You are on page 1of 1

British Council, Programi Shkollat e Shekullit 21 në Ballkanin Perëndimor

Trajnim online për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit në platformën Moodle

Deklaratë mbi privatësinë

British Council është kontrolluesi i të dhënave të informacionit që ju jepni në funksion të


pjesëmarrjes suaj në trajnimin online për mësuesit pjesëmarrës në projektin Shkollat e
Shekullit 21 të Ballkanit Perëndimor dhe për vlerësimin e trajnimit. Kjo do të thotë se
British Council është përgjegjës për përcaktimin e mënyrës se si mblidhen dhe përdoren
të dhënat tuaja.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është që ky përpunim është i
nevojshëm për realizimin e kontratës- marrëveshja që ne kemi nënshkruar me Ministrinë
e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Commonwealth-it dhe Zhvillimit, e cila financon
programin e Shkollave të Shekullit 21.

Duke parashtruar të dhënat tuaja personale për këtë qëllim, ju kuptoni që informacioni juaj
do të ndahet me:

 konsulentë të kontraktuar nga British Council që veprojnë si përpunues të të dhënave,


me qëllim gjenerimin e raporteve të trajnimit dhe vlerësimin.
 Institucionet arsimore vendore përgjegjëse për akreditimin e trajnimit (sipas rastit).

Përpos qëllimeve të përmendura këtu, të dhënat tuaja personale nuk do të ndahen jashtë
British Council pa lejen tuaj në mënyrë eksplicite.

Për të përmbushur qëllimet e dhëna, do të përdorim online platformën “Мoodle“ dhe të


dhënat tuaja personale do të ruhen në një server në Byronë për Zhvillimin e Arsimit, i cili do
të organizohet nga Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike
(FINKI).Më pas informacioni juaj personal do të transferohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt
në driver-at e përbashkët në zyrat e British Council në Ballkanin Perëndimor.

Ne do të ruajmë informacionin tuaj për një periudhë shtatëvjeçare pas përfundimit të projektit
(duke filluar nga data 31 mars 2022). Ne do të ruajmë raportet e vlerësimit të trajnimit për 10
vjet pas krijimit.

Deklaratë mbi mbrojtjen e të dhënave

British Council pajtohet me ligjin për mbrojtjen e të dhënave në MB dhe ligjet në vendet e
tjera që përmbushin standardet e pranuara ndërkombëtarisht
Ju keni të drejtë të kërkoni një kopje të informacionit tuaj që ne ruajmë, dhe të drejtën të na
kërkoni të korrigjojmë çdo pasaktësi në atë informacion.
Për të ushtruar të drejtat tuaja sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave 2018/GDPR ju lutemi
na kontaktoni në IGDisclosures@britishcouncil.org.
Për informacione të mëtejshme të hollësishme në lidhje me të drejtat tuaja, si të depozitoni
ankesa dhe si përpunojmë informacionin tuaj personal, ju lutemi referojuni seksionit të
Privatësisë në faqen tonë të internetit, www.britishcouncil.org/privacy ose kontaktoni zyrën
vendore të British Council info@britishcouncil.org.mk

You might also like