You are on page 1of 8

Gjenocidi grek i vitit 1945, mbi popullsinë e Çamërisë

Pas masakrave të para të kryera nga forcat nacionaliste greke ndaj minoritetit çam në Greqi,
si dhe me largimin e forcave gjermane, situata në Çamëri u përkeqësua. Ashtu si dhe në të
gjithë Greqinë edhe Çamëria ishte e përfshirë nga ethet e luftës civile që kishte shpërthyer
midis EAM-it dhe EDES-it. Pikërisht, për të frenuar një gjë të tillë, si dhe për të bashkuar
forcat e rezistencës greke kundër ushtrisë gjermane, oficerët e misionit britanik në Greqi bënë
përpjekje për të arritur një marrëveshje midis EAM-it dhe EDES-it. Pas shumë bisedimesh
midis përfaqësuesve të këtyre dy forcave me ndërmjetësimin e oficerëve britanikë, në fund të
muajit gusht 1944, në Kazerta të Italisë u firmos marrëveshja e armëpushimit midis EAM-it
dhe EDES-it të udhëhequr nga Napoleon Zerva.

Ndërsa, zonat e Gumenicës dhe Janinës e deri në zgjatimin në veri, deri në kufirin me
Shqipërinë, njiheshin si zona influence të EDES-it. Forcat e Regjimentit XV të ELAS-it, të
udhëhequra nga komandanti grek Paraskas, në kundërshtim me urdhrat e dhëna nga krerët
ushtarakë të ELAS-it, vendosën që të merrnin nën kontrollin e tyre një pjesë të mirë të
territoreve të Filatit dhe Sajadhës.

Një veprim i tillë nuk u prit aspak mirë nga krerët ushtarakë e politikë të EAM/ELAS-it, të
cilët urdhëruan tërheqjen e menjëhershme të trupave të këtij regjimenti dhe kalimin e kësaj
zone nën influencën e batalionit mikst, të përbërë nga çamët shqiptarë. Forcat edeiste, duke
mos respektuar pikat e marrëveshjes u futën në zonat e banuara nga shqiptarët, të cilat i ishin
lënë në kontroll pikërisht batalionit mikst të Regjimentit XV të ELAS-it. Një raport
informativ i PKG, i degës së Epirit, dërguar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Greke në
Athinë, lidhur me futjen e trupave të Regjimentit X të EDES-it në Çamëri gjatë muajit nëntor
1944, njoftonte se, “ky keqkuptim serioz (fjala ishte për shkeljen e territorit të Çamërisë, e
cila në bazë të kësaj marrëveshje i ishte njohur Regjimentit të 15 të Ushtrisë Çlirimtare
Popullore Greke, i përbërë nga grekë dhe shqiptarë çamë, shënimi ynë) i dha të drejtën
EDES-sit, të shijë në Filat dhe në Çamëri dhe të mbulojë të gjitha krimet e saj të tmerrshme”.

Nisja e masakrave

Në nëntor të vitit 1944, nënsekretari amerikan i shtetit Stetinius, i informuar rreth asaj çka po
ndodhte në Çamëri do të theksonte se; “Ne mendojmë se nuk duhet të lejojmë forcat e
armatosura greke dhe ato shqiptare të kalojnë kufirin dhe se përpjekjet e tyre për të përzënë
ose asgjësuar pakicën që i përket një gjuhe ose një grupi kombëtar të ndryshëm nuk duhet të
tolerohen”. Strategjinë e Zervës për të sulmuar popullsinë çame në brendësi të territorit
shqiptar, e denoncoi hapur pranë aleatëve dhe Shtabi i Përgjithshëm i UNÇL shqiptare, i cili
iu përgjigj në të njëjtën mënyrë kërcënimit edeist.

