You are on page 1of 4

Instituti Albanologjik

Prof.asoc.dr. Memli Sh. Krasniqi

Recesion për librin “TË BURGOSURIT POLITIKË SHQIPTARË NË JUGOSLLAVI


(1989), Sipas dokumenteve sekrete të Ministrisë Federative të Drejtësisë dhe të
Administratës ”, përgatitur nga; Prof.dr. Hysen Matoshi dhe Dr. Sadik Mehmeti, Prishtinë:
Instituti Albanologjik, 2019.

Në këtë fundvitë të 2019, Instituti Albanologjik, po e përmbyll me një botim, i cili përfshin një
seri dokumentesh të viteve 80 të shekullit të XX. Është fjala për librin “ TË BURGOSURIT
POLITIKË SHQIPTARË NË JUGOSLLAVI (1989), përgatitur dhe përkthyer nga Prof.dr.
Hysen Matoshi dhe Dr. Sadik Mehmeti. Vepra në fjalë, sjellë në dritë dokumentet sekrete të
Ministrisë Federative të Drejtësisë dhe të Administratës së ish Republikës Socialiste Federative
të Jugosllavisë, shtet ky që filloi tëshpërbëhet gjatëfillimit tëviteve të 90 të shekullit të XX,
proces që hynë në fazën përfundimtare më 1999, pra gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe
ndërhyrjes së NATO-s, për t’u përmbyllur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008.
Fillimisht, përgatitësit e këtij vëllimi me dokumente arkivore, theksojnë se si Jugosllavia e parë,
ashtu edhe Jugosllavia e dytë, ishin krijuar si mbretëri dhe federatë e popujve sllavë, duke
diskriminuar gjermanët, hungarezët dhe sidomos shqiptarët.Përfundimi i Luftës së Dytë
Botërore, në rend të parë, për popullsinë gjermane, solli ndëshkimin kolektiv dhe shpërnguljen e
tyre të dhunshme për në shtetin e tyre amë. Ndërsa, shqiptarët e mbetur përsëri në kufijtë e ish-
Jugosllavisë, do të kalonin nëpër një fazë të rëndë, gjatë së cilës, ata do të vriteshin, torturoheshin
si dhe do të shpërnguleshin për në Republikën e Turqisë. Dhe e gjithë kjo ndodhte, ashtu siç me
të drejtë e theksojnë edhe përgatitësit e këtij vëllimi, në kohën kur proklamohej barazia
kombëtare dhe drejtësia sociale. Këto vlera të socializmit, kishin sjellë deri te afirmimi kombëtar
i popujve sllavë brenda federatës së Jugosllavisë AVNOJ-iste, por kur bëhej fjalë për shqiptarët,
këto të dreja të proklamuara, në çdo mënyrë, u ikej zbatimit të tyre.Prandaj, keqpërdorimi i
aparatit shtetëror apo UDB-së dhe më vonë SUP-it, në shërbim të ndjekjes, burgosjes dhe pastaj
dënimeve të rënda për shqiptarët, ishte një formë veprimi, pak a shumë i pranuar nga të gjitha
njësitë federale të Jugosllavisë.Duhet thënë se politika nacionaliste serbe u riaktivizua, sidomos,
pas demostratave studentore të vitit 1981, kur edhe elita intelektuale dhe politike serbe, arriti që
të mobilizojë federatën e brishtë të Jugosllavisëkundër shqiptarëve, duke i bërë ata,armiqtë
kryesorë politikë të këtij shtetit. Këto përfundime mbështetën edhe në statistikat zyrtare si dhe të
dhënat e organizatave ndërkombëtare, një nga të cilat, Amnesty International, në raportin e saj
vjetor të vitit 1982, dëshmonte se më shumë se 60 për qind e të burgosurve politikë në RSFJ
ishin shqiptarë. Në vitet e 80 të shekullit të XX, shiheshin shenjat e rënies së socializmit lindor,
ndërsa në Serbi, si njësia më e madhe federale, ndodhte një proces i kundërt, ai i kthimit në
nacionalizëm dhe krijimit të kultittë personalitetit.Njëkohësisht, Sllovenia e Kroacia, filluan të
përgatiteshin për riregullimin e federatës, me opcion shkëputjen dhe shpërbërjen e RSFJ-së. Me
gjithë këto vlime dhe ndryshime të pritura, përsëri statusi i shqiptarëve, jo që u përmirësua, por u
përkeqësua edhe më shumë. Nëndërkohë, si rezultat i presionit ndërkombëtar, sidomos të
organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International, në tetor të vitit 1989,
Sekretariati Federativ i Drejtësisë dhe i Administratës i RSFJ-së, kishte hartuar raportin e
titulluar si “Pasqyrë e personave të dënuar për të ashtuquajturin kriminalitet politik të cilët
gjenden në burgje për vuajtje të dënimit”. Në këtë dokument, që kishte karakterin e dokumentit
sekret, kishte të dhëna për 277 të burgosur politikë, nga të cilët shqiptarë ishin 245 sish, ose rreth
89 për qind e të gjithë të burgosurve politikë në Jugosllavi, ndërsa ata përbënin rreth 7,7 për qind
të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Gjithashtu, përgatitësit e këtij vëllimi, theksojnë faktin se
në raportin e organeve federale, të cilin ata e kanë përkthyer dhe redaktuar për botim, janë
përfshirë vetëm të dënuarit për vepra që parashiheshin me Kodin Penal Federativ, por jo edhe të
burgosur politikë, të dënuar me Kodet Penale Republikane ose Krahinore.
