You are on page 1of 8

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË
DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PUBLIKE
PROGRAMI MASTER SHKENCOR

ESE

TEMA: PARIMI I DECENTRALIZIMIT DHE QEV-


ERISJA VENDORE

Punoi: Pranoi:
Frenkli ZYLFI Pandiola
Kerthi
Grupi: 4 Prof. Asoc. Oriona
Muçollari
Tiranë, Shkurt 2022
Për të folur mbi qeverisjen vendore/lokale në Shqipëri, fokusi kryesor shkon në
parimin e decentralizimit si një nga parimet kryesore mbi të cilat funksionon qeverisja
vendore. Shqipëria është shtet unitar, qeverisja e të cilit është e organizuar në dy nivele,
në nivel qendror dhe në nivel vendor. Ndërmjet dy niveleve të qeverisjes ekziston një
marrëdhënie ndërvarësie. Në përgjithësi, janë organet e pushtetit qendror, të cilët marin
vendime strategjike, të cilat zbatohen më pas nga organet e pushtetit vendor. Organizimi i
këtyre pushteteve përcaktohet qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në
kuadrin përkatës ligjor dhe rregullator në Shqipëri. Marrëdhëniet ndërmjet organeve të
njësive të qeverisjes vendore dhe marrëdhëniet e tyre me organet e pushtetit qendror
bazohen në parimin e subsidiaritetit dhe të bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve të
përbashkëta.1
Në zbatim të kuadrit ligjor kryesor, janë miratuar disa akte të tjera nënligjore, të cilat
në pjesën më të madhe kanë në thelb zbatimin e parimit të autonomisë vendore edhe pse
zbatimi i tyre shpesh ka lënë për të dëshiruar. Pushteti ekzekutiv, apo qeveria me gjithë
aparatin administrativ të saj kujdeset për shumë fusha, duke marrë iniciativa, duke krijuar
institucione, duke kontrolluar etj. Pikërisht fakti që qeveria (pushteti ekzekutiv) ka detyra
shumëdimensionale, të cilat shtrihen në të gjithë territorin e shtetit, bën që të lindë nevoja
e ndarjes së saj në dy nivele: niveli qendror ose qeverisja qendrore (qeveria apo këshilli i
ministrave) dhe niveli periferik ose qeverisja lokale (vendore) që nënkupton qeverisjen
sipas njësive territoriale të shtetit.2
Për të realizuar një qeverisje të suksesshme është e rëndësishme krijimi i një fryme
bashkëpunimi ndërmjet dy niveleve të qeverisjes, qëllimi i të cilës është ofrimi i shër-
bimeve më të mira për qytetarët. Kjo mund të arrihet me përcaktimin e qartë të funksion-
eve dhe përgjegjësive të tyre, duke siguruar autonominë dhe njëkohësisht ndërvarësinë
ndërmjet nivelit qendror dhe atij vendor të qeverisjes. Secili prej niveleve duhet të jetë or-
ganizuar në mënyrë të tillë për të siguruar një qeverisje sa më pranë dhe në shërbim të
qytetarëve. Për realizimin e kësaj marrëdhënie kërkohet zbatimi i disa parimeve, ndër të
cilët është edhe ai i autonomisë vendore. Nëpërmjet tij, synohet që shërbimet të kalojnë
nga nivelin qendror në nivelin vendor, me qëllim ofrimin e shërbimeve nga niveli më i
afërt me qytetarët.

