You are on page 1of 19

UNIVERSITETI NËNË TEREZA - SHKUP

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

PROGRAMI STUDIMOR : PUNË DHE POLITIK SOCIALE

CIKLI I DYTË I STUDIMEVE

Projekt kërkimor

Lënda: Trendet dhe strategjit e politikave sociale

Tema : “Bullizmi dhe (mos)kujdesi institucional ndaj këtij problemi social në


Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Mentor: Kandidati:

Prof. Dr. Sunaj Raimi Denis Raufi

Shkup, Shkurt 2019


1
PËRMBAJTJA

1. Hyrje…....……………………………………………………………...…................................3

2. Përkufizimi i bullizmit……………………….………………...........................………..........5

3. Format e bullizmit në shkollë.....................................................................................................7

4. Korniza normative në Maqedoninë e Veriut............................................................................10

5. Bullizmi në shkollë – rasti i Maqedonisësë Veriut...................................................................12

6. Rekomandime...........................................................................................................................14

7. Përfundimi..........………………………….......………………......................................….…15

8. Literatura e shfrytëzuar……………….......………..............................….……….…..............16

2
HYRJE

Qëllimi i këtij punimi mbi dukurinë e bullzmit synon të bëjë një analizë të modeste mbi
shpeshtësinë dhe natyrën e dukurisë së bullizmit në arsim, tek nxënësit.

Shkollat janë organizata komplekse, duke qenë se shërbejnë për funksione të ndryshme.
Kuptohet se parimisht ato kanë funksionin e edukimit akademik, por, përpos kësaj, nga shkollat
pritet që të kenë edhe funksionin e socializimit/shoqërizimit. Shkolla, përveç frymëzimit për
arritje akademike, mundëson edhe plotësimin e nevojave të ndryshme të nxënësve, duke nga
nevojat komplekse sociale dhe emocionale e deri te nevojat themelore për ngrohtësi dhe strehim.

Shohim që nxënësit në shkolla janë të shqetësuar dhe të mbushur me frikë se mos bëhen
objekt i bullizmit nga nxënësit e tjerë. Si pasojë e kësaj krijohet një klimë dhune në ambientet e
shkollës, e cila bie ndesh me qëllimin kryesor që shkolla ka për edukimin e qytetarëve, si dhe për
t’i njohur nxënësit me të drejtat për të jetuar në një mjedis pa frikë dhe pa u ndjerë të turpëruar.

Gjithashtu, një tjetër arsye e rëndësishme se përse është e nevojshme të kryet një studim
mbi dukurinë e bullizmit në kontekstin shqiptar, është se ne mbetemi ende një shoqëri
tradicionale, e cila bazohet në zgjidhjen e problemeve përmes forcës. Nxënësit, modelet që
mësojnë në familje dhe në shoqërinë e gjerë të komunitetit ku jetojnë, përpiqen t’i zbatojnë edhe
nëpër shkolla. Gjithashtu, në shkollat tona nuk bëhet një punë shumë e mirë, pra, e thënë ndryshe
punë me nxënësit, në mënyrë që atyre tua organizojnë dhe tua drejtojnë energjitë sipas një
drejtimi të caktuar e të dobishëm. Veçanërisht nxënësit nuk mësohen se si t’i zgjidhin problemet
në mënyrë krijuese, në mënyrë konstruktive, duke mos kërkuar që t’i zgjidhin problemet e tyre
nëpërmjet dhunës.

Siguria e të gjithë pjesëtarëve në një mjedis shkollor është një kushti thelbësor për
paraqitjen sa më të mirë, sa më të popullarizuar dhe sa më të suksesshme nga pikëpamja e vlerave
të një shkolle efektive, që rrit mirëqenien akademike, emocionale dhe sociale të nxënësve të saj.

Problemi i bullizmit duket qartë që cenon disa nga vlerat dhe parimet tona themelore në
jetë. Është në të drejtën thelbësore të fëmijës të ndjehet i sigurt në shkollë dhe asnjë nxënës nuk
duhet të shkojë me frikë, sepse do të kërcënohet ose të denigrohet13 nga nxënësit e tjerë, si dhe
asnjë prind nuk duhet të shqetësohet se të tilla gjëra mund t’u ndodhin fëmijëve të tyre.

3
Për të ditur saktësisht se çfarë është bullizmi dhe të kuptuarit se përse ndodh kjo, është
kritike për të gjetur zgjidhje pozitive dhe të qëndrueshme. Nxënësit mund të luajnë role të
ndryshme brenda dinamikës së bullizmit. Kuptimi i grupit të shokëve është thelbësor për të
kuptuar bullizmin. Disa nxënës duket se kanë më shumë gjasa të përfshihen, varësisht nga shkolla
dhe konteksti më i gjerë. Bullizmi i çdo forme ose për çfarëdo arsye mund të ketë ndikime
afatgjata negative për të gjithë personat e përfshirë, duke përfshirë edhe anëtarë të tjerë.

