You are on page 1of 16

See discussions, stats, and author profiles for this publication at: https://www.researchgate.

net/publication/315035659

NDIKIMI I SISTEMEVE TË INFORMACIONIT NË SIPËRMARRJE (IMPACT OF


INFORMATION SYSTEMS IN ENTREPRENEURSHIP)

Conference Paper · April 2015

CITATIONS READS

0 10,580

1 author:

Idaver Sherifi
Epoka University
10 PUBLICATIONS   30 CITATIONS   

SEE PROFILE

Some of the authors of this publication are also working on these related projects:

IMPORTANCE OF INFORMATION SYSTEMS IN DECISION MAKING IN THE INSURANCE COMPANIES IN ALBANIA View project

All content following this page was uploaded by Idaver Sherifi on 15 March 2017.

The user has requested enhancement of the downloaded file.


Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

NDIKIMI I SISTEMEVE TË INFORMACIONIT NË SIPËRMARRJE


IDAVER SHERIFI, Universiteti Epoka, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe
Administrative, Departamenti i Administrim Biznesit (isherifi@epoka.edu.al)

Abstract: Sipërmarrësi është një person i cili duke përdorur iniciativën nis një sipërmarrje të
re me qëllim fitimin, duke marrë përsipër rreziqet dhe përgjegjësitë që e shoqërojnë atë. Në
anën tjetër, interneti është revolucioni më i madh në shkencë dhe teknologji i kohës tonë. Me
përhapjen e përdorimit të internetit si dhe të sistemeve të informacionit si mjet, çdo ditë e më
shumë shtohet numri i sipërmarrësve të cilët kanë marrë risk dhe nisur iniciativa biznesi në
internet, duke i shtuar literaturës edhe një term të ri, atë të E-sipërmarrësit.

Ky artikull synon që duke shqyrtuar literaturën mbi termat bazë të kësaj fushe, të analizojë
ndikimin që sistemet e informacionit kanë në sipërmarrje dhe shfaqjen e një kategorie të re
sipërmarrësish, që tashmë quhen e-sipërmarrës. Përveç fenomenit botëror, në artikull do të
analizohen gjithashtu edhe rastet e ngjashme në ekonominë shqiptare.

Fjalë kyçe: sistemet e informacionit, sipërmarrja, interneti, e-sipërmarrja

1. Hyrje
Sipërmarrja është një temë shumë e popullarizuar mes akademikëve dhe kërkuesve në fushën
e menaxhimit. Janë shkruar libra dhe artikuj shkencor të shumtë në këtë fushë ndërsa shumë
qeveri ofrojnë programe të ndryshme për zhvillimin e sipërmarrjes, pasi sipërmarrja shihet si
çelës i zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Ndërkohë me zhvillimin e teknologjisë, biznesi fillon
me përdorimin në funksion të saj të teknologjive të informacionit, të cilat për shumë individ
dhe biznese ndihmojnë në funksionimin më efektiv të biznesit ndërsa nuk janë të pakta edhe
rastet ku sistemet e informacionit të bazuara në teknologji të jenë vet inovacioni dhe të
shërbejnë për ngritjen e bizneve të reja të bazuara në internet dhe të krijojnë kategorinë e re të
sipërmarrësve të quajtur e-sipërmarrës. Kjo kategori e re e dal si rezultat i shpirtit sipërmarrës
dhe kombinimit të saj me mundësitë që të japin sistemet e informacionit, është lloji i
sipërmarrësve të cilët çdo ditë e më shumë po zënë vend në tregun global.

2. Sipërmarrja

Fjala sipërmarrës, në përdorimin ndërkombëtar “entrepreneur” rrjedh nga fjala frënge


“Entreprendre”, e cila është përdorur për të përshkruar personin që organizonte një event
muzikor apo ngjarje tjera argëtuese. Më vonë, në shekullin e XVI-të, kjo fjalë është përdorur
për komandatët e ushtrive ndërsa në shekullin e XVII-të, kuptimi i fjalës është zgjeruar edhe
për aktivitete të fushës së inxhinierisë së ndërtimit. (Havinal, 2009)
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

Për herë të parë, këtë fjalë në funksion të aktiviteteve ekonomike e ka përdorur irlandezi që
jetonte në Paris, Richard Cantillon, në veprën “Essai sur la nature du commerce en general” të
publikuar në vitin 1755, ku ai thotë se sipërmarrësi është një bartës i riskut, i pasiguruar.
(Brewer, 1992)

Cantillon e definonte sipërmarrësin si një person i cili paguan një çmim të caktuar për një
produkt dhe e rishet atë me një çmim të pacaktuar, në këtë mënyrë duke vendosur për marrjen
dhe përdorimin e burimeve dhe si pasojë duke pranuar edhe riskun e sipërmarrjes. Si fjalë, për
here të parë shihet në fjalorin e gjuhës frenge, "Dictionnaire Universel de Commerce" i
përgatitur nga Jacques des Bruslons, i publikuar në vitin 1723. (Navale, 2013)