Historik

Shqipëria u anëtarësua në Këshillin e Evropës në 1995 dhe ratifikoi Kartën Evropiane


për Vetëqeverisjen Lokale (ETS Nr. 122) më 4 prill 2000. Qeveria e Shqipërisë filloi në
vitin 2013 reforma të mëdha përsa i përket decentralizimit dhe organizimit administrativ
dhe territorial, të cilave Kongresi u dha ndihmë. Përpjekjet e Kongresit si dhe ndërm-
jetësimi midis shoqatave bënë të mundur përfshirjen e të drejtës së autoriteteve lokale dhe
rajonale për t'u konsultuar në Strategjinë Kombëtare të Decentralizimit 2015-2020 dhe
Ligjin Organik për Vetëqeverisjen Vendore, të miratuar në dhjetor 2015. Ajo çoi në kri-
jimin e Këshillit Konsultativ të Autoriteteve Vendore dhe Qendrore në janar 2017. 3Ishte
në kuadër të këtij organi të ri që shoqatave shqiptare të autoriteteve vendore dhe rajonale
iu dha mundësia të përfaqësonin të gjitha autoritetet vendore dhe rajonale në një baza e

1
Ligji nr. 8652, datë 30.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, Neni 4
2
Financat lokale dhe qeverisja, Arif Murrja, Daniel Borakaj, Belina Budini, fq 211
3
"Strengthening Local Government Structures and Co-operation of Local Elected Representatives in Alba-
nia" Partners: Government of Albania, local and regional authorities and their associations, 01.10.2012 –
30.06.2017

1
barazisë. Ligji për financat lokale u diskutua në mbledhjen e parë të Këshillit Konsultativ
dhe shumica e propozimeve të paraqitura nga shoqatat u morën parasysh në tekstin
përfundimtar, i cili hyri në fuqi në maj 2017. Më pas, autoritetet vendore dhe shoqatat e
tyre shkëmbyen ndër të tjera për qëndrimet buxhetore për vitin 2018, zbatimin e
strategjisë kombëtare për decentralizim dhe masat e mundshme për mbrojtjen e mjedisit.
Reformat e Qeverisë u bazuan në disa nga dispozitat e përfshira në Rekomandimin 349
për demokracinë lokale dhe rajonale në Shqipëri, të miratuar nga Kongresi në tetor 2013.
Aktivitetet e organizuara nga Kongresi në Shqipëri synonin të ofronin një platformë plu-
raliste diskutimi për autoritetet vendore për çështje me interes të përbashkët dhe për të
bërë zërin e tyre të dëgjohet kur hartohet dhe diskutohet legjislacioni përkatës.

Parimi i decentralizimit

Decentralizimi është një term i gjerë, i cili mund të përdoret për t’iu referuar formave të
ndryshme të qeverisjes. Në thelb, decentralizimi ka të bëjë me transferimin e pushtetit
nga qeveria qendrore në nivele më të ulëta të qeverisjes. Kjo mund të përfshijë
përgjegjësinë për planifikimin dhe menaxhimin e funksioneve të qeverisë duke përfshirë
rritjen dhe alokimin e burimeve. Decentralizimi në përgjithësi nxitet për shkak se ai sjell
ndikime pozitive në zhvillimin lokal dhe kombëtar, duke përfshirë zvogëlimin e varfërisë
dhe arritjen e objektivave të zhvillimit të mijëvjecarit.
Në kuptimin teorik, decentralizimi është sistemi i qeverisjes, drejtimit dhe organizimit
politik, ekonomik, juridik që bazohet në shpërndarjen e kompetencave nga organet e
pushtetit qëndror në organet e pushtetit vendor. Decentralizimi mund të realizohet në tre
forma: 4
• Dekoncentrimi si transferim i burimeve, përgjegjësive dhe autoritetit brenda një
institucioni apo administrate qendrore. Ai e transferon pushtetin nga zyrat qëndrore për
tek zyrat periferike të të njëjtës strukturë administrative qëndrore, ose e transferon
përgjegjësinë në njësitë e administratës vendore që janë pjesë e strukturës së qeverisjes
qëndrore. Drejtimi, orientimi dhe vendimarrja, në thelb është e administratës qëndrore.
Megjithatë kjo lejon një lloj diskrecioni të zyrtarëve në zyrat vendore, të vendosin pa u
referuar në çdo kohë tek zyra qëndrore, por duke vendosur në bazë të një tërësie rregul-
lash të përbashkëta. Të tilla janë drejtoritë arsimore apo shëndetësore të ngritura në çdo
qark.
• Transferimi ka të bëjë me transferimin e përgjegjësive dhe autoritetit vendimmarrës nga
pushteti qëndror tek pushteti vendor, ku këto pushtete dhe organet përkatëse të tyre nga
pikëpamja kushtetuese dhe ligjore janë institucione krejtësisht të pavarura dhe legjitime
dhe përfaqësojnë nivele të ndryshme të qeverisjes. Është një nga format e decentralizimit
që njihen sot në botë dhe është mënyra se si është realizuar decentralizimi në Shqipëri,
dhe • Delegimi, si formë e decentralizimit që e dërgon përgjegësinë dhe autoritetin në
kryerjen e funksioneve të caktuara në institucione ose agjenci shtetërore ose gjysëm au-
tonome të vendosura në nivel lokal. Kjo nënkupton një nivel kontrolli të lartë nga zyra
qëndrore në atë vendore. Të tilla përmendim zyrat e gjendjes civile. Kjo e drejtë është e
përcaktuar me ligj si e drejtë e organeve më të larta për të kaluar atributet e ushtrimit të
pushtetit të tyre tek organet më të ulëta në shkallë hierarkie, brenda sistemit përkatës
shtetëror. Me Ligjin për Qeverisjen Vendore, Pushteti qëndror mund të delegojë kompe-
tenca të vetat tek Pushteti vendor. 5
Decentralizimi mund të jetë:
• politik- transferimi i autoritetit politik në nivel vendor, në bazë të një procesi për-
4
Rebuilding effective government; Local Level Initiatives in Transition, UNDP, 2003
5
Goventa, John; Valderrama C, Streengthenking Participation in Local Government, Conference, 2009

