You are on page 1of 12

Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V.

Koliçi - 2020
___________________________________________________________________

2.8 Transformimi Furie i sinjaleve


periodikë në kohë diskrete

Kemi theksuar në paragrafin 2.5, që TFKD X(f), ekziston per


sekuencat x(k) absolutisht të mbledhëshme dhe jepet me
relacionin (2.21) që po e risjellim si më poshtë:

X(f)=∑+∞
𝑘=−∞ 𝑥(𝑘)e
-j2πfk

Sinjalet absolutisht të mbledhshëm, janë kryesisht sinjale me


zgjatje te fundme në kohë, dhe sigurisht edhe një kategori
sinjalesh të pafundme në kohë. Por jo të gjithë sinjalet x(k)
plotësojnë kushtin që të jenë absolutisht të mbledhshëm, pra jo të
gjithë sinjalet diskretë x(k) kanë TFKD që të gjendet me relacionin
2.21.

Të tillë sinjale janë sinjalet e pafundëm periodikë në kohë diskrete,


dhe sinjalet e pafundëm aperiodikë në kohë diskrete.

TFDK i sinjaleve periodikë

Supozojmë se sinjali x(k) është periodik me periodë M në rrafshin


diskret të kohës. Shënojmë x’(k), sinjalin që shpreh një periodë të
x(k), pra:
𝑥(𝑘) 0≤𝑘<𝑀
x’(k) = { (2.30)
0 𝑘 𝑡ë 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎

Dhe midis x(k) dhe x’(k) ekziston relacioni:

x(k) = perM x’(k) = x’(k) * perM d(k) (2.31)

Bazuar në vetinë e thurrjes të TFDK paragrafi 2.5.1/d dhe


raste të vecanta të TFDK paragrafi 2.5.2/d, x’(k) meqë është sinjal
i fundëm në kohë, është absolutisht i mbledhshëm dhe ka TFDK
56
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________
X ’(f) të vijuar dhe periodik me periodë F=1 në frekuencë, dhe
TFDK të x(k) dhe x’(k) lidhen si më poshtë:

X(f) = X ’(f) ∙ (1/M) per(1/M) d(f) = (1/M) X ‘(n/M) = (1/M) X ‘(fn) (2.32)

Nga sa më sipër duket qartë që sinjalet periodikë x(k) me


periodw M kanë TFDK, dhe nga 2.32 mund të dallojmë që TFDK i
tyrë është diskret, më saktë një version i kampionuar i TFDK të
vijuar X’(f), dhe periodik me priodë M në rrafshin diskret të
frekuencës, sepse perioda 1 e X’(f) ndahet me M pika diskrete fn
me distance Δf=1/M, sa perioda e serisë së impulsive njësi midis
tyre (M∙Δf =M∙1/M=1).

Bazuar tek 2.32 relacioni që lidh direkt sinjalin periodik x(k)


me periodë M në kohë diskrete, me TFDK të tij diskret X(f) në M
pika fn, jepet nga 2.32’ si vijon:

X(f) = (1/M) X ‘(fn)= (1/M) X’(f)|f=fn=n/M =


𝑛
1 𝑀−1
= X(n) = ∑𝑘=0 𝑥(𝑘)𝑒 −𝑗2𝜋𝑀𝑘 ku n=0,1,..,M-1 (2.32’)
𝑀

Shembull 2.8: Të llogaritet TFKD i sekuencës periodike


x(k) me periodë M=5, fig.2.13. Duke zbatuar (2.32’) gjejmë:

