You are on page 1of 2

Programi: DUBAI & ABU DHABI

Dita e Parë: Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga
Tirana në orën 18:00 - Mberritja në Abu Dhabi në orën 01:25 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi
dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dyte: Mëngjesi në Hotel. Paradite e lire! Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave
interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula
1, Parku Ferrari,etj). Transferta ne Dubai. Akomodimi ne Hotel.

(Opsionale) Ne mbremje do drejtohemi per te konsumuar nje darke me shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani
Kërcimtar ( 3 te tille jane ne gjithe boten ). - Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 2 Set menu + 1 pije te perfshire
(alkolike ose joalkolike) bashke me transferten nga Hoteli. Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Trete: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-
Maktum, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab ku do kemi mundesi te bejme dhe foto me pamje nga Hoteli me 7yje, Qëndra
Madinat Jumeirah, Sheikh Zayed Road, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya ku do kemi mundesi te shikojme aspektin
historik te qytetit. Në fund do të udhëtojme tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë
Burj Khalifa ku do kemi mundesi te ngjitemi ne katin e 124, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall ku do kemi
kohe te lire per shopping.

Dita e Katert: Mëngjesi në Hotel. (Opsionale) Vizitë në Miracle Garden ne kopshtin botanik me te madhe ne bote ku do
kemi mundesi te shikojme pakun e mrekullushem te luleve. Ne dreke kemi kohe te lire perpara nisjes në drejtim të
Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një
foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet
karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. Kthimi dhe
Fjetje në Hotel.

Dita e Peste: Mengjesi ne Hotel. (Opsionale Palm Tour) Drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku
ndodhet klubi i yachteve të Dubait, Me pas drejtohemi drejt The Palm Jumeirah ku do bejme nje parakalim panoramik
dhe ne Hotel Atlantis Dubai. Me pas kohe e lire ne plazhin e Jumeirah ku mund te bejme dhe plazh konsumojme dreken.
Me pas kohe e lire per shopping Qëndra Tregtare Mall of Emirates Dubai, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale.

Ne darke do kemi mundesi te bejme nje xhiro me anije ne Dubai Marina zona me dendesine me te madhe te
qiellgervishtes duke shijuar darken me nje pamje perrallore ne nje nga Zonat me te bukura ne dark se bashku me Dubai
Downtown.

Dita e Gjashte: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Dubai - Tiranë . Nisja nga
Dubai në orën 14:35 - Mbrritja ne Tirane 18:30.

Global Tours Albania:


Adresa: Rr. Mine Peza, Tirane: Email: info@global-tours.al : Mob: +355682001112
Cmimi 419 EURO / për person të rritur në Dhomë Dyshe përfshin:

• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.

• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas

• Akomodimi në Hotel në 1 Nate ne Abudhabi dhe 4 Net ne Dubai (Tecom Signature 4*ose i njejte)

• Mëngjeset në Hotel

• Shëtitjet me Autobus sipas Programit (Dubai & Abu Dhabi)

• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.

• Guida vendase në disa Shëtitje.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:

1. Shtesë për Vizë Hyrje + Sigurimi Shendetit - €80

2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42

3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €45

4. Palm Tour + Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €60

5. Biletë hyrje tek Dubai Miracle Garden me transfertë - €47

6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47

7. Palm Tour Jumeriah me transferte dhe guide - €20

Global Tours Albania:


Adresa: Rr. Mine Peza, Tirane: Email: info@global-tours.al : Mob: +355682001112

You might also like