You are on page 1of 2

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se me Hashim Thaçin

e Kadri Veselin kanë probleme politike të pasluftës, derisa thotë se


nuk ka vërejtje për ta për kohën e luftës.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri


Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë duke u mbajtur në
qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë që nga
nëntori i vitit 2020.

Derisa ende nuk dihet një datë se kur do të nisë procesi gjyqësor ndaj
tyre, për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-eprorët
e UÇK-së vizitohen kohë pas kohe nga bashkëpunëtorët dhe
përfaqësuesit e shtetit.

“Me Thaçin e Veselin kemi probleme politike të pasluftës. Tek e fundit


ata janë ushtarë të UÇK-së, për çka ne i përkulemi kontributit të
ushtarëve të UÇK-së që Kosova sot të jetë e çliruar dhe e pavarur…
Asnjëherë nuk i kam kritikuar ata për kohën e luftës. Problemet tona
politike nuk më bëjnë që unë të mos bëjë kërkesë për takim me ta”,
deklaroi tutje Haxhiu.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS-ja) ka ngritur aktakuzë ndaj


Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kransiqit.

Ata po akuzohen se si drejtues të UÇK-së, gjatë luftës në Kosovë kanë


kryer krime kundër njerëzimit.
Aktakuza pretendon se ndërmjet marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin
kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke arrestuar dhe
ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në
mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

You might also like