You are on page 1of 22

2020

RAPORTI
#2
MONITORUES
mbi punën e legjislativit të komunës
së Shtimes

Dhjetor 2020
Youth Association for Human Rights

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 1


Youth Association for Human Rights

COPYRIGHT © 2020. Youth Association for Human Rights (YAHR).


Youth Association for Human Rights i ka të rezervuara të gjitha të drejtat për këtë raport dhe asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të jetë objekt i riprodhimit ose
bartjes në asnjë formë mekanike ose elektronike, duke përfshirë fotokopjimin ose ndonjë sistem të ruajtjes ose tërheqjes së materialeve pa autorizimin paraprak
të botuesit me shkrim. Publikimi mund të riprodhohet ose të bartet vetëm për qëllime jo komerciale. Kurdo dhe kushdo që ka për qëllim të përdorë fragmente
ose materiale të ndryshme të këtij publikimi, është i detyruar ta tregojë qartë burimin sa herë që janë nxjerrë fragmentet ose materialet e përdorura.
Nëse keni ndonjë koment, kritikë ose sugjerim, ju lutemi na kontaktoni përmes ndonjë prej opsioneve të mëposhtme:
Adresa: Rruga Tahir Sinani,
14000, Lipjan,
Kosovë
Tel .: +383 (0) 44 786 414
E-mail: info.yahr@gmail.com
Web:www.ngoyahr.webbly.com

Autor: Bekim Krasniqi

Asistentë të hulumtimit: Vildane Metushi


Faqosja dhe dizajni: YAHR
Ky publikim është përgatitur nga Youth Association for Human Rights dhe përkrahur nga granti te Olof Palme International Center. Mendimet, përfundimet dhe
konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë te Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Olof Palme International Center”

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 2


Youth Association for Human Rights

TABELA E PËRMBAJTJES
Lista e shkurtesave ...........................................................................................................................................4
Hyrje ..................................................................................................................................................................5
Përmbledhje ekzekutive ..................................................................................................................................6
Qëllimet e monitorimi të punës së Kuvendi të Komunës së Shtimes ........................... 6
Rekomandimet:............................................................................................................... 7
Dinamika e punës së Kuvendit .......................................................................................................................7
Lista e rregulloreve dhe planeve të shqyrtuara nga Kuvendi komunal të vitit 2020: 8
Lista e raporteve të shqyrtuara nga Kuvendi komunal të vitit 2020: ......................... 8
Lista e vendimeve komunale të miratuar gjatë vitit 2020: ........................................... 8
Trendi i diskutimeve .........................................................................................................................................8
Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancave .................................................................... 9
Pyetje parlamentare ..................................................................................................... 10
SHTOJCA: Pyetje dhe përgjigje (Kuvendar/Ekzekutiv) ............................................... 11
Burimet: ........................................................................................................................................................... 20

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 3


Youth Association for Human Rights

LISTA E SHKURTESAVE

AAK ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS

AKR ALEANCA KOSOVA E RE

DCC DEMOKRTASKA STRANKA

LDD ALEANCA KOSOVA E RE

LDK LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

LVV LËVIZJA VETËVENDOSJE

KK KUVENDI KOMUNAL

ORA PARTIA ORA

PAI PARTIA ASHKALIVE PËR INTEGRIM

PD PARTIA E DREJTËSISË

PDAK PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKALIVE TË KOSOVËS

PDK PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

PSD PARTIA SOCIAL DEMOKRATE

YAHR YOUTH ASSOCIATION FOR HUMAN RIGHTS

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 4


Youth Association for Human Rights

HYRJE

Të nderuar qytetarë të Komunës së Shtimes,

Organizata Joqeveritare YAHR- do të vazhdojë me monitorimin e aktiviteteve të legjislativit të Komunës së


Shtimes, gjatë periudhës katër vjeçare 2017/2021 dhe do të dal me raporte monitoruese- vlerësuese për çdo
gjashtë muaj.

Youth Association for Human Rights /YAHR që nga vitit 2019 është duke bërë monitorimin pro aktiv të punës së
kuvendit të Komunës së Shtimes. Në monitorimin e punës së Kuvendit të Komunës së Shtimes për periudhën
gjashtë mujore, nëpërmes këtij raporti YAHR provon të kontribuoj në ofrimin e informacioneve të strukturuara të
cilat do të jenë në shfrytëzim, para së gjithash për qytetarin e Komunës së Shtimes, shoqërinë civile, mediat, si
dhe vetë institucionin e monitoruar, Kuvendin e Komunës së Shtimes.

Raporti monitorues për punën e legjislativit të Kuvendit komunal të Shtimes, karakterizohet me zhvillime në
interesante ku gjatë kësaj periudhe kemi edhe shfaqja e pandemisë me COVID 19. Me gjithë atë YAHR-i është
munduar që të hartojë një raport, duke u mbështetur në shumë burime të informacionit: monitorimi i seancave
të Kuvendeve Komunale, Komiteteve për Politikë dhe Financa, analizimit të dokumenteve të ndryshme si
procesverbale dhe rendet e ditës, analizimi i raporteve të mediave të shkruara dhe elektronike, debatet si dhe
diskutimet e organizuara nga shoqëria civile.

Bekim Krasniqi

Drejtor ekzekutiv i YAHR-it

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 5


Youth Association for Human Rights

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Raporti monitorues është bazuar në monitorimin e drejtpërdrejtë të seancave palenare nga monitoruesit të
YAHR-së dhe nga materialet të ndryshme zyrtare të Komunës së Shtimes siç janë; procesverbalet e seancave
plenare, materialet për kuvendarë, video incizimet, transmetimet online të seancave plenare etj.

Komuna e Shtimes, gjegjësisht institucioni i legjislativit është përballur gjatë kësaj periudhe me masat dhe
vendimet e institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, lidhur me gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-
19. Qarkorja informative e nxjerr nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me kufizimet e tubimeve publike ka shtyrë që
Kuvendin Komunal të Shtimes që të gjejë alternativa tjera për funksionimin e saj. Kryesuesja e Kuvendit Komunal
Medina Brahaj me sukses ka menaxhuar dy seancat plenare të fundit të cilat janë mbajtur nëpër mes platformës
online google meet.

Edhe pse në një gjendje të renduar nga pandemia me virusin COVID_19, Kuvendi i Komunës së Shtimes gjatë
periudhës gjashtë mujore Korrik - dhjetor 2020 ka mbajtur pesë seanca plenare deri me datën 17 dhjetor 2020,
nga të cilat dy online. Megjithatë gjatë kësaj periudhe ka pas një dinamikë të punëve ku janë aprovuar 5
vendime të propozuara nga ana e ekzekutivit dhe janë shqyrtuar 3 raporte , 6 informata , 3 rregullore dhe janë
aprovuar 2 plane komunale .

Organizata YAHR gjatë kësaj periudhe po ashtu ka bërë notimin e angazhimeve të Kuvendareve dhe të
subjekteve politike në fusha të ndryshme duke përfshirë: diskutimet gjatë seancave, propozime për rend dite,
pjesëmarrjen e Kuvendareve në seanca, inicimin e çështjeve në interes të qytetareve dhe parashtrimin e
pyetjeve të ndryshme nga ana e Kuvendareve drejtuar ekzekutivit.

Gjatë kësaj periudhe monitoruese korrik – dhjetor 2020 , subjektet politike me aktive në diskutime gjatë seancave
plenare ishte subjekti politik i PDK-së me 64 diskutime ose me 27.23 %, pastaj kemi një ngitje të subjektit politik të
LDK-së krahasuar me periudhën e parë të vitit 2020 ku nga 29 diskutime ose 15.34 %, tani periudhën e dytë kemi
me 51 ose 21.70 %, e treta për nga pjesëmarrje në diskutime është subjekti politikë NISMA me nga 44 diskutime
ose 18.72 %, pastaj vjen LVV-ja me diskutime 34 ose 14.46 %, AKR-ja me 18 diskutime ose 7.65 %, LB me 13
diskutime ose 5.53 % dhe AAK me vetëm 11diskutime ose 4.68 %.

Kuvendarët më aktiv gjatë kësaj periudhe të monitorimit ishin: Fehmi Hysenaj NISMA 198 pikë, Naim Zejna LDK me
174 pikë dhe Ruzhdi Jashari LVV 123 pikë, ndërsa Kuvendarët të ashtuquajtur më pak aktiv ishin: Marigona Pajaziti
me LVV me 4 pikë, Diarta Vishesella AAK me 4 pikë dhe Milot Deliu me 0 pikë.

