You are on page 1of 2

Republika e Kosovës Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyet Opština Prizren – Prizren Belediyesi

Prizren 29. 04 2022

Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit i Komunës së Prizrenit, në mbështetje të nenit 108/A


(paragrafi 10.1) të Ligjit per Prokurimin Publik nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar
me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në
nenin 8 (paragrafi 8.1.2 ) të Rregullave për Parashtrimin e Ankesave të aprovuara nga
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, duke vendosur sipas kërkesës për ri-
shqyrtim të datës .26. 04 2022 të parashtruar nga Operatori Ekonomik “PMN” SHPK
lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Mbikëqyrja e projekteve të DKRS në
Komunën e Prizrenit (projekt tre vjeçare).” me nr të Prok: 622-22-1256-221
nxjerr këtë:
VENDIM

Refuzohet si e pa bazuar kërkesa për ri-shqyrtim e Operatori Ekonomik të “PMN” SHPK


lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Mbikëqyrja e projekteve të DKRS në
Komunën e Prizrenit (projekt tre vjeçare).” me nr të Prok: 622-22-1256-221 të
parashtruar kundër njoftimit për dhënie të kontratës te AK –së, të datës 22. 04. 2022
te publikuar ne web-faqe te KRPP-së .
. Njoftimi për dhënie të kontratës mbetet në fuqi

Arsyetim

Operatori Ekonomik “PMN” SHPK ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim lidhur me


aktivitetin e prokurimit me titull: “Mbikëqyrja e projekteve të DKRS në Komunën
e Prizrenit (projekt tre vjeçare).” me nr të Prok: 622-22-1256-221
Autoriteti Kontraktues, me dat. 29. 04. 2022 , ka shqyrtuar kërkesën në fjalë dhe ka
vendosë që kërkesa për rishqyrtim të refuzohet si e pa bazuar për arsyet në vijim:
1. Në dosjen e tendwerit dhe në njoftimin për kontratë të këtij projekti janë
dy (2) kërkesa: Kërkesa 2 a. Në kuadër të stafit duhet të caktohet
menaxheri I projektit I cili duhet të jetë ingjinjer I diplomuar I
ndërtimtarisë ose master me jo më pak se 5 vite përvojë pune në profesion -
Të ketë menaxhuar së paku një projekte të natyrës së kontratës. - Një
ingjinjer i diplomuar ose master i elektros me jo më pak se tre vite përvojë
pune në profesion - Një ingjinjer i diplomuar ose master i hidros me jo më
pak se 3 vite përvojë pune në profesion. - Një ingjinjer i diplomuar ose
master i architekturës me jo më pak se 3 vite përvojë pune në profesion. -
Një ingjinjer i diplomuar ose master i gjeodezisë me jo më pak se 3 vite
përvojë pune në profesion. - - Në rast të krijimit të konsorciumit OE bartës
duhet të ketë minimum 60 % të referencave të natyrës së kontratës.
2.
Dhe Kërkesa 3.a. Të ketë së paku 5 të punësuar me profile të ndryshme
adekuat për realizim të kontratës.
3. Si dhe dy dëshmi; Dëshmija 2 Në pikën a. diploma e menaxherit, dëshmi
mbi përvojën në punë, dëshmi mbi menaxhimin e projekteve, kontrata e
punës ose e bashkëpunimit me OE në fjalë. Dëshmi mbi kualifikimin e
stafit professional të kërkuar, dëshmi mbi përvojën, kontrata e punës ose e
bashkëpunimit për këtë project.
4. Dhe Dëshmija 3.a. Lista e të punësuarve , përshkrimi I shkurtër I vendit të
punës për stafin e rregullt kontratat e punës, për stafin e ri kontratat e
bashkëpunimit për këtë projekt.
Pra ju tek kërkesa 3 dhe dëshmija 3 është dasht të prezentoni edhe një listë
me 5 të punësuar me profesione të ndryshme (ekonomist jurist,
administrator etj ) të cilët iu ndihmojnë juve në kryerjen me sukses të
projekteve.
JU NUK E KENI DORËZUAR LISTËN SIPAS KËRKESËS DHE
DËSHMISË 3 ANDAJ JENI SHPALLË I PAPËRGJEGJSHËM.
Duke u mbështetë në këto fakte:

1. Autoriteti Kontraktues, vendos si në dispozitivin e këtij vendimi


Këshilla juridike:
Kundër këtij vendimi, ankuesi mund të paraqesë ankesë pranë OSHP-së. Ankesa prane
OSHP-se duhet te dorezohet brenda 10 (dhjete) diteve pas pranimit te ketij vendimi.

Isa Osmankaj
Udhëheqës i sektorit të prokurimit

You might also like