You are on page 1of 1

Teza A

(koha 90 minuta)
Lënda: Bazat e Informatikës
Cikli : Bachelor në Informatikë-Viti I
Lektor: MSc Ilma LILI
Departamenti: Informatikës

Përgjegjës Departamenti Prof.Asoc.Endri Xhina


Datë provimi/ Ora 03.03.2022 / 13:00-15:00
Ushtrimi 1 2 3 4 5
Pikët 15 10 40 20 15
Totali

Ushtrim 1 15 pikë
Jepen 2 vlera ( a,b ) të ruajtura në regjistrat e procesorit ku b>a. Ndërtoni një program në ASSEMBLER që
lexon një vlerë c nga përdoruesi dhe tregon nëse kjo vlerë është e barabartë me ( a+b)/2:
 Rasti kur c=(a+b)/2 duhet të afishohet mesazhi “Vlera c është mesi intervalit [a,b]
 iiRasti kur c<>(a+b)/2 duhet të afishohet mesazhi “Vlera c NUK është mesi i intervalit [a,b]”

Ushtrim 2 ( PSEUDOKOD dhe BLLOKSKEMË) 10 pikë


Shkruani një program që lexon një vlerë N nga përdoruesi dhe afishon të gjithë numrat prim që ndodhen
ndërmjet 2 dhe numrit N.

Ushtrim 3 (PSEUDOKOD) 40 pikë


Jepet tabela dy-dimensionale Libraria[1..M][1..N] që paraqet sasinë e M zhanre librash në N rreshta të raftit,
Jepet tabela Zhanri[1..M] që ruan llojet e zhanreve letrare (epik,lirik,dramatik etj) dhe tabela Rafti[1..N] që
identifikon rreshtat e raftit.

Ndërtoni pseudokodin për zgjidhjen e pikave të mëposhtme:


a) Afishoni cili është zhanri/et e librit/ave që ka/në sasinë më të madhe në librari.
b) Afishoni nëse ekziston ndonjë rresht që zhanret [detektive,historik,romantik] i ka në sasi të barabarta.
c) Tregoni nr e rreshtave të raftit që nuk kanë asnjë libër lirik dhe dramatik
d)Tregoni cili është zhanri I librit që mungon në 2 rreshtat e fundit.

Ushtrim 4 20 pikë
(PSEUDOKOD)
Ndërtoni një funksion (void) që merr si parameter një tabelë T, një dimensionale, me N elemente dhe kalon
në mënyrë unike të gjitha vlerat që përsëriten në tabelën TEMP. Ndërtoni edhe programin kryesor.

Ushtrim 5 15 pikë
Realizoni veprimet e mëposhtme.

 Paraqitni numrin real 1.75 në trajtën binare me 10 bit për mantisën dhe 6 për eksponentin.
 (110001)2-(110)2=( ? )2Seminar 10.docx
 (1101 / 10)2=( )2
 Paraqitni vlerën 7 me 4 bit si vlerë negative me anë të komplementit të dytë.
 (111)2+( 110)2=( ? )2

1/1

You might also like