Përfaqësuesit e NISMA janë më aktiv në aspektin e parashtrimit të pyetjeve parlamentare ndaj ekzekutivit të
Komunës së Shtimes dhe atë duke ju falënderuar angazhimit veçmas të kuvendarit Fehmi Hysenaj, të cilët kanë
parashtruar gjithsej 14 pyetje për ekzekutivin e komunës ose 29.16 % nga totali i pyetjeve, pastaj vijn përfaqësuesit
e subjektit LDK-ë me 11 pyetje ose 22.91 %, LVV-së me 10 ose 20.83 %, LB-së me 7 ose 14.58 %, AKR-së me 10.41 %,
PD-së me 1 ose 2.08 dhe AAK-ja me asnjë pyetje.

QËLLIMET E MONITORIMI TË PUNËS SË KUVENDI TË KOMUNËS SË SHTIMES

YAHR në tentativë për të adresuar interesat dhe brengat e qytetarëve në mënyrë të paanshme dhe apartiake
u ofron qytetarëve informata në mënyrë të vazhdueshme. Synimi i monitorimit të punës së zyrtarëve të zgjedhur
është ndërtimi i një shoqërie të qëndrueshme demokratike.

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 6


Youth Association for Human Rights

REKOMANDIMET:

- Një përgjegjësi më të madhe të Kuvendareve ndaj interesave të qytetareve dhe të mos harrohet se ata
janë aty për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, e jo interesat individuale apo edhe partiake.
- Ofrimin e përgjigjeve nga ana e ekzekutivit ndaj pyetjeve të parashtruar nga ana e Kuvendareve
komunal.
- Një opozitë me e zëshme për artikulimin e interesave të qytetareve karshi ekzekutivit të Komunës së
Shtimes.
- Kuvendarët e Kuvendi i Komunës së Shtimes duhen të jenë më aktivë dhe më efikas , e sidomos nëpër
komitete.

DINAMIKA E PUNËS SË KUVENDIT

Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2020, pjesëmarrja në diskutime e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Shtimes
në lidhje me pikat e rendit të ditës është karakterizuar me problemet rreth pandemisë me COVID 19.

Kuvendaret më aktivë të kësaj periudhe kanë qenë: FEHMI HYSENAJ NISMA 198 pikë, NAIM ZEJNA LDK 174 pikë,
RUZHDI JASHARI LVV 123 pikë, MUHAMET ADEMAJ AKR 97 pikë, REXHEP GASHI LB 87 pikë, ARBRESHA SYLA PDK
64 pikë, BESNIK SEFERI LVV 61 pikë, PËRPARIM RAMUSA PDK 60 pikë, ADELINA BEQAJ NISMA 58 pikë, RESHAT
MUJOTA PDK 56 pikë, SHEFKI DAUTI PDK 52 pikë, ISAK MUSLIJA AAK 40 pikë, SKENDER HYSENI LDK 39 pikë, ZARIFE
REXHAJ LDK 32 pikë, FATMIRE FERATI PDK 20 pikë, VALENTINA HALILI LDK 13 pikë, HEROLIND SELMANI PDK 8 pikë,
MARIGONA PAJAZITI LVV 4 pikë, DIARTA VISHESELLA AAK 4 pikë,

Tabela 1: Renditja e Kuvendareve bazuar në angazhimet e tyre nëpër seanca plenare të Kuvendit të Shtimes

Kuvendari Subjekti pikët Kuvendari Subjekti pikët


politikë politikë
1 FEHMI HYSENAJ NISMA 198 12 ISAK MUSLIJA AAK 40
2 NAIM ZEJNA LDK 174 13 SKENDER HYSENI LDK 39
3 RUZHDI JASHARI LVV 123 14 ZARIFE REXHAJ LDK 32
4 MUHAMET ADEMAJ AKR 97 15 FATMIRE FERATI PDK 20
5 REXHEP GASHI LB 87 16 VALENTINA HALILI LDK 13
6 ARBRESHA SYLA PDK 64 17 HEROLIND SELMANI PDK 8
7 BESNIK SEFERI LVV 61 18 MARIGONA PAJAZITI LVV 4
8 PËRPARIM RAMUSA PDK 60 19 DIARTA VISHESELLA AAK 4
9 ADELINA BEQAJ NISMA 58 20 MILOT DELIU PDK 0
10 RESHAT MUJOTA PDK 56
11 SHEFKI DAUTI PDK 52

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 7


Youth Association for Human Rights

LISTA E RREGULLOREVE DHE PLANEVE TË SHQYRTUARA NGA KUVENDI KOMUNAL TË VITIT 2020:

- Buxheti për periudhën 2021-2023,


- Rregullore Komunale për mbrojtjen e Fëmijës (pas diskutimit publik),
- Ridestinimi i Rezervës Buxhetore Komunale,
- Planit Buxhetor Komunal për periudhën 2021-2023,
- Rregullore Komunale për Tatimin në Pronë për vitin 2021 ,
- Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2021,
- Kodi Etik i Komunës së Shtimes,
- Plani Lokal i Veprimit për Mjedis 2022-2025 për komunën e Shtimes,
- Ndryshimet në Rregulloren e Punës së Kuvendit, Npi-01/114 dt.26.04.2019,
- Plani i Punës së Kuvendit për Vitin 2021,

LISTA E RAPORTEVE TË SHQYRTUARA NGA KUVENDI KOMUNAL TË VITIT 2020:

- informatë mbi Raportin e përformancës së Komunës,


- Informatë mbi Raportin e Auditorit të Brendshëm për vitin 2019,
- Informatë mbi Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2019,
- Raportit buxhetor për periudhën Janar — Qershor 2020,
- Raport Përiodik për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i ZKA-së, Informatë nga DKA për përgatitjet e
fillimit te Vitit te Ri Shkollor,
- Informatë nga DSHP-ë për përgatitjet dimërore dhe menaxhimin e mbeturinave,
- Raportit Financiar, Janar-Shtator 2020,
- Informatë nga Drejtoria për Shërbime Publike,
- Informatë nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi.

LISTA E VENDIMEVE KOMUNALE TË MIRATUAR GJATË VITIT 2020:

- Formimi i tri Komisioneve Vlerësuese, për dhënien e pronës Komunale në shfrytëzim,


- Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronën Komunale, Nr.230/0 dhe Nr.251/0, Z.K-
Dugë,
- Vendim për shpalljen me Interes Publik të Ngastrave Kadastrale, Nr.3 13/3, 3 13/4,313/5 dhe 313/6, Z.K
Davidovc, evidentuar pronë e Sali Beqaj — Petrovë,
- Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër pronën Komunale,Nr.2270/4, Z.K-Shtime,
- Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronën Komunale, Nr.333/3 dhe 333/4, Z.K-
Davidovc,
- Formimi i Komisionit për ndryshimin e Rregullores të Punës së Kuvendit dhe hartimin e Planit të Punës së
Kuvendit për vitin 2021.
- Vendim për caktimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit dhe KPF-së për 2021,
- Formimi i tri Komisioneve Vlerësuese për Dhënien e Pronës Komunale në Shfrytëzim

TRENDI I DISKUTIMEVE

Gjatë kësaj periudhe monitoruese korrik – dhjetor 2020 , subjektet politike me aktive në diskutime gjatë seancave
plenare ishte subjekti politik i PDK-së me 64 diskutime ose me 27.23 %, pastaj kemi një ngitje të subjektit politik të
LDK-së krahasuar me periudhën e parë të vitit 2020 ku nga 29 diskutime ose 15.34 %, tani periudhën e dytë kemi
me 51 ose 21.70 %, e treta për nga pjesëmarrje në diskutime është subjekti politikë NISMA me nga 44 diskutime
ose 18.72 %, pastaj vjen LVV-ja me diskutime 34 ose 14.46 %, AKR-ja me 18 diskutime ose 7.65 %, LB me 13
diskutime ose 5.53 % dhe AAK me vetëm 11diskutime ose 4.68 %.

