You are on page 1of 4

Provim “Hyrje ne Politiken Krahasimtare”

Komb-Shteti është koncept: teorik, politik dhe historik që nënkupton një ndërthurje të një shteti si
organizatë politike dhe të një kombi ( individë që e konsiderojnë vehten të afërt ndërmjet vehtes dhe që i
takojnë një grupi të njëjtë). Ky nocion Shtet-komb është nocion identitar, (përkatësia e një grupi), dhe
nocion juridik (ekzistenca e një forme të sovranitetit dhe të institucioneve politike dhe administrative,
Shteti).

Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të
paisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar
zgjidhjet që atij i duken të arësyeshme, nëpërmjet normave juridike.
Një klasifikim minimalist i shtetit i dallon shtetet:
Sipas formës së sistemit politik - sipas kësaj ndarje, shtetet ndahen në sisteme presidenciale dhe
parlamentare;
Sistemet presidenciale janë sisteme ku ka një ndarje të qartë ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit. Në
këtë sistem, Presidenti nuk është vetëm figurë por ai është edhe Shef i Qeverisë. Në këto sisteme, ai
zgjedhet në mënyrë direkte nga votuesit.
Tek sistemet parlamentare, Kryetari i shtetit (Monarku ose Presidenti) ka zakonisht një pozitë inferiore në
raport me kryetarin e qeverisë (Kryeministrin ose Kancelarin) dhe në këto sisteme, është Kryeministri ai
që është i rëndësishëm.
Sipas formës së sundimit - sipas formës së sundimit, shtetet i përcaktojmë në bazë të pozitës së kreut të
Shtetit:
Në Monarki, Shefi i shtetit është politikisht dhe juridikisht person jopërgjegjës i cili vjen në atë pozitë me
trashëgimi.
Në Republikë, shefi i Shtetit është person (funksionar ose organ kolektiv) i cili vjen në pozitë me zgjedhje
(të drejtëprdrejta ose të tërthorta), dhe i cili është përgjegjës politikisht dhe juridikisht.
Sipas formave të rregullimit shtetëror - shtete ndahen në: federale (konfederale) dhe unitare.
Shtetet federale përbëhen nga njësitë shtetërore relativisht të pavarura (të emëruara në mënyra të
ndryshme: Shtete, Kantone, Entitete, etj.) të cilat kryejnë funksione të caktuara shtetërore sikurse
ligjevënëse ashtu edhe gjyqësore dhe ekzekutive.
Sipas shkallës së decentralizimit - Decentralizimi do të thotë bartje e vendimmarrjes për punët publike
(çështjet politike), nga organet qendrore të shtetit në bashkësitë vetëadministrative.
Checks and Balances në SHBA - është sistem i krijuar me qëllim që asnjë degë e pushtetit mos të
akumulojë shumë pushtet dhe është sistem ku secila degë e pushtetit ka mundesi ta kontrolloj tjetrën.
Impeachmenti në SHBA - i mundeson Kongresit Amerikan të shkarkoj Presidentin në raste të veçanta,
nëse bën akt tradhëtie ose abuzim me pozitën e tij.
Përparësitë e sistemeve presidenciale:
1) Zgjedhjet direkte në një sistem presidencial i japin legjitimitet (mandat) presidentit;
2) Ndarja e pushteteve – Presidenca dhe Parlamenti janë dy struktura paralele. Kjo nënkupton se ka një
kontroll reciproke për të evituar abuzimet me pushtet;
3)  Shpejtësia e marrjës së vendimeve  - një President me pushtete të qarta ka më shumë mundësi të
reformoj dhe të marr vendime si dhe ka mandat të qartë për të përfaqësuar shtetin e vet jashtë;
4) Stabiliteti – një President me mandat të caktuar i jep më shumë stabilitet sistemit se nje sistem
parlamentar ku Kryeministri mund të shkarkohet nga Parlamenti (Mocioni i censurës).
Mangësitë e sistemit presidencial:
1) Tendenca kah autoritarizmi;
2) Problem i arritjes së koncenzusit ndërmjet Parlamentit dhe Presidentit në momente krizash politike
sidomos nëse dalin nga parti politike rivale;
3) Nëse Presidenti është i korruptuar, mundësia e shkarkimit të tij është e limituar para se të përfundoj
mandatin;
Monarkia - është një formë e qeverisjes në të cilin sovraniteti, i plotë apo nominal, mishërohet në 1 ose 2
individë (monarku ose monarkët).[1]. Format e monarkisë ndryshojnë bazuar në nivelin e autonomisë
juridike të monarkut në qeverisje, mënyra e përzgjedhjes së monarkut, dhe kufizimet e paracaktuara për
gjatësinë e mandatit të tyre. 
Llojet e Monarkive: Absolute, Kushtetuese dhe e kufizuar jokushtetuese.
Republika - (nga latinishtja res publica, që do të thotë ″punë/çështje publike″ dhe veçanërisht ″komunë″
ose ″shtet″) është në kuptimin e përgjithshëm një trajtë e shtetit ku qeveritarët zgjidhen për një kohë të
caktuar nga populli ose nga përfaqësuesë të popullit, ku populli shtetëror është ″pushteti më i lartë i shtetit
dhe burimi më i lartë i legjitimitetit. Republika si model shtetëror është përhapur pas Revolucionit francez
në vitin 1789 duke i menjanuar monarkistat dhe shume shpesh kjo ka qene shkak i problemeve me të cilat
është ballafaquar ajo.
Sistemet shtetërore sipas formave të rregullimit shtetëror:
Shteti federal - ose federata vjen nga latinishtja “foedus” që do të thotë aleancë dhe është zakonisht shtet
sovran i përbërë nga disa entitete autonome që kanë një qeveri të përbashkët federale. Statusi i këtyre
entiteteve është zakonisht i garantuar nga Kushtetutat e këtyre shteteve dhe nuk mund të vihet në pyetje
nga nje vendim unilateral i qeverisë qëndrore. Forma e qeverisë ose struktura kushtetuese e këtij shteti
quhet federalizëm.
Konfederata - është asociacion ose aleancë ndërmjet disa shteteve të pavarura të cilat janë bashkuar pa e
dhënë sovranitetin dhe autonominë e tyre.  Këto shtete ja delegojnë ushtrimin e disa kompetencave një
pushteti qëndror të përbërë nga organizma ndërshtetëror. Ky pushtet qëndror i merr vendimet me
unanimitet të shteteve anëtare.
Shteti unitar - Karakteristike e shtetit unitar është se ai ka vetëm një aparat shtetëror plotësisht
kompetent mbi të gjithë territorin e tij, si në plan politik ashtu edhe juridik; Në teori, shteti unitar
mendohet si më i centralizuar se ai federal dhe brenda këtij shteti, shërbimet publike dhe administrata e
kolektiviteteve publike infrashtetërore qeveriset nga qendra.
Ekzekutivi Monocefal - është pushtet ku funksionet e Kryetarit të shtetit dhe Kryeministrit sigurohen
nga një person i njejtë. Monocefalizmi është mënyrë e organizimit të shtetit ku pushteti ekzekutiv gjendet
në duart e një personi të vetëm, Kryetarit të shtetit.
Ekzekutivi Bicefal (dualist) - ekzekutivi dualist në një regjim parlamentar është rezultat i evolucionit të
gjatë i cili ka mundësuar transferimin tek Qeveria dhe Kryeministri të pushteteve të cilat i ka pasur
Monarku.
Definicioni i Diarki-së - një diarki është regjim politik ose mënyrë e funksionimit të një regjimi politik
ku pushteti ushtrohet nga dy dirigjues së bashku ku të dy kanë një pozitë të barabartë përsa u përket
përgjegjësive të tyre.
Parlamenti - është simbol i regjimit përfaqësues, është organ kolegjial nëpërmjet të cilit shprehet e gjithë
(ose një pjesë) e popullsisë, si i tillë është i pandarë dhe esencial për demokracinë.