4 2
1 𝑛 1 𝑛
𝑋(𝑛) = ∑ 𝑥(𝑘) 𝑒 −𝑗2𝜋5 𝑘 = ∑ 𝑒 −𝑗2𝜋 5 𝑘 =
5 5
𝑘=0 𝑘=0

𝑛 𝑛 𝑛
1
= 5 [𝑒 −𝑗2𝜋 5 0 + 𝑒 −𝑗2𝜋 5 + 𝑒 −𝑗2𝜋 5 2 ]=
𝑛 𝑛 𝑛 𝑛 𝑛
1
= [𝑒 −𝑗2𝜋 5 𝑒 +𝑗2𝜋 5 + 𝑒 −𝑗2𝜋 5 + 𝑒 −𝑗2𝜋 5 𝑒 −𝑗2𝜋 5 ]=
5
1 −𝑗2𝜋𝑛 𝑛 𝑛
= 5
𝑒 5 [1 + 𝑒 +𝑗2𝜋 5 + 𝑒 −𝑗2𝜋 5 ] =
1 −𝑗2𝜋𝑛 𝑛
= 5
𝑒 5 [1 + 2 𝑐𝑜𝑠( 2𝜋 5 )]

57
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________

Fig. 2.13

Transformimi Furie i sinjaleve periodikë me periodë M në


kohë, pra është diskret dhe periodik me periodë M në
frekuencën diskrete n.

Dhe koeficientët X(n) në periodën n  [0,4] do të jenë:

n=0, X(0)=3/5
1
1 1
n=1, X(1)= 𝑒 −𝑗2𝜋5 [1 + 2 𝑐𝑜𝑠( 2𝜋 )]
5 5
1 −𝑗2𝜋2 2
n=2, X(2)=5 𝑒 5 [1 + 2 𝑐𝑜𝑠( 2𝜋 5)]
3
1 3
n=3, X(3)=5 𝑒 −𝑗2𝜋5 [1 + 2 𝑐𝑜𝑠( 2𝜋 5)]
4
1 4
n=4, X(4)=5 𝑒 −𝑗2𝜋5 [1 + 2 𝑐𝑜𝑠( 2𝜋 5)]

2.9 Transformimi Furie i sinjaleve aperiodikë


të pafundëm në kohë diskrete

Sinjalet aperiodikë të pafundëm, nuk janë absolutisht të


mbledhshëm, dhe nuk kanë TFDK sipas relacionit 2.21. Gjithashtu
këta sinjale nuk mund ti shprehim si kombinim i sinjaleve të tjerë
absolutisht të mbledhshëm. Kështu që për këto sinjale nuk mund
të gjejmë transformimin Furie të tyre. Atëherë në këtë rast ajo që
mund të bëhet, është të gjendet një transformim Furie i përafërt i
sinjalit, pra në vend të TFDK të saktë të tyre, të gjejmë një TFDK
të përafërt.

58
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________

Që të mundësohet kjo, sinjali aperiodik i pafundëm në kohë


x(k) fig. 2.13, nga absolutisht jo i mbledhshëm, të kthehet në
absolutisht të mbledhshëm, duke e kufizuar në kohë. Pra nga
sinjali original x(k), të marrim një pjesë të tij x’(k), duke e kufizuar
sinjalin (shumëzuar) nëpërmjet një filtri, ose një funksioni dritareje
drejtkëndëshe në kohë Drit(k) me gjërësi të fundme 2N (fig. 2.13),
sipas relacionit:
x’(k) = x(k) ∙ Drit(k) 2.33

Meqë x’(k) është një sinjal i kufizuar në kohë (-N, N), ai është
absolutisht i mbledhshëm dhe ka TFDK X’(f), tw vijuar dhe periodik
me period F=1 nw rrafshin e frekuencws f, i cili bazuar në
relacionin 2.33 dhe vetinë e thurrjes së TFDK, lidhet me TFDK të
x(k) dhe Drit(k) sipas relacionit:

X’(f) = X(f) * Drit(f) 2.34

Fig. 2.13

59
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________

ku X(f) është TFDK i sinjalit aperiodik të pafundëm x(k) që na


intereson, dhe Drit(f) është TFDK i dritares në kohë Drit(k)
drejtkëndëshe me të cilën kufizuam x(k).