2
faqësimi të bazuar në zgjedhje politike vendore;
• administrativ- transferimi i çështjeve administrative në nivel vendor ose
• financiar- zhvendosja e pushtetit financiar pranë nivelit vendor- që do të thotë af-
tësia e nivelit vendor për mbledhjen e burimeve financiare, menaxhimin dhe ad-
ministrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve. 6
Në fuqizimin e demokracisë dhe qeverisjes vendore, elementi thelbësor është decentraliz-
imi fiskal, i nënkuptuar si aftësia për të përfituar dhe mbledhur burime të mjaftueshme fi-
nanciare dhe për ti përdorur këto burime për ti ofruar shërbime komunitetit, sipas nevo-
jave dhe preferencave të tyre, pa ndërhyrjen e tepërt apo të vazhdueshme të niveleve më
të larta të qeverisjes. Ky ështe një ndër parimet themelore të Kartës Evropiane të
Vetqeverisjes Vendore të Këshillit të Evropës. Por këtu ndikojnë dhe faktorë të tjerë për
të cilët duhet të marrin përgjegjësi qeveria edhe vetë bashkitë, si psh faktori dhe klima
politike (polarizimi në skaje dhe përplasjet në këshilla apo mes kryetarit dhe këshillit);
faktori administrativ me legjislacion të paqartë e jo shterues dhe kapacitetet e dobta për
interpretim dhe zbatim, faktori financiar (1 % e PBB për transfertën e pakushtëzuar është
nivel shumë i ulët) por dhe kapaciteti i dobët vendor për të gjeneruar të ardhura vendore,
shpërndarja e fondeve për investime pa kritere dhe proces transparent, faktori teknologjik
(edhe pse shumë progres është bërë kohët e fundit sërisht teknologjia nuk po arrin të për-
mirësojë shërbimin për qytetarin). 7