Ndërhyrja në mënyrë të përshtatshme për t'iu përgjigjur ose parandaluar bullizmin është
shumë e rëndësishme. Një vend i mirë për të kuptuar bullizmin është të pyesni nxënësit. Idetë e
tyre mund të jenë të ndryshme nga ato që të rriturit supozojnë. Ballafaqimi me bullizmin
nënkupton përfshirjen në motivet dhe kuptimet e tyre të situatës sociale. Arsyet për bullizmin do
të gjenden poshtë sipërfaqes duke hetuar çështjet e pushtetit, normat dhe statusin social,
tolerancën dhe diversitetin. Eksplorimi i këtyre fushave dhe mënyra se si ato ndikojnë në
ndërveprimet dhe sjelljet e nxënësve mund të ofrojnë njohuri thelbësore në përgjigjet më të
përshtatshme të prindërve, të kujdestarëve dhe të shkollës.

Tani për tani në Maqedoni nuk ka një strategji kundërbulliste që ta ndihmojë shkollën të
përballet me këtë dukuri, prandaj ky studim ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e
politikëbërësve, në mënyrë që ata ta kuptojnë shkallën e madhe të përhapjes së kësaj dukurie
negative dhe rëndësinë që ka ndërtimi i një strategjie efektive bashkëkohore kundërbulliste, me
synimin për të ulur numrin e rasteve të dhunës në shkolla, në mënyrë që fëmijët të jetojnë në një
mjedis shkollor të lirë dhe pa frikë.

4
PËRKUFIZMI I BULLIZËM

Në studimin që i është bërë bullizmit, del se përkufizimet e ndryshme dhe rezultatet e


vëzhguesve, në thelb, nxjerrin pyetje, përgjigje dhe përfundime të ndryshme. Kështu që është e
domosdoshme gjetja e një përkufizimi të përbashkët të bullizmit, i cili duhet të përfshijë të gjitha
karakteristikat e dukurisë.

Bullizëm konsiderohet ajo dukuri ku një/disa individë përdorin lëndimin si mënyrë për të
dëmtuar vetëvlerësimin e viktimës. Të kuptosh se cilët janë këta individë dhe pse i zgjedhin
viktimat e tyre, mund të jetë hapi i parë në parandalimin e këtyre sjelljeve. Bullizmi në shkollë i
referohet gjithë llojeve të bullizmit që ndodhin në ambientet e shkollës; ndërmjet moshatarëve,
nga më të rriturit tek më të vegjëlit, nga apo kundrejt mësuesve. Një person përfshihet në
bullizëm kur ekspozohet vazhdimisht dhe për një periudhë kohe ndaj veprimeve negative, ndaj
një apo më shumë personave. Bullizmi është një dhunë e zgjatur, fizike apo psikologjike, nga një
person apo grup personash, e drejtuar ndaj një personi cili nuk mund të mbrohet në atë situatë.
Bullizmi është ajo situatë ku një person përdor forcën në mënyrë të qëllimshme, me synimin për
të lënduar tjetrin në mënyrë të përsëritur; është dëshirë e ndërgjegjshme për të lënduar dhe për të
vendosur tjetrin nën stres.

Një akademik i ri suedez, i quajtur Dan Olveus, në vitin 1978 e përktheu librin e tij
“Agresiviteti në shkollë” nga suedishtja në anglisht, ai zgjodhi fjalën angleze bullying (lexohet
bulling) për ta përshkruar këtë sjellje mizore që shfaqej në mjediset e shkollës. Me kalimin e
kohës Olveusi e përmirësoi kuptimin e bullizmit, duke e bërë atë më të qartë dhe duke e ndarë
nga incidentet rastësore të dhunës apo të konflikteve që shfaqeshin në shkollë. Ne themi se një
nxënës është viktimë e bullizmit, kur një ose disa nxënës të tjerë:

 Thonë gjëra fyese, lënduese ose tallen me të, e vënë në lojë dhe e përqeshin.
 E shpërfillin tërësisht ose e përjashtojnë atë nga grupi i shokëve, ose e lënë qëllimisht
mënjanë nga veprimtaritë e klasës.
 E godasin, e shkelmojnë, e shtyjnë ose e mbyllin atë brenda një dhome.
 E përgojojnë ose përhapin thashetheme të rreme për të, ose i dërgojnë shënime dashakeqe
dhe përpiqen që nxënësit e tjerë ta marrin inat.
 Bëjnë dhe gjëra të tjera lënduese si ato që u përmendën më sipër.

5
Kur flasim për dukurinë e bullizmit, këto gjëra ndodhin më shumë se një herë dhe nxënësi
që është viktimë e kësaj dukurie është i paaftë të mbrojë veten e tij apo të saj. Quhet bullizëm
edhe nëse ndodh vetëm një nga situatat e mësipërme. Nuk quhet bullizëm kur veprimi bëhet në
mënyrë miqësore ose për kënaqësi. Gjithashtu, nuk quhet bullizëm, kur dy nxënës me pothuajse
fuqi ose pushtet të barabartë ofendohen ose grinden fizikisht me njëri-tjetrin.

Për të karakterizuar sjelljen agresore, ne duhet të kemi parasysh që nxënësit e përfshirë në


këtë dukuri ndahen në katër kategoritë e mëposhtme: Në kategorinë e parë përfshihen nxënësit që
klasifikohen si agresorë ose nxënësit që janë shkaktarë të veprimeve negative. Në kategorinë e
dytë përfshihen viktimat ose nxënësit që pësojnë abuzimin e agresorëve. Në kategorinë e tretë
përfshihen nxënësit që janë agresorë-viktima, pra, nxënësit që janë edhe agresorë, edhe viktima.
Në kategorinë e katërt përfshihen nxënësit që janë vëzhgues, pra, ata që qëndrojnë jashtë
ngjarjeve të bullizmit, sepse kanë frikë se bëhen ose objektiva të tij, ose sepse mendojnë që
viktimat e meritojnë abuzimin. (Bosworth & Espelage, 1996: 229-255)

Pse disa fëmijë janë të dhunshëm dhe jo të tjerët?

