You are on page 1of 9

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA

GJYKATA THEMELORE PRISHTINE

Numri i lëndës: 2019:253272


Datë: 06.01.2020
Numri i dokumentit: 00748164

C.nr. 862/15

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË-Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni


Civil, gjyqtari Alajdin Tërshnjaku, në çështjen juridike kontestimore të paditësve: R.P.,M.Q.,
M.D., S.F.dhe Ll.Sh.të gjithë nga Mitriovica të cilat i përfaqëson me autorizimit avokati Blerim
Syla nga Prishtina, kundër të paditurës Qeveria e Kosovës –Ministria e Infrastrukturës Rrugore
në Prishtinë, e përfaqësuar nga Naime Abazi – Avokate Shtetërore, në çështjen kontestimore
kompensim dëmi, pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit kryesor të datës 12.11.2019, në prani të
përfaqësuesit të autorizuar të paditëseve dhe përfaqësuesit të autorizuar të të paditurës, në datën
27.11.2019, mori këtë:

AKTGJYKIM
I. APROVOHET PJESËRISHT kërkesëpadia e paditësve R.P., M.Q., M.D. dhe S.F.të gjithë
nga Mitriovica të cilat i përfaqëson me autorizimit avokati Blerim Syla nga Prishtina, dhe
DETYROHET e paditura Qeveria e Kosovës - Ministria e Infrastrukturës Rrugore në
Prishtinë, që paditëseve R.P., M.Q., M.D. dhe S.F.të gjithë nga Mitrovica, në emër të
kompensimit të dëmit jo material dhe material, të shkaktuar në aksidentin e komunikacionit
të datës 19.01.2015, të paguajë shumat e mjeteve si në vijim:

a. Paditësit R.P. shumën e përgjithshme 3,807.14 € ( tre mijë/e/tetëqind e shtatë euro


e katërmbëdhjetë cent), e cila shumë përfshin kompensimin në emër të dëmit jo-
material dhe material si në vijim:

- për dhimbje fizike, shumën 1,500.00 Euro,


- për frikën e pësuar, shumën 1,000.00 Euro,
- për ushqim të përforcuar, shumën 100.00 Euro,
- për dëmin material të shkaktuar në automjetin e tipit Kombi VË 70XB shumën
1207.14 Euro.

b. Paditëses M.Q.shumën e përgjithshme 2,600.00 € (dy mijë/e/gjashtëqind euro), e cila


shumë përfshin kompensimin në emër të dëmit jo-material dhe material si në vijim:

- për dhimbje fizike, shumën 1,500.00 Euro,


2019:253273

1 (9)
Numri i lëndës: 2019:253272
Datë: 06.01.2020
Numri i dokumentit: 00748164

- për frikën e pësuar, shumën 1,000.00 Euro,


- për ushqim të përforcuar, shumën 100.00 Euro.

c. Paditësit M.D. shumën e përgjithshme 2,600.00 € (dy mijë/e/gjashtëqind euro), e cila


shumë përfshinë kompensimin në emër të dëmit jo-material dhe material si në vijim:
- për dhimbje fizike, shumën 1,500.00 Euro,
- për frikën e pësuar shumën 1,000.00 Euro,
- për ushqim të përforcuar, shumën 100.00 Euro.

d. Paditëses S.F. shumën e përgjithshme 2,600,00 € (dy mijë/e/gjashtëqind euro), e cila


shumë përfshinë kompensimin në emër të dëmit jo-material dhe material si në vijim:

- për dhimbje fizike, shumën 1,500.00 Euro,


-për frikën e pësuar, shumën 1,000.00 Euro,
-për ushqimit të përforcuar, shumën 100.00 Euro.

e. Paditësit Ll.Sh. shumën e përgjithshme 2.600,00 € (dy mijë/e/gjashtëqind euro) e cila


shumë përfshin kompensimin në emër të dëmit jo-material dhe material si në vijim:

- për dhimbje fizike, shumën 1,500.00 Euro,


-për frikën e pësuar, shumën 1,000.00 Euro,
-për ushqimit të përforcuar, shumën 100.00 Euro

II. DETYROHET e paditura Qeveria e Kosovës –Ministria e Infrastrukturës Rrugore në


Prishtinë, të paguajë shumat e gjykuara paditësve si në pikën – I- të dispozitivit të këtij
aktgjykimi, në shumën e përgjithshme 14,207.14 € (katërmbëdhjetë mijë e dyqinqind e shtatë
euro e katërmbëdhjetë cent), me kamatën ligjore 8 % e cila do të llogaritet nga dita e marrjes
së këtij aktgjykimi e gjerë në pagesën definitive, si dhe të paguaj shpenzimet e procedurës
gjyqësore në shumën 5,305.00€, (pesëmijë e treqind e pesë euro), të gjitha këto në afat prej
15 ditësh, pas marrjes së këtij aktgjykimi, nën kërcënimin të përmbarimit me dhunë.