Rëndësia

Decentralizimi i pushtetit vendor është një proces aplikimi i të cilit sjell rezultate, të cilat
prekin thuajse çdo aspekt të veprimtarisë njerëzore. Një nga qëllimet e këtij procesi është
sjellja e qytetarëve në vendimmarrje. Karta e Autonomisë Lokale Evropiane u jep të
drejtën qytetarëve të jenë pjesëmarrës në qeverisjen vendore. Decentralizimi i qeverisjes
vendore bazohet në parimin e nën-solidaritetit; në ofrimin e shërbimeve më pranë qyte-
tarëve dhe këto shërbime duhet në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tyre. Duke njohur
nevojat e qytetarëve, njësitë e qeverisjes vendore “transmetojnë” nevojat e tyre në
pushtetin qendror, dhe kështu që qytetarët bëhen pjesëmarrës në formulimin e politikave.
Kur qytetarët kontrollojnë vendimet kryesore të qeverisë vendore dhe janë të lirë të japin
kontributin e tyre në projektimin, ndërtimin dhe ndryshimet në qeverisjen e qytetit,
atëherë qytetarët konsiderohen aktorë aktivë të qeverisjes. Decentralizimi i pushtetit ven-
dor është një reformë, që përfshin një ndarje të funksioneve ndërmjet pushtetit qendror
dhe atij vendor, me synimin kryesor mbi përgjegjësitë e vendimmarrjes më pranë qyte-
tarëve.8
Hapësira për vetëvendosje mund të forcojë besnikërinë dhe integrimin e njësive
nënkombëtare në shtet, gjë që mund të ndihmojë në zbutjen e tensioneve dhe tejkalimin e
konflikteve që lidhen me ndarjen e pushtetit dhe kontrollin mbi burimet publike. Sistemet
efektive të qeverisjes në shumë nivele rrisin shtrirjen dhe ankorimin e politikave kom-
bëtare të zhvillimit.
Decentralizimi përfshin këto tre aspekte kryesore: Decentralizimin e funksioneve,
transferimin e burimeve financiare për përmbushjen e detyrave të caktuara dhe decentral-
izimin e autoritetit politik dhe kompetencave vendimmarrëse (aspektet e decentralizimit
administrativ, fiskal dhe politik). Sipas konteksteve të vendit mund të gjenden shkallë të
ndryshme të decentralizimit.9 Një nga efektet më domethënëse të ndërveprimit të
6
Keith L.Miller, Advantages and Disadvantages of Local Government Decentralization, Guyana, 2002
7
Walter Kallin, Decentralization - Why and How?, fq. 67
8
Mentor Isufaj / Procedia - Social and Behavioral Sciences 109 ( 2014 ) 459 – 463
9
https://www.shareweb.ch/site/DDLGN/topics/decentralizationlocalgovernance/SitePages/Home.aspx ak-

3
avantazheve te ndryshme që kanë pushtetet vendore ndaj pushteteve qendrore është që
shteti në tërësi të fitojë legjitimitet. Kur qytetarët besojnë që zyrtarët e tyre dhe janë më
aktivisht të përfshirë në përmirësimin e komunitetit të tyre, marrëdhënia e tyre me shtetin
në tërësi është gjithashtu në nivele të përmirësuara. Kështu, ndërsa autoriteti i pushtetit
qendror mund të pakësohet nga decentralizimi, legjitimiteti i shtetit në tërësi është për-
mirësuar. Ndryshimet e udhëhequra nga decentralizimi duhet të shihet jo vetëm si një
qeveri “lokale kundrejt qendrës” si fenomen, por më tepër si një mënyrë për të përfituar
reciprokisht të dy nivelet të qeverisë dhe qytetarëve në të njëjtën kohë.

Decentralizimi Fiskal

Përgjegjësia financiare është një komponent thelbësor i decentralizimit. Nëse qeveritë


