You are on page 1of 1

MESUESET E FSHATIT

Ne udhekryqet ndane xhadeve,


Ditet e Shtuna dalin shpesh.
Dhe zgjatin doren nga makina,
Here dy nga dy,here vec e vec.
Po shpesh ata qe jane brenda,
Me njeri-tjetrin shkembejne fraza.
-Si shume pretendime kane,
More shoku Jani,keto vajza!!
Dhe jane ata qe bejne zhurme,
Qe kane per vete dyzete goje!
Qe i shkruajne leter presidiumit,
Per nje guzhine po t'ju mungoje.
Dhe ato presin makine tjeter,
Aty ne bore,aty ne shi.
Ato te urtat gjer ne dhembje,
Te thjeshtat gjer ne madheshti.
Tek presin,java qe kaloi,
I'u kujtohet si ne tym.
Klasa me nxenesit,gabimet,
Q'u perseriten ne hartim
.
Ne mbremje radion degjon njera,
Tjetres ne mend i vjen serish,
Shikimi i fotoreporterit,
Q'andej kaloi rastesisht
.
Koha e fejeses i ka ardhur,
Dikujt ndoshta i shkon c'do dite.
Pluhuri i shkumesit,vello e bardhe,
U bie mbi supe dhe i trondit..
Po s'ngrene ato boten ne kembe,
Ne komitet,ne ministri!
Ato te urtat gjer ne dhembje,
Te thjeshtat gjer ne madheshti..!
ISMAIL KADARE.

You might also like