III. REFUZOHETkërkesëpadia e paditësve R.P.,M.Q., M.D., S.F.dhe Ll.Sh.të gjithë nga


Mitriovica, që e paditura t’ia paguajnë shumat mbi shumat e gjykuara, për kompensimin
e dëmit material dhe jo material në emër të dhimbjeve fizike, frikës së pësuar dhe ushqimit të
përforcuar, dheREFUZOHET në tërësi kërkesa për pagimin e shpenzimeve të rehabilitimit
për terapi fizikale, ndihmën dhe kujdesin e personit të tretë, si kërkesa të pabazuara.

Arsyetim

Paditësja në padinë e parashtruar në këtë gjykatë, me datë 14.04.2015,përmes përfaqësuesit të


autorizuar ndër të tjera ka deklaruar se me dt. 19.01.2015, rreth orës 06:55, në fshatin Sh. në
magjistralen Prishtinë - Mitrovicë është shkaktuar një aksident komunikacioni, ku si pasojë e të
cilit paditësit në cilësinë e pasagjerëve kanë pësuar lëndime trupore, duke shtuar se aksidenti
është shkaktuar si pasojë e mosmirëmbajtjes se rrugës nga kompania e A., e cila ishte
kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës për mirëmbajtën e rrugëve gjatë sezonës verore dhe
dimërore në tërë regjionin e Prishtinës. I autorizuari në padinë e paditëseve ka theksuar se nga
ky pasojat e këtij aksidenti,paditësvei’u janë shkaktuar dhimbje fizike, frikë, nevojë për
ndihmën personi të tretë dhe nëvojë për ushqim të përforcuar.
2019:253273

2 (9)
Numri i lëndës: 2019:253272
Datë: 06.01.2020
Numri i dokumentit: 00748164

I autorizuari i paditëseve në seancat gjyqësore të mbajtura në këtë gjykatë si dhe pas pranimit
të ekspertizave, me parashtresë ka bërë zgjerimin dhe precizimin e kërkesëpadisë me çka
kërkuar edhe kompensimin e dëmit material të pësuar në automjetin e paditësit R.P.. I njejti ka
mbetur pranë pohimeve të theksuara në padi duke cekur se me datë 14.04.2015, në vend dhe
kohë të përshkruar si më lartë, është shkaktuar aksident komunikacioni, si pasojë e të cilit
paditësveR.P.,M.Q., M.D., S.F.dhe Ll.Sh.të gjithë nga Mitrovica, kanë pësuar lëndime të lehta
trupore, të përshkruara si në ekspertizën e punuar nga ekspertët mjekësor të caktuar nga
Gjykata Themelore në Prishtinë - Dr. N.D., Ortoped-Traumatolog dhe Dr. Sh.H., Psikiatër.
Përfaqësuesi i paditëseve i ka propozuar gjykatës që kërkesëpadia e paditëseve të aprovohet në
tërësi si e bazuar sikurse në parashtresën në të cilën është bërë precizimi i kërkesëpadisë, dhe të
aprovohen kompensimet: a.për paditësin R.P., në emër të dhimbjeve fizike-trupore shumën
3,000.00€, në emër të frikës së përjetuar shumën 2,500.00€, në emër të demit material për
automjetin e shkatërruar shumën 1207.14€, në emër të ndihmës dhe kujdesit të personit të tretë
shumën prej 200.00 €, në emër të ushqimit të përforcuar shumën prej 200.00 €, në emër të
rehabilitimit klimaterik shumën 400.00 €, në emër të shpenzimeve të mjekimit shumën 60.00
€;b.për paditësen M.Q.në emër të dhimbjeve fizike-trupore shumën 3,000.00€, në emër të
frikës së përjetuar shumën 2,500.00€, në emër të ndihmës dhe kujdesit të personit të tretë
shumën 200.00 €, në emër të ushqimit të përforcuar shumën 200.00 €, në emër të rehabilitimit
klimaterik shumën 300.00 €; c.për paditësinM.D. në emër të dhimbjeve fizike-trupore shumën
3,000.00€, në emër të frikës së përjetuar shumën 2,500.00€, në emër të ndihmës dhe kujdesit të
personit të tretë shumën 100.00 €, në emër të ushqimit të përforcuar shumën 200.00 €, në emër
të rehabilitimit klimaterik shumën 200.00 €, në emër të shpenzimeve të mjekimit shumën
60.80€; d. për paditësen S.F.në emër të dhimbjeve fizike-trupore shumën 3,000.00€, në emër të
frikës së përjetuar shumën 2,500.00€, në emër të ndihmës dhe kujdesit të personit të tretë
shumën 200.00 €, në emër të ushqimit të përforcuar shumën 200.00 €, në emër të rehabilitimit
klimaterik shumën 200.00 €; e. si dhe për paditësin Ll.Sh.në emër të dhimbjeve fizike-trupore
shumën 3,000.00€, në emër të frikës së përjetuar shumën 2,500.00€, në emër të ndihmës dhe
kujdesit të personit të tretë shumën 200.00 €, në emër të ushqimit të përforcuar shumën 200.00
€, në emër të rehabilitimit klimaterik shumën 200.00 €; e të gjitha këto të paguhen nga e
paditura me kamatë 8%, nga dita e ushtrimit të padisë e deri në pagesën definitive, përfshirë
edhe kompensimin eshpenzimeve të procedurës.