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 8


Youth Association for Human Rights

Pjesëmarrja në
diskutime gjatë
seancave
30.00
PDK, 27.23

25.00
LDK, 22

20.00 NISMA, 18.72

LVV, 14.47
15.00

10.00
AKR, 7.66
LB, 5.53
AAK, 4.68
5.00

0.00
1

PJESËMARRJA NË DISKUTIME GJATË SEANCAVE

Tabela 2: Pjesëmarrja e Kuvendareve gjatë seancave plenare në Kuvendin e Komunës së Shtimes


Pjesëmarrja në Diskutime në emër

Amandamentimi I legjislacionit
Pjesëmarrja në diskutime gjatë

Gjuha jo parlamentare
Propozim për rend dite

të grupit të anëtarëve

Pyetjet parlamentare

Mungesa në seanca
Inicimi I rregulloreve

KOMUNA E SHTIMES
Inicimi i çështjeve

Gjithsej pike
seancave

Deputetët Subjekti
politik
PËRPARIM RAMUSA PDK 0 60 0 0 0 0 0 0 0 60
SHEFKI DAUTI PDK 0 48 0 0 0 0 5 -1 0 52
HEROLIND SELMANI PDK 0 8 0 0 0 0 0 0 0 8
RESHAT MUJOTA PDK 0 56 0 0 0 0 0 0 0 56
ARBRESHA SYLA PDK 0 64 0 0 0 0 0 0 0 64
MILOT DELIU PDK 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
FATMIRE FERATI PDK 0 20 0 0 0 0 0 0 0 20
NAIM ZEJNA LDK 0 144 0 0 0 0 30 0 0 174
SKENDER HYSENI LDK 0 20 0 0 0 0 20 -1 0 39
ZARIFE REXHAJ LDK 0 32 0 0 0 0 0 0 0 32
VALENTINA HALILI LDK 0 8 0 0 0 0 5 0 0 13

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 9


Youth Association for Human Rights

RUZHDI JASHARI LVV 2 96 0 0 0 0 25 0 0 123


BESNIK SEFERI LVV 0 36 0 0 0 0 25 0 0 61
MARIGONA PAJAZITI LVV 0 4 0 0 0 0 0 0 0 4
FEHMI HYSENAJ NISMA 0 128 0 0 0 10 60 0 0 198
ADELINA BEQAJ NISMA 0 48 0 0 0 0 10 0 0 58
ISAK MUSLIJA AAK 0 40 0 0 0 0 0 0 0 40
DIARTA VISHESELLA AAK 0 4 0 0 0 0 0 0 0 4
MUHAMET ADEMAJ AKR 0 72 0 0 0 0 25 0 0 97
REXHEP GASHI LB 0 52 0 0 0 0 35 0 0 87

Gjatë kësaj periudhe monitoruese korrik – dhjetor 2020 , subjektet politike me aktive në diskutime gjatë seancave
plenare ishte subjekti politik i PDK-së me 64 diskutime ose me 27.23 %, pastaj kemi një ngitje të subjektit politik të
LDK-së krahasuar me periudhën e parë të vitit 2020 ku nga 29 diskutime ose 15.34 %, tani periudhën e dytë kemi
me 51 ose 21.70 %, e treta për nga pjesëmarrje në diskutime është subjekti politikë NISMA me nga 44 diskutime
ose 18.72 %, pastaj vjen LVV-ja me diskutime 34 ose 14.46 %, AKR-ja me 18 diskutime ose 7.65 %, LB me 13
diskutime ose 5.53 % dhe AAK me vetëm 11diskutime ose 4.68 %.

Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancave


Subjekti politik
PDK 64 27.23 %
LDK 51 21.70 %
LVV 34 14.46 %
NISMA 44 18.72 %
AAK 11 4.68 %
AKR 18 7.65 %
LB 13 5.53 %

PYETJE PARLAMENTARE

Në këtë periudhë të gjashtë mujorit të dytë 2020, kemi një angazhim aktiv të kuvendareve në parashtrimin e
pyetjeve drejtuar ekzekutivit lidhur me shumë çështje që i atakon drejtpërdrejt interesat e qytetareve.
Përfaqësuesit e NISMA janë më aktiv duke ju falënderuar angazhimit veçmas të kuvendarit Fehmi Hysenaj, të
cilët kanë parashtruar gjithsej 14 pyetje për ekzekutivin e komunës ose 29.16 % nga totali i pyetjeve, pastaj vijn
përfaqësuesit e subjektit LDK-ë me 11 pyetje ose 22.91 %, LVV-së me 10 ose 20.83 %, LB-së me 7 ose 14.58 %, AKR-
së me 10.41 %, PD-së me 1 ose 2.08 dhe AAK-ja me asnjë pyetje.

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 10


Youth Association for Human Rights

Pyetjet
parlamentare
35.00

NISMA, 29.17
30.00

25.00 LDK, 23
LVV, 20.83
20.00
LB, 14.58
15.00
AKR, 10.42
10.00

5.00
PDK, 2.08
AAK, 0.00
0.00
1

Pyetjet parlamentare

Subjekti politik
PDK 1 2.08 %
LDK 11 22.91 %
LVV 10 20.83 %
NISMA 14 29.16 %
AAK 0 0 %
AKR 5 10.41 %
LB 7 14.58 %

SHTOJCA: PYETJE DHE PËRGJIGJE (KUVENDAR/EKZEKUTIV)

Vërejtje: Materialet e më poshtme të shtojcës janë nga dokumentet zyrtare të Komunës së Shtimes
dërguar kuvendareve, andaj për gabime drejtshkrimore YAHR nuk mban përgjegjësi

PYETJE – PËRGJIGJE
NGA MBLEDHJA E -VI- KUVENDIT MË 31.08.2020
Kam këto pyetje:
l . İsh Stacioni Policor ne Shtime ne rrugën "Anton Çetta" që nga koha e largimit i policisë ky objekt dhe oborri i tij kane mbetur pa asnjë
përkujdesje. Sipas informatave oborri është bëre strelıe e qenve endacak, por nga rritja e barit dhe pemëve janë krijuar edhe ca zvarranikë
që mund të jenë trishtues për nxënësit që aty afër kanë për ta filluar mësimin. Ndërsa pemët që vazhdimisht po rriten tanimë kanë bllokuar
një pjesë të trotuarit dhe njerëzit lëvizin në asfalt ku qarkullojnë veturat? Përgjigje:
2. Edhe për pengesat (policët e shtrirë) në rrugën e Petrovës ishin shume te papërshtatshme?

