You are on page 1of 4

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI FILOLOGJIK – DEGA E GAZETARISË

Lënda: Bazat e Politologjisë IV

Mësimdhënësi: Mr. sc. Arben Fetoshi


________________________________________________

Tema: Demokracia, modelet e demokracisë

“Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes përveç të gjitha formave që janë


eksperimentuar herë pas here” Winston Churchill speech, 1947

1. Demokracia

Zanafilla e fjalës demokraci gjendet në Greqinë e lashtë nga fjala “demos” që do të


thotë popull, shumicë, dhe “kratia” që do të thotë sundim, qeverisje. Në përdorimin e
sotëm është fjalë që përdoret me kuptime të shumta dhe të shumëllojshme, apo siç ka
thënë Bernard Crick-u (1993), “demokracia është ndoshta fjala më e shumëllojshme në
botën e çështjeve publike”. Në mesin e kuptimeve që i janë dhënë kësaj fjala janë edhe
ato që kanë të bëjnë me një sistem sundimi nga të paprivilegjuarit, një sistem qeverie që i
shërben interesave të popullit pavarësisht pjesëmarrjes së tij në jetën politike, një mjet i
caktimit të posteve publike nëpërmjet votës popullore, një sistem i vendimmarrjes i
mbështetur në parimin e sundimit të shumicës, etj.
Megjithatë, pika fillestare më e vlefshme për gjykimin e natyrës së demokracisë është
fjalimi i Abraham Linkolnit në Getisburg në vitin 1864 (në mesin e Luftës Civile
amerikane) ku ai ngriti lart virtytet e asaj që e quajti “qeveri e popullit, nga populli dhe
për popullin”.
Një nga veçoritë thelbësore të demokracisë është parimi i barazisë politike,
shpërndarja sa më e gjerë dhe e barabartë e pushtetit politik. Në Greqinë e lashtë kjo
realizohej me pjesëmarrjen e “demos-it” në jetën politike. Pjesëmarrja politike kufizohej
në një përqindje të vogël të popullsisë pasi kjo e drejtë u lejohej vetëm meshkujve mbi 20
vjeç, duke përjashtuar gratë, skllevërit dhe të huajt. Deri në shekullin XX edhe në
shumicën e vendeve perëndimore kishte kufizime të rrepta të të drejtës së votës. P.sh. në
Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 1928 gratë nuk e kanë pasur të drejtën e plotë të
votës. Në SHBA, deri në vitet 1960 afro-amerikanët nuk kanë pasur të drejtë vote në
shumë shtete të jugut. Në Zvicër, në vitin 1971 u është lejuar grave e drejta për të votuar.
Shumë koncepte mbi demokracinë mbështeten në parimin e “qeverisë nga populli”. Kjo
do të thotë në fakt se njerëzit qeverisin veteveten, marrin pjesë në marrjen e vendimeve
themelore për jetët e veta dhe përcaktimin e fatit të shoqërive të tyre. Kjo pjesëmarrje
mund të shfaqet në disa forma. Në rastin e demokracisë së drejtpërdrejtë, pjesëmarrja
nënkupton vendimmarrjen përmes referendumit, takimeve masive apo televizionit
interaktiv.
Ndërkaq, forma më alternative dhe më e zakonshme e pjesëmarrjes demokratike është
veprimi i votimit që nënkupton atë që quhet demokraci përfaqësuese.
Ka edhe modele të demokracisë që janë ndërtuar mbi parimin e “qeverisë për popullin”
dhe që lejojnë pak hapësirë për pjesëmarrjen publike. Shembulli më grotesk i këtyre
modeleve është demokracia totalitariste e zhvilluar nën diktatorët fashistë si Musolini
dhe Hitleri.

2. Modelet e demokracisë

Kryesisht demokracia trajtohet si dukuri e vetme dhe e qartë. Por, ka edhe


hamendësime sipas të cilave një sistem zgjedhjesh të rregullta konkurrente mbështet të
drejtën e votës, është forma e vetme legjitime e demokracisë. Duke pasë parasysh
pikëpamjet mbi demokracinë dhe rolin e saj në shoqëri, identifikohen katër modele të
demokracisë: klasike, mbrojtëse, zhvillimore dhe popullore.

