You are on page 1of 3

Teksti i fundvitit i klases 2 - kembrixh

5 Genti e pranon punën me kënaqësi dhe e organizon me përgjegjësi të plotë. Bashkëpunon me


të tjerët dhe ndihmon. Jep kontribut maksimal në grupin që përket.
Gjuhë shqipe - Lexon në mënyrë të kuptueshme duke respektuar shenjat e pikësimit si dhe duke
përshtatur intonacionin me natyrën dhe përmbajtjen e tekstit. Dallon ngjarjet dhe personazhet në tekst.
Mëson poezi dhe dallon strofat në të. Lexon lektyrat dhe u përgjigjet pyetjeve lidhur me përmbajtjen e
tyre. Dëgjon dhe merr pjesë në biseda me temë të caktuar duke shprehur lirshëm dhe qartë mendimet e
veta. Ritregon përmbajtjet e përpunuara, tregon për ngjarje të përjetuara si dhe formulon tregim sipas
ilustrimeve të dhëna. Shkruan drejtë dhe saktë duke përdorur shkronjën e madhe në fillim të fjalisë si
dhe tek emrat e përveçëm. Dallon gjininë e emrave. I shkruan drejtë numërorët deri 20. Dallon fjalitë
pohore dhe mohore. Dallon shfaqet teatrore nga ato me kukulla.
Matematikë - Zgjedh dhe përdor strategji përkatëse për llogaritje dhe sqaron si erdh te rezultati i
kërkuar. Dallon se një gjysëm shkruhet ½, një çerek ¼, dhe tre të katërtat ¾. Gjen gjysmën dhe të
katërtën nga forma dhe nga grupi i vogël objektesh deri 20. Grupon, emërton, përshkruan dhe vizaton
forma 2D te figurat gjeometrike dhe format 3D te trupat gjeometrike. E gjen dhe e vizaton vijën
simetrike në format 2D dhe 3D. Përdor diagramin e Venit për renditje të numrave dhe objekteve. E
kupton pjesëtimin si grupim dhe e përdor shenjën (:). Njeh tërësinë, gjysmën dhe rrotullim për një të
katërtën në drejtim të lëvizjes së shigjetave të orës dhe në drejtim të kundërt. Njeh se këndi i drejtë
është rrotullim një çerekësh. Dallon njesinë për matjen e lëngjeve [litrin] nga njesitë tjera matëse. Punën
me të dhëna e prezenton me ndihmën e bllok diagrameve dhe piktogrameve si dhe gojarisht e arsyeton
mënyrën e paraqitjes së të dhënave.
Gjuhë angleze - Ka përvetësuar me sukses materijalin: prezentimin e vetes, foljen “jam”, ngjyrat
kryesore (e gjelbërta, e verdha, e kaltërta), të indentifikojë pjesët e fytyrës madhësitë e pjesëve të
fytyrës emrat e kafshëve (zebra, zhirafa, elefanti, luani) të identifikojë lodrat, shkathtësi në vizatim dhe
ngjyrosje, numrat 1-15 dhe format gjeometrike në gjuhën angleze.
Shkenca natyrore - Di se Toka është planet dhe se ajo rrotullohet rreth boshtit të vet dhe rreth diellit.
Hulumton se si paraqitet Dielli dhe e di se pse ndryshon gjatësia e hijes gjatë ditës. Identifikon
ngjajshmëri dhe dallime ndërmjet mjedisit jetësor të bimëve dhe kafshëve. Kupton rëndësinë e
ambientit jetësor te gjallesave të ndryshme. Plotëson ditarin e motit me ndihmën e simboleve.
Shoqëri - Di se ekzistojnë lloje të ndryshme familjesh, por me vlera të barabarta. I di hapësirat në shtëpi
dhe funksionet e tyre. I emërton aparatet e ndryshme te amvisërisë dhe di për çka përdoren ato. Di për
rreziqet që mund të ndodhin nga mospërdorimi i drejtë i tyre. Dallon mjetet e komunikacionit si dhe
respekton shenjat e komunikacionit.
Arsim figurativ - Me sukses i ka përvetësuar dhe i shfrytëzon teknikat e vizatimit dhe pikturimit. Sqaron
në mënyrë verbale krijimin e vet figurativ. Modelon pjesë nga gjësendet dhe i bashkon.
Arsim muzikor - Ka interesim dhe shprehi për dëgjim të drejtë të krijimeve muzikore. Dallon tone të
ulëta dhe të larta. Kohëzgjatje më të gjata dhe më të shkurtra. Përputh lëvizjet me karakteristikat
muzikore. Këndon me fuqi të matur të zërit.
Arsim fizik dhe shëndetësor - Drejtë dhe në mënyrë të koordinuar i bën të gjitha lëvizjet motorike në
hapësirë. Me interesim të veçantë merr pjesë në lojëra, duke i respektuar rregullat me tendencë për
fitore.
Genti kalon në klasën e tretë