Të gjendur përballë një përplasje midis EDES-it dhe FNÇL shqiptar, si dhe duke njohur
forcën e vërtetë ushtarake të ushtrisë çlirimtare shqiptare, Shtabi Aleat i Lindjes së Mesme i
komunikoi Zervës se, “në rast se tentonte të kalonte qoftë dhe një pëllëmbë kufirin shqiptar,
do të ishte përgjegjës për atë që do të pasonte më pas”. Sipas aleatëve, plani i Zervës në rast
të një tentative të mundshme për kalimin e kufirit shqiptar, do të rezultonte i paarritshëm, për
shkak se forcat nacionaliste greke do të viheshin midis dy zjarreve, ku nga njëra anë ato do të
sulmoheshin nga trupat e EAM/ELAS-it dhe nga ana tjetër do të sulmoheshin nga forcat
ushtarake të LANÇ shqiptare. Pas përpjekjeve të shumta, në dhjetor të vitit 1944, një pjesë e
konsiderueshme e krahinës së Çamërisë u vu nën kontrollin e Frontit Nacional Çlirimtar të
EAM-it dhe ELLAS-it. Si pasojë e kësaj situate të krijuar, forcat edeiste në dhjetëditëshin e
parë të janarit të vitit 1945, u larguan në drejtim të Korfuzit. Pas vënies nën kontrollin e
përkohshëm të këtyre territoreve nga ana e forcave të EAM-it, u duk se ishin krijuar kushtet
për rikthimin e popullsisë së shpërngulur çame në shtëpitë e tyre. Në vazhdën e përpjekjeve të
patriotëve çamë për të denoncuar masakrat që ishin kryer ndaj popullsisë shqiptare, si dhe për
të mundësuar rikthimin e familjeve çame të shpërngulura, një përfaqësi e kësaj popullsie e
kryesuar nga patrioti Musa Demi në ditët e para të janarit 1945, mori kontakte me krerët e
EAM-it dhe Komitetit Panepiriot në Janinë.

Kërkesa e M. Demit drejtuar udhëheqësve eamistë për të krijuar kushtet e duhura për
rikthimin e çamëve në Çamëri, u prit mirë nga komunistët grekë. Pas takimit me udhëheqësit
grekë të EAM-it, Musa Demi i shoqëruar dhe nga Jani Kondi nga fshati Finiq i Filatit, u
paraqitën në Athinë për të takuar kryeministrin grek Papandreu, i cili refuzoi në mënyrë të
prerë të takohej me përfaqësinë e shqiptarëve myslimanë çamë. Me gjithë dështimin për të
siguruar një takim me përfaqësues të qeverisë greke, komisioni i përfaqësuesve të popullsisë
çame nuk u tërhoq nga përpjekjet për të përfunduar misionin që kishin ndërmarrë. Musa
Demi dhe përfaqësuesit e tjerë të minoritetit çam takuan një përfaqësi të misionit aleat në
Athinë, të cilëve u bënë të njohur faktet rrëqethëse dhe situatën e vështirë në të cilën ndodhej
popullsia shqiptare në Çamëri.

Reagimet

Premtimi i vetëm që morën përfaqësuesit çamë, ishte se problemi që ata shtronin do të ishte
në vëmendjen e aleatëve, por se ata nuk merrnin përsipër zgjidhjen përfundimtare të çështjes
dhe kthimit të familjeve çame në Çamëri. Përpjekjet për të mundësuar rikthimin e familjeve
çame të shpërngulura në trojet e tyre u shtuan nga forcat e majta greke dhe shqiptare. Për këtë
qëllim si EAM-i grek dhe FNÇL shqiptar, ranë dakord që popullsia e shpërngulur çame, të
mund të rikthehej në Çamëri gjatë ditëve në vazhdim.

