You are on page 1of 6

Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

6. Modulimi Delta

Sipas PCM informacioni mbartet nga sinjali, përzgjidhet, përpunohet dhe bëhen gati për
transmetim. Ideja është që për të përmirësuar performancën e PMC mund të përdoret fakti që
kampionet paraardhëse të japin informaicon për ato pasardhëse. Psh. nëse vlerat paraardhëse të
kampioneve janë të vogla me probabilitet të lartë edhe ato pasardhëse të kampioneve do të jenë të
vogla pra nuk kemi pse kuantiozjmë shumë vlera për një performancë të mirë.
Në vend të kësaj teknike ne mund të transmetojmë informacion bazuar në diferencat e kampioneve.
Ekzistojnë dy teknika kryesore të kodimit diferencial.
1. Modulim Delta
2. DPCM – Differential pulse code modulation –dhe ADPCM – Adaptive differential pulse
code modulation

Ne DPCM kuantizohet diferenca midis dy vlerave te kampioneve te njepasnjeshme – duke qenë


se kampionet e njëpasnjëshme janë të korreluara me njëra tjetrën diferenca e tyre ka variacione të
vogla dhe për të arritur një nivel të caktuar performance kërkohen më pak bitë për kuantizim.
Modulimi delta është versioni më i thjeshtë i DPCM. Në modulimin delta kuantizuesi është një
kuantizues një bitësh me 2 nivele me magnitudë ± 𝛥.

Fig. 6.1 Modulimi Delta

Në modulimin delta një sinjal mesazh mbikampionohet ( psh në një shpejtësi shumë më të madhe
se shpejtësia Nyquist) në mënyrë që të rrisi korrelimin midis kampioneve të përafërta të sinjalit.
Modulimi delta paraqet një përafrim shkallë te versioni i mbikampionuar i sinjalit mesazh sic
ilustrohet në figurën 6.1. Le të jetë x(t) përfaqësuesja e sinjalit mesazh në hyrje dhe u (t)
përfaqësuesja e përafrimit shkallë. Diferenca midis hyrjes dhe përafrimit kuantizohet në vetëm 2
nivele ± 𝛥 që korrespondojnë në diferenca pozitive dhe negative. Pra nëse përafrimi bie poshtë

MSC. ORJOLA JAUPI 1


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

sinjalit në ndonjë qasje të marrjes së mostrave ajo rritet me delta dhe në rastin tjetër përafrimi bie
mbi sinjalin ai zbritet me delta.
Modulimi Delta konverton një sinjal analog (zakonisht një sinjal zanor) në sinjal digjital.
Sinjali analog kampionohet njësoj si tek PCM. Më pas kampioni krahasohet me kampionin
pararendës. Rezultati i krahasimit kuantifikohet duke përdorur kodues 1 bitësh. Nëse kampioni
është më i madh se kampioni pararendës atëhere gjenerohet 1 në të kundërt gjenerohet 0.
Avantazhi i modulimit delta ndaj PCM është thjeshtësia dhe kostoja e ulët por nga ana tjetër
përformanca ndaj zhurmave nuk është aq e mirë sa PCM
Për të rigjeneruar sinjalin original nga kuantizimi veprohet:
Nëse gjeni 1 sinjali në dalje do të rritet me një shkallë delta
Nëse gjeni 0 sinjali në dalje zvogëlohet me një shkallë delta

Kemi dy lloje zhurmash në modulimin delta


1. Zhurma e mbingarkesës
2. Granular noise

1. Ndodh kur madhësia e hapit 𝛥 është shumë e vogël për të ndjekur ndryshime të shpejta te
vala në hyrje. Pjerrësia maksimale që mund të gjenerohet në dalje të akumulatorit është
𝛥
= 𝛥𝑓𝑠. Që të shmëngim këtë zhurmë duhet që pjerrësia maksimale e sinjalit mesazh të
𝑇𝑠
jetë më e vogël se pjerrësia maksimale e gjeneruar nga akumulatori

𝑑 𝑚(𝑡)
max | | ≤ 𝛥𝑓𝑠 m(t) sinjali mesazh, 𝛥 – madhesia e hapit e sinjalit të
𝑑𝑡
kuantizuar, fs – frekuenca e kampionimit
m(t) = Am sin (2πfmt)

𝑑 𝑚(𝑡)
max | | = Am2πfm
𝑑𝑡

MSC. ORJOLA JAUPI 2


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Fig.6.2 Zhurma e mbingarkimit (slope overload) 𝛥 e vogel.

2. Ndodh kur nuk kemi ndryshime të shpejta te vala në hyrje. Ajo ndodh për cdo madhësi
hapi dhe është më e vogël për madhësi hapi më të vogël. Ne do të dëshironim 𝛥 më të vogël
për ta minimizuar këtë zhurmë.