Joseph A Schumpeter, i ka cilësuar si “inovatorë” sipërmarrësit, duke e konsideruar


zhvillimin ekonomik si një dinamikë ndryshimi të sjellë nga sipërmarrësit përmes krijimit të
kombinimeve të reja të faktorëve të prodhimit, që ndryshe quhet inovacion. (Havinal, 2009)

Jean-Baptiste Say e ka vendosur “sipërmarrësin në thelbin e gjithë procesit të prodhimit dhe


shpërndarjes” duke e portretizuar atë më shumë si menaxher i cili kthehet në agjent të
prodhimit në një ekonomi, sesa marrës risku. (Hebert & Link, 2009) Ai e definon
sipërmarrësin si “person që ndërmerr një iniciativë, në veçanti një kontraktues, i cili vepron si
ndërmjetës midis kapitalit dhe forcës punëtore” (Anchorena & Ronconi, 2013)

Ndërkohë, E. E. Hagenka shkruar se “Sipërmarrësi është një njeri i ekonomisë i cili tenton të
maksimizojë fitimet e tij përmes inovacionit, përfshin zgjidhjen e problemeve dhe merr
satisfaksion nga përdorimi i aftësive në përballimin e problemeve” (Sharma, 2008)

Michael Porter e konsideron sipërmarrjen si jetike për ekonominë kombëtare duke thënë se
ajo është “në zemrën e avantazhit kombëtar” (Porter, 1990).

Joseph A. Schumpeter (1965) i përcakton sipërmarrësit si “individë të cilët shfrytëzojnë


mundësitë e tregut përmes risive teknike dhe/ose organizative”. Ai e sheh sipërmarrjen nga
perspektiva ekonomike duke u fokusuar në perceptimin e mundësive të reja ekonomike dhe
futjen e mëvonshme e ideve të reja në treg.

“Sipërmarrja është një mënyrë e menaxhimit e cila përfshin ndjekjen e mundësive pa i marrë
në konsideratë burimet që aktualisht kontrollohen. Sipërmarrësit identifikojnë mundësitë,
mbledhin burimet e nevojshme, implementojnë një plan aksionesh praktike dhe marrin
shpërblimin në një mënyrë fleksible në kohë (Sahlman et al., 1996).
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

Në 25 vitet e fundit është shtuar dukshëm numri i studimeve të cilat analizojnë përcaktuesit e
sipërmarrjes. Holmes dhe Schmitz (1990) janë fokusuar në anën teorike në punimin e tyre me
titull “A theory of entrepreneurship and its application to the study of business transfers”,
ndërsa Evans dhe Leighton (1989) kanë publikuar studimin e tyre mbi anën empirike të
sipërmarrjes me artikullin “Some empirical aspects of entrepreneurship”.

3. Sistemet e Informacionit

Sipas Whitten (2001), Sistemi i Informacionit është një marrëveshje mes njeriut, të dhënave,
proceseve dhe ndërfaqes, që ndërveprojnë për të mbështetur operacionet e përditshme në një
biznes si dhe mbështetje për të zgjidhur problemet dhe nevojat për vendimmarrje të
menaxherëve dhe përdoruesve. Me fjalë të tjera, sistemi i informacionit mund të përshkruhet
edhe si tërësi e të gjithë mjeteve dhe metodave të cilat u ofrojnë menaxherëve informacione
për të mbështetur operacionet dhe vendimmarrjen në një organizatë.

Laudon dhe Laudon i kanë definuar sistemet e informacioneve si një grup komponentësh të
ndarë të cilët mbledhin, përpunojnë, ruajnë dhe shpërndajnë informacionet për të mbështetur
vendimmarrjen, koordinimin dhe kontrollin në një organizatë. Sistemet e informacioneve
përmbajnë informacione për njerëz, vende dhe gjëra të rëndësishme brenda organizatës ose në
mjedisin ku operon. Me informacion nënkuptohen të dhënat të cilat janë formësuar në një
formë që ka kuptim dhe është e përdorshme nga njeriu. (Laudon & Laudon, 2012)

Sistemet e Informacionit mbështesin operacione efiçente biznesi, punën në grup dhe


bashkëpunimin në ndërmarrje, ose vendimmarrjen efektive në biznes. Kështu, teknologjia e
informacionit mund të ndryshojë mënyrë si konkurron biznesi. (O’Brien & Marakas 2006,
40).

