You are on page 1of 2

Ese

Tema: Si nevoja për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë është lidhur me nevojën


për modernizimin e saj përgjatë gjithë shekullit të 20-të?

Fjala ose koncepti pavarësi, është shumë më e thellë sec duket. Të qënit I pavarur është një
nga gjërat më të rëndësishme por edhe të vështira në jetë.Natyrisht që të krijosh pavarësi si
individ do të duhet të kalosh shumë prova, dhe të krijosh pavarësinë në shumë aspekte të
jëtës , ku një nga më të rëndësishmet është edhe aspekti ekonomik. Po aq e rëndësishme sa
është për një individ, pavarësia, është ë rëndësishme dhe për një shtet në tërësi.
Të qënit një shtet I pavarur ose Sovran do të thotë të kesh një qeveri që ka sovranitet në një
zonë gjeografike të caktuar, popullsinë e përhershmë, territor të përcaktuar, dhe aftësinë për të
hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera sovrane. Është gjithashtu e kuptueshme normalisht se
një shtet nuk është as i varur nga dhe i nënshtrohet ndonjë pushteti ose shteti tjetër.
Pas shpalljes së pavarësisë Shqipëria akoma nuk konsiderohej një vënd modern dhe plotësisht
I pavarur përshkak se gjatë viteve, pati shumë ndikimnga shtetet e tjera. E lidhur kjo ngusht me
pushtetarët të cilët përgjatë këtij shekulli kanë qënë në krye te shtetit shqiptar. Shqipëria ka
qënë gjithmonë e varur nga një shtet dhe kryesisht gjatë shekullit të 20 ajo ishte më e varur,
sidomos ekonomikisht me Italinë, e cila më pas e pushtoj atë. Ishte e nevojshme përgjatë gjithë
shekullit të 20-të që Shqipëria të ruante pavarësinë e saj pasi kjo ndikonte ngushtë në
modernizimin dhe ecurinë e saj. Në kohën kur në krye ishte Ahmet Zogu, Shqipëria pati disa
zhvillime pozitive , duke celur pak me hapa të ngadalta, por ra pre e Italisë pasi u var shumë
ekonomikisht nga ajo. Nëqoftëse Shqipëria do kishte ruajtur pavarësinë e asaj që në atë
periudhë ajo do të ishte shumë herë më e përparuar ditët e sotme, pasi Shqipëria është një nga
shtetet më të “bekuara” në aspektin e pozicionit gjeografik, klimës dhe rezervat natyrore.
Shqipëria sipas mendimit tim do të ishte një shtet I fuqishëm I cili do të varej nga pasuritë e
veta. Nëqoftëse asaj do ti ishte vënë rëndësia e duhur në lidhje me bujqësinë në rradhë të parë
dhe më pas industrinë, do te ishte shumë më mirë ekonomikisht. Mallkimi më I madh I
Shqipërisë kanë qënë drejtuesit e saj. Përsa I përket aspekteve të tjera, padyshim Shqipëria, e
njohur si një nga vëndet më të bukura të Ballkanit do të kishte një numër shumë më të madh të
turistëvë, dhe përgjithësisht do të ishte shumë e modernizuar edhe në aspektin e
infrastrukturës,arsimit ose marrëdhënjet me shtetet e tjera.
Duke përmbledhur paksa cfarë është thënë në paragrafin paraardhës, pavarësia është e
lidhur shumë ngusht me modernizimin e një shteti, një shtet nuk mundet që të përparoj
nëqoftëse është nën presionin e një shteti më ‘’superior’’, I cili jo vetëm ndalon ecurinë pozitive
por edhe përfiton vetë nga pasuritë dhe vlerat e këtij shteti.
Por ndonjeherë armiku jot më I madh gjendet pikërisht në rrethin tënd të ngusht. Në këtë
rast do përmend periudhën e komunizmit e cila padyshim ishte një goditje e fortë për
Shqipërinë e sapo cliruar nga fashistët italianë. Periudha e komunizmit në Shqipëri është një
cështje që ngjall padyshim debate të gjata, pasi ekzistojnë mendime dhe opinione të ndryshme
për të. Për disa, periudha e komunizmit ishte një periudhë e mirë për Shqipërinë pasi, u vendos
një rregull në jetën e popullit dhe u lulëzua bujqësia. Por në të vërtet ajo cfarë komunizmi ka
bërë nuk është asgjë më shumë se përmbushja e egos së një personi I cili mendonte se ishte
Zoti dhe meritonte të kishte pushtetin e plotë të një vendi si Shqipëria. Komunizmi jo vetëm që
e izoloi Shqipërinë, gjë që është tepër negative pasi marrdhenjët e një shteti me shtetet e tjera
është shumë e rëndësishme për ecurinë, zhvillimin por edhe mbrojtjen e tij, por edhe e dobësoi
atë tepër ekonomikisht dhe politikisht. Komunizmi ndikoj shumë në mentalitetin e popullit
shqiptar. Është krijuar një mentalitet goxha negativ dhe I prapambetur , I cili vazhdon të jetë I
dukshëm edhe në ditët e sotme dhe kjo e ka ndaluar goxha modernizimin e Shqiperisë, pasi në
fund të fundit, ato cfarë ndikojnë më shumë në të , janë pikërisht njerëzit. Dhe si mund të
modernizohet një shtet kur pikërisht këta njerëz kanë humbur të drejtat më themelore të tyre .
Të drejtën e fjalës, të drejtën e lirisë dhe të mendimit, e të tjera me rradhë.
Pasi Shqipëria doli nga periudha e vështirë dhe relativisht e gjatë e komunizmit, kishte ngelur
me pasoja të rënda ekonomike, sociale, politike por edhe kulturore. Duke e krahasuar atë me
vëndet e tjera europiane të cilat ishin goxha të modernizuara dhe e thënë në mënyrë
popullore ,” shumë më përpara se Shqipëria”,nevojitej patjetër modernizimi i Shqipërisë në
hapat ose modelin përëndimor. Njerëzit ishin të prapambetur, në fushën e teknologjisë, artit,
kulturës dhe njohjen e një bote më tej se thjeshtë qyteti ku jetonin.
Shqipëria u shpall vënd I pavarur në 28 Nëntor të vitit 1912, por në të vërtetë ajo nuk ka qënë
kurrë plotësisht e tillë, dhe kjo padyshim që ka lidhje të drejtpërdrejt me modernizimin e
vëndit.

Punuar nga : Markela Xhika.

You might also like