You are on page 1of 3

1.Loja e preferuar e femijerise.

Une qe po ju shkruaj quhem Alesio,dhe jam I lumtur qe kam


mundesine te ndaj me ju ne kete reviste prestigjoze nje nga gjerat
me nostalgjike te femijerise time.Me kujtohet qe gjithmone kam
qene nje femije qe me pelqenin shume lojerat sfiduese,kur e
mendoj nuk ka qene shume problem per mua nese humbja dhe
fitoja,por adrenalina qe ndieja per te ditur se si do perfudonte loja
me bente te ndihesha shume mire.Me kujtohet si tani qe kisha
shume kohe qe ju kerkoja prinderve per te pasur lojen time te
preferuar Monopoli.Dhe per ditelindjen time te 10-te ajo ishte
supriza me e bukur per mua.Te luaje lojen Monopoli ka qene
gjithmone nje sifde e bukur,gjithmone e ndieje veten sikur ishe ne
dimension tjeterTe qeshurat dhe ngacmimet pafund me kusherinjte
dhe motren time te benin qe te doje te luaje gjate gjithe
dites.Kishte vertet edhe dite ne vere qe I kalonim vetem duke
luajtur Monopoli.Duke qene se Monopoli eshte nje loje me rregulla
strikte dhe do nje perqendrim shume te madh dhe strategji qe ti te
arrish te fitosh lojen.Momenti me kulminant eshte kur hidhen zaret
dhe aty lojtaret jane ne tension shume te madh sepse pikerisht nga
ai moment varet fati I tyre ne loje.Dhe tani qe jam me I rritur me
pelqen gjithmone qe te vazhdoj ti luaj lojerat e femijerise time.Me
kete histori qe ndava me ju shpresoj te kem sjell nje pjese te
femijerise tuaj e nostalgji dhe dua tju them qe ska rendesi ca moshe
keni,luani sa me shume me familjaret tuaj dhe te dashurit tuaj
sepse ju garatoj qe do tju sjellin grimca lumturie qe do tju mbushin
shpirterisht sa here ti perjetoni apo ti kujtoni.
2.Informacion per Naim Frasherin:
Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë
nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh, përkthyesi i parë i
pjesëve të Kur'anit në gjuhë shqipe dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar shqiptar. Shihet si nismëtari i letërsisë
shqiptare dhe një nga ikonat kulturore shqiptare më ndikuese të shekullit 19. I gjendur me pozita të larta në administratën
osmane deri kur vdiq, mes të tjerash ndihmoi në nxjerrjen e lejes për Mësonjëtoren e Korçës si dhe të Gramatikës të
Kristoforidhit.
Naimi me të vëllezërit, Abdylin dhe Samiun, u lindën në Frashër dhe më tej u shkolluan, u rritën dhe punuan në qendrat,
Janinë e Stamboll. Përgjatë arsimimit dhe kultivimit të tij nxuri gjuhët më të rëndësishme të realitetit të kohës, arabishten,
persishten, turqishten, greqishten dhe frëngjishten. Kësodore qe prej atyre intelektualëve të mjedisit osman të shekullit të
19 që gëzonin qasje dhe vlerësonin si kulturën lindore që i rrethonte, si atë perëndimore.
Kontributi i tij numron 22 vepra të shtrira në 4 gjuhë, duke filluar me turqishten, persishten, greqishten dhe shqipen; si
gramatika gjuhe, tekste divulgative shkencore, arsimore, përkthime dhe krijime origjinale.
Duke parë tek besimi i tij një të mesme të artë edhe për çështjen kombëtare shqiptare,u bë edhe autori më përfaqësues i
mistikës islame në gjuhën shqipe përkatësisht me veprat Fletore e Bektashinjet dhe Qerbelaja, si veprat e para të
bektashizmit shqiptar.Në tekstet mësimore që botoi gjenden edhe përkthimet e para selektive të Kur'anit në gjuhën shqipe
të bëra prej tij.I ndikuar nga ungjit, bejtexhinjtë Shahin dhe Dalip bej Frashëri,në poezinë e tij u përpoq të gërshetonte
sufizmin me filozofinë perëndimore e ideve poetike.Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol
të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të
kaluarës së lavdishme të shqiptarëve,duke u përnderuar që në gjallje të tij si "apostull i shqiptarizmës" dhe "bilbil i gjuhës
shqipe",ai hodhi themelet për zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë shqipe.

