You are on page 1of 6

EDUKIMI FIZIK,

SPORTET DHE
6 SHËNDETI 3 3 3 3 12
7 TEKNOLOGJI DHE TIK 2 1 1 1 5
7.1 TIK 1 1 1 1 4
7.2 Aftësim teknologjik praktik 1 1
KURRIKULA ME
8 ZGJEDHJE 2 2 2 2 8
9 TOTALI 27 29 31 31

Kurrikula me zgjedhje
Kurrikula me zgjedhje është pjesë e kurrikulës së përgjithshme e cila, në dallim nga
kurrikula bërthamë, zgjidhet nga shkolla dhe zhvillohet brenda kohës së planifikuar në
planin mësimor në përputhje me interesat, mundësitë, dëshirat, informacionet paraprake të
nxënësve dhe me mundësitë e shkollës.
Kurrikula me zgjedhje në shkallët 3-4 (klasat 6-9) mund të përdoret:
- Për gjuhën e huaj të dytë (gjuhë f rënge, gjuhë gjermane, gjuhë italiane, gjuhë
angleze), në përmbushje të interesave të nxënësve për llojin e gjuhës, në varësi të
mundësive që ofron shkolla. Programet mësimore të gjuhëve të huaja hartohen në nivel
qendror.
OSE:
- Për lëndë, module ose veprimtari të tjera shkollore në funksion të përmbushjes së
kompetencave kyçe dhe të realizimit të temave ndërkurrikulare (p.sh., edukimi për të
drejtat e njeriut, edukimi mjedisor etj.). Programet mësimore për këto lëndë ose module
përgatiten apo përshtaten nga shkolla dhe miratohen në DAR.
Dokumenti i kurrikulës me zgjedhje ka strukturë të njëjtë me atë të kurrikulës bërthamë. Në
të përfshihen:
− Rezultatet e të nxënit të kurrikulës me zgjedhje.
− Udhëzimet metodike për realizimin e saj.
− Ndarja e orëve p ë r kurrikulën me zgjedhje.
− Materialet mësimore dhe burimet e mjetet ndihmëse.
− Vlerësimi i nxënësve.

3. PLANIFIKIMI I MËSIMDHËNIES
Planifikimi është një proces i rëndësishëm i zbatimit të kurrikulës, i cili i krijon mundësinë
mësuesit të jetë krijues dhe i lirë në procesin e mësimdhënies. Për një planifikim të mirë,
mësuesi duhet të njohë dokumentet e mëposhtme:
- Kornizën Kurrikulare
- Kurrikulën bërthamë
- Programin mësimor
Baza e një planifikimi të suksesshëm është njohja e mirë e programit mësimor. Mësuesi duhet
të zbatojë me përpikëri të gjitha kërkesat e këtij programi. Rezultatet e të nxënit janë një
themel i përbashkët për të gjithë mësuesit. Ata përzgjedhin vetë metodat dhe strategjitë më të
përshtatshme, burimet e mundshme për t’u shfrytëzuar, llojet dhe mjetet e vlerësimit.

3
Llojet e planifikimeve
Planifikimi i mësimdhënies për lëndën ose modulin përfshin:
- Planifikimin vjetor
- Planifikimin për secilën periudhë (shtator-dhjetor; janar-mars; prill-qershor)
- Planifikimin ditor
Në fillim të vitit shkollor mësuesi duhet të dorëzojë pranë drejtorisë së shkollës planin vjetor
të lëndës ose të modulit, i cili shërben si një kornizë e ndarjes së përgjithshme të përmbajtjes
lëndore dhe të orëve mësimore, si edhe planin e periudhës së parë (shtator- dhjetor). Planet
e periudhës së dytë dhe të tretë dorëzohen para fillimit të secilës periudhë.
Gjatë vitit, sipas rrethanave që i krijohen, mësuesi mund të bëjë ndryshime në planin fillestar
mësimor. Mësuesi mund të vendosë të përparojë më ngadalë nga sa e ka parashikuar, kur vë
re se nxënësit e tij hasin vështirësi. Në këtë mënyrë mësuesi planifikon duke u bazuar në
përparimin e nxënësve dhe në vështirësitë e hasura në periudhat paraardhëse, duke u
përqendruar te arritjet e kompetencave kyçe dhe të fushës/ lëndës.
Më poshtë janë dhënë sqarime rreth planeve të mësipërme, për të cilat IZHA ka hartuar disa
formate sugjeruese.