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 11


Youth Association for Human Rights

Përgjigje: z. Hamez Tërshani, DSHP - është kontaktuar kompania nga menagjeret e kontratës dhe do te ribehen te reja me kosto te
kontraktuesit pasi qe janë jashtë standardeve te parapara.
3. Kur përfundojnë punimet në zgjerimin e "Ahmet Shtinıja” se është bërë pengesë për siourinë e lëvizjes?
Përgjigje: znj.Shqipe Rexhaj, DPUKGJ — Punimet ne rr.”Ahmet Shtinıja” janë duke u realizuar me dy kontrata, kontrata e cila ka segmentin
nga qeshma ne Petrove deri tek rruga e cila e lidhe Sallën e Sportit do te përfundoj këtë vit, ndërsa kontrata e dyte e cila ka filluar këtë vit
është dy vjeçare mirëpo punimet kryesore do te përfundojnë këtë vit. Punët ne këtë periudhe prej 10 ditëve janë ndale për arsye se KEDS
është duke e bere zhvendosjen e shtyllave elektrike pastaj te vazhdohet me rimbushje dhe asfaltim.
z. Ruzhdi .Jashari: Kam këto pyetje:
I. Edhe përkundër vendimit të Kuvendit për ti hequr të gjitha objektet te shkolla fillore, pse objekti i qebaptores nuk është hjekë?
Përgjigje:
Naim Zeina: Kam këto pyetje:
1. Kur do ti vendos DSHP-ja Pasqyrat që ka thënë se do ti vendosë?
Përgjigje: z. Hamez Tërshani, DSHP - Pasqyre kemi vendosur rregullisht ne vendet ku janë dëmtuar si dhe ne hapësira te reja, varësisht prej
nevojave dhe mundësive bugjetore do te vendosen edhe ne te ardhmen me qellim qe sa te jete e mundur te eliminohen "pikat e zeza” ne
rruge ku munden me paraqit rrezik për pjesëmarrësit ne trafik.
2. A do te vendosen barrierat "policët e shtrirë” në rrugën "Jetë Hasani”?
Përgjigje: z. Hamez Tërshani, DSHP - Kërkesat për barriera ne rruge "police te shtrire” janë duke u shqyrtuar dhe analizuar pasi qe kemi pranuar
një numër te madh te tyre dhe kane një kosto te larte buxhetore, një komision do te vendos ne baze te prioriteteve se ne cilat vende është
me shume e domosdoshme.
Përgjigje: znj. Shqipe Rexhaj, DPUKGJ — Barrierat ne rrugë vendosen në momentin kur arsyetohet vendosja e tyre edhe me raport nga Policia
e Kosovës apo ndonjë arsyetim i cili përfshinë edhe peticionin e te gjithë banoreve te cilët kane qasje ne atë rruge.
3. Pse këto ditë po ndalet uji i pijes shumë shpesh?
Përgjigje: z.Hamez Tërshani, DSHP - Furnizimi me ujë është i mire sipas raportimeve nga menagjmenti i ujësjellësit mirëpo ka ndërprerje ne
ndërkohe për arsyeje te defekteve, intervenimeve te pa planifikuara etj. Gjithashtu është evidente se jemi ne stinën kur kërkesat për ujë janë
me te larta.
Z .Rexhep Gashi; Kam këto pyetje:
1. Pse Ekzekutivi i Komunës nuk i jep përgjigjet e plota? Përgjigje:
z. Muhamet Ademai: Kam këto pyetje:
1. Pyetje për DPUKGJ-në, kur do të filloj kanalizimi në lagjen Ademaj?
Përgjigje: znj. Shqipe Rexhaj, DPUKGJ — Kanalizimi ne lagjen Ademaj do te rifilloj sepse ka filluar dhe siç e dini edhe ju ka pase shume pengesa
për çështje pronësore, ne ne bashkëpunim me përfaqësuesin e lagjes i cili është duke u konsultuar me banoret e lagjes jemi duke e ridestinuar
projektin brenda lagjes ne pronat ku nuk kemi pengesa duke i'u përmbajte specifikave te kontratës.
2. Pyetje për DZHE-në, sa është numri i bizneseve të reja gjatë vitit 2020?
Përgjigje: z.Fitim Hoxha, DZHE - Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 60 biznese të reja në Komunën e Shtimes.
3. Pyetje për DSHP-në, sa është furnizimi me ujë për pije në komunën e Shtimes?
Përgjigje: z. Hamez Tërshani, DSHP Furnizimi me ujë është i mire sipas raportimeve nga menagjmenti i ujësjellësit mirëpo ka ndërprerje ne
ndërkohë për arsyeje te defekteve, intervenimeve te pa planifikuara etj. Gjithashtu është evidente se jemi ne stinën kur kërkesat për ujë janë
me te larta.
z.Besnik Seferi;. Kam këto pyetje:
1. A e ka në plan Komuna me ndërrmarrë diqka për eliminimin e mushkonjave?
2. A ka mundësi që tu sigurohet një vend pritje për taksistët te hyrja e parkut "Ahmet Shtimja"? Përgjigje:
3. Kërkoj që të qiten barriera "policët e shtrirë" te udhëkryqi i rrugëve "Anton Çeta" dhe "Tranzit" Përgjigje: z.Hamez Tërshani, DSHP - kërkesat
për barriera ne rruge” policë te shtrire" janë duke u shqyrtuar dhe analizuar pasi qe kemi pranuar një numër te madh te tyre dhe kane një
kosto te larte buxhetore, një komision do te vendos ne baze te prioriteteve se ne cilat vende është me shume e domosdoshme.
Përgjigje: znj. Shqipe Rexhaj, DPUKGJ — Barrierat ne rrugë vendosen në momentin kur arsyetohet vendosja e tyre edhe me raport nga Policia
e Kosovës apo ndonjë arsyetim i cili përfshinë edhe peticionin e te gjithë banoreve te cilët kane qasje ne atë rruge.
z. Skender Hyseni: Kam këto pyetje:

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 12


Youth Association for Human Rights

l . A ka buxhet që të vazhdohet me rregullimin e rrugëve të arave që kanë mbetur në gjysmë? Përgjigje:


zni. Adelina Beqai; kam këto pyetje:
1.Për Drejtorinë e Arsimit, kërkoj një Informatë për Kuvend pasi që e kemi në prag fillimin e vitit të ri shkollor.
Përgjigje: z.Fitim Hoxha, DZHE - Së shpejti fillon faza 3 e këtij projekti dhe do të përfundoj brenda vitit 2020.
2. Kërkoj që drejtoria për Shërbime Publike të ndërmarrë masa që barrierat në rrugën e Petrovës të rregullohen sepse janë shumë të larta.
Përgjigje: z. Hamez Tërshani, DSHP - është kontaktuar kompania nga menagjeret e kontratës dhe do te ribëhen te reja me kosto te
kontraktuesit pasi qe janë jashtë standardeve te parapara.
PYETJE – PËRGJIGJE
NGA MBLEDHJA E -VII- KUVENDIT MË 29.09.2020
zni. Adelina Beqai: Kam këto pyetje:
l . Në pyetjen time që e kam adresuar te drejtori i DZHE-së Fitim Hoxha, unë nuk po e kuptoj a me është drejtuar mua me përgjigje a kujt i
është drejtuar?
Përgjigje: DZHE, z. Fitim Hoxha - Përgjigja ka qenë për Skender Hysenin, por paska ndodh gabim teknik.
2. Edhe po me intereson me dite nga DKA-ja pse nuk figuron emri i universitetit te lista e bursave për student?
Përgjigje: DKA, znj.Agime Roshaj - DKA i ka prezantuar të gjitha informatat e kërkuara nga ana e juaj gjatë mbledhjes tek pika e rendit të
ditës: Informatë nga DKA për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21, lidhur me procedurat e përzgjedhjes së përfituesve të bursave, e keni marrë
materialin me kopje fizike.
Kam këto pyetje:
l . Pse nuk po zbatohen vendimet e Kuvendit nga Ekzekutivi? Përgjigje:
2. Pyetje për DSHMS-në, kërkoj listën për pagesat e qirave për kategori të caktuara që janë më nevojtare sig janë pensionistët, pastaj shoqatat
e organizatat pastaj familjet me raste sociale?
Përgjigje: DSHMS, z.Musa Baftiu — DSHMS, nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar për pagesën e qerasë. Ndarja e subvencioneve për entitetet
publike (shoqatat, OJQ të e Organizata tjera) është në proces, pas shpalljes publike për ndarjen e subvencioneve sipas kërkesave të
paraqitura.
Kam këto pyetje:
l. Pse nuk po zbatohet Udhëzimi Administrativ Nr.04/2018 neni 4, paragrafi 3-4 që udhëzon të jene në ueb-faqen e Kuvendit të gjitha materialet
e Kuvendit?
Përgjigje: Administratë, znj.Havë Qarri, Të gjitha dokumentet që i dërgon bashkëpunëtori i kuvendit publikohen në rubrikat e caktuara, sipas
renditjes në kategorinë e faqes zyrtare ku janë të radhitura specifikash: Njoftimet, Vendimet Draftet etj.
2. Cka ka bërë ekzekutivi i Komunës për ta ngrit çështjen në nivelin qendrore për sa i përket rrugës transit kah Lagja e Pajtimit, sepse siç dihet
gjendja e asaj rruge është e pa kalueshme nga fshati Davidovc deri lartë te Pishat?
Përgjigje: DSHP, z.Hamëz Tërshani, Jemi ne kontakt me drejtorinë e rrugëve ne kuadër te Ministrisë se Infrastrukturës për te dy pjesët e transitit
nga fshati Davidovc deri tek rreth rrotullimi i fshatit Belinc si dhe pjesa tjetër nga Davidovci për te rrethi ne dalje te qytetit për ne Ferizaj. Na
është premtuar se do te dalin ne terren dhe te shikohet se qka mund te bëjnë ne mënyrë qe te mirëmbahen këto pjese.
Përgjigje: DPUKGJ, znj.Shqipe Rexhaj, — Ekzekutivi përveç kërkesave dhe diskutimeve ne takime me ish-ministrat dhe menaxherët e projektit
te cilët janë ne Drejtorinë e Rrugëve pranë Ministrisë se Infrastrukturës, gjatë muajit qershor kemi dërguar edhe një shkrese zyrtare tek kjo
ministri por ende nuk kemi marre asnjë përgjigje zyrtare.
3. Nga DKA-ja kërkoj informata të detajuara për Çështjen e bursave për studentë?
Përgjigje: DKA, znj. Agime Roshaj - DKA e ka dhënë përgjigjen për këtë pyetje gjatë mbledhjes si kuvendit me dt.29.09.2020.
z. Muhamet Ademai: Kam këto pyetje:
1. Pyetje për DSHP-në, pse nuk po pengohet hedhja e mbeturinave në hapësirat publike sidomos në përiferi të qytetit?
Përgjigje: DSHP, z.Haméz Tirshani, Paraprakisht ju njoftojmë se gjate këtij Viti kemi eliminuar rreth 20 deponi ilegale brenda dhe ne përiferi te
qytetit, inspektorati është duke e bere punën e tyre vazhdimisht si dhe planifikojmë te realizojmë takime me banoret ne mënyrë qe te ngritët
vetëdijesimi qe mos te hedhin mbeturina ne vende jo adekuate.
2. Kam një pyetje tjetër për DZHE-në, kur do te vendosen bizneset në Zonën Ekonomike që e kemi shpallur në afërsi ti fshatit Gllavicë?
Përgjigje: DZHE, z.Fitim Hoxha - Bizneset do të vendosen ni zone ekonomike pas marrjes Së pëlqimit nga Ministria Tregtisë dhe Industrisë.
z.Skender Hyseni; Kam këto pyetje:

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 13


Youth Association for Human Rights

1. Është mirë që ka vazhduar puna në rregullimin e rrugëve të arave, por pyetja ime është se në fshatin Muzeqinë ekziston një kanal bukur i
thellë a do te vendosen gypa për té bërë te mundshëm kalimin e bujqve në arat e tyre?
Përgjigje: DZHE, z.Fitim Hoxha - Momentalisht ekzistojnë 2 qasje ne këto prona por do ti bëhet edhe një qasje tjetër.
2. Për DSHP-në, sa i përket hedhjes Së mbeturinave ju kisha lutë që me ndërmarrë veprime për me i hekë mbeturinat dhe me e vendosë një
shenjë informimi për mos-hedhjen e mbeturinave në periferi të fshatit Muzeqinë?
Përgjigje: DSHP, z. Hamëz Térshani, Eliminimi i deponive ilegale si dhe ndalimi i hedhjes se mbeturinave ne vende jo adekuate është brenge
e vazhdueshme për te cilën po punojmë rregullisht. Do te shikojmë mundësitë qe ky shqetësim i banoreve te merr zgjidhje si dhe te vendoset
shenja qe e sinjalizon ndalimin e hedhjes se mbeturinave ne atë vend.
z. Reshat Mujota; Kam këto pyetje:
l. Unë realisht kam një pyetje për Komisionin, kërkoj që të na jep një sqarim se si ka shkuar procedura e ndarjes Së Bursave për studentë?
Përgjigje:
z. Shefki Dauti; Kam këto pyetje:
l. Fshati Belinc ka ankesa te mëdha lidhur me Çështjen e ndaljes Së energjisë elektrike, ne e dimë se cilat janë raportet e Komunës me KEDS,
por aty faktikisht po ndalet rryma pa kurrfarë paralajmërimi. Ne duhet ta dimë Së paku se ku qëndron problemi?
Përgjigje: DSHP, z. Hamëz Tërshani, Sa i përket ndërprerjes se shpeshta te energjisë elektrike ne Belinc është se "dalja" e Carraleves është pjesa
me problematike sipas KEDS sepse përfshinë disa fshatra dhe është kryesisht pjese malore, është duke u punuar ne pastrimin e hapësirës nga
kalojnë transmetuesit dhe se pritet qe te rregullohet ky problem ne te ardhmen e afërt.
z.Rexhep Gashi: Kam këto pyetje:
1. Pyetje për DPUKGJ-në se çka ka ndodhur me gurthyesin lidhur me asfaltimin e rrugës Së Muzeqinës, ku ende nuk është bërë pranimi teknik.
Pse nuk është bërë pranimi teknik që nga Viti 2018, dhe far masa janë marrë ndaj operatorit ekonomik?
Përgjigje: DPUKGJ, znj. Shqipe Rexhaj, Prokurimi - Ashtu siç kemi dhëne përgjigje edhe me herët për këtë pyeti ne Kuvend , rruga është e
kalueshme edhe pse e dëmtuar, disa here kemi dhëne sqarime qe rruga është dëmtuar për arsye te ndërtimit te kanalizimit nga vete banoret,
kompania e cila e ka bere asfaltimin nuk ka pranuar ta ri asfaltoj me te njëjtat pozicione te kontratës dhe nga Komuna e Shtimes për ketë
arsye nuk është bere asnjë pagese për asfaltimin, për këtë ekzistojnë edhe dokumentet ne zyre te urbanizmit dhe ne prokurim.
z. Besnik Seferi• Kam këto pyetje:
l . Kam një pyetje për Kryesuesen e Kuvendit, se pse nuk po transmetohen te qytetari mbledhjet e Kuvendit?
Përgjigje: Kryesuesja e Kuvendit, znj. Medina Brahaj — Seancat janë të hapura për të gjitha mediumet që shohin interes (lë ta transmetojnë
punën e Kuvendit. Për më tepër, në të shumtën e rasteve seancat incizohen e që pastaj transmetohen në kanalin Youtube.
Përgjigje: Administratë, znj. Havë Qarri, Seancat e Kuvendit të Komunës janë të hapura për të gjithë, si për medie, OJQ dhe qytetarë, për
faktin se Zyra për Informim bënë njoftimet në faqen zyrtare sipas rregullores së punës së Kuvendit.
Zyra e Informimit ka tentuar disa herë që përmes kamerave të sigurisë të transmetoj Mbledhjet e Kuvendit por ka pasur probleme me
transmetim direkt, shkëputje rrjeti, ndërprerje e zërit etj.
Komuna nuk ka kontraktuar asnjë operator për transmetim në mungesë të mjeteve financiare, por në Shtime seancat i ndjekë dhe i
transmeton drejtpërdrejtë "Radio Zëri i Shtimes" si e vetmja radio në qytetin e Shtimes, e cila është e kontraktuar për këtë qëllim.
2. Pyetje për DSHP-në, kur do të bëhet një zgjidhje për sa i përket vend-pritjes së taksistëve për Ferizaj, po bëhet fjalë vetëm për një
vend te parku "Ahmet Shtimja"?
Përgjigje: DSHP, z. Hamëz Tërshani, Sa i përket taksisteve qe bartin udhëtar për Ferizaj atyre ju kemi bere një zgjidhje aktualisht me 2 vend
parkingje ne rrugën "Skender Salihu" afër market Elira ndërsa tek sheshi "Ahmet Shtimja" nuk parashihet te ketë parkim te taksive dhe se
aktualisht gjithçka është e përkohshme për qka edhe janë njoftuar këta taksist.
3. Çfarë është duke ndodhur me mirëmbajtjen e parqeve nëpër fshatra, ku janë bërë investime bukur të mëdha, kur do te inspektohen
ato?
Përgjigje: DSHP, z.Hamëz Tërshani, Kete vite eshët bere kontrata për mirëmbajtjen e parqeve ne kuadër Pastërtisë.
4. Pse nuk rregullohen shenjat e komunikacionit, kur shume prej tyre janë rrëzuar e disa edhe mungojnë?
Përgjigje: DSHP, z. Hamëz Tërshani, Tenderi për shenjat e komunikacionit eshët hapur "Sigoni" shpk dhe kemi kontraktues te ri presim qe se
shpejti te filloj puna ne terren dhe te vendosen shenjat e reja aty ku mungojnë si dhe ne vende qe vlerësohet se duhet te ndërrohen.
Kam këto pyetje:
1. Unë kamë mospajtim me përgjigjen e DSHP-s në të cilën është dhënë një përgjigje jo profesionale, me të cilën unë nuk pajtohem?