vendore dhe organizatat private do të kryejnë funksione të decentralizuara në mënyrë
efektive, ato duhet të kenë një nivel të përshtatshëm të ardhurash – qofshin të mbledhura
në nivel lokal ose të transferuara nga qeveria qendrore – si dhe autoritetin për të marrë
vendime për shpenzimet. Decentralizimi fiskal mund të marrë shumë forma, duke përf-
shirë a) vetëfinancimin ose mbulimin e kostos nëpërmjet tarifave të përdoruesit, b)
bashkëfinancimin ose marrëveshjet e bashkëprodhimit nëpërmjet të cilave përdoruesit
marrin pjesë në ofrimin e shërbimeve dhe infrastrukturës nëpërmjet kontributeve mon-
etare ose të punës; c) zgjerimi i të ardhurave vendore nëpërmjet taksave mbi pronën ose
shitjet, ose tarifat indirekte; d) transfertat ndërqeveritare që zhvendosin të ardhurat e
përgjithshme nga taksat e mbledhura nga qeveria qendrore tek pushteti vendor për për-
dorime të përgjithshme ose specifike; dhe e) autorizimin e huamarrjes bashkiake dhe
mobilizimin e burimeve të qeverisë kombëtare ose vendore nëpërmjet garancive të kre-
disë. Në shumë vende në zhvillim qeveritë vendore ose njësitë administrative zotërojnë
autoritetin ligjor për të vendosur taksat, por baza e taksave është aq e dobët dhe varësia
nga subvencionet e qeverisë qendrore është aq e rrënjosur sa nuk bëhet asnjë përpjekje
për të ushtruar këtë autoritet.
Kuadri ligjor i Republikës së Shqipërisë u lejon organeve të qeverisjes vendore të për-
caktojnë taksat dhe tarifat vendore sipas ligjit. Të gjitha njësitë administrative kanë bux-
hetin e tyre. Buxheti formohet nga burime vendore dhe nga fondet nga burimet kom-
bëtare. Në vend burimet që rrjedhin janë taksat vendore dhe tarifat vendore. Taksat
vendore përbëhen nga taksat për celularin dhe pasuri të paluajtshme dhe transaksionet e
kryera në këto pasuri.10 Aktivitetet ekonomike si p.sh bizneset e vogla, hotelet, baret dhe
restorantet janë gjithashtu subjekt i taksave vendore. Së fundmi të ardhurat personale e
cila mund të vijë si rezultat i një dhurimi, një llotarie ose një trashëgimi nga një i afërm
duhet të paguajë një taksë të caktuar për autoritetet vendore. Nga ana tjetër, taksat ven-
dore u vendosen qytetarëve si rezultat i shërbimeve të ndryshme publike dhënë nga au-
toritetet vendore, të drejtën e përdorimit të pronave publike lokale dhe hapësirave pu-
blike. Autorizimi, licencat dhe lejet e ndryshme janë gjithashtu subjekt i tarifave vendore.
Autonomia vendore nuk mund të konceptohet pa autonominë financiare të njësive
vendore. Ndërsa decentralizimi administrativ dhe ai politik janë më të lehtë për tu real-
izuar, decentralizimi fiskal është më i vështirë. Pushteti qendror e ka më të vështirë
kalimin e kompetencave financiare në njësitë vendore edhe për faktin se shpesh është
vënë re mangësi në administrimin si duhet të financave nga pushteti vendor. Për këtë qël-
lim kërkohet një kuadër i detajuar ligjor si dhe kapacitete administrative të afta për ta
zbatuar këtë legjislacion. Në këtë kapitull do të trajtohet se si ka funksionuar autonomia
fiskale në Bashkinë Durrës si një ndër bashkitë më të mëdhaja në vend. Për këtë qëllim
sesuar më 31.01.2022
10
Qytetarët në Qeverisjen Vendore, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, 2009