Siç e kemi parë, ekzistenca e pabarazive në një komunitet të shkollës e bën që bullizmi të
jetë i mundur. Këtu janë disa arsye për pyetjen se pse disa nxënës janë të dhunshëm dhe të tjerët
jo?

Këto mund të jeni disa arsye:

 Së pari, ata mendojnë se duke ngacmuar ata admirohen nga të tjerët, ato janë të aftë për të
marrë atë që duan, dhe ata kanë më pak gjasa se të tjerët të viktimizohen.
 Së dyti, ata janë agresivë dhe impulsivë dhe gëzojnë paraqitjen e të tjerëve. (Rigby, 2003:
17)
 Së treti, duket si kënaqësi, sidomos kur dikush është pjesë e një grupi të angazhuar në
bullizmin e dikujt.
 Gjithashtu, një arsye mund të jetë fakti që keqtrajtuesit kanë nivele relativisht të ulëta të
ndjeshmërisë, gjë që rezulton në një ngacmim që nuk ndikohet nga shqetësimi i dukshëm i
të tjerëve. Paragjykimi i çon ata të besojnë se disa njerëz meritojnë të ngacmohen, për

6
shembull, njerëzit të një grupi tjetër etnik ose të një orientimi të ndryshëm seksual. Një
armiqësi e përgjithësuar ndaj të tjerëve është shkaktuar nga përvoja negative me prindërit
dhe familjet, sidomos duke mos u pëlqyer ose kontrolluar.
 Së pesti, ata janë ndikuar nga modele agresive, në jetën reale (si prindërit agresivë) ose ata
kanë qenë të ekspozuar ndaj përmbajtjes së dhunshme që promovonë masmedia.
 Gjashtë, viktima perceptohet se ka provokuar trajtimin negativ, me sjelljen e tyre.
 Shtatë, mërzitje kronike në shkollë mund të rezultojnë në bullizëm si një mjet për ta bërë
jetën më interesante.

Disa nga këto shpjegime të propozuara për sjelljen e ngacmimeve kanë të bëjnë me
personalitetin, të tjerët në kontekstin shoqëror ose në ndikimet shoqërore.

FORMAT E BULLIZMIT NË SHKOLLË

Bullizmi në shkollë shfaqet në forma të ndryshme, shkaktohet nga nxënës të ndryshëm


dhe ndaj nxënësve të ndryshëm. Megjithëse janë identifikuar shumë forma të bullizmit, ai ndahet
në dy kategoritë e mëposhtme kryesore:
 Ai mund të jetë i drejtpërdrejtë, për shembull, kur një nxënës goditet, shtyhet ose
shkelmohet.
 Por ai mund të jetë edhe jo i drejtpërdrejtë, për shembull, kur një nxënës ose disa
nxënës përhapin thashetheme dashakeqe ndaj nxënësve të tjerë, duke i bërë ata të
vuajnë emocionalisht.
Nëse i drejtohemi si burim librit të Lisë, ai na përshkruan pesë lloje kryesore
të kësaj sjelljeje agresive, që janë:

1. Bullizmi fizik.
2. Bullizmi emocional/psikologjik.
3. Bullizmi seksual.
4. Bullizmi racial.
5. Bullizmi virtual ose bullizmi kibernetik.

7
Bullizmi fizik
Bullizmi fizik është forma më e dukshme e bullizmit, i cili zbulohet më lehtë se format e
tjera. Ai shfaqet kur një person dëmtohet fizikisht përmes goditjeve, shkelmimeve, shtyrjeve, ose
çdo lloj forme tjetër të sulmit fizik. Studimet e bëra kanë treguar se bullizmi fizik përfshin:
goditjet, shkelmimet, shtyrjet, grushtimet, shtrëngimet e fytit, shkuljen e flokëve, pickimet,
djegien, vjedhjen e sendeve personale, marrjen e ushqimit dhe vandalizmin.

Bullizmi emocional/psikologjik

Ky lloj bullizmi ndryshon nga ai fizik, në kuptimin se është i padukshëm dhe i vështirë
për t’u zbuluar. Ky lloj bullizmi mund të kryhet si nga mësuesit, ashtu dhe nxënësit. Shumë
studime pohojnë se bullizmi emocional përfshin këto veprime: etiketimet fyese, sharrjet e
vazhdueshme, kërcënimet, shpërfilljen, nënçmimin apo përjashtimin nga grupi bashkëmoshatar,
përhapjen e thashethemeve dhe përdorimin e nofkave me kuptimin negativ, duke iu referuar
karakteristikave personale të personit. Për shembull, nëse një nxënës etiketohet me nofka si “ai i
ziu” ose “ajo lopa”, ai “qorri” etj., me kuptimin se një nxënës është shumë i zi, apo shumë i
shëndoshë, apo sepse nuk sheh mirë, këto shprehje e lëndojnë shumë rëndë emocionalisht
viktimën.