E paditura me parashtresën e datës 12.11.2019 si dhe në seancën e shqyrtimit kryesor është


deklaruar se e konteston në tërësi kërkesëpadinë, me arsyetimin se të paditurës i mungon
legjitimiteti real pasiv i të qenurit palë në këtë procedurë. Me tej, e paditura ka deklaruar se
mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve është bartur nën përgjegjësinë e kompanisë
kontraktuese, dhe se gjatë kësaj periudhe përgjigjet vete kontraktuesi për aq sa janë në
marrëdhënie kontraktuese. Kjo parashihet edhe me Ligjin 02/L-70 për Sigurinë në
komunikacionin rrugor. Sa i përket legjitimitetit pala paditëse e pohon edhe vete në padi se
shkaktar i komunikacionit ka qenë mosmirëmbajtja e duhur e rrugëve, gjë që në këtë rast
përgjegjësia bie mbi palën kontraktuese. Duke u bazuar në të lartëcekurat dhe propozimet tjera,
e paditura i ka propozuar gjykatës që pas administrimit të provave të merr aktgjykim me të
cilin refuzon si të pa bazuar kërkesëpadinë e paditësit në mungesë të legjitimitetit real pasiv.
Shpenzimet e procedurës nuk i ka kërkuar.

Me qëllim të vërtëtimit të drejtë dhe të plotë të gjendjes faktike lidhur me çështjen konkrete
juridike, gjykata në procedurën e provave të shqyrtimit kryesor - publik të dt. 12.11.2019, sipas
propozimit të përfaqësuesit të paditësit, ka administruar provat relevante, dhe atë: raportet e
policisë me nr.2015-AR-0133 të datës 19/01/2015, raporti i përshkrimit të aksidentit rrugor të
datës 23/02/2019, procesverbali mbi dëmin e aksidentit të lëshuar nga Kompania “K. e R.”, e
2019:253273

3 (9)
Numri i lëndës: 2019:253272
Datë: 06.01.2020
Numri i dokumentit: 00748164

datës 05/02/2015, ekspertiza e aksidentit të komunikacionit e datës 23/02/2019, ekspertiza


mjeko – ligjore e datës 14/05/2019 dhe ekspertiza teknike mbi vlerësimin e automjetit motorik
të datës 15/10/2019.

Deklarimet e paditësit, të autorizuarit të paditësit, deklarimet e përfaqësuesit të autorizuar të të


paditurës, deklarimet e ekspertëve mjekësor dhe ekspertizën/at e tyre, si dhe provat tjera të
prezentuara dhe të administruara, gjykata i vlerësoi të gjitha, një nga një dhe në varësi me njëra
tjetrën, në vështrim të nenit 8 të Ligjit përProcedurën Konstestimore (LPK).

Në mes palëve ndërgjygjëse nuk ka qenë konstestuese se aksidenti ka ardhur si rezultat i


mosmirëmbajtjes së rrugës, mirëpo kontestuese ka qenë legjitimiteti real – pasiv i të paditurës.

Me provat e administruara, gjykata ka gjetur se aksidenti i komunikacionit ka ndodhur më


datën 19.01.2015, në fshatin Shkabaj, kur drejtuesi i automjetit “VW Kombi”, me targa ...,
kishte shkaktuar aksident komunikacioni nga i cili (tani) paditësit kanë pësuar lëndime trupore.

Deri te kjo gjendje faktike gjykata ka ardhur duke u mbështetur në këto prova të cilat i ka
pranuar si të besueshme dhe atë: raportin e policisë me numër 2015-AR-0133 të datës
19/01/2015, raportin e përshkrimit të aksidentit rrugor të datës 23/02/2019, procesverbalin mbi
dëmin e aksidentit të lëshuar nga Kompania “K. e R.”, dt. 05/02/2015, ekspertizen e aksidentit
të komunikacionit dt. 23/02/2019 e punuar nga eksperti F.B., si dhe provat tjera të cilat gjenden
në shkresat e lëndës, dhe të cilat i ka pranuar si të besueshme.

Nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit F.B. të dhënë në ekspertizën e komunikacionit të datës
23/02/2019, vërtetohet se deri tek shkaktimi i aksidentit të komunikacionit ka ardhur si rezultat
i mosmirëmbajtjes së rrugës, në të cilën ka ndodhur aksidenti. Sipas ekspertizës së lartcekur në
mendimin e ekspertit F.B. ceket se “Ngasësit me automjete nuk kishin bërë ndonjë lëshim në
lidhje me shkaktimin e aksidentit, por aksidenti ishte shkaktuar si pasojë e mosmirëmbajtjes
adekuate të rrugës e cila nuk siguronte një qarkullim të sigurtë dhe stabil për automjetet në
rrugë”.

Gjykatae ka pranuar ekspertizën e komunikacionit në tërësi si të besueshme, meqë e njëjta ishte


profesionale dhe e argumentuar.

Nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit të komunikacionit rrugor në ekspertizen e datës


23.02.2019, vërtetohet se deri tek shkaktimi i aksidentit të komunikacionit ka ardhur si rezultat
i mosmirëmbajtjes së rrugës, ashtu që nga temperaturat e ulëta, lagështiae ajrit, mjegulla,
pjerrtësia gjatësore e rrugës kanë shkaktuar krijimin e “akullit të zi”, duke e bërë rrugën të
rrëshqitshme dhe të rrezikshme. Rruga në kohen kur u shkaktua aksidenti nuk siguronte
qarkullim stabil dhe të sigurt për pjesmarresit me automjete në komunikacion. Ngasësit e
automjeteve vertetohet se nuk kishin bere ndonje leshim në lidhje me shkaktimin e aksidentit.
Varësisht nga përgjegjësia e kontratësm Ministria apo Kompania kanë qenë përgjegjës primarë
të aksidentit nga mosmirëmbajtja adekuate e rrugës, ndërsa drejtuesit e automjeteve, nuk kanë
dhënë kontribut për ngritjen e vëllimit të dëmëve dhe mospërshtatjen e lëvizjeve sipas kushteve
të rrugës të krijuara në komunikacion.

Për të vërtetuar rrethanën se paditësi ka pësuar lëndime trupore, gjykata mori për bazë,
raportet e Qendrës Klinike Universitare-Qendra Emergjente në Prishtinë, me numër të
protokolleve 2437, të datës 19.01.2015 për paditësin R.P., 2393 të datës 19/01/2015 për
paditësen S.F., 2438 të datës 19/01/2015 për paditësen M.Q., 2375 të datës 19/01/2015 për
2019:253273

4 (9)
Numri i lëndës: 2019:253272
Datë: 06.01.2020
Numri i dokumentit: 00748164

paditësin M.D., dhe 2384 të datës 19/01/2015 për paditësin Ll.Sh.si dhe ekspertizën mjekësore
të datës 14.05.2019, punuar nga ekspertët Dr. N.D. ortoped - traumatolog dhe Dr. Sh.H. -
psikiatër.

Ekspertet mjekësorë, pas shqyrtimit të dokumentacionit të prezentuar në shkresat e lëndës, si


dhe pas ekzaminimit të paditësve, kanë konstatuar se paditësit R.P., M.Q., M.D., S.F.dhe
Ll.Sh., kanë pësuar lëndimet trupore dhe natyra e lëndimeve që kanë pësuar paditësit si pasojë
e aksidentit, kualifikohen si lëndime të lehta trupore.

Me anë të ekspertizës mjekësore është konstatuar se paditësja M.Q. si pasojë e lëndimeve të


pësuara ka përjetuar, dhimbje të intensitetit posaçërisht të rëndë ka pësuar rreth 20 minuta,
kurse dhimbje të intensitetit të rënde ka patur 24 (njëzet e katër) orë, përkundër marrjes së
terapisë kundër dhimjeve, dhimbje të intensitetit të mesëm edhe për 7 (shtatë) ditë, edhe
përkundër marrjes së baranave dhe imobilizimit të qafës me qafore dhe që janë shprehur gjatë
lëvizjes së kokës dhe qafës, dhimbje të intensitetit të ultë kanë qenë dhe ende janë prezente të
përcjellura me dhembjë sdiomos gjatë sforcimeve fizike dhe ndërrimit të motit.

Ushqimi i përforcur ka qenë i nevojshme për 21 (njëzetenjë) ditë, dhe atë ushqim i pasur me
proteina, minerale, vitamina, të nevojshme për imunitetin, lirim dhe përforcim të muskulaturës
së përparme dhe të pasme të regjionit të qafës.
Ndihmë dhe kujdes nga personi i tretë ka qenë i nevojshëm për 21 (njëzetenjë) ditë, dhe atë
ndihmë gjatë kryerjes së aktiviteteve personale dhe biologjike siç është veshja, zhveshja,
higjena personale etj.
Rehabilitimi fizioterapeutik dhe psikik ka qenë i nevojshëm vitin e parë 2 herë nga 7 ditë.

