You are on page 1of 1

Projekt 1_1 ne Java 2

Data e marrjes së projektit : 06.11.2018


Data e dorëzimit të projektit : 20.11.2018
Mënyra e organizimit të punës : në grupe
Pikët e mundshme : 10 pikë

Kërkesat
Ky projekt konsiston në ndërtimin e një ndërfaqeje grafike për një aplikacion GUI në
Java, që menaxhon një Videoteke.
Aplikacioni duhet të plotësojë këto funksionalitete:
- Administratori të ketë një panel log-imi, me username dhe password.
- Administratori ka të mundur të shtojë, të fshijë, të editojë, një DVD në listën e
videotekës.
- Të dhënat për cdo film të ruhen në skedar tekst, dhe prej aty të afishohen në
GUI në Java.
- Informacionet rreth filmave të përcaktohen me vlera numerike, tituj ose liste
me aktore te filmit.
- Aplikacioni duhet të përmbajë një ndërfaqe grafike, me text box, combo,
option, butona, etj. Ndërfaqja të personalizohet, gjithmonë duke qenë e
thjeshtë për përdoruesin.

Kujdes në modelimin e klasave (jo më shumë se 6 për një aplikacion të tillë) si dhe në
përcaktimin e përjashtimeve të mundshme.

Specifikime për Dokumentimin.

Dokumentimi i Projektit do të konsiderohet i saktë nëse skedari i kodit:

 Një koment në fillim të tij ku shkruhet emrin e programit, emrin tuaj,


kursin, vitin, datën dhe numrin e projektit. Ky koment duhet të
përmbajë edhe një përshkrim të shkurtër të programit.
 Çdo variabël, procedure dhe funksion duhet të ketë një koment që
tregon arsyen e përdorimit.

Dorëzimi:

Projektet të dërgohen nga njëri nga anëtarët e grupit, në


adresën email sidita22duli@gmail.com

deri në oren 07.00AM të ditës së dorëzimit.

Vlerësimi :

Ditën e dorëzimit të detyrës do prezantojnë projektin studentët e grupeve


të paracaktuara. Për secilin student do ketë pyetje në lidhje me implementimin e
kodit dhe me funksionalitete të tij. Pikët për secilin student do jenë individuale.

You might also like