Në bazë të marrëveshjes në 6 janar 1945, Komanda e Lartë e Regjimentit XV të ELAS-it, iu


drejtua me një thirrje Komitetit Antifashist Çam, si dhe të gjithë emigrantëve çamë të
shpërngulur nga Çamëria. Në këtë thirrje theksohej fakti se, kthimi i familjeve çame në
shtëpitë e tyre do të ishte i shpejtë, por ky kthim do të fillonte vetëm në ato momente kur të
merrej një vendim i përbashkët midis qeverisë shqiptare dhe asaj të ELAS-it. Të
ndërgjegjshëm për krimet e kryera nga zervistët në kurriz të popullsisë çame, drejtuesit grekë
të EAM-ELAS-it, theksonin se; “Drama dhe katastrofa që kishte përfshirë kohët e fundit
elementin mysliman çam e kishte shkatërruar plotësisht atë”. Paralelisht me thirrjen drejtuar
minoritetit çam, Komiteti Nacionalçlirimtar i EAM-it dhe Komiteti Panepiriot Grek, në datën
28 janar 1945, lëshuan dhe një thirrje drejtuar banorëve të krishterë të Çamërisë, me anë të së
cilës bëhej i njohur vendimi i marrë nga Prefektura e Gjirokastrës për kthimin e refugjatëve
çamë në shtëpitë e tyre.

Të inkurajuar dhe nga bisedimet midis EAM-it dhe qeverisë shqiptare, rreth 3 000 deri në
5000 çamë vendosën të riatdhesohen në Çamëri. Por, pavarësisht masave të marra nga pala
greke dhe garancive të dhëna nga misioni britanik në Tiranë, një pjesë e mirë e banorëve
çamë, të cilët mundën t’u shpëtojnë masakrave të Zervës dhe që kishin parë me sytë e tyre
krimet e bëra, as që kishin ndërmend të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Koha u dha të drejtë.
Shumë shpejt ky rikthim do të rezultonte fatal për këtë pjesë të popullsisë.

KU MUND TE NA GJENI:
Korçe Erseke Permet Gjirokaster 3 dite

PROGRAMI
Dita e Parë:
Nisja nga Tirana në orën 06.00 AM
Ndalesa te shkurtra gjatë Udhëtimit për Kafe dhe Mëngjes. Mbrritja
në Pogradec. Ndalesë e shkurtër në Tushemisht dhe Parkun e Drilonit.
Vazhdimi i udhëtimit për në Korçë. Vizitë e qytetit dhe Drekë e lirë.
Pasdite, nisja për në Voskopojë. Vizitë e Kishave dhe Monumenteve
te Fshatit te Voskopojës. Fjetje dhe Darkë në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Ersekë. Ndalesë e shkurtër në Ersekë.
Vizitë e shkurtër në Rehovë, fshati në rrëzë të Malit të Gramozit.
Vazhdimi i udhëtimit për në Borovë, fshati i famshëm i djegur në
luftën II Boterore. Vazhdon udhëtimi për në Fermën e Famshme të
Sotirës. Drekë e lirë. Nisja për në Leskovik. Ndalesë e shkurtër në
Leskovik. Vazhdon udhëtimi për në Llixhat e Bënjës. Vizitë e
shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Kanionet e Langarices. Vizitë e
shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Përmet. Vizitë e qytetit të
Përmetit. Darkë dhe Fjejte në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Këlcyrë. Ndalesë e shkurtër. Nisja
për në Gjirokastër. Vizitë e lirë në qytet. Drekë e lirë. Pasdite, kthimi
për në Tiranë dhe Prishtinë

Cmimi
€79
Ne cmim perfshihet
*Akomodimi sipas hoteleve perktes.
*Transporti dhe vizitat sipas programit me bus/minibus .
*Vaktet sipas zgjedhjes se hoteleve .
*Shoqerues gjate udhetimit .
Berati
1. Një përshkrim i shkurtër

A doni të përjetoni në të njëjtën kohë të gjitha periudhat e historisë së Ballkanit dhe të


Shqipërisë? Atëherë nuk duhet të lini pa vizituar zemrën e Shqipërisë, Beratin. “Qyteti i një
mijë e një dritareve”, sikurse është bërë zakon të thuhet, është një nga pikat turistike më të
frekuentuara në krejt vendin. Në kohët e sotme qyteti ka ruajtur karakteristikat arkitektonike
të një qyteti tipik të periudhës së vonë osmane (fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit
XX), një rast më tepër për t’u zhytur në atmosferën e atyre viteve që shënuan historinë e krejt
Ballkanit. Histori e gjatë, vende pa fund për t’u vizituar, një klimë e shëndetshme dhe shumë
itinerare nga ku mund të njihni Shqipërinë e vërtetë, këto të gjitha mund t’i gjeni në Berat.