Nga një studim i bërë nga dy autorë, Sijli dhe Jangu (Seal & Young, 2003: 735–747), u
gjet se forma më e përhapur e bullizmit ishte ai emocional, i ndjekur nga ai fizik. Pavarësisht se
në pamje të parë duket sikur bullizmi fizik është më shpeshtë dhe më i dëmshëm se ai verbal.
Studimet pohojnë se bullizmi emocional mund të jetë po aq dëmtues sa edhe ai fizik, sepse
dëmton dinjitetin dhe vetëbesimin. Ky lloj bullizmi është më i rrezikshëm sesa format e tjera,
sepse ka efekte të heshtura te nxënësit dhe sepse viktimat e këtij lloj bullizmi marrin rrallëherë
ndihmë apo mbështetje.

Bullizmi seksual

Ngacmimi seksual përcaktohet si një sjellje seksuale e padëshiruar fizike ose verbale, që
përfshin komente apo shaka me natyrë seksuale dashakeqe ose shënime seksualisht
diskriminuese, kur bëjmë komente mbi preferencat seksuale ose aktivitetin seksual të një nxënësi,

8
kur i vendosim nofka me natyrë seksuale, si dhe kontakte të padëshirueshme fizike, që bëhen nga
dikush në një mjedis edukativ e që janë fyese dhe të pakëndshme për nxënësin, duke e bërë që ai
të ndjehet i turpëruar ose të ndihet ngushtë duke e bërë të vuajë, ose të ndërhynë në rezultatet e tij
akademike.

Studiuesit e përkufizojnë bullizmin seksual si një formë bullizmi, qëllimi i të cilit është të
turpërojë, të përulë, të poshtërojë ose të kontrollojë një person tjetër, duke u bazuar të gjinia e tij
ose te orientimi i tij seksual. Për shembull, ekzistojnë shembuj të bullizmit seksual, kur një djalë
mund të bëjë një koment rreth trupit të një vajze, me qëllim që ta turpërojë ose ta zërë ngushtë a
t’i krijojë një shqetësim mërzitës dhe vuajtës të brendshëm me pjesën tjetër të klasës, dërgimi i
mesazheve me ngjyrime seksuale në telefona ose në kompjuter, shfaqja e imazheve ose e
vizatimeve pornografike në letra apo në muret e shkollës ose në internet dhe tërheqja poshtë e
pantallonave apo ngritja lartë e fustaneve të vajzave në sy të të tjerëve.

Bullizmi racial

Bullizmi racial shfaqet kur një nxënës thotë fjalë ofenduese ndaj një nxënësi tjetër për
shkak të ngjyrës së tij të lëkurës, krahinës nga vjen, besimit fetar, kulturës etj. Për shembull, një
rast i bullizmit racial është ai kur një nxënës i racës së bardhë i thotë një nxënësi me ngjyrë “ti je i
zi, si tabela e shkrimit”.

Bullizmi racial në shkolla mund të fillojë që nga përdorimi i pavend i gjuhës dhe i
etiketimeve, deri te rastet kur viktima përjashtohet nga klasa për shkak të ngjyrës, të mënyrës se
si flet, të besimit dhe të kulturës së tij/saj. Adoleshentët mund të pësojnë bullizëm racial për
shkak të një dukjeje të ndryshme në pamje, për shkak se kanë disa vlera të ndryshme nga
shumica, por edhe për shkak se kanë gjuhë dhe tradita të ndryshme ose hanë ushqim të ndryshëm.

Bullizmi virtual ose bullizmi kibernetik

Përkufizimi i bullizmit virtual është: “Përdorim informacioni dhe komunikimi negativ të


qëllimshëm nga një ose disa individë, përmes teknologjisë elektronike, e cila lejon përhapjen e
kërcënimeve ose të ngacmimeve te një ose disa individë të tjerë, duke postuar tekste, foto, video
etj.”

9
Bullizmi virtual mund të kryhet në disa forma, si p.sh.: përmes postës elektronike, përmes
mesazheve në celular, në dhomat e bisedimeve miqësore (chat, që shqiptohet çat), në faqe të
ndryshme elektronike ose përmes imazheve që dërgohen në faqet sociale, si: fejsbukut
(“facebook”), instagramit (“instagram”) etj. (Mason, 2008: 45).

Kjo mund të jetë shumë e pakëndshme për fëmijët dhe adoleshentët,veçanërisht për
arsyen se përmasat e hapësirës digjitale, shpejtësia dhe të qenët e saj 24 orë në ditë dhe 7 ditë në
javë, gjë që do të thotë se këto dukuri mund të ndodhin në çdo vend dhe në çdo kohë. Agresorët
(personat që kryejnë bullizëm virtual) përdorin teknologjitë e reja për të bërë kërcënime, për të
shkaktuar frikë, për të bezdisur, për të folur dhe për të përjashtuar të rinjtë dhe, në disa raste, për
t’i ç’personalizuar apo për t’i vjedhur identitetin atyre.