Planifikimi vjetor i lëndës


Për planifikimin vjetor të lëndës, mësuesi, përveç programit mësimor duhet edhe të njohë
edhe tekstin që ka përzgjedhur për atë vit shkollor. Natyrisht, realizimi i programit është
qëllimi i vërtetë i mësuesit, kurse teksti mësimor i përzgjedhur është një mjet për ta
përmbushur këtë qëllim. Kur mësuesi sheh se teksti nuk i ka dhënë vendin e mjaftueshëm
përvetësimit të një rezultati të nxëni të programit, ai e plotëson vetë këtë mungesë të tekstit,
duke përdorur burime të tjera të nxëni.
Plani vjetor është një plan sintetik. Mësuesi planifikon orët dhe përmbajtjen kryesore lëndore
për tre periudha. Periudhat janë:
- periudha e parë: shtator- dhjetor;
- periudha e dytë: janar - mars;
- periudha e tretë: prill- qershor.
Formati i planit mësimor vjetor përmban këto rubrika:

TEMATIKAT SHPËRNDARJA E PËRMBAJTJES LËNDORE

SHTATOR – JANAR – MARS PRILL –


DHJETOR QERSHOR

Tematika: Në këtë kolonë, renditen tematikat e programit.


Shënim: Në lëndën e gjuhës shqipe në vend të tematikave, vihen kompetencat lëndore.
4
Shpërndarja e përmbajtjes kryesore të lëndës sipas tri periudhave: Në këtë kolonë
vendoset përmbajtja kryesore e lëndës që do të zhvillohet në secilën periudhë dhe për secilën
tematikë. Gjithashtu, vendoset edhe totali i orëve për secilën periudhë, ku përfshihen njohuri,
projekte, përsëritje, punë laboratori, biseda letrare, teste etj., në varësi të specifikave të
lëndës.

Shembull: Gjeografi, klasa VI


Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës
Tematikat Shtator - dhjetor Janar- mars Prill- qershor
13 orë 12 orë 10 orë

Ndërvarësia Nëntematika: Nëntematika:Hartat Nëntematika:Mjedisi


midis Gjeografia dhe kërkimi gjeografike (vazhdim) ynë lokal (vazhdim)
njerëzve, gjeografik
Vendndodhja gjeografike, Vendbanimet dhe
vendeve,
Gjeografia si shkencë; absolute dhe relative; karakteristikat e tyre,
rajoneve dhe
Temat e gjeografisë; Gjerësia dhe gjatësia Mënyra e jetesës;
mjediseve
Mjetet dhe metodat gjeografike); Trashëgimia natyrore
(35 orë) shkencore të kërkimit dhe kulturore e
Koordinatat gjeografike;
gjeografik; Gjeografi dhe qytetit/fshatit tim;
P.Praktike: Përcaktimi i
roli i tij; Historia e Veprimtaria ekonomike
vendndodhjes absolute në
Brenda këtyre zhvillimeve gjeografike. dhe tregtare;
hartë; Harta e Shqipërisë;
orëve, duhet të P.Praktike: Përcaktimi
përshkrimi i itinerarit në
planifikohen i vendndodhjes së
hartë; P. Praktike:
dhe orët për Nëntematika: Hartat objekteve në mjedisin
Përshkrimi i itinerarit në
teste, projekte, gjeografike lokal; Ndikimi i
hartë.
përsëritje. veprimtarisë njerëzore
Plani, harta, globi; në mjedis); P.Praktike:
P.praktike: Ndërtimi i Përdorimi i hartës
planit të klasës, shkollës; Nëntematika:Mjedisi ynë topografike për t’u
Hartat gjeografike; Llojet lokal orientuar në mjedisin
dhe përdorimi i tyre; lokal.
Vendndodhja e
Elementet kryesorë
qytetit/fshatit tim; Mjedisi
(matematikorë dhe
natyror në qytetin/fshatin
gjeografikë) të hartës;
tim (relievi, bota bimore she
P.Praktike: Përdorimi i
shtazore, burimet ujore etj);
shkallës së hartës
Popullsia dhe lëvizjet e saj;
P.Praktike: Lëvizjet e
popullsisë mbi bazën e të
dhënave statistikore.

