You are on page 1of 7

NJERIU

INTERPRETIMI I VIZATIMIT TË NJERIUT

Personi: -përjetime të ndërgjegjshme në lidhje me imazhin e trupit dhe konceptin për veten.

Detaje të interpretueshme në vizatimin e njeriut:

1. Koka
2. Trungu ( pjesa e sipërme e trupit)
3. Dy këmbët (në se ka kuptim, nga pozicioni i figurës ose prerja)
4. Dy duart (në se ka kuptim, nga pozicioni i figurës ose prerja)
5. Dy sytë (në se ka kuptim, nga pozicioni i figurës ose prerja)
6. Hunda
7. Goja
8. Veshët

I. Figurë e pjesshme: --ndjenjë parehatie me imazhin e trupit, ndjesi papërshtatshmërie,


mbipërdorim të mekanizmave mbrojtës të bllokimit ose shmangies
-**i ulur, i shtrirë: --varësi, koncept pasiv për veten, pasivitet në ndërveprim, bllokim i
energjive, inhibim, mungesë vetstimulimi.

II. Koka: --shprehje e nevojave dhe përgjegjshmërisë sociale, lokusi i kontrollit të vetes.
A. kokë e madhe: --preokupim me fantazitë për jetën, fokusim në jetën mendore, dëshirë për më
shumë mëncuri, i paorganizuar.
B. koka e vogël:-- karakteristika obsesiv- kompulsiv, papërshtatshmëri intelektuale.
C. koka e kapur së mbrapthi (pjesa e mbrapme e kokës): --tendenca paranoide ose skizoide,
refuzim, shmangie, mënjanim nga shprehja e ndenjave, impulseve dhe fantazive, frikë nga
humbja e kontrollit.
D. kokë e madhe tek persona të seksit tjetër:--seksi i kundërt shikohet si autoritar dhe/ose më i
zgjuar.
E. e shformuar: --probleme me shëndetin dhe me mënyrën sesi e organizon veten
F. tipare femërore: (sy të mëdhenj dhe/me qerpikë tek një mashkull nga një mashkull): --
tendenca homoseksuale.
G. koka në profil: --frikë nga angazhimi, shprehje e impulseve është e kontrolluar, shmangie
nga mjedisi.
H. Profili i kokës me pamje të plotë të trupit: (zakonisht tek adoleshentët djem): --ankth
social, përjetim i fajit dhe vuajtje nga mashtrimi/gënjeshtra.
I. të vizatuarit e kokës në fund: --çrregullime kognitive, shqetësime në marrëdhëniet
ndërpersonale.
J. fytyrë me hije: --vetkoncept i ulët, shqetësim serioz.
K. fytyrë e qeshur (normale tek fëmijët e vegjël): --sjellje sociale foshnjarake.
L. ballë i madh/ i dalë: --mbitheksim i fuqisë së mendjes.

III. Flokët /qimet: --potencë, përpjekje, maskilitet dhe/ose fuqi.


A. theksim i flokëve: --shprehje e ankthit, fantazisë dhe preokupimit.
B. flokë të gjatë dhe të çrregullt: --shenjë e nevojës dhe dëshirës për liri.
C. mjekra/mustaqet: --simbole mashkullore, preokupime të stadit fallik.
D. flokë të ngritura përpjetë/ stil kaotik: --stimuj seksual foshnjarak.
E. berreta /kapelja: --përpjekje për kontroll /vetëkontroll.

IV. Sytë: --vizatimi normal i syrit përfshin paraqitjen e dy-tre elementeve të mëposhtëm::
kokërdhoku, irisi, pupila, qerpikët, vetullat.
A. kur vizatohet vetëm një element i syrit: --papjekuri; stil refuzues në perceptimin e realitetit.
B. kur vizatohen të gjithë elementet e syrit: --mbindjeshmeri ndaj mjedisit, shumë kritik,
vigjilent më tepër nga ç`duhet.
C. pjesë të syrit të lëna jashtë: --dyshim për halucinacione vizuale.
D. sy të vegjël : --dëshirë për të parë sa më pak.
E. sy si gropë/zgavra të thelluara: --armiqësi, refuzim i stimujve mjedisorë.
F. sy pa pupilën: --probleme me të nxënit, egocentrizëm, mbipërdorim i regresionit si
mekanizëm.
G. zgavra: --armiqësi, mosgatishmëri për të reaguar.
H. shikimi anësor: --tendenca paranojake e hetimore.
I. sy të mbyllur: --vetëmbyllje ndaj nevojave të të tjerëve, vetizolim.

