You are on page 1of 1

21.04.

23, 21:48
Seite 1 von 1

Rexhail Ramadani

I lindur ne Kumanove, ka mbaruar shkollen


fillore dhe te mesme ne Kumanove, fakultetin
e Mjeksise ne Tirane. Specializimin ne mjeksi
interne ne Shkup. Pasi qe nuk u punesua ne
asnje spital pershkak te bindjeve politike dhe
zerit publik per demokratizimin e shoqerise
me pas vazhdoi ne Gjermani ku ka punuar ne
klinike per semundje , psikoterapeutike,
semundje interne dhe mjeksi urgjente.

Ne sferen publike ka qene nje ze kritik i


fenomeneve negative te shoqerise, ka
mbeshtetur mendimin ndryshe dhe i ka
sherbyer perparimit te shoqerise duke
mbeshtetur idete iluministe te ngritjes
kulturore te shoqerise sone.

Eshte autor i nje vepre “Sekretet e civilizimit


Evropian dhe kriza globale“ nje veper
voluminoze ku jane shfaqur idete e medha
mbi te cilat eshte zhvilluar qyteterimi
evropian si dhe idete e Renesances dhe
idete republikane te eterve themelues te
SHBA se.

Ne shkrimet e tij eshte kritik ndaj modelit


ekonomik neoliberal qe gjeneron padrejtesi
shoqerore dhe pabarazi ekonomike duke
predikuar mbi modelin fizik te ekonomise se
Lajbnicit dhe sistemin e kreditit nacional te
Aleksander Hamiltonit , ideologut kryesor te
republikes sovrane te Amerikes qe ishte ide
e lansuar nga Renesanca e arte.

Nga qe punon ne Gjermani si mjek dhe


jashte vendlindjes, do te mundohem te jete
zeri nepermjet LEVIZJES QYTETARE
EVROPIANE per demokratizimin e kesaj
shoqerie qe eshte e kercenuar nga nje krize
egzistenciale ne te cilen e ka sjellur klasa e
korruptuar e kesaj shoqerie. Shoqeri jone
kercenohet nga mungesa e prespektives,
korrupsioni, depopullimi dhe stagnimi i
pergjithshem shoqeror, prandaj nuk synoj
post apo privelegje por vetem nje ze per te
kontribuar per demokratizimin e shoqerise
sone.

© 2023 LËVIZJA QYTETARE EVROPIANE

You might also like