You are on page 1of 1

Valoni- me kënaqësi e pranon punën, por i nevojitet ndihma e vazhdueshme e arsimtarit.

Bashkëpunon me grupe të caktuar nxënësish.

Gjuhë shqipe-- Lexon me vështërsi me ndihmen e arsimtarit.Tekstin që e ka lexuar mund t`a


shpjegojë dhe komentojë , vetëm me anë të pyetjeve. Shkrimin nuk e ka të lexueshëm, me ç`rast
nuk i respekton rregullat themelore.

Gjuhë angleze- Gjuhë angleze- Te kuptuarit dhe te degjuarit: Nxenesi/ja ka veshtiresi mbi të
kuptuarit e ushtrimeve me ndegjim dhe te pasoj pas udhëzimeve të mësuesit.

Leksiku dhe fondi fjaleve: Nxenesi/ja duhet te punon me shume ne fjalorin nga njësitë e mbuluara.

Nxënësi/ja ka veshtiresi ne shqiptimin e fjaleve dhe frazave në gjuhen angleze.

Matematikë- I lexon por me vështirësi i shkruan dhe i krahason numrat deri më 20 .Mbledh dhe
zbret ,me vështirësi deri në numrin 20 . Ka vështirësi në manipulimin me tabelën e shumëzimit. I
dallon , emërton, format 2D dhe 3D të mësuar. E lexon kohën në orë, mat dhe krahason gjatësi në
cm, dhe masë në kg.

Shkenca natyrore- Me ndihmë bën klasifikimin e qenieve të gjalla dhe ndarjen e tyre në grupe. Me
ndihmën e arsimtarit përshkruan materialet sipas karakteristikave. Me ndihmën e arsimtarit i
emërton dhe përcakton polet e magnetit.

Shoqëri- I di anëtarët e familjes. Me ndihmë tregon se si është e organizuar shkolla. I ndërlidh mjetet
e komunikacionit me llojet e komunikacionit.

Arsim muzikor- Ka dëshirë më tepër të dëgjojë muzikë se sa të këndojë. Dallon zëra dhe i identifikon
dhe njeh disa instrumente muzikore.

Arsim figurativ- Ka interes ndaj vizatimit dhe pikturimit, dallon ngjyrat primare dhe sekondare , njeh
dhe punon teknika të ndryshme figurative.

Arsim fizik dhe shëndetësor- I kryen drejtë disa lëvizje motorike gjatë ushtrimeve. Me kënaqësi merr
pjesë në lojëra.

Punë me kompjuter-Tregon interesim për orën mësimore. Përdor miun, tastierën gjatë punës me
sistemin operativ dhe aplikacionet kompjuterike. Manipulon me softuer arsimor por shpesh herë
kërkon ndihmë

You might also like