Biografia:
U lind në fshatin Frashër, Vilajeti i Janinës (sot në rrethin e Përmetit), fëmija i katërt i Halit bej Frashërit (1797–1859) dhe
Emine hanëm Myteveliu (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën
si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit, themeluesit të Korçës.
Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten osmane, arabishten dhe persishten në Teqenë e Frashërit,
si myhib bektashi. Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin ,më 1865
familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" më 1869. Në
"Zosimea" mori një kulturë të gjërë për kohën, u njoh me kulturat dhe letërsitë klasike,mësoi greqishten e re, greqishten e
vjetër, gjuhën latine dhe gjuhën frënge. Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e Rusoi e Volterit.Vijoi
të merrej privatisht me gjuhët klasike të lindjes (elsine-i selase). Në këtë periudhë u përqendrua edhe në fushat e interesit
të tij jetëgjata: poetët persë dhe Iluminizmi frëng.

Krijimtaria:
Gjuhët e huaja të nxëna nga mësimet private, fillore dhe më tej përgjatë shkollimit në Janinë bënë që Naimi ishte një
shembull parësor i intelektualit osman të shekullit të XIX që ndihej njëlloj i ambientuar si me kulturën Lindore ashtu dhe
Perëndimore.Si autor i gjithsej njëzetedy veprave, shkroi në katër gjuhë të ndryshme: katër në osmanishte, dy në persishte,
dy në greqishte dhe pesëmbëdhjetë në shqipe. Duke qenë se ishte në një post delikat si drejtor i këshillit të censurës në
Ministrinë e Arsimit të perandorisë, me mundësi në disa raste për t'i bërë bisht ndalimit të librave dhe botimeve në shqipe
nga ana e Portës së Lartë, Naimi e pa të arsyeshme të mos përdorte emrin e mbiemrin në shumë nga botimet e veta, por të
shënonte vetëm 'nga N.H.', 'nga N.H.F.', ose 'nga N.F.' Tek botimi "Mësimet", në pjesën Thelb'i Kuranit, Naimi ka botuar
edhe të parin përkthim selektiv të Kur'anit në gjuhën shqipe.Më 1886 botoi po ashtu një tjetër vepër në gjuhën turke, një
përkthim në prozë i Iliadës së Homerit, duke qenë edhe hera e parë që ndonjë pjesë e eposit përkthehej në gjuhën turke.
Pas nja 10 vjetëve nxorri edhe një variant në shqip që u botua në Bukuresht, Iliadhë e Omeritë.
Trashgimia:

200-Lekshi i vitit 1997 me figurën e Naim Frashërit

Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Me
vjershat dhe poemat e tij i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të
shqiptarëve. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes
studimesh të ndryshme.Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për meritat kulturore në
Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.Shteti iranian në shenjë nderimi për kontributin e tij në gjuhën
perse i kushtoi një emetim special pullash postare me imazhin e poetit Frashërlli.

3.Permbledhja e librit tim te preferuar:


"Gjenerali i ushtrisë së vdekur" është një roman i shkruar nga autori i njohur
shqiptar Ismail Kadare. Historia sillet rreth përpjekjeve të një gjenerali italian për të
zhvarrosur eshtrat e ushtarëve të tij të rënë nga një qytet i largët shqiptar pas Luftës
së Dytë Botërore. Kërkimi i gjeneralit për të gjetur dhe riatdhesuar eshtrat e
ushtarëve të tij bëhet një metaforë për luftën më të gjerë të kombeve për t'u pajtuar
me trashëgiminë e luftës.Shkrimi i Kadaresë është i fuqishëm dhe ndjellës, duke
përcjellë një ndjenjë të bukurisë bezdisëse të peizazhit shqiptar, ndërsa eksploron
tema komplekse të kujtesës, humbjes dhe identitetit. Romani është vlerësuar
gjerësisht për rrëfimin e tij me shtresa të pasura dhe konsiderohet gjerësisht si një
kryevepër e letërsisë shqiptare.Si lexues, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" është bërë
libri im i preferuar për eksplorimin e tij të thellë dhe nxitës të gjendjes njerëzore pas
luftës. Shkrimi i Kadaresë ka një mënyrë për të qëndruar me ju shumë kohë pasi të
keni mbaruar së lexuari, duke ju lënë me një vlerësim të thellë për fuqinë e letërsisë
për të frymëzuar ndjeshmëri dhe mirëkuptim.

You might also like