Me anë të ekspertizës është konstatuar se paditësja M.Q., si pasojë e aksidentit të


komunikacionit ka përjetuar frikë primare për shkak frikës nga pasojat e rënda kërcënim direkt
për integritetin e saj trupor e cila frikë ka zgjatur 1 – 2 sekonda, frikë sekondare të intensitetit
të lartë që ka zgjatur deri deri në përfundimin e metodave diagnostike dhe trajtuese në QKUK,
e manifestuar me frikë, dhembjë, habija, shqetësim për ndonjë pasojë në shëndet dhe bindjes se
i ka shpëtuar ndonjë lëndimi seroiz apo të keq, frika sekondare e intensitetit të mesëm për 2
javë e përcjellur me çrregullime të gjumit dhe të disponimit, rikujtime të ngjarjes traumatike,
frika dhe ankthi i gjeneraliziuar dhe frikë sekondare e intensitetit të ulët që ka zgjatur për 4
javë, e manifestuar me shqetësime të kohë pas kohshme që veçohet me frikë, pagjumësi dhe
shqetësie të karakterit ankcioz.
Shëmtim në pamje estetike nuk ka dhe zvogëlim të aktivitetit jetësor nuk ka.
Të gjitha këto bëjnë pjesë në dëmtime të lehta truore.

Me anë të ekspertizës mjekësore është konstatuar se paditësja S.F.si pasojë e lëndimeve të


pësuara ka përjetuar, dhimbje të intensitetit posaçërisht të rëndë ka pësuar rreth 20 minuta,
kurse dhimbje të intensitetit të rënde ka patur 24 (njëzet e katër) orë, përkundër marrjes së
terapisë kundër dhimjeve, dhimbje të intensitetit të mesëm edhe për 8 (tetë) ditë, edhe
përkundër marrjes së baranave dhe imobilizimit të qafës me qafore, dhimbje të intensitetit të
ultë kanë qenë dhe ende janë prezente të përcjellura me dhembjë sdiomos gjatë sforcimeve
fizike dhe ndërrimit të motit.

Ushqimi i përforcur ka qenë i nevojshme për 28 (njëzetetëtë) ditë, dhe atë ushqim i pasur me
proteina, minerale, vitamina, të nevojshme për imunitetin, lirim dhe përforcim të muskulaturës
së përparme dhe të pasme të regjionit të qafës.
2019:253273

5 (9)
Numri i lëndës: 2019:253272
Datë: 06.01.2020
Numri i dokumentit: 00748164

Ndihmë dhe kujdes nga personi i tretë ka qenë i nevojshëm për 4 (katër) javë, dhe atë ndihmë
gjatë kryerjes së aktiviteteve personale dhe biologjike siç është veshja, zhveshja, higjena
personale etj.
Rehabilitimi fizioterapeutik dhe psikik ka qenë i nevojshëm vitin e parë 2 herë nga 7 ditë.

Me anë të ekspertizës është konstatuar se paditësja S.F., si pasojë e aksidentit të


komunikacionit ka përjetuar frikë primare për shkak frikës nga pasojat e rënda kërcënim direkt
për integritetin e saj trupor e cila frikë ka zgjatur 1 – 2 sekonda, frikë sekondare të intensitetit
të lartë që ka zgjatur deri deri në përfundimin e metodave diagnostike dhe trajtuese në QKUK,
e manifestuar me frikë, dhembjë, habija, shqetësim për ndonjë pasojë në shëndet dhe bindjes se
i ka shpëtuar ndonjë lëndimi seroiz apo të keq, frika sekondare e intensitetit të mesëm për 2
javë e përcjellur me çrregullime të gjumit dhe të disponimit, rikujtime të ngjarjes traumatike,
frika dhe ankthi i gjeneraliziuar dhe frikë sekondare e intensitetit të ulët që ka zgjatur për 4
javë, e manifestuar me shqetësime të kohë pas kohshme që veçohet me frikë, pagjumësi dhe
shqetësie të karakterit ankcioz.
Shëmtim në pamje estetike nuk ka dhe zvogëlim të aktivitetit jetësor nuk ka.
Të gjitha këto bëjnë pjesë në dëmtime të lehta truore.

Me anë të ekspertizës mjekësore është konstatuar se paditësi R.P. si pasojë e lëndimeve të


pësuara ka përjetuar, dhimbje të intensitetit posaçërisht të rëndë ka pësuar rreth 20 minuta,
kurse dhimbje të intensitetit të rënde ka patur 24 (njëzet e katër) orë, përkundër marrjes së
terapisë kundër dhimjeve, dhimbje të intensitetit të mesëm edhe për 14 (katërmbëdhjet) ditë,
edhe përkundër marrjes së baranave dhe imobilizimit të qafës me qafore, dhimbje të intensitetit
të ultë kanë qenë dhe ende janë prezente të përcjellura me dhembjë sdiomos gjatë sforcimeve
fizike dhe ndërrimit të motit.