Një nga rolet kryesore të aplikacioneve të sistemeve të informacionit në biznes është të ofrojë
mbështetje efektive në strategjinë e kompanisë duke përdorur IT-në për të zhvilluar produktet,
shërbimet dhe kapacitetet që i japin kompanisë avantazh të madh mbi konkurrentët me të cilët
përballet në tregun global. Sistemet strategjike të informacionit mbështesin ose me fjalë të
tjera formësojnë pozicionin konkurrues dhe strategjitë e një sipërmarrjeje. Kështu, sisteme
strategjike informacioni mund të jetë çdo lloj sistemi informacioni (TPS, MIS, DSS, etj.) që
përdor teknologjinë të ndihmojë një organizatë të fitojë avantazh konkurrues, të zvogëlojë
disavantazhin konkurrues ose të përmbushë objektivat e tjera strategjike të ndërmarrjes.
(O’Brien & Marakas 2006, 40, 42)
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

3.1. Ndikimi i Sistemeve të Informacionit në Sipërmarrje


Janë të shumta studimet të cilat janë fokusuar në sistemet e informacionit dhe të teknologjisë,
duke analizuar ndikimin që këto këto sisteme kanë në sipërmarrjen dhe duke gjetur shumë
faktorë që në një mënyrë kanë lidhje me sipërmarrjen.
Sipërmarrësit kombinojnë disa tipare të personalitetit - inovacionin, marrjen e riskut,
proaktivitetin në sensin e bërjes së gjërave që duhen bërë për të realizuar kombinimin e ideve
me marrjen e përgjegjësisë për suksesin apo dështimin (Covin & Slavin, 1991; Morris &
Sexton, 1996).
Sistemet e IT ndikojnë në produktet dhe shërbimet, tregjet, koston e prodhimit dhe
diferencimin e produktit të firmës. Kështuqë, suksesi i kompanive të suksesshme varet në
masë të madhe nga implementimi dhe përdorimi kreativ i Teknologjive të Informacionit.
(Deans & Kane, 1992)
Pearse J. M. et al. (2008) i përshkruajnë teknologjitë e informacionit në një linjë me
sipërmarrjen sociale si leva financiare për zhvillim të qëndrueshëm.
Kompjuterat dhe teknologjitë e tjera kanë gjetur vend në të gjitha fushat e biznesit, industrisë,
bankingut, arsimit dhe qeverisjes ndërsa Deans dhe Kane (1992) kanë gjetur se teknologjia e
informacionit luan një rol të padiskutueshëm në suksesin e një kompanie në kushte
ekonomike të pasigurta dhe të turbullta.
Në përfundim, mund të thuhet se sipërmarrja është process i krijimit të vlerës duke kombinuar
një përzierje unike të koncepteve të lartpërmendura, në mënyrë që të përfitojnë nga një
mundësi. (Morris & Sexton, 1996)
Ndërkohë, në vende të ndryshme janë bërë studime për relacionin mes sistemeve të
informacionit dhe atyre teknologjike dhe sipërmarrjes, ku vlen të përmendet studimi i Janson
dhe Wrycza i bërë në Poloni, të cilët kanë gjetur një marrëdhënie pozitive me nivel të lartë
mes përdorimit të IT dhe sipërmarrjes në këtë vend.

4. E-Sipërmarrja

Futja e teknologjisë në jetën e njeriut dhe përhapja masive e përdorimit të internetit, kanë
ndikuar dukshëm edhe në mënyrën se si bëhet biznes. Teknologjitë e reja, produkt i së cilës
janë sistemet e informacionit, kanë frymëzuar shumë njerëz që të kërkojnë forma të reja të
bërjes biznes, duke kaluar nga sipërmarrja klasike në atë që zhvillohet në internet. Këto lloj
nismash, që përbëjnë inovacione të rëndësishme që lehtësojnë jetën e njeriut dhe ofrojnë
shërbime të reja në forma krejtësisht inovative, nxjerrin në skenë një looj tjetër biznesmenësh,
atë të e-sipërmarrësve.
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

Termi “e-sipërmarrje” përshkruan aktin e themelimit të një kompanie specifikisht në


ekonominë e internetit (net economy). (Matlay, 2004)

Bazat e ekonomisë së internetit janë ndërtuar mbi katër risitë teknologjike: telekomunikacioni,
teknologjitë e informacionit, teknologjia mediatike dhe ajo argëtuese (që ndryshe quhen tregu
TIME). Këto risi kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë dukshëm mënyrat e mundshme në
të cilat menaxhohen informacioni, komunikimi dhe transaksionet. (Kollmann, 2001)

Kështu, informacioni bëhet një faktor i pavarur i prodhimit (Porter & Millar, 1985; Weiber &
Kollmann, 1998) dhe krijon ekonominë e informacionit.

Rritja e mbështetjes së proceseve të biznesit që përdorin sisteme elektronike luan rol kryesor
në këtë fazë. Janë një numër kushtesh për këtë që duhen identifikuar (psh. e-biznesi, e-
commerce, informatika ekonomike, ekonomia e networkut), të cilat deri në një shkallë mund
të përdoren si sinonime të njëri tjetrit. (Jelassi & Enders, 2005)

Që nga fillimi i viteve ’90-të, teknologjia inovative e informacionit ka detyruar ndryshime, një
ndryshim strukturor në sferën sociale dhe atë ekonomike përmes digjitalizimit të
informacionit dhe të rrjeteve kompjuterike (Hagel & Singer, 1997; Tapscott, 1996). Kështu,
shumë shpejt, kompjuterat nga mjete për profesionistë, përmes internetit, smarpthonëve dhe
televizioneve smart janë kthyer tashmë në pjesë të përditshmërisë së pjesës më të madhe të
popullsisë.