Disa nga mënyrat më të zakonshme të bullizmit virtual ose kibernetik janë:

 Kërcënimi nëpërmjet mesazheve. Ky është rasti kur fëmija mund të marrë një mesazh të
pakëndshëm apo kërcënues.
 Shqetësime apo telefonata të rreme. Ky është rasti kur dikush mund t’i telefonojë fëmijës
vazhdimisht në celularin e tij, si dhe t’i thotë gjëra të pakëndshme
 Publikimi dhe shpërndarja e imazheve pa lejen e fëmijës. Ky është rasti kur foto, video
apo mesazhet filmike të fëmijës mund të qarkullohen me anë të postës elektronike (e-
mail) apo dërgimit të mesazheve (sms), ose mund të postohen në rrjet a të identifikohen
me emrin e tyre në një faqe zyrtare publike.
 Kërcënim në faqen e dhomës së bisedimeve miqësore (chat) a, siç thuhet, nëpërmjet çatit.
Ky është kur një përdorues tjetër i faqes së çatit mund t’i thotë gjëra të këqija nxënësit.
 Kërcënimi nëpërmjet një rrjeti social. Ky është rasti kur dikush mund të postojë mesazhe
të pakëndshme në lidhje me nxënësin në një faqe zyrtare sociale apo të krijojë një profil të
rremë me emrin e tij.
 Kërcënim gjatë lojërave ndërvepruese në grup. Ky është rasti kur nxënësi luan lojëra me
shumë lojtarë të përfshirë njëherësh në lojë dhe kur lojtari tjetër mund të përpiqet t’i
bllokojë apo ta shpërfillë atë. Kërkimet tregojnë që ky lloj përjashtimi mund të ndikojë në
uljen e vetëvlerësimit të nxënësit.

10
Studimet e para kanë treguar se të qenit viktimë e bullizmit virtual ose kibernetik mund të
ndikojë negativisht në funksionimin fizik, social, emocional dhe kognitiv (Hindjua & Patchin,
2010: 129-156).

Ekspertët thonë se është e rëndësishme për shkollat që të sigurojnë se ato marrin masa për
t’i mbrojtur nxënësit nga agresiviteti onlajn (online) dhe kundërveprojnë ndaj rasteve të
raportuara, në mënyrë që të ruajnë një mjedis shkollor të sigurtë. Ekspertët gjithashtu theksojnë
se është e rëndësishme që personeli i shkollës të kuptojë se çfarë është bullizmi virtual, çfarë
ndikimi ka ai te nxënësit dhe çfarë mund të bëjnë për të krijuar një mjedis të sigurtë.

KORNIZA NORMATIVE NË MAQEDONINË E VERIUT

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk përmban dispozita të veçanta


që i referohen bullizmit në shkolla, por vetëm siguron mbrojtje dhe garanton të drejtën e jetës dhe
të drejtën e dinjitetit fizik dhe moral. Mbrojtja e veçantë për familjen, nënat, fëmijët dhe të miturit
është siguruar dhe gjithashtu është përgjegjësi e shtetit për të mbrojtur fëmijët pa prindër dhe
përkujdesje prindërore, prandaj shteti është i detyruar të sigurojë mbrojtjen e marrëdhënieve jo të
shëndetshme dhe dhunës.

Për më tepër, vendi ynë ka ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e
fëmijës, si dhe protokollet opsionale: Protokolli fakultativ i Konventës kundër trafikimit të
fëmijëve, prostitucionit të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve, ratifikuar në vitin 2003 dhe
Protokolli Opsional i Konventës për të drejtat e fëmijës kundër përfshirjes së fëmijëve në
konflikte të armatosura, ratifikuar në vitin 2004 viti.

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve rregullon sistemin për mbrojtjen e fëmijëve. Përsa i
përket dhunës, në nenin 9 ndalohen të gjitha format e përdorimit seksual dhe abuzimi seksual i
fëmijëve (pornografia e fëmijëve, prostitucioni i fëmijëve), shitja ose tregtia me fëmijët, dhuna
psikologjike ose fizike, ngacmimi, dënimi ose trajtimi tjetër çnjerëzor, të gjitha llojet e
shfrytëzimit, përdorimin komercial dhe abuzimin e fëmijëve që nënkupton thyerjen e lirive
themelore të njeriut dhe të drejtave dhe të drejtave të fëmijës.

Megjithatë, ky ligj nuk parashikon rregullimin e strukturës institucionale ose


mekanizmave të posaçëm për mbrojtjen e fëmijëve.

11
Ligji i Familjes siguron të drejta të hollësishme dhe të sakta për mbrojtjen e
pjesëtarëve të familjes dhe ndalon të gjitha llojet e dhunës në martesë dhe në familje. Ai përfshin
arsyet e përcaktuara për revokimin e së drejtës prindërore si: neglizhencë e rëndë në kryerjen e
detyrave prindërore; abuzimi ose neglizhimi i një fëmije, dhuna fizike ose emocionale mbi
fëmijën, abuzimi seksual i një fëmije etj.

Ligji përmban një seksion të veçantë mbi dhunën në familje që zbatohet për të gjitha
format e dhunës dhe martesën dhe familjen e paqëndrueshme dhe përshkruan dhunën si fenomen
kur një anëtar i familjes, me forcë ose kërcënim, kryen lëndime trupore, abuzim emocional ose
seksual dhe material, shfrytëzim seksual të punës së një anëtari tjetër të familjes. Për më tepër,
ekziston një seksion i veçantë për paraburgimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, i
cili përcakton qartë përgjegjësitë e Qendrës për Punë Sociale dhe kujdestarit të emëruar.