Pra ajo që mund të gjejmë realisht është një TFDK i përafërt


i sinjaleve aperiodikë të pafundëm dhe nga 2.34 vihet re që shkalla
e ngashmërisë së TFDK X’(f) të përafërt me TFDK X(f) origjinal,
varet nga funksioni i Drit(f) që thurret me X(f). Sa më pak Drit(f) të
modifikojë X(f), aq më shumë X(f) i ngjan X’(f).

Meqë X’(f) = X(f) * Drit(f) dhe duke ditur që X(f)*d(f)=X(f), sa


më shumë dritarja në frekuencë Drit(f) ti ngjajë impulsit njësi në
frekuencë d(f) (pra sa më të ngushtë ta ketë spektrin), aq më
shumë rezultati i thurrjes X’(f) i ngjan X(f). Kështu që Drit(k), që të
ketë spektër sa më të ngushtë në frekuencë, duhet të jetë sa më
e gjerë në kohë, pra sa më e madhe të jetë pjesa x’(k) që merret
nga x(k) aq më shumë spektri X’(f) i ngjan X(f).

2.10 Transformimi Diskret Furie i sinjaleve


Diskretë në kohë (TDFDK ose TDF)

Nga paragrafi 2.5 kemi parë qe TFDK i një sekuence x(k)


absolutisht të mbledhëshme jepet nga relacioni 2.21 dhe është i
vijuar dhe periodik në rrafshin f me periode F=1.
Gjithashtu nga paragrafi 2.9 TFDK per sinjalet aperiodikë të
pafundëm është i përafërt, i vijuar dhe periodik në rrafshin f me
periodë F=1.
Nga paragrafi 2.8, TFDK për sinjalet periodikë të pafundëm
është diskret.
Nga sa më sipër rezulton që vetëm per sinjalet periodikë
TFDK është diskret, ndërsa per kategoritë e tjera, TFDK është
funksion i vijuar i frekuencës f, dhe sigurisht periodik me periode
F=1. Per të njëjtat arsye që është i nevojshëm disketizimi i

60
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________
sinjaleve në kohë, është i nevojshëm diskretizimi i TFDK në rastet
kur ai është i vijuar.

Supozojmë se sinjali x(k) ka zgjatje të fundme N në kohë, jepet si


më poshtë:

≠0 𝑙 ≤ 𝑘 ≤𝑙+𝑁−1
x(k) = { 2.35
0 𝑘 𝑡ë 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎

atëherë meqë x(k) është absolutisht i mbledhshëm ai ka TFDK X(f)


sipas relacionit 2.21:

X(f)=∑𝑙+𝑁−1
𝑘=𝑙 𝑥(𝑘)e-j2πfk 2.36

Ku X(f) është i vijuar dhe periodik me periodë F=1. Diskretizojmë


X(f) me M pika në intervalin sa perioda [-½, ½] si në figurën
2.14:

Fig. 2.14

61
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________

Nga figura 2.14 shikohet qartë që intervali me gjërësi sa


perioda F=1 në rrafshin e frekuencës f, ndahet me M pika diskrete.
Distanca midis çdo dy pikave të njëpasnjëshme diskrete është
Δf=1/M, dhe vlerat diskrete në frekuencë që përftohen janë:

fn=n∙Δf = n∙(1/M) = n/M për -M/2 ≤ n < M/2 2.37

Kampionet diskrete të marra nga X(f) në M pikat e diskretizimit,


të paraqitura me blu në fig. 2.14, paraqesin një version diskret të
X(f) që e shënojmë me X’(f). Pra:

X’(f) = X(f)|f=fn = X(f) ∙ per(1/M) d(f) →


x’(k) = x(k) * M∙perM d(k) = M∙perM x(k) 2.38

Nga relacioni 2.38 vihet re që x’(k) është shtrirje periodike në


kohë, me periodë M, e sinjalit x(k) me kohëzgjatje N.