Për t’a definuar këtë lloj ekonomie, mund të thuhet se “ekonomia e internetit i referohet
përdorimit komercial të rrjeteve elektronike të të dhënave (electronic data networks), e quajtur
ndryshe një ekonomi e rrjetit digjital, e cila përmes platformave të ndryshme eletronike
mundëson arritjen e rezultateve nga informacioni, komunikimi dhe proceset transaksionare”.
(Kollmann, 2006)

Mënyra më e thjeshtë e strukturimit dhe qartësimit të termave, përcaktimit të kufijve dhe


fushës së aplikimit është e mundur përmes Modelit Shell të ekonomisë së internetit, që mund
të shihet në figurën numër 1.
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

Figura nr. 1: Modeli Shell i Ekonomisë së Internetit

Burimi: Kollman (2006, fq. 324)

Me shfaqjen e ekonomisë së internetit, hapet një hapësirë e re për sipërmarrësit që të krijojnë


mundësi për të fituar. Falë kësaj, sipërmarrësi mund të krijojë një vlerë konsumatore jo vetëm
përmes aktivitete fizike, por edhe vlerave në ambient elektronik.

Zinxhiri i vlerës në ekonominë reale është i bazuar në qasjen e shkencëtarit të njohur Michael
Porter (1985). Zinxhiri i vlerës e ndan kompaninë në aktivetete strategjikisht relevante dhe
identifikon vlera të aktiviteteve fizikisht dhe teknologjikisht të ndryshme (shih figurën 2) për
të cilat konsumatori është në gjendje të paguaj. Ndërkohë që, vlerat e aktiviteteve janë shtyllat
themelore të strukturës nga të cilat kompania prodhon një “produkt të vlefshëm” në sytë e
konsumatorit, dhe më pas ky produkt formon bazën mbi të cilët ngritet një sipërmarrje në
ekonominë reale. Në këtë model, informacioni mund të përdoret për analizim dhe monitorim
më të mirë të procesit aktual. Është shumë e rëndësishme të theksohet se më parë,
informacioni është përdorur si element mbështetës dhe jo si një “burim konsumatorësh
dhe/ose vlerë korporate” i pavarur. (Kollmann, 2006)
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

Në anën tjetër, zinxhiri i vlerës në ekonominë e internetit është i bazuar në qasjen e Weiber
dhe Kollmann (1998). Sipas kësaj qasje, përmes dimensionit të ri të informacionit, si një
burim i pavarur i avantazhit kompetitiv, vlera mund të krijohet përmes aktiviteteve
elektronike tregtare në rrjete të dhënash të ndara nga zinixhiri fizik i vlerave. Këto aktivitete
me vlerë të shtuar elektronike nuk janë të krahasueshme me aktivitet e zinxhirit që krijojnë
vlera fizike të prezantuara nga Porteri (1985) por janë të karakterizuara për mënyrën se si
përdoret informacioni. Aktivitetet e këtilla të vlerës mund të përfshijnë elementë si
koleksionimi, sistematizimi, përzgjedhja, kompozimi dhe shpërndarja e informacionit (shih
figurën nr. 2). Me fjalë të tjera, “zinixhi i vlerës elektronike” manifestohet përmes këtyre
aktiviteteve specifike të krijimit të vlerave brenda rrjeteve digjitale të të dhënave, që rrjedhin
nga dhe kanë impakt vetëm në ekonominë e internetit. Si rezultat, idetë inovative të biznesit
evoluojnë duke përdorur platforma të ndryshme dhe si pasojë nxjerrin produkte të reja
elektronike dhe konsumatorët janë të interesuar për të paguar për një vlerë të krijuar nga ky
produkt, i cili përbën edhe bazën mbi të cilin themelohet një kompani në ekonominë e
internetit (figura 2).

Figura nr. 2: Koncepti i Zinxhirit të Vlerës në Ekonominë e Internetit

Burimi: Kollman (2006, fq. 327)


Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

4.1. Themelimi i një sipërmarrjeje në ekonominë e internetit

Themelimi i një sipërmarrjeje në ekonominë e internetit në të shumtën e rasteve është unik në


llojin e vet dhe nuk është vazhdimësi e një kompanie aktuale apo që kopjon një strukturë
ekzistuese të një kompanie. Këto kompani shpeshherë vërehet të jenë kompani të themeluara
nga individ të vetëpunësuar në firmat e regjistruara rishtazi. Gjithashtu vërehet se shumica e
kompanive të themeluara në ekonominë e internetit janë inovative, pra jo imituese të
kompanive ekzistuese.