4
do të fokusohemi tek buxheti i Bashkisë si një ndër elementët kryesorë për të kuptuar de-
centralizimin fiskal.
Buxheti përbëhet nga të ardhurat dhe shpenzimet e njësisë përkatëse. Elementët që për-
bëjnë të ardhurat në një buxhet, për njësitë vendore janë: të ardhurat nga taksat, të ardhu-
rat nga tarifat dhe transferuat e pakushtëzuara, të cilët kalojnë nga pushteti qendror në
pushtetin vendor, sikurse kemi shpjeguar në kapitullin e mëparshëm. 11 Ndërsa kategoritë
e shpenzimeve për Bashkinë Durrës janë: shpenzime personeli, shpenzime operative dhe
te mirëmbajtjes, subvencione, transferta tek individët dhe buxhetet familjare, fondi rez-
ervë dhe kontigjenca, kontributi për qarkun, kontributi për pjesëmarrjen në projektet IPA
dhe shpenzimet kapitale. Buxheti përmban nëntë programe për zhvillimin e qytetit: pro-
grami i infrastrukturës rrugore, programi i shërbimeve publikë, programi i arsimit parau-
niversitar dhe edukimit, programi i transportit urban, programi i strehimit social, pro-
grami i kujdesit social, programi i kulturës dhe turizmit, programi i rinisë dhe sportit dhe
programi i administratës vendore.

Përfundime

Si përfundim mund të themi se decentralizimi fiskal në Shqipëri është një nga reformat
më të rëndësishme për të demokratizuar vendin. Kjo reformë synon një ndarje më të qartë
të funksioneve dhe përgjegjësive të të dy niveleve të qeverisjes dhe në një farë mënyre
kërkon një shkallë autonomie në nivel lokal. Autonomia sjell përgjegjësi, që do të thotë
se njësia e qeverisjes vendore vendos të mbajë shpenzimet për qytetarët, dhe duhet të
marrë përgjegjësinë për cilësinë dhe sasinë e shërbimeve të ofruara. Të gjitha këto parime
janë elementet bazë që duhet të drejtojnë reformën fiskale te decentralizimit në Shqipëri,
i cili është në fazat e hershme të zhvillimit.12 Për të pasur performancë për zbatimin e
reformave, programi i qeverisë duhet të fokusohet në zbatimin institucional dhe marrëd-
hëniet dhe mekanizmat nxitës që mund të krijojnë një kornizë të shëndetshme
llogaridhënieje për shërbimin publik dhe ofrimit te tyre në nivel lokal, duke ndikuar në
aftësinë e stabilitetit makroekonomik dhe ruajtjen e tij. Marrëdhënia midis pushtetit
qendror dhe atij vendor është më tepër një ndërvarësi sesa një marrëdhënie e një autoriteti
më të lartë dhe një autoriteti më të ulët. Të dyja këto nivele të qeverisjes kanë cilësi të
cilat i vendosin në pozitën avantazh dhe disavantazh ndaj njëri-tjetrit. Marrëdhënia
qëndrore-lokale mund të përshkruhet si dy botë të ndryshme të cilat veprojnë pothuajse të
pavarura nga njëri-tjetrin, por herë pas here ndërveprojnë për të mirën më të madhe të
njerëzve. Marrëdhënia mes dy niveleve të qeverisjes është kryesisht një rutinë e përdit-
shme e cila kryhet brenda një kuadri të caktuar ligjor dhe përfshin korrespondencën dhe
komunikimin ndërmjet departamenteve të ndryshme të autoriteteve lokale dhe qendrore.
Këto departamente angazhohen për qeverisjen e një vendi. Qeveria qendrore ka ek-
skluzivitetin e formulimit të legjislacionit, kapacitetit financiar dhe autoritetit rregullues,
ndërkohë që pushteti vendor ka përvojë dhe njohuri në lidhje me zonat lokale.13
Autonomia vendore ka synuar që organet e qeverisjes vendore të zhvillojnë veprimtari
të pavarur, t’i japin atyre autoritet të mjaftueshëm për të realizuar atë pjesë të qeverisjes
të veprimtarisë publike të garantuar me ligj, e përcaktuar në “Kreun III” “Të drejtat e një-
sive të qeverisjes vendore” të ligjit organik të qeverisjes vendore. Në thelb autonomia e
organeve të qeverisjes vendore është e siguruar me anë të: (i) autonomisë politike, që
shprehet në faktin që organet e qeverisjes vendore kanë autoritetin e mjaftueshëm për të
11
Raporti i Zhvillimit Njerëzor, Sfidat e Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimi Rajonal, UNDP, 2003
12
Litvack, Jehnie; Jumaid, Ahmad; Bird Richard, Rethinking Decentralization in Developing Countries,
World Bank, 2001
13
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Për një Komunitet Aktiv në Qeverisje, Toena, Tiranë, 2012