2. Pozita Gjeografike

Rrethi Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore dhe pjesërisht në Ultësirën


Jugperëndimore të Shqipërisë. Berati ndodhet 122 kilometra larg kryeqytetit të vendit,
Tiranës, si dhe 92 kilometra larg Durrësit dhe 81 kilometra larg Vlorës, që janë portet
kryesore të Shqipërisë. Duke prenotuar një hotel në Berat do të siguronit një bazë të mirë
nga ku të niseshit më pas në zbulim të Shqipërisë.

3. Si të mbërrini

Nëpërmjet Tokës: Nga aeroporti keni rreth 110 km për të përshkuar, dhe më pas të merrni
aksin Sspan drejt Durrësit, pastaj ndiqni aksin SH4 Kavajë, pasi të keni arritur në Lushnje
duhet të merrni aksin SH72 për Berat.
-Për ata që vijnë nga Kosova (273 km), duhet të merrni autostradën E-852 Durrës-Kukës-
Morinë, dhe pastaj të vazhdoni të ndiqni aksin SH4 për Kavajë, pasi të keni arritur në Lushnje
merrni aksin SH72 për Berat.
-Nëse vini nga kufiri grek i Kakavijës duhet të merrni aksin rrugon E-853-Tepelenë-Ballsh
Fier, Berat, (152 km)
-Nëse ju vini nga kufiri i Maqedonisë apo Kapshticës, duhet të merrni aksin E-852-Elbasan-
Rrogozhinë-Lushnje Berat, 100 km.

4. Historia

Disa gjetje prehistorike na bëjnë me dije se territori i sotëm i qytetit duhet të jetë banuar që
nga epoka e bronzit, afërsisht 2600-1800 vjet para Krishtit. Berati ka qenë qendra e fisit ilir të
dasaretëve, të cilët ngritën fortifikimet e para për të mbrojtur luginën e Osumit. Tit Livi,
historiani i famshëm romak, na ka lënë një përshkrim të pushtimit të tij prej legjioneve të
Romës, të komanduara nga legati Apustius, në vitin 200 para Krishtit. Qyteti më pas mori
emrin Antipatrea, ndonëse hera-herës cilësohej edhe si Albanorum Oppidium. Romakët
ndërtuan një kalim të fshehtë drejt Osumit, shenja të tij janë ende dhe sot,  nga i cili qyteti
mund të duronte edhe rrethime të gjata. Kështu pak nga pak, nga një qendër vetëm ushtarake,
Antipatrea nisi të shndërrohej në një qytet të mbrojtur më së miri.Perandori Bizantin, Teodos
II e pushtoi në 440 pas Krishtit dhe i vuri emrin e së motrës Pulkeria, kështu Berati për disa
kohë u quajt Pulkeriopolis. Kjo është teza deri më sot më e pranuar. Porse ka edhe mendime
të tjera lidhur me identifikimin e fortifikimit antik të Beratit. Në shekullin e VII bullgarët
pushtuan qytetin dhe i vunë emrin Beligrad (Qytet i Bardhë), nga vjen emri i sotëm Berat.
Qyteti më pas kaloi një periudhë të stuhishme, duke kaluar nga një pushtues te tjetri.
Bullgarë, bizantinë dhe anzhuinë i lanë vendin njëri tjetrit. Pikërisht me rastin e rimarrjes së
Beratit nga Bizanti, është ndërtuar Kisha e Shën Marisë së Vllahernës, ende sot në gjendje të
mirë në kala. Ajo i kushtohet disfatës së anzhuinëve në 1271. Më 1345 qyteti u pushtua nga
serbët dhe më vonë u shndërrua në qendër të një principate të gjerë të drejtuar nga fisnikët
shqiptarë, Muzakajt, që shtrihej deri në Kostur, në Greqinë e sotme. Nga emri i kësaj
familjeje sundimtarësh vjen emri i fushës më të madhe në Shqipëri, asaj të Myzeqesë.