Ligji i Familjes përpunon rolin dhe përgjegjësitë specifike të Qendrave për punë
sociale në trajtimin e dhunës në familje, veçanërisht me abuzimin seksual të fëmijëve. Përveç
kësaj, me amendamentet e ligjit 2007 dhe 2008 u rrit roli i organizatave të shoqërisë civile që
janë të regjistruara për të kryer aktivitete në fushën e mbrojtjes sociale dhe me atë organizatat u
lejuan të marrin masa që janë të specifikuara në Ligji i Familjes, individualisht ose në
bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale. Procedurat dhe mekanizmat e detajuar për
bashkëpunim në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe abuzimit seksual të fëmijëve
rregullohen me Protokollet për bashkëpunim institucional.

Ligji për mbrojtje sociale si një instrument ligjor mjaft i ri, paraqiti qasjen pluraliste
ndaj mbrojtjes sociale. Për herë të parë sistemi lejon që organizatat e shoqërisë civile që punojnë
në fushën e mbrojtjes sociale të regjistrohen, në mënyrë që ata të jenë të autorizuar të kryejnë
shërbime të caktuara sociale me financim të pjesshëm nga Ministria.

Ligji parashikon disa lloje të institucioneve të mbrojtjes sociale: një qendër ditore për
fëmijët e rrugës; qendra për viktimat e dhunës në familje; qendra për viktimat e trafikimit të
qenieve njerëzore, komunitetet terapeutike, shtëpitë e grupeve të vogla dhe këshilla, të cilat
ofrojnë shërbime të ndryshme si përkujdesja e përditshme dhe e përkohshme e viktimave,
shërbimet e këshillimit, shërbimet e asistencës ligjore në lidhje me ushqimin, kujdesin ndaj
fëmijëve, higjienën dhe kulturën aktiviteteve.

12
Ligji për arsimin fillor ndalon ngacmimin fizik dhe psikologjik të nxënësve në
shkolla. Për çdo mësues që abuzon me një fëmijë vendoset një gjobë. Ligji e detyron Byronë për
Zhvillimin e Arsimit dhe Inspektoratin Shtetëror të Arsimit të zbatojë mbikëqyrjen dhe
inspektimin e ekspertëve në shkolla, por megjithatë, ligji nuk kërkon obligim që shkollat të
raportojnë rastet e abuzimit. Prindërit ose kujdestarët janë të detyruar të marrin pjesë në
këshillim, në rast të sjelljes së dhunshme të fëmijës së tyre.

Ligji për arsimin e mesëm ndalon ndëshkimin fizik dhe ngacmimin psikologjik të
nxënësve. Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit janë të autorizuar
për mbikëqyrje dhe inspektim, por ligji nuk ofron raportin e detyrueshëm të dhunës. Për prindërit
dhe kujdestarët që kanë nxënës me sjellje të dhunshme, ofrohet një konsultim.

13
BULLIZMI NË SHKOLLË – RASTI I MAQEDONISË SË VERIUT

Përvojat e kaluara tregojnë se problemi i bullizmit në shkollat në Maqedoni për


shumë vite është injoruar ose zakonisht zgjidhja ka qenë përfshirja e agjencive profesionale të
sigurisë që duhet "të sigurojnë" që shkolla të jetë e sigurt. Por përvoja tregoi se këto zgjidhje janë
sipërfaqësore dhe nuk e trajtojnë problemin, por ata vetëm shtyjnë zgjidhjen e duhur.

Në vitin 2010, UNICEF-i, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, filluan


një program të quajtur "Parandalimi dhe reduktimi i bullizmit në shkolla", me qëllim të
përforcimit të kapaciteteve të sistemit arsimor në mënyrë që t'i përgjigjet më mirë bullizmit në
shkolla. Si një mbështetje shtesë ishte projekti "Shkolla të dizajnuara për fëmijët", me qëllim të
promovimit të paqes, lirisë, tolerancës, barazisë, dinjitetit dhe shëndetit fizik dhe mendor të
fëmijëve.

Në vitin 2009, UNICEF-i përgatiti një studim për vlerësimin e ngacmimit në shkolla
fillore. Qëllimi i këtij studimi ishte për të parë perceptimin e ngacmimit në mesin e shokëve të
klasës dhe për të marrë informata konkrete rreth ngacmimit në shkolla. Për qëllimet e këtij
studimi, u intervistuan 1240 nxënës të klasave të shtata nga rajone të ndryshme për të treguar se
si e kuptojnë dhe përkufizojnë bullizmin dhe çfarë sugjerojnë për zvogëlimin e bullizmit.

Ky studim rezultoi me dy botime: Studim për situatën fillestare të bullizmit në


shkollat fillore dhe Ndal bullizmit në shkolla - manual për mësuesit. Studimi për situatën
fillestare të ngacmimit në shkollat fillore është një dokument unik që tregon bullizmin në numër,
në territorin e të gjithë shtetit. Gjithashtu karakteristika e saj unike është në përcaktimin e
bullizmit. Ky lloj i privilegjit për fëmijët u jep atyre një rol të barabartë në dialog për të kuptuar
fenomenin dhe perceptimin e problemeve në kompleksitetin e tij, si dhe dhënien e të drejtës për të
marrë pjesë në zgjidhjen e problemit që i prek ata. Përkufizimet e dhëna nga fëmijët, tregojnë
perceptimet e tyre rreth bullizmit të cilat janë shumë të rëndësishme për të përshkruar dhe kuptuar
problemin me bullizmin.