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 14


Youth Association for Human Rights

Përgjigje: DSHP, z.Hamëz Tërshani, Nuk e kemi te qarte se për cilën përgjigje keni mospajtime, jemi te hapur për me shume informacion ne
secilin rast specifik.
2. Po ashtu nuk pajtohem edhe me çështjen e furnizimit me ujë e qe po mungon vazhdimisht? Përgjigje: DSHP, z.Hamëz Tërshani, Sa i
përket përgjigjes për furnizim me uje përgjigja është bazuar ne raportet e rregullta te pranuara nga kompania përgjegjës.
3. Pyetje për DPUKGJ-ne që ka të bëj me barrierat, ne e kemi pas një kërkesë më herët lidhur me barrierat, por po pyes pse nuk është
realizua?
Përgjigje: DPUKGJ, znj.Shqipe Rexhaj, — Pyetja është pa specifika se për Cilën rruge është fjala, mirëpo nëse veq nuk është realizua pas
kërkesës tuaj kjo barriera sigurisht është për arsye se nuk i plotëson kriteret për vendosje te barrierës.
4. Pyetje për DSHP-në pse nuk po vendosen pasqyrat e komunikacionit qe janë premtuar se do të vendosen?
Përgjigje: DSHP, z. Hamëz Tërshani, Ne te gjitha hapësirat ku është parapare vendosja e pasqyrave te komunikacionit do te vendosen konform
edhe mundësive bugjetore qe lejohen, ju njoftoj prape se kemi vendosur rregullisht ne vende ku rrezikshmëria ka qene me e larte dhe ju
premtoj se do te vendosim edhe ne te ardhmen pas vlerësimeve te bëra.
5. A është funksional komisioni për ridestinimin e banesave Komunale, dhe pse nuk kemi një raport?
Përgjigje:
zni.Valentina Halili-Ferati•, Kam këto pyetje:
1. Unë kam një pyetje për ekzekutivin e Komunës, se a është nën mbrojtje të vegantë, vendndodhja e Masakrës së Reęakut më 15 Janar
1999?
Përgjigje: DPUKGJ, znj.Shqipe Rexhaj, — Ashtu sic është ceke edhe ne përgjigjen për kerkeses nga kryesia e fshatit Recak, kërkese te Cilën ju
si KUVEND e keni shqyrtuar dhe po ashtu e keni pare edhe rekomandimin e derguar nga ne si drejtori me skicat e distancave te verifikuara
ne teren nga gjeodetet e Komunës, po e ri-përsëris qe Recaku nuk është Zone e Mbrojtur, por ka vetëm sipërfaqe te mbrojtura te cilat sipas
Ligjit për Planifikim Hapësinor Nr.04/L-174, neni 18, paragrafi 2, i tejkalojne diametrin e parapare sipas nenit te lartecekur me vendin e ku
operojnë disa kompani për përpunimin e gurit.
zni.Zarife Rexhai:
l . Pyetje për DKA-në, është një deklaratë e prindërve te nxënësve se nëse ka remija simptome me KOVIDI 9 atëherë edhe prindërit duhet të
deklarohen se a përjashtohet fëmija nga procesi mësimor apo jo?
Përgjigje: DKA, znj.Agime Roshaj - Deklaratën e prindit për Protokolin anti Covid 19-e ka nënshkruar secili prind para se me fillue procesi
mësimor për fëmijët e tyre.
PYETJE – PËRGJIGJE
NGA MBLEDHJA E -VIII- KUVENDIT MË 29.10.2020

z.Fehmi Hysenaj: Kam këto pyetje:


1. Pse nuk kryejnë punë dy komisione të Kuvendit të formuara në vitin e kaluar që kanë të bëjnë me:
- Emërtimin e objekteve të Institucioneve publike të komunë të datës 31.10.2019.
- Për evidentimin dhe destinimin e banesave në pronësi të komunës, të datës 23.12.2019.
Përgjigje:

2. Pse nuk e ka kryer punën Komisioni për ndryshimin e rregullores për ndarje të bursave që ka bërë që të kemi pakënaqësi dhe vërejtje,
sepse me ndarjen e bërë komuna fiton fare pak?
Përgjigje: DKA, Agime Roshaj - Për arsye të shfaqjes së pandemisë, ndryshimet ne përbërje të administratës, stafit të reduktuar në punë gjatë
kohës së karantinës.

3. Pse qendra inovative që është ndërtuar te shkolla profesionale qëndron mbyllur, cili ka qenë qëllimi i kësaj qendre?
Përgjigje: DZHE, Fitim Hoxha - Siç e dimë të gjithë, krahas problemeve shëndetësore që ka shkaktuar covid 19 ka shkaktuar dëme, probleme
po thuajse në të gjitha sferat e jetës, dhe si pasoj nuk kemi mundur të realizojmë aktivitetet në qendrën e inovacionit sepse aktivitetet e
planifikuara kanë pasur në fokus trajnime të ndryshme për grupmosha të ndryshme, dhe si preventiv për covid 19 kemi vendosur që aktivitetet
të shtyhen për 2021 me shpresën që gjendja me covid 19 të përmirësohet. Po ashtu kanë ndikuar edhe masat e marra nga qeveria për
ndalim të aktiviteteve ku ka numër të caktuar të pjesëmarrësve, kufizim në lëvizje etj.

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 15


Youth Association for Human Rights

4. Ku qëndron puna me punimet rreth impiantit me huamarrje?


Përgjigje: DPUKGJ, Shqipe Rexhaj – Punimet ne kolektorin e ujerave te zeza jane duke u realizuar ne teren, tani me lokacion kane arritur ne
dalje te Belinces dhe shume shpejt do te arrijne punimet ne qender te qytetit për te vazhduar me tej drejte Vojnocit.

Përgjigje: DZHE, Fitim Hoxha - Punimet kanë filluar në Rr. Ahmet Shtimja dhe tash jemi në fshatin Belinc duke vazhduar në drejtim të fshatit
Carralev.
Në këtë pjesë është bërë vendosja e gypit për gjatë trasesë nga Shtimjan në drejtim të Carralevës sipas projektit. Të gjitha furnizimet me gypa
për pjesën e parë të impiantit kanë përfunduar dhe sasitë e gypave i kemi në depo.

5. Çka u bë me projektin për shëtitoren rreth lumit Shtimjanja, sepse për disa matjeve dhe disa dëmtimeve të trotuarit nuk po vërehet asgjë?
Përgjigje: DPUKGJ, Shqipe Rexhaj – Kontrata është nënshkruar me date 03.11.2020 dhe punimet do te fillojne shume shpejt.

6. Pse nuk funksionin si duhet ndriçimi në rrugën për te Gjimnazi "Naim Frashëri"- Shtime, sepse si pasojë e kësaj dhe dëmtimit të rrugës dhe
trotuarit ka pasur edhe lëndime të nxënësve në ndërrimin e fundit?
Përgjigje: DSHP, Hamëz Tërshani - Ndriqimi publik ne përgjithsi ne komunen tone funksionon mire dhe ne rastin specifik dhe te tjeret. Mund te
kete defekte te caktuara për nje kohe te shkurter mirpo kompania intervenon mjaft shpejt dhe eliminohen te gjitha defektet qe paraqiten!

7. Për mbledhje më të efektshme në apektin ligjor, kërkojmë që të pajiset me llaptop zyrtari ligjor i Komunës z.Lulzim Muharremi, sespe në
bazë të disa informatave llaptopë ju kanë dhënë edhe përsonave që fare nuk u nevojitet për përmbushjen e objektivave të tyre, sepse i
kanë PC desktop?
Përgjigje: Kryesuesja e Kuvendit – Kërkesa është adresuar te Zyra e Kryetarit.
Përgjigje: Administratë, Havë Qarri - Zyrtari Ligjor, kohe me pare është paisur me Tablet, tash edhe me Llaptop.

z.Ruzhdi Jashari: Kam këto pyetje:


1. Pyetje për DPUKGJ-në, Objekti para Komune a ka leje ndërtimore, nëse po kur dhe kush e ka lëshuar lejen ndërtimore?
Përgjigje: DPUKGJ, Shqipe Rexhaj - Nëse është fjala për objektin i cili është i ndërtuar para vitit 1999, ka leje ndërtimore dhe është lëshuar nga
pushteti i asaj kohe.

2. Pse nuk zbatohet vendimi i Kuvendit për funksionalizimin e deponisë Inerte nga viti 2018?
Përgjigje: DSHP, Hamëz Tërshani - Deponia ka nevoje për disa ndërhyrje me Agresionin e pylltarisë dhe lokacioni duhet me u zhvendos ne një
pozite me te mire qe mos te kemi edhe rezistencë te banoreve ne ate pjese.

z.Muhamet Ademaj: Kam këto pyetje:


1. Pyetje për DSHP-në, kur pritet të fillojë punën Deponia për mbeturinat të ngurta?
Përgjigje: DSHP, Hamëz Tërshani - Deponia ka nevoje për disa ndërhyrje me Agresionin e pylltarisë dhe lokacioni duhet me u zhvendos ne nje
pozite me te mire qe mos te kemi edhe rezistencë te banoreve ne atë pjese.

2. Pyetje për DKRS-në, a jeni në dijeni se Palestrës Sportive ka filluar me ju dëmtuar Çatia nga erërat e forta?
Përgjigje: DKRS, Lumni Amrushi - Po, jemi në dijeni !

znj.Valentina Halili-Ferati: Kam këto pyetje:


1. Shkolla fillore “Lasgush Poradeci” ka dalë në kategorinë 2 të mësimit, meqenëse ka edhe nxënës të infektuar, pyetja ime është a janë
pajisur nxënësit me Aj-peda ose me Llaptopa për përcjelljen e mësimit nga distanca?
Përgjigje: DKA, Agime Roshaj - Nuk kemi mundësi buxhetore të pajisim të gjithë nxënësit me pajisje teknologjike,por mësimin nga distanca e
kanë vijuar të gjithë,përmes transmetimit në RTK4 si dhe nga platforma Zoom sipas raporteve të sjellura nga stafi arsimor dhe drejtoria e
shkollës.