5
Planifikimi sipas periudhave
Planifikimi i periudhës është një planifikim më afatshkurtër dhe më i detajuar i
mësimdhënies. Ky lloj planifikimi kërkon që mësuesi të përcaktojë me kujdes rezultatet e të
nxënit të kompetencave kyçe dhe rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës/lëndës të
cilat do t’í realizojë brenda periudhës, në varësi të cilave përcakton dhe përmbajtjet mësimore
që do të zhvillojë gjatë kësaj periudhe, orët mësimore brenda të cilave ato do të realizohen,
duke planifikuar paraprakisht situatat e të nxënit përmes të cilave do të mundësohet zhvillimi
i kompetencave, burimet e të nxënit, metodologjitë e mësimdhënies si dhe llojet e vlerësimit
dhe instrumentet vlerësues.
Plani i një periudhe është analitik dhe në të detajohen temat mësimore që do të zhvillohen
përgjatë saj. Mësuesi harton planin e periudhës përkatëse në fillim të saj dhe e dorëzon në
drejtorinë e shkollës para fillimit të periudhës. Ky plan hartohet duke iu përmbajtur programit
dhe tekstit mësimor përkatës.
Në planet sipas periudhave planifikohen të gjitha orët. Mësuesit janë të lirë të bëjnë
ndryshimet e tyre hap pas hapi në varësi të specifikave të lëndës së tyre.

Formati i planit të një periudhe


Formati i planit të një periudhe përmban rubrikat e mëposhtme. Në format janë plotësuar
edhe disa shembuj nga lëndë të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe (a)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës (b)

Nr. (c) Tematika Temat Situata e Metodologji Vlerësimi Burimet


/ kapitulli mësimore parashikua a dhe (h) (i)
(d) (e) r e të veprimtaritë
nxënit (f) e nxënësve
(g)

… … … … P.sh.: P.sh.: P.sh.,:teksti i


… … … … diskutim; Vlerësimi i nxënësit;
Shembull Commun World Body stuhi përgjigjeve materiale nga
(Gjuhë ication gestures - language mendimi; me gojë. interneti;
reading punë grup; Vlerësimi i enciklopedi etj.
angleze)
and punë në punës në
vocabulary dyshe; hetimi grup.
Shembull Diversitet Mikroorga Në kërkim etj. Vlerësim
(Biologji i nizmat dhe të së mes
) sëmundjet. padukshmes nxënësish.
.
Shembull Të Ditari i një Ditari im
(Gjuhë lexuarit e vajze
shqipe) teksteve

6
letrare
dhe
joletrare
(kompete
ncë)
Shembull Ndërvarës Gjeografia Historia e
(Gjeogra ia midis si shkencë zhvillimeve
fi njerëzve, gjeografike
…… vendeve,
rajoneve
dhe
mjediseve

a) Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe


Në këtë rubrikë mësuesi do të vendosë rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe, të cilat do
të zhvillohen nga nxënësit përgjatë temave mësimore, të zhvilluara gjatë kësaj periudhe.
Mësuesi i përzgjedh këto rezultate në programin mësimor, te rubrika “Rezultatet kryesore të
të nxënit, sipas kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së ...”.

b) Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës/ lëndës


Në këtë rubrikë vendosen rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës/lëndës, të cilat
do të arrihen nga nxënësi nëpërmjet zhvillimit të këtyre temave mësimore. Mësuesi i
përzgjedh këto rezultate të nxëni nga programi mësimor. P.sh., në lëndën e gjuhës shqipe,
gjatë periudhës së parë, nga kompetenca “Përdorimi i drejtë i gjuhës” mund të zhvillohen
vetëm tema nga morfologjia, prandaj mësuesi do të përzgjedhë vetëm rezultate të nxëni që
kanë lidhje me morfologjinë.
Nxënësi:
- përcakton klasat e fjalëve dhe kategoritë e tyre gramatikore;
- dallon mënyrat e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe.