5
marrë vendime për probleme të kompetencës së tyre, brenda kuadrit ligjor që vepron në
shkallë vendi dhe nuk ka ndonjë autoritet tjetër administrativ që të shfuqizojë vendimet e
tyre. Shfuqizimi i vendimeve bëhet vetëm në rrugë gjyqësore, për rastet kur është vepruar
në kundërshtim me ligjin, (ii) autonomisë financiare, pasi organet e qeverisjes vendore
kanë mjetet e veta financiare me të cilat mbështesin realizimin e angazhimeve të tyre si
dhe (iii) autonomisë administrative që gjen shprehjen në autoritetin ligjor të organeve të
qeverisjes vendore për të administruar veprimtarinë për realizimin e angazhimeve, në
mënyrën më efektive në kushtet e njësisë përkatëse brenda rregullave dhe mënyrave të
përcaktuara me ligj.
Nga ana tjetër, edhe faktori ndërkombëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm në
avancimin e kësaj reforme, duke e nxitur atë që në fillimet e saj. Përvoja e vendeve
perëndimore, në të cilat është zbatuar kjo reformë ka bërë që faktori ndërkombëtar të
kërkojë me ngulm atë. Konsulenca teknike dhe ndihma ekonomike e dhënë prej organi-
zatave ndërkombëtare si UNDP, USAID, Banka Botërore, GiZ etj… ka ndikuar pozi-
tivisht, nëpërmjet ofrimit të ekspertizës për hartimin dhe zbatimin e kaudrit ligjor dhe
rregullator në këtë fushë. Autonomia e pushtetit vendor erdhi gjithashtu si nevojë dhe de-
tyrim pas vitit 1993, kur Shqipëria u anëtarësua në Këshillin e Evropës. Domosdoshmëria
e kësaj autonomie lidhet gjithashtu edhe me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e sta-
bilizim-asociimit me Bashkimin Evropian. Duke ditur se decentralizimi i funksioneve e
kompetencave duhet te shoqërohet me te ardhurat e nevojshme per kryerjen e tyre, prior-
itet ka qenë edhe konsolidimi i decentralizimit ne fushën e të ardhurave dhe shpenzimeve
dhe përmirësimi i skemave të financimit te njësive të qeverisjes vendore, ose ai që njihet
si decentralizimi fiskal

6
Referenca

- Ligji nr. 8652, datë 30.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes
Vendore”
- Financat lokale dhe qeverisja, Arif Murrja, Daniel Borakaj, Belina Budini.
- "Strengthening Local Government Structures and Co-operation of Local Elected
Representatives in Albania" Partners: Government of Albania, local and regional
authorities and their associations, 01.10.2012 – 30.06.2013.
- Rebuilding effective government; Local Level Initiatives in Transition, UNDP,
2003.
- Goventa, John; Valderrama C, Streengthenking Participation in Local Govern-
ment, Conference, 2009 Keith L.Miller, Advantages and Disadvantages of Local
Government Decentralization, Guyana, 2002.
- Walter Kallin, Decentralization - Why and How?
- Mentor Isufaj / Procedia - Social and Behavioral Sciences 109 ( 2014 ).
- https://www.shareweb.ch/site/DDLGN/topics/decentralizationlocalgovernance/
SitePages/Home.aspx.
- Qytetarët në Qeverisjen Vendore, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, 2009.
- Raporti i Zhvillimit Njerëzor, Sfidat e Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimi Rajonal,
UNDP, 2003
- Litvack, Jehnie; Jumaid, Ahmad; Bird Richard, Rethinking Decentralization in
Developing Countries, World Bank, 2001
- Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Për një Komunitet Aktiv në Qeverisje,
Toena, Tiranë, 2012

You might also like