4
Agoni me përgjegjësi dhe kënaqësi e pranon punën. Me sukses kryen detyra të caktuara.
Bashkëpunon me nxënësit e tjerë dhe shpreh dëshirë për të ndihmuar. Tregon interes për të
përmirësuar kushtet në klasë për realizimin e suksesshëm të procesit edukativo mësimor.

Gjuhë shqipe - Lexon rrjedhshëm duke i respektuar shenjat e pikësimit dhe e kupton atë që e lexon. Në
tekstin e lexuar mund ta caktojë vendin, kohën e ngjarjes dhe personazhet. Shkruan në mënyrë të
pavarur fjalë dhe fjali. Ka interes për të mësuar vjersha. Dallon gjininë e emrave. Dallon fjalitë pohore
dhe mohore. Në mënyrë tëe drejtë i shkruan numërorët deri në 20.
Gj .Angleze - Pjesërisht ka përvetësuar materijalin : prezentimin e vetes, foljen ˝ jam ˝, ngjyrat kryesore
(e gjelbërta, e kaltërta, e verdha), të identifikojë pjesët e fytyrës, emrat e kafshëve (zebra,
zhirafa,elefanti,launi) te indentifikoje lodrat, shkathtësi në vizatim dhe ngjyrosje, numrat 1-15 dhe
format gjeometrike ne gjuhën angleze.
Matematikë - Dallon se një gjysëm shkruhet ½, një çerek ¼, dhe tre të katërtat ¾. Me pak ndihmë gjen
gjysmën dhe të katërtën nga forma dhe nga grupi i vogël objektesh deri 20. Grupon, emëron,
përshkruan dhe vizaton forma 2D te figurat gjeometrike dhe format 3D te trupat gjeometrike. E gjen
dhe e vizaton vijen simetrike ne format 2D dhe përdor diagramin e Venit për renditje të numrave dhe
objekteve. Me pak ndihmë kupton pjesëtimin si grupim dhe e përdor shenjen(:). Njeh tërëesinë,
gjysmën dhe rrotullim për një të katërtën në drejtim të lëvizjes së shigjetave të orës dhe në drejtim të
kundërt. Njeh se këndi i drejtë është rrotullim një çerekësh. Dallon njësinë për matjen e lëngjeve [litrin]
nga njesitë tjera matëse. I nevojitet ndihmë ne paraqitjen e të dhënave me ndihmën e bllok diagrameve
dhe piktogrameve dhe në arsyetimin e mënyrës së paraqitjes së të dhënave.
Shkenca natyrore - Di se Toka është planet dhe se ajo rrotullohet rreth boshtit të vet dhe rreth diellit.
Hulumton se si paraqitet Dielli dhe e di se pse ndryshon gjatësia e hijes gjate dites. Identifikon
ngjajshmëri dhe dallime ndërmjet mjedisit jetësor të bimëve dhe kafshëve. Kupton rëndësinë e
ambientit jetësor të gjallesave të ndryshme. Plotëson ditarin e motit me ndihmën e simboleve.
Shoqëri -Di se ekzistojnë lloje të ndryshme familjesh, por me vlera të barabarta. I di hapësirat në shtëpi
dhe funksionet e tyre. I emërton aparatet e ndryshme të amvisërisë dhe di për çka përdoren ato. Di për
rreziqet që mund të ndodhin nga mospërdorimi i drejtë i tyre.Dallon mjetet e komunikacionit si dhe
respekton shenjat e komunikacionit.
Arsim figurativ - Vizaton bukur, dhe i zbaton teknikat për vizatim, pikturim dhe formësim në hapsirë. Në
mënyrë verbale e sqaron krijimin e vet figurativ. Njeh fotografi nga trashëgimia jonë kulturore.
Arsim muzikor - Dëgjon muzikë, këndon sipas melodisë. E dallon - zbulon dhe e përdor ritmin. I njeh
instrumentet e mësuara muzikore për fëmijë. E njeh muzikën klasike, popullore dhe për fëmijë. Njeh
tonin e ulët dhe të lartë. Njeh dhe realizon valle popullore.
Arsim fizik dhe shëndetësor - Ushtrimet trupore i realizon me lëvizje të drejta dhe të koordinuara me
duart, këmbët dhe pjesët e tjera të trupit. Tregon efekte emocionale në lojë.
I respekton rregullat e lojës.

