shprehitë.
Trajnimi pritet të shkojë drejt krijimit të një game më të madhe njohurish, mbi bazën e të
cilave ngrihen aftësitë, dhe vetëm kur aftësitë kthehen në pjesë të qënies sonë, ato
shndërrohen në shprehi (ISP, 2005).

VI. Konkluzione

Në shkencën e Edukimit, përveç përkufizimeve të ndryshme mbi stilet e të nxënit,


ekzistojnë edhe klasifikime të ndryshme të llojeve të tyre, kjo e bërë sipas metodave të
ndryshme të përdorura nga zbuluesit e këtyre stileve. Njohja e karakteristikave të katër
stileve të të nxënit nga trajnuesit, merr rëndësi të madhe sepse ndikon drejtpërdrejtë në
proçesin e trajnimit dhe i ndihmon trajnuesit të planifikojnë veprimtaritë, metodat dhe
mjetet më të përshtatshme për të realizuar me sukses trajnimin e të rriturve.
Ndërsa cikli i të nxënit është një model shumë i mirë i edukimit, i cili i tregon trajnuesit
rrugën që duhet të ndjekë për përfshirjen e pjesëmarrësve në proçesin e të nxënit. Ai ka
këto karakteristika kryesore:

 Sugjeron se të nxënët e frytshëm ndodh përmes katër fazave.


 Jep mundësi të kuptohet se i nxëni ndodh si përmes përvojës, ashtu edhe
përmes abstragimit.
 Bën përfshirjen e trajnuesve jo vetëm në krijimin e kushteve për dhënien e
përvojave, por njëkohësisht edhe në proçesin e përpunimit të saj.

Cikli i të nxënit shërben edhe si një drejtues i përkryer për ndërtimin e programeve të
trajnimit dhe planifikimin e tij. Ai sugjeron një kornizë logjike dhe praktike, që i
ndihmon trajnuesit për përzgjedhjen e drejtë të metodave të mësimdhënies.

Literatura:
1. The Kolb Learning Style Inventory—Version 3.1 (2005) Technical
Specifications: Conceptual foundation-Exsperiential learning theori and
individual learning stiles. http://www.hayresourcesdirect.haygroup.com

9
2. The Ohio State University. College of Education and Human Ecology. Center on
Education and Training for Employment: Definitions of Learning Styles.
www.osu.edu.
3. Dunn, R., & Dunn, K. (1993). Teaching secondary students through their
individual learning styles: Practical approaches for grades 7-12 Boston: Allyn and
Bacon.
4. Instituti i Studimeve Pedagogjike. Manual trajnimi për përgatitjen e trajnuesve.
ILAR: Tiranë (2005).
5. James, W. B., and Gardner, D. L. "Learning Styles: Implications for Distance
Learning."New Directions for Adult and Continuing Education nr. 67 (Fall 1995):
19-32.
6. Merriam, S. B., and Caffarella, R. S. Learning in Adulthood. San Francisco, CA:
Jossey-Bass, 1991.
7. Swanson, L. J. "Learning Styles: A Review of the Literature." July 1995. fq. 387
8. Griggs, S. A. Learning Styles Counseling. ERIC Digest. Ann Arbor: ERIC
Clearinghouse on Counseling and Personnel Services, University of Michigan,
1991. http://www.ascd.org/services/ eric/erichmgs.
9. Kolb, D.A. Experiential learning: Exsperience as the source of learning and
development. New Jearsy: Prentice-Hall (1984).
10. Kolb, David and Fry, R. "Towards an Applied Theory of Experiential
Learning" in Cooper, Theories of Group Processes. 1975, Wiley. fq. 27 – 56.
11. Wood, G. (1998). How to study: Use your personal learning style to help
you succeed when it counts . New York: Learning Express, LLC.

10

You might also like