Fig. 6.3 Zhurma granular – 𝛥 e madhe

𝛥2
Densiteti i fuqise spektrale : SN(f) =
6 𝑓𝑠

MSC. ORJOLA JAUPI 3


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Ushtrime

Ushtrimi 1
Një modulator delta pranon sinjale me gjeresi brezi 3.4 kHz dhe frekuence te hyrjes 1 kHz. Ai ka
një shpejtësi kampionimi 10 herë frekuenca Nyquist e sinjalit mesazh dhe një madhësi hapi 50
mV. Gjeni amplitudën maksimale të sinjalit në hyrje që të mos kemi zhurmë të mbingarkimit.
Të dhëna Zgjidhje
B = 3.4 kHz Dimë që kushti që të mos kem zhurmë të
mbingarkimit:
𝑑 𝑚(𝑡)
Δ = 50 mV max | | ≤ 𝛥𝑓𝑠 sjellë që Am2πfm ≤ 𝛥𝑓𝑠
𝑑𝑡

Am =? Dimë që fN = 2 x B = 6.8 kHz


fs = > fs = 10 fN = 10 x 6.8 kHz = 68 kHz pra
fm = 1 kHz Am = 𝛥𝑓𝑠 / 2πfm = (50 mV x 68 kHz )/ (2 x 3.14 x 1kHz ) = 541 mV = 0.54 V

Përgjigje: Amplituda e sinjalit të hyrjes që të mos kemi zhurmë të mbingarkimit është 0.54 V

Ushtrimi 2
Konsidero një sistem linear me modulim delta të dizenjuar për të akomoduar sinjalin mesazh
analog me gjerësi brezi 3.5 kHz, amplitudë 1 V dhe frekuencë 800 Hz . Frekuenca e kampionimit
është 64 kHz.
a) Gjeje vlerën minimale të madhësisë së hapit
b) Gjeje fuqinë e zhurmës së kuantizimit ( granular noise )
c) Sa do të jetë raporti sinjal – zhurmë

Të dhëna Zgjidhje
𝑑 𝑚(𝑡)
B = 3.5 KHz Dimë që max | | ≤ 𝛥𝑓𝑠 nga ku Δ = Amfm2π / 𝑓𝑠
𝑑𝑡

Am = 1 V pra Δ = 1 V * 2 x 3.14 * 800 Hz * 1.56 * 10-5


fs= 64 kHz Δ = 7.84 * 10-2 V = 78.5 mV

MSC. ORJOLA JAUPI 4


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

Fuqia e zhurmës do të jepet nga N = ( 𝛥2 * B) / (3 fs)


N = [ (7.85 * 10 -3)2 * (3.5 *103)] / (3 * 64 kHz ) = 1.123 * 10 -4 W

Për të gjëtur raportin sinjal – zhurmë, fuqia e sinjalit jepet si:


S = Am 2 / 2 = ½ = 0.5 W
Raporti sinjal zhurme : S/N = 0.5 /1.22 * 10 -4 = 4.46 *10 3
SNR (dB) = 36 dB
Përgjigje : Raporti sinjal zhurmë do të jetë 36 dB , fuqia e zhurmës së kuantizimit 1.123 * 10 -4
W dhe madhësia e hapit për këtë modulim do të jetë 78.5 mV .

Ushtrimi 3
Konsidero një sistem linear me modulim delta i cili testohet me një sinjal sinusoidal 10 kHz dhe
amplitudë 0.5 V. Sinjali kampionohet 10 here më shpejtë se Nyquist.
a) Gjejë madhësinë minimale të hapit për të ndaluar slope overload
b) Gjeje fuqine e zhurmës së kuantizimit (granular noise)
c) Nëse hyrja te marrësi ka një limit gjerësi brezi 200 kHz cili do të jetë raporti mesatar sinjal-
zhurme.

Të dhëna Zgjidhje
A = 0.5 V Frekuenca Nyquist : fN = 2 fm = 2 x 10 kHz = 20 kHz
fm = 10 kHz Frekuenca e kampionimit : fs = 10 fN = 10 *20 kHz = 200 kHz
𝑑 𝑚(𝑡)
Dime qe max | | ≤ 𝛥𝑓𝑠 pra Δ * 200 kHz = 0.5 V* 3.14. *2 *10 kHz
𝑑𝑡

Δ = 0.157 V = 157 mV
Gjerësia e brezit që pranon marrësi në hyrje 200 kHz
Fuqia e zhurmes : N = ( 𝛥2 * B) / (3 fs) = 8.24 * 10 -3 W
Fuqia e sinjalit : S = Am 2 / 2 = 0.125 W
S/N = 0.125 / 8.24 * 10 -3 = 15.2

MSC. ORJOLA JAUPI 5


Seminaret Bazat e Telekomunikacioneve Viti 2019-2020

SNR (dB) = 10 lg 10(15.2) = 11.81 dB

Pergjigje : Madhësia minimale e hapit do të jetë 157 mV, fuqia e zhurmës së kuantizimit do të
jete 8.24 * 10 -3 W dhe raporti sinjal zhurmë do të jetë 11.81 dB

Ushtrim 1 (Detyrë Shtëpie)


Ne nje sistem te modulimit delta, sinjali mesazh eshte 𝑚(𝑡) = 0.1 sin (2𝜋 10−3𝑡),
dhe 𝑓𝑠 = 20 𝐾𝐻𝑧. Kur ndodh zhurma e mbingarkmit per madhesi hapi ∆ = 60 𝑚𝑉 or ∆ = 4 𝑚𝑉?

Ushtrimi 2 (Detyrë Shtëpie)


Gjeni aplituden e sinjalit sinusoidal për një zhurmë mbingarkimi minimale në një sistem të
modulimit delta. Nese jepet që madhesia e hapit është 1 V, perioda e kampionimt është 1ms dhe
frekuenca e sinjalit mesazh 200 Hz

MSC. ORJOLA JAUPI 6

You might also like