Loriku kalon në klasën e tretë.

3
Amiri është i përgjegjshëm. Bashkëpunon me të tjerët dhe është i gatshëm të ndihmojë.
Gjuhë shqipe - Lexon ngadalë dhe e kupton atë që e lexon. Në tekstin e lexuar i duhet ndihmë që të
mund ta caktojë vendin, kohën e ngjarjes dhe personazhet. Shkruan fjalë dhe fjali të shkurtëra. Ka
interes për të mësuar vjersha. Në pyetjet e parashtruara përgjigjet me fjali të shkurtëra. Gabon në
përdorimin e shkronjës së madhe në fillim të fjalisë dhe te emrat e përveçëm. Dallon fjalitë pohore dhe
mohore. Dallon gjininë e emrave. Me gabime i shkruan numërorët deri 20.
Matematikë - Me ndihmë kupton se një gjysëm shkruhet ½, një çerek ¼, dhe tre të katërtat ¾. . Gjen
gjysmën dhe të katërtën nga forma dhe nga grupi i vogël objektesh deri 20. Grupon, emërton,
përshkruan dhe vizaton forma 2D te figurat gjeometrike dhe format 3D te trupat gjeometrike, por gabon
në gjetjen e simetrisë dhe vizatimin e vijës simetrike në to. Përdor diagramin e Venit por gabon në
renditje të numrave dhe objekteve. Me ndihmë e kupton pjesëtimin si grupim dhe e përdor shenjën (:).
Njeh tërësinë, gjysmën dhe rrotullimin për një të katërtën në drejtim të lëvizjes së shigjetave të orës
dhe në drejtim të kundërt. I nevojitet ndihmë për të kuptuar se këndi i drejtë është rrotullim një
çerekësh. Dallon njesinë për matjen e lëngjeve [litrin] nga njesitë tjera matëse. Me ndihmë prezenton
punën me të dhëna në bllok diagrame dhe piktograme si dhe me vështirësi e arsyeton gojarisht
mënyrën e paraqitjes së të dhënave.
Gjuhe Angleze - I duhet ndihmë për të përvetësuar materijalin: të identifikojë pjesët e fytyrës,
madhësitë e pjesëve te fytyrës, emrat e kafshëve (zebra, zhirafa, elefanti, luani) të identifikojë lodrat,
shkathtësi në vizatim dhe ngjyrosje, numrat 1-15 dhe format gjeometrike në gjuhën angleze.
Shkenca natyrore - Di se Toka është planet dhe se ajo rrotullohet rreth boshtit të vet dhe rreth diellit.
Hulumton se si paraqitet Dielli, por me ndihmë kupton pse ndryshon gjatësia e hijes gjatë dites.
Identifikon ngjajshmëri dhe dallime ndërmjet mjedisit jetësor te bimëve dhe kafshëve. Kupton rëndësinë
e ambientit jetësor te gjallësave të ndryshme. Me gabime plotëson ditarin e motit, gjë që tregon se nuk i
njeh mirë simbolet e motit.
Shoqëri -Di se ekzistojnë lloje të ndryshme familjesh, por me vlera të barabarta. I di hapësirat në shtëpi
dhe funksionet e tyre. I emërton disa aparate të amvisërisë dhe di pak se për çka përdoren ato. Di për
rreziqet që mund të ndodhin nga mospërdorimi i drejtë i tyre. Dallon disa mjete të komunikacionit si dhe
pjesërisht respekton rregullat në komunikacion.
Arsim figurativ - Vizaton mirë dhe i njeh teknikat për vizatim, pikturim dhe formësim në hapsirë.
Mundohet t`a sqaroj krijimin e vet figurativ. Njeh disa fotografi nga trashëgimia jonë kulturore.
Arsim muzikor - Dëgjon muzikë dhe mban trupin drejtë gjatë këndimit. E dallon ritmin. I njeh disa
instrumente të mësuara muzikore për fëmijë. E dallon muzikën popullore nga ajo për fëmijë. Njeh tonin
e ulët dhe të lartë. Njeh dhe realizon një valle popullore.
Arsim fizik dhe shëndetësor - Ushtrimet trupore i bën me lëvizje të drejta dhe të koordinuara me duart
dhe këmbët. I ndihmon të tjerët dhe tregon interes për lojë. I njeh rregullat e lojës.

