You are on page 1of 2

TESTI i tremujorit III

GRUPI A
EMRI MBIEMRI _______________________ Klasa VII

Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit


Në mëngjesin e ditës së nesërme , mbasi lundruam për disa minuta me radhë , arritëm në vendin ku lumi del
nga majat e larta . Edhe këtu përsëritej e njëjta pamje : dy mure shkëmborë , ndërmjet tyre një lumë pa
brigje, ndërsa sipër një copë e vogël qielli ; me të vetmin ndryshim , që këtu ndodheshim përpara një
diçkaje më madhështore , në krahasim me çka kishin parë deri atëherë.
Pa u larguar mirë , një gjysmë ore nga bujtina , kaluam para derdhjes së përroit të Shën Theodorit, që
dilte nga një e çarë e ngushtë shkëmbore dhe ndiqte drejtimin nga perëndimi në lindje. Ky ishte një
përrua i egër në plot kuptimin e fjalës , por , megjithatë malësorët e kishin detyruar që të bluante
drithin e tyre. Deri para dy vjetësh atij i ishte dashur të vinte në lëvizje pesë mullinj , por duke qenë
`` një shqiptar i vërtetë`` , ai e kishte hedhur tej zgjedhën , duke përlarë brenda nate këto katër mullinj.
Pa kaluar mirë as dhjetë minuta , ne pamë pranë rrëzës jugore të malit të pjerrët të Toplanës derdhjen
e Leshnicës , e cila ishte dega më e madhe e Drinit që kishim parë deri atëherë dhe që zbriste dhe që
zbriste , gjithashtu , prej një gryke , e cila ndiqte drejtimin nga perëndimi në lindje. Megjithatë , ne jemi
të mendimit që këtu kemi të bëjmë vetëm me një kthesë të shkurtër para derdhjes , duke qenë se
drejtimi kryesor i këtij përroi është nga veriu në jug , drejtim ky që nis nga burimi që ndodhet tetë orë
larg dhe vazhdon mandej , gjatë gjithë rrugës së ndjekur prej tij, nëpër pjesën jugore të maleve të larta
, të cilat në pjesën më të madhe i takojnë fisit të Shajanëve , gjë që përbën edhe arsyen , për të cilën ku
përrua emërtohet shpesh me këtë emër.
Ai konsiderohet si më i egri i gjithë përrenjve malorë dhe thuhet se është shumë i pasur me trofta,
megjithëse ne nuk mundën të shihnim asnjë prej tyre. Duke qenë se këtu Drini rrjedh nga verilindje –
veri në drejtimin jugperëndim-jug , mali i Toplanës është i rrethuar nga tri anë prej ujërave dhe vetëm
në veri lidhet me malësitë. Këtu bashkohen midis tyre kufijtë e Toplanës,Shoshit , Dushmanit dhe
Merturit , ku , në kohët e shkuara , pasi zhvilloheshin luftime kufitare që s`kishin të sosur më së fundi
arriheshin pajtime të qëndrueshme. Tashti në këto gryka malore zotëron një qetësi e plotë, e
madhnueshme. Ne nuk pamë këtu asnjë shpirt njeriu.Në s.kajin verior të derdhjes na treguan rrënojët
e një kishe të vogël që mbantë emrin e Aleksandrit (Lekës) të shenjtë dhe pranë saj mbeturinat e
shumta të një rruge të ndërtuar mbi shkëmb . ( Johan Georg fon Han)

1. C`lloj shkrimi është fragmenti i mësipërm ? ( 1 pikë )


 Kronikë - Udhëpërshkrim
 Biografi - Ese
2. Në cilën vetë është shkruar pjesa? Pse ? (2 pikë)
__________________________________________________________________________________________
3. Gjeni elementet reale : (2 pikë)
Vendet : ______________________________________________________________________
Faktet historike : ______________________________________________________________
4. Cili është qëllimi i këtij shkrimi ?(1 pikë)
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
5. Shkruani mesazhin që jep autori në paragrafin e dytë dhe të katërt.(2 pikë )
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
6. Dallo nëse fjalitë janë të thjeshta apo të përbëra :((4 pikë)
 Si një i rritur ,megjithatë , mendimi im për shiun e verës ka ndryshuar. ____________________
 Kur isha fëmijë ,zgjohesha në ato ditët e verës me shi dhe më vinte për të qarë. __________
 Çdo gjë duket monotone dhe e ngathtë , dhe mërzia e apatia zënë vend. ___________________
 Ne e kalojmë gjithë vitin duke pritur me padurim kohën e mirë me ditë të gjata e të nxehta. ________

7. Ndaj fjalitë në pjesë, qarko lidhëzat, përcakto pjesët dhe bëj skemën e fjalisë.(8 pikë)
Babai e bënte punën e tij nga shtëpia , prandaj nuk isha me të vërtetë i vetëm , por ai nuk mund të
luante me mua , sepse teknikisht ishte në punë.
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
Iliri kërkoi falje , pra është ndërgjegjësuar për gabimin e tij.
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
8. Përcakto funksionin e fjalëve të nënvizuara dhe me se shprehen. (5 pikë)
 Më shumë se gjysma e redaksisë ishte kundër._______________________________
 Cili të këtë ardhur në këtë orë ? _____________________________________
 Të tjera dyshime i lindën në kokë . _____________________________________
 Kush e ndezi qiriun ? _______________________________
 Ajo është e talentuar për pikturë. ___________________

9. Formo katër fjali të përbëra me bashkërenditje. Emërtoji ato.(4 pikë)


__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
10. Nënvizo kallëzuesit dhe përcakto llojin e tyre. (5 pikë )
 Bisha mund t`i ngulte dhëmbët më fort. ____________________________
 Ajo lexoi e lexoi deri natën vonë. _____________________________
 Djali po vazhdonte të besonte edhe vetë. _____________________
 Ishtë një ditë e mërzitshme. ___________________________
 Goditja kishte qenë e rrufeshme. _______________________

11. Kthe ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë dhe anasjelltas. (6 pikë)


Djali tha : `` Të dielën do të zhvillohet ndeshja finale.``
__________________________________________________________________________________________
``Po ta kisha thyer unë gotën ,-tha vajza ,- do ta pranoja gabimin.``
__________________________________________________________________________________________
Mësuesja tha se do të ishte shumë e kënaqur po të dilnin mirë në olimpiadë.
__________________________________________________________________________________________
Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-10 11 -15 16-20 21 -26 27-31 32-- 36 37-40

You might also like