Përgatitësit e këtij libri, në bazë të dhënave të paraqitura, dokumentojnë se shqiptarët, në shumë
raste nuk ishin dënuar pse kishin vepruar, por vetëm pse kishin menduar ose kishin diskutuar me
të tjerët. Aq shumë ishin demonizuar shqiptarët, saqë edhe dënimet me burgime ishin me
kohëzgjatje maksimale. Kurse si rezultat i ndryshimeve politike në Evropën Lindore, si dhe
presionit ndërkombëtar, Kryesia e RSFJ-së, gjatë vitit 1989, kishte liruar një numër të madh të
dënuarish, të burgosur për vepra penale të propagandës armiqësore nga neni 133, paragrafi 1, i
Kodit Penal të RSFJ-së. Për secilin të burgosur, organet përkatëse, kishin hartuar dosje, ku
përfshihen të dhënat lidhur me procesin hetimor dhe gjygjësor, por edhe të dhënat të tjera, si ato
lidhur me gjendjen shëndetësore, apo me ndikimin që ka pasur tek i burgosuri mbajtja e
deriatëhershme e dënimit si dhe një prognozë lidhur me mundësinë e pendimit të burgosurit.
Shqiptarët, me këmbënguljen fanatike të elitës nacionaliste të Lidhjes së Komunistëve të
Serbisëdhe të një numri të konsideruar të intelektualëve serb, të mbledhur në Lidhjen e
Shkrimtarëve dhe të Akademisë së Shkencave e Arteve të RS Serbisë, kishin arritur t’i
imponojnë edhe organeve federale pikëpamjen se ata ishin armiq të bashkim-vllazërimit, të
rregullimit të tij politik dhe irredentistë që cenonin integritetin e republikave rreth Kosovës,
vetëvetiu paraqitnin edhe rrezik për njësitë federale perëndimore të Jugosllavisë. Rrjedhimisht,
shkaqet dhe arsyet pse shqiptarët dënoheshin, sikur kishin kthyer kohën mbrapa, në vitet e 50
dhe 60 të shekullit të XX, kur armiqët e supozuar dënoheshin me burgime të rënda, qoftë edhe
për një fjalë të thënë. Dhe si një shembull të tillë, përgatitësit e këtij vëllimi, sjellim tri raste, në
të cilat dëshmohet manipulimi me procesin gjygjësor, me të vetmin qëllim, që jo vetëm të
dënohen personat e pafajshëm të kombësisë shqiptare, por të ngulitet thellë në organet
vendimarrëse të shtetit, domosdoshmëria e zgjidhjes përfundimtare të çështjes serbe. Një nga
këta shembuj, prapavija e së cilës ishte armiqësimi i shqiptarëve si tërësi me të gjitha kombet e
tjera të federatës Jugoslllave, ishte ai i ushtarëve shqiptarë të dënuar në Grupin e Manastirit, të
cilët kinse kishin planifikuar të helmonin ushtarët joshqiptarëme çajin, që përgatitej në kuzhinën
e kazermës. Apo shembulli i dytëi proceseve të montuara nga gjykatat ushtarake kundër
ushtarëve shqiptarë, ishte ai Varazhdinit, ku kinse 10 ushtarë shqiptarë planifikonin, që, në rast të
kryengritjes në Kosovë, ata do t’i helmonin të gjithë ushtarët e tjerë, të rrëmbenin mjete
ushtarake (kamionët, pajisjet ushtarake - armët) dhe me to të niseshin e të arrinin në Kosovë për
ta ndihmuar popullin e tyre. Raste të ngjajshme ishin ato nga garnizoni i Prilepit të Maqedonisë,
nga kazerma e Titogradit, i Nishit (Serbi), Garnizoni i Pivkës (Slloveni), Garnizoni i Koprivnicës
Kroaci etj. Pra, aparati komandues ushtarak, i cili ishte me shumicë serbe dhe malazeze,
përpiqej që të mbillte farën e mosbesimit ndaj ushtarëve shqiptarë në çdo republikë të federatës
jugosllave.Nga analiza që përgatitësit e këtij libri i bëjnë dokumenteve, dëshmojnë këmbënguljen
e aparatit shtetëror jugosllav, i cili ishte mishëruar me pikëpamjen nacionaliste serbe, sipas së
cilës, shqiptarët duhej me çdo kusht, të paraqiten si palë që synonte pastrimin etnik të Kosovës
nga elementi serb e malazias. Sikundër kjo akuzë, edhe shumica e akuzave të tjera bëheshin me
qëllim që të demonizoheshin shqiptarët si popullatë agresive që nuk i duronte të tjerët dhe që të
arsyetoheshin dënimet drakoniane ndaj saj.Prandaj botimi i këtij vëllimi me dokumente, jo vetëm
shërben për të mos harruar të kaluarën dhe viktimat e shumta të pafajshme shqiptare, por edhe
përsëritja këmbëngulëse e parrullave të njëjta edhe sot nga pala serbe, bënë që të duken shumë
sipërfaqësore dhe pa rezultate edheprojektet e tilla si Dobro jutro apo Dobar dan, si dhe
ridëshmojnë se kjo politikëkonstante mbi 150 vjeqare antishqiptaree nacionalizmit serbomadh,
nuk do të ndryshojë edhe për një kohë të gjatë. Rrjedhimisht, ky vëllim është edhe një ndihmesë
për politikbërësit dhe diplomacinë kosovare, në ballafaqimin e përditshëm të tyre me makinerinë
propagandistike serbe. Njëkohësisht, po ta lexojnë, ky botim mund t’i shërbejë edhe ekspertëve
të vetëshpallur të albanologjisë, të cilët pretendojnë se kanë njohuri të thella për çdo fazë të
historisë shqiptare.

You might also like