Çfarë mund të vizitoni

Mandalemi dhe Gorica janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me
terrenin në të cilën janë ndërtuar. Këto dy lagje së bashku me kështjellën përbëjnë
komplekset më karakteristike të qytetit. Shumica e shtëpive këtu janë Monumente Kulture.

Kalaja e Beratit ngrihet mbi  një kodër prej 187 metra, ndodhet në pjesën e sipërme të
qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla. Është ndërtuar me gurë gjigandë në
formë katrori. Kështjella është ngritur sipas një plani trekëndësh. Sapo hyn në kështjellë
majtas ndodhet Kisha e Shën Todrit me afreske të bukura të pikturuara nga piktori i famshëm
shqiptar Onufri. Ajo i përket shekullit XVI, por është ndërtuar mbi themele edhe më të vjetra.
Në këtë kishë do të gjeni disa ikona: Krishti Pantokrator, e shekullit XVI, Gjon Pagëzori,
Virgjëresha Mari me fëmijën, shumica vepra të Onufrit. Vizita në kala bëhet në çdo orë të
ditës. Bileta kushton 50 lekë / 100 lekë për të huaj.

Muzeu Ikonografik “Onufri” është nga më të vizituarit e qytetit dhe nga më të rëndësishmit
në krejt Shqipërinë. Në të ndodhen një numër i madh ikonash të realizuara nga mjeshtri më i
madh i pikturës mesjetare shqiptare Onufri dhe biri i tij, Nikolla, si dhe të shumë artistëve të
tjerë të artit ikonografik. Muzeu u përurua në 1986. Kisha Fjetja e Shën Mërisë, në të cilën
ndodhet muzeu, u ndërtua nga fundi i shekullit të XVIII dhe përfundoi në 1797. Hapur: Nga e
marta deri të Shtunën Orari: 9°°-16°° në dimër; 09°°-13³° dhe 16°°-19°° në verë E hënë:
Pushim E diel: 09°°-14°° Dt. 1 Maj – 30 Shtator 09°°-13°° & 16°°-19°° Dt. 1 Tetor – 30 Prill
9°°-16°° Çmimi: 200 lek / 2 Euro Tel: +355 32 232 248

Muzeu Etnografik është i pozicionuar në pjesën e poshtme të kodrës, në të djathtë të rrugës


për në kala. Muzeu është vendosur në një shtëpi tepër karakteristike, përfaqësuese e banesës
tipike beratase, e cila daton në fund të shekullit XVIII. Godina e Muzeut, objektet e
ekspozuara si dhe kompleksi muzeal i shtëpive përreth janë një dëshmi e një kulture
etnografike sa interesante, aq edhe të pasur. Orari: 09°°-18°° në verë 09°°-16°° në dimër,
Çmimi i biletës: 200 lekë Tel: 032 232 224
Albanian Adventures

“Make your dreams come true”

Na kontaktoni:
Nr.tel:06845987110
Rrjete sociale:
Instagram:@albanian.adventures
Facebook:Albanian adventures
Website: www.aladventures.com
Agjensia turistike : “Albanian Adventures” ofron sherbime ne
te gjitha qytetet e Shqiperise.
E krijuar nga njerez te specializuar ofron mundesine e
udhetimit te sigurt brenda kufijve te Shqiperise.
Cdo sherbim i perfshire pa asnje kosto shtese.
Me cmimet me konkuruese ne treg.
Gjithcka ne dore te specialisteve te fushes: menaxher,
ekonomist, ciceron, guide..
Zgjedhje te destinacionit sipas deshires.
Nese jeni gati per aventura te reja, ju ftojme te na bashkoheni
ne udhetimin e rradhes!
Ju duhet vetem 1 guide, 1 harte, 1 cante shpine dhe me e
rendesishmja deshira e madhe per eksplorime te reja!

Na ndiqni...

You might also like