Bikameralizmi (shtete me dy dhoma parlamentit)- në shtete federale është zakonisht rezultat i kërkimit të
ekuilibrit ndërmjet qëndrës dhe periferisë. Simbolizon një ndarje të pushteit horizontal dhe vertical.
Funksionet e Parlamentit janë: 1) Funksioni i përfaqësueshmërisë; 2) Funksioni i vendimmarrjes; 3)
Funksioni i kontrollit.
Partitë politike - janë struktura politike të organizuara për të fituar zgjedhjet dhe për të zotërura pushtetin
qeverisës. ato u mundësojnë qytetarëve që të formulojnë kërkesat e tyre, duke votuar për një parti,
qytetarët kanë impakt tek procesi vendimmarrës
Partitë politike kanë këto veçori:
1) Synojnë të ushtrojnë pushtetin qeverisës duke fituar poste politike,
2) Partitë janë organizata me anëtarësi, shumë shpesh kanë edhe karta formale,
3) Partitë zakonisht kanë një fokusim të gjërë çështjesh,
4) Kanë të përbashkët një identitet të përgjithshëm ideologjik.
Monopartizmi - është situatë ku vetëm një parti e ushtron pushtetin efektiv dhe nuk ka alternativë
politike.
Bipartizmi është karakteristikë e shteteve me traditë anglo-saksone si SHBA-të ku dy parti dominojnë
jetën politike dhe ku eshte gati e pamundur që një parti e tretë të fitojë zgjedhjet.
Multipartizmi - Në disa vende sic janë Kanadaja ose Britania e Madhe, kemi nje parti te trete e cila
bashkejeton me dy partite dominuese dhe e cila ka arritur shpesh te kete elektorat të rëndësishëm e
percaktues.
Lëvizjeve politike - zakonisht, një parti politike ka për qëllim marrjen dhe ushtrimin e pushtetit, kurse një
lëvizje politike mund të limitohet në promovimin e ideve të caktuara, pa pasur pretendim marrjen dhe
ushtrimin e pushtetit.
Llojet e Partive politike:
- Kadrovike dhe Masive;
- Partitë përfaqësuese dhe ato integruese;
- Partitë kushteteuese dhe revolucionare;
- Partitë e djathta dhe të majta.
Grupet e presionit(interesit) - një grup interesi është Grup që ndanë veprime të përbashkëta dhe i cili
bën disa kërkesa mbi grupet tjera duke vepruar nëpërmjet institucioneve të Qeverisë, këto grupe ndryshe
quhen edhe lobby. Ka për qëllim të influencoj në mënyrë direkte ose jodirekte- procesin e elaborimit, të
aplikimit ose të interpretimit të masave legjislative, normave, rregulloreve dhe më gjerësisht, të gjitha
intervenimet mbi pushtetin publik.
Diktatura - fjala diktaturë vjen nga latinishtja dictatura (ai që flet), konsiderohet si regjim politik ku një
person ose nje grup personash ushtrojnë të gjitha pushtetet në mënyrë absolute, në mënyrë që asnjë ligj
ose institucion mos të mund ti pengoj në këtë drejtim.
Despotizmi - është formë qeverisje ku autoriteti ushtrohet nga një person i cili qeverisë me pushtet
absolut, despoti është person i cili i ka të gjitha pushtetet mirëpo, me ndryshim nga diktatori, ai e ka
legjitimitetin tek fakti se pretendon ti konsideroj njerëzit si anëtar të familjës.
Pushteti despotik pretendon ta dijë më së miri rrugën që duhet ndjekur sepse si « Baba » ka përgjegjësi
për « fëmijët e tij ».
Tirania - nga greqishtja e vjetër týrannos, që do të thotë një person që ka pushtetin absolut. Është person
që e merr pushtetin në mënyrë ilegale dhe jolegjitime dhe e mban ate duke injoruar ligjet, këtë pushtet ai e
ushtron me terror.
Demokracia – është sistem politik i cili jep mundësi kushtetuese të vazhdueshme për të ndërruar
përfaqësuesit zyrtar, dhe është mekanizëm shoqëror që mundëson pjesëmarrjen më të madhe të
mundëshme të popullsisë dhe influencimin e vendimeve me të rëndësishme.
Autoritarizmi - është sistem qeverisës ku pushteti ushtrohet nga disa elemente të vecanta me një
përkrahje popullore minimale. Këto elemente mund të jenë: Familja, Klasa sociale, Partia politike.
Totalitarizmi - Totalitar nënkupton se nuk është në pyetje vetëm të kontrollohen aktivitetet e njerëzve
ashtu sikur e bën diktatura klasike një regjim totalitar tenton të ndërhyjë deri në sferat intime të mendimit,
duke imponuar gjithë qytetarëve që t’i përkasin një ideologjie të obligueshme, jashtë së cilës
konsiderohen si armiq të komunitetit.

You might also like