You are on page 1of 3

SHMP “Adem Gllavica”-Lipjan

Lënda: Gjuhë Shqipe e Letërsi


Klasa: XI
Tema javore (3 njësi): Ligjërimet në gjuhën shqipe (1. Ligjërimi libror, 2. Ligjërimi bisedor dhe
3. Ligjërimi i shkujdesur).
Prof. Hajrije Salihu

Ligjërimi apo të folurit është gjuha e gjallë, në castin kur flasim a kur shkruajmë. Njerëzit, sipas
kulturës së tyre të përgjithshme profesionale, sipas rrethanave në të cilat komunikojnë dhe nga
qëllimi i kumtimit, dallohen kur flasin (ligjërojnë). Kjo mënyrë e të folurit dhe e të shkruarit; pra
mënyra e shqiptimit dhe e shkrimit me disa vecori dalluese të gjuhës quhet ligjërim.

1. Ligjërimi libror, karakteristikë më shumë për ligjërimin e shkruar, dallohet nga zbatimi
me rreptësi i standardit të gjuhës.
Në ligjërimin libror përdoren me rreptësi njohuritë dhe rregullat në morfologji, p.sh.:
përdorimi i shumësit me ë dhe jo me a (shoferë, timonë), rasa emërore me -ja
(përgjigjja), përdorimi i formës gjinore me -je (i një anijeje) etj.
Ligjërmi libror dallohet për këto vecori sintaksore, si:
- përdorimi i fjalive me bashkrënditje, me nënrenditje të shkallëshkallshme dhe të
përziera; i mjeteve të ndryshme lidhëse;
- përshtatja e kohëve të foljeve me njëra- tjetrën në pjesët e ndryshme të fjalive;
- parapëlqimi i ndërtimeve me emra: studimi i letërsisë dhe jo studiojmë letërsinë;
- përdorimi i strukturave folje + emër në vend të foljes: paraqes kërkesën (dhe jo kërkoj);
- përdorimi më shumë i kallëzuesve të shprehur me trajta joveprore të foljeve: u realizua,
po kërkohet etj.
- përdorimi i kompozitave mbiemrore: ekonomiko-shoqërore, historiko-kulturore etj.
- përdoren më shumë shprehje lidhëzore dhe parafjalore: të përbëra nga emra dhe folje:
duke qenë se, në mënyrë që, për arsye se, duke marr parasysh se etj.
- përdorimi i shprehjeve pavetore: është e rëndësishme, është e nevojshme, kërkohet etj.

Ligjërimi i shkruar libror përdoret kryesisht në tekstet shkencore, në një pjesë të letërsisë
artistike e të publicistikës.
2. Ligjërimi bisedor- në ligjërimin bisedor, norma zbatohet në mënyrë elastike, me disa
lëkundje. Ai është i shkëputur nga norma dialektore dhe ndodhet nën ndikimin e gjuhës
standard. Ligjërimi bisedor është ai që përdoret në familje, bisedat e përditshme, bisedat
intime, në ceremonitë shoqërore e ceremonial, në rrëfimin gojor. Në tekstet e shkruara,
ky ligjërim përdoret në letrat familjare, në letërsinë artistike, në gjuhën e personazheve
etj.
Në ndërtimin e teksteve të ligjërimit bisedor:
- luan rol të madh intonacioni;
- tingujt nuk shqiptohen të plotë, p.sh.: zanorja ë e patheksuar zakonisht nuk shqiptohet
(puntor, bank); zanorja i e patheksuar në diftongje del j (pjano); ka ndryshime tingujsh
(pesdhjet, dymdhjet) etj.;
- karakterizohet nga shkurtimet e fjalëve dhe të togjeve emërtuese: në nëntëdhjetën ( në
vitin një mijë e nënëqind e nëntëdhjetë), kemi kimi ( lëndën e kimisë) etj.
- emrat e përvecëm shkurtohen: Loni (Elioni), Ana (Adriana) etj./

Si vecori sintaksore përmendim:


- përdoren të gjithë tipat e fjalive sipas synimit të thënies, mbizotërojnë fjalitë e thjeshta e
të përbëra, vecanërisht ato me lidhje bashkërënditëse dhe nënrënditëse të shkallës së pare
dhe të dytë;
- ka përsëritje: Hiqmu, bre, hiqmu!
- përdoren pjesëza, pasthirrma: More! Hej more! etj.
Në leksikun bisedor përdoren:
- hiperbola: 1000 herë më i zgjuar! U shkri së qeshuri!
- krahasime: punon si bleta, fle si Arusha;
- metafora: O kry bung. Gjarpër është.

3. Ligjërimi i shkujdesur – në ligjërimin e shkujdesur përzihen variante të ndryshme të


gjuhës, si: gjuha standard, dialektore a krahinore, fjalë të shtrembëruara, të pakulturuara,
të vjetruara e të sapokrijuara.
- fjalët shrembërohen ose cungohen: Po iki n’shpi.
- fjalitë janë zakonisht të thjeshta, të paplota, me ndërtime të pazakonta: Më jep dy ashtu;
- fjalitë e përbëra janë zakonisht me pak pjesë, të lidhura me lidhëza ose pa lidhëza;
- ka shumë pjesëza e pasthirrma: O burrë! O lockë!?
- ka shumë huzaime orientale: ezet, adalet, për ibret, milet;
fjalët përdoren për një periudhë kohe dhe më pas dalin nga përdorimi, si: ta boj bllok, ta
boj delejt (delete).

Detyrë shtëpie- Gjeni në internet ose në libra të ndryshëm pjesë ku janë përdorur tri llojet e
ligjërimit. Shpjegoni vecoritë e tyre, duke i ilustruar me shembuj.

p.s. detyrat e kryera m’i dërgoni në email-in tim e unë do ua kthej përgjigjen!

You might also like