You are on page 1of 1

“Nëse” nga Rudyard Kipling

Nëse mund ta mbash kokën n’vend kur të gjithë rreth teje e humbin e ty t’fajsojnë,
Nëse mund t’i besosh vetës kur krejt njerëzit të nënvlerësojnë.
Dhe nga ajo përulje, përfitojnë;
Nëse mund të presësh e pritja mos të të lodhë,
Apo të gënjehesh – me gënjeshtra mos puno,
Ose të urrehesh – urrejtjes udhë mos i lësho.
Shume i mirë mos u duk, as tepër i menqur mos u trego;

Nëse mund të ëndërrosh – po ëndërrat mos t’i bësh Zot;


Nëse mund të mendosh – po mendimet t’vetme qëllime mos ti bësh,
Nëse mund ta takosh Triumfin e ta takosh Dështimin,
E ti trajtosh këto dy kaderre krejt njësoj.
Nëse ta mban ta dëgjosh të vërtetën që e ke thënë ti,
Teksa shtrembërohet nga të pafytyrët si kurth për budallenjtë e zi,
Apo t’i shikosh me sytë e tu gjërat të cilave ua ke kushtuar jetën, teksa thehen në pafundësi.
E t’përkulesh ti rindërtosh me alete t’shkallmuara, të bëra hi.

Nëse mund të grumbullosh krejt t’mirat tua e t’i bësh tubë,


E me ‘turr-a-jaz’ të rrezikosh me i humbë,
E t’i humbasësh, e t’kthehesh prapa, n’fillesë.
E kurrë prej gojes tënde mos t’dalë asnjë ankesë,
Nëse mund ta detyrosh zemrën tënde, mendjen dhe ashtin e fikur,
Të të shërbejnë ty, shumë kohë pasi ata kanë ikur,
E t’qëndrojnë kur n’ty nuk mbetet asgjë dhe asnji,
Pos Dëshirës së madhe që thotë: “Lëshom tani”

Në mund të flasësh me turmat pa e humbur ndershmërinë,


Apo të ecësh me Mbretër – e ta ruash për toke ndjeshmërinë.
Nëse as armiqtë e as shokët s’mund të të lëndojnë,
Nëse krejt mund të llogarisin në ty, po mos ta teprojnë.
Nëse mund ta mbushësh minutin e pakthyeshëm,
Me gjashtëdhjetë sekonda që vlejnë sa vrapi në maratonë,
E jotja do të jetë Toka me gjithçka ka në të - pa mbarim,
Dhe – ajo që është më e rëndësishmja - Njeri do të bëhesh, biri im!

Përktheu: Dardan Abazi

You might also like