Rezultatet nga projekti "Shkollat e projektuara për fëmijët" tregojnë se bullizmi është
i pranishëm në shkolla në çdo formë të sjelljes së dhunshme. Këtu janë të dhëna për mënyrën se
si bullizmi shprehet në numra në vendin tonë.

14
 55% e fëmijëve kanë raportuar se në shkollën e tyre ka pak mësues që i kanë sulmuar
fizikisht.
 47% e fëmijëve kanë raportuar se pak mësues i kanë fyer ato para tërë klasës.
 52% e fëmijëve thuhet se ka pak mësues që i frikësojnë fëmijët në shkollë.
 18% e fëmijëve; shpesh dhe në mënyrë të përsëritur u fyen nga shokët e klasës me
pseudonime të turpshme.

Studimi për sjellje që trajton problemet shëndetësore mes fëmijëve të shkollave në


Maqedoni, 2008-09 jep rezultatet e mëposhtme:

Fëmijët që ndonjëherë ishin viktimë e bullizmit:

 7% e vajzave dhe 14% e djemve në moshën 11-13 vjeç:


 5% vajza dhe 8% djemtë në moshën 15 vjeç;
 15% vajza dhe 40% e djemve morën pjesë në një luftë në shkollë.

Rezultatet nga “Studimi për situatën fillestare për ngacmimin në shkollat fillore”
tregojnë llojet e mëposhtme të sjelljes së bullizmit në shkolla që shfaqen në baza ditore:

 Fyerje, tallje mes shokëve të klasës në 36%;


 Përleshje mes shokëve të klasës në 29%;
 Përleshje shokët e klasës nga prejardhje të ndryshme etnike në 15%;
 Shkatërrimi i pronës së shkollës (tavolina, karrige, dritare, dyer) në 15%;
 Mësimdhënësit kanë fyer fëmijët në 11%;
 Fëmijët kanë fyer mësuesit në 9%;
 Përleshje me nxënësit e shkollave të tjera 11%;
 Ndëshkimi fizik ndaj fëmijëve nga mësuesit 10%;
 Frikësimi, kërcënime nga të huajt në 9%;
 Përleshje midis vajzave dhe djemve në 8%;
 Frikësimi dhe kërcënimet nga mësuesit në 8%;
 Përdorimi i thikës nga fëmijët në 8%;
 Përdorimi i një shkopi nga fëmijët në 8%;

15
Nga të dhënat e lartpërmendura mund të konkludojmë se ngacmimi përfaqëson një
pjesë të madhe të fëmijëve të shkollave, prandaj edhe shteti ynë dhe qeveritë lokale janë të
detyruara të kenë politika dhe programe që me të vërtetë e parandalojnë këtë problem.

REKOMANDIME

Krijimi i një strategjie për reduktimin e bullizmit në shkolla.

Qëllimi kryesor i një strategjisë duhet të jetë zvogëlimi i dhunës dhe lufta kundër çdo
lloji të dhunës, gjithashtu krijimi i një mjedisi, si rezultati i kësaj të arrihet bashkëjetesa miqësore
e fëmijëve në shkolla, e cila nënkupton përfshirjen dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve në
procesin arsimor të nivelit qendror, lokal dhe shkollor.

Qëllimet e veçanta të strategjisë duhet të jenë si në vijim:

 Ambienti i shkollës të jetë i sigurtë (që përfshin sigurinë në mjedisin fizik, mjedisin e
sigurt social dhe transportin e sigurt);
 Forcimi i kapaciteteve për parandalimin e sjelljeve të dhunshme (duke u përpjekur të
përfshihen përmbajtje edukative për bullizmin në programet arsimore, kurrikulat, duke
siguruar që librat e shkollave të mos përfshijnë përmbajtje të dhunshme etj.);

16
 Mekanizma për ndërhyrje në rastet e bullizmit në shkollë;
 Bashkëpunim me institucionet dhe organizatat;

Synimet konkrete dhe plani i veprimit të strategjisë duhet të jetë:

 Ndryshimi dhe plotësimi i legjislacionit, rregulloreve dhe protokolleve përkatëse;


 Të bëhet reduktimin i bullizmit në shkolla, me një segment të veçantë të planifikimit të
zhvillimit;
 Shkollat duhet të krijojnë kurrikula, protokolle dhe plane veprimi për parandalimin dhe
zvogëlimin e dhunës;
 Mbështetje nga institucionet arsimore për shkollat në parandalimin dhe zvogëlimin e
dhunës;
 Forcimi i rolit të Këshillit Komunal të qytetit të Shkupit në zvogëlimin e dhunës;
 Vendosja e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve në të gjitha institucionet,
organizatat dhe agjencitë relevante;
 Monitorimi i rregullt dhe vlerësimi i zbatimit të strategjisë për ta përmirësuar atë, kur
është e nevojshme;
 Krijimi i një sistemi për qëndrueshmërinë e zbatimit të kësaj politike;

17
PËRFUNDIMI

Siç mund të shofim në fillim të këtij punimi, një fëmijë është duke u dhunuar kur ai,
ose ajo është ekspozuar në mënyrë të përsëritur me kalimin e kohës në sjellje agresive që
qëllimisht shkakton plagosje ose siklet nëpërmjet kontaktit fizik, sulmeve verbale, përleshjeve
ose manipulimit psikologjik.

