You are on page 1of 2

Suksesi i fundvitit klasa e 3

-Emri me sukses dhe përgjegjësi i kryen të gjitha detyrat dhe i nxë përmbajtjet nga programi për klasën e tretë.
Bashkëpunon me të tjerët dhe ofron ndihmë.
Gjuhë shqipe-Lexon rrjedhshëm duke i respektuar shenjat e pikësimit, shpjegon, ritregon. Në komunikim është i aftë të
shfrytëzojë fjalor adekuat. Gjatë shkrimit i përdor rregullat themelore të drejtëshkrimit. Njeh dhe dallon prozën dhe
poezinë. Ka interes ndaj kulturës së mediumeve. Dallon emrin , mbiemrin dhe foljet në fjali, i din vetat, kohët e foljes dhe
bën zgjedhimin e tyre. Lexon dhe analizon në mënyrë të pavarur lektyrat.
Matematikë-I lexon, i shkruan, i krahason dhe i rrumbullakon numrat deri më 1000. Mbledh dhe zbret numra në kuadër
të numrit 100. Bën zgjidhjen e detyrave tekstuale. Saktë bën shumëzimin dhe pjesëtimin tabelor. Grupon, emerton,
përshkruan dhe vizaton forma 2D te figurat gjeometrike dhe format 3D te trupat gjeometrike. E gjen dhe e vizaton vijën
simetrike në format 2D dhe 3D. I din se thyesat janë pjesë të një tërësie dhe i shënon ato. Njeh barabarësinë ndërmjet
thyesave. Lexon kohën, i emërton monedhat dhe bankënotat, matë gjatësi, masa, lëngje, i shkruan me njësi përkatëse të
matjes dhe i krahason. Shfrytëzon diagram të Venit. Të dhënat e grumbulluara i paraqet në diagram shtyllor dhe të
Kerollit.
Gjuhë angleze-
Shkenca natyrore- I vëzhgon, i emërton dhe i përshkruan bimët e kafshët dhe ndryshimet në natyrë. I përshkruan dhe i
grupon materialet sipas karakteristikave. Di se shkëmbinjtë janë material natyrorë, i din llojet e shkëmbinjve dhe dherave.
E di ç’është magneti dhe susta. Din çka paraqet fërkimi.Dallon dhe emërton shqisat dhe funksionimin e tyre.
Shoqëri- E kupton lidhshmërinë e njerëzve në familje dhe rrethin më të gjerë.Njeh dhe emërton të drejtat themelore të
fëmijëve. Din për vendlindjen e vet dhe i emërton karakteristikat themelore të rrethinës ku jeton. I di shenjat dhe rregullat
themelore të komunikacionit.
Arsim figurative- Me shkathtësi i shfrytëzon materialet figurative dhe i përvetëson teknikat e vizatimit. I njeh dhe i
emërton ngjyrat themelore, sekondare dhe njëkohësisht i shfrytëzon në punën figurative.
Arsim muzikor- Me kënaqësi dhe vëmendje dëgjon muzikën, ka dituri themelore për dallimin e tingujve sipas gjatësisë
dhe lartësisë në shprehjet muzikore.
Arsim fizik dhe shëndetësor- Në mënyrë të drejtë dhe të koordinuar i bën të gjitha lëvizjet gjatë ushtrimeve. Me interes
të veçantë merr pjesë në lojëra dhe i respekton rregullat.
Punë me kompjuter- Tregon interesim të veçantë për orën mësimore. Përdor drejtë miun, tastierën gjatë punës me
sistemin operativ dhe aplikacionet kompjuterike. Manipulon i pavarur me softuer arsimor.