V. Qerpikët
A. qerpikë ë gjatë: --vënë në pah sjellje kokete, joshëse dhe nevojë për ekspozim të vetes.
B. qerpikë të theksuar tek një mashkull: --anomali të identitetit seksual, deviacion i
mundshëm seksual.

VI. Vetullat
A. të harkuara: --përbuzje, mëri.
B. të plota /trasha: --i papërmbajtur

VII. Goja
A. tepër e theksuar: --papjekuri, agresivitet oral, fiksim, varësi e tepruar.
B. shumë e madhe: --erotizëm oral, çrregullime me të folurin ose komunikimin.
C. e harruar: ---vështirësi në lidhjen me të tjerët
D. e lugët / e hapur: --varësi orale, infantilitet.
E. të folla, me vija të forta, të tepruara me prerje: --agresivitet verbal, kritik më shumë se
ç’duhet, personalitet sadist.
F. buzë të mbledhura: --agresion verbal, përshpejtim dhe mosarritje e suksesit nga ana e klientit
gjatë vizatimit.
G. vizë e vetme: --tension, mbyllje e gojës për shkak të kërcënimit të perceptuar.
GJ. objekt në gojë: --preokupim oral.

VIII. Buzët
A. buzë të lakuara, në harmoni me tipare të dukshme femërore: --zhvillim i parakohshëm /i
hershëm seksual.
B. përfshirja e një objekti (cigareje, pip, kruajtëse dhëmbësh) --probleme/ngërce orale.
IX. Hunda
A. mbitheksim: --preokupim fallik.
B. vrimat e hundës: --aggresion i theksuar primitiv.
C. e mbitheksuar/ e zgjeruar: --ndenjë paaftësie.

X. Veshët
A. lënie jashtë e veshëve (normale tek fëmijët e vegjël dhe tek të rriturit me KI të ulët): --
halucinacion, dëshirë për t’u izoluar nga kritikat.
B. mbitheksim i vizave--i ndjeshëm ndaj kritikave, halucinacione dëgjimore, paranoide,
dëmtime të veshëve dhe paaftësi për të dëgjuar.
C. me pak theksim: --dëshirë për të izoluar kriticizmin.

XI . Dhëmbët
A. të mprehta/të zgjatura, të ekzagjeruara-- agresivitet.

XII Gjuha--përqëndrim oral primitiv, marrëdhënie erotike,

XIII. Mjekra
A. e theksuar tek personi me seks te kundërt: --varësi nga seksi i kundërt, perceptim i seksit të
kundërt si më të fuqishëm dhe më potent.
B. e mbitheksuar:--nevojë për pushtet në grup dhe shoqëri

XIV: Qafa--tregon ekuilibrin midis impulseve dhe kontrollit, koordinimin midis mendjes dhe
sjelljes
A. e hollë dhe e gjatë:--tendenca skizoide, sjellje skizofrenike, aktivizim i mundshëm i
mekanizmit të represionit
B. tejet e madhe: --ndërgjegjeësim për rolin e impulseve fizike dhe nevojës për t’i kontrolluar
ato.
C. e stërzgjatur: --probleme me menaxhimin e zemërimit dhe impulseve primitive
D. mungesë e qafës:--sjellje regresive, kërcënim i impulseve të brendshme për të kontrolluar
trupin
E. e shkurtër dhe e trashë: --impulse të brendshme të bllokuara.

