You are on page 1of 5

Pikniku me familjen

Një ndër elementet negative të jetës së përditshme në qytet është mungesa e


kontaktit më të plotë me natyrën. Rruga nga shtëpia për në shkollë është e
stërmbushur me asfalt dhe beton. Edhe në vendet tjera mungojnë drurët, lulet
dhe bimët e ndryshme.
Për këtë arsye, pikniku me familjen shërben si relaksim dhe fuqizim. Për
disa orë kënaqemi në natyrë, duke e freskuar mendjen dhe trupin.
1. Diversiteti kulturor nënkupton bashkëjetesën e kulturave të ndryshme.
Llojllojshmëria e prejardhjeve, historive dhe trashëgimive, i bën njerëzit të
dallojnë individualisht dhe sipas grupeve shoqërore që u takojnë. Kur këto
dallime trajtohen në mënyrë pozitive – si vlerë e shoqërisë, atëherë kemi
ekzistencë të diversitetit kulturor.

2. Komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat ta


shprehin dhe zhvillojnë kulturën dhe identitetin e tyre: gjuhën, traditat,
zakonet dhe trashëgiminë.

3. Qytetarët aktivë kanë rol esencial për mundësimin e jetesës së përbashkët


të kulturave të ndryshme në shoqëri. Nëse vazhdimisht kontribuohet me
mirëkuptim, tolerancë dhe gatishmëri për bashkëpunim, atëherë krijohen
kushte për shoqëri normale dhe harmonike.

Bishtnim
1. Kur mirëqenia është në harmoni me lirinë dhe të drejtat e njeriut, atëherë
njerëzit kanë jetë të dinjitetshme.

2. Liria e një njeriu nuk është absolute, por shkon deri aty ku nuk e pengon
lirinë e tjetrit.

3. Njerëzit e lirë kanë përgjegjësi ndaj shoqërisë, sepse duhet të sillen në


bazë të ligjeve, rregullave, vlerave dhe normave të caktuara.

1. Liria e njeriut është mundësia për të jetuar sipas dëshirës, duke e


respektuar lirinë e të tjerëve. Është esenca e jetës.

2. Jetë e dinjitetshme konsiderohet kur mirëqenia është në harmoni me lirinë


dhe të drejtat e njeriut.

Tema: Lidhjet dhe bashkëpunimi me të tjerët

1. Aktivitetet shkollore

Një grup shoqëror formohohet kur dy apo më shumë njerëz kanë interesa të
përbashkëta dhe bashkëveprojnë mes tyre.

Grupi themelor shoqëror është familja. Mund të jemi pjesë e disa grupeve
shoqërore njëkohësisht.

2. Llojet e grupeve shoqërore

Grupet shoqërore janë të shumëllojshme, varësisht nga dëshirat dhe


interesat.

Në çdo grup shoqëror ka rregulla, detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara.

3. Grupet shoqërore në shkollë

Grupet në shkollë janë të ndryshme: sportive, asrtistike, letrare, etj.


Gjithashtu janë të shpeshta edhe grupet vullnetare.

4. Grupet shoqërore në komunitet

Komuniteti është një grup njerëzish që kanë interesa të përbashkëta, jetojnë


në të njëjtin vend dhe bashkëveprojnë për ta bërë jetën më të mirë.

Ne u përkasim disa komuniteteve: familjar, shkollor, i lagjes, lokal, global,


etj.

5. Ne bashkëveprojmë me njëri – tjetrin

Bashkëveprimi midis grupeve shoqërore pasuron kulturën, sjell ide dhe


zakone të reja, të panjohura më parë.

Paragjykimi është një mendim i padrejtë, i formuar paraprakisht për njerëz


ose grupe shoqërore. Diskriminimi është trajtim i pabarabartë i njerëzrve ose
grupeve.

6. Puna vullnetare

Njerëzit që punojnë dhe ndihnojnë të tjerët pa kërkuar shpërblim dhe pa u


detyruar nga askush, quhen vullnetarë.

Puna vullnetare është e dobishme për shoqërinë. Mund të jetë aktivitet


individual ose grupor.

Tema: Secili ka të drejta dhe përgjegjësi

1. Liritë dhe të drejtat e njeriut

Jeta e dinjitetshme nënkupton liri, të drejtat të barabarta, ushqim, shkollim,


strehim, etj.

Liria është mundësia për të vepruar sipas dëshirës. Por, kufizohet me ligje
dhe rregulla shoqërore.

2. Të drejtat e fëmijëve
Fëmijët i kanë të drjejtat aaa
Aaaaa aaa

You might also like