2.1. Demokracia klasike

Modeli klasik i demokracisë mbështetet në sistemin e sundimit tek polisi grek,


sidomos tek qytet shteti më i madh i Greqisë së lashtë, Athina. Forma e demokracisë së
drejtpërdrejtë që aplikohej në Athinë gjatë shekujve V-IV p.e.r. konsiderohet sistemi i
vetëm i pastër i pjesëmarrjes popullore. Edhe pse ky model pati ndikim shumë të madh
tek mendimtarët e mëvonshëm si Ruso dhe Marksi, demokracia athinase pati zbatim
shumë të kufizuar në botën moderne. Ky sistem ishte formë e qeverisjes me anë të
kuvendeve masive. Të gjitha vendimet madhore merreshin nga Kuvendi apo Eklesia, ku
vënin pjesë të gjithë qytetarët dhe i cili mblidhej të paktën 40 herë në vit. Këshilli që
përbëhej nga 500 qytetarë vepronte si komitet drejtues apo ekzekutiv i Kuvendit, kurse
një komitet me 50 anëtarë ia paraqiste propozimet Kuvendit. Udhëheqësi i komitetit
kishte mandat vetëm një ditë dhe asnjë athinas nuk e kishte këtë nder më shumë se një
herë në jetë. Përjashtimi i vetëm sa i përket nevojës për trajnim dhe përvojë ishte në rastin
e dhjetë gjeneralëve të cilët kishin të drejtë rizgjedhjeje.
Kritiku më i shquar i kësaj forme të qeverisjes ishte mendimtari i shquar grek Platoni.
Ai e sulmoi parimin e barazisë politike me arsyetimin se masa e qytetarëve nuk e kishte
dijen e duhur dhe përvojën përkatëse për të qeverisur në emër të vet. Zgjidhja sipas
tij, e paraqitur në veprën “Republika”, ishte lënia e qeverisjes në duar të një klase
mbretërish filozofë, Gardianë.

2.2. Demokracia mbrojtëse

Kur idetë demokratike u rigjallëruan në shekujt XVII-XVIII ato u shfaqën në formë


shumë të ndryshme nga demokracia klasike e Greqisë së lashtë. Në këtë kohë demokracia
u pa si mekanizëm me të cilin qytetarët mund ta mbronin veten nga shkeljet e qeverisë.
Prej kësaj doli edhe shprehja demokraci mbrojtëse.
Kjo pikëpamje nxiti sidomos mendimtarët e hershëm liberalë, shqetësimi i të cilëve ishte
mbi të gjitha krijimi i një fushe sa më të gjerë të lirisë individuale. Dëshira për të
mbrojtur individin nga një qeveri e superfuqishme është shprehur në mendimin më të
hershëm nga të gjithë, në pyetjen e Aristotelit drejtuar Platonit: quis custodiet cestodes
(kush do t’i ruajë gardianët – mbretërit filozofë)?
Të njëjtin shqetësim lidhur me pushtetin e pakontrolluar e ka shfaqur Xhon Lloku në
shekullin XVII, i cili elaboroi se e drejta e votës mbështetej në qenien e të drejtave
natyrore, sidomos në të drejtën e pronës. Megjithatë, Lloku nuk ishte demokrat në thelb
pasi mendonte se vetëm pronarët duhet të kishin të drejtën e votës. Nocioni më i
skajshëm për këtë të drejtë u nxor në fund të shekullit XVIII nga teoristë si Xheremi
Bentam dhe Xhejms Mill. Arsyetimi utilitarist për demokracinë mbështetej mbi nevojën
për të mbrojtur dhe përparuar interesat individuale. Bentami besonte se e drejta e
përgjithshme e votës (e menduar në kohën e tij si e drejtë mashkullore) ishte e vetmja
mënyrë për nxitjen e “lumturisë sa më të madhe për një numër sa më të madh njerëzish”.
Shqetësimi kryesor i Milli-t ishte që demokracia mund të gërryente themelet e debatit,
kritikës dhe jetës intelektuale në përgjithësi, si vlera të domosdoshme për progresin
shoqëror. Sipas tij, shumica nuk e ka gjithmonë mirë: mençuria nuk mund të përcaktohet
prej një mjeti të thjeshtë si ngritja e duarve. Për këtë arsye, idetë e Mill-it mbështesin
nocionin e një demokracie parlamentare.