Këto lloj kompanishë, të filluara si start-up-e, janë lloje biznesesh ku faktorët e themelimit
fillestar të përmendura nga Schumpeter (1911) kombinohen në një formë të re. Ky kombinim
i ri përfshin faktorë material dhe jomaterial. Rritja e rëndësisë së “informacionit” si një faktor
i rëndësishëm në avantazhin konkurrues ka rritur pjesërisht edhe rëndësinë e faktorëve
jomaterial (psh. njohuritë, etj). Për këtë arsye, firmat e reja që janë themeluar në ekonominë e
internetit janë themeluar vazhdimisht të bazuara mbi njohuri të reja dhe faktorë kreativë
konceptual, pra ndryshon mënyra si trajtohet dhe përpunohet informacioni në kontekstin e
krijimit të vlerës elektronike për të formuar një produkt. (Kollmann, 2006)

Gjatë ndërtimit të zinxhirit të vlerës në ekonominë e internetit, është e domosdosshme të


vendoset çfarë forme e vlerës elektronike po “krijohet” në sytë e konsumatorëve për të cilën ai
do të jetë i gatshëm të paguaj, pra që ta bëjë ofertën online atraktive nga këndvështrimi i
konsumatorit.

Procesi elektronik i krijimin të vlerës në ekonominë e internetit nuk është proces që duhet
bërë vetëm njëherë por ai duhet të rishikohet në vazhdimësi. Ai është një process i
vazhdueshëm i përvetësimit, përpunimit dhe transferimit të informacionit sa herë që të ketë
nevojë, e sidomos kur të dhënat nga të cilat krijohen informacionet ndryshohen shpesh.
Kështuqë, të dhënat duhet të kontrollohen vazhdimisht në mënyrë që të jenë të përditësuara.
(Kollmann, 2006) Për t’a pasqyruar konkretisht këtë proces elektronik të krijimit të vlerës në
ekonominë e internetit, mund të shihet Figura 3, e ilustruar me disa shembuj konkret se si
krijohet vlera në këtë fushë.
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

Figura nr. 3: Shembuj të procesit elektronik që mbështet krijimin e vlerës në Ekonominë e


Internetit

4.2. E-Sipërmarrja në Shqipëri

Rëndësia e sipërmarrjes në ekonomi është e njohur gjërësisht. Gjatë dy dekadave të kaluara,


Shqipëria ka shënuar një rritje të madhe në numrin e sipërmarrësve, pas një periudhe rreth
pesëdhjedhjetë vjeçare me një ekonomi të centralizuar shtetërore ku nuk lejohej sipërmarrja
private. Kjo periudhë, shënon edhe periudhën me shfaqjen e numrit më të madh të
sipërmarrësve dhe sipërmarrjeve të reja duke i hapur vendit mundësinë për rritje ekonomike.

Përveç sipërmarrjeve të zakonshme edhe në Shqipëri janë shfaqur viteve të fundit sipërmarrje
të bazuara në internet, të filluara në të shumtën e rasteve si start-upe. Më të përhapurat janë
ato të portaleve informative të internetit, të cilat ofrojnë shërbime lajmesh ndërsa të ardhurat
kryesisht i sigurojnë nga reklamat në faqet e tyre në internet.

Të tilla janë faqet informative të mediave tradicionale si topchannel.tv, balkanweb.com,


panorama.com.al, oranews.tv, rtklive.com, koha.net, etj. apo edhe sipërmarrjet e pastërta të
webit, të cilat nuk janë zgjatim i një lloji medie tjetër por janë themeluar në internet, siç janë
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

portali Albeu.com i themeluar në vitin 2003, telegrafi.com, ikub.al, gazetastart.com,


portalb.com, almakos.com, etj.

Këto sipërmarrje të cilat operojnë ekskluzivisht në internet, të gjithë aktivitetin e tyre tregtar e
zhvillojnë përmes internetit, duke ofruar shërbime jomateriale. Sipërmarrjet e kësaj kategorie,
u ofrojnë konsumatorëve (në këtë rast lexuesve) informacione të ndryshme, për të cilat ka
kërkesë nga audienca. Por, ky shërbim i ofruar nuk ju faturohet lexuesve siç është në rastin e
gazetave të cilat blihen me lekë. Këto sipërmarrje, informacionin e ofrojnë pa pagesë ndërsa
të ardhurat i sigurojnë nga palët e treta, që janë reklamuesit.

Nga intervistat që janë realizuar me aktorë të tregut (portalet dhe agjencitë e marketingut),
mësojmë se tregu i përgjithshëm i reklamave në Shqipëri që është finacuesi kryesor i këtyre
sipërmarrjeve kap vlerën e 32-34 milionë euro për vitin 2014, ndërsa këtë vit (2015) pritet një
rënie e lehtë si rezultat i uljes së buxheteve të reklamave nga kompanitë. Nga kjo shumë,
sipërmarrjet e internetit në tregun mediatik, që janë edhe pjesë e studimit tonë, në vitin 2014
kanë arritur të tërheqin pak mbi 1 milion euro të buxhetit total të reklamave të shpenzuar në
Shqipëri, ndërsa për vitin 2015 pritet një rritje në shumën totale që këto sipërmarrje do të
përfitojnë, pavarësisht rënies së buxheteve totale të reklamave, që do të thotë se këto
sipërmarrje të reja janë duke fituar terren ndaj sipërmarrjeve tradicionale në tregun mediatik.

