You are on page 1of 3

Pyetje për kuiz

Gjuha shqipe:

1.Fjalia dëftore mbaron me ?

2.Fjalia pyetëse mbaron me?

3. Trego një shembull të fjalisë dëftore?

4.Trego një shembull të fjalisë pyetëse?

5.Kush ishte Zhill Vilnëv?

6.Me cfarë u bë e njohur Ruth Hendler?

7.Cila ishte e fshehta e nipit dhe gjyshit? (ne tekstin: “Unë gjyshi dhe shtëpia jonë në pemë”)

8. Për cfarë u betua djali ? (ne tekstin:” Unë gjyshi dhe shtëpia jonë në pemë”)

9.Thuaj një fjali që shpreh gëzim. Me cfarë shenje pikësimi mbaron ajo?

10.Thuaj një fjali që shpreh zemërim. Me cfarë shenje pikësimi mbaron ajo?

11. Lexo fjalitë e meposhtme dhe trego cfarë shprehin:

Cfarë fëmijë të jashtëzakonshëm jane keta!

Skuadra jonë fitoi kampionatin!

12.Trego cfarë shprehin keto fjali dhe me cilën shenjë të pikësimit mbaron?

Eja këtu tani

Ju lutemi ,ejani këtu tani

13. Vendosni shenjat e pikesimit :

Ylli erdhi vonë në shtëpi

Nga na vjen moj vajzë

Sa iu bë qejfi gjyshes
14.Gjejë gabimin e shenjave të pikësimit:

Matanë dritares dielli shkëlqente mbi dëborë?

Do të shkoni ju në teatër !

U trashëgofshin e pacin jetë të lumtur .

15. Tek teksti “Kujtoj qenin tim “ flisi pak për djalin si ndjehej ai në fillim dhe në fund dhe pse?

16.Tek teksti “Kujtoj qenin tim”përshkruaj ne disa fjalë Xhekun(qenin) ne ciklin e tij të jetës?

17.Tek teksti “Vjeshta e artë” pse babai e quante vjeshtën e artë dhe pse e coi vajzën në pyll?

18.Tek teksti “Vjeshta e artë” si e mendonte vajza vjeshtën dhe cilat ishin tri deshirat e saj?

Njëriu dhe natyra:

1.Përshkruaj me fjalë qarkullimin e ujit në natyrë?

2.Cfarë ndodh në pranverë dhe në verë: në liqene, dete dhe oqeane?

3.Pse themi se pa ujë nuk ka jetë?

4.Cfarë ndodh me qeniet e gjalla, kur mungon uji?

5. Si duhet ta kursejm ujin,jep disa shembuj?

6.Cili ujë zë sipërfaqe më të madhe në planetin tonë?

7.Pse themi oksigjeni është I rëndësishëm për jeten e gjallesave?

8.Si ndotet ajri?

9.Pse në mëngjes e hapim dritaren?

10.Cfarë ndodh nëse bimet nuk kanë oksigjen?

11.Me cfarë e bejme matjen e temperatures?

12.Sa lloje të termometërave kemi?

13.Nga se përbëhen termometrat?

14. Cila është njësia për matjen e temperatures?

You might also like