Kanë interes ato versione diskrete të spektrit X’(f) të X(f),


nga TKFDK x’(k) i tyre të nxjerrim (filtrojmë) pa humbje x(k), dmth
të garantohet qe diskretizimi i X(f) të mos çojë në humbje të
informacionit. Kjo gjë garantohet nga marrëdhënia midis M dhe N.
Nëse perioda M e sinjalit x’(k) është me e vogël se kohëzgjatja e
N e x(k), atëherë kemi mbivendosje të lobeve x(k) gjatë përsëritjes
periodike të tyre. Nëse M>N atëherë kemi rastin e dëshiruar pa
mbivendosje. Rasti kufi pa humbje është për M=N, ku lobet x(k)
puqen me njëri-tjetrin. Pra na interesojnë të gjithë skenarët
diskretë që përftohen për M≥N, pasi na mundësojnë që nga x’(k)
të filtrojmë pa humbje x(k) që është sinjali original diskret.

Në vijim të arsyetimit të mësipërm per të nxjerrë një


relacion direkt midis x(k) dhe TDFDK ose TDF të tij X’(f),
minimizojmë numrin e variablave duke marrë numrin e pikave të
diskretizimit në rrafshin e frekuencës f të barabartë me
kohëzgjatjen e sinjalit në kohë, pra M=N.

Atëherë kemi që Δf=1/M = 1/N → fn = n/N .


62
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________

Meqë X’(f)=X(f)|f=fn , llogarisim X(f) nga relacioni 2.36 për


pikat f=fn=n/N:

X(fn)= X(f)|f=fn=n/N = X(n)= ∑𝑙+𝑁−1


𝑘=𝑙 𝑥(𝑘)e-j2πfk|f=n/N =

= ∑𝑙+𝑁−1
𝑘=𝑙 𝑥(𝑘)e-j2π(n/N)k ku -N/2≤n<N/2 2.39

Shënojmë WN= ej2π/N dhe relacioni 2.39 merr formën:

X(n)= ∑𝑙+𝑁−1
𝑘=𝑙 𝑥(𝑘)WN -nk -N/2≤ n<N/2 2.40

Relacioni 2.40 jep llogaritjen e transformimin diskret Furie (TDF)


X(n) me N kampione diskrete në frekuencë, të sinjalit diskret në
kohë x(k). Variabli n konsiderohet variabli i frekuencës diskrete
Furie.

2.10.1 Plotësimi i sinjalit më zero në kohë

Rasti i llogaritjes se TDF X(n) për M=N, është rasti kufi që


garanton cilësinë, por jo rasti më i mirë. Kushti i përgjithshëm i
diskretizimit është M≥N, pra sa më e madhe M kundrejt N, aq më
shumë kampione diskrete marrim per diskretizimin e X(f), pra aq
më shumë X(n) i përafrohet X(f), si në figurën 2.15 më poshtë ku
është llogaritur X(n) nga i njëjti X(f), për N=20, N=40 dhe N=60.
Sa më shumë numri i pikave të diskretizimit N, aq më shume
versioni diskret X(n) i ngjan X(f), pra aq më mirë nga X(n) mund të
rindërtojmë X(f).

Meqë numri i pikave të diskretizimit M merret e barabartë


me kohëzgjatjen e sinjalit N (nga 2.40), atëherë që të rrisim M
duhet të rrisim kohëzgjatjen e sinjalit N. Për të bërë këtë e
plotësojmë sinjalin me pika në rrafshin e kohës k, per të cilat ai ka
vlerën zero, dmth rrisim artificialisht gjërësinë e sinjalit në kohë,
duke futur aty edhe vlera kohe per të cilat x(k)=0. Sigurisht kjo nuk

63
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________
ndryshon aspak sinjalin apo definicionin e tij në rrafshin diskret të
kohës.