Një tjetër lloj sipërmarrjesh që funksionojnë në internet janë edhe ato të e-commerce
(shitblerjeve) në internet. Tashmë në Shqipëri janë disa sipëmarrje të cilat së bashku
realizojnë të ardhura mujore deri në disa qindra mijëra euro. Në këtë kategori sipërmarrjesh,
vërehet një nënklasifikim, si faqe që shesin produkte të ndryshme në formën e dyqaneve
virtuale dhe faqe që shesin produkte dhe shërbime të bazuara në paketa ofertash (shitje me
kupon).

Në grupin e parë të sipërmarrjeve e-commerce, ndër më të njohurat janë grepi.al dhe ebuy.al
në Shqipëri dhe smard.info në Kosovë ndërsa në grupin e sipërmarrjeve e-commerce që bëjnë
shitje me kupon janë 123.al, zero.al, tag.al, kuponi.al, etj.

Nga një vëzghim i bërë këtij sektori, vërehet që këto sipërmarrje e-commerce në Shqipëri,
realizojnë në xhiro totale mujore rreth njëqind mijë euro, ndërsa vërehet rritje e
konsiderueshme nga viti në vit. Vitin e kaluar (2014), nga përllogaritja e bërë konstatohet se
xhiroja mujore mesatare e sipërmarrjeve kryesore e-commerce në Shqipëri ka qenë rreth 60-
70 mijë euro.
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

Sipërmarrësit e këtyre aktiviteteve shprehen optimist për të ardhmen e e-commercit në


Shqipëri. Mendim i përbashkët është që rritja nga viti në vit do të jetë dyshifror, që është
premtuese për të ardhmen e këtij sektori.

Por, e ardhmja e e-commerce në Shqipëri shihet pozitive edhe nga studies të kësaj fushe.

“Në këtë periudhë, kur kriza ekonomike është rritur në të gjitha vendet, axhenda e Bashkimit
Europian është e përqendruar në rritjen e përpjekjeve për përfitime nga përdorimi i
teknologjisë së informacionit, si një mënyrë e shpejtë për të tejkaluar krizën. Edhe pse
Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian, përdorimi i teknologjisë së informacionit do
të jetë një mënyrë e mirë për bizneset që veprojnë në Shqipëri që ta tejkalojnë sa më mirë
krizën dhe të vazhdojnë me sukses aktivitetin e tyre” (Açka, 2012)

Ndryshe nga Ballkani ku sipërmarrjet e-commerce janë në fillimet e saj, gjendja në pjesën e
Europës Perëndimore është krejt ndryshe. Në këtë rajon që përfshin Belgjikën, Francën,
Irlandën, Luksemburgun, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar, kemi nivelin më të lartë të
madhësisë së e-commerce, duke zënë 51% të tregut europian. Në vitin 2013 totali i e-
commerce (B2C - biznesi te konsumatori) në Europën Perëndimore arriti në 177.7 miliardë
euro, një zgjerim prej 20% me bazë vjetore. Shitjet online të mallrave dhe shërbimeve në të
gjithë Evropën vlerësohet të kenë arritur në 364.3 miliardë euro në 2013 ose 317.9 miliardë
euro vetëm në vendet e BE-së, thuhet në Raportin e “Ecommerce Europe” për Evropën
Përendimore.

Ndërkohë sipas Raportit të “Ecommerce Europe” për Evropën Lindore, niveli më i ulët i
përdorimit të biznesit e-commerce ndër vendet e Evropës, vërehet në shtetet e Europës
Lindore. Në vitin 2012, xhiro e e-commerce në ekonomitë në zhvillim të Rusisë, Bullgarisë,
Rumanisë dhe shteteve të tjera arriti në 13.4 miliardë euro, një zgjerim me 32.6% në krahasim
me 2011-n. Shteti kryesues edhe për sa u përket termave të popullsisë më premtuesi në tregun
e-commerce në këtë pjesë të Evropës është Rusia, me një rritje prej 33%. Në vitin 2013,
shitjet online të mallrave dhe shërbimeve në të gjithë Evropën Lindore vlerësohet të kenë
arritur në 19.3 miliardë euro, që është dukshëm më e ulët se në vendet e Evropës Përendimore
por me një rritje nga një vit më parë. (http://www.ecommerce-europe.eu/facts-
figures/infographics/southern-europe-2013)

Janë të shumta arsyet pse kjo lloj sipërmarrjeje nuk është zhvilluar në vendin tone me hapa të
njejtë me ata të pjesës tjetër të Evropës, pavarësisht që kapitali fillestar i nevojshëm për të
nisur një lloj aktiviteti në internet është dukshëm më i ulët se sa në ekonominë reale. Nga
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

intervistat me drejtues të këtyre sipërmarrjeve në Shqipëri, është vënë re se të gjithë kanë


analiza të ngjashme për pengesat që kjo lloj sipërmarrjeje has në vendin tonë.

