You are on page 1of 3

PROVIMI ME ZGJEDHJE – SESIONI II

Lënda: Biologji Varianti A


________________________________________________________________________
_______________________________________________
________________________________________________________________________
__________________
 AKP 2 17 shtator 2011
1. Proteinat janë komponime polimere të formuara nga: 1 pikë
A) acidet lyrore
B) acidet nukleike
C) aminoacidet
D) nukleotidet
2. Qelizat seksuale te njeriu përmbajnë: 1 pikë
A) 23 kromozome
B) 23+X kromozome
C) 23+Y kromozome
D) 46 kromozome
3. Qarkullimi i vogël i gjakut te njeriu fillon nga: 1 pikë
A) barkushja e djathtë
B) barkushja e majtë
C) parabarkushja e djathtë
D) parabarkushja e majtë
4. Tek gjitarët hormoni i prolaktinës stimulon prodhimin e: 1 pikë
A) progesteronit
B) enzimave të gypit tretës
C) qumështit
D) glikogjenit
5. Njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e veshkës është: 1 pikë
A) gypi mbledhës
B) ureteri
C) vena veshkore
D) nefroni
6. Organeli qelizor që përmban enzima tretëse, përfaqësohet nga: 1 pikë
A) lizozomi
B) mitokondria
C) kloroplasti
D) ribozomi
7. Glikoliza është faza e përbashkët e: 1 pikë
A) frymëkëmbimit qelizor dhe fotosintezës
B) fermentimit dhe fosforilimit ciklik
C) fotosintezës dhe fermentimit
D) frymëkëmbimit qelizor dhe fermentimi
PROVIMI ME ZGJEDHJE – SESIONI II
Lënda: Biologji Varianti A
________________________________________________________________________
_______________________________________________
________________________________________________________________________
__________________
 AKP 3 17 shtator 2011
8. Cila nga gjallesat e mëposhtme është me gjak të ftohtë? 1 pikë
A) harabeli
B) breshka
C) lepuri
D) elefanti
9. Fieret bëjnë pjesë në grupin e bimëve: 1 pikë
A) joenëzore
B) enëzore pa farë
C) me farë të zhveshur
D) me farë të veshur
10. Biocenoza përfaqësohet nga: 1 pikë
A) çdo pyll i qëndrueshëm në ekosistem
B) tërësia e faktorëve fizikë, kimikë dhe klimatikë
C) tërësia e gjallesave që popullojnë një biotop
D) tërësia e faktorëve abiotikë të mjedisit
11. Tregoni 3 nga dallimet që ekzistojnë midis mitozës dhe mejozës.
Gjatë procesit të fotosintezës, cilat janë 2 nga produktet përfundimtare të reaksioneve që
zhvillohen në
prani të dritës? 2 pikë
13. Cilat janë 3 nga dallimet midis bimëve farëveshura dhe bimëve farëzhveshura. 3 pikë
14. Hematokriti i një individi me masë 52 kg është 39%. Duke ditur që sasia e
përgjithshme e gjakut te njeriu
përbën afërsisht 8% të masës së përgjithshme të trupit, përcaktoni te ky individ vëllimin
(në litra) të:
a) gjakut 1 pikë
b) rruazave të gjakut 1 pikë
c) plazmës së gjakut
Tregoni 2 prej dallimeve midis një qelize bakteriale dhe një qelize shtazore. 2 pikë
16. Sistemi nervor te njeriu luan një rol të rëndësishëm për përshtatjen dhe reagimin e
organizmit ndaj kushteve
të rrethinës.
a) Si klasifikohen neuronet në bazë të funksionit që ato kryejnë? 3 pikë
b) Tregoni rrugën që ndjek ngacmimi përgjatë pjesëve përbërse të harkut reflektor.
Tek njeriu gishtërinjtë e shkurtër dhe flokët e drejtë janë dominant ndaj gishtërinjve të
gjatë dhe flokëve të dredhur.
Të dy prindërit janë diheterozigotë për tiparet e mësipërme (gjenet për këto dy tipare janë
të pavarura). Përcaktoni:
a) gjenotipet e prindërve për këto dy tipare. 1 pikë
b) propabilitetin që fëmijët e tyre të kenë të njëjtin fenotip sikurse prindërit për këto dy
tipare. 1 pikë
c) propabilitetin që fëmijët e tyre të kenë të njëjtin gjenotip sikurse prindërit për këto dy
tipare.
Një molekulë ADN përmban 500 timinë nukleotide. Numri i lidhjeve hidrogjenore midis
dy zinxhirëve të
saj është 2200. Sa nukleotide ka gjithsej kjo molekulë ADN-je?
Tregoni duke ilustruar me nga një shembull se çfarë përfaqësojnë në natyrë:
Lloji popullata komuniteti

You might also like