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 16


Youth Association for Human Rights

z.Rexhep Gashi: Kam këto pyetje:


1. Pyetje për DKA-në, sa janë të paisur nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” me Llaptop, ose si kanë mundësi këta nxënës që ta përcjellin
mësimin nga distanca?
Përgjigje: DKA, Agime Roshaj - Nuk kemi mundësi buxhetore të pajisim të gjithë nxënësit me pajisje teknologjike,por mësimin nga distanca e
kanë vijuar të gjithë,përmes transmetimit në RTK4 si dhe nga platforma Zoom sipas raporteve të sjellura nga stafi arsimor dhe drejtoria e
shkollës.

2. Pyetje për DSHP-në, sa shtylla elektrike me pllaka solare i kemi dhe a janë funksionale? Pse nuk janë funksionale kur e dimë se na kanë
kushtuar bukur shumë?
Përgjigje: DSHP, Hamëz Tërshani - Jan rreth 55 shtylla elektrike me pllaka solare dhe tani funksionojn me rryme, arsyja pse nuk jane funksionale
me sistmenin solar është se sistemi është i vjetër dhe bateritë qe duhet me u pajis kushtojnë shtrejt.

3. Për Shtabin e pandemisë që e keni formuar: Ne e dimë që e kemi ndarë një shumë financiare në muajin Mars, dhe deri tani nuk kemi asnjë
raport se kah janë shkuar ato mjete buxhetore?
Përgjigje:

znj.Adelina Beqaj: Kam këto pyetje:


1. Pyetje për DSHP-në, kam një pyetje sa i përket rrugës Davidovc – Rashincë, ku kemi ankesa nga banorët e këtyre dy fshatrave sepse është
një rrugë lidhëse, kërkoj që të mbulohen gropat në këtë rrugë që po kanë probleme kalimtarët me automjete, unë po besoj se drejtoria
mundet me e kryer këtë punë?
Përgjigje: DSHP, Hamëz Tërshani - Do te analizohet rasti dhe konform mundesive do te gjejme zgjidhje qe te eleminohet ky shqetsim i banoreve
te ketyre dy fshatrave.
PYETJE - PÉRGJIGJE
NGA MBLEDHJA E -IX- KUVENDIT ME 24.1 1.2020
z.Fehmi Hysenai: Kam kéto pyetje:
I. Këto ditë kemi marre shumë ankesa nga bujqit qé kane aplikuar për subvencione nga Ministria e Bujqésisé. Sipas informatave që kemi
marré rreth 70 bujq nuk kanë arritur të përfitojnë nga kjo e drejtä dhe lëndët ujané kthyer si të pakompletuara. Në këtë rast mbi kë bie
përgjegjësia: mbi bujqit që nuk Eshté e thëne te jene të shkolluar dhe patjetër të dini se q'dokumente duhet të dorëzojné, apo mbi zyrtarët
qé i pranojné kéto dokmnente?
Përgjigje: DZHE, z.Fitim Hoxha - Ministria e BPZHR ka kërkuar dokumente shtesë, plotësuese pir bujq të komunés si Shtimes, dhe kjo ndodh
pothuajse Gdo vit që ministria të kërkoj dokumente shtesé ose plotësuese dhe në kitë rast nuk bie faji e as përgjegjësia tek asnjëra palä ku
përfshihen Ministria BPZHR, fermerét dhe bujqit si dhe sektori i bujqësi në komunën, sepse është shurni normale të kërkohen dokumente shtesë.
Ndërsa sa i përket shpalljes sä pirfituesit ose jo kjo e drejt mbetet mbi Ministrin BPZHR.
2. Pse ne Gjimnazin ' 'Naim Frashéri"-Shtime, nga fillimi i vitit ne disa klasé të dhjeta nuk mbahet asnjé oré e flzikés, dhe a rrezikohet që nxënësit
të humbasin vitin?
Përgjigje: DKA, Agime Roshaj - Orit e lindés sä fizikës nuk janë mbajtur në 4 Idasat e x-ta Pér arsye qé mësimdhënësja është përzgjedhur në
poziten e drejtoreshës së shkollës "Abdulla Shabani" dhe ska pasur mundësi zëvendësimi nga dikush tjetër deri në konkurs. Pas përfundimit të
konkursit të rregullt ka filluar mësimdhënësja e Cila ka filluar të mbajë lëndën e fizikës duke e modifikuar/fuzionuar plan programin pir
kompensimin e orëve të humbura dhe nxënësit do të marrin njohuritë esenciale deri në përfundimin e gjysëmvjetorit të para.
z.Besnik Seferi: Kam kéto pyetje:
l. Pse nuk po bähet mirëmbajtja e shkollés profesionale si duhet, pse kontraktori për mirémbajtjen e higjienës ne shkolle nuk po e kryen punén
e vet si duhet?
Përgjigje: DKA, Agime Roshaj - Vërejtjet pir kontratorin vijnë nga drejtoria e shkollës dhe do ti marrim masat e nevojshme pir të evituar kitë
dukuri.
2. Deri kure unë do të parashtroj të njejtën pyetje, për sa i përket pastrimit të rrugës "Caméria" përse DSHP-é nuk ka inspektuar kétë rrugë dhe
pse nuk po ndërmerr asgje për sa i përket largimit të mbeturinave në trotuaret e késaj lagje?

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 17


Youth Association for Human Rights

Pérgjigje: DSHP, z.Hamëz Tërshani - Ju njoftojme se hapsira ne rrugen Cameria është vizituar nga inspektori i mjedisit dhe jane ndermarr
veprimet e nevojshme, aty kemi te bejme me prona private kryesisht mirpo ju siguroj se është duke u monitoruar vazhdimisht nga përsonat
përgjegjes kjo rruge si dhe te gjitha te tjerat.
Kam kéto pyetje:
l . Pyetje Pér DPUKGJ-në, a kane leje ndertimore disa objekte qé kané filluar të ndërtohen në rrugën "Tranzit" fiala éshtë prej rrethit të rrugës
se Ferizait në drejtim të fshatit Davidovc?
Përgjigje: DPUKGJ, znj.Shqipe Rexhaj — Te gjitha objektet te cilat gjenden përgjate ketij segmenti rrugor jane pa leje ndertimore sepse nuk
lejohet ndertimi sipas Planit
I
Rregullues Urban, mirepo cdo objekt i cili është ndertuar para vitit 2019 ka te drejte te i nenshtrohet procesit te legalizimit, ndersa objekte te
cilat kane filluar sipas jush tani duhet te inspektohen dhe te merren masa nga inspektori i ndertimit.
z.Naim Zejna: Kam këto pyetje: Pse nuk po bähet rrethoja e fushës së sportit në fshatin Vojnovc, kur dihet se ka nevojé shumë për shkak të
lumit qé gjendet
Përgjigje: DKRS, z.Lumni Amrushi — Ne tre vitet e fundit Komuna e Shtimes ka ndertuar ne te giithe fshatrat e Shtimes nga nje fushe te sportit,
ndersa vitin e kaluar jane rregulluar edhe rrethojat nepër keto fusha sportive, ndersa për arsyje buxhetore kan mbetur edhe tre fusha sportive
pa rrethoja, shpresojm qe ne te ardhmen te aprovohet ne kuvend buxhet shtes për kete projekt.
Përgiigje: DKA, Agime Roshaj - Fusha e sportit në fshatin Vojnovc gjendet në oborr të shkollës dhe është e rrethuar edhe me rrjetë Për
mbrojtje,pasiqë shkolla e ka rrethojën nuk ka mundësi të bëhet rrethojë e re.
2. Pyetja e dyté eshtë Për DSHP-në qe ka te bej me gjendjen e rrymés ne rrugen "Mic Sokoli", ''Komandant Kumanova dhe "Zenun
Beqa" a ka ndërrmarre diqka drejtoria dhe a éshtë që kemi një kundërshtim të madh të banorëve Për shkak te gjendjes se keqe me rrymë
në këto lagje, edhe pse po e dime se si eshté gjendja karshi KEDS-it?
Pérgjigje: DSHP, z.Hamëz Tirshani - Jemi ne kontakt te vazhdueshem me zyrtaret përgjegjes te KEDS për rastet e larpërmendura si dhe për te
tjeret, kemi përgjigje pozitive për disa raste te caktuara dhe po presim qe te kemi nje vemendje me te shtuar ne investime ne komunen tone
pasi qe nje kohe te gjate nuk ka pasur diqka konkrete nga ana e tyre.
3. Pyetja e trete gjithashtu ka të bej Ine rrylnén por tani te Puset e Ujsjellësit, rryma te puset ka qené me një rrjet te veqant, me sa duket
jan kyqur shumë banorë aty dhe kur ndalet rryma pas një kohe të shkurté ndalet edhe uji, qka po nderrmerr administrata përkatësisht resori
gjegjes Për eliminimin e këtij problemi?
Përgjigje: DSHP, z.Hamëz Térshani - Trafo e rrymes tek puset e ujit ka qene investim i ujsjellesit dhe sipas zyrtareve te KEDS nuk ka familje te
kyqura ne ate trafo, nderprerjet e rrymes qe ndodhin jane si pjese e defekteve te caktuara apo edhe riparimeve ne rrjete qe behen sipas
planifikimeve te tyre.
z.Ruzhdi Jashari: Kam këto pyetje:
l . Pytja ime është specifike, si eshtë gjendja me Pandeminé KO VIDI 9, sepse nuk e kemi asnjë informacion në kété seancé? Përgjigje:
2. Pyetja e dytë për DKA-në qysh ështe gjendja në arsimin e Komunës tone, a është kah zhvillohet mesimi apo nuk eshtë kah zhvillohet fare,
kur e dime se ka mésimdhënës te prekur, kur dime se mirembajtja ne shkollat tona nuk po bähet si duhet?
Përgjigje: DKA, Agime Roshaj - Në komunén tonë procesi misimor éshtë duke u zhvilluar normalisht në kushte dhe rrethana jo të
zakonshmc,mirëpo duke iu pirshtatur nevojave dhe kërkesave të shfaqura si pasojë e shfaqjes me pandeminé,sipas shumë vlerësimeve dhe
raporteve të Inspektoriatit Arsimor dhe Inspektorave të MASH,komuna jonë ka përmbushur kushtet dhe kriteret Pér realizimin e procesit
mësimor sipas skenarit A.Jemi në top 5 komunat pir pirmbushje të masave Anti Covid në nivel vendi.
z.Skender Hyseni: Kam tri pyetje:
Pyetja e parë është për Kryetarin, dhe Shtabin Emërgjent, si jemi momentalisht me rezerva për sa i përket mbrojtjes nga pandemia KOVIDI 9.
Përgiigje:
2. Pyetja e dytë, nëse kemi mjete financiare në buxhet të pa shfrytëzuara, i kisha lutë që të marritn një hap sikurse Komuna e Prishtinës
dhe ti ndihmojmë ose fermerëve ose qytetarëve atyre që e kanë gjendjen më të vështirë?
Përgjigje: DZHE, z.FitimHoxha - I nderuar tashmë janë mbyllur 3 thirrje për subvencione nga DZHE për bujqit dhe fermerët e komunës së Shtimes.
Këto thirrje kanë pasur për qëllim:
1. Kompensimin e pjesshëm të dëmeve nga breshëri gjatë vitit 2020 për të giithë bujqit dhe fermerët të cilët kanë pasur dëme, me
këtë rast kemi mbështetur mbi 70 fermer.