Shumica mendojnë se arsyeja kryesore është numri i popullësisë dhe niveli i përdorimit të
internetit, që është dukshëm më i ulët sesa në pjesën tjetër të Evropës. Ky fakt, “zvogëlon”
edhe më shumë tregun, që edhe ashtu është i vogël për shkak të numrit të vogël të popullsisë
së Shqipërisë.

Një arsye tjetër është mungesa e ofertave joshëse dhe lehtësirave që bankat sigurojnë në
vendet e tjera për sipërmarrësit e këtij sektori dhe që mungojnë dukshëm në vendin tonë.
Mungesa e mbështetjes nga bankat për këtë sektor konstatohet se është për shkak të volumit
ende të ulët që qarkullon ky segment.

Një tjetër problem, sado i vogël të duket por i rëndësishëm për sipërmarrësit në këtë treg,
është edhe mënyra e faturimit të produkteve, ku vërehen raste të refuzimit nga ana e
Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të kërkesave të disa prej këtyre sipërmarrjeve për
lëshim të faturave elektronike, të cilat do të thjeshtonin dhe lehtësonin funksionimin e këtyre
aktiviteteve të bazuara plotësisht në sisteme informacioni. Refuzimi i kërkesave është bërë me
arsyetimin se nuk plotësojnë kriterin e volumit. Si pasojë, pamundësia për të lëshuar faturë
elektronike, detyron sipërmarrjen që për çdo shitje të përgatis faturë të shkruar dorazi, në vend
të faturës që gjenerohet automatikisht nga sistemi e që do të përshpejtonte procesin e
shërbimit si dhe do të ulte koston për sipërmarrjen.

5. Përfundim

Nga shqyrtimi i literaturës, trajtimi i teorive të ndryshme të sipërmarrjes ndër vite dhe
analizimi i sistemeve të informacionit dhe teknologjisë vërehet se sistemet e informacionit
kanë ndikuar në daljen në skenë të një lloji të ri sipërmarrësish dhe sipërmarrjesh, që sot
njihen si e-sipërmarrës, sipërmarrës të cilët aktivitetin e tyre e kanë të fokusuar në ekonominë
e internetit.

Zhvillimi i teknologjisë dhe sistemeve të informacionit, si dhe përhapja e përdorimit të


internetit kanë ndikuar dukshëm në rritjen e kësaj kategorie sipërmarrjesh, të cilat sot në
Evropë përbëjnë një zë të rëndësishëm në transaksionet tregtare. Tashmë një pjesë e madhe e
shërbimeve mund të merren përmes internetit, duke zënë vendin e formës klasike të bërjes
biznes, atë të dyqaneve fizike.
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

Kjo ecuri, ka vite që ekziston edhe në Shqipëri. Fillimisht me hapjen e portaleve informative
në internet në vitet 2000, të cilët u ofrojnë konsumatorëve (lexuesve) informacione në kohë
reale, lehtësisht të aksesueshme nga platforma të ndryshme (kompjuter, celular, tablet, smart
tv, etj), të pasuruara me foto dhe video si dhe duke ofruar interaktivitet me lexuesin. Përveç
kësaj, këto shërbime janë plotësisht pa pagesë ndërsa sipërmarrjet e këtij lloji të ardhurat e
tyre i gjenerojnë nga palët e treta të cilët reklamojnë shërbimet dhe produktet e tyre në këto
platforma.

Më vonë, pas vitit 2010, në Shqipëri shfaqen edhe sipërmarrjet e para e-commerce, të cilat
ofrojnë produkte dhe shërbime të ndryshme përmes internetit. Për shkak të mangësive të
shumta në infrastrukturë, tregut të vogël, etj. një pjesë e këtyre sipërmarrjeve kanë falimentuar
pak kohë pas themelimit ndërsa ato që kanë arritur të mbijetojnë fazën e fillimit, tashmë kanë
filluar të konsolidohen duke arritur edhe të shënojnë fitime në aktivitetin e tyre, pavarësisht që
janë sipërmarrje të reja.

Si përfundim, nga literatura e shqyrtuar si dhe nga analizimi i rasteve në Shqipëri dhe jashtë,
vërehet se sistemet e informacionit janë baza mbi të cilën ngrihen e-sipërmarrjet ndërsa e-
sipërmarrësit ushtrojnë aktivitet tregtar në një format të ri, ndryshe nga ai klasiku, duke
shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë dhe të internetit.