Emri e pranon punën dhe din të organizohet për të kryer detyra dhe aktivitete të caktuara.
Gjuhë shqipe- Lexon mirë duke i respektuar shenjat e pikësimit. Ka ide të tregon e ritregon duke patur kujdes esencën,
gjatë së cilës përdorë fjalor përkatës. Gjatë të shprehurit me shkrim i përdor në mënyrë përkatëse rregullat drejtshkrimore.
Njeh prozën dhe poezinë, si dhe ka interes ndaj kulturës së mediumeve. Dallon emrin dhe mbiemrin dhe foljet në fjali.
Zbulon llojet e fjalëve në fjali dhe të njëjtat din t’i klasifikojë.
Gjuhë angleze-

Matematikë I lexon, i shkruan, i krahason dhe i rrumbullakon numrat deri më 1000. Mbledh dhe zbret numra në kuadër
të numrit 100. Në mënyrë tabelore shumëzon dhe pjesëton me pak ndihmë të arsimtarit. Din të zgjidhë detyra duke
dalluar përparësitë e operacioneve. Grupon, emerton, përshkruan dhe vizaton forma 2D te figurat gjeometrike dhe format
3D te trupat gjeometrike. E gjen dhe e vizaton vijën simetrike në format 2D dhe 3D.
Shkenca natyrore - I vëzhgon, i emërton dhe i përshkruan bimët e kafshët dhe ndryshimet në natyrë. I përshkruan dhe i
grupon materialet sipas karakteristikave. Di se shkëmbinjtë janë material natyrorë, i din llojet e shkëmbinjve dhe dherave.
E di ç’është magneti dhe susta. Din çka paraqet fërkimi.Dallon dhe emërton shqisat dhe funksionimin e tyre.
Shoqëri - E kupton lidhshmërinë e njerëzve në familje dhe rrethin më të gjerë.Njeh dhe emërton të drejtat themelore të
fëmijëve. Din për vendlindjen e vet dhe i emërton karakteristikat themelore të rrethinës ku jeton. I di shenjat dhe rregullat
themelore të komunikacionit.
Arsim figurative - Me shkathtësi i shfrytëzon materialet figurative dhe i përvetëson teknikat e vizatimit. I njeh dhe i
emërton ngjyrat themelore, sekondare dhe njëkohësisht i shfrytëzon në punën figurative.
Arsim muzikor- Me kënaqësi dhe vëmendje dëgjon muzikën, ka dituri themelore për dallimin e tingujve sipas gjatësisë
dhe lartësisë në shprehjet muzikore.
Arsim fizik dhe shëndetësor Në mënyrë të drejtë dhe të koordinuar i bën të gjitha lëvizjet gjatë ushtrimeve. Me interes
të veçantë merr pjesë në lojëra dhe i respekton rregullat.
Punë me kompjuter Tregon interesim të veçantë për orën mësimore. Përdor drejtë miun, tastierën gjatë punës me
sistemin operativ dhe aplikacionet kompjuterike. Manipulon i pavarur me softuer arsimor.

Emri e pranon punën, organizohet me shokët e shoqet e klasës, por shpesh i duhet ndihma nga ana e arsimtarit.
Gjuhë shqipe- Lexon ngadalë dhe pjesërisht i respektuar shenjat e pikësimit. Ritregon dhe shpjegon ngjarje me
ndihmën e arsimtarit. Shkruan ngadalë dhe pjesërisht ndjek diktimet. Mundë të bëjë dallimin ndërmjet prozës dhe poezisë
sipas karakteristikave të dhëna. Me ndihmën e arsimtarit dallon emrin dhe mbiemrin dhe foljet në fjali. Me vështirësi i
zbulon llojet e fjalëve në fjali dhe të njëjtat t’i klasifikojë.

Matematikë- I lexon, shkruan dhe i krahason numrat deri më 1000. Me vështirësi shumëzon dhe pjesëton në mënyrë
tabelore, kurse gjatë zgjedhjes së detyrave matematikore problemore i nevojitet ndihma e arsimtarit. I paraqet format 2D
dhe 3D në rrafsh dhe në hapësirë, dhe ngadalë i dallon elementet dhe vetitë e tyre. I din se thyesat janë pjesë të një
tërësie dhe i shënon ato. Lexon kohën, i emërton monedhat dhe bankënotat, matë gjatësi, masa, lëngje, i shkruan me njësi
përkatëse të matjes. Të dhënat e grumbulluara i paraqet në diagram shtyllor.

