You are on page 1of 3

Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi .

Ai u
përket atyre klerikëve që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare . Ishte organizator
dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane , përkthyes dhe
krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të
popullit tonë .

Budi jetoi dhe veproi si patriot dhe krijues i të parës prozë dhe poezi në gjuhën shqipe. Është
pak e besueshme që Budi të mos e ketë njohur Mesharin e Buzukut. Ndershmëria intelektuale
na e lyp ta bëjmë këtë hipotezë ma se të natyrëshme. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë që të
gjitha veprat e humanistëve, me ndikimet reciproke mes tyre, përbajnë një lëvizje unitare e
logjike, kombëtare e patriotike, shkencore dhe thellësisht humanitare.

Pjetër Budi, me veprën tërësore të tij, shprehu pamjet më të mira të traditës kulturore e
patriotike të krahinës matjane që e lindi dhe e formoi si njeri. Kjo ka dhe nje arsye të fortë
në gjurmën ngahera të freskët që pati lënë vepra e Gjergj Kastriotit në vendorigjinën e tij.
Ekzistenca intelektuale e Budit, si bir i Matit të lashtë, jo vetëm është ndikuar fort nga
vepra e Gjergjit, por së bashku ato plotësojnë njëra tjetrën, nga rrafshi i luftrave dhe
përpjekjeve diplomatike të heroit kombëtar deri në veprën intelektuale të Budit. Nëse
Gjergj Kastrioti, theksoi faktorin e krishterë në luftën që udhëhoqi, Budi i dha rolin e
patjetërsueshëm e thelbësor gjuhës shqipe, edhe pse ishte një prelat i kishës katolike.
Është e natyrëshme ta shohim Budin si mjeshtër e prijës të humanizmit shqiptar. Ky pohim
do të shprehte mirënjohjen tonë ndaj tij, por edhe një nevojë për t’i dhënë kuptim më të
qartë evolucionit të humanizmit në botën shqiptare. Kjo lëvizje e madhe kulturore e
patriotike nuk ishte një rastësi, por bijë e traditave kombëtare dhe veprës së mirëfilltë të
intelektualëve shqiptarë.
 Pjetër Budi është njeri i urtë si Sokrati. Ai tregoi plagët e kombit të tij pa i përzjerë ato me
fenë edhe pse ishte një fetar i bindur. Mjerimi dhe padituria, mungesa e shkollave dhe
problemi i gjuhës. Kjo është diagnoza e Budit për vendin e tij.
Së pari, Budi vuri në themel të botëkuptimit të tij rolin e gjuhës në jetën dhe emancipimin
e kombit. E shfaqi këtë bindje edhe kur u kërkonte klerikëve të ndihmonin më shumë për
të mësuar fëmijët, sidomos në shkrimin e gjuhës amtare.
Së dyti, pohimi i tij mbi Zotin që lyp gjuhën amtare si mjet të komunikimit me besimtarin,
përbën një hap të madh në jetën fetare të popullit. Ai do të lutej në gjuhën e vet e jo në
latinishten që edhe besimtarët italianë nuk njihnin. Duke u kërkuar klerikëve që të bënin
meshat në shqip, ai i jep liturgjisë së zbatuar një karakter më njerëzor, pikërisht sepse
bëhet më e kuptueshme, pra minimizon natyrën dogmatike të saj. Do të jetë ky një parim i
madh iluminist që zen fill në Angli tej gjysmës së dytë të shekullit XVII.   Budi, pra, duke
pёrdorur gjuhёn amtare nё tё gjitha shёrbimet liturgjike, krijon mundёsinё qё ajo tё mos
vyshket, por tё pasurohet edhe me pamjen fetare tё jetёs sё njeriut. Gjuha, mjeti universal
i marrëveshjes njerëzore, ndriçon edhe tё kuptuarit dhe pёrvetёsimin e dijes. Pёr
kёtё arsye, edhe nё kёtё këndvёshtrim ai na shfaqet njëherësh si humanist i madh dhe
iluminist shumё i hershёm e thellësisht kombëtar.
Sё treti, Kisha predikonte pёrparёsinё e saj nё njohjen e botёs duke zëvendёsuar dijen
qё buron nga arsyeja dhe pёrvoja, me dogmёn fetare. Ky botёkuptim e linte
nё errёsirё popullin. Budi shpall botёrisht shqetёsimin e vet pёr paditurinё e njerёzve. Ai
shihte pikёrisht te dija dritёn e shpёtimit nga robёria, sepse dija e ndёrgjegjёson njeriun
pёr nevojёn e emancipimit, prej nga vjen natyrshёm kuptimi pёr lirinё si kusht thelbёsor
i ekzistencёs sё Njeriut.  Ky ështё parimi mё i rëndёsishёm i iluminizmit europian.
Eshtё ai parim qё e shndёrron njeriun nga i urdhёruar, nё qytetar tё lirё. Pra ashtё dija
ajo qё i jep dinjitetin njeriut dhe pamjen e qytetarit tё shoqёrive demokratike tё
ardhshme.
Në këtë çështje Pjetër Budi është një  qytetar i madh i kombit që e lindi. E shoh si qytetar
sepse ai u orientua qartë ndërmjet teologjisë dhe filozofisë apo urtësisë popullore. Urtësia
e njerëzve që  e rrethonin i thoshte që  dija ashtë forca e Njeriut. Ka një fjalë të urtë të
bashkatdhetarëve të Budit: Kur njeriu me penë ndesh njeriun me pushkë, ky i fundit është
një qënie e vdekur. Më pas Sami Frashëri do të thoshte: Në do të korrësh mbas një viti,
mbill grurë; në do të korrësh mbas një shekulli, ndërto shkolla.
Gjeniale mënyra se si evindentohet forca e diturisë në këto dy fjalë të urta.
Budi, nga një anë mbart parimin e lashtë të kërkimit të së Vërtetës, si çlirim të Njeriut,
sikundër vjen nga qytetërimet antike mesdhetare të parakrishtërimit. Nga ana tjetër edhe
Ungjilli  i jep po atë vlerë kërkimit të së Vërtetës.  Ndryshimi mes tyre qëndron ne faktin
që teologjia pretendon primatin e dijes, që në këtë mënyrë çfaqet si një farë dogme. Në
botëkuptimin e Pjetër Budit, Liria ashtë e Vërteta. Kërkimi i saj do të kishte kuptimin e
luftës me armë kundër pushtuesit. Ndërmjet tyre Budi zgjodhi rrugën e laikut . Pra kemi të
gjitha arsyet për ta quajtur një Qytetar Laik të pashoq, n’atë agim të largët të shekullit
XVII.
Ai nuk shpresoi në mrekullitë që mund të sillnin lutjet drejtuar Zotit, por mendoi dhe 
veproi si iluminist i vërtetë në krah të së drejtës për të luftuar kundër pushtuesit dhe
despotizmit të tij. Ai vdiq në 1622, pra të paktën gjysëm shekulli para veprave të para të
iluminizmit të hershëm anglez.

You might also like