2.3. Demokracia zhvillimore

Megjithëse teoria e hershme demokratike u përqëndrua në nevojën për t’i mbrojtur të


drejtat individuale, ajo shpejt zhvilloi një fokus alternativ: marrja me zhvillimin e
individit dhe bashkësisë njerëzore. Kjo krijoi modele të reja sundimi demokratik që
përgjithësisht quhen modele të demokracisë zhvillimore. Modeli më i ri dhe më i
skajshmi u zhvillua nga mendimtari i shquar francez Zhan Zhak Ruso. Sipas tij,
demokracia ishte një mjet përmes të cilit qeniet njerëzore mund të arrinin lirinë në
kuptimin e “bindjes ndaj ligjit që ia përshkruan vetvetes”. “Qytetarët janë të lirë vetëm
kur marrin pjesë aktivisht dhe drejtpërdrejt në formësimin e jetës së bashkësive të tyre”,
mendon Ruso. Në veprën e tij “The social contract” (1762), ai ngulmon se liri
përfundimisht do të thotë bindje ndaj vullnetit të përgjithshëm.
Teoritë e Rusos kanë ndihmuar në formësimin e idesë moderne të demokracisë
pjesëmarrëse të përdorur nga nga mendimtarët e së Majtës së Re në vitet 1960-70.
Nga ana tjetër, një formë më modeste e demokracisë zhvillimore dhe që është e
pajtueshme me modelin liberal të qeverisjes përfaqësuese, i ka rrënjët në shkrimet e Gjon
Stjuart Millit. Sipas tij, virtyti kryesor i demokracisë ishte se ajo nxiste zhvillimin “më të
lartë dhe harmonik” të aftësive vetjake. Duke marrë pjesë në jetën politike, qytetarët
përmirësojnë kuptimin, forcojnë ndjeshmëritë dhe arrijnë një nivel më të lartë zhvillimi
vetjak.
Demokracia parlamentare:
Është një formë rendi demokratik që vepron përmes një kuvendi të zgjedhur nga populli dhe që përcakton
një lidhje të tërthortë mes qeverisë dhe të qeverisurve. E mira e një sistemi të tillë është se mendohet që
përfaqësuesit e zgjedhur, për shkak të arsimimit dhe rastit që kanë për të debatuar, janë në pozicion më të
mirë sesa qytetarët që ta përkufizojnë interesin më të mirë të qytetarëve.

2.4. Demokracia popullore


Shprehja “demokraci popullore” rrjedh nga regjimet tipike komuniste modeluar sipas
modelit sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo shprehje u referohet modeleve të
ndryshme demokratike që ka prodhuar tradita marksiste. Ndonëse ndryshojnë nga vendi
në vend, këto modele dallohen qartë nga modelet e njohura liberal demokratike. Marksi
besonte se përmbysja e kapitalizmit do të shkaktonte lulzimin e demokracisë së vërtetë.
Forma e demokracisë që u zhvillua në shtetet komuniste të shekullit XX i detyrohet më
shumë ideve të Vladimir Iliç Leninit sesa Marksit. Megjithë parullën e Leninit në vitin
1917 “krejt pushteti sovjetëve (këshillave të punëtorëve),

3. Demokracia në praktikë

Megjithëse vazhdon të ketë kundërthënie sa i përket formës më të dëshirueshme të


demokracisë, shumica e debatit bashkëkohor sillet rreth asaj se si vepron demokracia në
praktikë. Ka një pranim shumë të gjerë madje në përmasa globale për modelin që quhet
demokraci liberale.
Liberaldemokracia është formë e tërthortë dhe përfaqësuese e demokracisë pasi posti
politik fitohet përmes suksesit në zgjedhje të rregullta dhe që zhvillohen mbi bazën e
barazisë politike.
Demokracia liberale mbështetet tek konkurimi dhe zgjedhja elektorale. Këto arrihen
përmes pluralizmit politik, tolerancës ndaj një rangu të gjerë mendimesh rivale dhe
ekzistencës së lëvizjeve apo prative konkurente politike.
Në demokracinë liberale ka një dallim të qartë mes shtetit dhe shoqërisë civile. Ky dallim
mbahet përmes qenies së grupeve e interesave autonome dhe tregut apo organizimit
kapitalist të jetës ekonomike.

Burimi: Mësimdhënësi:

Andrew Heywood, Politika, Dukagjini, 2008 Mr. sc. Arben Fetoshi

You might also like