Morali

You might also like

You are on page 1of 9

Ligjvënësit dhe ligësia e njeriut

- Një njeri i lig mund ta bëjë një të keqe pa e pasur obligim për ta bërë,sepse
në ai çdo moment ka mundur të jetë i vetëdishëm për veprimin e tij dhe
gjendjen rrethanore në të cilën është gjendur,prandaj ky njeri e meriton ta vuaj
veprën e tij.Te secili prej nesh ka njëfarë kërkese që vije nga brënda qenies si
një detyrim i yni që do të shfaqet si një dimension i vetëdijes sonë.Vetëdija e
jonë mund të bëjë një gjë të caktuar për shkak se qëllimi të cilin ajo e ndjekë
gjithnjë shfaqet nga ndonjë kërkesë që vije pavarësisht vlerës që ajo mund ta
ketë dhe kjo bën që njeriu i lig të mos heqë dorë aqë lehtë prej objektit të
ligësisë së tij.Njeriut të lig kur ia anullojmë objektin aktual të dhunës,ai do të
mund ta gjejë një tjetër objekt të dhunës,sepse ky njeri nga obsesioni nuk
mund të heqë dorë nga ligësia të cilën e ka mbjellë thellë tek vetja e tij.Këtë
njeri është e rëndësishme ta bëjmë që ta kuptojë se ai nuk mund të shkatërrojë
me të keqen e tij gjithçka të ndërtuar në këtë botë,sepse edhe pas gjithë
rrënimtarisë që ai do të bëjë,prapseprap do të mbetet gjithnjë edhe diçka tjetër
të cilën ai kurrë nuk do të mund ta shkatërrojë.Prandaj ky njeri në qoftë se
dëshiron që ta sforcojë aventurën e tij të provokimeve dhe refuzimeve sociale
me ligësinë e tij duke e harruar kuptimin e vërtetë që mund të ketë kryeneqësia
e tillë ai duhet doemos që ti krijojë vetes gjykimet më fataliste të përmbytjes së
tij të pashpresë.Ndoshta dikujt mund ti duket se ky njeri nga pamundësia për të
bërë mirë ai do të duhej ta bënte një të keqe për ta ushqyer iluzionin e
radhës,në mënyrë që ta ngrisë veten mbi të gjithë ata të cilët mund të
konsiderohen të barabartë me të.Njeriu që i kundërvihet botës me të keqen e
vet do të thotë se jeton brënda një pasqyre,në mozaikun e inateve dhe të
përbuzjes së vetvetes,duke e parë veten brënda një imagjinate obsesive si
diçka që në momente shkëlqen në lojën me kultin.Të kërkosh një vëmëndje në
këtë mënyrë përmes një rebelimi të rrejshëm psikosocial është e njejtë sikur të
kërkosh që të tjerët të ti krijojnë vlerat të cilat ti nuk i meriton dhe nuk mund të
presësh që dikush të ta pasqyrojë kopshtin tënd të dhembjeve reale.Dhembja
dhe kënaqësia reale na tregojnë se ne nuk mund të jetojmë duke mos besuar
në asgjë prandaj duhet që ne ti referohemi ndonjë vlere në jetë,duhet që ta
krijojmë mekanizmin për të përceptuar atë që na është vënë në dukje dhe për
ta jetuar atë që na është ofruar në mundësitë tona të mira.Kështuqë reagimi i
ynë do të mund të ishte gjithnjë më objektiv dhe i përgjegjshëm duke mos
shkelë nëpër epokat e arsyetimeve dhe të nostalgjive të pafund dhe duke mos e
shtruar gjithnjë pyetjen e mundimshme:kur do të ndjehem më mirë.Kur është
fjala për rrebelimin si të tillë dihet që bëhet fjalë për një frymë të lirë,për dikë
që i ndalon të gjitha qëllimet,por i cili e adhuron atë që është e
1
domosdoshme.Padyshim që liria e revoltës do të problematizojë gjithçka
ekzistenciale dhe do të na bëjë të çuditemi si fëmijë të pafajshëm,duke na futur
madje edhe në kozmosin e pafund për ta kërkuar atje pavdeksin tonë.Por si
duket kjo do të na kthejë drejt vetes për të pyetur përse jemi të lirë dhe nga
çka jemi të lirë në ligësinë tonë?Morali është më i fortë se ligësia vetëm në
qoftë se nuk është formal dhe vetëm në qoftë se e përfaqëson virtytin që
përputhet me natyrën njerëzore,ndonëse virtyt absolut nuk ka.Në qoftë se
njeriu krijon ligje në përputhje me natyrën e tij ai nuk mund të vazhdojë të jetë
i lig zotërinjë ligjvënës.

- Vullneti i përgjithshëm qytetar është i pacënueshëm dhe transcedental dhe


mund të fashitet vetëm me anë të ligjit që buron pikërisht nga ky vullnet.Në
qoftë se ky vullnet është vërtetë i lirë atherë mund të jetë universal dhe populli
me këso vullneti bëhet i pagabueshëm sepse udhëhiqet nga parimet e
pavdekshme njerëzore si janë mendja ,e vërteta dhe drejtësia.Pra vullneti i
përgjithshëm duhet të krijojë ligje nëpërmjet përfaqësuesve të vet dhe kështu
duke ju nënshtruar ligjeve njeriu i nënshtrohet vullnetit të tij.Por kur këta
përfaqësues të ligën njerëzore që kanë brënda vetes

2
3
4
5
6
7
8
9

You might also like