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 18


Youth Association for Human Rights

2. 6 kategori të cilat janë më se vijon:


• Fermerët të cilët kultivojnë grurë, misër, kunguj, fasule. Shuma e subvencionimit • Fermerët të cilët kultivojnë përime ne serra dhe
fushe të hapur si: spec, domate, marulla, lakër, tranguj, qep etj
• Përkrahja në pemëtari.
• Përkrahja në blegtori.
• Përkrahja në bletari.
• Përkrahja për ferma të pulave.
Në këtë thirrje janë mbështetur të gjitha lëmit të cilat zhvillojnë bujqit dhe fermerët tanë dhe që kanë veprimtari primare ose që i kushtojnë
rëndësi të veçantë zhvillimit të bujqësisë.
3. Mbështetje me pagesa direke për bujqit të cilët kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore në serra mbi 10 ari.
Për thirrjen e par tashmë janë shpallur përfituesit dhe njoftimi është publikuar në ueb faqen e komunës dhe përmban listën e përfitueseve
dhe së shpejti publikohet dhe lista e thirrjes së dytë dhe tret pasi që komisioni të bëjë shqyrtimin e aplikacioneve.
3. Pyetja e tretë, a ka diqka, lidhur me pastrimin e shtratit të Lumit Shtimjanja, sepse vërtetë është ngushtuar shumë?
Përgjigie: DSHP, z.Hamëz Tërshani - Brenda kesaj periudhe nuk kemi planifikuar qe te bëjmë ndonjë intervenim ne pastrimin e lumit Shtimjanja
ne pjesët jashtë qendrës se qytetit ne te cilen kemi intervenuar këtë vite për arsye te ndryshme mirëpo shpresojmë se ne vitin tjetër do te
kemi mundësi qe ta bëjmë një pastrim me te gjate te lumit.
z.Shef1<i Dauti: Kam këto pyetje:
1. Pyetje për drejtorinë përkatëse, meqenëse jemi në prag të festës së flamurit 28 Nëntor, unë propozoj që në të gjitha vendet te Përmendoret
te Lapidarët etj. të ndërrohen flamujt pasi kemi kohë ende?
Përgjigje: DSHP, z.Hamëz Tërshani - DSHP-ja kujdeset qe rregullisht flamujt te mirëmbahen dhe te ndërrohen pavarësisht datave te caktuar
ndërsa për informimin e juaj para datës 28 Nëntor është bere ndërrimi i flamujve nëpër te gritha përmendoret dhe lapidaret e komunës tone.
&.RgzU.gp-GuUii Kam këto pyetje:
l . Pyetje për DSHP-në, qka ka ndodhur me fatin e një skulpture të cilën e kemi paguar 9800€ që ka qenë e vendosur në Sheshin e Dëshmorëve?
Përgji%ie: DSHP, z.Hamëz Tërshani - Sa i përket fatit te skulptures e Cila ka qene e vendosur ne Sheshin e Deshmoreve, sipas informacioneve
qe kemi ajo është e vendosur ne nje depo te sigurt.
2. Pyetje e dyté për DSHP-né, është cilët operatorë ekonomik e kane fituar tenderin për pastrimin e rrugëve nga bora.
Përgjigje: DSHP, z.Haméz Tërshani - Kontrata kornize për pastrimin e rrugëve nga bora është nenshkruar për tre vitet e ardhshme dhe është
lidhur me operatorin NTP "Ardhmëria".
3. Pyetje pér DZHE-né sektori i Bujqësisë, Bujqit e komunës se Shtimes e kanë ngritur shqetësimin qe ata i kane quajtur subvencione ndërsa ne
i kemi marrë si garantë qeveritare, nga kuadër té ndihmave për dëmet që i kane pasé nga te reshurat e shkaktuara ne bujqësi, a ka diçka
se kur mund ti marrin këto?
Përgjigje: DZHE, z.Fitim Hoxha - Sa i përket thirrjes që është bërë nga ana e DZHE të datës 29.10.2020 me Nr 04/32 Pär kompensim të pjesshëm
të dëmeve nga breshëri gjatë vitit 2020, është bërë shpallja e përfitueseve dhe është publikuar lista ni ueb faqe ti komunës dhe jemi né fazën
e ekzekutimit të pagesave.
Ne si drejtori kemi dërguar ti gjitha raportet e dëmeve të vitit 2020 në ministrin e BPZHR, deri tani, MBPZHR ka kompensuar 12 fermer me 25%
dëmit Me Vendimin Nr. 02/10 të datës 05.07.2020 nga Qeveria E Kosovës, sipas informatave qé kemi, ministria ka ekzekutuar pagesat tashmë.
Ndërsa sa i përket kompensimit nga ana e MBPZHR për dëmet tjera kanë ndodhur gjatë vitit 2020 ende nuk kemi ndo një konfirmim Pär
kompensim ti këtyre dëmeve.

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 19


Youth Association for Human Rights

BURIMET:

1. Intervista të drejtpërdrejta me qytetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe media lokale. Janar –Qershor
2020.
2. Monitorimi i drejtpërdrejtë i aktiviteteve komunale nga zyrtaret e YAHR-it, Janar –Qershor 2020
3. Raportet mujore të drejtorive komunale të Komunës së Shtimes, Janar –Qershor 2020,.
4. Komunikatat për media të YAHR-it Janar –Qershor 2020.
5. Ekstraktet nga mbledhjet e Kuvendit Komunal , Janar –Qershor 2020,
6. http://kk.rks-gov.net/Shtime/ .

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 20


Youth Association for Human Rights

RAPORT MONITORUES MBI PUNËN E LEGJISLATIVIT TË KOMUNËS SË SHTIMES 21

You might also like