You are on page 1of 1

QENDRA E SHËRBIMEVE ARSIMORE

DREJTORIA E PROVIMEVE TË SHTETIT

NJOFTIM
PËR KANDIDATËT APLIKANTË NË PROVIMIN E SHTETIT PËR
FUSHAT E MJEKËSISË

Për të gjithë kandidatët aplikantë në provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mjekut,


Farmacistit, Stomatologut, Infermierit, Mamisë, Fizioterapistit, Teknikut të Imazherisë,
Teknikut të Laboratorit dhe Logopedistit, për sezonin XXII, ju bëjmë me dije se provimet do
të zhvillohen në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr.
23, Tiranë, ish-ATSH), duke filluar nga data 20 Shtator 2022.
Kalendari i zhvillimit të sezonit dhe orari i provimit për çdo kandidat, do të publikohen në
faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www.qsha.gov.al.
Lutemi që kandidatët e interesuar, të drejtohen pranë Urdhrit Profesional përkatës, për t’u
regjistruar për pjesëmarrje në provimin e shtetit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

You might also like