Shkenca natyrore-Me pakë ndihmë bën klasifikimin e qenieve të gjalla dhe ndarjen e tyre në grupe. Me ndihmën e
arsimtarit përshkruan materialet sipas karakteristikave. I emërton dhe përcakton polet e magnetit.Pjesërisht dallon dhe din
funksionin e shqisave.
Shoqëri- Njeh lokalet shkollore, shtëpinë dhe vendbanimin, lehtë orientohet në hapësirë. Din pak informacione për
vendlindjen e vet. Din të tregon vetëm disa rregulla sit ë sillet në komunikacion dhe dallon disa shenja të komunikacionit.
Arsim figurative - Tregon interesim për vizatim dhe pikturim, por gjatë realizimit të njësive mësimore i nevojitet ndihmë
nga arsimtari që të fitojë vetëbesim.
Arsim muzikor- Ka dëshirë më tepër të dëgjojë muzikë se sa të këndojë. Dallon zëra dhe i identifikon të njëjtat.Dallon
dhe emërton instrumentet muzikore.
Arsim fizik dhe shëndetësor -Në mënyrë të drejtë i kryen lëvizjet motorike gjatë ushtrimeve. Lëvizë lehtë në terrene të
ndryshme dhe me kënaqësi merr pjesë në lojëra.
Punë me kompjuter -Tregon interesim për orën mësimore. Përdor miun, tastierën gjatë punës me sistemin operativ dhe
aplikacionet kompjuterike. Manipulon me softuer arsimor por shpesh herë kërkon ndihmë.

- Emri me kënaqësi e pranon punën, por i nevojitet ndihma e vazhdueshme e arsimtarit. Bashkëpunon me grupe të
caktuar nxënësish.
Gjuhë shqipe-- Lexon me vështërsi dhe nuk i respekton shenjat e pikësimit. Tekstin që e ka lexuar mund t`a shpjegojë
dhe komentojë , vetëm me anë të pyetjeve. Shkrimin nuk e ka të lexueshëm, me ç`rast nuk i respekton rregullat
themelore drejtshkrimore dhe gramatikore.
Gjuhë angleze-
Matematikë- I lexon por me vështirësi i shkruan dhe i krahason numrat deri më 1000 .Mbledh dhe zbret ,me vështirësi
deri në numrin 100 . Ka vështirësi në manipulimin me tabelën e shumëzimit. I dallon , emërton, format 2D dhe 3D të
mësuar. E lexon kohën në orë, mat dhe krahason gjatësi në cm, dhe masë në kg.
Shkenca natyrore- Me ndihmë bën klasifikimin e qenieve të gjalla dhe ndarjen e tyre në grupe. Me ndihmën e arsimtarit
përshkruan materialet sipas karakteristikave. Me ndihmën e arsimtarit i emërton dhe përcakton polet e magnetit.
Shoqëri- I di anëtarët e familjes. Me ndihmë tregon se si është e organizuar shkolla. I ndërlidh mjetet e komunikacionit
me llojet e komunikacionit.
Arsim muzikor- Ka dëshirë më tepër të dëgjojë muzikë se sa të këndojë. Dallon zëra dhe i identifikon dhe njeh disa
instrumente muzikore.
Arsim figurativ- Ka interes ndaj vizatimit dhe pikturimit, dallon ngjyrat primare dhe sekondare , njeh dhe punon teknika
të ndryshme figurative.
Arsim fizik dhe shëndetësor- I kryen drejtë disa lëvizje motorike gjatë ushtrimeve. Me kënaqësi merr pjesë në lojëra.
Punë me kompjuter-Tregon interesim për orën mësimore. Përdor miun, tastierën gjatë punës me sistemin operativ dhe
aplikacionet kompjuterike. Manipulon me softuer arsimor por shpesh herë kërkon ndihmë.

You might also like