XV. Shpatullat: --simbol i fuqisë fizike


A. shpatulla të pabarabarta: --destabilitet emocional
B. shpatulla të mëdha: --preokupime për mungesën e fuqisë fizike
C. shpatulla katrore: --sjellje defensive, agresivitet ndaj të tjerëve
D. shpatulla të gjera tek femrat: --paqartësi mbi fuqinë fizike, probleme me mjarrëdhëniet me
nënën.
E. shpatulla të rëna: --vuajtje, ndjesi faji

XVI: Trungu i trupit: --vendi i nevojave dhe stimujve bazë të organizimit

A. i rrumbullakët: --paqe, mungesë agresiviteti, vonesë zhvillimi


B. tejet i hollë: (në kontrast me trupin e klientit): --dobësi, fraxhilitet, kompensim i
pakënaqësive trupore, vecanërisht peshës së padëshiruar të trupit.
C. trung me kënde: --maskulinitet i fshehur,
D. trung i munguar: --individ primitiv, i paorganizuar, i papjekur, regresiv.
E. trung i vogël: --mohim instinktesh, dëshirash, shprehje e inferioritetit.
F. trung i madh: --nevoja të papërmbushura
G. kërthiza:-- varësi, nevoja materiale te paplotësuara, nevoja për ushqim
GJ. bel i theksuar (me hije, me rryp, tokëz, vija, rresht pullash): --preokupime somatike,
maturitet emocional, ndjesi të papërshtatshmërisë, varesi nga nëna, përdorim i mundshëm i
mekanizmit mbrojtës të konversionit somatik.

XVII. Krahët dhe duart: --tregojnë fuqinë për të ndryshuar mjedisin, zhvillimin e egos dhe
fuqinë e saj për përshtatje sociale, interpretohen si organe të marrëdhënieve, të kontakteve bazë
emocionale, si simbole të aktivitetit dhe fuqisë, kontaktit me mjedisin.
A. Të palosur/ hedhur mbi kraharor: --armiqësi ose dyshim.
B. të kapura mbrapa trupit: --dëshirë për të kontrolluar inatin, ngurrim ndërpersonal, paqartësi.
C. të harruara: --pamjaftueshmëri, pazotësi, veçim nga të tjerët, ndjenja faji.
-**tek seksi i kundërt: --refuzim nga figura e nënës ose e babait.
-**tek mashkulli të vizatuar nga një mashkull tjetër: --përjetime të fuqishme seksuale të
shoqëruara me ndjenja faji, kastrim.
D. krahë flatra: --tipare skizoide.
E. të ngjeshur pas trupit: --ngurtësim , frikë nga impulse agresive.
F. të hapur/të zgjatur: --ndjenja force, apo fuqie.
G. të gjatë **1. e të fuqishëm: --arritje, ambicje
. **2. e të dobët: -- nevojë për mbështetje nga të tjerët, pamundësi për të
manu\ipuluar mjedisin rrethues.
GJ. tepër të gjatë--
- --**1. tek vetja: përpjekje të mëdha vetiake, ambicie refuzim i individualitetit të të tjerëve,
dëshirë për të ndenjur vetëm, dëshirë për t’u mbyllur në vetvete. .
. --**2. tek të tjerët: prania e një personi refuzues osë kërcënues. .
. --**3. të hollë, të dobët, të pafuqi: nevojë për edukim te vemdnshëm, kujdes prindëror.
. --** 4. duar të çiftëzuara me duar të tjera (duar femërore të vizatuara nga një
mashkull)--nevojë për mbrojtje nga figura e nënës
H. të shkurtër: --ndjenja pamjaftueshmërie ose papërshtatshmërie
I. të hollë: --dobësi dhe kotësi
J. duar/krahë muskulozë (e shpeshtë tek adoleshentët djem): --përqendrim tek maskiliteti.
K. të zgjatur: --dëshirë/nevojë për afeksion
L. të varur në një anë: --perceptim i varësisë tek vetja, i pavetëndihmë, i padobishëm.
LL. të theksuara / hijëzuara tek seksi i kundërt: --perceptim i seksit të kundërt si ndëshkues.
M. të mëdha në figurën e mashkullit: --perceptim i meshkujve si ndëshkues, sulmues, gjykues.
N. të përforcuar: --ndëshkueshmëri

XVIII. Duart
A. në xhep: --masturbim / faj, shmangie
B. duar të mëdha: --kompensim i dobësisë, reagim ndaj episodeve t\ë keqpërdorimit të duarve
për vepra të ndëshkueshme.
C. duar afër zonës genitale: --preokupim për vetëerotizëm
D. duart afër zonës geniatele tek një femër e vizatuar nga një mashkull: --perceptim i femrës
si refuzuese.
E. duar të ngritura lart: --nënshtrim
F. të fshehura: --vështirësi në marrëdhëniet ndërpersonale.
G. duar të shtrembëruara: --kompulsion
GJ. duar të shtrembëruar me gishtërinj të hapur: --arritje minimale.