Arsyet për bullizmin mund të ndryshojnë, por megjithatë abuzimi i saktë i pushtetit
do të varet nga konteksti social dhe kulturor në të cilin shfaqet abuzimi, për shembull në shkollat
multi etike, abuzimi mund të rrjedhë nga grupi etik dominues mbi pakicën. Fëmijët mund të jenë
më të prekshëm nga bullizmi nëse jetojnë me një lloj aftësie të kufizuar, shprehin preferencat
seksuale të ndryshme nga ato kryesore ose vijnë nga një grup etnik ose kulturor i pakicave ose një
sfond social-ekonomik.

Mënyra e duhur për t'u marrë me bullizmin në shkolla është formulimi i një politike
efektive anti-bullizmit. Prandaj, në shkollat ku ka raste të shpeshta të bullizmit dhe veçanërisht në
shkollat që janë në komunat multietnike, të kenë një agjensi të posaçme që është duke e mbrojtur
shkollën dhe pronën e shkollës. Zgjidhjet e përgjithshme për sistemin më të mirë të sigurisë në
shkolla nuk janë të përshtatshme për çdo shkollë. Prandaj, në disa shkolla mund të jetë e
mjaftueshme një lloj sigurie, në të tjera të njëjtat mund të jenë të pamjaftueshme, ndërsa diku
mund të jenë tepër dhe etj.

Cilado lloj i sigurisë që është zgjedhur, parimi i shkollës duhet t'i drejtohet sigurisë që
kujdesi i shkollës, siguria duhet të jetë e vazhdueshme dhe e pranishme kudo (brenda, jashtë, në
oborrin e shkollës, në tualete dhe sidomos në hyrjet dhe daljet e shkollës).

Gjithashtu janë të nevojshme më shumë lloje të masave dhe sanksioneve (sidomos


masat pedagogjike për ato që kanë qenë në konflikt me rregullat e shkollës). Nëse komuna mund
ta përballojë atë, atëherë rekomandohet gjithashtu të ketë mbikëqyrje në shkollë (kamera në sallat
e shkollës, hyrjet dhe daljet) ose madje edhe detektor metalik në shkolla ku vërehet se është
shpesh një çështje.

18
LITERATURA E SHFRYTËZUAR

Bibliografia

1. Bosworth, K., Espelage, D., DuBay, T., Dahlberg, L., & Daytner, G. (1996). Using multimedia to
teach conflict resolution skills to young adolescents. American Journal of Preventive Medicine.
Vol. 12. Issue 5. Elsevier BV. Amsterdam
2. Mason, K. L. (2008). Cyber bulling: A preliminary assessment for school personnel. Psychology
in the Schools. Wiley Periodicals Inc. London
3. Hindjua, S., & Patchin, J.W. (2010). Cyber bullying: An exploratory analysis of factors related to
offending and victimization. Deviant Behavior. Routledge. London
4. Rigby, Ken, (2003): Stop the Bullying, A handbook for schools, Australian Council for
Educational Research. ACER Press. Australia

Webografia

1. Olweus, D. (2001). Bullying at School: Tackling the Problem. Shih


http://oecdobserver.org/news/archivestory.php/aid/434/Bullying_at_school:_tackling_the_proble
m.html E shkarkuar më 01.02.2019
2. Lee, C. (2004). Preventing bullying in schools: A guide for teachers and other professionals.
London: Paul Chapman; Shih https://studymoose.com/preventing-bullying-in-schools-a-guide-
for-teachers-and-other-professionals-essay E shkarkuar më 04.02.2019
3. Seals, D., & Young, J. (2003). Bullying and victimization: Prevalence and relationship to gender,
grade level, ethnicity, self-esteem, and depression. Adolescence Shih
https://www.questia.com/library/journal/1G1-114740934/bullying-and-victimization-prevalence-
and-relationship E shkarkuar më 06.02.2019
4. UN Global survey for the progress of the fight against violence against children, from Macedonia
(2011) Shih https://www.compassion.com/multimedia/violence-against-children.pdf E shkarkuar
më 08.02.2019
5. http://umd.gov.mk/shtoe.aspx , E shkarkuar më 13.02.2019
6. Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (GAZETA ZYRTARE E R.M. Nu. 98/2000, 17/2003, 65/2004,
113/2005, 98/2008, 107/2008, 46/2009, 83/2009, 51/2011, 157/2011);
7. Ligji i familjes (GAZETA ZYRTARE E R.M. Nu. 86/1992, 9/1996, 19/2000, 29/2001, 38/2004,
60/2005, 33/2006, 84/2009, 112/2009, 67/2010, 157/2010);
8. Ligji i mbrojtjes sociale (GAZETA ZYRTARE E R.M. Nu. 9/2009, 36/2011, 51/2011;
9. Ligji për arsimin fillor (GAZETA ZYRTARE E R.M. Nu. 103/2008, 33/2010, 116/2010,
156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014;
10. Ligji për arsimin e mesëm (GAZETA ZYRTARE E R.M. Nu. 44/1995, 24/1996, 34/1996,
35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007,
49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012,
100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014

19

You might also like