Ushqimi i përforcur ka qenë i nevojshme për 28 (njëzetetëtë) ditë, dhe atë ushqim i pasur me
proteina, minerale, vitamina, të nevojshme për rritje të imunitetit.
Ndihmë dhe kujdes nga personi i tretë ka qenë i nevojshëm për 4 (katër) javë, dhe atë ndihmë
gjatë kryerjes së aktiviteteve personale dhe biologjike siç është veshja, zhveshja, higjena
personale etj.
Rehabilitimi fizioterapeutik dhe psikik ka qenë i nevojshëm vitin e parë 2 herë nga 10 ditë.

Me anë të ekspertizës është konstatuar se paditësi R.P., si pasojë e aksidentit të komunikacionit


ka përjetuar frikë primare për shkak frikës nga pasojat e rënda kërcënim direkt për integritetin e
saj trupor e cila frikë ka zgjatur 2 – 3 sekonda, frikë sekondare të intensitetit të lartë që ka
zgjatur deri deri në përfundimin e metodave diagnostike dhe trajtuese në QKUK, e manifestuar
me frikë, dhembjë, habija, shqetësim për ndonjë pasojë në shëndet dhe bindjes se i ka shpëtuar
ndonjë lëndimi seroiz apo të keq, frika sekondare e intensitetit të mesëm për 1 (një) muaj e
përcjellur me çrregullime të gjumit dhe të disponimit, rikujtime të ngjarjes traumatike, frika
dhe ankthi i gjeneraliziuar dhe frikë sekondare e intensitetit të ulët që ka zgjatur për 2 (dy)
muaj, e manifestuar me shqetësime të kohë pas kohshme që veçohet me frikë, pagjumësi dhe
shqetësie të karakterit ankcioz.
Shëmtim apo pamje estetike nuk ka dhe zvogëlim të aktivitetit jetësor nuk ka.
Të gjitha këto bëjnë pjesë në dëmtime të lehta truore.

Me anë të ekspertizës mjekësore është konstatuar se paditësi M.D. si pasojë e lëndimeve të


pësuara ka përjetuar, dhimbje të intensitetit posaçërisht të rëndë ka pësuar rreth 20 minuta,
kurse dhimbje të intensitetit të rënde ka patur 24 (njëzet e katër) orë, përkundër marrjes së
terapisë kundër dhimjeve, dhimbje të intensitetit të mesëm edhe për 14 (katërmbëdhjet) ditë,
2019:253273

6 (9)
Numri i lëndës: 2019:253272
Datë: 06.01.2020
Numri i dokumentit: 00748164

edhe përkundër marrjes së baranave dhe imobilizimit të qafës me qafore, dhimbje të intensitetit
të ultë kanë qenë dhe ende janë prezente të përcjellura me dhembjë sdiomos gjatë sforcimeve
fizike dhe ndërrimit të motit.

Ushqimi i përforcur ka qenë i nevojshme për 28 (njëzetetëtë) ditë, dhe atë ushqim i pasur me
proteina, minerale, vitamina, të nevojshme për rritje të imunitetit.
Ndihmë dhe kujdes nga personi i tretë ka qenë i nevojshëm për 14 (katërmbëdhjet) ditë, dhe atë
ndihmë gjatë kryerjes së aktiviteteve personale dhe biologjike siç është veshja, zhveshja,
higjena personale etj.
Rehabilitimi fizioterapeutik dhe psikik ka qenë i nevojshëm vitin e parë 2 herë nga 7 ditë.

Me anë të ekspertizës është konstatuar se paditësi M.D., si pasojë e aksidentit të


komunikacionit ka përjetuar frikë primare për shkak frikës nga pasojat e rënda kërcënim direkt
për integritetin e saj trupor e cila frikë ka zgjatur 2 – 3 sekonda, frikë sekondare të intensitetit
të lartë që ka zgjatur deri deri në përfundimin e metodave diagnostike dhe trajtuese në QKUK,
e manifestuar me frikë, dhembjë, habija, shqetësim për ndonjë pasojë në shëndet dhe bindjes se
i ka shpëtuar ndonjë lëndimi seroiz apo të keq, frika sekondare e intensitetit të mesëm për 1
(një) muaj e përcjellur me çrregullime të gjumit dhe të disponimit, rikujtime të ngjarjes
traumatike, frika dhe ankthi i gjeneraliziuar dhe frikë sekondare e intensitetit të ulët që ka
zgjatur për 2 (dy) muaj, e manifestuar me shqetësime të kohë pas kohshme që veçohet me
frikë, pagjumësi dhe shqetësie të karakterit ankcioz.
Shëmtim në pamje estetike nuk ka dhe zvogëlim të aktivitetit jetësor nuk ka.
Të gjitha këto bëjnë pjesë në dëmtime të lehta truore.