Fig. 2.15

2.10.2 Dukuria e shpërndarjes së fuqisë

Nga paragrafi 2.9, TFDK X(f) për sinjalet aperiodikë të


pafundëm në kohë x(k), nuk gjendet në mënyrë të saktë sipas
formulës së TFDK, dhe ajo që mund të gjendët është një
transformim Furie i përafërt i tyre X’(f), i cili është TFDK i një pjese
x’(k) të x(k). Pra në këtë rast transformimi Furie i përafërt jepet nga
shprehja 2.34:
X’(f) = X(f) * Drit(f)

64
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________

Shkalla e ngjashmërisë së X’(f) me X(f), varet nga


shtrembërimet që fut funksioni i TFDK Drit(f), i dritares
drejtkëndëshe në kohë Drit(k), me të cilën cunguam sinjalin x(k)
per të përftuar x’(k). Per të krijuar një ide së si Drit(f)
modifikon/shtrembëron spektrin X(f), bëjmë analizën si në vijim.
Supozojmë se sinjali aperiodik i pafundëm në kohë x(k), ka një
komponenten spektrale të X(f) në frekuencën f0 , pra X(f)=d(f-f0) si
në fig. 2.16 a . Dritarja në kohë Drit(k) ka spektër Drit(f) si në fig.
2.16 b .Spektri i përafërt që gjejmë në këtë rast X’(f) =
X(f)*Drit(f)=d(f-f0)*Drit(f)=Drit(f-f0) jepet si në fig. 2.16 c.

Nga relacioni 2.34 dhe figura 2.16 c,d, duke parë


X’(f)=Drit(f-f0), del qartë që e gjithë fuqia e sinjalit X(f) që ndodhet
në kampionin në frekuencën f0, shpërndahet sipas funksionit të
dritares Drit(f-f0) rreth pikës f0, pra edhe në frekuenca dhe
kampione të tjerë rreth pikës f0 (fig. 2.16 d, zona e ngjyrosur).

Fig. 2.16

65
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________

Pra spektri i përafërt X’(f)=Drit(f-f0), përveç frekuencës f0


që ka spektri original X(f), përmban edhe frekuenca të tjera rreth
f0 që nuk janë të X(f), por që futen si pasojë e thurrjes me dhe
sipas funksionit Drit(f), duke futur kështu shtrembërime në
spektrin e X(f). Por në këtë rast e rendësishme është që spektri i
përafërt X’(f) përmban apo trashëgon me siguri komponenten
spektrale të spektrit original X(f) në f0, pra duke parë X’(f) ne jemi
të sigurt që ai përmban ndër të tjera edhe komponentet spektrale
të X(f).

Ky njihet si fenomeni negativ i shpërndarjes së fuqisë së


sinjalit nga pika f0 e spektrit original X(f) edhe ne frekuenca fqinje
në X’(f), si pasojë e modifikimit të spektrit X(f) nga thurrja e tij me
Drit(f).

Dukuria e shpërndarjes së fuqisë përkeqësohet në lidhje


me shtrembërimet apo modifikimet që ndodhin në spektrin X’(f),
kur X’(f) nga sinjal i vijuar në frekuencën f disktetizohet per të
marrë TDF të tij.

Në këtë rast si pasojë e disktetizimit të X’(f) me disa


kampione, mund të ndodhë që version diskret i spektrit që
përftohet X’(n)=Drit(n) fig. 2.17 paraqitur me kampione me ngjyrë
blu, të ketë disa kampione diskrete por asnje kampion në
frekuencën f0, duke përftuar kështu një spektër diskret, por që nuk
trashëgon kampionin në frekuencën f0 të spektrit original
X(f)=d(f-f0) në rastin tone (paraqitur me të kuqe), apo nuk
trashëgon një pjesë të komponenteve spektrale të X(f) në rastin e
përgjithshëm.

66
Dispencë Leksionesh Përpunimi Numerik i Sinjalit V. Koliçi - 2020
___________________________________________________________________

Fig. 2.17

Në këtë rast zgjidhja është që të rrisim numrin e


kampioneve të diskretizimit të X’(f), (siç ilustrohet edhe në fig.
2.15), duke rritur kështu mundësinë që sa me shumë komponente
spektrale origjinale të X(f) që barten tek X’(f), të mund të barten
edhe tek versioni diskret X’(n), duke rritur shkallën e ngashmërisë
së spektrit diskret real që gjejmë X’(n) me spektrin original X(f).

67

You might also like