c) Numri rendor
Këtu vendosen numrat për temat mësimore. Totali i numrave në planin e periudhës përkon
me numrin e orëve që janë përcaktuar në planin vjetor të lëndës ose të modulit.

d) Tematika/ Kapitulli/ kompetenca


Në këtë rubrikë shënohen tematikat mbi të cilat është ndërtuar programi i lëndës.

e) Tema mësimore
Në këtë rubrikë shënohen të gjitha temat mësimore që do të zhvillohen gjatë periudhës.
Mësuesi, përveç temave që i korrespondojnë tekstit mësimor, planifikon edhe orë për
projektin, orë për testin ose detyrën përmbledhëse, orë për përmbledhjet ose përsëritjet etj.
Gjithashtu, sugjerohet të planifikohen orë për diskutimin dhe vlerësimin e portofolit, në
varësi të hapësirës që ka secila lëndë.

7
f) Situata e të nxënit
Në këtë rubrikë vendosen situatat e të nxënit që mësuesi parashikon të realizojë gjatë
periudhës, të cilat mund të ndryshohen dhe plotësohen përgjatë zhvillimit të lëndës. Situatat e
të nxënit mund t’i përkasin një teme mësimore, disa temave mësimore, ashtu sikurse mund të
ketë tema mësimore për të cilat mësuesi nuk zhvillon situata të nxëni. Me situatë të nxëni
kuptohet ndërtimi i njohurive nëpërmjet një situate praktike ose reale.

g) Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Në këtë rubrikë mësuesi vendos teknikat dhe metodat e mësimdhënies (p.sh., harta e
konceptit, parashikimi me terma paraprakë, grupet e ekspertëve, punë në grup etj.) që do të
përdoren gjatë zhvillimit të këtyre temave në një periudhë të caktuar (jo shumë e detajuar
sepse e tillë kjo rubrikë detajohet në planifikimin ditor).

h) Vlerësimi
Këtu vendosen teknikat e vlerësimit që do të përdoren gjatë zhvillimit të këtyre temave në një
periudhë të caktuar si p.sh., vlerësimi i përgjigjeve me gojë; vlerësimi i punës në grup;
vlerësim mes nxënësish; vlerësim i aktivitetit gjatë debateve në klasë; vlerësim i detyrave të
shtëpisë; vetëvlerësim; intervistë me një listë treguesish; vëzhgim me një listë të plotë
treguesish; portofol, prezantim ose punë me gojë ose me shkrim, projekt kurrikular etj. Kjo
rubrikë detajohet në planifikimin ditor.

i) Burimet
Në këtë rubrikë mësuesi vendos burimet që do të përdoren për arritjen e rezultateve të të
nxënit si p.sh., teksti i nxënësit, libri digjital, teksti i ushtrimeve (nëse ka të tillë), vepra të
ndryshme etj. Kjo rubrikë nuk plotësohet në mënyrë shumë të detajuar, pasi e tillë do të
plotësohet në planin ditor.

Planifikimi ditor
Mësuesi planifikon çdo orë mësimore dhe e hedh këtë në planin e tij ditor. Në përgatitjen e
një plani ditor mësuesi duhet të përcaktojë rezultatet e pritshme të asaj ore mësimi, të
përgatisë veprimtaritë mësimore, të përzgjedhë metodat dhe strategjitë, të përzgjedhë burimet
e të nxënit, të përcaktojë teknikat e vlerësimit të përshtatshme për klasën, të parashikojë
punën me klasën, grupet, nxënës të veçantë, të parashikojë lidhjen me lëndët e tjera etj.

Formati i planit ditor


Më poshtë jepet formati i sugjeruar i një plani ditor:

Fusha: Lënda: Shkalla: Klasa:


Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi:
-

You might also like