Me anë të ekspertizës mjekësore është konstatuar se paditësi Ll.Sh.si pasojë e lëndimeve të


pësuara ka përjetuar, dhimbje të intensitetit posaçërisht të rëndë ka pësuar rreth 20 minuta,
kurse dhimbje të intensitetit të rënde ka patur 24 (njëzet e katër) orë, përkundër marrjes së
terapisë kundër dhimjeve, dhimbje të intensitetit të mesëm edhe për 14 (katërmbëdhjet) ditë,
edhe përkundër marrjes së baranave dhe imobilizimit të qafës me qafore, dhimbje të intensitetit
të ultë kanë qenë dhe ende janë prezente të përcjellura me dhembjë sdiomos gjatë sforcimeve
fizike dhe ndërrimit të motit.

Ushqimi i përforcur ka qenë i nevojshme për 28 (njëzetetëtë) ditë, dhe atë ushqim i pasur me
proteina, minerale, vitamina, të nevojshme për rritje të imunitetit.
Ndihmë dhe kujdes nga personi i tretë ka qenë i nevojshëm për 5 (pesë) javë, dhe atë ndihmë
gjatë kryerjes së aktiviteteve personale dhe biologjike siç është veshja, zhveshja, higjena
personale etj.
Rehabilitimi fizioterapeutik dhe psikik ka qenë i nevojshëm vitin e parë 2 herë nga 10 ditë.

Me anë të ekspertizës është konstatuar se paditësi Ll.Sh., si pasojë e aksidentit të


komunikacionit ka përjetuar frikë primare për shkak frikës nga pasojat e rënda kërcënim direkt
për integritetin e saj trupor e cila frikë ka zgjatur 1 – 2 sekonda, frikë sekondare të intensitetit
të lartë që ka zgjatur deri deri në përfundimin e metodave diagnostike dhe trajtuese në QKUK,
e manifestuar me frikë, dhembjë, habija, shqetësim për ndonjë pasojë në shëndet dhe bindjes se
i ka shpëtuar ndonjë lëndimi seroiz apo të keq, frika sekondare e intensitetit të mesëm për 2
(dy) javë e përcjellur me çrregullime të gjumit dhe të disponimit, rikujtime të ngjarjes
traumatike, frika dhe ankthi i gjeneraliziuar dhe frikë sekondare e intensitetit të ulët që ka
zgjatur për 4 (katër) javë, e manifestuar me shqetësime të kohë pas kohshme që veçohet me
frikë, pagjumësi dhe shqetësie të karakterit ankcioz.
Shëmtim ne pamje estetike nuk ka dhe zvogëlim të aktivitetit jetësor nuk ka.
2019:253273

7 (9)
Numri i lëndës: 2019:253272
Datë: 06.01.2020
Numri i dokumentit: 00748164

Të gjitha këto bëjnë pjesë në dëmtime të lehta truore.

Gjykatae ka pranuar ekspertizën mjekësore në tërësi si të besueshme, meqë e njëjta ishte


profesionale dhe e argumentuar.

Nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit Ing. i Makinërisë - N.A., të dhënë në ekspertizën
teknike mbi vlerësimin e dëmit ne automjet motoric të datës 15/10/2019, vërtetohet se
automjeti është dëmtuar në masë të konsiderueshme dhe pjesët e dëmtuara janë: mbrojtësi i
parë, trguesi i drejtimit, fari, maska zbukuruese, kapaku i motorit, krahu, ftohesi, flutura e
ftofesit, llajsna nën fare, mbrojtësi i përparëm, drita e përparme, kapaku i bagazhit dhe krahu i
prapëm, ku vlera e përgjithshme e dëmit në automjet sipas ekspertizës është 1,207.14 euro
(njëmijë e dyqind e shtatë euro e katërmbëdhjetë cent).

Lidhur me pretendimin e të paditures së i’u mungon legjitimiteti real – pasiv gjykata ka gjet se
ky pretendim nuk qendron. Në kohën e ndodhjes së aksidentit, dt. 19.01.2015, ka qenë në fuqi
Ligji për Rrugët (Ligji nr. 2003/11). Me këtë Ligj, neni 5.1, është përcaktuar se “Ministria
është autoritet për Rrugë Publike Magjistrale dhe Regjionale”. Pastaj, me nenin 8.1 të të njëjtit
ligj, është përcaktuar se “Ministria është përgjegjëse për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe
ndërtimine rrugëve magjistrale dhe regjionale”.

Menenin 136.1 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve (LMD) është paraparë që: “Kushi
shkakton tjetrit dëm, ka për detyrë ta kompensojë, përveç nëse vërtetohet se dëmi është
shkaktuar pa fajin e tij”. Në këtë rast, dëmi nga e paditura Ministria e Infrastrukturës, është
shkaktuar me mosveprim me arsyetimin se e paditura ka qenë e obliguar që ta njoftoj
kompaninë “A.” në lidhje me ndërhyrjen për ta pastruar akullin e cili ka qenë i krijuar në
rrugën që ka ndodhur aksidenti. “Kontraktuesi duhet të siguroj, sipas sugjerimeve të
menaxherit lokal bazuar në përvojën e tij shumëvjeçare, vendosjen e shenjave paralajmëruese
për rrëshqitje në sipërfaqe të veçanta të rrjetit rrugor të cilat janë të prirura për forminin e
akullit”.