XIX. Gishtat
A. të gjatë/të mprehtë: --agresivitet, armiqësor, paranoid.
B. të mbuluar me dorashka: --dëshirë për të shtypur impulset agresive, agresion i represuar,
përpjekje për kontroll.
C. në duar të mëdha: --armiqësi, agresivitet
D. të munguar: --paaftësi për t’u përshtatur, për të rregulluar mardhëniet, faj, pasiguri, vështirësi
në ndërveprimin me mjedisin.
E. gishta pa duar (si shkop): --agresion foshnjor
F. gishta të theklsuar: --tregues të ndjenjës së fajit.
G. të mbledhur në formën e grushtit:
. -**1. larg nga trupi: --rebelë në dukje, në mënyrë siperfaqesore, një rebelim i jashtëm, por
nënshtrim i brendshëm, frikë.
. -**2. afër trupit: --rebelim i brendshëm, i represuar, i shfaqur me simptoma.
GJ. duar të mbyllura: --fshjehje e të vertetës, mbajtja e një sekreti të fshehur.
H. më pak se pesë gishta: --paaftësi, pavetëndihmë.
I. gishta të vendosur bashkë si kokrra rrushi: --veçori foshnjore
J. thonjtë e duarve: --probleme kompulsive me imazhin e trupit, shihet herët tek skizofrenia.
K. duar që duken si pupël, pendë: --skizofreni.

XX. Gjoksi
A. i mbitheksuar në vizatim
. -** nga një djalë: varësi ndaj nënës, ngecje në stadin oral, terheqje nga erotizmi oral.
. -**nga një vajzë: tendencë për ekzibicionizëm, narcizisëm, mundësi që të ketë vuajtur një
varësi patologjike nga nena.
B. varëse mbi gjoks: --përfaqësim i fuqisë së figurës së nënës (e
fuqishme/dominuese/kontrolluese).

XXI. Këmbët--përfaqësojnë kontaktin me mjedisin


A. të munguara: --ngushtim, ndenja sforcimi, mungesë e mbështetjes, palëvizshmëri, tërheqje.
B. diferencë në madhësi. --paqartësi për kufitë e varësisë dhe pavarësisë, ndjenja të përziera
lidhur me pavarësinë.
C. të gjata: --orvajtje për autonomi, përpjekje drejt pavarësisë
D. të shkurtra: --paaftësi për të ndjerë emocione, stanjacion emocional, ngërc emocional.
mpirje.
E. të puthitura: --keqpershtatje të mundshme seksuale, tension, ngurtësim.
F. pantallona transparente (duken këmbët): --ankth homoseksual
G. të hapura: -- nevojë për siguri, mosbindje ndaj autoritetit, sfidim
XXII. Shputa e këmbës: --instrument i analizës së kompetencës në marrëdhëniet ndërpersonale
A. të mëdha: --përpjekje për siguri dhe potencë.
B. të vogla: --varësi, mpirje emocionale, paqartësi, i/e femërzuar.
C. të munguara: --mungesë pavarësie, mbyllje në vetvete.
D. të mbidetajuara: --tipare obsesive me ngjyresë të fortë femërore.
E. maja të gishtërinjve: --nevojë për siguri.
F. zbathur: --nënshtrim, përvuajtje dhe skamje.
G. gishti i këmbës: --agresion patologjik.
H. shputa në drejtime të kundërta—ambivalencë
I. portret i veshur me gishta të ekspozuara:-- tendenca agresive.
J. këmbë si rosak: --foshnjëritet dhe/ose skizofreni.
K. shputa e këmbës dhe këmba të vizatuara që në fillim: --depresion.