Bibliografia

Havinal, V. (2009). Management and Entrepreneurship. Entrepreneurship - Evolution of


Concept of Entrepreneur. (pp. 95). New Delhi: New Age International (P) Limited Publishers.
ISBN (13): 978-81-224-2659-5
Brewer, A. (1992). Richard Cantillon: Pioneer of Economic Theory. Routledge. ISBN 978-0-
415-07577-0.
Navale, A. B. (2013). Developing Entrepreneur Skills for Corporate Work. Research
Directions 1 (4). ISSN 2321-5488.
Hebert, R. and Link, A. (2009). A History of Entrepreneurship. New York: Routledge

Anchorena, J. and Ronconi, L. (2013). Entrepreneurship, Entrepreneurial Values, and Public


Policy in Argentina. Entrepreneurship in Latin America: A Step Up the Social Ladder? Edited
by Lora, E. & Castellani, F. Washington: Inter-American Development Bank and World Bank
Publications
Sharma, K.P. (2008) Enterpreneurship. 2nd Edition. New Delhi: V.K. Entreprises
Porter, M. E. (1990), The Competitive Advantage of Nations, New York: Free Press.
Holmes, T.J. and J.A. Schmitz Jr. (1990), A theory of entrepreneurship and its application to
the study of business transfers, Journal of Political Economy 98, 265-294.
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

Evans, D.S. and L.S. Leighton (1989), Some empirical aspects of entrepreneurship, American
Economic Review 79, 519-535.
Sahlman, W.A., Stevenson, H.H., Roberts, M.J. and Bhide, A.V. (1996). The Entrepreneurial
Venture. Boston, MA: Harvard Business School Press.

Schumpeter J. A. (1965). Economic Theory and Entrepreneurial History. In: Aitken HG (ed)
Explorations in enterprise. Harvard University Press, Cambridge, MA

Matlay, H. (2004) ‘E-entrepreneurship and small e-business development: towards a


comparative research agenda’, Journal of Small Business and Enterprise Development, Vol.
11, pp.408–414.

Kollmann, T. (2001) ‘Measuring the acceptance of electronic marketplaces’, Journal of


Computer Mediated Communication, Vol. 6, No. 2.

Jelassi, T. and Enders, A. (2005) Strategies for e-Business. Creating Value through Electronic
and Mobile Commerce, New York: Prentice Hall, p.3.

Hagel, J. and Singer, M. (1997) Net Gain, Boston, Harvard Business School Press, p.35.

Tapscott, D. (1996) The Digital Economy. Promise and Peril in the Age of Networked
Intelligence, New York, McGraw-Hill.

Kollman, T. (2006) ‘What is e-entrepreneurship? – fundamentals of company founding in the


net economy’, International Journal of Technology Management, Vol. 33, No. 4.

Porter, M.E. and Millar, V.E. (1985) ‘How information gives you competitive advantage’,
Harvard Business Review, Vol. 63, No. 4, pp.149–160.

Weiber, R. and Kollmann, T. (1998) ‘Competitive advantages in virtual markets –


perspectives of “Information-based Marketing” in cyberspace’, European Journal of
Marketing, Vol. 32, Nos. 7/8, pp.603–615.

Porter, M.E. (1985) Competitive Advantage, New York, Free Press.

Covin, J., & Slevin, D. (1991) A Conceptual Model of Entrepreneurship as Firm Behavior?
Entrepreneurship Theory and Practice, Vol. 16, 7-25.

Morris, M. H., & Sexton, D. (1996) "The Concept of Entrepreneurial Intensity: Implications
for Company Performance," Journal of Business Research, Vol.36, No.1, 5-13.

Pearse J. M., Graffman L., Colledge Th., and Legg R., (2008) Leveraging Information
Technology, Social Entrepreneurship, and Global Collaboration for Just Sustainable
Development, Proceedings of 12th Annual National Collegiate Inventors and Innovators
Alliance Conference, 201- 210.

Deans, P. C., and Kane, M. J. (1992) Information Systems and Technology, Boston, MA:
PWS-Kent Publishing
Ditët e Studimeve Shqiptare II /24-26 Prill 2015 ISBN 978-9928-190-43-7

Janson M.A. & Wrycza S. Information Technology and Entrepreneurship: Three Cases from
Poland; the Center for International Studies and the Office of Research, University of
Missouri-St. Louis. Parë për herë të fundit me 11/04/2015 nga
http://www.umsl.edu/~jansonma/myarticles/poland3.pdf

Schumpeter, J.A. (1911) The Theory of Economic Development: An Inquiry into Profits,
Capital, Credit, Interest and the Business Cycle. 1934 Translation, Cambridge, Mass: Harvard
University Press.

Açka, Sh. (2012) "E-commerce like a quickly manner for economic development- Albanian
case," Proceedings EIIC (Proceedings in EIIC - 1st Electronic International Interdisciplinary
Conference), ISBN: 978-80-554-0551-3, ISSN: 1338-7871, vol. 1, issue 1, pp. 354-358

Raporti i Ecommerce Europe për Evropën Përendimore (2014) Për herë të fundit me
10/04/2015 http://www.ecommerce-europe.eu/facts-figures/infographics/western-europe-2013

Raporti i Ecommerce Europe për Evropën Lindore (2014) Për herë të fundit me 10/04/2015
http://www.ecommerce-europe.eu/facts-figures/infographics/eastern-europe-2013

View publication stats

You might also like