Gjykata pasi ka analizuar dhe vlerësuar provat e administruara që i referohen natyrës dhe
pasojave të lëndimeve të pësuara të paditësve si pasojë e aksidentit e duke marrë për bazë
mendimin e ekspertëve mjekësor lidhur me lartësinë e kërkesëpadisë dhe për kategoritë e
caktuara të dëmit jo material, gjykata vendosi në kuptim të nenit 200 të LMD-së.

Me këtë rast, gjykata pati parasysh rëndësinë e shkeljes së të mirës dhe qëllimit të cilit i
shërben kompensimi i gjykuar, gjithmonë duke pasur parasysh që kompensimi të jetë
satisfaksion për paditësin, duke ndikuar kështu në zbutjen e pasojave negative që janë paraqitur
si pasojë e dëmit në cenimin e integritetit të paditësit.

Pastaj, dhimbjet e pësuara fizike, intensitetin e dhimbjeve dhe kohëzgjatjen e tyre, intensitetin e
frikës, kohëzgjatjen dhe si është manifestuar për paditësin, duke i marrë për bazë edhe rrethanat
tjera që ndikojnë në përcaktimin e lartësisë së kompensimit, praktikën e mirë gjyqësore (që i
referohet lartësisë së kompensimit), vendosi si në dispozitiv të aktgjykimit në pjesën e
aprovuar.

Për pjesën e refuzuar të kërkesëpadisë që ndërlidhet me dëmin jo material, gjegjësisht për


dhimbjet fizike dhe frikën e përjetuar të paditësit, gjykata vendosi si në dispozitiv të këtij
aktgjykimi, pasi që vlerësoi se kompensimi përtej shumës së gjykuar nuk do të ishte në
harmoni me të mirën e shkelur dhe me qëllimin që kompensimi të ishte i drejtë, dhe se lartësia
2019:253273

8 (9)
Numri i lëndës: 2019:253272
Datë: 06.01.2020
Numri i dokumentit: 00748164

e kërkesës për këtë lloj të dëmit është e lartë dhe në kundërshtim me provat e administruara
(mendimi i ekspertëve mjekësor).

Për pjesën e refuzuar të kërkesëpadisë që ndërlidhet me dëmin material dhe atë në emër të
kompensimit për ndihmën e huaj, në emër të kompensimit për ushqimit të përforcuar,
rehabilitimit klimaterik dhe për shpenzimet mjekësore, gjykata vendosi si në dispozitiv të
aktgjykimit, pasi që nga ana e palës paditëse gjykatës nuk iu ofruan prova të mjaftueshme me
të cilat do të vërtetohej lartësia e kërkesës së pretenduar. Andaj, në mungesë të dëshmive për
dëmin e pretenduar material gjykata vendosi si në dispozitiv të këtij aktgjykimi në pjesën e
refuzuar.

Për kamatën gjykata ka vendosur duke u mbështetur në dispozitat e nenit 277 të LMD-së, dhe
si datë nga e cila rrjedh detyrimi i të paditurës për pagesën e kamatës gjykata ka caktuar datën e
marrjes së aktgjykimit.

Vendimin që pala e paditur t'i bartë shpenzimet e procedurës, gjykata e ka mbështetur në


dispozitat ligjore konform nenit 449 dhe 452 të Ligjit për Procedurën Kontestimore. Lartësia e
këtyre shpenzimeve të aprovuara, i referohet shpenzimeve për pëpilimin e padisë, shumën prej
624.00 Euro, për taksën gjyqësore 25.00 Euro, për ekspertizë mjekësore shumën prej 300.00
Euro, për ekspertizën e komunikacionit në shumën prej 150.00 euro, për ekspertizën teknike
shumën prej 150.00 euro, si dhe për çdo pjesëmarrje në seanca nga 811.20 x 5 = 4,056.00 Euro
(sipas tarifës së Odës së Avokatëve), në total shuma prej 5,305.00€.

Prandaj, bazuar në të lartcekurat dhe duke ju referuar nenit/eve 4, 5, 7, 8 dhe 10 lidhur me


nenin 143 dhe 146 të Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK), gjykata vendosi si në
dispozitiv të këtij aktgjykimi.

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË


C.nr. 862/15, datë 27.11.2019

Gjyqtari
Alajdin Tërshnjaku

KËSHILLA JURIDIKE:
Kundër këtij aktgjykimi lejohet ankesa në afat prej 15 ditësh, nga dita e marrjes së të njëjtit,
Gjykatës së Apelit në Prishtinë, nëpërmjet kësaj gjykate.
2019:253273

9 (9)

You might also like