XXIII. Detajet e këpucëve


A. vrimat, lidhëset, fjongot: --Paaftësi, pafuqishmëri, impotencë mashkullore

XXIV. Kyçet: --ndjesi e gabuar, ndjesi pasigurie për trupin dhe integritetin trupor, kompensim
për trupin e perceptuar si të paorganizuar, te padëshiruar nga individët psikotikë, shpjegim për
shqetësime të fshëhura, të pashprehura somatike.

XXV. Paterica:--probleme të mundshme organike.


A. kur vizatohet vetëm paterica/shkopi: --hezitim për të eksozuar veten, evitim i risqeve,
mbipërdorim i mekanizmit mbrojtës te regresionit, KI e ulët, mbrojtje, marrëdhënie të varfra me
figurën.

XXVI. Kopsat: --janë normale kur vizatohen nga fëmijët nën 7 vjec në figurën e individit prej të
cilit kërkohet kujdes dhe vëmendje, përndryshe tregojnë varësi, regres, ndjenjë parehatie, ndarje
a marrëdhënie problematike me nënën ose varësi orale. Kopsat në vizatim numërohen nga
terapisti për të parë nëse numri i tyre përkon me elementë të traumës/traumave të pëerjetuara.

XXVII. Rripi/Beli:
A.i mbitheksuar: --shqetësim seksual, mbipërqendrim në aspektin seksual të vetes.

XXVIII. Xhepat: --afeksion i munguar nga nëna, preokupime me varësinë psikologjike,


foshnjëritet .
-*tek adoleshentët meshkuj: --përpjekje për të fituar fuqi, pushtet, sidomos ndaj nënës, konflikt
midis varësisë nga nëna dhe tendencës për pavarësi (në adoleshencë).

XXIX. Kravata: --simbol seksual, simbol i pushtetit, përshtatshmërisë, papërshtatshmërisë


seksuale.
A. e gjatë /e dukshme: agresivitet seksual, frikë nga pafuqia/impotenca seksuale.
B. duke ‘fluturuar’ nga trupi: agresion seksual i hapur, shqetësi, preokupim me natyrën
seksuale.
XXX. Pantallona: --shqetësime me masturbimin.
Pantallona stil cowboy: dëshirë për t’u shfaqur/treguar mashkullor dhe i ashpër, i fortë, i
vrazhdë.

XXXI. Kapelja (e papërshtatshme): --ushqim i fantazive për fuqi, sjellje regresive, sjellje
skizoide, sjellje seksuale foshnjarake.

XXXII. Organe seksuale (normale në vizatimet e fëmijëve në moshën 4-6 vjeç): --ankth akut,
dhimbje akute në trup, kontroll i dobët mbi impulset në sjellje.

XXXIII. Cigarja/Pipa/Armë: --simbole seksuale.


Nëse mbitheksohen, vihen duksëhm në pah: shqetësim seksual akut.

XXXIV. Kllouni: --koncept i varfër për veten, mendime/konsiderata negative për veten, ndjenjë
inferioriteti.

XXXV. Mostra dhe shtriga:--koncept i varfër për veten, depersonalizim, atake nga pjesë të
frikshme të psikikës.
E vizatuar nga një djalë (shtriga): armiqësi e fshehtë kundrejt femrave

XXXVI. Kukull (marionet):--nënshtrim, kompliancë, mungesë e mendimit vetiak.

XXXVII. Fytyrë e qeshur: --sjellje sociale foshnjarake, imaturitet social

XXXVIII. Figura që bien ose janë varur/ngecur diku:--përjetime të tensioneve te brendshme,


vuajtje të ankthit dhe pasigurisë.

XXXIX. Nxirje/hijëzim i njërës pjese të trupit (preokupim/shqetësim një pjesë të trupit): --


konflikt, parehati me atë pjesë të trupit, ankth, probleme me seksualitetin kur
nxihen/mbitheksohen pjesë të trupit nga mesi e poshtë.

XL. Shtrembërim, përforcim ose heqje e një pjese/tipari: --konflikt me atë pjesë (mospëlqim,
refuzim), represion.

You might also like