Amiri kalon ne klase te trete

Rina ka nevojë për ndihmë në mësim dhe punë. Me vështirësi e pranon punën. Detyrat e dhëna nuk
mund t’i kryej si duhet. Nuk mund të arrij të përvetësojë përmbajtjet sipas programës mësimore.
Gjuhë shqipe - Lexon ngadale dhe pjesërisht e kupton atë që e lexon. Në tekstin e lexuar nuk mund ta
caktojë vendin, kohën e ngjarjes dhe personazhet - i nevojitet ndihmë. Shkruan ngadalë shkronjë pas
shkronje fjalë të shkurtëra. Në pyetjet e parashtruara përgjigjet shkurtë me po ose jo. Gabon në
përdorimin e shenjave të pikësimit si dhe në përdorimin e shkronjës së madhe në fillim të fjalisë dhe te
emrat e përveçëm. Dallon fjalitë pohore dhe mohore. Gabon në të shkruarit e numërorëve deri 20. Me
pak ndihmë dallon gjininë e emrave. Gjatë diktimit bën lëshimin e shkronjave dhe fjalëve në fjali.
Matematikë - Nuk di se një gjysëm shkruhet ½, një çerek ¼, dhe tre të katërtat ¾. . Me ndihmë
emërton, përshkruan dhe vizaton forma 2D të figurat gjeometrike dhe format 3D te trupat gjeometrike,
por nuk e gjen dot simetrinë dhe nuk e vizaton vijën simetrike në to. Përdor diagramin e Venit, por
gabon në renditje të numrave dhe objekteve. Nuk e kupton pjesëtimin si grupim, por e di shenjën e
pjesëtimit (:). Me vështirësi kupton se këndi i drejtë është rrotullim një çerekësh. Pak e kupton njesinë
për matjen e lëngjeve [litrin]. Punën me të dhëna e kryen duke i kopjuar shokët dhe vetëm bën
plotësimin e kërkesave pa e pasur idene se çka kërkohet ne bllok diagrame apo piktograme.
Gjuhe Angleze - Gjuhë angleze, di të thotë fjalë të thjeshta. Mund të pyesë diçka. Përgjigjet me fjali të
plota. I emërton objektet dhe plotëson me fjalë vendet boshe.
Shkenca natyrore - Pak di se Toka është planet dhe se ajo rrotullohet rreth boshtit të vet dhe rreth
diellit. Me ndihmë kupton pse ndryshon gjatësia e hijes gjatë ditës. Nuk i identifikon ngjajshmëritë dhe
dallimet ndërmjet mjedisit jetësor te bimëve dhe kafshëve. Me ndihmë të madhe kupton rëndësinë e
ambientit jetësor të gjallesave të ndryshme. Nuk shpreh interesim të plotësoj ditarin e motit nga se
shumë pak njeh vetëm disa simbole të motit.
Shoqëri -E njeh lidhjen e njerëzve në familje dhe raportet në mes tyre. I di hapsirat në shtëpi dhe
funksionet e tyre. I emëron disa aparate të amvisërisë dhe pak di për çka përdoren ato. Di për rreziqet
që mund të ndodhin nga mospërdorimi i drejtë i tyre. Dallon dhe i emëron disa mjete të komunikacionit
si dhe pjesërisht respekton rregullat në komunikacion.
Arsim figurativ - Vizaton vija të ndryshme. Pak i njeh teknikat për pikturim dhe vizatim në hapsirë. Atë
që e punon e prezenton me pak fjalë para të tjerëve. I shikon fotografitë e ndryshme, por me ndihmë
bën krahasimin e tyre.
Arsim muzikor - Dëgjon muzikë dhe e mban trupin drejtë gjatë këndimit. E dallon ritmin gjat ë këndimit. I
njeh disa instrumente muzikore për fëmijë të cilat i pëlqejnë. E njeh muzikën për fëmijë. Ka dëshirë të
luaj valle popullore në shoqërim të shokëve dhe shoqeve.
Arsim fizik dhe shëndetësor - Ushtrimet trupore i bën me lëvizje të duarëve, këmbëve dhe pjesëve të
tjera të trupit. E do lojën dhe tregon interes për të luajtur. I njeh rregullat e lojës.

Ladrona kalon në klasën e tretë.

You might also like